Dashuria kalon rubikonin fetar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dashuria kalon rubikonin fetar

Mesazh nga Princesha prej Sat 03 Apr 2010, 11:18 am

Dashuria kalon rubikonin fetar

V. H. nga Prishtina, para 10 vjetėsh, ėshtė martuar me njė
mashkull tė besimit katolik, ndėrsa ajo i ka takuar besimit islam. Njė vendim tė
tillė ajo e ka marrė pa pėlqimin e familjes. “Unė jam martuar nė moshėn
19-vjeēare. Nė fillim nuk e kam ditur qė i dashuri im i takon fesė tjetėr, por
njė gjė tė tillė e kam kuptuar pasi jam dashuruar nė tė. Familja ime ka qenė
kategorike kundėr kėsaj martese, por unė vetėm kisha vendosur qė tė martohem. Si
rezultat i martesės sime, vite me radhė, familja nuk mė ka pranuar nė shtėpi”,
rrėfen historinė e saj ajo. V. H. thotė se i ka tre fėmijė dhe besimet e
ndryshme fetare nuk e kanė penguar atė qė tė kenė njė jetė tė lumtur. “Burri im
asnjėherė nuk mė ka penguar t’i festoj kremtet e fesė sime, mirėpo edhe unė kam
pasur mirėkuptim nė kėtė drejtim. Ndėrkaq, sa u pėrket fėmijėve, ajo thotė se dy
vajzat mbajnė emra internacionalė, kurse fėmija i vogėl ka emėr mysliman”,
thekson ajo. Rastet e martesave ndėrfetare nuk janė tė pakta nė Kosovė, edhe pse
familjet e tė dyja besimeve vėshtirė e pranojnė njė realitet tė tillė.

Feja islame i ndalon kėto martesa
Po ashtu, feja myslimane e ndalon femrėn
qė tė martohet me njė mashkull tė besimit tjetėr, kurse mashkullit ia lejon ta
bėjė njė martesė tė tillė. “Feja islame i lejon pjesėrisht martesat ndėrfetare,
sikur qė edhe i ndalon pjesėrisht, kur themi kėtė, nėnkuptojmė se kėrkon sqarim
tė domosdoshėm. Feja islame vendos ligje tė veēanta pėr mashkullin dhe tė tjera
pėr femrėn. Dy gjinitė kanė specifikat e tyre, prandaj, pėr hir tė kėsaj, hasim
nė ligje tė veēanta tė Sheriatit’’, bėn tė ditur Fitim Flugaj, zyrtar nė
Bashkėsinė Islame tė Kosovės (BIK). Ai ka sqaruar se feja islame e lejon
martesėn e mashkullit mysliman me femrėn e krishterė, qoftė ajo ortodokse,
katolike ose protestante dhe me femėr hebreje, por e ndalon tė martohet me
ithtarė tė besimeve tė sajuara nga njerėzit, me ato pagane dhe ateiste.
Pėrderisa nuk e lejon femrėn myslimane tė martohet me asnjė mashkull tė besimeve
tė tjera. Arsyeja pse feja islame e ndalon femrėn tė martohet me tė krishterė
apo tė besimeve tė tjera, siē thekson Flugaj, bėhet pėr shkak se as tė
krishterėt e as hebrenjtė nuk e njohin zyrtarisht fenė islame si fe hyjnore, tė
shpallur nga Zoti.

Myslimanėt i njohin
besimet e tjera fetare
si fe hyjnore
“Pėrderisa
ne myslimanėt e njohim edhe krishterimin e edhe hebraizmin si fe me bazė hyjnore
dhe kemi detyrime ligjore nė fenė islame qė t’i respektojmė tė drejtat e tyre
fetare dhe humane, ato nuk i njohin tė drejtat e besimtarėve myslimanė. Ky ėshtė
edhe burimi i sulmeve tė vazhdueshme nga ana e hebrenjve dhe tė krishterėve
kundėr myslimanėve”, thotė ai. Flugaj nėnvizon faktin se femra e krishtere ose
ēifute i gėzon tė gjitha tė drejtat fetare e njerėzore te burri mysliman dhe e
kundėrta nuk mund tė ndodhė, prandaj ndalohet martesa e femrės myslimane me njė
pjesėtar tė besimeve tė tjera. Kurse mashkullit mysliman i lejohet tė martohet
vetėm me tė krishtere dhe hebreje dhe ai ėshtė i detyruar qė ta shoqėrojė deri
nė hyrje tė kishės ose sinagogės bashkėshorten e tij. Feja islame preferon
martesa brendapėrbrenda komunitetit mysliman, duke apeluar pėr respekt ndaj
besimtarėve tė besimeve tė tjera. Mirėpo, nėse burri konvertohet nė fe tjetėr,
fėmija, kur ta arrijė moshėn e pjekurisė, ėshtė i lirė tė zgjedhė besimin.

Pėr shkak tė dashurisė, konvertohet nė fe tjetėr!
Nė anėn tjetėr, N. N.
nga rajoni i Vitisė, ėshtė konvertuar nga feja islame nė atė katolike. Njė
vendim tė tillė ai e ka bėrė pėr hir tė dashurisė. “E dashura ime i ka takuar
besimit tė krishterė dhe familja e saj nuk e ka lejuar atė qė tė martohet me
mua, pikėrisht pėr shkak se i kam takuar besimit islam. Shi pėr kėtė, kam qenė i
obliguar qė tė konvertohem nė tė krishterė”, ka thėnė ai. Ai ka sqaruar se
familja e tij nuk e ka pranuar vendimin e tij dhe tash e disa vite jeton i ndarė
nga familja, vetėm me gruan dhe fėmijėt e tij. Pėrveē konvertimit, ai e ka
ndėrruar edhe emrin. Sociologėt thonė se martesat ndėrfetare janė martesa tė
zakonshme dhe tė tilla kanė ndodhur edhe mė herėt. Ilir Rexha, sociolog, thotė
se kjo dukuri ėshtė mė e theksuar sidomos nė dekadėn e fundit, me ardhjen e
ndėrkombėtarėve tek ne. Me martesat ndėrfetare, asnjėri prind nuk duhet t’ia
imponojė fėmijės tė tyre se nė cilėn fe tė orientohen, pasi ata duhet tė
zgjedhin vetė. Sociologu Rexha ka nėnvizuar faktin se tek familjet patriarkale,
martesat e tilla janė tė papranueshme, por me modernizimin e jetesės kėto
ēėshtje tabu do tė tejkalohen.
Ndėrkaq, Resul Rexhepi nga BIK-u, profesor,
thotė se e drejta e Sheriatit, ēėshtjen e martesės e ka elaboruar deri nė
detaje. Sipas tij, myslimanit i lejohet martesa me femrėn e po sė njėjtės fe
(pra islame) dhe me femrat ithtare tė Librave tė shpallur nga Allahu. Ndėrkaq,
femra myslimane ka tė drejtė tė martohet me mashkullin mysliman, por jo edhe me
ithtarė tė feve tė tjera, cilado qoftė ajo. Ai ka sqaruar se feja islame e
ndalon konvertimin nga islami nė cilėndo fe tjetėr dhe nuk e ndalon pranimin e
fesė islame nga fe tė tjera sa kohė qė kjo bėhet me vetėdėshirė. Ndėrkaq, nėse
dy prindėrit u takojnė feve tė ndryshme, atėherė fėmija, para moshės sė
pjekurisė, pėrgjegjėsinė e ka tė kufizuar, ndėrkaq pas kėsaj moshe ėshtė
pėrgjegjės pėr veprat e tij dhe rrjedhimisht ėshtė i lirė tė zgjedhė se cilės fe
do t’i pėrkasė, duke qenė gjithmonė i vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė qė bart”, ka
thėnė Rexhepi.

Martesat ndėrfetare, pjesė e globalizimit
Don Alber Jakaj, sekretar i
Ipeshkvisė sė Kosovės, ka theksuar se kohėve tė fundit martesat e pėrziera janė
rritur shumė nė tė gjitha vendet perėndimore. Po ashtu, dita-ditės, edhe nė
Kosovė dhe nė territoret e tjera shqiptare ky fenomen po merr pėrmasa si pjesė e
globalizmit.
Sipas tij, vėnia kurorė dhe hyrja nė martesė e njė katoliku me
njė jokatolik, madje edhe jo i pagėzuar, gjatė historisė sė Kishės ka qenė
gjithmonė “pyetje e ndjeshme”. Martesat e bėra ndėrmjet njė tė krishteri katolik
me njė person tė religjionit tjetėr, quhen “martesa ndėrfetare” (apo tė
pėrziera).
“Ndryshimi i feve ndėrmjet bashkėshortėve nuk pėrbėn njė pengesė
tė pakapėrcyeshme, atėherė kur secili prej tyre arrin tė bėjė tė pėrbashkėt atė
qė secili ka marrė nė bashkėsinė e vet ndaj Krishtit. Por, vėshtirėsitė e
martesave tė pėrziera nuk duhet tė nėnvleftėsohen. Ato burojnė nga fakti qė
ndarja e tė krishterėve ende nuk ėshtė e kapėrcyer. Dallimet nė fe, por edhe nė
mendėsitė fetare tė ndryshme, mund tė pėrbėjnė njė burim tensionesh nė martesė,
sidomos nė lidhje me edukimin e fėmijėve. Atėherė mund tė paraqitet njė tundim:
indiferenca ndaj fesė”. (KKK, 1634) ka sqaruar Jakaj.

Martesat ndėrfetare – jostabile
Siē u shpreh Don Jakaj, martesa tė tilla
nuk janė stabile dhe tė forta, pasi ato mė lehtė shkatėrrohen, por edhe pėr
shkak tė njė tė kuptuari mė tė ndryshėm tė pazgjidhshmėrisė sė martesės qė e
mbėshtet dhe e mėson si mėsim tė saj Kisha Katolike. “Pėr kėtė arsye, mund tė
themi se nuk ėshtė i paarsyeshėm dhe i paargumentuar qėndrimi i ashpėr kishtar
ndaj martesave tė pėrziera, aq mė tepėr ndaj martesave tė katolikėve me jo tė
krishterė.

Princesha
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Pejė/Gjermani.
Postime: 4441
Kyējet nė forum: 7686
Regjistruar mė: 03/11/2009
Profesioni: Mjeksi
Vėrejtjet:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi