HARTA ARKEOLOGJIKE E RRETHIT TĖ TROPOJĖS 5 5 1

HARTA ARKEOLOGJIKE E RRETHIT TĖ TROPOJĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

HARTA ARKEOLOGJIKE E RRETHIT TĖ TROPOJĖS

Mesazh nga Dode Progni prej Tue 18 May 2010, 10:12 pm

HARTA ARKEOLOGJIKE E RRETHIT TĖ TROPOJĖS



Burimi: Dodė Progni & Dr.Bep Jubani ( Gazeta “Shkelzeni” 1988 )



Ėshtė njė traditė e bukur e popullit shqiptar tė mėsojė sa tė jetė e mundur mė shumė pėr tė kaluarėn e vendit dhe paraardhėsve tė vet. Midis tyre dhe tropojanėt jo rradhė shtrojnė pyetjėt: 1- Qysh kur ėshtė banuar treva ku ata jetojnė? 2- Cilėt kan qenė banorėt mė tė hershėm tė saj? 3- A kemi gjurėmė tė historisė sė tyre kėtu? 4- Ku gjenden ato dhe ē’periudhe kohore i pėrkasin?
Pėrgjigjen mė tė saktė kėtyre pyetjeve mundė ta japin studimet arkeologjike.Nė bazė tė tyre po paraqesim njė hartė arkėologjike tė trevės sė Tropojės:
ROSUJA : Qytezė e fortifikuar ilire qė ndodhet nė prendim tė lagjes Rosujė tė fshatit Bujan,rreth 6 km nė jugprendim tė qytetit Bajram Curri. Ajo ngihet mbi kurrizin e dy valėzimėve shkėmbore nė mes tė pėrroit tė tė Grazhdanit nė lindje dhe atij tė Gashit nė prendim. Gėrmimet arkeologjike tė bėra nė Rosujė gjatė viteve 1964-1965 kan dhėnė mjaft dėshmi mbi historinė e lindjes dhe zhvillimit tė kėsaj qyteze. Materiali i pasur arkeologjik i zbuluar kėtu si,vegla pune prej stralli,enė e objekte tė tjera balte,vegla pune e armė hekuri,zbukurimore dhe monedha ari dhe argjrndi etj. treguan se kjo qendėr ish banuar qė nė fundin e mijėvjeēarit tė dytė para erės sonė,dhe vazhdoi tė banohet deri nė shek. e V tė erės sonė. Kultura e vendbanimit paraqet ngjsjshmėri tė mėdha me materialet e zbuluara nė qytezėn e Gajtanit (rrethi i Shkodrės) e qendra tė tjera jugore tė vendit tonė. Kėtej del edhe karakteri etnik ilir i banorve tė qytezės dhe tėrė krahinės sė Tropojės. Qė nga shek. IV p.e.s. Rosuja u bė qėndra mė e rėndėsishme zejtaro-tregėtare dhe administrative e krahinės. Monedhat e Shkodrės,Durrėsit dhe Apolonisė tė gjetura nė Rosujė,tregojnė pėr lidhjet tregėtarė tė kėsaj krahine me qytetet tjera ilire. Ndėrsa hambari me pitosa (enė tė mėdha balte pėr mbajtjen e grurit) dhe gruri i zbuluar kėtu tregojnė se qysh nė shek. e IV – III p.e.s. krahina kish arritur nivel tė lartė zhvillimi edhe nė prodhimet bujqėsore. Pėrkrah materialit tė importuar,njė vend tė rėndėsishėm pėr historinė kulturore tė krahinės zėnė prodhimet lokale. Edhe kėtu,si nė shumė qendra tjera ilire, ndeshet nė masė qeramika me ngjyrė gri nė tė kaltėr qė i pėrkėt shek III – II p.e.s. Pėr t’u vėnė nė dukje ėshtė se enėt e punuara me kėtė baltė kan forma ilire,tė lyera ndonjė herė me vernik tė zi,dhe nė to gjejmė zbukurime tipike ilire vijash zikzake. Muret fortifikuese,tė ngritura herė pas here,dhe shtresa masive e djegjes nė shek. e II p.e.s. janė deshmi e qėndresės tė paraardhėsve tanė ilirė kundėr sulmeve grabitēare tė pushtuesėve tė huaj.Nė pjesėn mė tė madhe tė kėsaj qyteze ruhet edhe sot fragmenti i njė kulle tėvendosur mbi murin rrėthuės tė kohės romake. Pėr vlerat e rėndėsishme tė kulturės materiale qė ka patur dhe ruan akoma kjo pikė arkeologjikė ėshtė shpallur monument kulture.
TUMAT E BUJANIT: Nė krahun e majtė tė lumit Valbona,nė njė taracė tė lagjes Mollė e Kuqe tė fshatit Bujan,nė vitin 1982 u zbuluan disa tuma (kodra tė vogla ku jan kryar varrime). Nga gėrmimet arkeologjike tė kryera nė vitin 1984 doli se kėto tuma i pėrkasin pėriudhės sė hekurit tė hershėm,rreth 3 mij vjet mė parė. Mėnyra e ndėrtimit dhe riti i varrimit nė to ishte i njejtė me tumat ilire tė Fushė Kosovės e Rrafshit tė Dukagjinit. Tė njejtės kultur i pėrkasin dhe objektet arkeologjike tė zbuluara kėtu si,enė balte,stoli prej bakri e bronzi e qelqi etje. Ato kan ngjajshmėri tė dukshme edhe me tumat e Kukėsit,Matit e krahinave tjera tė vendit tonė,gjė qė dėshmon pėr lidhjet e pėrkatėsinė etnike tė njejtė tė kėtyre krahinave,pėr unitetin e gjėrė tė kulturės ilire nė epokėn e hekurit tė hershėm.Tumat e Bujanit dhe objektet e zbuluara nė to,disa prej tė cilave ruhen nė muzeun historik tė rrethit tė Tropojės,na njohin me tiparet e kulturės ilire tė trvės sė Tropojės,me aspekte tė veēnata tė zhvillimit ekonomiko-shoqėror dhe botės shpirtėrore tė banorve ilirė tė kėsaj krahine.
KALAJA E SHOSHANIT: Aty ku fillon gryka e Dragobisė,nė tė majtė tė lumit Valbona,mbi njė shkėmb tė fuqishėm qė bije thik rreth 60m.mbi lum,gjenden rrėnojat e njė vendbanimi tė fortifikuar tė pėriudhės romake,shek. I – V tė erės sonė,e njohur me emrin Kalaja e Shoshanit. Kjo ka njė sipėrfaqe rreth 0.4 hektarėsh,rrethuar nga tre anėt me mure qė kapin gjatėsisnė rreth 150 m.dhe gjėrėsi 1-1.70 m. mbi tė cilat ishin vendosur tre kulla. Nė anėn e lumit nuk ka patur mure pasi mbrojtja i ėshtė besuar shkėmbit tė thiktė. Pranė kalasė,nė shpellat buzė lumit,banorėt kan gjetur njė shat dhe njė shpatė antike,ndėrsa nė sipėrfaqen e sheshtė nė lindje ka fragmente qeramike tė pėriudhės romake. Kalaja e Shoshanit dallon nga fortifikimet e kėsaj zone pėr nga pėrmasat mė tė mėdha,dhe shtrirja buzė rrugės nė njė teren tė sheshėt.Rrafshi nė lindje i pasur me qeramikė tregon edhe pėr praninė e njė vendbanimi tė hapur. Kjo kala ka sherbyar si pikė strategjike mbrojtėse e luginės sė Malėsisė nga ana e Grykės sė Dragobisė dhe ėshtė e njėkohėshme me fortifikimet qė ju bėnė qytezės sė Rosujės gjatė pėriudhės romake. Si vendbanim ajo ao duhet tė kishte dhe funksionet e qendrės administrativo-ekonomike tė zonės. KOMI: Nė tė djathtė tė lumit tė Tropojės,aty ku fillon gryka e Sulbicės,ngrihet njė masiv malor rreth 1700 m. i lartė i quajtur mali i Komit. Nė njė rrafsh tė vogėl rrėzė tij janė zbuluar fragmente muresh dhe gjurmėt e njė rruge rreth 2m. e gjėrė qė lidhte luginėn e Tropojės me bjeshkėn e Sulbicės,Dobėrdolit,Koshuticės,pėr tė vazhduar mė tej nė Theth e Kosovė. Fragmenti i murit,qė ruhet edhe sot pranė rrugės ėshtė 1.20 – 1.40 m. i lartė, i punuar me gurė tė thyer e llaē gėlqėrje. Ai ka sherbyer si mur fortifikues i rrugės dhe i vendbanimit tė Komit qė shtrihej pranė saj. Rreth 1.5 km. nė juglindje tė kėtij vendbanimi gjendet mulliri i Gradit (mulliri i qytetit). Qeramika dhe fragmentet e enėve prej balte tė gjetura pran kėtij mulliri dhe nė rrėnojat e banesave tė Komit,i pėrkasin shek. III-IV tė erės sonė. Ndėrsa dy vorba tė zbuluara rastėsisht pranė mullirit i pėrkasin mesjetės sė mesme,gjė qė tregon se nė kėtė vendbanim tė fortifikuar nė kohėn romake,ka vazhduar jeta edhe gjatė pėriudhės sė mesjetės.Ashtu si vendbanimi i fortifikuar i Shoshanit edhe Komi ka sherbyar si pikė strategjike pėr mbrojtjen e luginės sė Tropojės nga sulmet qė vinin nėpėrmjet grykės sė lumit.
CERRNICA: Per cernicėn prej kohėsh ka qarkulluar gojdhėna se “aty dikur paska ekzistuar njė qytet me aq shumė banesa saqė macja mund tė kalonte ēati mbi ēati nga Dizdari nė Begaj” Po ē’thonė burimet e shkruara dhe ato arkeologjike pėr kėtė? Nė shek. e XVII,Frang Bardhi dhe autorė tė tjerė e pėrmendin Cernicėn me emrin Zomaj dhe Cernicė. Ndėrsa studiuesi i njohur Milan Shuflai,rrėnojat e kalasė sė Dizdarit (Cernicė) i lidh me periudhėn romake duke kėrkuar nė to qytetin mesjetar tė Sapės. Edhe materiali arkeologjik i zbuluar kėtu flet pėr njė vendbanim mjaft tė hershėm,nė tė cilin ka vazhduar jeta deri nė mesjetėn e vonė.Ndėr gjetjėt mė tė rėndėsishme tė Cernicės janė: njė ēekiē guri i ngjajshėm me njė tjetėr tė zbuluar nė Dushaj qė i pėrkiste periudhės sė bronxit. Njė heshtė ilire e pėriudhės paraqytetare. Njė shat hekuri me qafė tė gjatė i pėriudhės romake shek.I-V e.sonė. njė enė e vogėl balte e lyer me glazurė bardh e zi e zbukuruar me vija zikzake tė zeza qė i pėrket shek. tė XIV etj. Kėto objekte tė zbuluara nė Cernicė qė ruhen nė muzeun historik tė Tropojės,sėbashku me rrenojat e kalasė mesjetare tė Dizdarit,nė fund tė Cerrnicės,e shėnojnė atė si pikė tė rendėsishme nė hartėn arkeologjikė tė rrethit Tropojė.
MARGEGAJ: Nė lagjen Murataj tė kėtij fshati kan dal nė dritė disa blloqe gurėsh tė latuar dhe pjesė arkitekturore tė ndryshme me mbishkrime romake ose tė zbukuruara me gdhendje ku bijen nė sy mė tepėr motivet florale. Disa nga kėto blloqe gurėsh jan ekspozuar nė muzeun Historik Kombetar dhe nė muzeun historik tė Tropojės. Nga kėta,interes tė veēantė paraqet njė stelė varri e tipit dardan nė formė paralelpipedi me pėrmasa 1.9 x 0.6 x 0.2 m. me mbishkrim romak qė ka tė gdhendur nė pjesėn e sipėrme figurėn e njė kalorsi tė rinj. Kėto gjetje trgojnė se nė teritorin i ketij fshati nė shek e parė tė erės sonė ka patur njė varrezė tė gjėrė qė lidhej me vendbanimin e hapur tė qytetit B.Curri dhe me atė tė Koēanajt.
KOĒANAJ : Nė anėn vėriprendimore tė kėtij fshati,pėrball qytezės sė Shoshanit,nė tė djathtė tė lumit Valbona,nė vendin e quajtur kodra e Vuthajt,gjėndet njė vendbanim i hapur i shek. tė parė tė erės sonė. Materiali arkeologjik i zbuluar kėtu si,fargmente enėsh balte,profile tjegullash e tulla, i pėrkasin shek. II – IV tė erės sonė. Qeramika e kėtij vendbanimi ėshtė e punimit vendas. Nga teknika e punimit dhe nga format e motivet zbukuruese tė saj ngjason me qeramikėn ilire tė hekurit tė hershėm (shek. XII – X p.e.sonė),gjė qė tregon pėr ruajtjen dhe ringjalljen e traditave tė hershme ilire tek banorėt e kėsaj treve nė shek. e III – IV tė e.sonė.
BAJRAM CURRI : Gjatė gėrmimeve pėr hapjen e themeleve tė disa ndėrtesave,kanalizimeve e punime tjera nė qytetin B.Curri,ka dal nė dritė njė material i pasur arkeologjik qė i pėrket shekujve tė parė tė erės sonė. Ai pėrbėhet nga fragmente enėsh balte dhe qeramikė ndėrtimi (tulla,tjegulla) tipike pėr vendbanimet e kėsaj kohė nė Shqipėrinė Verilindore. Gjatė punimeve pėr hapjen e themeleve tė shkollės sė mesme tė qytetit u gjetėn fragmentet e njė ene balte mjaft tė bukur,e cila u restaurue dhe ruhet nė muzeun historik te rrethit. Nė veriprendim tė qytetit,nė vendin e quajtur Nimjan,janė zbuluar disa objekte arkeologjike,nė mesin e te cilave krahu i njė skulpture tė vogėl prej bronzi qė i pėrket shek. III – IV tė erės sonė dhe qė ruhen nė muzeun historik te rrethit. Kėto zbulime tregojnė sė, pothuaj nė tėrė teritorin ku shtrihėt sot qyteti B.Curri,nė shek, e parė tė erės sonė ka patur njė vendbanim te hapur ilir.
DUSHAJ : Nė njė taracė tė lumit Valbona,ku ishte fshati Dushaj (mė pas lagje qytetit te Fierzės) ėshtė gjetur rastėsisht njė ēekiq guri i pėriudhės sė bronzit tė hershėm (1900-1700 vjet p.e.sonė) i cili ruhet nė fondet e muzeut tė Tropojės. Ėshtė i punuar mė gurė lumi ngjyrė hiri me nuanca jeshile,me gjatėsi 8 cm.e gjerėsi 4 cm,me vrimė pėr vendosjen e bishtit. Nė njėrėn anė ėshtė i holluar pėr prerje dhe anėn tjetėr e ka pothuaj tė rrafshėt. Ky ēekiq ,si dhe veglat e punės prej stralli tė zbuluar nė Rosujė,tregojnė se lugina e Valbonės ėshtė banuar qysh nė periudhėn e bronzit tė tė hėrshėm rrėth 3900 vjet mė parė. Nė Dushja janė gjetur dhe disa enė balte dhe njė shat hekuri qė i pėrkasin pėriudhes mesjetare. Ndėrsa nė Dushaj tė Epėrm, lagje e fshatit T’pla,ruhen edhe sot rrėnojat e njė kishe tė shek tė XVII me njė numėr tė madhe varrezash rreth saj,pėr tė cilen Frang Bardhi nė vitin 1638 thotė se ishte kiash ė e Shėngjrgjit e fshatit Krasniqe.
SELIMAJ : Nė fund tė fshatit Selimaj, buzė njė shkembi tė thiktė qė zbret nė pėrroin e Gabrajt,gjėnden rrėnojat e njė kalaje tė njohur me emrin Kalaja e Lekės. Ajo,siē tregojnė burimet e shkruara mesjetare,ishte selia e Lekė Spanit,tė birit tė Pjetėr Spanit,sundimtar i krahines sė Pultit gjatė gjysmės sė parė tė shek tė XV. Muret e saj punuar me gurė tė thyer e llaē gėlqerje afro 1.70 m. tė gjera qarkojnė njė sipėrfaqe prej 0.1 ha. Brenda tyre vihen re themelet e dy ndėrtesave me pėrmasa 11x8 m. dhe 8.6x6.4 m. nė njėrėn prej tyre mundė tė kėrkohen themėlėt e asaj “kishėzė tė bukur dhe tė stolisur me kuadro e figura tė ndryshme” qė e pėrmend Frang Bardhi nė njė relacion tė vitit 1638. Nė lindje tė kalasė,nė njė fushėz tė vogėl,jan gjetur fragmenet qeramike,amforash e vorbash tė lyera mė zmalt, tė shek. tė parė tė erės sonė dhe mesjetare. Kėtu ėshtė gjrtur edhe njė heshtė ilire e ngjajshme me atė tė Cernicės e cila ruhet ne muzeuun e Tropojės. Materiali arkeologjik dhe burimet e shkruara pėr Selimajt tergojne se ajo zonė ėshtė banuar qė nė kohėn antike. Ndėrsa nė kohėn e principatave arbėreshe,si qendėr e rėndėsishme e Principatės sė Pjetėrspanėve,kish patur njė pėrqėndrim tė dendur popullsie.
BERISHA : Njė pikė tjetėr arkeologjikė e rrethit tė Tropojės ėshtė fshati Berishė nė krahinėn e Bytyēit. Aty,mbi njė kodėr tė vogėl nė rrjedhen e pėrroit tė Ēunit,mes lagjeve Rodogosht e Rushtė-Shėngjergj,3-4 km. nė tė djathtė tė lumit Drin,ruhen rrėnojat e njė kalajė mesjetare. Fragmentet e mureve rrethuese, qė duken sidomos nė anėn jugore,janė punuar me gurė tė thyer e llaē gelqerje. Pranė tyre janė gjetur copa enėsh dhe qeramikė mesjetare. Ashtu si kalatė tjera mesjetare tė kėtyre trevave (Dizdar etj.) edhe kjo ėshtė tip kullė me pėrmasa tė vogla. Sipėrfaqja e qarkut nga muret nuk i kalon 0.1 ha. Kalaja e Berishės ka sherbyar si pikė startegjike mbi luginėn e Drinit,Vaun e Dardhės,ku kalonte rruga Shkodėr-Gjakovė.
CURRAJ : Nė pjesėn lindore tė malit tė Rrukut,rreth 10 m. mbi nivelin e detit,ėshtė njė shtėg i ngushte qė lidh fshatin Curraj me bjeshkėn e tij. Pėr masivin e vogel malor nė lindje tė kėtij shtegu vendasit pėrdorin toponimet: Gjyteti i Madh dhe Gjyteti i Vogėl,tė cilat lidhen me muret e taracimit tė banesave tė njė vendbanimi tė shek. III – IV tė erės sonė. Nė taracat e kėtyre banesave,gjurmėt e tėcilave ruhen edhe sot,jan gjetur copa tullash,barqe enėsh me zmalt jeshil tė mbyllur,copa enėsh balte tė zbukuruara me motivet ė fshesės dhe copa enėsh qelqi me zbukurim pullash ovale nė reliev tė shek. III – IV tė e.sonė. nė trojet e kėtij vendbanimi janė zbuluar dhe dy gurė tė mėdhebj mokre (me diametėr rreth 50 cm.0 qė ruhen nė muzeun historik tė Tropojės. Nė lagjen Zhivanaj tė po kėtij fshati,ruhen rrėnojat e njė kishe tė njohur me emrin: kisha e Luzajės. Burimet e shkruar tė shek. tė XVII,tregojnė se,kjo ishte seli ipeshkvnore por u rrenua nė kohen e herėshme tė pushtimit osman.Pėr t’u pėrmendur ėshtė fakti se,nė dy varre tė shek.XVII tė gėrmuara kėtu,si nė varrėzat e kėsaj pėriudhe tėk kisha e Krasniqes nė Dushaj tė Epėrm,u gjetėn fragmente enėsh tė punuara me qark kėmbe.Kjo tregon se,riti ilir i thyerjes dhe i hedhjes sė copave tė enėve nė varreza ėshtė ruajtur tek banorėt mesjetar tė kėsaj treve.
MULAJ : Nė veri tė vendbanimit tė Currajt,akoma mė nė thellėsi tė Alpeve, nė fshatin Mulaj,pranė rrugės qė tė ēon nė Qafė tė Kolēit,ėshtė njė brezare e bukur alpine qė vendasit e njohin me me emrat “Rrahi i Shehrit” dhe “Qytetėzat” Rreth saj ruhen fragmenet muresh tė gjera 0.80 m. – 1.10 m,punuar me gurė tė thyer,tė pa latuar dhe tė pa lidhur me llaē. Veglat e punės prej hekuri,ndėr tė cilat njė sqepar dhe fragmentet e enėve prej balte tė pjekur,zbuluar kėtu, janė mjaft tė ngjajshme me ato tė vendbanimit tė Kodrės sė Vuthajt (Koēanaj) qė i pėrkasin shek. III – IV tė erės sonė.Vendbanimi i mulajt,Currajt dhe Komit,ngritur nė thellėsi tė alpeve,nė gryka lumenjėsh e lartėsi tė konsiderueshme,falasin ,jo vetėm pėr njė popullsi tė dendur tė Malėsisė sė Tropojės gjatė pėriudhės sė vonė antike (shekujt e parė tė erės sonė),po dhe pėr pozitat mbrojtėse qe kishte zėnė kjo popullsi pėrball sulmeve tė pushtuesėve tė huaj gjatė kėsaj pėriudhe,
VARGU : Shtrihet nė anėn jugore tė Nikaj-Merturit,300 m. larg vendtakimit tė lumit Merturit me Drinin,nė krahun e djathtė tė tyre. Kėtu,mbi njė kodėr qė ngrihet rreth 200-300 m. nga bregu i Drinit deri nė fundin e viteve shatatėdhjetė tė shek.tė kaluar ishin ruajtur rrenoja ndėrtimesh tė lashta dhe shumė varreza pranė tyre. Kėto rrėnoja tė mbuluara nga pyje lisi e gėshtenje 200-300 vjeēare, vendasit i kan njohur me emrin “Kisha e Vargut” dhe prej qindra vitesh e adhuruan si vend tė shenjtė. Mbi tė vėrtetėn e kėtyre rėnojave u hodh pak dritė nė shek. e XVII nga Don Vincenti nė njė relacion dėrguar Vatikanit me 31 gusht 1628. Ai tregon se Vargu,i shtrirė midis Palēit dhe Nikajt “kishte qenė njėri nga dy qytetet mė tė rendėsishme tė Pultit dhe seli ipeshkvnore e tij”. Ai shprehte mendimin se qyteti i takonte periudhės bizantine kur thotė se”...besohet se kan qenė (mungar) tė Shėn Bazilit. Albanalogu i njohur Karl Steinmetz nė vitet 1904-5,kur vizitoi Varkun tergoi se aty kishte njė qytezė e vjetėr,pasi gjatė germimeve gjeti nje monedhe tė Mark Aurrelit. Steinmetz nė pėrshkrimin e vendit thote: “Suvaja dhe mbeturinat e murit qė ndeshen dendur mbulojnė kėtė truall me sipėrfaqe prej afėrsisht 70 -100 hapa. Shihet qartė vetėm baza e njė ndėrtese gjatėsore.Erozioni i fortė i murit dhe korja e trashė ndėrmjet zgjatimeve tė murit flasin pėr njė moshė tė lashtė tė vendbanimit. Steinmnez ishte i mendimit se vendbanimi i pėrkiste kohės romake,shek II-IV pas krishtit,dhe kėtė e mbėshtet tėk bronzina e Mark Aurelit qė gjeti aty. Ky ėshtė datimi mė i pranueshėm pėr qytezėn e Vargut,i cili vazhdoi tė ekzistojė si vendbanim-qytezė pėr shumė shekuj tė tjerė gjatė mesjetės,duke u bėrė dhe qendėr ipeshkvnore pėr besimtarėt kristianė tė krahinės sė Pultit.
BRISĖ : Nė varrezėn e kėtij fashati ndodhet njė kishė,pėr tė cilėn banoret e fshatit nuk ruajnė nė kujtesė kohėn e ndėrtimit tė saj. Tėrheq vemendje kjo ndėrtesė sepse ndėrtime tė tilla nuk janė karakteristike,jo vetėm pėr Shqipėrinė Verilindore,por as edhe pėr krahinat tjera tė Shqipėrisė. Kjo godinė ka tė bėjė mė ndėrtime mesjetare. Pėr nga mėnyra e ndėrtimit tė ēatisė sė vet kisha e Brisės tė kujton atė tė Shėnkollit nė Toplanė,e cila padyshim qė ėshtė njė ndėrtim paraturk. Godina vjen nė formė katėrkėndėshe, pa apsidė. Ėshtė ndėrtuar me gurė rrasorė;porta dhe qoshet e ndėrtesės janė ngritur me gurė rrasor diēka mė tė punuar. Porta ka pasur qemerin e vet nė trajtė tė harkuar. Qemeri i portės apo kreku,siē e quajn vendasit,ruan nė faqen e jashtėme vijėzime harkore dhe njė kryq. Nė ballin e ndėrtesės,nė tė djathtė ka pasur tė punuar njė pjesė tė thelluar nė mur. Nė anėn e djethtė tė ndėrtesės muri ka pasur dy dritare. Nė kėtė vend,nė faqen e brendshme,ka tė punuar nje pjesė tė futur,por mė tė gjėrė,ashtu si nė krahun e majtė tė hyrjes sė ndėrtesės. Kjo kishė qė sherbentė nė kėtė fshat si kapelė varreze,ka njė pamje arkitekturiale tė veēantė,pa krrfarė gjurmėsh tjera nderimi apo gjetje arkeologjike.Malėsorėt e kujtojnė kėtė vend si pikė ku mbrohej popullata e pa armatosur nė rastet kur sulmohej nga ushtria e pushtuesėve osmanė.

Dode Progni
VIP
VIP

Shteti: Tirane
Postime: 77
Kyējet nė forum: 4657
Regjistruar mė: 09/04/2010
Profesioni: Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi