Elvana Gjata ne aksion
Faqja 1 e 1 • Share •
Elvana Gjata ne aksion
Nėse iu themi se pėr pak ditė do tė shihni njė klip tė ri nga Elvana Gjata, ju me siguri njė ide do ta krijoni menjėherė apo jo? Duke qenė nė prag tė verės imagjinata juaj do tė shkojė tek ambientet e plazhit ku protagoniste ėshtė ajo, e ėmbėl dhe sensuale si gjithmonė. Nuk e keni gjetur, pasi bėhet fjalė pėr tjetėr gjė komplet
Kėtė herė Elvana ka vendosur qė tė na befasojė, madje mė shumė akoma, tė na shokojė. Kjo pasi kėsaj herė nuk do tė shohim njė klip, por njė film tė shkurtėr aksion, njė ilustrim i dy kėngėve tė ngjitura me njėra-tjetrėn qė vijnė nėn njė xhirim spektakolar qė tė lė pa frymė. Kėsaj here Elvana ka tejkaluar tė gjitha parashikimet tona duke ardhur me dy kėngė brenda njė klipi me tekste shumė interesante dhe me muzikė ritmike. Vajza e talentuar e kėngės do tė luajė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė klipin qė do shohim. Ajo do jetė njė spiune qė me njė kod nė dorė do tė shkojė pėr njė mision, i cili pėrfundon me vrasjen prej saj tė atij qė mishėron tė keqen. Mė pas vijojnė xhirimet me helikopter, ku ulje ngjitjet e kėngėtares janė spektakolare. Me njė regji tė Ardit Roshit ėshtė preferuar qė ēdo skenė tė zhvillohej e vėrtetė dhe pa montazhe e manipulime kompjuterike. Madje nė shumė raste kėngėtarja rrėfen se: kishte skena aq tė guximshme sa pavarėsisht se unė vazhdoja tė kėndoja, nė fakt pak frikė e kisha pasi helikopteri fluturonte pėrmbi kokėn time. Me kostume tė zeza tė punuara bukur nga stilistja Jona Muēa, kėsaj here do tė shohim njė Elvanė tjetėr, pasi krahas aftėsive si kėngėtare qė tashmė ia njohim tė gjithė, do tė shohim, edhe talentin e saj nė aktrim, mė atė fushė ku ajo ka treguar se e synon dhe ėshtė nė planet e saj tė afėrta. Njėra nga kėngėt e klipit ėshtė e kėnduar nė duet me Flori Mumajesin, i cili ėshtė edhe kompozitori i kėngėve. Elvana ėshtė e kėnqur pasi arriti qė klipi tė xhirohet nė brendėsi tė hidrocentralit tė Fierzės, gjė qė nuk kishte ndodhur mė parė pasi nuk lejohet dhe gjithēka shkoi mė sė miri edhe me skenat me helikopter tė cilin ia vuri nė dispozicion falas Ministria e Rendit. Tani nuk na mbetet gjė tjetėr vetėm tė durojmė edhe pak ditė derisa klipi tė jetė gati dhe tė shijojmė jo vetėm kėngėt e reja tė Elvanės por edhe kėtė ēmenduri tė fundit tė saj e cila pa dyshim do tė pėlqehet pėr gjetjen e veēantė. Gjithashtu kėngėtarja nxjerr albumin e saj tė dytė me 15 qershor ku shtatė kėngė do tė jenė tė reja. E nėse mendoni se kėto janė gjithēka qė mėsuam rreth tė rejave tė Elvanės, nė fakt ka edhe mė. Kėngėtarja menjėherė pas xhirimeve tė klipit pėr tė cilin folėm mė lart, do tė udhėtojė nė Kosovė pėr tė xhiruar njė tjetėr klip, e mė pas do tė ritkthehet nė bregdetin e jugut pėr tė bėrė njė klip vere. Natyrisht nuk do tė mungojė nė diskotekat dhe lokalet e bregdetit pėrgjatė gjithė verės
Burimi: Panorama Plus
Burimi: Panorama Plus

E Dashuruar- Administrator
- Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi



» Html tutorial pėr vizitore - Mire se erdhet!
» Nderrimi i ngjyrave (sfondi) ne tabela on mouse over!
» Pershendetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
» Seksi me partnerin e dashur ndryshon trurin
» A ka ndonjė mėnyrė pėr tė kontrolluar statusin 'appear offline' nė msn?
» Kenaqem kur...
» HTML Code pėr kalkulator
» Rregullimi i sfondit ne kutine e postimeve !
» Rregullimi i Widgets-ve
» Sfondi i fundit te faqes
» Rregulloje dukjen e Legjendes !
» Fshihe informacionin me poshte ...
» Rregulloni pamjen e mesazheve ne faqen kryesore te forumit !
» Fshihe kutin e kerkimeve (search box)
» Rregulloni kutin e Kėrkimeve ( Search box ) sipas shijes suaj !
» Sfonde per background te menus
» Rregulloje Sfondin e forumit tuaj !
» CSS to customize the header for phpbb3
» Gjithmonė