Psikologji

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Psikologji

Mesazh nga Naki prej Thu 21 Jun 2007, 18:09


Njė nga fushat e para tė interesimit tė njeriut pėr njohje ėshtė fusha e jetės sė tij psikike. Si homo sapiens njeriu vazhdimisht ėshtė pėrpjekur tė njohė natyrėn qė e rrethon, por edhe qėndrimin e tij ndaj asaj rrethine. Ky interesim ekziston edhe sot, e pėr shkak tė ndėrlikueshmėrisė sė saj, jeta psikike e njeriut do tė mbetet fushė qė pėrvetėsohet vėshtirė, por edhe fushė intriguese pėr hulumtime tė reja. Nė saje tė psikologjisėbashkėkohore sot realiteti psikik akceptohet si pjesė e realitetit tė pėrgjithshėm, d.m.th. si sintezė e realitetit natyror dhe shoqėror. Njohuritė fundamentale nga psikologjia gjithnjė e mė shumė aplikohen nė sfera tė ndryshme tė veprimtarisė sė njeriut. Kėshtu, psikologjia ka gjendur vendin e vet nė fushėn e patologjisė sociale, tė sjelljes asociale dhe kriminale. Rėndėsi tė veēantė psikologjia ka pėr njė numėr tė madh masash dhe veprimesh operative – teknike, tė metodave dhe tė teknikave kriminalistike nė zbulimin e provave materiale, si dhe tė veprimeve dhe tė dėshmisė hulumtuese tė fajit nė procedurėn gjyqėsore.
Funksioni i risocializimit tė personave tė gjykuar nė kuadėr tė trajtimit penologjik mbėshtetet nė njohuritė nga psikologjia. Nė fund, punėtorėt operativė tė organeve tė punėve tė brendshme, policėt, kriminalistėt gjatė punės sė vet komunikojnė me njė numėr tė madh njerėzish, e atė komunikim e ndėrlikon njė numėr i madh i indikatorėve tė natyrės psikologjike. Pasi qė aftėsia e komunikimit me njerėzit e profileve tė ndryshme psikologjike nuk trashėgohet, por ajo arrihet pėrmes procesit tė mėsimit dhe tė pėrvetėsimit tė dijeve, ėshtė e nevojshme qė studentėt e Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės tė pėrvetėsojnė informata tė caktuara dhe tė fitojnė njohuri tė caktuara nga psikologjia e pėrgjithshme, psikologjia e personalitetit, psikologjia sociale, psikologjia e komunikimit, nė mėnyrė qė tė aftėsohen pėr punėt efikase dhe humane me njerėzit. Tė gjithė kėto do t’ua ofrojė programi i propozuar nga moduli / lėnda mėsimore
– psikologjia.
Njohja e studentėve tė Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės me nocionet fundamentale nga psikologjia e pėrgjithshme, psikologjia e personalitetit, psikologjia sociale, psikologjia e komunikimit, me theks tė veēantė mbi njohuritė aplikative psikologjike lidhur me punėt e kriminalistit. Pėr studentėt e Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės, kjo ėshtė para sė gjithash:
• Pjesė e arsimimit dhe e kulturės sė pėrgjithshme;
• Njohuri shkencore qė do t’u mundėsojė punė mė tė suksesshme pas pėrfundimit tė studimeve;
• Bazė pėr bashkėpunim mė tė suksesshėm me ekspertėt e tjerė nga fusha e shkencave shoqėrore dhe natyrore;
• Bazė pėr tė kuptuarit mė tė lehtė tė pėrmbajtjeve nga disa module/lėndė tė tjera siē janė: sociologjia, psikopatologjia, kriminologjia, kriminalistika, penologjia, etika etj.
Rezultatet e procesit mėsimor nga moduli / lėnda e psikologjisė do tė jenė shprehje e qėllimeve tė parashtruara. Njeriu nė tėrėsinė e vet ėshtė i determinuar me faktorėt biologjikė, psikologjikė dhe faktorėt e mjedisit ku jeton dhe zhvillohet. Duke i pėrvetėsuar informatat nga moduli i psikologjisė, studentėt do tė kenė mundėsi tė njohin komponentėn psikologjike tė njeriut, me ēka para sė gjithash do tė mund ta njohin veten, por edhe sjelljet karakteristike tė njerėzve tė tjerė. Kjo do t’ju ofrojė arsimim tė gjerė tė pėrgjithshėm, do t’ua humanizojė marrėdhėniet me njerėzit e tjerė, nė saje tė transferimit pozitiv tė njohurive do t’ju mundėsojė pėrvetėsimin e njohurive tė reja nga fushat e tjera shkencore, do t’u ndihmojė qė mė lehtė dhe nė mėnyrė mė efikase t’i kryejnė punėt e
kriminalistikės. Kjo skripte ėshtė e pėrgatitur pėr studentė tė Universitetit tė Sarajevės, tė Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės nė Sarajevė, si dhe pėr studentė tė Universitetit AABARENA E ARSIMIT BASHKĖKOHOR, PRISHTINĖ.
Sarajevė, tetor 2006
Autor:
Prof. dr. sci. Mujo Haskoviq

--------------------------------
[ njoftim komplet librin do e ve se shpejti nese marr lejen]

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8663
Kyējet nė forum: 14469
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologji

Mesazh nga Naki prej Thu 21 Jun 2007, 18:17

KAPTINA 1
ĒKA ĖSHTĖ PSIKOLOGJIA?
Psikologjia ėshtė shkenca mbi shpirtin.
Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetėdijshme dhe tė pavetėdijshme psikike tė individit.
Psikologjia studion nė aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike. Objekti i interesimit tė psikologėve pėrfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, tė mėsuarit dhe kujtesėn, intelegjencinė, gjuhėn dhe tė folurit, mendimin, rritėn dhe
zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shėndetin, ērregullimet psikologjike, mėnyrat e zbutjes dhe tė mėnjanimit tė ērregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen
e njerėzve nė rrethana sociale, d.m.th. nė grupe tėndryshme dhe nė organizata shoqėrore.
PSIKOLOGJIA SI SHKENCĖ
Psikologjia, si edhe shkencat e tjera, pėrpiqet t’i pėrshkruajė, sqarojė, parashohė dhe kontrollojė dukuritė qė i studion. Pra, psikologjia pėrpiqet tė pėrshkruajė, sqarojė, parashohė dhe kontrollojė sjelljen dhe proceset psikike. Kurdoherė qė kjo ėshtė e mundur, emėrtimet dhe nocionet pėrshkruese lidhen me teorinė. Teoritė paraqesin formėsimin e tėrėsishėm tė raporteve tė qarta midis dukurive tė vrojtuara. Teoritė psikologjike mbėshteten nė supozimet mbi sjelljen dhe proceset psikike, pėrmbajnė pohime mbi parimet dhe ligjshmėritė qė sundojnė midis tyre dhe na bėjnė tė mundshėm paraqitjen e sqarimeve dhe tė parashikimeve. Teoritė psikologjike
mund t’i ndėrlidhin pohimet mbi sjelljen (siē ėshtė tėushqyerit ose agresioni), proceset psikike (mentale) (siē janė qėndrimet ose parafytyrimet), si dhe mbi strukturat anatomike ose proceset biologjike. Pėr shembull, shumė prej reaksioneve tona ndaj drogės sikurse ndaj alkoolit apo marihuanės, mund tė maten kur manifestohen nė sjellje, e supozohet se ajo sjellje shpreh veprimin biokimik tė drogave si dhe parashikimet tona (mentale) mbi
ndikimin e tyre. Psikologėt verifikojnė, gjithashtu, teoritė e veta tė pėrpiluara me kujdes me anė tė metodave hulumtuese, siē janė hulumtimet dhe eksperimentet nėterren. Teoria e kėnaqshme psikologjike na i bėn tė mundshme parashikimet. Pėr shembull, teoria e kėnaqshme mbi urinė do tė na bėjė tė mundshėm parashikimin kur do tė hanė njerėzit e kur jo. Mirėpo, nė psikologji pėr shumė teori ėshtė konstatuar se nuk janė tė afta tė sqarojnė ose parashikojnė atė qė ėshtė vėrejtur. Pėr kėtė arsye, ato teori janėbraktisur
ose janė ndryshuar.
Nocioni i kontrollimit tė sjelljeve dhe tė proceseve psikike ėshtė kontravers. Disa njerėz gabimisht mendojnė se psikologėt kėrkojnė mėnyra qė t’i shtyjnė njerėzit e tjerė ta bėjnė atė qė u urdhėrohet – sikurse kukullave nė pe. Kjo nuk ėshtė ashtu. Psikologėt janė tė prirur tė besojnė nė dinjitetin e qenieve njerėzore, kurse dinjiteti i njeriut kėrkon qė njerėzit tė jenė tė lirė tė marrin vendime tė veta dhe tė zgjedhin sjelljen e vet. Tėrė kohėn psikologėt mėsojnė gjithnjė e mė shumė pėr ndikimet nė sjelljen e njeriut, por atė dijeni ata e aplikojnė vetėm nė bazė tė kėrkesės dhe pėr t’u ndihmuar njerėzve nė realizimin e nevojave tė tyre.
PSIKOLOGJIA E APLIKUAR
Psikologėt kanė interesim tė shprehur tė pėrbashkėt pėr sjelljen, por mund tė dallohen shumė mes veti. Disa psikologė nė radhė tė parė janė tė angazhuar nė hulumtime themelore (qė ndonjėherė quhen bazike ose teorike apo hulumtime tė
pastra). Hulumtimet themelore nuk kanė aplikim tė drejtpėrdrejtė nė problemet personale ose shoqėrore, prandaj pėr kėtė arsye konsiderohen hulumtime qė kanė vetveten pėr
qėllim. Psikologėt e tjerė merren me hulumtime aplikative, qė i dedikohen kėrkimit tė zgjidhjeve pėr problemet specifike personale ose shoqėrore. Megjithėse hulumtimet themelore nxiten nga kurreshtja dhe dėshira pėr dije dhe mirėkuptim, hulumtimet e sotme themelore shpeshherė pėrmirėsojnė mėnyrėn e nesėrme tė jetesės. Pėr shembull, hulumtimet themelore tė tė mėsuarit dhe tė motivimit tė kryera ndaj kafshėve nė fillim tė kėtij shekulli kanė gjetur njė aplikim tė gjerė nė sistemet e sotme shkollore. Hulumtimet
themelore tė veprimit tė sistemit nervor i kanė zgjeruar njohuritė mbi ērregullimet siē janė epilepsia, sėmundja e Parkinsonit, sėmundja e Alzheimerit. Shumė psikologė nuk janė inkuadruar nė kurrfarė hulumtimesh. Nė vend tė kėsaj,
ata aplikojnė njohuritė psikologjike qė t’ju ndihmojnė njerėzve tė ndryshojnė sjelljen e vet nė mėnyrė qė tė mund t’i arrijnė nė mėnyrė mė tė efektshme qėllimet e veta. Psikologė tė shumtė merren kryesisht me mėsim. Ata i zgjerojnė njohuritė psikologjike nė klasė, seminare dhe punishte tė ndryshme.
Mirėpo, tė shumtė janė psikologėt e inkuadruar nė tė gjitha kėto aktivitete: hulumtim, kėshillim dhe mėsim. Pėr shembull, profesorėt e psikologjisė zakonisht zbatojnė hulumtime tė pastra ose tė aplikuara, u japin kėshilla klientėve individualė ose industrialė dhe i mėsojnė.
Psikologėt klinikė dhe psikologėt kėshillėdhėnės
Psikologėt klinikė u ndihmojnė njerėzve qė kanė probleme psikologjike nė pėrshtatjen ndaj kėrkesave jetėsore. Problemet e klientėve mund tė shkojnė nga ankthi dhe depresioni, vėshtirėsitė nė jetėn seksuale e deri te humbja e qėllimeve jetėsore. Psikologėt klinikė i vlerėsojnė problemet me anė tė intervistave strukturore dhe tė testeve psikologjike. U ndihmojnė klientėve tė vet nė zgjidhjen e problemeve tė tyre dhe nė ndryshimin e sjelljes sė papėrshtatshme me aplikimin e psikoterapisė dhe tė terapisė biheviorale. Psikologėt shkollorė dhe arsimorė Psikologėt shkollorė janė tė punėsuar nė sistemin shkollor dhe u ndihmojnė atyre qė kanė tė bėjnė me problemet qė e pengojnė tė mėsuarit. Problemet e tilla pėrfshijnė problemet sociale dhe familjare, problemet emocionale dhe vėshtėrsitė
specifike tė tė mėsuarit. Psikologu shkollor i konstaton problemet e nxėnėsve me anė tė intervistės me mėsuesit, prindėrit dhe vetė nxėnėsit.
Psikologėt zhvillimor
Psikologėt zhvillimor i studiojnė ndryshimet – trupore, emocionale, kognitive dhe sociale – qė ndodhin gjatė tėrė jetės. Ata pėrpiqen tė veēojnė ndikimin relativ tėtrashėgimisė (natyrės) nga rrethina (edukimi) nė zhvillim. Psikologėt zhvillimor zbatojnė hulumtime mbi ndikimin e pėrdorimit tė drogės nga ana e nėnės nė embrion, pėrfundimet e formave tė ndryshme tė edukimit tė fėmijėve, njohuritė e fėmijėve mbi
hapėsirėn dhe kohėn, konfliktet e adoleshentėve, pėrshtatjen e njerėzve mė tė moshuar. Psikologėt qė merren me personalitetin dhe psikologėt socialė Psikologėt qė merren me personalitetin e njeriut pėrpiqen t’i caktojnė tiparetnjerėzore; tė pėrcaktojnė se ēka ndikon nė proceset mendore tė njeriut, ndjenjat dhe sjelljet, si dhe t’i sqarojnė ērregullimet psikologjike. Ata merren sidomos me problemet e njeriut sikur janė ankthi dhe agresioni, si dhe me ēėshtjet e roleve gjinore. Psikologėt socialė nė rend tė parė orientohen nė natyrėn dhe nė shkaqet e tė menduarit dhe tė ndjenjave tė individėve dhe nė sjelljen e tyre nė situatat sociale.
Psikologėt qė studiojnė personalitetin pėrpiqen qė brenda personit t’i gjejnė disa interpretime tė sjelljes, kurse psikologėt socialė orientohen nė ndikimet shoqėrore ose tė
jashtme. Nė sjellje veprojnė edhe ndikimet e brendshme dhe tė jashtme.
Psikologėt industrialė
Psikologėt industrialė janė tė orientuar nė raportet midis njeriut dhe punės. Psikologėt e organizatave studiojnė sjelljen e njerėzve nė organizata siē janė ndėrmarrjet e ndryshme. Mirėpo, shumė psikologė janė tė arsimuar pėr tė dy fushat. Psikologėt industrialė dhe ata tė organizatave janė tė punėsuar nė organizatat afariste me detyrė qė t’i pėrmirėsojnė kushtet e punės, tė shtojnė produktivitetin dhe – nėse kanė arsimim pėr kėshillime – punojnė me tė punėsuarit qė kanė probleme nė punė. Ndihmojnė gjatė
punėsimit, arsimimit dhe pėrparimit.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8663
Kyējet nė forum: 14469
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologji

Mesazh nga Naki prej Thu 21 Jun 2007, 18:20

ZHVILLIMI HISTORIK I PSIKOLOGJISĖ
Psikologjia ka njė tė kaluar tė gjatė, por njė histori tė shkurtėr. Megjithėse duket qė rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimi teorik ndryshojnė pamjen e psikologjisė gjatė ēdo disa viteve, projektin e kėtij teksti mėsimor ka mundur ta shkruajė filozofi grek Aristoteli (rreth viteve 384 -322 para Krishtit). Njė nga veprat e Aristotelit ėshtė quajtur Peri Psyches, qė do tė mund tė pėrkthehej si “Mbi psikėn”. Peri Psyches, si edhe ky libėr, fillon me historinė e psikologjisė sė tė menduarit dhe pikėpamjet historike mbi natyrėn e psikikės dhe tė sjelljes.Aristoteli gjithashtu ka pohuar se njerėzit janė tė motivuar nė mėnyrė bazike qė tė kėrkojnė kėnaqėsinė dhe t’i shmangen dhembjes, qėndrim ky qė e ka shfrytėzuar teoria moderne psikodinamike dhe teoritė e tė mėsuarit. Ekzistojnė edhe kontribute tė tjera tė grekėve tė vjetėr. Demokriti (rreth viteve 460-370 para Krishtit), pėr shembull, ka theksuar se sjellja jonė ėshtė nėn ndikimin e ngacmimeve tė jashtme. Ai ka qenė njė nga tė parėt qė ka parashtruar ēėshtjen se a ekziston diēka e tillė siē ėshtė vullneti i lirė ose zgjedhja. Platoni (rreth viteve 427-347 para Krishtit), nxėnės i Sokratit (rreth viteve 470399 para Krishtit), ka shėnuar kėshillėn e Sokratit “njihe vetveten”. Qė nga atėherė kjo ėshtė motoja e mendimit psikologjik. Sokrati ka konkluduar se ne nuk mund tė arrijmė njohjen e plotė tė vetvetes me anė tė ndjenjave tona sepse ato nuk janė shprehje e saktė e realitetit. Edhe sot dallojmė ngacmimet qė veprojnė nė receptorėt tonė tėndijimit nga percepcionet dhe ndijimet tona shpeshherė tė shtrembėruara. Pasi qė ndijimet e bėjnė tė mundshme njohjen e papėrkryer, Sokrati ka propozuar qė ta studiojmė vetveten me anė tė tė menduarit racional dhe tė introspeksionit. Mirėpo, le t’i kthehemi zhvillimit tė psikologjisė si shkencė laboratorike nė gjysmėn e dytė tė shekullit 19. Disa historianė vejnė datėn e fillimit nė vitin 1860. Atėherė Teodor Gustav Fechner (1801-1887) ka botuar librin qė ėshtė gur kufitar nė psikologji: “Elementet e psikofizikės”. Ajo ka treguar se nė ēfarė raporti janė dukuritė fizike (siē janė drita dhe zėri) me dukuritė psikologjike tė ndijimit dhe tė percepcionit. Fechner gjithashtu ka treguar se si mund tė masim shkencėrisht efektet e atyre dukurive. Shumica e historianėve e vendos fillimin e psikologjisė moderne si shkencė laboratorike nė vitin 1879. Atė vit Wilhelm Wund(1832-1920) ka themeluar laboratorin e parė psikologjik nė Leipzig tė Gjermanisė.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8663
Kyējet nė forum: 14469
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Psikologji

Mesazh nga Genci-fr prej Sun 09 May 2010, 09:46

nese ndo njeri nga forumistet mund te na ndimoj rreth kesaj qeshte fjala esht rreth fakultetit psikologjik, dikush nese mund te na njoftoj per te mirat e kesaj dege

Genci-fr
Anėtarė

Shteti: kosov
Postime: 467
Kyējet nė forum: 6593
Regjistruar mė: 02/06/2009
Profesioni: ekonomist

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēka ėshtė Psikologjia?

Mesazh nga Vizitor prej Sun 09 May 2010, 11:36

Ēka ėshtė Psikologjia?



Psikologjia ėshtė njė shkencė magjepėse qė prek ēdo aspekt tė jetės sonė.
Definicioni i vjetėr qė psikologjia ėshtė shkenca mbi shpirtin ėshtė i pamjaftueshėm. Sepse
ai nė fakt vetėm shpjegon prejardhjėn e fjalės „psikologji“. Pra sipas
domethėnies sė fjalėve tė pėrngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe
„logos = shkencė“. Por psikologjia ėshtė mė shumė se vetėm njė shkencė
mbi shpirtin, mbi jetėn e brendshme tė njeriut. Jeta shpirtėrore e njeriut ka edhe anėn e jashtme.

Nga pikėmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencė, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e
vetėdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.
Psikokologjia ėshtė shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja pėrgjithėsisht pėrkufizohet si gjithėēka qė
ne bėjmė, sidomos nėse kjo mund tė vėzhgohet prej tė tjerėve. Kognicioni,
pėrfshin proceset mendore, si p.sh. tė menduarit, tė perceptuarit, tė
ėndėrruarit, kujtesėn etj. Kėto procese njohėse zakonisht nuk mund tė vėzhgohen
per se dhe shpesh hulumtohen pėrmes eksperimenteve (vetėraportimeve, pyetėsorėve etj).
Psikologjia mund tė definohet, apo pėrshkruhet edhe pėrmes katėr qėllimeve tė saja. Katėr
qėllimet, apo katėr fushat themelore tė psikologjisė janė: pėrshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.
Pyetjes sė ēfarė ėshtė psikologjia, sot mundesh ti pėrgjigjėsh edhe pėrmes
pėrshkrimit tė disa prej degėve tė saj. Ato ilustrojnė mė sė miri
ndryshueshmėrine qė ekziston sot nė psikolgji. Katėr nėndeget kryesore te
psikologjisė janė: Psikologjia sociale; Psikologjia e pėrgjithėshme; Psikologjia klinike si dhe
Psikologjia aplikative. Duhet tė theksohet se psikologjia si shkencė apo si lėndė dita mė ditė ėshtė duku u ndarė nė degė tė reja. Dega e
psikologjisė ka momentalisht rreth 50 seksione, nėndegė tė ndryshme tė cilat hulumtojnė aspekte tė jetės sonė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologji

Mesazh nga Gjimnazistja prej Sun 09 May 2010, 14:46

Temat "Psikologjia"
u bashkuan ne nje te vetme me temen "Cfare eshte psikologjia".
Ju faleminderit!

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"Ne dukje qetesi sublime, nerva te tendosura, lodhje e perbindeshme njerezore, nje gerryerje e brendeshme qe te sakaton me tej, e megjithate..."

Gjimnazistja
Anėtarė

Shteti: Ne hapsire!
Postime: 1550
Kyējet nė forum: 7235
Regjistruar mė: 24/12/2009
Profesioni: gjimnaziste

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologji

Mesazh nga benita krusha prej Fri 11 Mar 2011, 10:18

psikologjia eshte dege qe i intereson qdo njeriu qe deshiron te njohi se pari vehten e me pas edhe rrethin ku jeton. eshte dege e cila jep sqarime per qdo imtesire ndijore qe na ndodh gjat dites e edhe gjat nates (dmth sa jemi fjetur - enderrat) un nuk e studioj psikologjine dhe nuk di shum terme arsimore rreth saj por me pelqen shume dhe lexoj shume libra per vetebesimin, nenvetedijen, egoja, ndjenjat, dallimi i mendimit mashkullor nga femror e shum e shume te tjera. ne kete teme ka shume gjera per te shtjelluar dhe un kisha preferuar qe secili qe ka ndonje mendim qe lidhet me psikologjine e jetes se perditshme ta shfaqi shkurt e bukur ne menyre qe secili prej nesh te mesoj diqka te re rreth vehtes dhe rrethit ku jetojme.
ja po startoj une...
a e keni ditur se qdo gje qe e mendojme negativisht dhe tentojme ta largojme nga koka per shkakun se eshte mendim i pa deshiruar, ai ruhet ne nenvetedie dhe shum shpejt kalon ne enderr, prandaj edhe i perjetojme ankthet e gjumit. e sa i perket endrave te bukura shpeshhere jane pasoj e mendimeve apo deshirave ditore qe i perceptojme si te parealizueshme. gjithsesi mos u zhgenjeni se endrat mund te behen realitet sepse kane lidhje te madhe me psiqiken tone gjat perditeshmerise (njeriu kur don diqka me zemer dhe beson ne vetvete arrin gjithqka) keshtuqe enderrat e bukura realizojini kurse ankthet jane thjesht zbrazje e nenvetedijes dhe mundohuni te mos i kushtoni rendesi. FLM Smile

benita krusha
Administrator

Shteti: Prishtine
Postime: 775
Kyējet nė forum: 4988
Regjistruar mė: 10/03/2011
Profesioni: Director Assistant & Marketing Manager (Petroll Company)

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologji

Mesazh nga Katilja prej Mon 17 Feb 2014, 15:59


PASQYRĖ MOJ PASQYRĖ...
 
     Duaje veten nėse do tė tė duan. Nėse do tė jesh e lumtur me veten e tė ndihesh mirė, duhet tė krijosh dhe mbash qėndrime tė shėndetshme mbi imazhin tėnd trupor. Ėshtė provuar tanimė se ato ndėr ne, qė janė tė ndėrgjegjshme mbi mesazhet socio-kulturore rreth bukurisė, janė mė tė mbrojtura nga pasojat e mundshme negative tė tyre. Ato janė mė tė afta pėr t’i rezistuar tundimit pėr konformizėm, mė pozitive nė vlerėsimin e tė tjerėve e mė fleksibėl nė pėrcaktimin e bukurisė.

A nuk ėshtė e vėrtetė se dhe atėherė kur je ndier mė e bukur se kurrė, po tė kishe mundėsi, do tė kishe ndėrruar sė paku diēka nga pamja jote? S’do tė ishte keq, apo jo, sikur tė ishe pakėz mė e gjatė e me trup mė tė hajthėm, gjoks mė tė ngritur, vithe mė tė kėrcyera, lėkurė mė tė pastėr, buzė mė tė fryra, dhėmbė mė tė shndritshėm, hundė mė tė vogėl, gishtėrinj mė tė hollė, flokė mė tė bindur... uf! Pa merak, nuk je vetėm. Rrethuar nga imazhe trupash tė gatuar nė perfeksion, tė kudohasur ashtu me shumicė nė revista, programe televizive, sfilata a skena, ėshtė e lehtė tė zaptohesh nga pasiguritė e shtysat pėr t’u pėrmirėsuar.
Ah, misteri i mistikės femėrore! Sado mirė, ka edhe mė mirė! Fare lehtė mund ta gjesh veten tė pėrfshirė gjithė kėrshėri nė vorbullėn e klasifikimeve tė femrės - me mish e kocka si ti – mė tė bukur tė tė gjitha kohėrave apo mė seksi tė vitit, duke thėnė me vete “e mirė ėshtė dreqi” e duke ėndėrruar “eh sikur, sikur tė isha edhe unė ashtu”, me besimin se do tė kishe mė tepėr fat, sukses e dashuri e se do tė ishe mė e lumtur. Po, po, pikėrisht si atėherė kur ke menduar se njė model i ri flokėsh, njė dietė a krem do tė ta ndryshonte rrjedhėn e gjėrave.
Nė rregull, jemi fajtore qė besojmė te miti i transformimit, por fajin e ka kultura bashkėkohore, qė e karakterizon rolin gjinor tė femrės me pritmėni e kėrkesa kontradiktore. Nga njėra anė, pritet tė jemi fizikisht tėrheqėse, pasive, tė pėrkujdesura, tė dhimbsura deri nė vetėmohim e, nga ana tjetėr, na duhet tė jemi inteligjente, tė suksesshme, tė pavarura dhe me besim e kėrkesė tė lartė ndaj vetes. Nė kėtė kontekst, ne ndahemi pikėrisht nga mėnyra qė kemi zgjedhur pėr t’iu pėrgjigjur kėtyre pritmėnive.
Njė pjesė pranon realitetin e kufijtė e vetes e ecėn pėrpara, duke i vėnė deri nė bindje mė pak peshė pamjes e duke zbatuar ligjet e kompensimit. Shumė mirė, pėr sa kohė qė kjo zgjedhje nuk ēon nė paragjykime, ndjenja negative a armiqėsie pėr ato qė janė ndryshe nga vetja.
Njė pjesė tjetėr pėrpiqet tė tė bėjė ē’tė mundė pėr t’u pėrmirėsuar, nė disa raste me sukses e pa pasoja e nė tė tjera me kosto nė cilėsinė e jetės, pasi sasia e kohės, energjisė dhe parave tė shpenzuara i pakėsojnė hapėsirat pėr t’u zhvilluar nė aspekte tė tjera tė identitetit. Kėto tė dytat duket se udhėhiqen nga parimi: la’ e mė la’ (lexo: lart), rrugė tė mesme s’ka. E nėse janė tė lumtura me veten, ca mė shumė jam unė pėr to.
Tė tjerat, qė i brendėsojnė pritmėnitė dhe besojnė se mund t’i pėrmbushin kėrkesat kontradiktore tė shoqėrisė, bėjnė pjesė nė grupin qė besojnė tė miti i superfemrės. Janė pikėrisht kėto qė zhvillojnė e pėrjetojnė njė imazh tė varfėr trupor, shoqėruar me ndjenja turpi e papėrshtatshmėrie, qė ēojnė ku mė shumė e ku mė pak nė shqetėsime emocionale, vetėvlerėsim tė ulėt, dieta, ankth, depresion, frenim seksual dhe ērregullime tė ngrėni. Nė pamundėsi pėr tė ndarė nevojat dhe dėshirat personale nga ato qė shfaq media, tė afėrmit apo tė tjerėt pėrreth, ato e gjejnė veten duke jetuar pėr ditėn kur do tė ngjajnė mė mirė, nė vend qė tė jetojnė tė tashmen.

Nga sa mė sipėr, mėsimi ėshtė i thjeshtė: Duaje veten nėse do tė tė duan. Nėse do tė jesh e lumtur me veten e tė ndihesh mirė, duhet tė krijosh dhe mbash qėndrime tė shėndetshme mbi imazhin tėnd trupor. Ėshtė provuar tanimė se ato ndėr ne, qė janė tė ndėrgjegjshme mbi mesazhet socio-kulturore rreth bukurisė, janė mė tė mbrojtura nga pasojat e mundshme negative tė tyre. Ato janė mė tė afta pėr t’i rezistuar tundimit pėr konformizėm, mė pozitive nė vlerėsimin e tė tjerėve e mė fleksibėl nė pėrcaktimin e bukurisė. Ato gjithashtu zotėrojė aftėsi mė tė mira pėrshtatjeje e pėrballimi tė konflikteve nė njė sėrė fushash tė jetės, pėrfshirė ato tė roleve gjinore, pasi kanė fuqi tė brendshme, qė vjen si rrjedhojė e njė vetėvlerėsimi mė tė lartė dhe pėrballimi mė tė mirė tė stresit.
Jam e bindjes se ajo ēka e pėrcakton vetėvlerėsimin ėshtė pėrshtypja e pėrgjithshme mbi veten, pra mendimi pėr veten nė tėrėsi e jo si shumė pjesėsh. Tė ndjerėt e plotėsuar dhe e shėndetshme ėshtė rrjedhojė e ndjenjave pozitive rreth asaj ēfarė pėrfaqėson dhe e njė kėndvėshtrimi tė peshuar rreth botės.  
Sigurisht qė shpesh ne pėrballemi me sfidėn pėr t’u ngritur mbi veten, pėr tė mos qenė gjykues mbi trupin, vendimet e veprimet tona e nė po tė njėjtėn kohė, pėr tė mos qenė shumė gjykues ndaj miqve apo tė panjohurve. Nė fund tė fundit, gjykimet tona mbi tė tjerėt janė pasqyrim i gjykimit qė kemi mbi veten. E megjithėse ato janė dritare pėr shpirtin, ndoshta ėshtė mė mirė tė mos ndalemi me aq, por tė shkojmė pėrtej asaj qė shikojmė. Ndaj nėse imazhi yt mbi paraqitjen vuan nga analiza e tepėrt dhe vetėvlerėsimi i ulėt, mos harro se pamja ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e ekuacionit. Peshimi i drejtė i aspekteve tė vetes nė gjithė dimensionet jetėsore – familje, punė, kohė e lirė, miqėsi e dashuri – mund tė jetė njė mėnyrė mė e frytshme pėr tė mos harruar thelbin: plotėsimin e vėrtetė, jo vetėm tė nevojave tė trupit, por edhe tė shpirtit.
Bukuria ėshtė kombinimi i shumė cilėsive qė i falin kėnaqėsi shqisave e mendjes. Personaliteti, humori, mirėsia janė nė njė masė tė madhe ato qė tė bėjnė tė bukur nė sytė e tė tjerėve. Sekreti i tė qenit e bukur ėshtė tė ndjerit e bukur, andaj ndihu mirė mė veten e lėre mirėsinė tėnde tė rrezatojė.
Pa e zgjatur mė shumė, tė uroj pranim tė gėzuar tė bukurisė sė brendshme (e tė jashtme) dhe kėnaqėsi nė kėtė proces zbulimi tė vetes. Dhe njė gjė tė fundit: nė pėrrallė nuk fitoi beteja me pasqyrėn.
 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja
Moderator

Shteti: Burrel
Postime: 1144
Kyējet nė forum: 3286
Regjistruar mė: 17/02/2013
Profesioni: forumxhie

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologji

Mesazh nga Katilja prej Mon 17 Feb 2014, 16:01


  Truri i mashkullit dhe i femrės
 
MASHKULLI - FJALĖ, FEMRA - FJALORĖ
 
   Tė dashurosh pa parakushte do tė thotė plotėsisht t'i lėshohesh dashurisė dhe tė mos e kushtėzosh atė, pra, ta pranosh partnerin ashtu si ėshtė, edhe nė qoftė se dėshpėrohesh. Ky ėshtė qėndrimi i femrave, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me sistemin mendor tė meshkujve. Meshkujt pėr ēdo problem kanė njėfarė plus - minus liste. Ata ēdo mendim e analizojnė, plus pėr atė, minus pėr kėtė, plusat nė tė majtė, minusat nė tė djathtė... Mė tepėr plusa paska dhe kjo ėshtė dashuri.

Nė jetėn e ēdo mashkulli ekziston njė femėr e cila ia ndryshon jetėn, ia bėn mė tė suksesshme ose ia shkatėrron, e ndihmon ose e saboton. Po ashtu kjo vlen edhe pėr jetėn e femrave. Shumė njerėz janė munduar ta kuptojnė botėn dhe makinerinė e sistemit mendor tė femrave, por shumica prej tyre hoqėn dorė e na mbetėn fjalėt e tyre, siē thotė njė fjalė popullore, se ato lindėn tri ditė para djallit. Edhe te ne, shqiptarėt, pleqtė thonė se njė femėr ėshtė gjysmė djalli, ndėrsa dy femra janė dhjetė djaj. Duket se diēka duhet t'i kenė bėrė femrat meshkujve kur janė shkruar gjithė ato rreshta pėr natyrėn e tyre. Mjafton vetėm tė shikohet leksikoni i aforizmave, dhe vendin mė tė madh nė tė do ta zėnė femrat. C. D. Grabbe thotė se femrat shikojnė thellė, ndėrsa meshkujt larg. Dallimet mes femrave dhe meshkujve janė dhe do tė jenė mjaft tė theksuara, ku, sipas shkencėtarėve e hulumtuesve, e tėrė kjo ėshtė si pasojė e veēantisė sė strukturės sė trurit tė femrės dhe atij tė mashkullit.
            Qė tė vėrtetohen dallimet mes trurit tė femrės dhe tė mashkullit, nė universitetin e Tel-Avivit (Izrael) u kryen disa eksperimente dhe hulumtime. Mes tjerash, u vėrtetua se femrat mė mirė se meshkujt kuptojnė tėrėsinė e marrėdhėnieve tė ndryshme tė ndėrlikuara. Ato mendojnė nė mėnyrė kompleksive, sepse nė to ėshtė e lidhur mė mirė ana e djathtė dhe e majtė e trurit. Mė tė mirė nė kuptimet dhe koncepcionet janė meshkujt, pra, mė shumė se femrat merren me ndarjen, veēimin e problemit nga tėrėsia e prob­lematikės.
            Truri i mashkullit ėshtė 10% mė i madh se i femrės. Nė aspektin statistikor, pėr po aq mė tė madhe e ka edhe masėn e trurit. Mirėpo, nė asnjė rast kjo nuk do tė thotė se meshku­jt janė mė tė menēur se femrat. Foshnjat femra kanė trurin e njėjtė nė sasi sikur meshkujt foshnje, mirėpo gjatė tri vjetėve tė para tė jetės truri i meshkujve rritet mė shpejtė. Edhe pse tė njėjtė nė princip, truri i mashkullit dhe i femrės dallojnė pėr nga hipotalamusi, i cili pėr nga dukja e jashtme ndryshon nė bazė tė gjinisė. Kjo pjesė e trurit ėshtė vend komandimi, qendėr pėr sek­sualitet, eufori, depresion dhe tė gjitha disponimet nė tėrėsi qė mund tė lajmėrohen nė njeriun. Te meshkujt hipotalamusi aktivizohet ēdo katėr orė duke derdhur sasi tė caktuara tė hormoneve tė ndjenjave. Ky ritėm ėshtė mė i shkurtėr te femrat qė para sė gjithash ndryshon nė varėsi nga menstruacionet. Para fillimit tė muajit lunear, kohėzgjatja e aktivitetit tė hipotalamusit ėshtė nė ēdo 90 minuta, duke arritur pastaj dalė nga dalė ritmin katėr orėsh.
            Si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, truri ėshtė ai qė rregullon jetėn emocionale duke lėshuar hormonet e caktuara. Te meshkujt kjo ndodh nė ritėm tė caktuar e tė fortė, pėr kėtė edhe jeta emotive e kėtyre ėshtė mė stabile. Te femrat, sidomos para menstruacioneve, ky ritėm kryhet nga lartėsitė qiellore tė kėnaqėsisė e deri nė shqetėsim dhe mjerim. Dr. Moir thotė se gjinitė nuk janė tė njėjta as pėr nga aftėsia e tė mbamurit mend. Dallimi ėshtė vėrtetuar biologjikisht: meshkujt mendojnė nė mėnyrė abstrakte (anojnė kah abstraktiviteti mė tepėr), ndėrsa femrat nė mėnyrė intuitive. Meshkujt mė tepėr mendojnė se janė dominantė, mirėpo, femrat kanė aftėsi qė tė sillen mė mirė me ta se sa qė ėshtė anasjelltas. Kjo shkencėtare angleze, pos tjerash, thotė: "Te meshkujt ndonjėherė nga seksi lind dashuria, ndėrsa te femrat, nga dashuria - seksi" .

Deponimet e pėrvojave qė do tė mbahen mend kryhen nė mėnyrė tė njėjtė nga tė dy gjinitė. Gjatė kėsaj zgjedhėn informatat qė shprehin interesim nė regjionet e ndryshme tė trurit e qė mė vonė do t'i nevojiten personit. Ky nuk ėshtė proces nė tė cilin nuk merr pjesė vetėdija, pra, njeriu nuk mund tė zgjedh se ē'do tė palohet nė kujtesėn e tij. Prandaj, edhe gjatė deponimit tė informatave pėr kujtesė ekzistojnė porosi tė dyfishta. P.sh. femrės i intereson moda dhe nė trurin e saj do tė deponohet njė numėr i madh i informatave mbi veshjen, pėr shkak tė sė cilės ajo lėshon informata tjera tė rėndėsishme. Prandaj, nuk ėshtė ēudi qė meshkujt mė tepėr dhe mė mirė mbajnė mend informatat nga lėmet tjera. Si shembull mund tė marrim kėtė: ēifti bashkėshortor bisedon pėr personin tė cilėve nuk iu kujtohet emri. Dhe mashkulli thotė: "E di ai qė ka njė Mazda kabrio tė kuqe me drita qė hyjnė brenda", ndėrsa femra thotė: "Po, mė kujtohet ai, i cili nė retrovizor mban kukullėn Barbi me fustan pika-pika tė kuqe!"


Shpesh meshkujt nuk kuptojnė atė se femrat mendojnė nė mėnyrė mė kompleksive. Nė kėtė aspekt ata janė mė tė thjeshtė. Dihet se ana e djathtė e trurit udhėheq me emocionet dhe ndjenjat. E majta me gjuhėn folėse dhe intelektin. Femra para se ta shpreh mendimin, mes dy gjysmave tė trurit tė saj aktivizohen me miliona lidhje. Dy gjysmat e trurit tė gjinisė mė tė bukur funksionojnė bashkėrisht - pa konkurrencė. M’u pėr kėtė paraqiten probleme te meshkujt, kur mundohen t'i kuptojnė ato. Procesi i mendimit te ata rrjedh ndryshe. Ata mendojnė bardh e zi, sepse tė dy gjysmat e trurit tė tyre janė konkurrentė tė pėrhershėm - me ta udhėheqė koka. Gjatė testimit tė 200 personave nė Tel- Aviv, shkencėrisht u vėrtetua se gjatė zgjidhjes sė detyrės femrat kanė pasur tė dyja pjesėt e trurit nė aktivitet tė punės, pėrderisa meshkujt nė veprim patėn vetėm anėn e majtė. Kjo u vėrtetua me matjet e rrymave trunore.
            Interesante ėshtė tė theksohet se meshkujt mė shpesh se femrat gėnjejnė. Kjo ndodh ngase nė nėndije frikohen se mos nuk janė mjaft tė suksesshėm. Psikologėt thonė se gėnjeshtrat tipike tė meshkujve janė relikte nga e kaluara gjuetareske e tyre, ngase gėnjeshtrat mbi sasinė e gjuetisė edhe atėherė kanė ekzistuar. Femra nuk vuan nga ky kompleks i mos suksesit. Kur ajo gėnjen, kėtė e bėn shumė mė mirė se mashkulli, dhe nė mėnyrė tipike femėrore, duke e pėrjetuar gėnjeshtrėn. Ndryshim tjetėr mes gjinive ėshtė se femrat mund tė dashurojnė pa parakushte. Studentėt e universitetit tė Kalifornisė kanė anketuar me qindra meshkuj e femra me pyetjen: Pse dashuroni partnerin tuaj? Njė numėr i femrave u pėrgjigj: "Thjesht e dua!", pas mendimit pėr kohė tė caktuar, pėrderisa meshkujt pa menduar fare i kanė treguar arsyet e dashurisė sė tyre. Ata ndjehen nė mėnyrė lineare (dydimenzionale) dhe pėr kėtė janė mė tė thjeshtė. Femrat janė mė kompleksive. Kur vendos ajo tė dashurojė, dashuron pėrherė, ndėrsa dashurojnė me ndėrprerje, ngaqė nė ndėrkohė kanė edhe punė tė tjera.
            Tė dashurosh pa parakushte do tė thotė plotėsisht t'i lėshohesh dashurisė dhe tė mos e kushtėzosh atė, pra, ta pranosh partnerin ashtu si ėshtė, edhe nė qoftė se dėshpėrohesh. Ky ėshtė qėndrimi i femrave, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me sistemin mendor tė meshkujve. Meshkujt pėr ēdo problem kanė njėfarė plus - minus liste. Ata ēdo mendim e analizojnė, plus pėr atė, minus pėr kėtė, plusat nė tė majtė, minusat nė tė djathtė... Mė tepėr plusa paska dhe kjo ėshtė dashuri.
            Femrat nuk mund t'i ndajnė ndjenjat. Ato ose i pranojnė ose i hedhin ato. Nė trurin e tyre arsyeja dhe emocionet nė vend se tė kundėrshtohen njėra me tjetrėn, ato komunikojnė reciprokisht mes veti.
            Edhe gjatė seksit ndryshon mėnyra e regjistrimit tė sinjaleve mes gjinive. Shumė psikologė mjaft lirė pėrgjig­jen nė kėtė pyetje. Seksi, sipas tyre, te femrat nuk ndodh nė mes tė kėmbėve, por mes dy veshėve. Pra, kjo ėshtė ēėshtje e trurit dhe si e tillė, e vetmja gjė e pėrbashkėt pėr tė dy gjinitė. Te meshkujt ngacmimet erotike rrjedhin nga sytė (shikimi nė ndonjė vajzė tė bukur), pastaj nga prekja e lėkurės (ledhatimi, puthja), gjė qė nė tru provokon tajimin e testosteronit (hormonit mashkullor seksual i cili mė pastaj kujdeset pėr gjėrat tjera - pėr fortėsimin e rrjedhjes sė gjakut nė gjenitale si dhe ereksionin). Femrat nuk reagojnė aq thjesht. Pėr ato nevojiten mė shumė ngacmime optike. Ato, p.sh. i ngacmon ekzaltoidi, materie me erė moshuzi, tė cilin ė tajojnė meshkujt e qė vetė nuk e perceptojnė me shqisėn e ndijimit. Te femrat shumėēka mund tė ngjallė dėshirėn pėr seks: muzika e vėrtetė, ledhatimi nė vende tė qėlluara, fjalėt e vėrteta dhe ēdo gjė qė ėshtė mė tepėr se njė simpati lakuriqe ndaj partnerit. Nė bazė tė tė dhėnave statistikore, sa i pėrket inteligjencės, padyshim del se meshkujt janė tejet mė inteligjent se femrat. Nė bazė tė disa test - detyrave ėshtė vėrtetuar se pėr njė vajzė me inteligjencė bukur tė zhvilluar vijnė 13 meshkuj gjenialė. P.sh. djaloshi dhjetėvjeēar Majkėll Kernej nga Alabama nė SHBA ka koeficientin 200 tė inteligjencės dhe tash studion. Mirėpo, nė anėn tjetėr nėse merret parasysh se llogaritjet statike pėr kullėn e Ajfellit i bėri vajza Sofi Zhermen, pastaj teorinė e relativitetit pėr tė cilėn Ajnshtajni mori ēmimin Nobel, qe ide e gruas sė tij, dhe tė gjitha tė hollat jozyrtarisht ia dhuroi asaj, del se ka pėrjashtime nga rregullat. Mirėpo, megjithatė kėto raste mund tė quhen: femėr me mėnyrėn mashkullore tė mendimit Po ashtu ka edhe raste tė meshkujve me mėnyrėn femėrore tė mendimit.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja
Moderator

Shteti: Burrel
Postime: 1144
Kyējet nė forum: 3286
Regjistruar mė: 17/02/2013
Profesioni: forumxhie

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi