Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Mesazh nga Vizitor prej Mon 22 Feb 2010, 9:53 pm

Porsi i amli flladi i erės,Qi lmon gjit e drandofillit:Porsi vala e bregut t'detit,Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,Porsi ushtima e nji termetit,Njashtū ā gjuha e jonė shqyptare.Ah! po, ā ambėl fiala e sajė,Porsi gjumi m'nji kerthķ,Porsi drita plot uzdajė,Porsi gazi i pa mashtrķ;Edhč ndihet tu kumbue,Porsi fleta e Kerubimit,Ka'i bjen qiellvet tue fluturueN't'zjartat valle t'ameshimit.Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,Qi ketė gjuhė tė Perendķs,Trashigim, qi na la i Pari,Trashigim s'i a lźn ai fmķs;Edhč atij i u thaftė, po, goja,Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,Flet e t'veten lźn mbas dore.Nė gjuhė shqype nanat t'onaShģ prej djepit na kanė thānun,Se āsht nji Zot, qi do t'a dona:Njatė, qi jetėn na ka dhānun;Edhč shqyp na thanė se ZotiPėr Shqyptarė Shqypnķn e fali,se sį t'enden stina e moti,Do t'a gzojn kta djalė mbas djali.Shqyp na vetė, po pik' mā para,N'agim t'jetės kśr kemi shkueTue ndjekė flutra nepėr ara,Shqyp mā s'pari kemi kndue:Kemi kndue, po armėt besnike,Qi flakue kanė n'dorė t'Shqyptarvet,Kah kanė dekė pėr besė jetike,Kah kanė dekė kta pėr dhé t'Parvet.Nė kėtė gjuhė edhč njaj Leka,Qi 'i rruzllim mbretnķn s'i a xūni,Qi kah bijte ai, shkelte deka.Shekllit mbarė ligjė t'randė i vūni;Nė kėtė gjuhė edhč KastriotaU pat folė njatyne ushtrive,Qi sa t'ndrisė e diellit rrota,Kanė me kźnė ndera e trimnive.Prį, Shqyptarė, ēdo fés qi t'jini,Gegė e Toskė, malcķ e qyteta,Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,Mos t'a lini sį t'jetė jeta,Por pėr tź gjithmonė punoni;Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,Fisi i juej, vendi e zakoniKanė me u mbajtė larg kambet s'huej.Nėpėr gjuhė shqype bota mbarėKa me u njohtė se ē'fis ju kini,Ka me u njohtė jś pėr Shqyptarė:Trima n'zą sikurse jini.Prandej, prį, n'e doni fisin,Mali, bregu edhč MalcijaPrej njaj goje sod t'brohrisin:

Me lindi nje ide te diskutonim mbi keta rrjeshta qe anetari yne Ezopi e postoi ne nje nga temat.Ka ardhur koha te reflektojme dhe te kthehemi ne identitet per sa i perket gjuhes amtare. Ku do e cojme gjuhen qe aq shume luftuam dhe sot qe e kemi e harruam?Po pse... pse te behemi kaq te ftohte ndaj asaj qe na ka mbajtur ngrohte?Ju lutem me jepni nje shpjegim sado i vogel sado i keq do e kuptoj po nuk do e pranoj qe ju ta braktisni ate qe na solli deri ketu.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Mesazh nga EzOpI prej Mon 22 Feb 2010, 11:03 pm

Teksi vazhdon keshtu Edhč atij i u thaftė, po, goja,Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;Qi
n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,Flet e t'veten lźn mbas dore.

Kam ven re qe shqipetaret flasin gjuhen e huaj edhe atehere kur nuk duhet,jo me larg se nga pallati ime me nje fjal komshija ime ka nja 4 vjet qe ka ardhur nga jasht shtetit akoma vazhdon edhe i flet djalit greqisht.Me vjen te plas kur e degjoj,por nje dit do me soset durimi e do i them moj zonje e dashur ske pse i flet djalit greqisht sepse ketu jemi ne shqiperi edhe djalit jot ska mesuar akoma shqipen sepse ka linduar atije edhe ti shkon edhe mi flet greqisht aq me teper qe ti je edhe ēame qe ju e dini sa keni hequr nga greku.

Pra vellezer edhe motra kudo qe ndodheni neper bot gjuhen e huaj perdore atije ku ke punen por ne shpi perdor gjuhen shqipe se por vazhduat keshtu femija juaj do harroj gjuhen shqipe qe te paret tan luftuan per ta mbrojtur.


EzOpI
Anėtarė

Postime: 93
Kyējet nė forum: 2565
Regjistruar mė: 21/02/2010
Profesioni: Kepucar

http://www.ndjenja.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Mesazh nga Interesant prej Tue 23 Feb 2010, 9:37 am

Jemi nje popull qe jemi kopjues te nje kulture apo tradite te huaj, te cilen e personalizojme dhe ne te njejten kohe kulturen tone e harrojme. Jemi nje popull si nje i burgosur i cili ka qene ne burg i denuar me shume vite, dhe ne momentin qe eshte liruar ka filluar te i provoj te gjitha ato qe nuk ka pas mundesi t'i kete sa ishte ne burg, ku nuk zgjedh cila eshte e mira dhe cila e keqja, me rendesi te jete sa me aktual pozitivisht apo negativisht. Kemi fillu me haz te madh te futemi ne evrop, ku e kemi keqkuptu inkuadrimin ne evrop, sepse po mendojm se duhet te behemi evropian me kulture dhe gjuhe ! - Evropa te pranon si shqiptar sepse kemi nje Histori dhe kemi nje Kulture qe rralle popuj te botes kane, per ate duhet te krenohemi me kete qe kemi dhe te mos na vie turp.

Interesant
Webmaster

Lokacioni: Pejė
Postime: 4197
Kyējet nė forum: 7161
Regjistruar mė: 02/03/2008
Profesioni: Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Mesazh nga EzOpI prej Tue 23 Feb 2010, 2:09 pm

Eh moj Shqeiperia Ime ca te ka gjet me keta njorant

EzOpI
Anėtarė

Postime: 93
Kyējet nė forum: 2565
Regjistruar mė: 21/02/2010
Profesioni: Kepucar

http://www.ndjenja.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Mesazh nga Gjimnazistja prej Tue 23 Feb 2010, 3:48 pm

Sipas kerkimeve ne vite eshte arritur ne perfundim se cdo femije lind me aftesine per te kuptuar dhe folur nje nga 3000 gjuhet qe fliten ne bote.
Perparesi i jepet gjuhes se nenes, d.m.th nje femije arrin te mesoje me shpejt gjuhen qe flitet nga nena, cilado gjuhe qofte ajo.

Duke qene se shume prinder qe jetojne ne emigracion mendojne se menyra me e mire per te integruar femijet e tyre ne shoqerine ku bejne pjese eshte tu mesojne atyre gjuhen e re te emigracionit, nje menyre mjaft e demshme per vete femijen.
Eksperienca ka treguar se kur femija meson me pare gjuhen e emigracinit tek ai krijohet nje konflikt i brendshem se cilen gjuhe duhet te flasi me pare dhe kjo ben qe ai te jete me i ngathet dhe e ka te pamundur te dale nga situata te ndryshme.

Perfundimisht po dalim ne ate cfare tema kerkon.
Per mua nje veprim i tille nga prindi, edhe pse na dhemb ta pranojme eshte tregues i injorances.
E gjithe kjo ndodh sepse ne, lirine dhe te drejten per te folur gjuhen meme e morem dhurate nga brezat paraardhes, nga ata njerez qe nuk e kursyen jeten e tyre per te na falur kete qe ne po gezojme sot,nga njerez te gatshem per te ndermare vepra sublime, vetesakrifikim per ideale te larta njerezore, sepse donin te shihnin LIRINE mbretereshe te vendit tone.
I gjithe ky veprim nga nje prind i tille vjen sepse ne nuk pame dhe nuk ndjeme se cdo te thoshte te shohesh dita dites se si shkrihet dhe asgjesohet familja jote perpara syve te tu.

Ky veprim nga prinder te tille, mbetet tregues i injorances sepse trimat dhe bijte e nenave qe dhane jeten per kete vend nuk e meritojne nje perbuzje te til
le.

Gjimnazistja
Anėtarė

Lokacioni: Ne hapsire!
Postime: 1570
Kyējet nė forum: 4411
Regjistruar mė: 24/12/2009
Profesioni: gjimnaziste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Mesazh nga Vizitor prej Tue 13 Apr 2010, 10:25 pm

Gjimnazistja mendoj se perbuzja na takon neve, sepse ne jemi duke e cuar kete gjuhe ne humnere dhe te bjere nje gjuhe e nje nga popujve me te lashte ne humnere do te thote qe ti t'ia degjosh jehonen asaj gjuhe per gjithe jeten.Paraardhesit tane e mbajten te gjalle kete gjuhe nen tehun e thikave, e nen tyten e armeve dhe nderimi ju kalon atyre.E sotmja nuk krahasohet, ne fshehim identitetin, ne me ngulum e kerkojme humbjen e kesaj gjuhe.Me ka ndodhur te jetoj jashte dhe te shoh shqiptare qe flisnin me ngazellim gjuhen e huaj.Qe pershpejtonin procedurat per te marr nenshtetesi te huaj dhe as qe kishin ndermend te perpiqeshin te flisnin ne gjuhen shqipe ose t'iu thonin femijve gjuha jone eshte shqip.Ka dhe nga ata qe i denojne femijet po t'iu shpetoj femijve ndonje fjale shqip.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Mesazh nga Gjimnazistja prej Fri 07 May 2010, 3:17 pm

Sigurisht qe gabimi na takon neve, sepse jemi ne me kete manine e semure per te imituar te tjeret, sepse e shohim si menyren e vetme per tu integruar ne kulturat evropiane, por kur do ta kuptojme valle se kjo eshte menyre e gabuar?!
Kur do ta kuptojme se kerkimi i gabimeve duhet te filloje nga vetvetja, kur do ta kuptojme se nese ne nuk bejme dicka per kulturen tone nuk ka kush ta beje dicka te tille per ne?!
Ka shume pyetje qe fatkeqesisht mbeten thjesht pyetje retorike, pa mundur te maresh pergjigje sepse zgjedhim rrugen me te thjeshte imitim dhe vetemohim te identitetit vetjak, qe eshte per te ardhur keq.

Gjimnazistja
Anėtarė

Lokacioni: Ne hapsire!
Postime: 1570
Kyējet nė forum: 4411
Regjistruar mė: 24/12/2009
Profesioni: gjimnaziste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi