Cfare ndodh me nenen dhe bebin ne muajt e shtatezanise?

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Cfare ndodh me nenen dhe bebin ne muajt e shtatezanise?

Mesazh nga Vizitor prej Mon 12 Apr 2010, 21:19


Tre mujori i Pare.

Java 3

Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e
pare e menstruacioneve te fundit. Kjo konsiderohet dita e pare e
shtatzanise, prandaj duhet ta mbash mend. Veza ėshtė sa nji maje
gjilpere dhe po merr rrugėn pėr ne miter.

Java 4

Veza vendoset ne miter dhe fillon “zhvillimin”

Java 5

Embrioni ėshtė tashmė 2-3 mm lungime,
rreth tij ėshtė formuar shtresa mbrojtese. Menstruacionet te janė
vonuar, megjithėse ke shenjat e ardhjes, dhimbje, zmadhim gjoksi dhe
dhimbje kokė


Java 6

Tani fillon te ndjesh qe je shtatzene,
dallon ndryshimet ne trup. Shfaqet perzjerja-me shpesh ne mėngjes ose
kur ndjen ere gatimi. Ndihesh e lodhur sepse metabolizmi jot ėshtė
shpejtuar pėr te pėrballuar ndryshimet ne organizmin tėnd. Mitra rritet
dhe peshon mbi fshikzen e urines, duke I ulur volumin, kėshtu qe ndjen
nevojen pėr te shkuar ne tualet me shpesh. Megjithėse embrioni (bebi)
ėshtė akoma I vogėl, 4 dhomat e zemrės se tij janė formuar, zemra I
rreh me 180/min, gjithashtu ėshtė formuar tubi neural, nga I cili do
zhvillohet truri dhe palca e shtylles kurrizore te bebit.

Java 7

Truri I bebit ėshtė ne zhvillim, fillon
te formohet tubi tretes dhe gjymtyret. Koka ėshtė shumė e madhe ne
krahasim me pjesen tjetėr te trupit dhe mbeshtetet ne kraharor. Ti
ndihesh gjithmonė e me keq (te perzjera ne mėngjes, te vjella, te cilat
mund te zgjatin gjithė ditėn).

Java 8

Ne kėtė moment , embrioni (bebi) ėshtė
2,5 cm I gjatė. Dallohet fytyra, maja e hundės, goja dhe dy vija nė
vend te qepallave. Gjymtyret rriten ne vazhdim, organet kryesore kanė
zėnė vendin e tyre.
Barku jot rritet ngadalė dhe ti fillon tė kesh neps, hormonet do tė
ulin tensionin e gjakut, do ndjesh marrje mendsh nėse do ngihesh
pernjehere nga krevati.

Java 9

Embrioni (bebi) rritet shpejt dhe ka
pėrmasat e njė “luleshtrydhe”. Fillon ti zhvillohen sytė, veshet,
sistemi gjenital, urinar. Ne pėrfundim te kėsaj jave bebi do kėtė
qepalla, dhe mushkeri. Melcia e bebit fillon te prodhoje gjak (qeliza
gjaku) dhe formohet kordoni ombilikal. Ti ndjen trashje ne mes. Mishrat
e dhembeve bėhen te ndjeshem (me te bute) dhe rrjedhin gjak, sidomos
kur lan dhembet Kur je shtatzene ėshtė shumė e lehtė te besh infeksion
ne mishrat e dhembeve, prandaj duhet tė shkosh tek stomatologu pėr
kontroll.

Java 10

Mitra jote ėshtė sa nji portokalle dhe
ne brendesi te saj zhvillohet bebi qe tashmė ėshtė sa njė kumbull.
Kartilazhi qe formoi si fillim skeletin e bebit transformohet ne kocke.
Gjymtyret zgjaten dhe shfaqen berrylat dhe gjunjet. Ty te ėshtė
zmadhuar gjoksi dhe sigurisht ke nevojė pėr recipeta me numer me tė
madh.

Java 11

Ne tre javet ne vazhdim bebi jot do
dyfishoje dimensionet. Periudha delikate pėr zhvillimin e tij afersisht
kaloi, ndėrsa rreziku pėr te humbur shtatzanine ėshtė me I vogėl.
Sasia e pėrgjithshme e gjakut qe qarkullon ne trupin tėnd ėshtė rritur
dhe do vazhdoje te rritet deri ne javen e 30. Pėr kėtė arsye floket
tani kanė me shumė shkelqim dhe thonjtė janė me te shendetshem.

Jave 12

Fillon te duket pak barku sepse mitra,
e cila ėshtė zmadhuar shtyhet pėrpara. Tani mund te ndihet me mirė nga
mjeku. Kontrolli mjeksor duhet bėrė ne javen e 8 dhe ne javen e 12.
Zemra jote punon me shumė sepse duhet te pompoje njė sasi gjaku me te
madhe se zakonisht; do djersitesh me shumė dhe temperatura e trupit
tėnd do rritet. Bebi tani peshon afersisht 18 grame dhe ėshtė 6,5 cm I
gjatė. Gishtat e kėmbės I ka te ndara dhe fytyra ėshtė formuar komplet.
Fillon te zhvillohen organet gjenitale te jashtme, do zgjase edhe pak
para se te duken ne eko.

Tremujori i dytė

Java 13

Nuk e ndjen akoma, por bebi jot ėshtė I
gjalleruar, ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit tė parė,
tė gjitha organet e tij janė komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt,
dy here me shpejt sesa nji njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te
tejdukshme, pa dhjam. Lajmi I mirė pėr ty ėshtė qe tani shpeton nga te
perzjerat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen
probleme te tjera: disa femra kanė probleme me “daljen jashtė” gjatė
kėsaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi I sa me shumė
frutave dhe perimeve dhe te pish 2 liter ujė pa gaz ēdo ditė.

Java 14

Ne tremujorin e dytė, shumica e femrave
ndihen me mirė. Placenta tani kujdeset pėr ushqimin dhe prodhimin e
hormoneve, kėshtu qe ti do shpetosh nga te perzjerat dhe pse jo do
ndihesh mė me energji. Trupi jot peson ndryshime: lekura erresohet dhe
nji vijė ne ngjyrė te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut. Bebi tani
pėrgjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e
ndjen akoma te levize.

Java 15

Bebi jot tani ėshtė 10 cm I gjatė. Pas
ēdo ditė I qartesohen sytė, veshet, buzėt dhe hunda. I rriten qerpiket.
Fillon te kėtė refleksin e thithjes. Ti ndihesh me mirė! Lekura jote
ėshtė e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te
cilat do zhduken pas lindjes.
Kockat e bebit fillojnė te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi
te mishrave te dhembeve, prandaj ėshtė e rėndėsishme tė kesh diete me
shumė kalcium, pėr mos u konsumuar rezervat e tua..

Java 16

Gjymtyret e bebit janė formuar, tani
bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kėmbės.
Ndjen levizjet e para-shumė fine, si disa buleza gazi. Tani mund tė
shkosh pėr kontrollin e dytė tek mjeku, gjatė se cilit do tė te bėhet
ekografi. Ekografia e pare ėshtė pėr te caktuar ditėn e lindjes, ndėrsa
te tjerat ne vazhdim pėr tė parė zhvillimin e bebit dhe pozicionin e
tij. Ti ke shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.

Java 17

Barku ėshtė gjithmonė e me I dukshėm.
Pėr arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet e ke te zena dhe mund
tė kesh rrjedhje gjaku nga hundet. Floket bėhen me yndyre shumė me
shpejt se zakonisht. Bebi tani ėshtė me I rėndė sesa placenta; ėshtė I
gjatė I dobėt, ne kėtė periudhe lekura e gishtave ka marrė rrudha dhe
bebi ka shenja gishtash.

Java 18

Trupi jot vazhdon te rritet; ke shtuar
afersisht 2 deri ne 6 kilogram dhe ndonjėherė ke dhimbje ne vithe nga
zgjatja e ligamenteve. Nuk fle dot mirė, kėshtu qe kthehu ne njė anė, e
mbeshtetur ne jasteke. Sekrecionet vaginale janė me te shumta tani. Je
plot energji dhe mund te mendodh pėr te ndjekur kurse paralindjes.
Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do tė jenė shumė
te nevojshme gjatė lindjes. Bebi ėshtė 20 cm I gjatė dhe thith lengun
amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)

Java 19

Me zmadhimin e barkut, kerthiza
zgjerohet. Je ne gjysmen e rrugės. Mund tė kesh dhimbje kurrrizi sepse
mitra ėshtė zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses. Shplodhu me
kembet e ngritura dhe mundohu mos te ngresh pesha. Bebi leviz shumė dhe
mund te ndjesh goditjen e pare.

Java 20

Bebi jot rritet me shpejtesi: tani ai
peshon 260 de gram, dhe ėshtė 25 cm i gjatė. Muskujt po marrin po
ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai
kthehet sa ne njė anė ne tjetrėn dhe bėn akrobaci te vogla. Pėr shkak
te zmadhimit te barkut, mund tė kesh djegje te stomakut dhe probleme me
tretjen. Perdor qumėsht dhe ēaj mente. Duhet te hash shpesh dhe nga
pak, duke u pertypur ngadalė, kjo do tė beje te ndihesh me mirė.

Java 21

Lekura e barkut ėshtė zgjeruar shumė
dhe prandaj ėshtė e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhesh sa me shpesh
me krem hidratant ose vaj pėr beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nėse
kruarja ėshtė ne te gjithė trupin duhet tė shkosh tek mjeku. Bebi
peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet
degjimi dhe mund ti pėrgjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji
substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore pėr ti
mbrojtur lekuren.

Java 22

Bebi jot ėshtė I shkathet ne levizje
dhe ti e ndjen kėtė. Qe ne kėtė moment mund ti kendosh ninulla.
Shkencetaret kanė vėrtetuar se veshet e bebit janė formuar komplet ne
kėtė periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme. Gjithashtu mos
hezito ti flasėsh sa me shumė, sepse bebi tashmė ta njeh zėrin. Ti do
vesh re ne fytyre edhe gjaku te zmadhuara ndėrsa mishrat e dhembeve
janė te enjtur.

Java 23

Bebi tani ėshtė si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nėpėrmjet prekjes se barkut tėnd.
Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilėt
ėshtė familjarizuar. Ti ke shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram.
Kembet I ke te fryra dhe mund tė kesh plsje te venave, ndonjėherė ndjen
nji dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, janė muskujt te cilėt
zgjaten. Dhimbja kalon nėse shplodhesh..

Java 24

Fillon te ndjesh kontaktimet Braxton
Hicks. Kėto janė kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne
miter gjatė shtazanise dhe ndihmojne trupin gjatė lindjes. Bebi ėshtė
33 cm I gjatė dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e
bebit janė te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marrė fryme” vete.
Nėse do ta lindje tani, mundėsia pėr te mbijetuar ėshtė e ulet.

Java 25

Bebi tani ka arritur peshėn 700 gram.
Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra ėshtė bėrė sa nji top futbolli
dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj do urinosh
gjithmonė e me shpesh.

Java 26

Bebi rritet me ritm te shpejte. Godet
fuqishem dhe ne te shumtėn e rasteve ndodh atėherė kur ti shplodhesh.
Kycet e kembeve dhe fytyra te fryhen sepse trupi jot mban ujė. Lekura,
nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. ėshtė koha te
pėrdorėsh njė krem special pėr te hidratuar lekuren.

Java 27

Bebi shendoshet, formon depozita
dhjami. Pėr here tė parė do hapi sytė, qepallat nuk janė me te
ngjitura. Ti mund te besh lehtė infeksione urinare ne kėtė periudhe,
kėshtu qe duhet te pish shumė ujė. Mund te ndjesh tension ne gjoks I
cili mund te te bezdise.

Java 28

Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas
lindjes gjoksi jot do prodhoje kolostru. Ky pėrmban faktor imunitar te
cilėt mbrojne bebin sidomos ne kėtė periudhe kur sistemi I tij imunitar
ėshtė I pazhvilluar. Mjeku jot do tė therrase pėr kontroll ēdo dy jave
dhe do tė masė me shumė kujdes tensionin e gjakut. Mund tė kesh
nxehtesi pas lodhjes fizike. Truri I bebit rritet si pėrmasa dhe bėhet
me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles
dhe te thartes dhe mund te kėtė edhe preferenca. Zemra I rreh me fort
kur ti flet; te njeh zėrin.


Tremujori i tretė

Java 29

Bebi jot peshon tani rreth 1100 gram
dhe ėshtė afersisht 40 cm I gjatė. Gjatė gjithė kohės zgjatet dhe te
godet. Ndonjehere do ndjesh kontraktime te pėrsėritshme (njera pas
tjetres) ne bark, nuk ke pse shqetesohesh: ėshtė bebi te cilin e ze
lemza sepse ka thithur me shumė leng amniotik nga cduhet. Pėr shkak te
peshes te cilėn mban, te dhembin kembet dhe mund tė kesh probleme me
ekuilibrin.

Java 30

Shumica e fėmijėve kthehen me koken
poshte gjatė kėsaj jave, duke u pregatitur kėshtu pėr lindjen. Hapesira
ne miter tani ėshtė e pamjaftueshme, nuk I le vend bebit pėr levizje te
teperta. Tani lodhesh me lehtė dhe ke dhimbje kurrizi. ėshtė koha pėr
te filluar ushtrimet pėr forcimin e muskujve: kontraktimin dhe
qetesimin e muskujve

Java 31

Bebi rritet ne peshe, tashmė ai peshon
1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet.
Ti ke probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te
besh disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.

Java 32

Bebi tani ėshtė I gjatė 41 de cm. Ti ke
shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mirė. Kthehu ne nji anė dhe
mbeshtetu ne shumė jasteke.

Java 33

Bebi ėshtė plot energji dhe godet fuqishem. Rritet edhe barku jot. Urinon edhe me shpesh sesa deri tani.

Java 34

Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe
ėshtė 44 cm I gjatė. Truri dhe sistemi nervoz janė formuar komplet. Me
zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut tėnd ndryshon..

Java 35

Bebi jot I afrohet dimensioneve te nji
bebi “gati pėr tu lindur”, peshon rreth 2500 gram. Mund tė fillosh
pregatitjet pėr ngjarjen madheshtore

Java 36

Bebi ėshtė 2750 gram dhe 49 cm I gjatė.
Koka e tij I afrohet daljes dhe ti mund te marrėsh fryme me lehtė.
Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines dhe mund te
humbasesh urine nėse teshtin apo kollitesh. Duke filluar nga ky moment,
kontrollet mjeksore duhet te jenė javore

Java 37

Bebi mund te marrė fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Ti ndjen mungese konforti te te shtohet ēdo ditė.

Java 38

Bebi jot ėshtė gati pėr te ardhur.
Kohezgjatja mesatare e shtatzanise ėshtė 266 ditė, d.m.th. 38 jave qe
nga momenti I krijimit. Ti nuk do shendoshesh me tepėr se kaq. Bebi
mund te marrė fryme vetėm, thonjtė e tij ne duar edhe kėmbė forcohen
ēdo ditė.

Java 39

Tani bebi jot do shtoj shumė pak ne
peshe, pesha mesatare ne lindje do jetė rreth 3500 gram. Kockat e kokės
janė gati pėr lindje, pėr te kaluar me lehtė ne vagin. Qafa ėshtė paksa
e hapur dhe ke kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.

Java 40

Koka e bebit zbret ne segmentin e
fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen. Bebi tani ėshtė 50 cm I
gjatė dhe ėshtė I papritur momenti kur do dalė ne drite.







Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi