Nė Lajpcig mungoi Shqipėria dhe Kosova

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nė Lajpcig mungoi Shqipėria dhe Kosova

Mesazh nga Princesha prej Tue 23 Mar 2010, 10:15 am

Nė Lajpcig mungoi Shqipėria dhe Kosova



Lajpcig, 23 mars - Panairi i librit nė Lajpcig ka njė afinitet tė madh ndaj
Ballkanit, por botuesit shqiptarė i qėndrojnė larg. E vetmja stendė me libra nė
gjuhėn shqipe, ishte ajo e republikės sė Maqedonisė, ndėrsa Shqipėria dhe Kosova
mungonin, njofton DW.
Por nuk mungonin letrarėt shqiptarė. Pėrfaqėsuesi i
parė i letėrsisė shqipe ishte shkrimtari me origjinė nga Kosova e qė jeton nė
Shtutgart tė Gjermanisė, Beqė Cufaj, me njė ese me titull "Kultura e Urrejtjes",
prezantuar nė ciklin "Cafe Europa", krahas shkrimtares Ulrike Draessner dhe
autores dhe pėrkthyeses austriake, Andrea Grill.
Fejtonisti i gazetės
gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" do tė moderonte mė vonė edhe disa
debate tė tjera pėr letėrsinė ballkanike, ndėr to edhe prezantimin e
korrespondencės ndėrmjet autores gjermane Kathrin Roeggla dhe dramaturgut Jeton
Neziraj, me titullin Pizza "Unmik".
Panairi i Lajpcigut ėshtė i dyti pėr nga
rėndėsia nė Gjermani, pas atij tė Frankfurtit qė zhvillohet nė vjeshtė dhe ėshtė
mė i madhi nė botė.
Por ky nuk ėshtė dallimi i vetėm. Ndėrsa Frankfurti
konsiderohet si panairi i botuesve, aty nėnshkruhen kontratat dhe lidhen
marrėveshjet, ai i Lajpcigut ėshtė panairi i publikut. Pėrveē kėsaj, Evropa
Lindore dhe Juglindore ėshtė vazhdimisht nė fokus tė tij.
Njė nga pikat
kulmore tė panairit ėshtė "Nata Ballkanike", qė mbahet tė shtunave, nė njė sallė
kinemaje.
Ajo ēka tė bie nė sy ėshtė rritja e dukshme e interesit tė
publikut pėr letėrsinė ballkanike, sepse salla, megjithėse ishte zgjedhur mė e
madhe se njė vit mė parė, ishte e mbushur plot dhe njė pjesė e publikut ishte
detyruar tė ulej pėrtokė.
Sivjet, autorė tė ndryshėm nga vendet e Ballkanit,
ndėrmjet tingujve muzikorė tė grupit nga Maqedonia "Bakllava", pėr katėr orė
rresht prezantuan pasazhe nga veprat e tyre letrare tė shoqėruar edhe me ndonjė
batutė, pėr tė sjellė publikun nė humor. Kėtė e arriti padyshim Jeton Neziraj,
qė do tė shprehte befasinė pėr pasionin gjermanėve pėr tė lexuar: "Po kėtė e
kuptova edhe nė ambasadėn gjermane kur kėrkova njė vizė. Mė kėrkuan nja 50
dokumente, ndėr to edhe njė ku duhej tė deklaroja qė jam i gjallė".

qeshura shpėrthyen nė sallė dhe Jeton Neziraj do ta justifikonte kėshtu
prezantimin qė i kishte bėrė mė parė pėrkthyesja kroate Alida Bremer, si njė
letrar me sens tė madh humori.
Edhe shkrimtari shqiptar Ben Blushi do ta
ruante ritmin e humorit tek publiku me deklarimin e tij nė gjermanisht "Unė nuk
jam as i sėmurė, e as mysliman", njė citat paksa i modifikuar ky, marrė nga
romani i tij i suksesshėm "Tė jetosh nė ishull".
Blushi, qė vetė ėshtė me
prejardhje tė krishterė, trajton nė romanin procesin e konvertimit tė
shqiptarėve gjatė pushtimit osman. Personazhi kryesor i romanit kthehet nė
shtėpi atė ditė qė ishte konvertuar nė mėnyrė shumė spontane, por ishte paksa i
emocionuar dhe kur e pyet e shoqja se ēfarė kishte, mos nuk ndjehej mirė, ai
pėrgjigjet: "Jo, nuk jam sėmurė, jam mysliman".
"Tani ne e dimė se pėrse ky
roman nė Shqipėri ėshtė njė nga librat mė tė shitur", do tė komentonte Bremer
mbas leximit tė pasazhit tė shkurtėr tė pėrkthyer me mjeshtėri nga albanologja
Zuzana Finger.
Shkrimtarėt shqiptarė nuk mungonin nė panairin e librit nė
Lajpcig: Falė angazhimit tė palodhshėm tė pėrkthyeses Alida Bremer dhe
fondacionit S. Fischer, falė edhe mbėshtetjes financiare tė fondacionit
Robert-Bosch dhe ministrisė sė punėve tė jashtme gjermane, falė shtetit kroat
qė kishte ftuar Ali Podrimjen tė lexonte poezitė nė stendėn e vet.
Lind
pyetja: Pėrse jo nė stendėn kosovare? Pėrse jo nė atė tė Shqipėrisė? Pėrgjigja
ėshtė e thjeshtė: Sepse as Shqipėria e as Kosova nuk kanė marrė pjesė kurrė nė
kėtė panair, njė fakt ky qė ēudit jo vetėm ndonjė shqiptar tė zhgėnjyer, por
tashmė edhe organizatorėt e panairit, i cili ka njė afinitet shumė tė madh me
letėrsinė e Evropės Juglindore.
Kėtė afėrsi e dėshmon fakti qė vendet e
Ballkanit shumė shpesh kanė qenė nė fokusin special tė tij: Nė vitin 2007 ishte
Kroacia, vitin e ardhshėm do tė jetė Serbia. "Njė ditė do t'i sjellim edhe
shqiptarėt", premton e vetėsigurt Alida Bremer. Ndoshta nuk do tė ishte keq, qė
botuesit shqiptarė ta bėnin vetė hapin e parė drejt kėtij panairi kaq mikpritės
ndaj tyre.

Princesha
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Pejė/Gjermani.
Postime: 4441
Kyējet nė forum: 7686
Regjistruar mė: 03/11/2009
Profesioni: Mjeksi
Vėrejtjet:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi