Forcat Speciale tė ushtrisė greke fyejnė rėndė shqiptarėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Forcat Speciale tė ushtrisė greke fyejnė rėndė shqiptarėt

Mesazh nga Albanian_Girl prej Fri 26 Mar 2010, 8:04 pm

“Grek lind, nuk bėhesh kurrė, gjakun tėnd do tė derdhim, mor derr shqiptar”, ėshtė thirrja nė kor qė kanė bėrė, dje nė paradėn zyrtare tė 25 Marsit 2010, Forcat Speciale qė parakaluan rreshtore nė rrugėt “Panepistimiu” dhe “Agjiu Konstandinu”.
Skandal me pėrmasa tė papranueshme nė Greqi, Forcat Speciale tė ushtrisė greke fyejnė rėndė shqiptarėt duke kėrcėnuar madje me pirje gjaku. “Grek lind, nuk bėhesh kurrė, gjakun tėnd do tė derdhim, mor derr shqiptar”, ėshtė thirrja nė kor qė kanė bėrė, dje nė paradėn zyrtare tė 25 Marsit 2010, jo anėtarė tė ndonjė organizate ilegjitime, por pikėrisht Forcat Speciale qė parakaluan rreshtore nė rrugėt “Panepistimiu” (Rruga Universitare” dhe “Agjiu Konstandinu” (“Shėn Konstandini”.
Dhe sikundėr komentoi sot “Elefterotipia”, gazeta mė e madhe greke, thirrjet skandaloze erdhėn dje nė qendėr tė Athinės, jo nga anėtarėt e demonstruesve Hrisi Avgji, por nga Forcat Speciale zhytėse nė Universitetin e Shėn Konstandinit nė paradėn zyrtare ushtarake tė 25 marsit.
Gjithēka ka ndodhur dje nė qendėr tė kryeqytetit grek, Athinė. Forcat Speciale tė Ushtrisė greke, (ΟΥΚ), zhvilluan paradėn zyrtare ushtarake tė 25 marsit.
Ndėrkohė qė parakalonin sipas procedurės, ka shpėrthyer mes tyre kėnga ““Grek lind, nuk bėhesh kurrė, gjakun tėnd do tė derdhim, mor derr shqiptar”, qė nė greqisht, u kėndua me rimė, kėshtu: “Elinas gjeniese, dhen gjinece pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane”.
Kėto dhe tė tjera thirrje rrėnqethėse, tė denja pėr filma horror, u dėgjuan dje nė mes tė Athinės, raporton korrespondenti i Agjencisė NOA.
Thirrjet e frikshme erdhėn pikėrisht kur Forcat Speciale sapo pėrshkuan zonėn e Sintagma (Kushtetueses) dhe “trimat” dhe u afruan nė rrugėt “Panepistimiu” dhe “Agjios Konstandinos”, nisėn tė klithnin pėr kasaphanė ndaj fqinjėve tė Greqisė, duke mos kursyer shqiptarėt, turqit dhe shkupjanėt, siē i njohin qytetarėt e FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė). Dhe duke vendosur kėshtu “mes vedi” se kush ka tė drejtė tė quhet grek dhe kush jo.
Thirrja tjetėr e kėngės horrore, ishte: “Do tė bėhet kasaphanė, pastaj do tė hakmerrem, kur tė adhuroni kishėn edhe kryqin”, qė nė greqisht, u dėgjua kėshtu: “Tha gjini makeljo, meta tha ekdhitho, otan tha proskinisete simea ke stavro”.Mė tej sikundėr dėgjohet dhe shihet dhe nė pamjet video qė ju keni pranė kėtij raporti nga Athina, vijuan dhe frazat pėr ne shqiptarėt dhe pėr fqinjėt e tjerė: “U thonė shkupjanė, u thonė shqiptarė, rronbat e mia do tė qep me lėkurėn e tyre”, qė nė greqisht, e klithėn kėshtu: “Tus lene skopjanus, tus lene alvanus, ta ruha mu tha rapsod me dhermat’ap’aftus”.
Dėshmitarėt treguan se thirrjet u pėrkrahėn edhe nga njerėz tė politikės greke tė cilėt ndoqėn paradėn ushtarake sė bashku me qytetarėt grekė. “Njė prej burrave politikanė, madje u priu Forcave Speciale duke thirrur dhe ai sė bashku me ta e duke i paraprirė atyre me thirrje i pari”, raportoi sot “Elefterotipia”.
E gjitha kjo ndodhi ndėrkohė qė parada ndiqej nė rrugė nga familjarė emigrantė qė ishin mbledhur me dhjetėra, pjesa mė e madhe e tyre, shqiptarė, tė cilėt shumė prej tyre shtruan pyetjen: “Pse kaq urrejtje ndaj nesh”.
Kėto incidente vijnė vetėm pak kohė pasi Parlamenti i Greqisė miratoi ligjin qė jep mė shumė tė drejta pėr emigrantėt dhe qė i hap rrugėn pėrfitimit tė nėnshtetėsisė greke. Mesazhi i klithmave tė Forcave Speciale, lė pėrshtypjen se ishte pikėrisht kundėr kėtij ligji.
Nė kėtė pikė, shtrohet me tė drejtė pyetja: “Si ėshtė e mundur qė ushtria greke, duke zhvilluar parada zyrtare, nė mes tė Athinės, ne qendėr tė saj, tė sfidojė njerėzillėkun duke pėrdorur gjuhė tė rėndė urrejtjeje ndėrsa jetojmė nė vitin 2010. (ina-noa)


Ja ēka mendojnė kta pisa.....

Albanian_Girl
Anėtarė

Lokacioni: Parajse
Postime: 71
Kyējet nė forum: 4893
Regjistruar mė: 23/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Forcat Speciale tė ushtrisė greke fyejnė rėndė shqiptarėt

Mesazh nga Vizitor prej Sun 28 Mar 2010, 9:53 am

Shteti grek e ka te theksuar racizmin, por e keqja me e madhe jone vjen nga ne.Ne parlamentin grek jane dy arvanitas, njeri prej tyre eshte me origjine nga Vlora, ndersa tjetri eshte nga jugu i Shqiperise por tashme nuk me kujtohet qyteti.Jane pikerisht keta dy persona qe ne parlamentin grek nxisin urrejtjen ndaj gjakut te tyre, nxisin rracizmin dhe ngrene ne lartesi Greqine.Ne cdo fjalim te tyre ka nota racizmi, jane pikerisht keta te dy qe ne proceset parlamentare te hedhin balte mbi dhe vete ate qe jane.Jane nje grup shqiptaresh qe deri tani e kane fituar me dhune ose me sjellje dhe pune te pandeprere respektin, sepse shteti shqiptare kurre nuk ka dashur qe te mbroj te drejtat e tyre.
Sot qe ne ndeshim ne rrjeshta te tille dhe thirrje te tilla racizmi eshte se armikun e kemi nga gjaku jone.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi