Tropoja552

Tropoja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tropoja

Mesazh nga Vizitor prej Tue 20 Apr 2010, 11:00 pm

Tropoja

Tropoja apo shpesh pėrmendet si Tropoja e vjetėr ėshtė vendbanim nė Shqipėrinė veriore dhe sot ėshtė zona me e lidhur me Kosovėn.

Histori

Tropoja njihet historikisht si pjesė e Malėsisė sė Gjakovės. Gjatė Perandorisė Osmane ishte pjesė e Vilajetit tė Kosovės. Kufiri i vitit 1912 qė shkėputi pjesėn mė tė madhe tė Kosovės nga Shqipėria la Tropojėn nė izolim dhe vėshtirėsoi jetėn e banorėve. Kufiri la tė izoluar edhe ekonominė e Tropojės.

Nga ēlirimi i Shqipėrisė e deri nė Luftėn e dytė botėrore Tropoja sė bashku me tė gjitha venbanimet e tjera tė Tropojės, Hasit dhe Kukėsit qė kishin mbetur kėndej kufirit ishte pjesė e Prefekturės sė Kosovės, qė ishte njė nga 10 zonat administrative tė Shqipėrisė sė lirė.

Sot Tropoja ėshtė pjesė e Rrethit tė Tropojės, tė cilit edhe i ka dhėnė emrin. Me ēlirimin e Kosovės nė vitin 1999 fillon njė fazė e re pėr jetėn e banorėve tė cilėt tani mund tė shfrytėzojnė shkollat apo spitalet nė Kosovė.

Ekonomia

Tropoja ndodhet rreth 260 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė, dhe 120 km larg Prishtinės, kryeqytetit tė Kosovės. Pozita gjeografike ka imponuar njė lloj izolimi ekonomik nga pjesa tjetėr e Shqipėrisė. Komunikacioni rrugor me Kosovėn mundėson tregti tė shpejtė. Tropoja ka sipėrfaqe mjaftė tė madhe tė tokave tė punushme, nė tė cilat kultivohen drithrat, mollėt, gėshtenjat, kumbullat e degjuara tropojane, ndersa ne blegtori mbizotėrojne tė imtat, sidomos dhitė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tropoja

Mesazh nga Dode Progni prej Sat 29 May 2010, 6:43 pm

RRETHI I TROPOJĖS

Rrethi i Tropojės shtrihet nė Shqipėrinė verilindore,kryesisht nė zonėn fiziko-gjeografike tė Alpeve,e zė pjesėn lindore tė tyre. Kufizohet:nė veri e verilindje me Republikėn e Kosovės,nė veriprendim me Malin e Zi,nė prendim me rrethin e Shkodrės,nė jug me rrethin e Pukės dhe nė lindje me rrethin e Hasit.
Gjetjet dhe germimrt arkeologjike,tė bėra kryesisht nė qytezėn ilire tė Rosujės,tregojnė se kjo trevė ėshtė banuar nga popullsi ilire qė nė mijėvjeēarin e dytė para erės sonė. Emri i rrethit lidhet me fshatin Tropojė i cili,nga viti 1925 e deri nė vitin 1952, ka qenė qendra administrative e kėtij rrethi. Qė nga viti 1952,qendėr administrative e rrethit u bė qyteti Bajram Curri,i cili u ndertua nė ish fshatin Kolgecaj. Emri mė i vjetėr dhe mė i njohur i kėsaj krahine ka qenė:”Malėsia e Gjakovės”, e cila historikisht ka patur lidhje tė ngushat gjaku, ekonomike e kulturore me Rrafshit tė Dukagjinit, veēanarisht me qytetin e Gjakovės i cili deri nė vitin 1913 ishte qendra mė e rendėsishme zejtaro-tregėtarė e saj.Si krahinė gjeo-etnografike edhe sot ky rreth ruan emrin Malėsia e Gjakovės. Malėsia e Gjakovės ėshtė e njohur pėr pjesėmarrje masive dhe herioizmin e treguar nė luftėrat pėr liri dhe pavarėsi. Kėtu jan zhvilluar disa beteja kundėr ekspeditave ndėshkimor osmane si dhe kundėr pushtuesėve serbo-malazez. Kėta tė fundit nė vitin 1913,pas njė qėnderese heroike tė malėsorve,dogjen gjithė malesine e Gjakovės.
Rrethi i Tropjės ka njė sipėrfaqe tė pėrgjithėshme prej 1043 km.katror dhe njė popullsi prej 28.000 banor (sipas stat, tė V.2004).Ka njė bashki:Qyteti B.Curri me rreth 6778 banor,dhe 6 komuna: Tropojė,Margegaj,Llugaj,Bujan,Bytyē dhe Lekbibaj. Bėn pjesė nė Prefekturėn e Kuksit. Pjesėn mė tė madhe tė sipėrfaqes e zėnė malet e larta.Lartėsia mesatare e relievit ėshtė 1105 m.mbi nivelin e detit,ndėr mė tė lartat e rretheve tė Shqipėrisė. Pika mė e lartė ėshtė Gryka e Haptė (maja Ismet Sali Bruēaj) 2625 m. Alpet e teritorit tė Tropojės dallohen si male tė larta,tė thepisura,tė ēveshura,me kullota alpine,e vende vende me dėborė tė pėrjetshme. Kėtu bijen nė sy fenomenet karstike,veprimi i akujve,i erozionit si dhe kontrastet e theksuara tė lartėsive,ku krahas maleve e kreshtave tė larta (2000-2500 m.) ka dhe qafa tė kalueshme e lugina tė thella qė pėrshkohen nga lumenj tė vegjėl e qė banohen deri nė thellėsi tė tyre. Mė e bukura,mė e rendėsishmja dhe mė e banuar ėshtė lugina e Valbonės,e njohur,jo vetėm pėr bukuritė e rradha natyrore po dhe pėr historinė e sajė tė lavdishme. Kjo,sė bashku me malet pėrrreth sherbeu brez pas brezi si “djep”qė pėrkundi e rriti shumė trima tė malėsisė sė Gjakovės e mbajti nė gjirin e vet herė pas here luftėtarėt dhe prijėsit mė nė zė tė Kosovės si,Bajram Currin,Sulejman Vokshin,Isa Boletini, Hasan Prishtinėn,Azem dhe Shote Galicėn etj. Kjo lugine e merr emrin nga lumi Valbona qė rrjedh nga latinishtja qė do tė thotė “luginė e mirė”.
Tropoja pėrfshihet nė zonėn e klimės mesdhetare kontinentale,por pjesa mė e madhe e teritorit qė zėnė Alpet ka klimė malore. Nė pellgun e Tropojės,qė ėshėt mė i madhi dhe mė i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore ėshtė 11.5gradė C,ndėrsa ajo mesatare e muajve mė tė ftohtė e mė tė ngrohtė janė pėrkatėsisht 0.2gradė C. dhe 21.6 gradė C. .Sasia mesatare vjetore e reshjeve ėshtė 1735.5 mm, qė bijen kryesisht nė formė shiu nė muajt tetor – nėntor,po edhe nė formė dėbore e breshėri,veēanarisht nga tetori deri nė prill. Raste tė veēanta tė rėnjes sė dėborės ka patur edhe nė verė,me 19 gusht 1968, pjesa mė e madhe e Alpeve tė Tropojės u mbulua me njė shtresė debore prej 30 cm.Zona mė me lagėshti ėshtė ajo e Qeresh-Mulajt,nė komunėn e Lekbibajt,me njė mesatare vjetore prej 2663.4 mm. Erėrat lokale janė “Veriu i zi” qė fryn nga verilindja nepėrmjet Qafės sė Morinės, ”Veriu i bardhė” qė fryn nga veriu nepėrmjet luginės sė lumit tė Gashit dhe “Era” qė fryn nga jugu gjatė luginės sė Valbonės. Dy tė parat sjellin masa ajri tė ftohta dhe e fundit tė ngrohta e me lagėshti.Lumi kryesor ėshtė Valbona (50.6 km),buron nė masivin e Jezercės dhe derrdhet nė lumin Drin. Prurjet mesatare nė Dragobi dhe Gri janė respektivisht 12.2 m.kub/ sek.dhe dhe 33.3 m.kub/sek. Uji i ftohtė e i kulluar si kristali,ujvarat dhe kanjonet piktoreske dhe peshku “troftė” qė rritet nė ujrat e tij e kan bėrė Valbonėn njė nga lumenjtė mė tė bukur e mė tė njohur nė tė gjithė vendin.Lumenjtė tjerė mė tė vegjel janė:lumi i Currajt,i Gashit dhe i Tropojės.
Tokat bujqėsore faqėsohen nga tė kafenjta (77%),tė murrme (22%) e livadhore malore (0.6%) Bimėsia natyrale ėshtė relativisht e pasur. Pyjet e shkurret zėnė 38% tė sipėrfaqes sė pėrgjithshme tė rrethit,pyjet me gjethe 92 % tė sip. pyjor dhe shkurret 8 %. Kullotat zėnė 29 % tė sipėrfaqes bujqėsore.
Me rėndėsi tė veēantė ėshtė masivi i madh dhe i bukur i gėshtenjave qė zė njė sipėrfaqe prej 2620 ha. me rreth 400 mijė rrėnjė. Mė i madhi nė Shqipėri dhe nė tė gjithė Ballkanin.Pyjet dhe bjeshkėt e Tropojės jan tė pasura nė bimė medicinale. Kėtu gjenden rreth 186 lloje bimesh mjeksore prej tė cilave mė e rendėsishmja ėsht Boronica (Wacininum mirtillus) qė rritet nė kullotat alpine, 1800-2000 m lartėsi. Ka bimė tė rralla si Hormoqi,Mėshtenka, Kėrleka,Arneni etj. dhe kafshė tė rradha si,shqiponja,dhia e egėr,kaprolli,gjeli i egėr,derri i egėr,ariu i murrėm etj.
Ne pikepamje ekonomike Tropoja eshte njė rreth bujqėsor e blegtoral.Kulturat kryesore bujqėsore qė kultivohen janė misėri dhe gruri qė pėrbėjnė drithėrat e bukės.Kulturat tjera janė patatja qe kultivohet kryesisht nė zonėn e Ēeremit e tė Valbonės,perimet,vreshtat dhe drurėt futor.Ndėr drurėt frutor mė i pėrhapuri ėshtė ai i kumbullės.Veēanarisht “kumbulla e zezė” tropojane ėshtė e njohur nė tė gjithė vendin pėr cilėsinė e saj mjaft tė mirė .Ajo pėrdoret pėr prodhimin e rakisė, reēeli dhe oshafit. Edhe mollat “gjylalle” qė kultivohen kryesisht nė rrethet e Gashit janė tė njė cilėsie mjaft tė mirė. Nė blegėtori mbizotėrojnė dhenėt. E pėrmendur pėr prodhimtari tė lartė leshi,qymėshti dhe mishi ėshtė delja “bardhokė”. Krahas kėsaj kėtu mbarshtohen dhitė,lopėt,kuajt,pulat etj. Veēanarisht pėr mbarshtimin e bagėtive luajn rol tė rėndėsishėm kullotat alpine. Bjeshkėt e larta tė Gashit,Krasniqes dhe tė Bytyēit si,Sylbica,Doberdoli, Koshutica,Markofēja,Mullafci,Balēina,Gjarpni i Bujanit,Rupat etj.tė pasura me kullota alpine presin ēdo verė mijėra bjeshkėtar tropojanė qė pėr mė shumė se tre muaj kullosin qindra mijėra bagėti nė kėto bjeshkė duke siguruar bulmetin e vitit. Bletaria ėshtė njė tjetėr zanat i pėrhapur nė Tropojė. Ėshtė i njohur mjalti i Zogajve (nė krahinėn e Bytyēit) dhe ai gėshtenjės,nė Krasniqe, i cili sherben jo vetėm si ushqim,po dhe pėr kurimin e disa sėmundjeve.
Sektori i industrisė ėshtė pak i zhvilluar. Vendin mė tė rėndėsishėm e zėn nxjerrja e mineralit tė kromit nė zonėn minerare Rrogam-Kam-Kepenek-Zogaj dhe nxjerrja e kuarcit nė fshatin Kėrnajė. Vetem 17 km larg qytetit B.Curri ,aty ku bashkohet Valbona me Drinin,nė vitin 1978 pėrfundoi sė ndėrtueri hiderocentrali i Fierzės,qė ėshte njėra nga veprat mė tė mėdh energjitike tė vendit tonė. Nga ndėrtimi i tij u formua liqeni artificial i Firzės me njė vėllim rreth 2.5 miljard m.kub uji, e njė pellg ujmbledhės rreth 11.829 km.katror. Boshti gjatėsor i tij ėsht rreth 70 km,dhe nė pjesėn mė tė madhe tė kėsaj gjatėsie ėshtė i lundrueshm. Ky lidh Fierzėn me qytetin e Kukėsit. Liqeni i Fierzės sherben edhe si rregullator i furnizimit me ujė pėr liqenin e Komanit dhe tė Vaut tė Dejės.
Pėr shkak tė pozitės gjeografike dhe tė infrastrukturės tė dobėt rrugore,rrethi i Tropojės ka qenė njėri nga mė tė izoluarit nė Shqipėri. Lidhja e Qytetit B.Curri me Tiranėn,deri me ndėrtimin e hiderocentrali i Komanit bėhej nepėmjet njė rruge automobilistike tė gjatė mbi 270 km. e cila ndiqte itenerarin Tiranė – Laē – Milot – Rrubik – Gjegjan – Fushė Arst – Fierzė – B.Cuurri dhe anasjellatas. Pas pėrfundimit tė hiderocentralit tė Komanit udhėtimi Tiranė B.Curri u bė disi me i shkurtėr dhe kryhet sipas itenerarit,B.Curri – Fierzė (udhėtim me automobil),Fierzė – Koman (udhėtim me traget) dhe Koman – Tiranė(udhėtim me automobil).Ky udhėtim edhe pse i bukur,veēanarisht udhėtimi me anije nepėr liqenin e Komanit,ėshtė mjaft i gjatė dhe i lodhshėm. Ēlirimi i Kosovės, nė vitin 1999, pėrveē tė tjerash,pėr Tropojėn kishte rėndėsi dhe nė pikpamjen e nxjerrjes sė kėtij rrethi nga izolimi shumėvjeēar. Tani qyteti i B.Currit lidhet me qytetin e Gjakovės, 37 km largėsi,nepėrnjet njė rruge automobilistike tė asfaltuar e cila kalon nga B.Curri – Tropoj e vjetėr – Qafė Morinė – Gjakovė. Nga B.Curri pėr nė Gjakovė dhe anasjelltas udhėtojnė mesatarisht ēdo ditė rreth 20 furgonė tė mbushur me pasagjerė dhe mbi 15 tė tjere qė dergojnė e sjellin mallėra tė ndryshme.
Bukuritė natyrore,veēanarisht Alpet ku gjenden dy fshatrat piktoresk,perlat e Alpeve: Valbona (fshat nga buron lumiValbona),i shpallur si monument natyrorė me vlera kombėtare dhe Currajt e Epėrm nė krahinėn e Nikaj Merturit,i japin rrethit tė Tropojės vlera tė veēanta turistike. Rethi i Tropojės ėshtė njė trevė me etnografi tė pasur. Dallohet pėr shumėllojshmėrinė e varianteve, ngjyrave e motiveve tė bukura tė kostumeve popullore.Elementėt mė tė pėrhapur tė veshjes popullore janė:tirqit e bardhė me gajtana tė zi dhe kapuēi i barrdhe nė formė vezake pėr burra,pshtjellaku i gjanė pėr gra, ku mbizotėron ngjyra e kuqe dhe xhubleta – elementi mė karkteristik i veshjes sė grave tė krahinės sė Nikaj-Merturit. Nė qėndėr tė qytetit B.Curri ngrihet ndertesa e muzeut historik tė rrethit qė dallohet pėr arkitekturen karakteristike tė ngjajshme me atė tė kullave tė Malėsisė sė Gjakovės. Pranė muzeut ngrihet dhe shtatorja e Heriot tė Popullit Bajram Curri,vepėr e skulptorit Fuat Dushku.

Dode Progni
VIP
VIP

Shteti: Tirane
Postime: 77
Kyējet nė forum: 5224
Regjistruar mė: 09/04/2010
Profesioni: Historian-Pension

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tropoja

Mesazh nga Katilja prej Wed 01 Jan 2014, 4:39 pm

Tropoja me 7.500 banorė, ėshtė qyteti i 37-tė nė Shqipėri pėr nga numri i popullsisė.
Qyteti ka marrė emrin e heroit Bajram Curri.
Historia
Tropoja njihet historikisht si pjesė e Malėsisė sė Gjakovės. Gjatė Perandorisė Osmane ishte pjesė e Vilajetit tė Kosovės. Kufiri i vitit 1912 qė shkėputi pjesėn mė tė madhe tė Kosovės nga Shqipėria la Tropojėn nė izolim dhe vėshtirėsoi jetėn e banorėve. Kufiri la tė izoluar edhe ekonominė e Tropojės.
Nga ēlirimi i Shqipėrisė e deri nė Luftėn e dytė botėrore Tropoja sė bashku me tė gjitha venbanimet e tjera tė Tropojės, Hasit dhe Kukėsit qė kishin mbetur kėndej kufirit ishte pjesė e Prefekturės sė Kosovės, qė ishte njė nga 10 zonat administrative tė Shqipėrisė sė lirė.
Sot Tropoja ėshtė pjesė e Rrethit tė Tropojės, tė cilit edhe i ka dhėnė emrin. Me ēlirimin e Kosovės nė vitin 1999 fillon njė fazė e re pėr jetėn e banorėve tė cilėt tani mund tė shfrytėzojnė shkollat apo spitalet nė Kosovė.
Gjeografia

Bajram Curri ėshtė njė qytet nė verilindje tė Shqipėrisė dhe ėshtė qendėr administrative e Rrethit tė Tropojės.
Tropoja ndodhet rreth 220 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė, dhe 120 km larg Prishtinės, kryeqytetit tė Kosovės.
Ekonomia
Pozita gjeografike ka imponuar njė lloj izolimi ekonomik nga pjesa tjetėr e Shqipėrisė. Komunikacioni rrugor me Kosovėn mundėson tregti tė shpejtė. Tropoja ka sipėrfaqe mjaftė tė madhe tė tokave tė punushme, nė tė cilat kultivohen drithrat, mollėt, gėshtenjat, kumbullat e degjuara tropojane, ndersa ne blegtori mbizotėrojne tė imtat.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja
Moderator
Moderator

Shteti: Burrel
Postime: 1144
Kyējet nė forum: 3118
Regjistruar mė: 17/02/2013
Profesioni: forumxhie

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tropoja

Mesazh nga albi prej Wed 01 Jan 2014, 9:39 pm

Tropoja esht nje vend  turistik dhe  me banor  trima dhe shum krenar  sepse gjithmon kan qen ne vijen e par te luftes Bajram Curi esht nje prej  shum e shum trimave te Tropojes

albi
Moderator
Moderator

Shteti: linc te austris
Postime: 3195
Kyējet nė forum: 7994
Regjistruar mė: 09/07/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi