Legjenda e gjarperit te shtepise553

Legjenda e gjarperit te shtepise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda e gjarperit te shtepise

Mesazh nga Vizitor prej Fri 06 Nov 2009, 10:52 am



Legjenda
thotė: Besohet se ēdo shtėpi ka gjarpėrin e vet. Ata si rėndom janė tė
qetė. Ndodh qė gjatėsia e tyre tė jetė mbi dy metra, por populli i quan
“gjarpėrinjtė e shtėpisė” ose “gjarpėri i shtėpisė”.
Ata lėvizin apo
ecin nėpėr shtėpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngucė, saqė shpesh
herė i gjejmė nėpėr teshat apo mbulesat e fletjes, ndėr jastėkėt, nėpėr
djepat e foshnjeve, e kėshtu me radhė. Iu jepet qumėsht nė vendet e
caktuara, ku gjarpėri i shtėpisė zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet
nėse e mbysim gjarpėrin, atėherė ai ndėshkon saqė nė atė shtėpi ndodhėn
diē e kobshme, u digjet shtėpia, mund tė vdesė dikush prej anėtarėve tė
familjes, etj.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e gjarperit te shtepise

Mesazh nga Naki prej Sat 07 Nov 2009, 12:55 am

Me kujtohet shume here gjyshja na kishte treguar kete legjend sa isha i vogel dhe sa shume me perkujtove gjyshen me kete postim arla.
Lidhur me gjarperin ka shume e shume legjenda.

Syri i Kalter: legjenda e gjarprit gjigant qe krijoi mrekulline e natyres
(Legjenda e hershme)
“Nje here e ne nje kohe, fryu nje ere kaq e forte, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori nje gjarper… Ra nje re dhe gjarprin e hodhi ne malin e Sopotit… Gjarpri gjigant hante kafshet e njerezit dhe te mbjellat i prishte… U ngrit nje plak, ngarkoi nje gomar me thase me eshke dhe vajti afer lubise e i vuri zjarrin eshkes. Kur gjarpri hengri gomarin, zjarri i eshkes perbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, qe me bere koken dhe ti lume, vellai im…!’. E u shtri per vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasen dot. Ne agonine e ngordhjes gjarpri perplaste bishtin ne faqen e malit, ku mbeten shenjat qe duken. Qysh nga ajo kohe deti me malin jane te lidhur me njeri-tjetrin si baba e bir”.

(Perseritja e legjendes)
Ne tetor te vitit 2002 bukuroshja e “nenes natyre” ishte ne agonine e vdekjes.
Te gjitheve u erdhi keq, por vetem kaq.
Per koincidence, pikerisht kur drejtuesit e Leēes erdhen ne Shqiperi per te biseduar per Syrin e Kalter, ai shteroi dhe u kthye ne nje sy te verber, me ngjyre te bardhe.
Shume njerez ne Sarande besuan se ishte gishti i Zotit.
“Ishte denim per ata qe donin ta shisnin”, peshperitnin.
“Kater dite luftoi uji i Syrit te Kalter me lumin qe i leshonte nga siper gure dhe zhavorr”, thoshin te moshuarit.
(Kush e pagezoi…?)
Emertimi “Syri i Kalter” ka lindur shume me vone, ne vitet ’50, kur u ben studimet e ketyre burimeve per t’i perdorur ne hidrocentralin e Bistrices. Thuhet se emrin, ia vuri nje prej inxhiniereve te rinj, te cilit i kujtonte syte e kalter te se fejuares se tij.
Thone se te gjithe inxhinieret qe endeshin ne keto burime e quanin keshtu, sepse s’mund ta quaje ndryshe nje burim aq te kalter, me nje rreth jeshil dhe me nje njolle te zeze ne mes. Mene Lula, nje prej inxhiniereve ndertues te hidrocentralit se Bistrices thote se edhe pelegrinazhi qe bejne sot nuset ne ceremonine e marteses, duke kaluar para se te hyjne ne shtepine e re te dhendrit, ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kesaj dhurate te natyres qe simbolizon pastertine morale, bukurine femerore dhe hijeshine e nuses-nimfe te dale nga ujerat kristal, sipas legjendes se Panit te Madh.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8637
Kyējet nė forum: 14158
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e gjarperit te shtepise

Mesazh nga Naki prej Sat 07 Nov 2009, 1:08 am

Tani mos te ike nga tema desha ta sjelle ate legjend e siq ceka me larte ka me qindra legjenda per gjarperin.

Ja po e sjelli dhe nje legjende tjeter:

" Eshte interesant te permendet rasti i mbrojtjes nga magjia" nepermjet kokes se gjarperit. Vajzat e bukura dhe nuset , me qellim te mbrojtjes nga magjia , e bartnin ne qafe midis gjinjeve koken e gjarperit. Ne fakt, kur dikush rastesisht gjate punes se perditshme ne fushe mbyste nje gjarper, ia mirrte koken , te cilen sipas nevojes me vone mund ta bartte nje vajze ose nuse e shtepise.
Koka e gjarperit e bartur ne qafe midis gjinjeve eshte nje ritual i trasheguar qe nga iliret, te cilet besonin ne forcen mbrojtese te gjarperit. Gjarperi edhe sot e kesaj dite te shqiptaret konsiderohet si "roje e shtepise" dhe mendohet se secila shtepi diku ne themelet e saj e ka gjarperin e vet i cili e mbron shtepine. Prandaj kur ai paraqitet ne oborrin e shtepise as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lehet i qete. Pra, koka e gjarperit te shqiptaret e ka pasur po ashtu kuptimin e nje spirance sigurie per individin dhe shtepine.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8637
Kyējet nė forum: 14158
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e gjarperit te shtepise

Mesazh nga Naki prej Sat 07 Nov 2009, 1:11 am

Asnje kafshe ne simboliken religjioze te ilireve nuk ka luajtur rol te rendesishem sa gjarperi. Kjo kafshe misterioze, me forme te jashtezakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellesia e tokes ku jetojne demonet dhe zoterat e nentokes, si edhe shpirterat e te ndjereve, e cila me kafshimin e vet mundet aty per aty ta mbyse jo vetem kafshen, por edhe vete njeriun, ka nxitur e nxit edhe me tmerr, me respekt nga frika. Nuk eshte e rastit, pra, qe gjarperi luan rol te rendesishem ne religjionin dhe mitologjine e te gjithe popujve qe shtrihen ne viset , ku jetojne gjarperinjte, nga Amerika ne Perendim, e deri ne Azi ne Lindje, dhe prej koherave paleolitike e deri ne ditet tona. Te iliret, sidomos te ata te Jugut, gjarperi eshte kafshe e cila me domethenien e vet te shumefishte ze vendin qendror ne strukturen religjioze simbolike. Ai eshte kafshe toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i menēurise, i se keqes, shendetit, plleshmerise, personifikim i shpirtitte te ndjerit, mbrojtes i vatres se shtepise e mbi te gjitha kafshe htonike.

Paraqitjet e gjarperit, si material deshmues e domethenes i kultit dhe i simbolikes se tij, ne kete pjese te Evropes paraqitet shume me heret se koha e formimit te fiseve ilire ne kete treve. Paraqitjet me te lashta figurative te gjarperit jane te fazes me te lashte te kohes se neolitit e cilaeshte deshmuar me se miri ne lokalitetin e njohur te Lepenski Vir ne Gjerdap. Ne kete lokalitet, ne shtepine nr. 50 eshte zbuluar paraqitja e gjarperit, e formuar prej tokes ranore,1 si edhe nje ne trajte te gjilperes prej ashti "pjesa e siperme e se ciles eshte transformuar ne trupin spiral te gjarperit". Ky objekt i fundit eshte gjetur ne shtresen e Ic te ketij lokaliteti, e mund te datohet ne mbarim te mijevjeēarit te VI para e.r. Qe gjetjet nga Lepenski Viri nuk jane te rastit, perkatesisht qe kulti i gjarperit nuk ka qene i kufizuar vetem ne kete lokalitet neolitik, deshmojne gjetjet ne lokalitetet e tjera neolitike. Keshtu, ne vendet Donja Branjevina te Deronjas, ne shtresen qe i takon kultures starēevo-Korros, jane zbuluar dy figura prej argjili, per te cilat me mjaft siguri mund te pohohet se paraqesin kete kafshe.

Nga neoliti mund te permendim, perveē te tjerash, edhe nje sere paraqitjesh te gjarperinjve, si p.sh. ate nga Tjerrtorja e Prishtines, nga Lisiēiqi i Konjices ne Bosnje, nga Krivaēa e Bribirit ne Dalmaci, dhe e gjejme te aplikuar edhe ne nje sere shembelltyrash te meshkujve dhe te femrave prej argjili.

Prej neolitit te ri e deri te mbarimi i kohes se hekurit te zhvilluar ne pjesen perendimore te Ballkanit nukndeshen paraqitjet realiste te gjarperit. Kuptohet qe kjo kurrsesi nuk do te thote se gjarperi ne kete periudhe te gjate kohore nuk ka luajtur rolin si kafshe kulti te cilin do ta kete me vone ne kohen e hekurit. Zhdukja e paraqitjeve realiste te gjarperit eshte ne perputhje me gjeometrizimin ne artin figurativ prej neolitit te vone e tutje ne kete pjese te Evropes. Arti gjeometrik dominon edhe te iliret deri ne mesin e mijevjeēarit te I. para e.s., kur paraqitja figurative e hyjnive, simboleve, skenave ngajeta etj., perseri merr hov. Ne periudhen e gjate te shprehjes gjeometrike figurative simboli i gjarperit merr interpretimin e vet gjeometrik, te stilizuar ne formen e vijes valore, spirale, meandri e te ngjashme. Paraqitjet realistete kesaj kafshe shfaqen si ne mbarim te shek. VI para e.s.; pra, ne kohen kur ne treven e banuar prej ilireve - jo kudo ne te njejten trajte dhe me te njejtin intensitet - fillon, ne pajtim me transformimet e thella shoqerore-ekonomike qe ne ate kohe fillojne te manifestohen dukshem dhe natyrisht me ndikimin gjithnje e me te pranishem te qendrave te zhvilluara kulturore ne Jug (Greqia) dhe ne perendim (etruret, venetet etj.) ne iliret, te zhvillohej tendenca gjithnje e me e dukshme per formimin figurativ ne" rend te pare te atyre fuqive transcedentale qe drejtonin fatin e njeriut te atehershem ose, te pakten formimin figurativ te atyre simboleve qe paraqitnin mbrojtjen nga shpirterat e keqinj, semundjet, fatkeqesite, armiqte.

Paraqitjet realiste te gjarperinjve ne truallin ilir shfaqen se pari ne Jug, ne treven e shtrirjes se kultures seTrebenishtes. Nen ndikimin e Greqisejonike ne trevat maqedone dhe peone deperton motivi i gjarperit i cili me shpesh paraqitet ne byzylyket, qysh ne fund te shek, Vl.para e.s., ne menyre qe me vone, ne shek. V dhe IV. para e.s. shfaqjet e tilla ne kete treve te behen shume te shpeshta. Natyrisht, vete prejardhja e motivit te gjarperit kurrsesi nuk duhet identifikuar me prejardhjen e permbajtjes se tij simbolike, per arsye se kulti i gjarperit eshte i njohur nder iliret e ketyre viseve, siē e kemi thene, shume me heret se koha kur kjo kafshe fillon perseri te paraqitet ne kohen e hekurit. Me ne fund, vete fakti qe motivi i gjarperit ne kete kohe, perkunder prejardhjes se tij nga Jonia dhe te inspirimit nga arti jonik, me se shumti eshte i perhapur ne treven e kultures ilire te Trebenishtes, e shume me pak ne viset fqinje joilire ne jug dhe ne lindje, eshte pohim tregues mbi autoktonine e kultit te kesaj kafshe te iliret.

Aleksander Stipqeviē - Iliret

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8637
Kyējet nė forum: 14158
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e gjarperit te shtepise

Mesazh nga Naki prej Sat 07 Nov 2009, 1:13 am

Kulti i gjarprit

Gjarpri, ky zvarranik me aftėsi tė ēuditshme, ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė religjionin dhe mitologjinė ilire. Kulti i gjarprit, ėshtė evident edhe te shumė popuj tė botės qė nga Azia Lindore e deri nė Amerikė. Shumė e njohur dhe e famshme ėshtė legjenda e Gjarprit Hitit, emri i tė cilit ishte Illurjanka, qė pėr disa autorė shėrben si burim nga rrjedh edhe emri ilir. Autorė tė kėtij mendimi janė: gjermani O. Gruppe dhe filologu slloven K. Oshtiri.
Nė aspektin kohor, simbolika e gjarprit nė trevėn shqiptare gjendet pėrtej kufirit tė formimit tė etnosit ilir. Ky kult ėshtė prezent edhe sot nė pėrralla, legjenda e tregime tė ndryshme, brenda gjithė hapėsirės etnike shqiptare. Kulti i gjarprit, nė rrafshin botėror, daton prej kufirit paleolitik dhe vjen deri nė ditėt tona, ndėrsa nė trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit. Megjithatė, nga epoka e neolitit e deri nė epokėn e hekurit, arkeologėt ende nuk kanė zbuluar njė simbolik tė qartė tė kėtij kulti. Ky fakt arkeologjik i ka shtyrė studiuesit albanologė tė mendojnė se fizionomia e plotė e kėtij kulti i takon periudhės sė hekurit, shek VI - V para e.s. Rruga mitologjike e kultit tė gjarprit fillon nė Mesopotami, pėrcillet nė Azinė e Vogėl dhe kėtej nė botėn mediteranease, nga ku egjeanėt dhe fenikasit tregtarė e pėrcollėn nė Perėndim. Por, sipas analitikės sonė, edhe njė rrugė tjetėr duhet tė jetė ndjekur. Bėhet fjalė pėr popujve kurganė, tė cilėt iu drejtuan Ballkanit, nė vitet 2700 – 2500 p.e.s. Studiuesit janė tė mendimit se lėvizja e popullit pellazgjik bėri tė mundur edhe pėrhapjen e kulteve, pėr tė cilėt ata ishin bartės tė tyre.
Shumė sinjifikative ėshtė legjenda, tė cilėn na e ka pėrshkruar Apolodori. Sipas tij: “Kadmi, pasi kėrkoi dhe nuk e gjeti tė motrėn Evropėn, qė e kishte rrėmbyer Zeusi, u vendos nė Tebė dhe u martua me Harmonin, e cila ishte e bija e perėndisė sė luftės, Aresit, dhe e perėndeshės Afėrdita. Me urdhėr tė perėndive Kadmi shkoi nė mbretėrinė e Enkelejve dhe u bė mbret i tyre. Nė mbretėrinė Enkelease ata lindėn njė djalė, i cili nė momentin e lindjes u mbėshtoll nga gjarpri mistik. Djalit ia vunė emrin “Ilir” nga rrjedh edhe emri i Ilirisė. Nė kohėn e pleqėrisė Kadmi dhe Harmonia u shndėrruan nė gjarpėrinjė tė shenjtė”.
Kulti i gjarprit respektohej edhe prej familjeve mbretėrore. Kėshtu Olimpia, bashkėshortja e Filipit dhe nėna e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, e cila ishte e bija e mbretit tė Epirit, disa herė ishte parė tė mbėshtillte rreth trupit gjarpėrinj tė gjallė.
Autorėt antikė dhe kujtesa popullore na ofrojnė edhe legjenda tė tjera pėr gjarprin, prej tė cilave po veēoj legjendėn e gjarprit tė Bistricės. Nė zonėn e Delvinės nė lashtėsi ishte njė gjarpėr i madh (Kuēedra), i cili ishte bėrė tmerri i zonės, sepse, jo vetėm kishte zėnė burimet, por edhe hante ēdo gjė, madje edhe njerėzit. Tentativat pėr ta vrarė gjarprin kishin dėshtuar, por funksionoi plani i njė plaku. Plaku ngarkoi njė gomar me eshkė dhe qymyr. Kur pėrbindėshi ishte nė gjumė, plaku e shpuri gomarin nė vendin ku flinte dhe ndezi njė eshkė. Gjarpri, pasi e hetoi gomarin e hėngri, por eshka vazhdonte tė digjej nga frymėmarrja e gjarprit dhe bashkė me tė edhe gjarpri. Meqenėse nuk i duronte dot dhimbjet i kėrkoi ndihmė perėndisė sė detit dhe Bistricės.
“Ku je, o nėna ime Bistricė dhe ti motra det?”. Bistrica nxori 18 burimet e Syrit tė Kaltėr, por kjo nuk i mjaftonte gjarprit, i cili e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, nėna ime det dhe ti motra Bistricė?”. Deti erdhi deri nė Finiq, por nuk arriti ta shuante. Qė tė shpėtonte nga dhimbjet gjarpri lėvizi me shpejtėsi nė shpatin e malit mbi Devinė.
Nga lėvizja u formua njė vijė e drejtė, ku nuk mbin bari. Kėtė vijė vendasit e quajnė: “rruga e gjarprit”, atje, ku sot, gjendet njė dukuri komplekse natyrore me origjinė gjeologjike, nė tė dyja anėt e sė cilės ka mbirė valanidh. Me kockat e gjarprit, u ngrit, thotė legjenda, manastiri i Mesopotamit. Nė muret e poshtme tė manastirit tė Mesopotamit, gjendet njė gur i madh nė faqe tė sė cilit, ėshtė gdhendur njė gjarpėr, i cili ėshtė ndoshta dragoi shqiptar.
Albanologu Robert Elsie, nė veprėn “Leksiku i kulturės popullore shqiptare, besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veēori kulturore”, thekson: “Gjarpri ka qenė simbol i fuqishėm i ilirėve tė lashtė, sidomos i atyre tė Ballkanit jugor. Nė periudhėn romake, nė Dardani, kishte altar kushtuar gjarpėrinjve Drakon dhe Drakaena”.
Forma e gjarprit gjendet nė shumė figura, skulptura, objekte zbukurimi e stoli tė ndryshme, varėse nė pėrmendoret e periudhės romake etj. Nė pjesėn e poshtme tė murit tė manastirit tė Mesopotamit, nė Delvinė, gjendet njė gjarpėr i gdhendur nė gur, me krahė dhe me bisht tė pėrdredhur, i cili mendohet e motivohet edhe si dragoi shqiptar.
Nė luginėn e Vjosės, gjarpri ėshtė prezent nė skulpturėn e njė femre, e cila ėshtė gjendur nė fshatin Qesarat tė rrethit tė Tepelenės. Skulptura ėshtė prej guri gėlqeror dhe ka njė lartėsi 0.98 m. Nė tė paraqitet njė femėr me njė shportė tė mbushur me fruta nė dorėn e majtė, rreth sė cilės ėshtė mbėshtjellė njė gjarpėr, koka e tė cilit drejtohet pėr nga frutat nė shportė. Arkeologėt shqiptarė, H. Ceka dhe S. Anamali, janė tė mendimit se kėtu gjarpri simbolizon bollėkun e prodhimit. Tė njėjtin mendim e shpreh edhe M. Xhaxhiu, kur thekson: “Njė rėndėsi tė veēantė ka pasur te ne roli i gjarprit nė ēėshtjen e pjellorisė sė tokės, si forcė vepruese pėr mbarėsi dhe bollėk tė prodhimeve bujqėsore, si dhe pėr lindjen e gruas,”- shton ai. Gjarpri ishte njė figurė, i cili adhurohej shumė nė gjithė luginėn e poshtme tė Vjosės gjatė antikitetit. Ai ėshtė prezent edhe nė monedhat e Bylisit, Amanties dhe Apolonisė. Aleksandėr Stipēeviē jep kėtė shpjegim pėr figurėn e cjapit, qė ėshtė nė luftė me gjarprin, skenė, e cila gjenden nė monedhat e kolonisė greke tė Farit: “Cjapi simbolizon kolonėt dhe gjarpri ilirėt”.
Kulti i gjarprit mund tė evidentohet edhe sot, nėpėr tė gjitha krahinat. Mendohet se ēdo shtėpi ka gjarprin e saj, qė konsiderohet mbrojtėsi i shtėpisė dhe njihet me emra tė ndryshėm: “ Vitorja e shtėpisė”, “ Roja e shtėpisė”, “ Boa”, “ Uratė e shtėpisė”, “Zot i truallit tė shtėpisė”, “Tokėsi” “Gjarpri i shtėpisė”etj. Ky gjarpėr nuk vritet, por edhe nuk ėshtė i dėmshėm pėr tė zotėt e shtėpisė, tė cilėt nuk tremben prej tij. Nė zonėn e Tepelenės besohet se kur dikush vret njė gjarpėr, “ I zoti i jetės” thotė:
“ Vrau miza njė Ezhdėrha”.
Njė element tjetėr, i cili dėshmon pėr kultin e gjarprit nė trojet shqiptare, ėshtė njoftimi i autorėve tė antikitetit se nė Iliri kishte pyje tė posaēme, ku rriteshin gjarpėrinjtė, tė cilėt ushqeheshin njė herė nė vit prej tri femrave, qė shkonin atje nudo. Nėse pranohej ose jo ushqimi, priftėrinjtė bėnin parashikimin e ecurisė sė motit, prodhimit, mėnyrės sė qeverisjes, mundėsisė sė zhvillimit tė luftėrave etj.
Kulti i gjarprit te pellazgėt dhe te ilirėt (ilirėt, epirotėt dhe dardanėt shėnimi im, Sh. H.), ishte njė totem, ndėrsa te shqiptarėt konsiderohet edhe sot si mbrojtės prej fatkeqėsive. Gjarpri i shtėpisė ose Vitorja ka qenė e shenjtė. Ajo ishte mbrojtėsja e familjes, e njerėzve, sillte mbarėsi nė njerėz, nė prodhime, nė bujqėsi, blegtori e nė pemėtari.
Figura e gjarprit gjendet e skalitur edhe nė portat e shtėpive, zbukurimet e ndryshme me gdhendje druri, si nė: tavane, musėndra, dyer, furka tjerrjeje, cula dyjare, ēifteli, kėrraba, nė pėrmendoret e varreve etj., duke pėrfshirė njė areal tė gjerė nė zona tė ndryshme tė vendit si nė: Pėrmet, Labėri, Ēamėri, Malėsi e Madhe, Dukagjin, Kosovė, Malėsi e Tiranės etj. Mark Tirta, gjatė studimit tė dokeve dhe zakoneve tė Malėsisė sė Tiranės, konfirmon se koka dhe lėkura e gjarprit pėrdoreshin nė kėtė trevė si hajmali pėr fėmijėt, pėr t’u mbrojtur nga syri i keq dhe sėmundjet e ndryshme. Prania e kultit tė gjarprit edhe nė ditėt tona, me njė shtrirje nė tė gjitha trevat shqiptare, dėshmon pėr njė kult tė pėrbashkėt shqiptar, i cili u ka rezistuar dogmave tė besimeve monoteiste.

Kulte tradicionale shqiptare - Shyqri Hysi

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8637
Kyējet nė forum: 14158
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e gjarperit te shtepise

Mesazh nga Vizitor prej Sat 07 Nov 2009, 10:24 pm

Do doja nje pergjigje nese dy kokat ne flamurin shqiptare jane te nje gjarperi ne trup shqiponje?

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi