Besa e Kostandinit

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Besa e Kostandinit

Mesazh nga Vizitor prej Fri 06 Nov 2009, 10:31 am

Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,


Doruntina trembėdhjetė !...
Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish
dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi
shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e
atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė
nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na
vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė
dallėndyshen qė t'a kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė
vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i
fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė.
Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e
ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim
nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn,
qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e t'a sjell!.


Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e
martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi
mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u
ndanė ...
... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish
ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe
u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re
pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:

- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė
kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e
bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė
bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė
bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur, dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy
vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma
sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė
kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante
gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe
i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa
katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli.
Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė
motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:

- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh
valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė
vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura
jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...".
Dhe u afrua tė pyesė:
- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra
ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm
veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė
pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!
Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė
shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz ,
do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė)
pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.
E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata
kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e
yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė
mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i
shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė
na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke
gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe
mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si
drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė
vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė
mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e
dimrit nga deti.
Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė
gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e
qark zotėroi heshtja e vdekjes.
Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė
derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė
dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja
mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a
njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė
gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė
me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
Dhe si rinin tė dyja, njėra tek praku e tjetra nė derė, plasėn si qelqi me verė...


__________________

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi