Nata e pėrmbytjes ne LUMIN TISA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nata e pėrmbytjes ne LUMIN TISA

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 31 Oct 2009, 4:18 pm

Nata e pėrmbytjes
Blerim Rama, i mbijetuari i tragjedisė sė Tisės, rrėfen pėr Express tmerrin e natės sė 15 tetorit.
E shtunė, 31 Tetor 2009 13:43


Duket ende si i mpirė nga ēfarė i ka ndodhur atij, gruas dhe dy fėmijėve. Blerim Rama nga Prishtina, sė bashku me fėmijėt, 2 dhe 3 vjeē, mendohet se janė tė vetmit tė mbijetuar nga tragjedia nė lumin Tisa nė Hungari.

Nė bisedė pėr Express, Blerimi tregon ngjarjen e llahtarshme tė natės ndėrmjet 15 dhe 16 tetorit. Me personat qė do t'i dėrgonin nė Perėndim, ishte marrė vesh tė mos i binin andej nga ka ujė.

"U kam thėnė se, 'nėse kam me kalu diku ujin, nuk vij'. Por mė kanė thėnė se 'nuk do tė kaloni askund ujin", shpjegon Blerimi, me pamje tė lodhur, duke mos dhėnė detaje pėr mėnyrėn ose shumėn e pagesės.

"Kemi kaluar nga Gjilani. Me veturė kemi shkuar deri nė Suboticė", shpjegon i mbijetuari i tragjedisė sė Tisės.

"Nga Prishtina deri atje, vozitėsit kanė qenė tė ndryshėm. Atje prijėsit kanė folur serbisht, e ēfarė kanė qenė nuk e di", tregon babai i dy fėmijėve.

"Nga Subotica jemi nisur nė orėn 8 tė mbrėmjes. Kemi menduar se do tė ecim nėpėr mal dy orė. Kemi ecur 15 minuta nė mal. Unė kam qenė i fundit nė rresht, veē kur e kemi parė ujin dhe varkėn aty", thotė Blerimi, duke sqaruar se me personat e tjerė nuk ėshtė njohur mė parė. "Tė kundėrshtoja, isha i fundit nė rresht dhe gruaja e djali veē kishin hipur nė varkė, se jam tutė boll. Por meqė hipėn gruaja dhe djali, nuk kisha tjetėr rrugė", tregon Blerimi.

Blerimi rrėfen se nga bregu i lumit nė anėn serbe tė kufirit, ata kanė mundur tė shikojnė bregun e lumit Tisa, nė anėn hungareze. "Gjithēka shkoi mirė deri nė momentin qė nuk e ndezėn motorin e varkės", shpjegon dėshmitari i kėsaj ngjarje tė rėndė. "Pjesa e pėrparme e varkės nuk ka qenė e zakonshme, por ka qenė nė formė katrore. Si e ka marrė hazin, varka ėshtė mbushur me ujė. Unė i pari kam rėnė nė ujė, e ēikėn e kisha nė dorė", deklaron Blerimi.
"Kur i kam dėgjuar zėrat e fėmijėve, mė ka ndihmuar Zoti dhe jam ngritur. E kam kapur ēikėn, e kam ēu lart, e kam dėgjuar gruan tuj bėrtitė, djali, djali. E kam kapė djalin edhe i kam thėnė gruas, shpėtoje veten se fėmijėt i marr unė", rrėfen Blerimi, ēastet ku dyshohet se kanė humbur jetėn 15 persona.
"Gruaja ka ditė not. E kam kapė djalin, jam kthyer e kam kapė ēikėn. Me dy fėmijėt nė duar, i kam thėnė gruas shpėtoje veten edhe jam nisur me dalė nė breg. Kur kam dalė aty, i kam dėgjuar disa zėra, por kam sharruar nė baltė", kujton Blerimi me emocione atė moment tė mbijetesės.

"Deri nė bel sharrova nė baltė. As nuk dalsha, as nuk mund tė kthehesha, pėrveē fėmijėve qė jua kam dhėnė ndihmėn e parė pasi ata kishin pirė ujė dhe mundohesha t'ua nxjerr ujin", thotė ai. "Dikur dola nga balta, u kapa pėr njė dege. Fėmijėt mundohesha t'i qes nalt, por ata rrėshqitnin prapė poshtė. U mundova tė ndez njė zjarr, por nuk ndizej, binte shi. I kam mbėshtet fėmijėt pėr njė lisi qė tė mos i rrihte era dhe kam bėrtitė, kam kėrkuar ndihmė", rrėfen Blerimi ngjarjen e asaj nate.

"Nuk e dija as ku jam. I shikoja fėmijėt qė donin tė vdisnin, e nuk dija ēka tė bėj. I mora herė njėrin e herė tjetrin edhe i largova nga mali, sepse mendoja se nėse i lė aty, nuk do t'i gjej mė kurrė", shpjegon Blerimi, i trishtuar e i pėrhumbur.

"Fėmijėt i lash nė njė breg tė mos i rrihte era. Djali ka qenė pa vetėdije, veē qė merrte frymė. Edhe kam filluar tė vrapoj e tė kėrkoj ndihmė. Rreth dy orė fėmijėt kanė qėndruar vetėm aty", vazhdon rrėfimin ai.

"Kam hyrė te njė shtėpi, pronari m'i lėshoi qentė. Kam shkuar te njė tjetėr, i kam rėnė ziles, ai mė doli me pistoletė. Pas dy orėve, kam gjetur policinė, tė cilėt pas dhjetė minutave kanė ardhur e m'i kanė marrė fėmijėt", shprehet Blerimi.

Sipas tij, policia hungareze i ka dėrguar nė spital, duke i lėnė sė bashku derisa ka kuptuar se djali i tij ėshtė kthyer sėrish nė jetė. "Mė pėr gruan nuk kam ditur asgjė, deri pas nėntė ditėve, kur policia mė ka lajmėruar. Vetėm unė kam pasur pasaportė tė Serbisė. Gruaja dhe fėmijėt kanė pasur pasaporta tė Kosovės. Hungaria vetė mė ka dhėnė azil, sepse nuk kam dashur tė largohem nga aty pa e ditur se ēfarė do tė bėhet me gruan time", thotė Blerimi.

Sa i pėrket tė ardhmes, ai shpjegon se "e di vetė nėse do tė kėrkoj ose jo drejtėsi".

Sipas Blerim Ramės, nė atė varkė kanė qenė 18 persona, 9 fėmijė e 9 tė rritur. "I kam lajmėruar tė gjithė tė afėrmit e atyre familjeve qė kanė qenė nė atė varkė. E dinė kush janė ata dhe nuk ka nevojė tė dihen emrat publikisht", thotė Blerimi.

I pyetur se cilat janė shkaqet qė e kanė shtyrė atė tė niset nė kėtė rrugė, ai thotė shkurt. "Janė arsye personale". 29-vjeēari nuk dėshiron tė tregojė as pėr emrat e mundshėm tė pėrgjegjėsve tė kėsaj tragjedie. "Nuk janė me rėndėsi kėto pyetje", mbyll rrėfimin e tij Blerim Rama. /gazeta express/

Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Durres
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 6772
Poenat Poenat: 10610
Regjistrimi Regjistrimi: 15/01/2009
Profesioni Profesioni: Arkitekte
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Cancer

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nata e pėrmbytjes ne LUMIN TISA

Mesazh nga Naki prej Mon 02 Nov 2009, 6:00 pm

Edhe njė viktimė e tragjedisė nė Tisa
Gjendet edhe njė fėmijė i vdekur .
- Edhe dy javė pas tragjedisė nė lumin Tisa, nuk ka asnjė tė arrestuar.
Policia e Kosovės ėshtė njoftuar pėrmes EULEX-it, se autoritet e Serbisė kanė gjetur edhe njė trup tė pa jetė tė njė fėmijė 1 vjeēar nė lumin Tisa.
“Sot Policia e Kosovės ka pranuar njė informacion pėrmes EULEX-it lidhur me konfirmimin e gjetjes edhe te njė trupi tė pajetė tė njė fėmijė tė moshės 1 vjeēare, nga autoritet e Serbisė”, ka thėnė pėr Kosovapress zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, ndėrsa ka shtuar se identifikimi i viktimės ėshtė nė proces.
Deri mė tani ishin gjetur dhe identifikuar 8 viktima qė kanė humbur jetėn mė 15 tetor nė lumin Tisa, i cili gjendet mes Serbisė dhe Hungarisė. 5 viktima janė gjetur dhe identifikuar nga autoritete e Serbisė, kurse 3 nga ato tė Hungarisė. Me gjetjen e trupit tė njėvjeēarit, numri i viktimave ka arritur nė 9.
Edhe dy javė pas tragjedisė nė lumin Tisa, nuk ka asnjė tė arrestuar. Ministria e Punėve tė Brendshme e Kosovės paralajmėron operacion tė gjerė tė policisė pėr zbulimin e rrjeteve tė kontrabandimit tė njerėzve. Ditė mė parė, babai i Elvira Jahės, viktimės nė lumin Tisa, Vesel Jaha, duke rrėfyer pėr tragjedinė nė lumin Tisa, la tė kuptohet se deklaroi se policia po ngec nė raport me bartėsit e krimit.
Fatmir Xhelili, zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme insiston se tė bėhet dallimi midis trafikimit me qenie njerėzore dhe kontrabandimit, sepse rasti i fundit ka tė bėjė me kontrabandim tė qytetarėve kosovarė pėr tė emigruar jashtė vendi nė mėnyrė ilegale. Fenomeni i emigrimit ilegal nė Kosovė ka filluar qysh nga vitet e 90-ta, nė kohėn kur Kosova ishte nėn pushtetin e Millosheviqit, ndėrsa kjo dukuri mori hov sėrish nga viti 2001, kur mijėra qytetarė tė Kosovės emigruan jashtė vendi pėr tė gjetur njė jetė mė tė mirė.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !


Naki
WebMaster

Lokacioni Lokacioni: Fshati Akllap
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 7515
Poenat Poenat: 9268
Regjistrimi Regjistrimi: 29/05/2007
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Gemini

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi