Shitet, dhunohet dhe burgoset!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shitet, dhunohet dhe burgoset!

Mesazh nga Princesha prej Sat 03 Apr 2010, 8:51 am

Shitet, dhunohet dhe burgoset!


Kabul – E fejuar me
njė burrė tė moshuar, i cili i kishte ofruar 5.000
dollarė babait tė
saj, por e dashuruar nė njė djalė me tė cilin kishte
kontaktuar me
telefon, njė vajzė 16-vjeēare afgane ėshtė tėrhequr zvarrė para
njė
gjykate qė e shpalli atė fajtore pėr ikje nga shtėpia.

“Isha
e fejuar me njė tė moshuar dhe nuk isha e lumtur. Ai ngjyroste mjekrėn
e
tij nė tė zezė”, tha vajza, emri i tė cilės nuk bėn tė pėrmendet pėr
shkak tė
ligjeve pėr tė miturit.

Tani shtatzėnė,
ajo tha se nuk e di se kush ėshtė babai i bebes, duke shtuar
se
kishte fjetur edhe me djalin nė tė cilin ishte e dashuruar, edhe me
burrin me
tė cilin ishte e fejuar. Ajo gjithashtu theksoi se ishte
dhunuar nė burg para se
tė transferohej nė Kabul. Tregimi tmerrues i
vajzės adoleshente ofron njė
pasqyrim tė gjendjes sė sistemit
gjyqėsor afgan dhe thekson detyrėn e vėshtirė
pėrpara teksa
presidenti amerikan, Barack Obama, bėn thirrje pėr pėrmirėsimin e
sundimit
tė ligjit pėr tė barazuar arritjet ushtarake nė vend.

Situatė
e pafavorshme

Obama ka dėrguar edhe nja 30.000
trupa amerikane shtesė nė Afganistan pėr tė
luftuar talebanėt
kryengritės, por zyrtarėt po ashtu vlerėsojnė se progresi nė
ēėshtjet
shoqėrore, si korrupsioni, qeverisja dhe drejtėsia do tė jenė
thelbėsore
pėr sjellje tė stabilitetit nė vend.

”Kam parė
shtrembėrime nė gjykatė”, tha Kimberly Motley, avokate amerikane e
cila
ka intervistuar 348 tė arrestuar, gjykatės dhe tė tjerė pėr njė raport
pėr
sistemin e gjykimit tė tė miturve, dhe e cila pėrfaqėson edhe
vajzėn shtatzėnė
afgane nė pėrpjekje pėr ta liruar.

”Kam
parė fėmijė qė as nuk janė sjellė nė gjykatė pėr seancėn e tyre. Kam
parė
seanca pa ndonjė dėshmitar, seanca pa ndonjė dėshmi. Vendimi gjithmonė
ėshtė
- fajtor”, tha ajo.

Vajzat e reja zakonisht kalojnė
mė sė keqi brenda sistemit, tha ajo. Nė njė
shoqėri shumė
konservatore myslimane, ku femrave u mohohej arsimimi gjatė
sundimit
tė talebanėve, ēdo veprim, qė nga pėrpjekja pėr t’i ikur njė martese tė

detyruar, e deri te ecja nė rrugė pėrkrah njė djali i cili nuk
ėshtė i afėrm i
vajzės, mund tė bėjė qė ato tė shkojnė nė burg.

Rreth
gjyma e vajzave tė reja tė mbyllura nė qendrat afgane tė burgimit
akuzohen
pėr “krime morale”, siē janė ikja nga shtėpia dhe tradhtia
bashkėshortore,
theksoi Motley.

Edhe

pse
ligji afgan nė
mėnyrė specifike nuk thekson se krimet morale si ikja nuk janė
ilegale,
gjykatėsit shpesh pėrdorin Nenin 130 qė u lejon gjykatave tė “vendosin

atė mėnyrė qė e realizon drejtėsinė nė mėnyrėn mė tė mirė” kur
pėrballen me
njė ēėshtje pėr tė cilat ligjet e tjera nuk kanė
paraparė zgjidhje. “Kjo hap
derėn pėr tė gjitha gjėrat”, tha
Francesco Ponzoni, kėshilltar ligjor i
“Bashkėpunimit Italian”, krah
i ambasadės italiane.

“Kam gabuar”
Pėrveē
“krimit moral”, 30 pėr qind e vajzave burgosen me akuza pėr vrasje,
ndonėse
kjo shpesh ndodh edhe nga pjesėmarrja nė krim – mund tė kenė qenė tė
pranishme
kur dikush ka kryer njė vrasje, tha Motley. Tė tjerat burgosen me
akuza
mė tė lehta, sikurse vjedhja.

Ngase femrat afgane –
posaēėrisht ato nė zonat rurale – mėsohen tė luajnė njė
rol pasiv
nė publik, gjasat janė edhe mė tė pakta pėr vajzat e reja kur
paraqiten
nė sallė tė gjyqit.

“Pėr shkak tė kulturės, ato
gjenden nė njė situatė tė pafavorshme”, tha
Motley. “Nėse ato
flasin, duken sikur po bien ndesh me parimet. Nėse nuk flasin,
ėshtė
njė pranim i fajit”.

Afganistani besohet tė ketė 30
qendra tė burgimit tė tė miturve, me rreth 600
tė burgosur, por
numri i tyre me gjasė ėshtė afėr 1.000, nėse numėrohen edhe
djemtė
tė cilėt gabimisht vlerėsohen se janė mbi 18 vjeē dhe nėse numėrohen
edhe
qendrat jozyrtare”, tha Motley.

“Bashkėpunimi
Italian” po bėn shtytje pėr alternativa ndaj burgimit tė
zakonshėm
pėr tė miturit dhe ka financuar ndėrtimin e njė qendre “tė hapur” nė
Kabul,
ku tė burgosurit lejohen tė shkojnė nė shkollė apo tė punojnė gjatė
ditės.
Megjithatė, vetėm nja 10 fėmijė janė aktualisht nė qendrėn e hapur, e
cila
pengohet nga hezitimi i gjykatėsve pėr t’i ēuar ata atje dhe nga
transporti
i kufizuar pėr t’i nxjerrė fėmijėt jashtė dhe pėr t’i
kthyer prapa.

Nė qendrėn e mbyllur tė burgimit nė
Kabul, muret e larta prej betoni dhe
telat me gjemba prapsin afganėt
e rinj nga bota e jashtme, duke i nxitur tė
burgosurit kureshtarė
tė afrohen pranė xhamave me grila kur arrijnė vizitorė. Nė
sektorin e
femrave, njė dhomė me stole, me njė makinė pėr thurje tė qilimave e
me
disa makina pėr qepje shėrben si klasė mėsimi.

Njė
grup vajzash tė mbyllura nė njė dhomė plot krevate marinarėsh me mbuloja

tė kuqe ngrihen nė kėmbė menjėherė kur hapen dyert e mėdha tė zeza.
Disa duken
tė frikuara.

”Kam gabuar”, tha njė
vajzė me shami nė kokė kur u pyet se si kishte
pėrfunduar aty.

Princesha
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Pejė/Gjermani.
Postime: 4441
Kyējet nė forum: 7686
Regjistruar mė: 03/11/2009
Profesioni: Mjeksi
Vėrejtjet:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi