Vjosa del nga shtrati, pėrmbyten gjashtė shtėpi
Faqja 1 e 1 • Share •
Vjosa del nga shtrati, pėrmbyten gjashtė shtėpi
Reshjet kanė shkaktuar probleme nė tė gjithė vendin, Ministria e Brendshme pėrpiqet tė qetėsojė situatėn, duke deklaruar se nuk ka vend pėr panik
VLORE - Lumi i Vjosės ka dalė nga shtrati, duke pėrmbytur dje nė mėngjes qindra hektarė tokė bujqėsore dhe duke pėrmbytur 6 shtėpi. Shirat e shumtė tė rėnė ditėt e fundit, qė do tė vazhdojnė edhe ditėn e sotme, kanė fryrė ujėrat e lumit tė Vjosės, duke shkaktuar daljen nga shtrati dhe vėrshimin mbi tokat bujqėsore. Nė fshatin Cerven, lumi ka vėrshuar nė tokat bujqėsore, duke shkaktuar pėrmbytje masive tė tyre, ndėrsa uji ka depėrtuar nė dy shtėpi.
Mėsohet se tek Ura e Mifolit nė Novoselė tė Vlorės janė pėrmbytur katėr shtėpi nga tė njėjtat arsye. Orendi dhe pajisje elektroshtėpiake janė dėmtuar si pasojė e pėrmbytjeve, ndėrsa mėsohet se nuk ka dėme nė njerėz. Banorėt janė evakuuar nga banesat dhe pritet njė pėrmirėsim i situatės pėr rikthimin e tyre.
Nė vendngjarje kanė mbėrritur forca tė policisė, ndėrsa autoritetet lokale tė urdhėruara nga ato qendrore kanė ngritur shtabin e emergjencės. Nė orėt e paradites, ujėrat e lumit pėrbėnin vėrtet njė rrezik tė madh, por nė mesditė intensiteti i reshjeve u ul dhe niveli i ujėrave ra. Gjithsesi, banorėt e kėsaj zone kanė qenė tė shqetėsuar pėr mundėsinė e rifillimit tė reshjeve tė dendura, qė do tė mund tė rrisnin sėrish nivelin e lumit. Aktualisht situata nuk paraqitet aspak optimiste. Qindra ha tokė bujqėsore pėrgjatė lumit Vjosė nė zgjatim tė Fierit e Vlorės janė pėrmbytur. Sipas burimeve zyrtare, dalja e lumit Vjosė nga shtrati mbrėmjen e sė martės ka bėrė qė tė pėrmbyten tokat bujqėsore nė Kutė, Tojkan dhe Hambar tė komunės Cakran, Kashishtė dhe Cerven tė komunės Frakull dhe Ferras e Poro tė komunės Levan.
Probleme nė tė gjithė vendin
Ministria e Brendshme ka deklaruar dje, se situata e krijuar nga moti i keq nė tė gjithė vendin nuk ėshtė alarmante dhe se strukturat e emergjencave civile po japin ndihmėn e nevojshme pėr ēdo rast problematik. Sipas Ministrisė sė Brendshme, situata mė problematike paraqitet nė veri tė vendit, ndėrsa janė marrė tė gjitha masat pėr tu ardhur nė ndihmė banorėve tė kėtyre zonave.
Por duket se vetė tė dhėnat qė publikon kjo ministri e pėrgėnjeshtrojnė kėtė qetėsi. Shumė problematik nė Shkodėr mbetet aksi rrugor qė lidh Shkodrėn me Dukagjinin, nė vendin e quajtur Lotaj, si rezultat i shembjes sė dheut nė njė gjatėsi 80 metra. Situata e krijuar pėr shkak tė ujėrave nė tokėn bujqėsore nė kėtė qark ėshtė nė pėrmirėsim tė vazhdueshėm. Nė Qarkun e Lezhės, si rezultat i reshjeve, janė ende tė pėrmbytura sipėrfaqe tė tėra toke, veēanėrisht nė fshatin Barbullojė, komuna Kolsh. Nė Qarkun e Korēės, nga reshjet e kėtyre ditėve janė paraqitur disa probleme, kryesisht nė dalje tė ujėrave nė segmente tė ndryshme tė rrugėve, por ato janė eliminuar me shpejtėsi. Pėr momentin ėshtė problem ngritja e nivelit tė ujit nė lumin Devoll.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi


nga Kle@Love prej Thu 12 Nov 2009, 5:54 pm
Lokacioni
» Deshmi historike per Shqiptaret e Kosturit multietnik
» Bibla fton per paqe, per dashuri mes njerzve...
» Pagjumsia pse shkaktohet?
» Depresioni Post-Natal .
» A e mund e bukura bishen?
» tema prodhimi i korentit shpikjet botrore
» Si te grindeni ne menyre me kualitative?
» Ēfarė tė konsumoni nėse dėshironi tė lindni vajzė