KULTURA E GĖRMIMIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KULTURA E GĖRMIMIT

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 9 Nov 2009 - 17:51

Po i kthehem sėrish farsės sė kėrkesės shqiptare pėr “kthimin” e eshtrave tė Nėnė Terezės nė Shqipėri, mė tepėr pėr tė analizuar konceptin e pronėsisė kulturore, tė trupėzuar nė njė mendėsi sa provinciale, aq edhe tė gėnjeshtėrt.
Sot lexoj nė Shekulli se Teuta Topi dhe Liri Berisha, ose ana soft e pushtetit nė Tiranė, paskan inauguruar banesėn ku “kanė jetuar familiarė” tė Nėnė Terezės; teksa dita e nesėrme nė Shqipėri qenka shpallur pushim zyrtar, si “Dita e Nėnė Terezės”.
E kam pak tė vėshtirė tė kuptoj logjikėn e kremtimit zyrtar tė njė banese ku kanė jetuar “familiarė” tė Nėnė Terezės; ēka nuk e kam dėgjuar kurrė mė parė, pėr asnjė personalitet tė gjallė e tė vdekur, tė cilit zakonisht i kremtohen objekte dhe fakte qė kanė tė bėjnė me historinė personale, por jo me biografinė e tė afėrmve tė tij. Megjithatė, rezervoj tė drejtėn pėr ta pezulluar gjykimin rreth gjestit kryeministror; sepse jam i bindur se ndonjė motiv prapa kėtij veprimi, nė dukje absurd, do tė ketė pasur.
Nga ana tjetėr, pak ditė mė parė, agjencitė e lajmeve njoftuan se Shqipėria i kishte paraqitur Indisė “kėrkesė zyrtare” pėr kthimin e eshtrave tė Nobelistes pėr paqe, kėrkesė qė ishte refuzuar kategorikisht, me argumente bindėse. Mirėpo e vetmja kėrkesė, pėr tė cilėn ėshtė folur nė mediat, ėshtė njė dėshirė e shprehur nga kryeministri Berisha jashtė ēdo konteksti formal; dhe nuk di nėse kjo mund tė quhet kėrkesė “zyrtare”, as nuk di nėse ėshtė nė kompetencat e njė kryetari qeverie, sado patriotik, qė tė bėjė kėrkesa tė tilla zyrtarisht.
Po ashtu, e kam tė vėshtirė tė kuptoj pėrdorimin e fjalės “kthim tė eshtrave”, sė cilės nė anglisht i korrespondon shprehja, njėlloj e pėrdorur nga CNN-i dhe tė tjera agjenci prestigjioze, “return her remains”; meqė kthimi, ose return, parakuptojnė njė pronėsi tė mėparshme; mirėpo unė nuk di qė Shqipėria tė ketė pasur ndonjėherė pronėsi mbi Nėnė Terezėn (nė formėn abstrakte tė “qytetarisė”), dhe aq mė pak mbi eshtrat e saj – pronėsia mbi tė cilat nuk e kam tė qartė se kujt i pėrket. Shprehja “return her remains” lė tė kuptohet sikur eshtrat e plakės sė famshme kishin qenė ndonjėherė tė varrosura nė truallin shqiptar, ēka nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės.
Arsyeja pse u dashkan kthyer eshtrat paraqitet nga kryeministri shqiptar me njė argument ēuditėrisht sentimental, qė unė as gjyshes sime, ndjesė pastė, nuk do t’ia kisha pranuar: Sipas Berishės, Nėnė Tereza duhet tė varroset pranė nėnės dhe motrės sė saj, pėr t’u ribashkuar me to; meqė ua kish ndier aq shumė mungesėn pėr sė gjalli – pėr ēka i kish folur edhe Berishės vetė, gjatė njė bisede ku kish pohuar edhe se “lutej pėr to ēdo ditė.”
Nga ka lindur kjo dėshirė pėr t’ia sjellė Nėnė Terezės eshtrat nė Shqipėri? Ėshtė marrė ndonjė vendim gjėkundi, ėshtė kėshilluar ndonjė jurist ose specialist, ėshtė kėrkuar mendimi i Vatikanit? Kėtyre pyetjeve unė nuk u pėrgjigjem dot.
Tė ketė vallė, nė Shqipėri, ndonjė dėshirė publike, tė shprehur qartė dhe haptazi, pėr ta pasur varrin e Nėnė Terezės nė truallin shqiptar? Nuk mė rezulton – por mund ta kem pėrsėri gabim. Adhurimi pėr kėtė grua tė shquar nė Shqipėri merr forma tė ndryshme – nga pėrkushtimi fetar dhe njohja e pėrshpirtshme e shenjtėrisė sė saj, te simpatia lehtėsisht zbavitėse pėr njė plakė qė u kujton tė gjithėve gjyshet e vjetra, qė mund t’u kenė vdekur.
Shqiptarėt e duan vėrtet Nėnė Terezėn; por nuk besoj se e pėrshėndetin kėtė orvatje nė thelb makiaveliste tė pushtetit tė Tiranės pėr t’ua ngjitur nė kalendarin kombėtar, si shenjtin mbrojtės tė shqiptarisė nė shekullin XXI.
Duke kėrkuar qė Shqipėrisė t’i jepen eshtrat e njė personaliteti tė kalibrit botėror, qė e ka realizuar ndoshta krejt virtytin e vet nė shėrbim tė Indisė dhe tė qytetit tė Kalkutės nė veēanti, Berisha dhe tė vetėt treguan njė kombinim tipik tė pandjeshmėrisė ndaj aspektit thjesht njerėzor tė gjakimit tė Nėnė Terezės dhe tė qytetarėve tė Kalkutės, tė cilėt ia kanė dėshmuar dhe ēmuar pėrpjekjet e palodhura pėr t’ua lehtėsuar plagėt sociale, me dinakėrinė e pėrfituesit ose tė sekserit, i cili tashmė po i pėrfaqėson shqiptarėt si profesion anembanė universit.
Tė gjykosh vetėm nga etosi qė i pėrshkon deklaratat e tanėve, pėr kėtė ēėshtje, duket sikur eshtrat e njė gruaje dhe murgeshe katolike po trajtohen si tė ishin ndonjė statujė klasike ose mbishkrim i vjedhur prej arkeologėsh tė paskrupullt; ose relike kulturore e dorės sė dytė, sė cilės ende nuk i ėshtė vendosur muzeumi ku do ta kalojė pleqėrinė.
Nuk kanė munguar zėrat se njė varr i mundshėm i Nėnė Terezės nė Shqipėri do tė pėrkthehej nė shumė turizėm dhe tė ardhura nė valutė tė vyer pėr shtetin; tani pėr tani, le t’i konsiderojmė thjesht si zėra, edhe pse tundimi pėr t’u dhėnė vėrtetėsi ėshtė i madh.
Nuk ka nevojė tė shtyhesh deri tek tė ardhurat nga turizmi, pėr tė kuptuar thelbin e mekanizmit qė vė nė lėvizje dėshirėn pėr t’i pėrvetėsuar eshtrat e Nėnė Terezės; dhe qė ka tė bėjė me transferimin e kapitalit kulturor, ose tė prestigjit. Ky mekanizėm mbėshtetet nė njė mendėsi parazitare, e cila pėrfaqėson nė mėnyrė tipike shqiptarin post-totalitar, qė nga pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė shtetit, deri te lypėsit e rrugėve dhe rrėmuesit e plehrave.
Kjo mendėsi ka tė bėjė me pronėsimin ose pėrvetėsimin e vlerave tė krijuara tjetėrkund ose prej tė tjerėve – qė nga histeria me pronat, pronėsimet, privatizimet dhe shpėrblimet, qeratė dhe rentėn e deri te marrėzia kolektive me shoqėritė financiare, qė ēoi nė kolapsin e vitit 1997; qė nga gatishmėria pėr t’ua dhėnė tokėn dhe kapitalin turistik tė huajve, pėrkundrejt gjithfarė shpėrblimesh, interesash monetare dhe rentash tė tjera ose propozimet pėr t’ia lėshuar Shqipėrinė lobit tė industrisė nukleare, deri te turma e tė marrėve qė enden nė djerrinat e humbura tė brendatokės shqiptare, nė kėrkim thesaresh tė varrosura ose vjeturinash tė ndryshme pėr tė plaēkitur, p. sh. shina hekurudhore ose avionė MIG.
Nė lėmin kulturor, e njėjta dukuri shfaqet nė kėmbėnguljen pėr pėrvetėsim vlerash qė me Shqipėrinė dhe shqiptarėt kanė tė bėjnė pak ose aspak; thuase monumentet kulturore, tė cilat i nevojiten kombit dhe shtetit shqiptar njėlloj sikurse ēdo kombi dhe shteti tjetėr, mund tė importohen si tė ishin Benz-a, menu gjellėsh ose institucione “demokratike”.
Ka diēka qesharake nė paaftėsinė tonė kronike pėr tė dalluar dhe nderuar talentin dhe virtytin e pėrftuar dhe kultivuar brenda vendit, tė kombinuar me gatishmėrinė pėr tė rėnė nė gjunjė, sapo njė shqiptar fiton admirimin ose respektin e publikut tė huaj. Pėrtej tė vėrtetės qė shprehet nė thėnien e njohur tė Krishtit se nemo propheta in patria (“askush nuk ėshtė profet nė atdheun e vet”), nevoja pėr tė identifikuar ata njerėz, mes nesh, tė cilėt arrijnė tė gjejnė tė mirėn nė mes tė sė keqes dhe t’u shėrbejnė tė tjerėve me vuajtjen, lodhjen, duart, dijen dhe artin e tyre, ėshtė ku e ku mė e madhe, dhe mė dinjitoze, se ky vrapim i shkalafitur pas xhaketave e fustaneve tė personaliteteve botėrore bartės genesh shqiptare. Diēka qesharake, por edhe fyese madje dėshpėruese, pėr tė gjithė ata shqiptarė qė ende duan e janė gati t’i shėrbejnė virtytit.

Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Durres
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 6772
Poenat Poenat: 10607
Regjistrimi Regjistrimi: 15/01/2009
Profesioni Profesioni: Arkitekte
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Cancer

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi