Pėrgojimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrgojimi

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 30 Nov 2009, 6:29 pm

Autor: Muhammed el-Kudri
Shkėputur nga libri: "Kodi Social dhe Moral nė Islam"



Pėrgojim do tė thotė tė gojosėsh dikė, tė flasėsh keq pėr dikė. Mund tė definohet edhe si tė flasėsh keq pėr dikė qė nuk ėshtė prezent. Me fjalė tė tjera, pėrgojimi gjen shprehjen kur thoni diēka keq pėr dikė qė nuk ėshtė prezent e qė nė prezencė tė tij nuk do ta kishit thėnė.

Pėrndryshe, domethėnia e pėrgojimit ėshtė shpjeguar mė sė miri nga vetė Pejgamberi, alejhi selam. Kur ėshtė pyetur se ēka ėshtė pėrgojimi, Pejgamberi, alejhi selam, ėshtė pėrgjigjur: "Diskutimi yt nė lidhje me vėllanė tėnd (nė mungesė tė tij) pėr ndonjė gjė qė atij s'i pėlqen!" Ai qe pyetur prapė: "Na trego, nėse ajo e thėnė ėshtė e vėrtetė te vėllai im?", kurse Pejgamberi, alejhi selam, ia pati kthyer: "Nėse ajo ēka thua gjendet te ai, ajo ėshtė pėrgojim; nėse nuk gjendet, ajo ėshtė shpifje!" Sipas Islamit, pėrgojimi ėshtė njė nga mėkatet mė tė mėdha, pėr sa i pėrket gjuhės. Me fjalėt e Kur'anit, pėrgojimi ėshtė sikur tė hash mishin e vėllait tėnd tė vdekur dhe, kėshtu, ai (pėrgojimi) duhet tė urrehet, ashtu sikurse urrehet tė hahet mishi i vėllait tė vdekur.

Pejgamberi i Islamit thoshte se pėrgojimi ėshtė mė i keq se kurvėria, meqė kurvėria mund ta falet, pra Allahu mund ta falė kurvarin/kurvaren, por s'ka falje pėr pėrgojuesin (nga ana e Allahut [shėn. i pėrkthyesit]), derisa tė falet nga vėllai i vet qė ėshtė dėmtuar.

Njė herė, Pejgamberi, alejhi selam, ca personave qė u patėn falur dhe qė patėn agjėruar u tha qė ta pėrsėrisin abdestin e namazit si dhe tė agjėrojnė disa ditė tė tjera (nė vend tė atyre), pėr arsye se kishin pėrgojuar. Nė natėn kur Pejgamberi, alejhi selam, u ngjit nė qiej (nė Natėn e Miraxhit), pa njerėz qė po gėrvishtnin gjoksin dhe fytyrėn me thonjtė e tyre prej bakri. Xhibrili, alejhi selam, i pati treguar, mė pas, se ata patėn qenė pėrgojues. Gjithashtu, Pejgamberi, alejhi, selam, ėshtė transmetuar tė ketė thėnė se pėrgojuesi asnjėherė nuk do tė hyjė nė Xhennet.

Pse, vallė, pėrgojimi ėshtė aq shumė i urrejtur nė Islam? Arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė. Gjaku, pasuria dhe nderi i muslimanit ėshtė e paligjshme pėr muslimanin tjetėr. Pėrgojimi ėshtė krim kundėr nderit tė muslimanit dhe, kėshtu, ėshtė veprim tejet i pėrbuzur. Ėshtė thėnė se kamatėria mė komplekse ėshtė prolongimi i gjuhės ndaj sė keqes qė ėshtė bėrė padrejtėsisht, pėr sa i pėrket nderit tė muslimanit. Pėrgojimi ėshtė shkelje e tė drejtave bazike njerėzore dhe se personit qė i ėshtė shkelur kjo e drejtė ka tė drejtė qė tė hakmerret ose t'i kompensohet. Sipas Islamit, kjo i pėrket sferės sė tė drejtave tė robėrve, tė njerėzve mes vete (hukukul ibad), pėr tė cilat Allahu nuk fal. Pėrgojuesi mund tė falet vetėm nga personi i dėmtuar dhe, nėse nuk falet, ai duhet t'ia kthejė hakun me ēdo kusht.



Argumente nga Kur'ani

1) "O ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkat dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njėri-tjetrit, dhe mos pėrgjoni njėri-tjetrin; a mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Atė, pra e urreni! Kini frikė nga ndėshkimi i Allahut, e Allahu ėshtė Mėshirues, Ai pranon shumė pendimin!" (Kur'an, 49: 12).

2) "Mjerė pėr secilin qė shpif e pėrgojon!" (Kur'an, 104: 1).



Argumente nga Sunneti

1. Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Kur Zoti mė ngriti nė qiej, kalova pranė ca njerėzve qė kishin thonj tė bakėrt dhe po e gėrvishtnin fytyrėn dhe gjoksin e vet. E pyeta Xhibrilin se kush ishin ata, e ai mė tha ata ishin qė kanė qenė tė dhėnė pas pėrgojimit dhe qė spėrkatnin nė nderin e njerėzve (qė shpifnin nė nderin e njerėzve [shėn. i pėrkthyesit])!" [Shėnon ebu Davudi]

2. Ibėn Abbasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) e falėn drekėn (ose ikindinė), pėrderisa patėn qenė edhe duke agjėruar. Kur e pėrfunduan, Pejgamberi, alejhi selam, u tha: "Pėrsėriteni abdestin tėnd dhe prisheni agjėrim tuaj dhe bėjeni atė nė ndonjė tjetėr ditė. Mė pas, ai qe pyetur: "Pse, o i Dėrguar i Allahut?" Ai u tha: "Ju keni pėrgojuar filanin!" [Shėnon Bejhakiu]

3. Ebu Sejidi dhe Xhabiri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre!) rrėfejnė se Pejgamberi, alejhi selam, thoshte: "Pėrgojimi ėshtė mė i keq se kurvėria!" Ata pyetėn: "O i Dėrguari i Allahut, si mund tė jetė pėrgojimi mė i keq se kurvėria?" Ai iu pėrgjigj: "Njeriu bėn kurvėri dhe pastaj pendohet, kėshtu qė Allahu i Lartėsuar ia fal, por pėrgojuesi nuk ėshtė i falur derisa vėllai i tij nuk ia fal!" E nė njė transmetim tė Enesit thuhet: "Zinaqari pendohet, por sa i pėrket pėrgojuesit, nuk ka shfajėsim pėr tė!" [Shėnon Bejhakiu]

4. Ebu Hurejra rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "A e dini qė tė gjithė se ēka ėshtė pėrgojimi?" Ata u pėrgjigjėn: "Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri!" Ai, alejhi selam, tha: "Tė biseduarit rreth vėllait tėnd pėr njė gjė qė ai s'do ta pėlqente!" Ai qe pyetur: "Na informo se ēka ėshtė puna, nėse ajo qė e them gjendet te vėllai im?" Ai tha: "Nėse ajo qė e thua gjendet te ai, ajo do tė konsiderohej si pėrgojim ndaj tij, e nėse ajo qė thua nuk gjendet te ai, atėherė kemi tė bėjmė me shpifje!" [Shėnon Muslimi]

5. Ibėn Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Edhe dėgjuesi i pėrgojimit ėshtė njė nga pėrgojuesit!" [Shėnon Tibrani]

6. Abdullah ibėn Mes'udi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Tė gojosėsh njė musliman ėshtė mėkat, kurse tė luftosh me tė ėshtė pabesi!" [Shėnon Buhariu dhe Muslimi]

7. Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Shpagimi pėr pėrgojimin ėshtė t'i kėrkosh falje atij qė e ke pėrgojuar, duke thėnė: "O Allah, falna ne dhe atė!"" [Shėnon Bejhakiu]

8. Hudhejfe (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Pėrgojuesi kurrė nuk do tė hyjė nė Parajsė!" [Shėnon Buhariu dhe Muslimi]

9. Abdurrahman ibėn Genami (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėsen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Robėrit mė tė mirė tė Allahut tė Lartėsuar janė ata qė, kur t'i shohėsh, ta pėrkujtojnė Zotin; ndėrkaq, robėr mė tė kėqinj janė ata qė shpifin e qė krijojnė diferencime ndėrmjet njerėzve tė ndershėm!" [Shėnon Ahmedi dhe Bejhakiu]

Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Durres
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 6772
Poenat Poenat: 10604
Regjistrimi Regjistrimi: 15/01/2009
Profesioni Profesioni: Arkitekte
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Cancer

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgojimi

Mesazh nga krayzi prej Mon 30 Nov 2009, 10:51 pm

Pergojimet jan si nje smundje ngjitese aq sa te flasesh per to aq me shum te ndjekin.Per mua jan gjera te padiskutushme.

krayzi
GlobalModerator
GlobalModerator

Lokacioni Lokacioni: austri
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 1466
Poenat Poenat: 4339
Regjistrimi Regjistrimi: 11/07/2009
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Aries

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgojimi

Mesazh nga Genci-fr prej Mon 30 Nov 2009, 11:20 pm

pergojimi esht nje nder te metat me te keqia te njeriut, siq i ceki disa CITATE te ajeteve KURANORE--KLEA-
denimi per keta persona do te jet edhe ne kete bot edhe ne boten tjeter, andaj nje njeri me moral te mirfillt nuk mendoj qe do te pergojonte sepse pergjimet lendojn shum njerz personin qe flet, personin per te cilin flitet vetene shum te tjer andaj


STOP-PERGOJIMEVE

Genci-fr
Anėtarė
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: kosov
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 453
Poenat Poenat: 3432
Regjistrimi Regjistrimi: 02/06/2009
Profesioni Profesioni: ekonomist
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Capricorn

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgojimi

Mesazh nga Vizitor prej Tue 01 Dec 2009, 9:48 am

Nuk keni pse shqetesoni per kete dukuri, pergojimi vjen nga njerez pa jete personale, ata jetojne me jetet e te tjereve sepse jeta e tyre nuk eshte si e atyre, pra jane ziliqare dhe te papune.Cfare mund te bej nje njeri qe jeta e tij / saj ka marr fund brenda 4 mureve.I ngelet nje dritare e vogel per te ndjekur levizjet e jetes ne rruge dhe te percmoj pikerisht para rruges ku shtrihet hapesira qe kundrojne syte e tij/ saj.Imagjinoni sa i madh eshte mllefi qe mblidhet ne shpirtin e spektatorit qe veprimet e tij/saj e kane bere vetem nje ndjekes gjysmak.Ai mllef qe merr formen e nje grushti do ju godas, nese ju ecni afer shume me dritaren po pertoke nuk do ju hedh dot, keshtu vazhdo ec.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgojimi

Mesazh nga Naki prej Tue 01 Dec 2009, 10:51 am

Fatekeqesisht dikush me pak e dikush me shume por gati te gjithe pergojojme dike. Qe padyshim eshte nje veper shume e keqe. Ne ditet e sotme degjojme shpesh kur biseda fillon te marr kahjen e pergojimit, ne kete moment shumica prej nesh themi "cka ben, per veti e ben", por te mos shtiremi engjuj para ose pas monitorit te pc sepse pa dashje na ndodhe qe edhe ne te pergojojme per dike.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !


Naki
WebMaster

Lokacioni Lokacioni: Fshati Akllap
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 7515
Poenat Poenat: 9262
Regjistrimi Regjistrimi: 29/05/2007
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Gemini

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgojimi

Mesazh nga mela prej Tue 01 Dec 2009, 10:23 pm

pergojimi eshte urrejtja ime mo e modhe

mela
GlobalModerator
GlobalModerator

Postime Postime: 626
Poenat Poenat: 3228
Regjistrimi Regjistrimi: 29/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi