Konferenca Islamike miraton rezolute per Kosoven...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Konferenca Islamike miraton rezolute per Kosoven...

Mesazh nga PRINCO prej Sat 22 May 2010, 11:13 am

Nė seancėn pėrmbyllėse tė Ministerialit tė Organizatės sė Konferencės
Islamike, mbajtur nė Dushanbe tė Taxhikistanit, ėshtė miratuar Rezoluta
mbi Situatėn nė Kosovė.

Rezoluta, e iniciuar nga Shqipėria dhe miratuar me unanimitet tė plotė
nga 57 shtetet anėtare tė Konferencės Islamike, ka njė rėndėsi tė
jashtėzakonshme dhe pėrbėn njė sukses tė madh pėr Kosovėn dhe njohjen e
saj tė mėtejshme, vlerėsoi Ministria e Jashtme e Shqipėrisė.
Organizata i referohet nė dokumentin e saj, deklaratės sė pavarėsisė sė
Kosovės, dhe pėrmes kėsaj Rezolute evidenton qartė se qė nga shpallja e
pavarėsisė mė 17 shkurt 2008, Kosova ka bėrė progres tė dukshėm nė
ndėrtimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor,
zhvillimin ekonomik dhe integrimin nė familjen evropiane.

Pas miratimit tė Rezolutės, Ministri i Ilir Meta tha se “Rezoluta’,
ėshtė dėshmi e qartė e mbėshtetjes sė fuqishme tė vendeve anėtare tė
Konferencės ndaj shtetit tė ri tė Kosovės, tė cilėt vlerėsojnė se
pavarėsia e saj ka krijuar njė klimė paqėsore me ndikim pozitiv nė
marrėdhėniet ndėretnike nė Kosovė, dhe ka kontribuar nė ruajtjen e paqes
dhe stabilitetit nė tė gjithė rajonin.
Vendet anėtare tė OKI-sė, pėr herė tė parė, mirėpresin pėrpjekjet e
vazhdueshme tė Bashkimit Evropian pėr avancimin e perspektivės evropiane
tė Kosovės dhe tė tė gjithė Ballkanit Perėndimor, si njė kontribut
vendimtar pėr stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Sipas ministrit
Meta, miratimi i saj veēanėrisht nga ata qė ende nuk e kanė njohur
pavarėsinė e Kosovės, dėshmon pėr njė klimė tė re nė marrėdhėniet e
OKI-sė me Kosovėn, duke na forcuar besimin se vende tė tjera tė kėsaj
Organizate pritet ta njohin shtetin e tij nė tė ardhmen e afėrt”.

Nė Rezolutė, u bėhet thirrje vendeve anėtare tė Organizatės dhe
komunitetit ndėrkombėtar, qė tė vazhdojnė tė mbėshtesin forcimin e
shtetit tė Kosovės dhe ekonomisė sė saj. Rezoluta gjithashtu ngarkon
Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKI-sė qė nė sesionet e radhės tė
Ministrave tė Jashtėm tė Organizatės tė raportojė mbi dinamikėn e
zhvillimeve nė Kosovė, duke e vendosur kėshtu shtetin e ri nė axhendėn e
pėrhershme tė OKI-sė.













__________________

PRINCO
Anėtarė

Lokacioni: Mbi token E ZOTIT
Postime: 170
Kyējet nė forum: 2687
Regjistruar mė: 18/02/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi