"Maqedonia shqiptare": Aleksandri i Madh eshte shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Maqedonia shqiptare": Aleksandri i Madh eshte shqiptar

Mesazh nga Naki prej Sat 02 Jan 2010, 11:42 pm

Aleksandri i Madh, pėr tė cilin grinden grekėt dhe maqedonasit prej vitesh, mund tė jetė shqiptar. Kjo ėshtė pėrforcuar me njė serė faktesh dhe argumentesh nė librin e ri tė Enciklopedisė “Maqedonia shqiptare”, qė doli nė botim nė fund tė vitit 2009 nė Maqedoni.
Ky botim nė fakt ishte njė kundėrpėrgjigje e studiuesve shqiptarė pėrballė botimit Enciklopedia Maqedonase, qė u botua nė shtator dhe shkaktoi zemėrim pėr mbarė kombin shqiptar nė botė. Autori Njazi Muhamedi sqaron nė librin “Maqedonia shqiptare” se Aleksandri i Madh, i cili ka lėnė gjurmė nė historinė botėrore edhe 2 000 vjet pas vdekjes sė tij, nuk ishte as grek as maqedonas, por me origjinė shqiptare.
Sipas fakteve qė nxirren nė kėtė Enciklopedi, origjina e babait tė Aleksandrit, pra e Filipit ishte ilire, ndėrsa Olimbia, nėna e Aleksandrit, gjithashtu ishte bijė e prindėrve ilirė. Mė tej thuhet se Aleksandri i ngjante shumė nėnės dhe dajave tė tij nga fisi ilir i epiriotėve. Aleksandri mbante brirėt e cjapit, njė pėrkrenare e mbajtur mė pas nga Pirroja i Epirit dhe Skėnderbeu. Gjuha qė fliste Aleksandri me miqtė ishte ilirishtja e vjetėr e dialektit gegė, ndėrsa greqishten ai e mėsoi nga Aristoteli. Njė tjetėr fakt ėshtė se nė vitin 1925, kur Shqipėria drejtohej nga Ahmet Zogu, monedhėn shtetėrore ai e quajti Lek pėr nder tė Aleksandrit tė Madh dhe nė monedhat e para ishte fytyra e tij. Kur Shqipėria e kishte kėtė monedhė, Greqia e Maqedonia nuk e kishin ende. Kėto dhe fakte tė tjera pasqyrohen nė Enciklopedinė “Maqedonia Shqiptare”. Pėr momentin nuk ka asnjė koment nga Shkupi apo nga Greqia, tė cilat prej 18 vjetėsh ndodhen nė njė konflikt pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, kurse njė nga sherret ka tė bėjė edhe me origjinėn e Aleksandrit. Ky ėshtė botimi i 3-tė i vėllimeve tė Enciklopedisė Shqiptare nė Maqedoni. Njė Enciklopedi maqedonase, e botuar nė shtator, i quante shqiptarėt njerėz mali, tė ardhur nė Maqedoni pas Luftės sė Dytė Botėrore tė nxitur nga pushtimi nazist. Kėto fakte dhe tė tjera si kėto acaruan shqiptarėt, tė cilėt janė ndėr kombet mė tė lashta nė Ballkan, por dhe nė Evropė.

/burimi: albeu.com/

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !


Naki
WebMaster

Lokacioni: Kosovė
Postime: 7928
Kyējet nė forum: 10327
Regjistruar mė: 29/05/2007
Vėrejtjet:

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Maqedonia shqiptare": Aleksandri i Madh eshte shqiptar

Mesazh nga Vizitor prej Sun 03 Jan 2010, 3:13 pm

Nje e vertete eshte ketu , ne jemi nga mali, po vetem se kemi lindur ne keto male, jo se kemi ardhur.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi