Veshje Popullore Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga Geri prej Sun 06 Dec 2009, 12:42 pm

Bashkė me zhvillimin e banesės popullore u zhvillua dhe u pasurua edhe mėnyra e mobilimit tė mjedisit tė saj.

Nė kuzhinat shqiptare zakonisht pėrdoreshin enė
balte, prej druri dhe prej bakri pėr gatimin e ushqimit, pjekjen e
bukės dhe ruajtjen e bylmeteve. Pėrdorimi mė shumė i njėrit grup apo
tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik
i vendosjes sė objektit.

Nė familjet e varfėra fshatare mbizotėronin enėt
prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varėsisht nga
vendodhja e fshatrave. Nė zonat malore mbizotėronin enėt prej druri si
nė ato tė ngrenies, tė bylmetit apo ato tė ruajtjes sė zahireve
(ushqimet e konservuara). Nė zonat fushore mbizotėronin ėnėt prej balte
si ato qė pėrdoreshin pėr ngrėnie dhe pėr ruajtjen e ushqimit, ato pėr
mbajtjen e bulmetit dhe enėt e ujit. Rrallė ndonjė enė mund tė ishte
prej druri apo prej bakri. Nė familjet me tė ardhura mesatare dhe pėr
mė shumė nė familjet e pasura, mbizotėronin enėt prej bakri dhe ato
prej porcelani.

Edhe mobilimi i mjediseve tė pėrdorura pėr fjetje
ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forcės ekonomike tė
familjes. Zakonisht kėto mjedise ishin mjaft tė thjeshta. Nė zonat
malore me klimė tė ftohtė antarėt e familjes flinin nė shtretėr prej
druri mjaft tė thjeshte tė shtruar me fier tė thatė ose me kashtė, tė
mbuluara me plafe prej leshi. Nė zonat fushore tė Shqipėrisė sė mesme
dhe sidomos nė Myzeqe flinin nė shtroje tė vendosura mbi dysheme. Nė
qytete kėtyre mjediseve u kushtohej mė shumė vėmendje, duke i paisur me
shtretėr, me dyshek dhe ēarēafė tė endur nė avlėmend shtėpish.
Njėkohėsisht me kėto mjedise zinin vend dhe baule tė madhėsive tė
ndryshme, ku ruheshin rrobat e ēiftit dhe tė fėmijve tė tyre.

Kujdes mė i veēantė u kushtohej dhomave tė caktuara
pėr pritjen e miqve. Nė disa raste ato ambjente u ngjanin ekspozitave
tė vogla etnografike nė tė cilat mund tė admiroje llojet e shtrojeve mė
tė mira, si qilima, sexhade, velenca, jastekė etj; gdhendje tė ndryshme
nė dru si tavanet, kapakėt e dollapeve, trapazanėt etj, etj. Perveē
kėtyre nė kėto dhoma gjithnjė ishin tė pranishme enė tė ndryshme prej
bakri apo prej balte e porcelani, takėmi i kafesė, instrumentet
popullor tė krahinės, armė tė varura nė mur etj. Veēanėrisht nė qytete
dhomat e miqve shquheshin pėr paisjet e shumta e tė punuara me
mjeshtri, sidomos nė familjet e pasura, mund tė shiheshin mobilje e
paisje tė ardhura nga qendrat e zhvilluara tė vendeve evropiane si dhe
nga vendet e Lindjes.

Tė gjitha kėto mjedise dhe paisje tė tjera ishin
pjesė e mėnyrės sė jetesės tė krahinave tė ndryshme shqiptare.
Ndėrkohė edhe veglat e punės tė pėrdorura nga bujqit, blegėtorėt apo
zanatēinjtė e ndryshėm, pasqyrojnė mėnyrėn e jetesės.
* * *

Njė nga aspektet e rėndėsishme tė mėnyrės sė jetesės
janė veshjet popullore tė cilat me larminė dhė variantet e tyre
pasurojnė trashėgimine kulturore shqiptare.

Ashtu si veglat e punės, banesa dhe ushqimi edhe
veshjet konsiderohen ndėr mjetet kryesore tė jetės sė njeriut. Gjurmėt
e para tė pėrpjekjeve tė njeriut pėr tė veshur trupin e tij, vėrehen nė
paleolitin e vonė (nė fillim tė rendit gjinor). Ndonse kategori tė
ndryshme e shpjegojnw origjinėn e veshjeve me arsye estetike, magjike,
etj, mendojmė se arsyeja mė bindėse ishte nevoja, pėr tė mbrojtur
trupin nga faktorėt klimatikė, pėr t'u ndjerė mė ngrohtė e mė i
mbrojtur edhe nga faktorė tė tjerė. Gjithmonė duhet ditur se zhvillimi
i saj ka ecur paralelisht me zhvillimin shoqėror, historik e kulturor
tė njeriut, duke patur si qėllim kryesor mbrojtjen e komoditetin e
trupit dhe pastaj zbukurimin e pjesėve tė veēanta.

Gradualisht nė proēesin e zhvillimit tė shoqėrisė
njerzore u krijuan veshje nė pėrshtatje me stinėn, me seksin, me rastin
kur pėrdorej, me moshėn, profesionin si dhe shtresėn shoqėrore. Tė
gjitha kėto kanė krijuar atė pasuri e larmi tė madhe veshjesh. Ashtu si
tė gjithė popujt e botės edhe shqiptarėt, ndonwse tw vogwl nw numwr, e
kanė kėtė begati kulturore. Me kohė u krijuan edhe tipet etnike tė
veshjeve popullore shqiptare. Shijet estetike tė pėrdorura pėr
zbukurim, por edhe mėnyra e stilimit janė ato qė pasqyrojnė veēanti
etnike. I gjithė zhvillimi i veshjeve, ėshtė i lidhur ngusht me
historinė e zhvillimit te kjo popullsi, pėr pasojė edhe me historinė e
popullit shqiptar.

Elemente mė tė hershėm tė veshjeve konsiderohen
llojet e shalleve qė hidheshin krahėve, brezat, pėrparjet, strukat (si
kapuēonė), lėkurėt e kafshėve tė egra etj. Si dėshmi pėr mėnyrėn ė
pėrgaditjes sė tyre janė llojet e fibulave, boshtet e pėrdorura pėr
tjerrje, peshat e avlėmendeve etj. Me kalimin e kohės pjesėt e veshjeve
dhe materialet e pėrdorura pėr pėrgaditjen e tyre u shtuan dhe u
pasuruan mė tej.

Pėr veshjet popullore shqiptare mund tė flitet pas
formimit tė kombėsisė shqiptare. Siē dihet formimi i bashkėsive
ekonomike e kulturore tek shqiptarėt filloi nė shek. XII me Principatėn
e Arbėrit. Mė pas pasuan tė tjera, e kėshtu gradualisht muarėn zhvillim
tė fuqishėm qendra ekonomiko-tregtare, tė cilat prodhonin mallra jo
vetėm pėr tregun vendas por edhe pėr eksport. Nė kohėn e formimit tė
principatave feudale, filluan tė marrin pamjen e tyre edhe veshjet
popullore. Siē dihet kėto principata ishin tė ndara e tė mbyllura nė
vetvehte, ēka bėri tė krijohen dallime tė ndjeshme edhe nė kulturėn
materiale e shpirtėrore. Nė kėtė kontekst u krijua edhe ajo larmi e
pasurisė sė kostumeve popullore, gjurmėt e tė cilave u ruajtėn deri nė
shek. XX. Por dallimet janė edhe rezultat i proēeseve kulturore, qė
ndodhėn pas pushtimit turk. Njė kategori popullsie e cila pėrqafoj fenė
muslimane ra mė shumė nėn ndikimin e kėsaj kulture. Nderkohė dallimet u
krijuan edhe nga krijimi i shtresave tė ndryshme shoqėrore si dhe nga
krijimi i profesioneve tė ndryshme. Megjithatė duhet theksuar se
pavarsisht nga ndikimet e kulturave pėrendimore e lindore (pėr shkak tė
pozicionit gjeografik tė Shqipėrisė dhe kushteve tė zhvillimit
historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve
popullore shqiptare nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me ato tė huajat.

Pjesėn mė tė madhė tė veshjeve masat e gjera
fshatare i pėrgatisnin brenda ekonomisė familjare, pra tė endura e tė
qepura me pėlhura liri, leshi, pambuku e mė pak prej mėndafshi. Ndersa
nė qytet, krahas pjesėve tė endura nė avlėmend, shpesh njė pjesė e mirė
e veshjeve qepeshin e qėndiseshin nga mjeshtrit rrobaqepės e qėndistare
tė specializuar sipas shijeve e kerkesave tė ndryshme tė popullsisė.

Koleksionet muzeale pėr veshjet popullore shqiptare
kanė filluar tė krijohen mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Para kėsaj
pėriudhe kanė ekzistuar koleksione tė vogla private, tė grumbulluara
nga priftėrinjtė franēeskanė (rreth 300 objekte), Aktualisht nė fondet
muzeale tė Insitutit tė Kulturės Popullore ruhen mbi 18 mijė pjesė
veshjesh tė marra nga krahina tė ndryshme shqiptare brenda dhe jashtw
Shqipėrisė.

Krahas grumbullimit tė tyre nė fondet e IKP
ekzistojnė edhe mjaft veshje tė ruajtura dhe ekspozuara nė disa muze tė
tjerė nė Shqipėri.

Mbas grumbullimit tė pjesės mė tė madhe tė veshjeve
tė krahinave tė ndryshme, ėshtė bėrė dokumentimi i tyre nė regjistra
dhe kartela tė ndryshme, tė cilat pasqyrojnė nė mėnyrė shkencore tė
dhėnat e nevojshme pėr emėrtimin e tyre, materialin e pėrdorur, mėnyrėn
e zbukurimit e tė pėrpunimit, vendin e prejardhjes, etj, etj. Tė gjitha
kėto tė dhėna kanė bėrė tė mundur, qė ato tė pėrdoren pėr studimin e
botime tė ndryshme studimore dhe ilustrative. Veēanėrisht me shumė
vlerė janė vėllimet e albumeve qė pėrmbajnė veshjet popullore tė
krahinave tė ndryshme shqiptare, si dhe ato tė minoriteteve. Me shumė
vlerė konsiderohen studimet e bėra pėr klasifikimin e veshjeve
shqiptare, veēanėrisht pėr klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare
e hartuar nga Prof. Rrok Zojsi, i cili ka edhe meritėn mė tė madhe pėr
grumbullimin e tyre nė fondet muzeale, studimi madhor i Prof, Andromaqi
Gjergji i titulluar Veshjet Shqiptare nė Shekuj, si dhe njė varg
studimesh e botimesh tė tjerė tė kryera nga A. Dojaka, S. Shkurti, M.
Tirta, Ll. Mitrushi, A. Onuzi, Y. Selimi etj.

Klasifikimi i bėrė ėshtė bazuar nė fazėn e zhvillimit tė kostumeve popullore nė fillim tė shek. XX.

Pėr tė dy gjinitė klasifikohet 10 tipe veshjesh: pesė pėr gra dhe pesė pėr burra.

Nė kostumet e grave dallohen kėto tipa, tė emėrtuar nga pjesė mė dalluese tė tyre.
1
- Veshja me Xhubletė. E merr kėtė emėr nga njė lloj fundi nė formė
kėmbane tė valėzuar, i qepur me rripa prej shajaku tė vendosur njėri
pas tjetrit nė linjė horizontale, bashkimi i tė cilėve realizohet me
gajtana tė hollė prej leshi.
Xhubleta shoqėrohet edhe me disa pjesė
tė tjera prej shajaku me ngjyrė tė zezė, si tė xhubletės tė cilat quhen
grykės, mangė, dhe krahol. Pjesė tjetėr ėshtė edhe brezi i gjerė i
zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili nė tė folmen vendore quhet
kėrrdhokėll. Nė kokė mbahej njė shami e bardhė, e lėshuar mbi
shpatulla. Kėmbėt mbroheshin me kėllēi shajaku ose me ēorape tė gjata
si dhe me opinga lėkure.

Nė kėtė veshje bie nė sy forma e xhubletės, krejt e
veēantė nga ēdo veshje tjetėr, mėnyra e zbukurimit tė pjesėve tė saja
me motive dhe ngjyra tė plota, por shumė tė zgjedhura; si ngjyra e
zezė, ēiklamin, vjollcė ose blu. Kjo veshje ėshtė mbajtur nė tė gjitha
malėsitė e Alpeve tė Shqipėrisė pėrfshirė edhe pjesėn e alpeve nė
Malin e Zi. Xhubleta pėrfaqėson veshjen mė tė hershme nė Shqipėri dhe
nė Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetėrimit ilir nė kulturėn popullore
shqiptare.





2- Veshja mė kėmishė tė gjatė dhe pėrparje.
Pjesė kryesore e kėsaj veshje ėshtė kėmisha e gjatė, me mėngė tė gjata,
tė gjėra ose tė ngushta. Nė mes ajo shtėrngohej nga njė brez leshi me
ngjyra tė ndryshmė dhe shoqėrohej nė pjesėn e pėrparme nga njė pėrparse
e leshtė ose e pambuktė me madhėsi e zbukurime qė ndryshonin nga njėra
krahinė nė tjetrėn.
Nė stinėn e verės, nė pjesėn e sipė rme gruaja
e veshur me kėtė kėmishė mbante njė jelek, kurse nė dimėr sipėr tij
shtohej edhe njė mintan me mėngė tė gjata si dhe njė xhoke prej
shajaku. Gjatėsia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veēanėrisht
nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje,
duke krijuar kėshtu veēori tė shumta lokale. Kjo veshje qe e pėrhapur
nė Mirditė, Dibėr, Mat, Shpat, ēermenikė, Dumre, Myzeqe, Berat, Korēė,
Kolonjė, Gjirokastėr, Sarandė. etj.





3- Veshja me dy futa. Edhe kjo veshje pėrbėhej
nga njė kėmishė e gjatė, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyrėsh,
porse shoqėrohej edhe me dy futa tė gjata (pėrparje), njėra e ngjeshur
nė pjesėn e pėrparme dhe tjetra pak mė e vogėl vendosej prapa. Nė kėtė
variant (tė gjata) ishin pėrparjet (futat) qė mbanin gratė e Postrripės
(Shkodėr) ato tė fshatrave Baz, Vinjoll, Karricė etj, tė rretjhit tė
Matit. Nė njė variant tjetėr futat kishin formė trapezi dhe ajo qė
vihej pėrpara ishte mė e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja
kishte pėrmasa mė tė vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i
pėrhapur nė disa fshatra tė rrethit tė Pukės, nė Malėsinė e Gjakovės
(rrethi Tropojė), nė disa fshatra tė rrethit tė Hasit, si dhe nė disa
fshatra tė Rrafshit tė Dukagjinit (Kosovė). Futat kishin formė
katėrkėndėshi, gjithashtu edhe nė kėto krahina ajo qė vihej pėrpara
ishte mė e madhe se e pasmja. Si nė variantin e dytė edhe nė tė tretin,
ato prej leshi pelqeheshin nė ngjyra tė errėta (tė zezė, kafe ose
vishnjė).




4- Veshje me mbėshtjellėse. Pjesė kryesore nė kėtė
tip vėshje ėshtė njė lloj fundi i gjėrė, me pala tė vogla. Nėn tė
vishej njė kėmishė e ngushtė, kurse nė pjesėn e siperme vishej jeleku
dhe njė si fanellė me mėngė tė ngushta. Nė fshatrat e krahinės sė
Zadrimės mbahej njė variant mbėshtjellsje palat e sė cilės vendoseshin
vėtėm nė pjesėn e pasme tė trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyrė tė zezė.
Nė disa fshatra tė Pukės dhe tė Malėsisė sė Gjakovės, mbėshjellsa, e
cila zakonisht kishte ngjyrė vishnje ose tė gjelbėr dhe mė rrallė
ngjyrė vjollce, kishte njė pamje mjaft elegante dhe shoqėrohej me
ēorape tė leshta tė zbukuruar me disa motive disa ngjyrėshe.

Ndersa varianti i mbajtur nė disa fshatra tė
krahinės sė Lumės (Kukės) dhe ai i mbajtur nė Shishtavec (Kukės)
shoqėrohej me mbathje tė gjata, kėmbėzat e tė cilave bėheshin tė gjėra
dhe prej leshi me ngjyra tė ndryshme.





5- Veshja me brekesha. Emėrtimi i kėtij tipi
pėrcaktohet nga njė lloj pantallonash shumė tė gjėra dhe mė ngjyrė tė
zezė. Nė pjesėn e sipėrme tė trupit gratė e veshura me brekesha vishnin
kėmishė tė shkurtėr, jelek ose mitan. Nė kėmbė mbathnin ēorape leshi me
shumė ngjyra. Gjithnjė mbi brekesha nė pjesėn e pėrparme vishej edhe
njė pėrparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyrėshe. Ndersa
nė kokė mbanin shamia shumė ngjyrėshe tė lidhura nėn gushė, pa i
palosur nė formė trėkėndėshi. Nė fakt kjo veshje ėshtė futur nė
pėrdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati pėrdorim tė kufizuar,
kryesisht nė disa fshatra tė Malėsisė sė Tiranės, nė Martanesh, nė
Polis, Berzeshtė, Gur i Bardhė etj.

Pavarsisht nga pėrcaktimi i zonave ku janė mbajtur
kėto tipe veshjesh, ka raste ku nė tė njėjtėn krahinė apo zonė janė
mbajtur disa tipe, gjė qė lidhet me lėvizjet e popullsisė, marrdhwniet
e krushqive etj, etj.

Siē pėrmendėm mė lart edhe veshjet e burrave klasifikohen nė pesė tipa kryesore.





1- Veshja me fustanellė. Edhe kjo veshje
burrash kėtė emėrtim e merr nga njė lloj fundi i bardhė, i bėrė me
pėlhurė pambuku dhe me shumė rrudha. Nėn kėtė fund mbatheshin tė
mbathura tė gjata, mbi tė cilat nga nyjė e kėmbės e deri tek gjuri
visheshin kallēi prej shajaku. Nė disa raste kėto zgjateshin deri nė
rrėzė tė kofshėve, prandaj dhe quhen kofshare. Nė pjesėn e sipėrme
vishej njė kėmishė e shkurtw me mėngė tė gjėra, jeleku dhe mėngorja (nė
mėnyrė tė varura pas). Nė bel vinin njė brez tė gjėrė leshi, mbi tė
dhe njė tjetėr prej lėkure tė zbukuruar mbi tė cilin futeshin e
vareshin armėt e brezit. Nė stinėn e ftohtė pjesė e kėsaj veshje ishte
edhe flokata e leshit. Ndonse nė kokė vihej njė festė e bardhė me njė
thumb nė mes. Deri nė fillim tė shek. XX kjo veshje ėshtė mbajtur nė tė
gjitha trevat shqiptare, qė nga Kosova e deri nė ēamėri. Mė pas ajo u
kufizua vetėm nė fshatrat e Shqipėrisė sė Jugut.



2- Veshja me kėmishė tė gjatė e dollamė (ose cibun). Pjesėt mė tė
rėndėsishme tė kėsaj veshje pėr burra janė; kėmisha e me ngjyrė tė
bardhė si dhe dollama ose cibuni i gjatė prej shajaku. Nė stinėn e
verės nė vend tė dollamės vishej njė lloj xhamadani prej shajaku. Nėn
kėmishė visheshin mbathje tė gjata tė shoqėruara me kėllēinjė. Dollama
apo cibuni paraqitet me disa ndryshime nė zona tė ndryshme. Diku ishte
e gjatė deri mbi gju, diku tjetėr deri nė pulpėt e kėmbės. Diku me
ngjyrė tė bardhė dhe e zbukuruar me gajtana tė zi, e diku me ngjyrė tė
zezė. Kjo veshje ėshtė pėrdorur nė Mirditė, Mat, nė Dibėr, nė Malėsi
tė Madhe, nė Korēė, Kolonjė,Gjirokastėr etj. Mbas Luftės II Botėrore ky
tip veshje u zėvendėsua me veshjen me tirē. Dollama vazhdoi tė mbahet
si veshje ceremoniale e veshur mbi tirē ose perdoret nė raste kuvendesh.


3- Veshja me tirq. Elementi mė tipik i kėsaj veshje
janė tirqit tė cilėt kanė formėn e pantollonave tė ngushta prej
shajaku (mė tė shumtėn e rasteve tė bardhė dhe mė rrallė tė zi ose tė
murmė). Pėrgjithėsishtė ato lidhen poshtė belit (nė kėrdhokėll)
shoqėruar edhe me njė brez tė lesht me vija disangjyrėshe. Nė pjesėn e
sipėrrme vishej njė kėmishė me mėngė tė gjata, jelek pa mėngė dhe
xhamadan me mėngė tė gjata, tė dy prej shajaku. Nė stinė tė ftohta mbi
xhamadan vishej edhe njė xhaketė me mėngė tė shkurta dhe me jakė
marinari (prej shajaku me ngjyrė tė zezė) e quajtur diku xhurdi, diku
tjetėr kaporane ose herkė . Tirqit zakonisht janė mbajtur nė
Shqipėrinė Veriore, nė Kosovė dhe nė Shqipėrinė Verilindore, duke
arritur deri nė rrethin e Beratit.


4- Veshja me Brekesha. Edhe nė kėtė tip veshjesh
emėrtimi lidhet me pjesėn e poshtme tė veshjes, e cila ka formėn e
pantollonave tė gjėra, tė bėra me pėlhur leshi ose pambuku tė endura
nė avlėmend shtėpiak. Gjithmonė ato ishin tė gjata deri nė nyjėn e
kėmbės si dhe shoqėroheshin me njė brez tė gjėrė leshi me ngjyrė tė
kuqe nė vishnje. Nė pjesėn e sipėrme tė trupit vishej kėmishė me
mėngė tė gjata dhe tė ngushta. Nė stinėt e ftohta perveē jelekut e
xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (njė lloj
xhakete me mėngė tė shumta). Kjo veshje ėshtė pėrdorur nė fshatrat e
Zadrimės (nė stinė tė ngrohta) nė Shqipėrin e Mesme dhe disa fshatra tė
Matit, Martaneshit, Mirditės, Librazhdit, ēermenikės etj.




5- Veshje me poture. Poturet kanė formėn e
pantollonave tė gjėra e tė gjata deri nė gju. Ndryshe nga veshjet e
tjera kėto lloj pantollonash kanė mjaft ndikim (nė formėn e prerjes)
nga e njėjta veshje e pėrdorur nė vendet orientale. Nė pjesėn e poshtme
tė kė mbėve (poshtė gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa nė
pjesėn e siperme vishej kėmisha me mėngė tė gjata e shoqėruar me njė
jelek prej shajaku, i cili mbėrthehej nė pjesėn anėsore tė gjoksit. Nė
stinė tė ftohtė vishej dhe njė xhamadan me mėngė qė i vareshin nė
pjesėn e pasme tė trupit. Kjo veshje kishte edhe njė pjesė tjetėr qė
dallonte nga krahinat e tjera, ėshtė pikėrisht qeleshja e lartė ose
takija gjysmė sferike.

Kjo veshje ka patur pėrhapje tė kufizuar, kryesisht
nė Labėri, Mallakastėr, Myzeqe etj. Poturet kanė zėvendėsuar veshjen me
fustanellė aty nga fundi i shek. XIX.

Klasifikimi i veshjeve popullore ėshtė bėrė duke u
mbėshtetur nė pjesėt e veshjeve qė vishen nė pjesėn e poshtme tė
trupit. Ndėrsa pjesėt e veshura sipėr belit janė mė tė ngjashme me
pjesėn tjetėr, sideomos ato tė burrave.

Pėrsa i pėrket larmisė dhe pasurisė sė veshjeve tė
ndryshme, ato janė krijuar si rezultat i dallimeve tė grupmoshave,
gjinisė, rasteve kur pėrdoren, shtresave shoqėrore tė ndryshme,
profesioneve, stinėve tė ndryshme etj, etj





Jo tė gjitha elementet e veshjeve i pėrkonin tė
njėjtės pėriudhė lindje dhe zhvillimi. Midis tyre ndėr mė tė vjetrat
konsiderohen kėmishėt e gjata, pėrparjet e zbukuruara me theka,
xhubleta, fustanella e burrave, llabania (mbuloje koke pėr burra dhe
pėr gra, e cila pėrdoret nė kohė tė ftohta, pelerinat, kėllēijt,
opingat etj. Nė pėrgjithėsi veshjet popullore shqiptare trashėgojnė
mjaft elemente qė vijnė nga pėriudhat mė tė hershme tė kulturės ilire,
gjė qė percakton pėrkatėsinė etnike tė tyre.

Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rėndėsi
jo vetėm pėr tė njohur kėtė pasuri tė madhe kulturore, por edhe pėr
zhvillimin e aktiviteteve tė ndryshme etno-kulturore, veēanėrisht pėr
zhvillimin e turizmit kulturor nė Shqipėri.
--------- --- ---
Literatura:
A, Gjergji: Veshjet Shqiptare nė Shekuj, Tiranė 1988.
Rr. Zojsi: Guna nė traditėn e populli shqiptar e tė popujve tė tjerė tė Ballkanit, -Etnografija Shqiptare, III, Tiranė 1966.
A. Onuzi: Poēerija popullore nė Shqipėri, Tiranė 1988, f. 3-44.
A. Onuzi: Tekstile tė leshta tė krahinės sė Lumės, -Kultura Popullore, Tiranė 1989, nr 2, f. 117v.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Geri
Administrator
Administrator

Shteti: Ne zemer te forumit
Postime: 7156
Kyējet nė forum: 11948
Regjistruar mė: 16/08/2008
Profesioni: Ja u mbush xhepat njerzve plot me skedina :p

Shiko profilin e anėtarit http://hapesira.forumotions.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga olsaaa prej Sun 06 Dec 2009, 1:07 pm


------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
http://www.youtube.com/watch?v=b3H4P7zvsXk

TE DUA ZEMRA IME E VOGEL

olsaaa
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Prishtina
Postime: 1552
Kyējet nė forum: 7144
Regjistruar mė: 25/08/2009
Profesioni: Juriste

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga bora prej Sun 06 Dec 2009, 6:56 pm

une kam vesh veshjen e shqiperise se mesme Dymij e Mermerit i kam te gjyshes

bora
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Diku nė Shqipėri
Postime: 1078
Kyējet nė forum: 6457
Regjistruar mė: 29/09/2009
Profesioni: Ing

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 07 Aug 2010, 11:20 am


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13356
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 07 Aug 2010, 11:21 am


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13356
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 07 Aug 2010, 11:26 am

Veshjet e qytetit tė Shkodrės sipas kėngėve popullore

Prof. dr. Afėrdita Onuzi


Kėngėt popullore tė qytetit tė Shkodrės vazhdimisht kanė tėrhequr vėmendjen e studiuesve tė ndryshėm. Pėr etnomuzikologėt ato paraqesin interes jo vetėm pėr melosin e tyre, por edhe pėr veglat muzikore dhe formacionet shoqėruese. Studiuesve tė poezisė popullore u kanė tėrhequr vėmendjen forca emocionale dhe figurat artistike tė pėrdorura nė tekstet e tyre. Ndėrsa historianėt shpeshherė u janė referuar kėtyre kėngėve pėr tė dokumentuar ngjarje tė ndryshme historike. Ndėrkohė, interes tė veēantė paraqesin ato edhe pėr etnologėt. Jo rrallė, nė vargjet e tyre janė ndeshur informacione tė vlefshme, qė pasqyrojnė aspekte tė ndryshme tė jetės sė pėrditshme dhe ngjarje tė ndryshme. Veēanėrisht tė pasura me dėshmi tė kėtilla, janė kėngėt kushtuar ceremonialit tė dasmės. Aty gjejmė tė dhėna pėr disa mjeshtėri popullore, si atė tė rrobaqepėsisė, qėndistarėve, argjendarėve, pashmnaxhinjve, etj, pėr zakone e rituale tė ndryshme, pėr gatimet tradicionale, pėr mėnyrėn e pajisjes sė banesės popullore e, sidomos, pėr modėn e veshjes sė banorėve tė qytetit.

Si studiuese e kulturės materiale, kėsaj radhe kam zgjedhur si objekt tė kėsaj trajtese veshjet popullore. Ėshtė e natyrshme se gjėja e parė qė duhet shqyrtuar nė kėto raste ėshtė mjedisi ku u krijuan kėto kėngė. Pra, cili ishte realiteti jetėsor i krijuesve tė kėtyre kėngėve dhe ku kėndoheshin ato?

Sipas studiuesve tė muzikės popullore shqiptare kėnga qytetare shkodrane e arriti kulmin e zhvillimit tė saj gjatė shek. XIX e veēanėrisht nė gjysmėn e dytė tė tij. Pikėrisht nė kėtė kohė, qyteti i Shkodrės pėrjetonte kulmin e zhvillimit tė tij ekonomik, historik, kulturor e social. Nė kėtė kohė kishin arritur apogjeun e tyre edhe mjeshtėritė e ndryshme popullore, sidomos ajo e rrobaqepėsisė, argjendarisė, e kazazėve, e gdhendjeve artistike nė dru etj. Nė kėto kushte, nė Shkodrėn e lulėzuar, prej kohėsh ishte krijuar edhe njė elitė shoqėrore, e pėrbėrė nga popullsitė e tė dy besimeve (muslimanė e katolikė), e cila e kishte tė nevojshme dhe i kishte tė gjitha mundėsitė tė vishej dhe tė jetonte me salltanete si ato tė aristrokacisė sė kryeqendrės sė perandorisė osmane.

Kėtė realitet e dėshmojnė jo vetėm veshjet luksoze qė pėrdoreshin nė atė kohė, por edhe stili dhe arkitektura e ndėrtimeve tė ndryshme, duke pėrfshirė dhe banesėn popullore si dhe mėnyrėn e mobilimit tė saj me orendi dhe shtroje tė kushtueshme, me gdhendje artistike nė dru, me pajisje dhe enė prej argjendi e porcelani tė shtrenjtė etj.

Pėr shkak tė lidhjeve tė vazhdueshme tregtare, ekonomike e kulturore midis hapėsirės shkodrane dhe kryeqytetit perandorak, gradualisht veshjet e modės orientale u pėrhapėn edhe nė shtresat e tjera qytetare, gjė qė ndodhi jo vetėm nė qytetet shqiptare, por edhe nė ato tė vendeve tė tjera ballkanike. E vėrteta ėshtė se moda orientale e tė veshurit pėr shkak tė vlerave estetike ėshtė ndier mė shumė nė veshjet ceremoniale, sidomos nė ato tė pėrdorura nga nuset ditėn e dasmės, kur lipsej mė shumė se kurrė ai luks e shkėlqim i krijuar nga zbukurimet e bėra me fije ari e argjendi. Ndaj dhe nė vargjet e kėngėve popullore pėrmenden mė shumė veshjet e kėsaj dite, tė cilat herė janė tė pranishme pėr tė paraqitur bukurinė e nuses e herė pėr tė treguar forcėn ekonomike tė familjes qė bėnte dasmėn. Nė njė masė mė tė paktė, vargjet e kėngėve qytetare shkodrane na informojnė edhe pėr modėn e veshjes sė burrave gjatė periudhės midis shek. XIX e deri nė fillim tė shek XX.

Mbėshtetur nė burime tė ndryshme dokumentare, si: testamente personash tė ndryshėm, shėnime udhėtarėsh e studiuesish tė huaj e vendas, si dhe tablo tė piktorėve e tė fotove tė bėra nga piktorėt e fotografėt e kohės: Idromeno, Rrota, Marubi, etj, si dhe informacionit tė marrė nga vargjet e kėngėve popullore, mėsojmė se nė qytetin e Shkodrės pėrdoreshin disa tipe e variante veshjesh si pėr burra, dhe pėr gra.

Pėr veshjen e burrave, rezulton se bashkėjetonin njėkohėsisht kėto tipe veshjesh: ai me fustanellė tė gjatė, i shoqėruar me kėmishėn prej faqelli (me qafėz), xhamadani, dollama e jeleku prej cohe tė kuqe (tė gjithė tė zbukuruar me qėndisje brezi i mėndafshtė, dėsllėqet (kallcet, prej cohe tė kuqe, tė zbukuruara me tehrie tė zezė e me fije ari); kėpucė tė kuqe me llapa. Nė kokė vinin fes tanuz me ngjyrė tė kuqe tė zbukuruar me njė tufė tė shkurtėr tė bėrė me fije mėndafshi. Nė njė kėngė shkodrane, mbledhur nga Kolė Gurashi, vėrejmė se personi tė cilit i ishte kushtuar kėnga, ishte i veshur me fustanellė e dėsllėqe.



Maēo bregu del te ura,

Sa i bukur, sa i bukur

Fistanet turra, turra

Maēo Begu del n’pazar

Sa i bukur, sa i bukur

Veshe dėsllėq qėndis me ar….


Kjo veshje, e quajtur nga banorėt e qytetit tė Shkodrės “veshje kombėtare”, (e mbajtur nga shtresat e kamura), ėshtė pėrdorur deri nė fund tė shek XIX. Mė pas u zėvendėsua me veshjen “allafranga” (europiane).

Ndėrkohė, nė qytetin e Shkodrės mund tė shiheshin edhe burra tė veshur me tirq (ēakshirė) e anteri shajaku (tė zbukuruara me gajtanė tė zi) si dhe me xhurdi me thekė. Nė bel mbanin brez leshi me vija disangjyrėshe, mbi atė ngjishnin dhe silahun me dy kobure, ndėrsa nė kokė vinin qeleshe, (qylaf) tė bardhė. Nė kėmbė mbathnin ēorape leshi tė bardha dhe kėpucė me llapė tė kuqe. Nė vargjet e njė kėnge tjetėr popullore thuhet:




Ky Hamz aga burrė i mirė

Me tagan e dy kobure…



Njė pjesė tjetėr e burrave tė qytetit tė Shkodrės, kryesisht tė shtresave zejtare, visheshin me brenavekė tė zeza, tė qėndisura nė pjesėn e xhepave dhe tek kėmbėzat me gajtana ngjyrėvishnje; kėmishė tė bardhė prej faqelli tė qepur allafranga, anteri cohe ngjyrė uthull tė fortė, jelek tė qėndisur me harxhe, si dhe njė brez tė mėndafshtė ose prej leshi. Nė kėmbė mbathnin ēorape tė bardha prej pambuku, tė gjata deri nė pulpėn e kėmbės dhe kėpucė stivaleti (emri i firmės). Nė kokė pėrgjithėsisht mbanin fes tanuz.

Nga fundi i shek. XIX, gradualisht filluan tė shfaqen disa ndryshime nė elemente tė veēanta, qė dikush i pėlqente e dikush i stigmatizonte, siē ndodh zakonisht kur futet njė modė e re.

Njė pjesė e popullsisė i pranoi kėto ndryshime, ndėrsa pėr disa tė tjerė ato prishėn traditėn qytetare. Dukuri tė tilla nuk mbeten pa u pasqyruar edhe nė vargjet e kėngėve popullore:

Pėr disa u ba inxhate (mode)

Me vu fesa mixhidije

Ose:

Me pas marrė prej letinit,

I thue vedit se jam shkodran.

Ato tufa si bisht minit

T’i hjedh era anė pėr anė.

Unė sot madje u qesha.

Tue u nisė me dalė n’pazar.

Jam veshė hallku me brekesha etj.



Ose

U ndru Shkodra n’petka t’bardha,

Vajti fjala der n’Mirditė....



Sipas tė dhėnave, ndryshime tė kėtilla nė veshjen e banorėve tė qytetit tė Shkodrės kanė ndodhur nė fillim tė shek. XX, ēka tregon se edhe kėngėt qė i pasqyrojnė kėto dukuri, janė krijime tė asaj kohe.

Pėrsa u pėrket veshjeve sė grave, ato paraqiten mė tė orientalizuara, gjerėsisht ėshtė pėrdorur tipi i veshjes me ēitjane, qė nė Shkodėr janė njohur me termin “brenavekė”. Ky tip veshjeje ka ekzistuar nė dy variante, njėri i mbajtur nga gratė e besimit musliman dhe tjetri nga ato tė besimit katolik.

Gratė muslimane, veē brenavekėve prej pėlhure mėndafshi tė fabrikuar (e tė zbukuruar me lule shumėngjyrėshe), vishnin sipėr tyre dhe njė lloj kėmishe apo fustani tė gjatė prej mėndafshi tė trashė, pa mėngė. Mbi tė vishnin jelekun, xhyben dha anterinė me mėngė tė gjata. Tė gjitha kėto pjesė bėheshin me cohė tė kushtueshme e qėndiseshin me gajtana e shirita ari nė atė masė, saqė tė mos dukej sfondi. Siē thuhet nė popull, “t’ngrime n’ar”. Nė bel, sipas rastit, vinin brez prej argjendi ose njė shall mėndafshi, ndėrsa nė kokė vendosnin njė lloj kėsule tė zbukuruar me gajtanė dhe monedha prej ari, tė quajtura dallfes. Nė kėmbė mbathnin ēorape tė bardhė prej mėndafshi si dhe njė model pantoflash, tė quajtura “pashmanga”, tė cilat gjithashtu ishin tė zbukuruara me qėndisje. Pėr tė dalė jashtė shtėpisė vishnin meste prej saftjani (lėkurė keci). Kur dilnin, vishnin edhe njė lloj xhakete tė quajtur binish, e cila bėhej me cohė mė tė trashė dhe gjithnjė shoqėrohej me njė astar prej gėzofi. Pjesė pėrbėrėse e kėsaj veshjeje ishin stolitė e shumta prej ari dhe disa vargje me inxhi.

Gratė katolike parapėlqenin njė variant tjetėr brenavekėsh. Ato ishin mė tė gjera dhe bėheshin me njė lloj pėlhure me ngjyrė tė zezė (e quajtur prekalinė), e cila sillej nga tregjet e vendeve perėndimore. Nė pjesėn e sipėrme tė trupit vishnin kėmishė prej mėndafshi (endur nė avlimend shtėpiak), me mėngė shumė tė gjera, jakė me formė T-je, tė zbukuruar me dantellė tė bėrė me gjilpėrė. Mbi atė vishej jeleku me kokrra dhe xhybja e gjatė deri nė bel, tė dyja tė bėra me cohė ngjyrėvishnje tė errėt ose blu, tė qėndisura me gajtan prej mėndafshi, respektivisht blu tė errėt ose vishnje tė errėt.

Nė bel mbanin shalle prej mėndafshi, tė zbukuruara me katrore disangjyrėsh, ndėrsa nė kokė vendosnin njė shami tė bardhė tė tejdukshme, tė shoqėruar mė njė pjesė nė formė gjuhe, e cila bėhej me material tė trashė prej mėndafshi tė zbukuruar e tė qėndisur me fije ari. Kjo pjesė quhej “sallman”. Gratė katolike kishin njė frizurė karakteristike qė krijohej nga flokė tė ndara nė mes. Nė kėmbė, njėsoj si muslimanet, mbanin ēorape tė bardha dhe pashmangra tė zbukuruara disi ndryshe nga ato tė myslimanėve. Kur dilnin nė rrugė, vishnin njė si lloj pelerine e quajtur japanxhe. Stolitė e grave katolike ndryshonin nė formė e modele, sigurisht nuk mungonte asnjėherė njė varėse me kryq.

Nė tė njėjtėn mėnyrė paraqiten, tė veshura nuset edhe nė vargjet e kėngėve popullore qytetare. Gjithashtu, pėrdoren tė njėjtat terma pėr emėrtimin e pjesėve tė tyre.



Veshe dėsllėqe qėndis n’ar

Branavreket i ke ibershimi

Ēaprazet derdh prej florinit

Anterinė moj mitali,

Pashmangat me tufa arit,

Brezin shall, moj ē’ma ke ngjeshė,

Ka jelek tė ngrimun’ o,

Ka dollamė tė ēilun’o



Ndėrsa vargjet e njė kėnge tjetėr, na japin informacion pėr mėnyrėn e veshjes sė grave tė besimit katolik:

Pėr sa gjethe qė lshon mani,

Hije i paska nuses shamia,

Sumullat me dy bojna,

Jelekun qenisė me ojna.



Pėrgjithėsisht, kjo ishte moda e veshjes pėr gratė e qytetit tė Shkodrės deri nė fund tė shekullit XX dhe, mė rrallė, nė dhjetėvjeēarin e parė tė shekullit XX.

Sigurisht, luksi i veshjes sė asaj kohe duhet tė ketė qenė i pėrmasave tė mėdha, qė ato tė fiksoheshin me kėngė e t’i rezistonin kohės, pėr tė ardhur deri mė sot, tė pėrcjella gojė mė gojė. Ėshtė e natyrshme tė ketė hiperbola. Qėndronin pranė e pranė dy bukuritė, nusja nė moshėn 15 -16 vjeēare dhe veshjet e ngrira n’ar, qė tė verbonin me shkėlqimin e tyre.

Aty nga vitet “20-30” tė shekullit XX gratė muslimane tė qytetit tė Shkodrės filluan tė pėrdornin njė veshje tjetėr, e cila, edhe pse e tipit me ēitjane (dimi), ishte mė pak e ngarkuar nė pjesėt pėrbėrėse dhe ndryshonte nė materialin e pėrdorur, si dhe nė formėn e prerjes. Ėshtė fjala pėr tė njėjtėn veshje me dimi prej materiali tė quajtur mermer, e cila nė kėtė periudhė qe pėrhapur nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė sė Mesme.

Mendoj se pasqyrimi i veshjeve popullore nė kėngėt qytetare tė qytetit tė Shkodrės lidhet nė njė farė mase edhe me faktin se njė pjesė e krijuesve tė kėtyre kėngėve kanė qenė mjeshtra popullorė, rrobaqepės e qėndistarė, tė cilėt kanė lėnė gjurmė pozitive nė zhvillimin e ahengut shkodran.

Gjithsesi, kėngėt e bukura shkodrane mbeten edhe njė burim i pasur pėr tė dėshmuar mbi kulturėn materiale tė kėtij qyteti.

Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13356
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi