Protestė kundėr projektit 'Shkupi 2014' me kėngėn e Bob Marlit ...
Faqja 1 e 1 • Share •
Protestė kundėr projektit 'Shkupi 2014' me kėngėn e Bob Marlit ...
Ēliroje veten nga skllavėria mendore dhe mos qėndro anash duke parė Me kėto vargje tė Bob Marlit, njė i ri duke kėnduar protestoi kundėr projektit Shkupi 2014. Ai projektin nė fjalė e vlerėson si ēmenduri dhe nuk e arsyeton planin pėr ndėrtime tė reja nė Sheshin Maqedonia, pasi sipas tij ka shumė tė tjera qė prej vitesh presin tė rinovohen.
"Do tė doja tė jap propozimin tim, le tė vendosin njė video projektor dhe njė ditė nė vit le tė emetohen kisha dhe ditėn tjetėr le tė projektohet xhami dhe ditėn e 365 tė vitit le tė projektohet Bredhi i vitit tė ri dhe tė gjithė tė jemi tė gėzuar. Sa i pėrket asaj qė qytetin po dėshirojnė ta bėjnė tė duket si Parisi, Roma, gjithashtu nė atė projektor mund tė jepet edhe Kulla e Ejfelit, kėshtu qė nuk do tė vuajmė pėr asgjė", ironizon njė shkupjan.
Ndėrkohė Lėvizja qytetare ZGJOHU nė mesditė tek Ura e Gurit, afėr sheshit Maqedonia nėn moton Mure dhe Letėr Tualeti i kujtoi propozuesbe tė projektit Shkupi 2014 se nuk do tė lėshojė pe nga kėrkesat pėr bashkėjetesė dhe mirėkuptim dhe qė do tė mundohet tė ndalojė projektin Shkupi 2014. Nė kėtė protestė duhej tė merrnin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e OJQ-sė Sheshi Liria, por kėta tė fundit u distancuan nė momentet e fundit nga protesta pėr shkak tė keqpėrdorimit politik tė qėllimeve tė tyre.
"Ne tė rinjėt e Shkupit shqiptar dhe maqedonas jemi kundėr ndėrtimit tė mureve pėr tė ndarė qytetin nė dy anė. Prandaj ne u tubuam tek Ura e Gurit qė paraqet simbolin e bashkėjetesės dhe tolerancės midis tė gjitha komuniteteve dhe tė gjithė bashkė nė ora 5 minuta nė 12 po e shembim kėtė mur nė mėnyrė simbolike ashtu siē besojmė se do ta shembim edhe projektin Shkupi 2014 pasi qė ky projekt nuk ja don tė mirėn Maqedonisė", deklaroi Bekim Hoxha, pėrfaqėsues i ZGJOHU-t.
"Dita e djeshme pėr solli shumė etiketime, stigmatizim dhe satanizim nga ana e zėdhėnėsve partiakė dhe prej disa drejtuesve tė lajmeve. Ne nuk menduam se gjendja do tė pėrshkallėzohet deri nė atė nivel dhe nėpėrmjet dėrgimit deri tek ne tė disa mesazheve private nėpėrmjet personave tė ndryshėm, ne kuptuam se nė Shkup sot do tė ndodhė ajo qė ndodhi nė 28 Mars vitin e kaluar", tha Nikolla Naumovski nga OJQ 'Sheshi Liria'.
Qytetarėt e pranishėm thanė se nuk e arsyetojnė projektin Shkupi 2014, pasi sipas tyre ėshtė e kotė tė harxhohen aq shumė para pėr tė. Sipas Lėvizjes qytetare Zgjohu "Shkupi 2014" mund tė reflektojė vlera tė pėrbashkėta vetėm nėse pėrfshihen propozimet e Lėvizjes ZGJOHU dhe propozimet e bashkėsive tė tjera, tė kombinuara me dy monumente qė do tė simbolizonin NATO-n dhe BE-nė.
Anduena Begolli.

Anhela- Anėtarė
- Lokacioni: Prishtin
Postime: 554
Kyējet nė forum: 3279
Regjistruar mė: 04/02/2010
Profesioni: Kontabiliste.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi



» Princi dhe e Bukura e Dheut
» 50 cent kerkon dashuri ne Twiter e gjen ne Shqiperi nusen !
» Elefanti qė bėn masazh
» Barcoleta
» Luani dhe tre qetė
» Pse Egjiptianėt e lashtė i ndėrtonin piramidat ?
» A e dini se...
» Minjtė gjeneralė
» Virgjeria treguesi i kultures.........
» ADEM BERISHA (1948-2012) Lotėt e njė ndarjeje!
» Jeni tė martuar, ja fjalėt qė nuk duhet ti thoni
» Askush...
» Pershendetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
» Nese jeta juaj do te ishte nje liber, ke titull do ti vinit?!...
» Pse tradhtojnė meshkujt, e pse femrat?
» Kėnaquni para se tė shkatėrrohet bota
» Ke pelqejne femrat
» Edhe sa do tė jetė Facebook pa pagesė
» Iphone 5 nė Tetor