Njė shqiptar drejt “Nobelit”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njė shqiptar drejt “Nobelit”

Mesazh nga Princesha prej Sat 03 Apr 2010, 12:06 pm

Njė shqiptar drejt “Nobelit”



Edor Kabashi ka identifikuar gjenin pėrgjegjės pėr ērregullimet
neuromuskulare. 31-vjeēari, i kėrkuar nga qarqet shkencore botėrore
Njė
31-vjeēar nga Durrėsi ka arritur tė bėhet pjesė e ekipeve mė tė njohura tė
shkencėtarėve franko-kanadezė, duke zgjuar interesimin e tyre pėr vetė
kapacitetin e tij. Zbulimi i tė riut nga Shqipėria ka ardhur pasi agjencia
amerikane e lajmeve, UPI (United Press International) dhe mediat kanadeze
raportuan nė mbarė globin nga Montreali se “njė ekip shkencėtarėsh kanadezė dhe
francezė kanė identifikuar njė gjen tė tipit tė ri, pėrgjegjės pėr njė fraksion
tė shėnueshėm tė rasteve tė ALS-sė (amyotrophic lateral sclerosis – skleroza
laterale amiotrofike)”. Sipas lajmit shkencor, “ALS zakonisht quhet edhe
sėmundja e “Lon Gehrig-ut”, njė ērregullim neuromuskular i pashėrueshėm, qė
dėmton neuronet motore dhe ēon nė paralizė ose vdekje brenda 1-5 vjetėsh. Lajmi
ėshtė botuar nė edicionin e muajit mars 2010 tė revistės “Nature Genetics”, ku
studimi i mbi 200 subjekteve njerėzore me ALS u udhėhoq nga doktorėt Gi Rulo
(Guy Rouleau), durrsaku Edor Kabashi, Pol (Paul) Valdmanis tė Qendrės Kėrkimore
CRCHUM (Centre Hospitalier de l’Université de Montréal – Qendra Spitalore e
Universitetit tė Montrealit). Ekipi shkencėtarėve ka identifikuar disa mutacione
gjenetike nė gjenin TDP-43, me anė tė studimit tė pacientėve me ALS nga Franca
dhe Kebeku . Pas verifikimeve shkencore, ata vėrtetuan se TDP-43 ėshtė gjeni
pėrgjegjės pėr rritjen deri nė 5 pėr qind tė numrit tė pacientėve tė prekur nga
ALS. Zbulimi i madh (breakthrough) ėshtė rezultat i njė pune nė ekip me kolegė
tė barabartė pėr nivelin qė kanė nga universitetet e Waterloo dhe Laval nė
Kanada, Federata e Sėmundjeve tė Sistemit Nervor dhe Instituti i Biologjisė nė
Francė. “Sipas shkencėtarėve, identifikimi i mutacioneve shtesė nė TDP-43 nė
pacientė tė tjerė me ALS do tė vėrtetojė se ky gjen ėshtė shkak i dukshėm i
kėtij tipi ērregullimi”. Nė krah tė dr. Rulo, drejtor i qendrės kėrkimore tė
spitalit “Sainte-Justine” ndodhej nė ēdo ēast edhe durrsaku 31-vjeēar, fenomeni
Edor Kabashi, sipas pėrfundimit shkencor, “modelet animale, qė tejshprehin
mutacionet e identifikuara nė kėtė studim do tė sigurojnė pamjen vendimtare nė
brendėsi se si TDP-43 grumbullon dhe vret mė nė fund neuronet motore”. Ky zbulim
ėshtė njė hap drejt zhvillimit tė terapive pėr njerėzit, qė vuajnė nga kjo
sėmundje e tmerrshme, po ashtu ka gjasa dhe pėr sėmundje tė tjera
neurodegjenerative”, – shprehet fenomeni durrsak me titullin e lartė dr. Kabashi
i cituar nga mediat ndėrkombėtare. Pesė nė 100 mijė veta preken nga ALS dhe
sipas regjistrimeve, 30 mijė amerikanė tė moshės 45-65 vjeē janė tė sėmurė.
Rreth 20% tė pacientėve me ALS jetojnė 5 vjet, 10% mbijetojnė mė shumė se 10
vjet, 5% jetojnė 20 vjet pas diagnozės. Kostoja e kujdesit pėr stadet e vona tė
sėmundjes pėr njė kuadriplegjik arrin nė 200 mijė dollarė nė vit. Doktorėt Rulo
dhe Kabashi janė mbėshtetur financiarisht nga Institutet Kanadeze tė Kėrkimeve
nė Shėndetin Publik (CIHR – Canadian Institutes of Health Research) dhe
Instituti i ALS. Kėrkimi i tyre u financua gjithashtu dhe nga Shoqata e
Distrofisė Muskulare dhe Shoqata e ALS-sė. Studimi u botua nė 30 prill 2009, kur
dr. Kabashi mbushi 31 vjeē. Edori ka lindur nė Durrės. Babai i tij, Kujtim
Kabashi, i specializuar pėr matematikė, ka mbajtur titullin e kandidatit tė
shkencave pedagogjike, kurse e ėma, Irma Mborja (Kabashi), ėshtė diplomuar nė
arkitekturė. Por Edori, qė shkoi nė SHBA dhe Kanada drejt e nga bankat e
gjimnazit mė 1995, parapėlqeu profesionin e gjyshit nga e ėma, dr. Sulė Mborjes,
njė nga mjekėt mė tė shquar shqiptarė. Edor Kabashi ėshtė nipi i Mjeshtrit tė
Madh tė Punės, aktorit tė mirėnjohur, “Sokratit” shqiptar, Mirush Kabashi, ky me
famė ndėrkombėtare si njė nga aktorėt mė tė mirė tė momentit. Vėllezėrit
Kabashi, me origjinė nga Gjakova e Kosovės, janė tė njohur nė Durrės, pasi veē
Mirushit, xhaxhallarėt e tjerė tė Edorit janė Saliu, ish-kryeinxhinier i
fabrikės sė duhan-cigareve dhe i njohur nė qarqet e tregtisė sė jashtme nė
Tiranė dhe jashtė shtetit si ekspert dhe gazetari i ATSH-sė, Gėzimi, qė ka pasur
mė tepėr akses si gazetar nė forcat ushtarake tė huaja nė Durrės e Tiranė nga
viti 1997 e kėtej. “Nė shkollėn “Nako Spiru” nė Durrės kam kryer tetėvjeēaren.
Mė pas kam vazhduar nė gjimnazin “Gjergj Kastrioti”. Nė vitin 1995, pasi mbarova
maturėn, vazhdova studimet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Bėra njė vit nė
Rogers High School, nė Newport, Rhode Island”, – shkruan Edori, i cili gjatė
studimeve nė shkollėn e mesme tė Roxherit, ka marrė diplomėn presidenciale tė
Clintonit si nga nxėnėsit mė tė mirė tė SHBA-ve. Ėshtė jo rastėsi qė kėtė
diplomė e kishte marrė dhe njė ish-nxėnės tjetėr po i shkollės “Gjergj
Kastrioti”. Si 8-vjeēarja “Nako Spiru” (sot 9-vjeēarja “Maria Kaēulini”) ashtu
dhe e mesmja e pėrgjithshme “Gj. Kastrioti” janė nga mė tė mirat jo vetėm nė
Durrės, por dhe nė rang kombėtar. Ėshtė njė fakt kurioz: i ati i Edorit,
kandidati i shkencave pedagogjike, Kujtim Kabashi, ka qenė drejtor i shkollės sė
mesme “Naim Frashėri”, rivale e “Gjergj Kastriotit”. Edori shkoi nė kėtė tė
fundit. Prandaj nuk ishte e rastit qė Edori merr diplomė presidenciale nė SHBA.
Edori tregon: “Mė pas fillova universitetin nė Mount Saint Mary’s College nė
Emmitsburg, Maryland, me specializim Biologjinė dhe Psikologjinė, ku vazhdova
pėr 2 vjet. Gjithashtu, njė semestėr e bėra nė Universitetin e Sorbonės nė
Francė, ku studiova gjuhėn dhe kulturėn franceze. Mė pas u transferova nė
Universitetin McGill nė Montreal, Quebec nė Kanada, me specializim nė biologji.
Diplomėn e universitetit e mora nė vitin 2000”. Brenda 5 viteve, Edor Kabashi
pėrballon njė vit gjimnaz, dy vjet Biologji e Psikologji nė universitet, nė
SHBA, pastaj njė semestėr nė Sorbonė dhe diplomohet nė Kanada. Gjatė viteve
2001-2006, Edori bėri doktoraturėn nė degėn e Shkencave Neurologjike nė
Institutin Neurologjik tė Montrealit, nėn mbikėqyrjen e dr. Heather Durham.
Gjatė kėtyre studimeve ka fituar disa ēmime pėr punėn e tij, si dhe njė bursė
nga Instituti i Kėrkimeve Shkencore tė Kanadasė. Kjo punė ėshtė bėrė publike nė
disa artikuj nė revista ndėrkombėtare mjekėsore dhe shkencore. Gjithashtu, ka
shkruar njė pėrmbledhje shkencore dhe njė kapitull libri mjekėsor. Pasi mbrojti
diplomėn, fitoi njė ēmim shumė tė rėndėsishėm, njė bursė (fellowship) pėr
vazhdimin e studimeve pasdoktorale nė fushėn e neurologjisė nga shoqata
“Amyotrophic Lateral Sclerosis Canada” dhe Instituti i Kėrkimeve Shkencore. Pas
mbarimit tė punės doktorale, ka filluar njė specializim prej njė viti nė fushėn
e gjenetikės me dr. Guy Rouleau dhe tashmė punon nė spitalin “Notre Dame” pranė
Qendrės sė Shėndetit tė Universitetit tė Montrealit. Edor Kabashi nuk ėshtė
thjesht njė shkencėtar i mbyllur vetėm nė biblioteka dhe laboratorė.
Pėrkundrazi, pamja e tij e jashtme jep pėrshtypjen e njė njeriu trendy. Pasi,
siē thotė vet ai, ka edhe pasione tė tjera: i pėlqen shumė kinemaja, muzika,
sportet, si futboll, volejboll, pingpong. Qyteti ku jeton, Montreali, i jep
mundėsinė t’i pasurojė kėto pasione. Pra, ashtu si ka shkencėn pasion, ai nuk u
lė kusur sporteve pėr nga pasioni. Por nga xhaxhai, Mirushi, ka trashėguar dhe
pasionin e arteve, kinemasė dhe muzikės. Duke luftuar kundėr njė sėmundjeje tė
rėndė qė merr jetė njerėzish, Edori ka njė etje tė pashuar pėr tė gėzuar jetėn.
Ndoshta kėto pasione tė gėrshetuara me njėra-tjetrėn e bėjnė atė njė ikonė tė
njeriut modern. Edori nuk ėshtė i shkėputur nga zhvillimet nė atdhe, pasi vjen
dhe pėr pushime, sikurse vitin e kaluar nė 30-vjetorin e lindjes. Me gjithė
mallin qė ka, nuk mban doreza tė bardha, kur flet pėr problemet nė shėndetėsi:
“Do tė kisha shumė dėshirė tė studioja dhe tė bėj bashkėpunime me shkencėtarė nė
Shqipėri. Pėr fat tė keq, sektori i shkencave tė shėndetit, si dhe shumė sektorė
tė tjerė, ka shumė probleme dhe me tė vėrtetė ėshtė trajtuar keq kėto vitet e
fundit. Shpresoj nė tė ardhmen, me pėrparimin e Shqipėrisė nė tė gjitha fushat,
t’i jepet mė shumė rėndėsi kėtij sektori”. Ndėrkaq, Edori lė pėrshtypjen se
dėshiron jo vetėm tė bashkėpunojė me kolegėt e tij qė nga Kanadaja, por ėshtė i
gatshėm sė bashku me shqiptarė tė tjerė tė shquar nė shkencat e shėndetit tė
rikthehet nė Shqipėri. Edori thotė: “Gjatė studimeve nė Amerikėn e Veriut kam
takuar shumė shqiptarė qė studiojnė nė fusha tė ndryshme. Pėr shembull, nė
konferencėn e fundit ku kam qenė nėntorin e kaluar nė San Diego, Kaliforni, u
takova me njė grup shqiptarėsh qė punonin nė tė njėjtėn fushė (neuroshkenca) nė
qytete tė ndryshme si New York, Chicago, Cleveland. Shpresoj qė do tė krijohet
njė politikė e rikthimit tė trurit nė atdhe, sepse jam i sigurt qė tė dyja palėt
do tė pėrfitonin”, – shkruan Edori.

Princesha
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Pejė/Gjermani.
Postime: 4441
Kyējet nė forum: 7686
Regjistruar mė: 03/11/2009
Profesioni: Mjeksi
Vėrejtjet:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi