Feja, kombi dhe shqiptarėt....! 5 5 3

Feja, kombi dhe shqiptarėt....!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A FEJA a KOMBI?

Mesazh nga E Dashuruar prej Mon 31 May 2010, 1:32 pm

A FEJA A KOMBI?



Pyetja:
Selamun alejkum. Deshta me dite, se rinia shqiptare sot me shume e perdore kombin se sa fejen, por kur i pyeti disa te rinj, me thone se feja shqiptare eshte shqiptaria. Por, une jam kunder, sepse feja e shqiptarit eshte feja ISLAME. Alejkum selam.

E Dashuruar
Administrator

Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja, kombi dhe shqiptarėt....!

Mesazh nga E Dashuruar prej Mon 31 May 2010, 1:37 pm



Falenderojmė Allahun dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. E lusim Atė qė Pejgamberin ta lavdėrojė dhe ta sigurojė.

Ēėshtja e pėrkufizimit tė fesė dhe kombit si nocione shoqėrore, nė kohėn tonė ėshtė njė temė tejet me rėndėsi, pėr arsye se shumė prej njerėzve kanė rezerva tė paarsyeshme ndaj pėrkufizimit tė njėrit nocion apo tė dyve, dhe jo rrallėherė edhe i ngatėrrojnė tė kuptuarit e fesė dhe kombit deri nė atė shkallė sa fillojnė tė mendojnė se feja dhe kombi pėrballen dhe kundėrshtohen njėri me tjetrin. Nganjėherė dikush anon nga njėra pėrballė tjetrės duke krijuar kėshtu njė betejė mes dy gjėrave qė ato nė realitet nuk atakohen fare.

Feja dhe kombi janė dy ēėshtje tė njė drejtimi qė nuk konfrontohen ndėrmjet veti assesi dhe nuk i hy njėra nė pėrmbajtjen e tjetrės nė asnjė mėnyrė.

Fe ėshtė programi i Allahut i zbritur pėr njerėzit, qė u mėson atyre bazat e besimit si dhe mėnyrėn e jetėsimit tė atij besimi duke rregulluar raportet e njeriut me Krijuesin e tij, me vetėn dhe familjen e tij si dhe me shoqėrinė nė pėrgjithėsi.

Komb ėshtė njė bashkėsi e qėndrueshme njerėzish, e formuar historikisht nė bazė tė bashkėsisė sė gjuhės, tė territorit, tė jetės ekonomike dhe tė formimit psikik, qė shfaqet nė bashkėsinė e kulturės. Kjo qė sot mund tė jetė si sinonim i fjalės "etni".

Edhe pse nocioni komb bėhet i njohur shumė vonė nė histori, domethėnia e tij ekziston pas pasardhėsve tė Nuhut, alejhis selam. Ndėrkohė qė feja ėshtė e njohur dhe daton me njeriun e parė, babėn e njerėzimit, Ademin, alejhis selam.

Thash se kėto dy nocione nuk pėrballėn njėri me tjetrin. Edhe gjatė historisė njė gjė e tillė nuk ka ndodh.

Asnjėherė nuk ka ndodh qė me emrin e ndonjė feje tė ketė qenė pėr qėllim ndonjė bashkėsi popullore e caktuar qė flet njė gjuhė tė caktuar, nė njė territor tė caktuar etj., por gjithmonė me fe ėshtė pas pėr qėllim besim i caktuar, me rituale tė caktuara tė adhurimit, me simbole tė caktuara etj. E kundėrta ka ndodhur. Me emrin e fesė sė caktuar ka raste qė njerėzit kanė emėruar edhe kombin e tyre, nga dashuria qė kanė pasur pėr fenė e tyre. Siē ėshtė rasti me ēifutėt qė e quajnė kombin e tyre me nocionin e fesė jehude, apo rasti i boshnjakėve qė quheshin muslimanė. Nė kėto dy raste kemi njė emėr qė mund t'i ketė tė dy kuptimet; atė fetar dhe tjetrin kombėtar. Pra banori i Bosnjės mund tė ishte musliman dhe musliman. Po tė kishte besim tjetėr p.sh. do tė ishte qytetari i Bosnjės ortodoks me fe, musliman me komb. Pra shihet qartė se nocioni i kombit prapė nuk ėshtė ngatėrruar me atė tė fesė.

Megjithatė feja dhe kombi janė ēėshtje tė ndara njėra me tjetrėn dhe nuk kanė kundėrshti nė mes veti. Po ashtu njėri nocion nuk mund ta zėvendėsoj tjetrin, pasi qė pėrmbajtja dhe kuptimet janė tė ndara.

Nė botė kombe ka mė shumė se fe. Shumė kombe (etni) mund tė kenė dhe praktikisht kanė njė fe. Po ashtu brenda njė kombi mund tė ketė pjesėtarė tė feve tė ndryshme.

Mund tė bėhet njė pyetje tani. Si u bė qė Krijuesi i njerėzisė tė jetė Njė i Vetėm dhe pastaj tė linden popuj (kombe) e fe tė ndryshme? Kėsaj pyetje do t'i pėrgjigjemi nė pjesė tė veēanta sa i pėrket feve dhe kombeve.

Sė pari krijimi i shumė kombeve, racave, gjuhėve etj. kjo gjė nuk ėshtė bė me rastėsi. Gjithēka nga krijesat e Zotit ėshtė e krijuar nė familje e lloje tė ndryshme. Dhe kjo ėshtė prej begative qė Allahu i krijoi pėr njerėzimin. Nė Kur'an thotė: "A nuk e sheh se Allahu lėshon nga qielli ujė, e Ne nxjerrim me te fruta, ngjyra (lloji) e tė cilėve ėshtė e ndryshme." (Fatir, 27)

A nuk e sheh mollėn p.sh. sa lloje janė tė kėtij fryti, tė cilat kanė ngjyra madje edhe shije tė ndryshme jonatane, delishese, tė gjelbėr, tė egėr etj. Pastaj rrushi i bardhė e i zi, si dhe llojet e tyre. Pra nga ēdo lloj i pemėve dhe i perimeve kemi lloje dhe ngjyra tė ndryshme, me shije tė ndryshme, speca tė gjatė, dollma, pastaj djegės, jodjegės etj.

Allahu nė vazhdim tė fjalės sė Tij tė sipėrpėrmendur thotė: "Edhe nga njerėzit, nga gjallesat, nga kafshėt po ashtu ka tė ngjyrave tė ndryshme." (Fatir, 28)

E gjithė kjo llojllojshmėri nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė mjeshtri e pėrsosur e Allahut, Krijuesit tė gjithėsisė. Dallimi i njerėzve nė pamje, ngjyrė etj. nuk ėshtė rezultat i angazhimit tė prindėrve, ose vullnet i tyre. Si erdhi deri te ndryshimi i gjuhėve kur e gjithė njerėzia ėshtė prej njė babe dhe prej nėne? Athua vallė, kanė komunikuar me fėmijėt e tyre nė mė shumė se njė gjuhė! Pa dyshim se kėtu ka argumente tė qarta pėr njerėzit qė tė kuptojnė madhėrinė e Allahut siē thotė: "Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės, ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Pa dyshim nė kėtė ka argumente pėr shkencėtarė." (Err-Rrum, 22)

Tani, llojllojshmėria e kulturave bujqėsore ėshtė e qartė se ėshtė dhunti e madhe e Zotit pėr tė poseduar njerėzit shije tė ndryshme. Shtrohet e pyetja, pse tė ketė llojllojshmėri nė njerėz? A nuk ishte mė mirė qė njerėzit tė jenė njė lloj me njė ngjyrė, mė njė gjuhė ose thėnė mė shkurt qė e gjithė njerėzia tė jetė njė komb? Kėsaj pyetje i pėrgjigjet Allahu nė Kur'an kur thotė: "O njerėz, padyshim Ne ju kemi krijuar prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni." (El Huxhuratė, 13)

Pra nga gjithė kjo u pa se Allahu ka dėshiruar qė njerėzit tė jenė kombe tė ndryshme me gjuhė dhe ngjyra tė ndryshme duke mos favorizuar ndonjė komb mbi njė tjetėr. Nė kėtė mėnyrė tė gjithė njerėzit janė tė barabartė te Allahu. Athua si qėndron puna me fetė, besimet? Pėrderisa Allahu i ka krijuar njerėzit nė kombe tė ndryshme a do tė thotė kjo se Ai ka zbritur po ashtu programe tė ndryshme tė besimit dhe adhurimit?

Njė gjė duhet ta kemi parasysh se ndryshimi i gjuhėve dhe i ngjyrave tė njerėzve nuk erdhi nga njerėzit dhe vullneti i tyre, por kjo ndodhi nga dėshira e Allahut, Krijuesit tė gjithėsisė. Andaj ēfarėdo vendimi lidhur me fetė, prapė duhet tė jetė nga Allahu.

Sė dyti, sa i pėrket ekzistimi i shumė besimeve duke qenė njė Krijues i Vetėm, nuk ėshtė kjo ēėshtje sikur qė ishte me kombet. Pa marr parasysh shijet e ndryshme qė i kanė fruta tė caktuar tė njė familjeje madje tė njė lloji, tė gjitha janė krijuar pėr njė qėllim e ai ėshtė qė njeriu si krijesė mė e privilegjuar tė ketė ushqime tė mjaftueshme me shije jo monotone, por tė llojllojshme. Ose pa marr parasysh llojllojshmėrinė e kafshėve tė ndryshme, tė gjitha Allahu i krijuar nė shėrbim tė njeriut si mjete bartėse, produkte ushqyese etj. Pra tė gjitha krijesat e krijuara pėrpos njeriut janė krijuar pėr t'i shėrbyer njeriut. Kėshtu qėndron puna edhe me njerėzit. Pavarėsisht nga dallimet e njerėzve nė baza gjinore, racore, etnike etj. tė gjithė janė krijuar pėr njė qėllim tė caktuar e ai ėshtė jetesa duke e njohur dhe adhuruar Krijuesin Absolut, Allahun e Lartėsuar. Siē thotė nė Kur'an: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė." (Edh Dharijatė, 56)

Muxhahidi[1] ka thėnė se fjala "adhurojnė" nė ajetin kur'anor tė pėrmendur ka pėr qėllim "tė mė njohin Mua".

Nė kėtė kontest duhet tė pėrmendim se Allahu i Madhėrishėm asnjėherė nuk ka zbritur pėr njerėzimin nė asnjė kohė fe tjetėr dhe program tjetėr tė besimit pos Islamit. Ai nuk i ka dalluar njerėzit me besim tė ndryshueshėm nė qenien e Tij e as nė jetėn e pasvdekjes, nė Ringjallje, kur dihet se kėto gjėra janė tė pandryshueshme dhe nuk mundet qė pėr njė popull tė ketė paraqit vizion tjetėr tė ringjalljes, llogarisė, xhenetit, xhehenemit etj. nė krahasim me popujt tė tjerė vije fjala, kur dihet se tė gjithė njerėzit pėrnjėherė do tė ringjallėn dhe nė njė vend. Prandaj edhe do t'i pėrjetojnė tė njėjtat momente. Kėshtu qėndron edhe ēėshtja e vetė Allahut. Nuk ka mundėsi, qė dikush tė ketė lajme jo tė njėjta pėr Krijuesin e tij si dhe raportet qė duhet t'i ketė krijesa me Tė, nga dikush tjetėr kur dihet se Krijuesi i tė gjithėve ėshtė Njė i pėrbashkėt. Kjo madje do tė ishte e padrejtė. "E Zoti yt nuk i bėn padrejtėsi askujt." (El Kehf, 49) Pra Allahu gjithmonė ka zbritur njė besim, njė fe, edhe nėse kanė ndryshuar format e praktikimit, duke qenė tė njėjtat baza tė adhurimit.

Ekzistimi i shumė feve sot nė botė, nuk ėshtė fakt se Allahu i ka zbritur apo miratua tė gjitha ato besime. Ato fe janė rezultat i pjellės sė mendjes sė njeriut, nė tė shumtėn e rasteve, por edhe ndėrhyrje e mendjes sė njeriut nė mėnyrė tė padrejtė nė shtrembėrimin e fjalės sė Zotit, e cila edhe ashtu mė vonė u shfuqizua me zbritjen e Kur'anit, siē ėshtė rasti me jehudizmin dhe krishterizmin. Nė kėto mėnyra erdhi ēdo besim, pėrveē besimit islam, i cili erdhi i zbritur nga Allahu dhe origjinaliteti i tij mbeti i garantuar nga Allahu deri nė fund. Pėr kėtė arsye Allahu ka thėnė sa i pėrket Islamit: "Vėrtetė fe te Allahu ėshtė Islami." (Ali Imran, 19) Pra fe tė cilėn e njeh, e konsideron, me tė cilėn veprat i pranon, me tė cilėn adhurohet Allahu ėshtė vetėm Islami.

Me gjithė kėtė qė u tha vijmė nė pėrfundim se ekzistimi i shumė kombeve, ėshtė prej begative tė Allahut, por nuk ėshtė kėshtu edhe ekzistimi i feve. Pra Allahu i krijoi njerėzit nė kombe tė ndryshme, ndėrsa ata i pranon me tė vetmen fe tė zbritur nga Ai me fenė islame. Ai thotė nė vazhdim tė ajetit ku tregoi qėllimin e ndarjes sė njerėzve nė popuj e fise: " O njerėz, padyshim Ne ju kemi krijuar prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni e s'ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr i pėrmbahet dispozitave. Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė." (El Huxhuratė, 13)

Sikur qė tregoi nė ajetet ku pėrmendi llojllojshmėrinė e krijimi tė frutave, kodrave, njerėzve, gjallesave dhe kafshėve, pasi i pėrmendi tė gjitha kėto, Allahu vazhdoi tė thotė: "Po Allahut ia kanė frikėn (i pėrmbahen dispozitave tė Tij) nga robėrit e Tij, vetėm dijetarėt. Allahu ėshtė mbi gjithēka dhe ėshtė mėkatfalės." (Fatir, 28) Vetėm dijetarėt qė e njohin realitetin e krijimit tė tyre dhe raportet qė duhet ndėrtuar me Krijuesin e tyre, vetėm ata dinė t'i kenė frikėrespekt tė merituar Allahut Fuqiplotė. Pra tė gjithė njerėzit para Allahut janė tė barabartė nė baza kombėtare apo etnike, por jo edhe fetare. Tė pranuarit te Allahu nė baza fetare janė ata qė dinė t'i pėrmbahen dispozitave tė Tij, modalitetet e tė cilave janė sqaruar vetėm nė Islam. Pejgamberi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Nuk ka merita arabi mbi joarabin, e as joarabi mbi arabin, as nuk ka merita i kuqi mbi tė ziun e as i ziu mbi tė kuqin, pėrveē me devotshmėri."[2]

E gjithė kjo qė u tha ėshtė e mjaftueshme pėr tė kuptuar se Allahu nuk i pranon besimet e kota, tė cilat nuk kanė baza tė origjinalitetit se janė tė zbritura nga Krijuesi i gjithėsisė edhe pse ato pėrmbajnė program tė besimit e tė adhurimit. E ēfarė ėshtė ēėshtja me emėrtime se njė komb tė jetė fe, i cili si komb madje fare nuk pėrmban asnjė element qė t'i pėrngjajė ndonjė besimi qoftė edhe i rrejshėm? Si p.sh. tė thotė dikush se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Shqiptaria apo shqiptarizmi nuk ėshtė fe dhe askush nuk ka pretenduar se ai tė jetė i tillė. Shqiptaria ėshtė njė tėrėsi kombėtare, tė cilės i takojmė ne si komb, dhe krenohemi se jemi tė tillė.[3] Shqiptaria si etni, nuk paraqet ndonjė vizion fetar se si tė besohet, si do tė jetė jeta e fundit, si ėshtė Krijuesi i gjithėsisė etj.

E sa i pėrket thėnies sė Pashko Vasės, i cili ka thėnė: "mos shiko kisha as xhamia se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria", kjo thėnie ėshtė politike subjektive assesi objektive. Me kėtė thėnie i pėrmenduri ka pasur pėr qėllim qė tė mos bėhen fetė shkak pėr pėrēarjen e kombit shqiptar. Ai ka qenė i ditur se shqiptaria, si dhe asnjė etnitet tjetėr nė botė, nuk e ngop ndjenjėn fetare as tė atyre qė kanė fe dhe ideologji njerėzore, e lėre mė tė muslimanėve tė cilėt kanė esnafori nė kėtė drejtim.

Pra tė jesh shqiptar i mirė e i devotshėm dhe vetėm i tillė, kjo gjė nuk tė ndihmon asgjė para Allahut pasi qė tė mungon adresa e drejtė e besimit. Ndėrkaq tė jesh musliman i mirė, me automatizėm do tė jesh edhe kombėtar i mirė, cilėsdo etni t'i takosh, madje kjo gjė nuk tė atakon me etni tė tjera dhe si i tillė do tė jesh shumė paqėsor. Nėse dikush thotė se edhe feja tė atakon pra me fe tė tjera edhe nėse je paqėsor me kombet tė tjera! Ne i themi se feja Islame nuk nxit konflikte as nė baza tė besimit. Por nėse njė gjė tė tillė e kėrkon nevoja, atėherė ia vlen tė atakohesh me fe tė tjera kur tė rrezikohet feja islame, sepse Allahu nuk tė pranon me besime tė tjera, por vetėm me Islam, ndėrkohė qė Allahu tė pranon me ēfarėdo kombi.

Nuk guxon njeriu i thjeshtė e aq mė pak ndonjė intelektual qė t'i krijojė vetės njė komoditet duke u mbėshtetur se ėshtė njė atdhetar i mirė dhe kjo gjė do t'i mjaftojė edhe pėr Botėn Tjetėr. Besimi the feja tė bėn tė qėndrosh i rehatuar edhe nė kėtė botė, edhe nėse i takon ndonjė kombi tė pėrbuzur. Andaj kujdes tė veēantė nė kėtė ēėshtje para se tė bėhet vonė.

E Dashuruar
Administrator

Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja, kombi dhe shqiptarėt....!

Mesazh nga Besi prej Fri 11 Jun 2010, 6:25 pm

E Dashuruar shkruajti:A FEJA A KOMBI?



Pyetja:
Selamun alejkum. Deshta me dite, se rinia shqiptare sot me shume e perdore kombin se sa fejen, por kur i pyeti disa te rinj, me thone se feja shqiptare eshte shqiptaria. Por, une jam kunder, sepse feja e shqiptarit eshte feja ISLAME. Alejkum selam.


Ky kundershtim me kete arsyetim me duket sikur te vije nga nje dallendyshe,e cila sot eshte ketu,neser diku tjeter,varesishte prej temperatures,dmth s'ka vendqendrim-baze.Sikur te thoje feja e njerezimit eshte Islami,atehere megjithse s'do pajtohesha menjehere vetem me kete fraze,te pakten nuk do te kundershtoja ne kete menyre.
Ata qe te kane thene se feja e shqiptarit eshte Shqiptaria,ndoshta kane pasur nje arsye,sikur se kam une kur e perdore ne kete menyre.

Besi
Anėtarė

Postime: 1363
Kyējet nė forum: 4196
Regjistruar mė: 20/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Feja, kombi dhe shqiptarėt....!

Mesazh nga PRINCO prej Wed 07 Jul 2010, 9:57 am

Ēfarė po ndodh me fenė? Cila ėshtė e vėrtetė: dobėsimi i prezencės sė
fesė nė botė, apo siq po thuhet e shkruhet kudo, pėrhapja e saj? Dhe,
nėse ėshtė e vėrtetė, a jemi duke humbur, nėse po ēka jemi duke humbur,
apo jemi duke fituar dhe nėse po, ēka jemi duke fituar me dobėsimin apo
pėrhapjen e fesė?


Ēfarė po ndodh me fenė? Cila ėshtė e
vėrtetė: dobėsimi i prezencės sė fesė nė botė, apo siq po thuhet e
shkruhet kudo, pėrhapja e saj? Dhe, nėse ėshtė e vėrtetė, a jemi duke
humbur, nėse po ēka jemi duke humbur, apo jemi duke fituar dhe nėse po,
ēka jemi duke fituar me dobėsimin apo pėrhapjen e fesė? Kėto dhe shumė
pyetje tjera janė pyetje me rėndėsi ndėrsa shumė mė e rėndėsishme ėshtė
shtjellimi i tyre; sa mė drejtė dhe sa mė shpejt!

Nėse themi se
feja ėshtė duke u dobėsuar, atėherė pėr ta kuptuar mirė problemin duhet
bėrė njė analizė mė e thellė shkaqeve tė dobėsimit tė besimit religjioz
qė po ndodh Lindje e Perėndim. Dimė se Lindja ishte dhe mbeti djepi i
religjioneve ndėrsa jeta e popujve tė orientit ende pretendon tė jetė e
udhėhequr nga besimet fetare. Mendojmė se njė ide e tillė ėshtė
megjithatė e paqėndrueshme; ne nuk duhet tė pėrziejmė fenė me
religjiozitetin ndaj diēkafit, apo orthodoksizmin e ngushtė me
bestytėninė e qė me gjuhėn e shkencės quhet supersticion. Jeta fetare,
nė formėn e saj qė duhet tė jetė, jo shpesh herė praktikohet si duhet.
Njeriu zakonisht udhėhiqet nga njė masė e caktuar e vetėpėrmbajtjeve tė
nxitura nga njė instinkt biologjik i cili kryesisht paraqitet si nxitje e
njė shpirti funksional i mbėshtetur nė njė moralizim pozitiv dhe i
krijuar pėrgjatė njė pėrvoje tė gjatė tė tradicionalizmit social.

Nga
ky kėndvėshtrim duhet tė shikojmė edhe lėvizjet e kėtyre viteve tė
fundit qė bėhen pro dhe kontra fesė. Nė kuptimin e zakonshėm, besimi
(iman), ritet (ibadeti) dhe pėrvoja religjioze (texhrube el-dinije) pėr
nga forma e tyre, pėr njeriun mund tė konsiderohen ushqimi i vetėm
spiritual i tij. Nuk ėshtė gabim tė thuhet se energjia e civilizimit
modern nė njė masė ndikoi nė dobėsimin e energjisė sė besimit edhe tek
njerėzit mė religjioz; themelet e kėrkesave dhe nevojave qė njeriu i
kishte mė parė u lėkundėn, ndėrsa kėrkesat dhe nevojat e reja ende nuk
po realizohen. Stresi dhe tendosja e jetės moderne, u shtua edhe mė
tepėr sidomos pas pėrhapjes sė automatizmit, kohė nė tė cilėn e kaluara
po i nėnshtrohet njė provimi tė rėndė. Nga ana tjetėr raportet e vjetra
shoqėrore (tradicionalja) ose u shkatėrruan ose janė nė rrugė tė njė
shkatėrrimi rapid. Pėrgjatė njė tendosje tė tillė, lidhjet familjare
gjithashtu po tendosėn. Individėt, individualisht po pėrqendrohen para
kompjuterėve mė shumė se sa qė po dėshirojnė jetėn kolektive tė cilėn e
kishin mė parė.

Aspektet fetare tė cilat kishin lidhje tė ngushta
me jetėn familjare dhe shoqėrore gradualisht po dobėsohen; civilizimi
modern intensifikoi luftėn pėr ekzistencė ndėrsa kodi prevalent i tij "
Everyone for himself and devil take the hindmost" sa vije po bėhet mė i
fortė. Si rezultat i ndryshimeve tė tilla, transformimet e jetės sė
njeriut me tė gjitha aspektet e saj, pėr momentin nuk janė temė me tė
cilėn do tė merremi nė kėtė artikull tė shkurtėr. Kėtė mund ta
shtjellojmė nė ndonjė vend tjetėr. Ky artikull mė tepėr mund tė jetė
tėrheqės pėr ata qė fesė i rrinė karshi e sidomos pėr agnostikėt dhe
nacionalistėt tė cilėt me vėshtirėsi besojnė nė fondamentet e fesė
pikėrisht pėr shkak tė zhvillimeve tė jashtme tė cilat vazhdimisht
avancohen nga politikat ditore dhe nevojat materiale tė jetės sė sotme.
Paraja, po shihet se do tė bėhet postulat i jetės sė ardhshme, sė paku
kėshtu duket sot.

Raporti i intelektualit me dijen po dobėsohet,
ndėrsa dija po ndjehet e anashkaluar nga intelektualėt. Bindja e
intelektualit modern nė para dhe nacionalizėm ėshtė duke u thelluar dhe
duke marrė njė formė tė ēuditshme. Kur i thuhet atij se feja ėshtė diēka
e ēmuar, ajo nuk duhet tė shahet, nuk duhet tė nėnēmohet, sepse pėr nga
brumi i saj ajo ėshtė e natyrshme, ndėrsa e mbinatyrshme pėr nga
prejardhja, reaksioni i parė i tij ka ton mosbesimi dhe neverie kundėr
fesė dhe atij qė flet pėr fenė. Pėr te, natyra materiale ėshtė ēdo gjė,
ndėrsa mbinatyra dhe tejnatyra janė gjėra tė cilat i takojnė imagjinatės
dhe besėtytnive. Kur ai punon, nėse punon tė kuptoj fenė edhe nėse jo
rrėnjėsisht dhe drejt, gjithė atė qė mund ta thotė dhe vlerėson si tė
dobishme ėshtė aspekti moral i fesė, andaj edhe mund tė ēmon ndonjėrin
nga prijėsit fetar, ndoshta pėr shkak tė rolit tė tyre patriotik qė
bartėn kėta njerėz pėrgjatė historisė. Nėse nė tė kaluarėn feja ka qenė
mbėshtetje pėr moralitet dhe drejtėsi sociale, kjo mbėshtetje pse tė mos
vazhdon edhe sot?! Mbėshtetja e tillė duhet tė vazhdoj, sepse, mendojmė
ne, ende mund tė besohet se ajo ka potenciale tė luaj rolin e
rregulluesit tė kokėēarje dhe problemeve sociale tė njeriut.

Pyesim,
a thua a janė politikat ditore dhe paraja si tė vetme tė afta dhe
mbėshtetje tė mjaftueshme pėr njė jetė tė mirėfilltė, me prosperitet dhe
pa kokėēarje? Nėse vala e zhvillimeve shkencore tė shekullit tė kaluar
me gjithė automatizimin e jetės qė u arrit nė kėto dy dekadat e fundit
ka shpallur Perėndimin -ashtu siē edhe po pretendon tė jetė Zoti i
natyrės- nuk ka arritur sė paku tė reduktoj problemet sidomos sociale tė
jetės sonė, atėherė, a nuk ėshtė e arsyeshme thirrja pėr ndihmė tė
diqkafit jashtė hemisferės njerėzore? Shkurt, a nuk ėshtė mė se e
nevojshme t’i kthehemi fesė sė mirėfilltė, pa diskutuar tepėr rreth asaj
se kush ka mė tepėr tė drejtė?

Askush nuk dyshon nė atė se
mbisundimi i natyrės qė ėshtė arritur viteve tė fundit, i tejkalon edhe
imagjinatat e dijetarėve mė tė mėdhenj qė kanė jetuar nė tė kaluarėn.
Materialistėt e mėhershėm besonin se me zhvillimet shkencore e racionale
do tė mėnjanohen edhe problemet e jetės sonė. Ata ndoshta patėn tė
drejtė. Industrializimi njeriun nuk e mashtroi; atij i prezantoi njė
sėrė tė mirash materiale. Mirėpo, ata u mashtruan atėherė kur besuan se
me zhvillimet e tilla do tė mund tė rregullojnė, mėnjanojnė e nė fund
edhe tė zhdukin pėrgjithmonė problemet morale e shpirtėrore tė cilat
dita ditės po shtohen. Evropa Perėndimore pjesėrisht po e sheh, nėse
vėrtetė ėshtė duke e parė, se ēėshtjet e moralitetit dhe tė shpirtit nuk
janė aspak mė tė pavlefshme se ato ēėshtje nėpėrmes tė cilave mund tė
ngopim instiktin tonė biologjik.

Jo vetėm dy luftėrat botėrore,
por sidomos luftat e viteve tė fundit, luftat serbe mbi popujt e
pambrojtur tė Ballkanit janė argumente tė mjaftueshme tė njė ērregullimi
shpirtėror, psikik tė raporteve mes asaj se cilit segment tė jetės
duhej t’i jepej prioriteti mė tepėr. Doktrinat nacionaliste, sidomos ato
tė serbėve tė Sveti Savės tė cilat nė fund tė fundit justifikonin veten
si tė drejtė e tė cilave i paraprijnė filozofitė e ēmendura tė
Qubrilloviqėve, Andriqėve dhe talebeve tė tyre, me “praktikantin” e
kėtyre doktrinave Sllobodan Millosheviq, Ballkanit e sidomos popullit
shqiptar i shkaktuan dhimbjet mė tė mėdha qė ndonjėherė i patėm nė
historinė tonė.

Nė mungesė tė njė Niche-je i cili nė kohėn e tij
kishte pas hedhur teorinė e paraqitjes sė super njeriut me ēizme tė
gjata me maje dhe i cili do tė shqelmonte vlerat antinjerėzore tė kėtyre
doktrinave tė ēmendura, shqiptari, nė mungesė tė gjithė kėsaj iu kthye
dhe edhe mė tutje po i kthehet Allahut dhe vetvetes. Kthimi kah feja dhe
luftat pėr atdhe, pėr gjithė shqiptarėt mund tė jetė pėrgjigjja mė
adekuate ndaj nevojave jetike tė sė tashmes dhe ardhmėrisė sė tyre.
Brohoritja nėpėr shekuj e Shekspirit “tė jesh apo tė mos jesh”, tek
shqiptarėt duhet tė realizohet pikėrisht nė kėtė kohė. T’i mbėshtetemi
Allahut apo tė mos ekzistojmė, tė luftojmė pėr trojet tona apo kurrė mos
t’i kemi mė.

Thirrjet e kamotshme e sidomos tė kohėve tė fundit
pėr ndėrrimin e fesė, pėr kthimin kah krishterimi, pėrpjekjet e errėta
pėr largimin e Islamit nga trojet tona, janė thirrje dhe pėrpjekje tejet
tė vrazhda pėr shpirtit tonė. Ēudit fakti qė thirrjet e tilla disa herė
na vijnė nga penat dhe gojėt e intelektualėve, historianėve dhe
shkrimtarėve tė njohur pėr tė cilėt kemi qenė nė gjendje edhe poezi tė
thurim. Ato janė damka tė njė moraliteti skllevėrish. Ato janė dorėzim
total para historisė. Si ėshtė e mundur qė nė vend se ti rrekemi punės
dhe tė ndėrtojmė vetveten dhe rrethin nė pėrputhshmėri me kėrkesat e
kohės, por pa ndėrruar lėkurėn sa herė qė dikujt i teket si i ēmenduri
pas kosit, kėta njerėz thjeshtė na thėrrasin tė ndėrrojmė karakteret
tona, tė ndėrrojmė kulturėn tonė, traditėn, tė kaluarėn, tė tanishmen,
tė ndėrrojmė gjakun dhe trurin tonė. Ata po thėrrasin qė ne tė ndėrrojmė
historinė tonė.

Kjo thirrje, shumė herė nėpėr histori, popujve
tė ndryshėm i ka kushtuar me gjak dhe jetėt e miliona njerėzve. Nė kėtė
rast, edhe moraliteti i zotėrisė i cili iu fryn kėtyre gabzherrėve, atij
zotėrisė qė veten po e quan zotėri dhe i cili po qėndron pas gjithė
kėtyre zėrave tė shterur nė trojet shqiptare, edhe ky zotėri pra,
shpirtin e tij mund ta ketė mbėshtetur tek njė performancė e errėt e
cila jo vetėm Ballkanin, jo vetėm Evropėn por tėrė botėn njė kohė tė
gjatė e mbuloi me terrin e luftave.

Sot feja nė trojet shqiptare
sulmohet nga nacionalizmi pikėrisht pėr shkak tė fitoreve tė fesė. Edhe
pse shekulli i 20-tė konsiderohet shekulli i krijimit tė kombeve qė deri
nė njė masė pranuan nacionalizmin si fe, prapė se prapė beteja e
nacionalizmit kundėr fesė dalėngadalė po humbet. Nevojat e njeriut tė
sotshėm tejkalojnė kufijtė e mundėsive tė nacionalizmit. Sot njeriu, mė
tepėr se pėr ēdo gjė tjetėr ka nevojė pėr njė ushqim shpirtėror, ushqim
tė cilin as pėr sė afėrmi nuk po mund t’ia servojė nacionalizmi. Nėse
shpirtit i flasim me gjuhėn e nacionalizmit, ēfarė t’i themi kur ai donė
to dojė dhe nuk donė tė urrej? Ēfarė t’i thuhet anės shpirtėrore tė
njeriut kur ajo ėshtė lodhur me thirrjet pėr urrejtje dhe lufta ndaj tė
tjerėve?

Meqė jemi kėtu, pra meqė po flasim pėr (dis)harmonitė
mes nacionalizmit dhe fesė, tani ėshtė mė se e rėndėsishme tė
parashtrojmė njė pyetje: A thua a duhet t’i tejkalojmė apo anashkalojmė
limitet e nacionales dhe nacionalizmit e qė nga andej tė dalim nė
rrafshet internacionale nga ku do tė shikojmė nė kombet si diēka tė
panevojshme? Pėrgjigja jonė ėshtė negative. Assesi. Pėrpjekjet tona pėr
emancipimin kombėtar duhet tė intensifikohen, tek e fundit jemi nė lojė
me nacionalistėt e kombeve tjera, porse syrin tonė ta pėrqėndrojmė
lartė, atje ku qėndrojnė vlerat e pėrbashkėta njerėzore, atje ku Allahu
dėshiron t’a sheh krijesėn e tij njeri.

Tė arrihet njė gjė e
tillė, nuk ėshtė qėshtje e njė dite apo jave. Aty duhet bėrė shumė punė
dhe vazhdimisht tė punohet. Aty duhet tė analizohen edhe feja edhe
nacionalizmi dhe qė tė dyja kėto duhet tė filtrohen nga barbarizmat dhe
gjėrat e panevojshme. Pikėsėpari, bėrthama e fesė nė realitet duhet
ndarė nga besimi gjysmak spektral si dhe nga besimet pseudo-shkencore tė
cilat kanė inkorporuar vetveten nė organizmat mė vital tė fesė.

Feja,
tani e tutje duhet tė ndėrtohet dhe pėrqendrohet mbi bazėn e vet
origjinale dhe tė ndalet sė interferuari me vetėm shpjegimet e fakteve
dhe fenomeneve tė natyrės kinse ajo ėshtė diēka shkencore. Duhet
pranuar, nacionalizmi nė pėrgjithėsi i cili u zhvillua pėrgjatė
zhvillimit historik tė njeriut gjithashtu dha njė kontribut tė ēmueshėm
nė sfera tė ndryshme tė qenies njerėzore; mos tė harrojmė se edhe
materializmi nga ana e vet i dhuroi njerėzimit shumė gjėra, pikėrisht
duke ndihmuar nė pastrimin e asaj tė sotme nga e kaluara e mbushur plot e
pėrplot me stėrmadhime tė panevojshme historike, religjioze e sociale.
Pėrgjatė kohės sa ishte materializmi nė skenė, sidomos nė Evropė,
shkenca pushoi sė qenėri prodhim dhe vegėl e kishės dhe teologjisė.
Religjionet e mbėshtetura vetėm nė mrekulli pushuan sė thirruri nė
mendjen e ndrydhur kishtare religjioze, ato mė nuk kishin mundėsinė tė
mbėshteteshin nė besimin mbi misteret apo dramat historike, tė
dekretuara shekuj me parė.

Nacionalizmi ka njė vėshtrim tepėr tė
pėrkufizuar dhe defektiv mbi ngjarjet nė histori. Pėrpjekjet e tėrbuara
tė tij janė tė orientuara kah shpjegimi i historisė vetėm si njė aspekt i
principeve tė “tė fortit” dhe “tė timit”. I dobėti dhe ajo qė nuk ėshtė
e imja, tek studimet nacionaliste nuk kanė vlerėn e as tretmanin qė
duhet ta kenė. Ėshtė e padrejtė tė pretendohet se duhet tė ekzistojė
vetėm i forti apo se ėshtė e drejtė vetėm ajo qė ėshtė e imja. Tek
nacionalistėt bota shkencore nė realitet ėshtė njė matematikė “e imja”
ndėrsa tė gjitha proceset historike “tė tjetrit”, nėse jo tė asgjėsohen,
ato duhet tė reduktohen nė terma tė inferioritetit. Hipotezat e tilla
janė tejet tė papėrmbajtura, tė ngushta pėr nga komprehensioni aq mė
tepėr kontrare ndaj observimeve tė ligjeve tė jetės ku revoltat
nacionale po pėrhapen mė shumė se kurrė mė parė. Nė fund tė fundit po
shihet se humania nuk mund tė shpjegohet nga bazat nacionaliste. U
vėrtetua gjithashtu se kėto dy botėt i takojnė dy dimensioneve tė
kundėrta mes vete tė ekzistencės tė udhėhequra nga kategoritė
distinktive dhe tė ē’thurura e tė posaēme vetėm pėr to. Kėshtu, si
rezultat i gjithė kėsaj, janė tė paevitueshme plasaritjet dhe luftat mes
popujve pikėrisht mes “times” dhe “tėndes”, ndėrsa unikati i pikėpamjes
humane shkencore tė lėkunden nė themelet e saja.

Studimet
intensive qė po bėhen vazhdimisht tregojnė se nė botėn e nacionalizmit
njeriu nuk ēmohet dhe nuk pranohet mė tepėr se njė instrument nacional.
Ideja nacionaliste e reduktoi njeriun nė epifenomen, nė njė produkt i pa
dobishėm pėr njerėzimin i cili dirigjohet vetėm nga ndjenjat nacionale
ku aksionit pėr tė mirėn e pėrgjithshme i humbet forca e stimulimit.
Shkencėrisht, nė nacionalizmin e verbėr vetėdija e shėndoshė s’ka mė
kurrfarė rėndėsie e as domethėnie si nevojė pėr tė dashur tė tjerėt. Siē
kuptohet gradualisht, as feja pra nuk mund tė shpjegohet nga pikėpamja e
nacionalizmit, aq mė pak nga pikėpamja e nacionalizmit tė verbėr qė
ėshtė prezent sidomos nė Ballkan. Thirrjet pėr kinse rehabilitimin e
fesė nga kėndvėshtrimet nacionaliste janė tė dėshtuara aq sa janė tė
dėshtuara edhe thirrjet dhe kėrcėnimet e herėpasherėshme pėr ndėrrimin e
fesė apo largimin e Islamit nga trojet shqiptare.

Logjika e cila
po udhėhiqet nga njė shpirt i tillė, nė realitet i ka rrėnjėt tek
shkollat sllave nė tė cilat u hulumtuan nuancat nėpėrmes tė cilave do tė
zhduknin popullin shqiptar nga trojet e tyre. Dėbimi i afėr njė milion
shqiptarėve nga vendet e veta, nga Toplica dhe tokat tona tjera tė
shtrenjta, nė realitet ishte nisur pikėrisht me metodėn e ndalimit tė
fesė, ndėrrimit tė saj dhe krishterimit tė kombit. Duke mos mund tė
durojnė kėtė dhunė satanike shqiptarėt u shpėrngulen nėpėr tokat e
shterpuara tė Anadollit. Ani pse shqiptarėt atje dhanė njė kontribut tė
pashoq pėr tė ndėrtuat dhe ngritur njė ditė Turqinė nė kėtė pozitė ku
ėshtė tani, ata hekėn tė zinjtė e ullirit deri sa mbijetuan nga dhuna e
paparė nė historinė e Ballkanit. Ngjarjet e sė kaluarės sonė, pastaj
shtypjet qė po i bėhen kėtij populli, pikėrisht duke ndrydhur nuancėn
religjioze tė shpirtit tė tij, me kalimin e kohės e sidomos sot, nė
mendjen e njerėzve po gdhendet mendimi se feja dhe teologjia nė
pėrgjithėsi nuk mund tė mbesin vetėm spektatore pasive e as thjeshtė
instrumente nacionaliste tė botės sė ngushte tė kinse
patriot-nacionalistėve. Dhe nga kėtu nxjerret pėrgjigja se pėrse sot me
tė madhe rinia dhe bota po i kthehet fesė nė pėrgjithėsi a Islamit nė
veēanti.

Dhe pėr fund, shqiptarėt duhet ta kenė tė qartė, sidomos
ne qė dimė tė vlerėsojmė nevojėn pėr fe dhe tė qenit tonė shqiptar. Tė
gjithė ne duhet ta dimė se Zoti i Cili neve na mbron dhe i Cili
modifikon vlerat e moralit ėshtė i gjallė. Ai nuk vdes kurrė, prandaj
Ai, sikur gjithmonė edhe tani neve do tė na ndihmojė. Me njė kusht: Qė
Atė ta duam dhe respektojmė, tek e fundit “Ai nuk ndryshon (pėr tė mirė)
gjendjen e asnjė populli, pėrderisa ai popull nuk fillon qė vetveten ta
ndryshojė”. (Kuran; 13:11).

Dr. Mustafa Bajrami

PRINCO
Anėtarė

Lokacioni: Mbi token E ZOTIT
Postime: 170
Kyējet nė forum: 2705
Regjistruar mė: 18/02/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēfarė peshon mė shumė tek ne Shqiptarėt, Kombi apo Feja ?

Mesazh nga Arjana prej Wed 07 Jul 2010, 9:50 pm

Besoj se s'do tė ketė patur ndonjė ēast tjetėr historik pėr shqiptarėt si ky i sotmi, ku tė peshohet pėr to me kandar raporti mes kombit dhe fesė, mes dashurisė ndaj asaj sė cilės i lidh trashėgimia, gjaku, gjuha, historia e pėrbashkėt e qė quhet kombėsi dhe mendje-animit tė tyre ndaj pėrkatėsive tė tjera qė quhen fetare. Nė njė Europė Juglindore ku kufiri midis kombit dhe fesė ėshtė jo vetėm i padukshėm por herė herė feja dhe kombi pėrzihen aq keq sa nė vend tė flasim pėr boshnjak tė besimit musliman, mė e udhės ėshtė gjendur shprehja shtet mosleman pėr shtetin e krijuar pikėrisht nga banorėt e Bosnjės qė i pėrkasin besimit islam. Mė tė paktė si numėr, dy pėrbėrėsit e tjerė tė popullsisė pėrbėrėse tė Bosnjės janė mė shumė kroatė sesa katolikė apo mė shumė serbė sesa tė krishterė ortodoksė.
Nga ky dualitet nuk bėn pėrjashtim as Greqia si shteti mė i hershėm i Eurpės
Juglindore qė tashmė ėshtė pjestar i Bashkimit Europian. Gjer sė fundi grekėrve nuk u mjaftonte tė ishin veē grek, ngaqė ata shėnonin nė pasaportė edhe pėrkatėsinė fetare. Bile edhe raportet ndėrmjet shteteve tė Europės Juglindore nė pjesėn mė tė madhe tė tyre janė ndėrtuar nė bazė tė simpative fetare. Vetėm shqiptarėt bėjnė pėrjashtim nga rregulli. Qė nga Rilindja Kombėtare shqiptare e kėndej nuk mund tė gjejmė ndonjė ēast historik (veē periudhės komuniste) ku shqiptarėt tė kenė vendosur ndjenjat fetare apo ideale tė tjera mbi ato kombėtare. Tė paktėn, shqiptarėt kanė qenė gjithmonė tė ndėrgjegjėshem pėr padrejtėsitė e fuqive Europiane ndaj tyre dhe gjithmonė janė simpatizuar me shqiptarėt qė vendimet e tė tjerėve i lanė jashtė kufijėve tė shtetit kombėtar shqiptar.
Sot, kur ka ardhur ēasti i krijimit tė shtetit tė dytė tė shqiptarėve nė Europėn
Juglindore (qė do tė riparonte njė pjesė tė padrejtėsive tė bėra ndaj kombit shqiptar), beteja ėshtė zhvendosur pikėrisht tek raporti komb-fe. Shqiptarėt nga ana e tyre theksojnė atė qė ėshtė e vėrtetė: faktin qė ata nė radhė tė parė e mbi tė gjitha janė shqiptarė para se tė jenė muslimanė, apo tė krishterė ortodoksė e katolikė. Por tė interesuarit (bizantinėt serbė, grekė, etj.) dhe tė painteresuarit pėr pavarėsinė e Kosovės duan me ēdo kusht tė dėgjojnė ose tė theksojnė pikėrisht tė kundėrtėn: qė shqiptarėt janė muslimanė dhe me pavarėsinė e Kosovės krijohet njė shtet me mbi 90 % tė popullsisė muslimane.
Nėnkuptimi, aty ku nuk shprehet hapur, ėshtė i qartė: "Amerikanė e Europinaė! Mos krijoni njė shtet musliman nė zemėr tė Europės, njė shtet feja e tė cilit ėshtė nė luftė me ju...". Shqiptarėt shohin tek amerikanėt aleatin e tyre tė natyrshėm dhe amerikanėt shohin tek shqipatrėt kombin mė pro-amerikan jo vetėm nė Europė por ndoshta nė tė gjithė planetin.
Propaganda serbe e greke mbi fantazmėn e njė shteti mosleman nė Europė mund tė ketė ndikimet e veta, prandaj edhe nuk duhet nėnvletėsuar. Pra lind pyetja se sa ēdo shqiptar me veprimet e tij e ndihmon ēėshtjen kombėtare. Fatmirėsisht, bizantinėt nuk arrijnė tė gjejnė tek shqiptarėt materialin e dėshiruar pėr tė thėnė "Hej, shikoni shqiptarėt janė po aq fanatikė sa ...le tė themi myslimanėt arabė...".
Para disa kohėsh bisedoja me miq shqiptare nė Amerikė tė Veriut rreth organizimit
dhe pėrpjekjeve tė shoqatave shqiptare pėr tė bashkėpunuar me bashkėsitė e tjera mike. Mė thanė se ishte bėrė njė konferencė me bashkesinė hebreje nė Toronto nė Tetor 2005. Megjithatė, pati edhe disa shqiptarė qė e kundėrshtuan me "arsyetimin se hebrejtė janė duke iu bėrė tė kėqinja moslemanėve tė Palestinės"?! Mė erdhi keq per kėtė "arsyetim" dhe sigurisht nuk dua t'i hyj faktit se a kanė tė drejtė hebrejtė apo arabėt, sepse nė rradhė tė parė nevojitet tė dihet korruposioni tepėr i lartė nė administratėn palestineze dhe faktin qė qeveria palestineze mbahet me paret e qeverisė sė Izraelit, SHBA, etj. Edhe mė keq, shqiptarėt nuk kanė kėllqe pėr tė bėrė paqe mes dy palėve. Por pėr tė qenė i arsyeshėm, pėr tė parė interesat tona shqiptare dhe vetėm tonat, njė bashkėpunim i frytshėm me bashkėsinė hebreje ka qenė gjithmonė i frytshėm dhe i dyanshėm. Prandaj krijmi i njė kulture bashkėpunimi nga njerėzit e pėrshtatshėm qė duhet tė ngulitet nė ndėrgjegjet tona, gjithmonė duke i shėrbyer interesit kombėtar, do mbetet njė tregues i cilesisė sė punės tė shqiptarėve kudo qė te ndodhen.
Askush nga shqiptarėt ne nuk ka tė drejtė tė bėjė moral pėr ēėshtje tė tilla si ajo e
besimit fetar, sepse i pari dhe mbi tė gjitha ėshtė besimi e interesi kombėtar; sot e mot. Para disa kohėsh Telekomi shqiptar u ble nga njė kompani turke. Rastėsisht mė ra nė dorė njė gazetė , organ i njė shoqate bamirėse. Gazeta nė fjalė qė nė titull shprehte njė entuziazėm ekstrem tepėr tė madh pėr shitjen e kompanisė shqiptare turqve. A thua ka kaq rėndėsi fakti se blerėsi ėshtė mosleman, ortodoks apo katolik?! Ēfarė do i dallonte ato nga njėri tjetri? Mendoj se e para gjė qė duhet tė shikohet nė kėto raste ėshtė interesi i vetė shqiptarėve. Shqipėria ėshtė njė vend jo-fetar dhe kjo jo vetėm nė letra.
Kosova ndodhet ende nė provė dhe pavarėsisht nga raportet fetare, Kosova duhet tė respektojė qytetarinė e banorėve tė saj dhe tė dijė tė bėjė miq jo mbi baza fetare por mbi bazėn e interesave tė saj kombėtare. Udhėheqėsit e sotėm shqiptarė duhet tė vazhdojnė pa hezitim nė kėtė rrugė. Nuk ka pse tė ketė hutime nė kėtė drejtim, sepse ēdo veprim pėr tė kėnaqur egon e cekėt e drejtuesve tė dhėnė pas pėrkatėsisė fetare mund tė dėmtojė interesat tona kombėtare. Prandaj iu takon vendim-marrėsve shqiptarė qė detyrimisht tė veprojnė sipas interesave kombėtare ku pėrmblidhen interesat e tė gjithėve dhe jo sipas interesave fetare qoftė edhe kur kėto tė fundit duken se gjoja pėrfaqėsojnė njė shumicė relative.
Botuar nė gazetėn Republika

Arjana
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: diku e humbur
Postime: 3754
Kyējet nė forum: 8290
Regjistruar mė: 26/09/2009
Profesioni: Studente
Vėrejtjet:

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja, kombi dhe shqiptarėt....!

Mesazh nga Genci-fr prej Thu 08 Jul 2010, 2:13 pm

qe te 2 kan vler shum te rendesishme tek ne shqiptaret Feja eesht Pastertia e jon shpirterore dhe kombi burreeria jone e trasheguar nga te paret tone, dhe me qe te dya keto perkatesi qoft ajo fetare dhe ajo komebtare burrenohem me te2 sepse jam krenar qe posedoj kete fe dhe qe jam shqiptar...

Feja dhe Kombi jan Paralel me njera tjetren keshtu qe nuk duhet nuar edhe shum nga njera apo tjetra

Genci-fr
Anėtarė

Lokacioni: kosov
Postime: 469
Kyējet nė forum: 3773
Regjistruar mė: 02/06/2009
Profesioni: ekonomist

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja, kombi dhe shqiptarėt....!

Mesazh nga Adonisi prej Fri 09 Jul 2010, 10:30 am

Kush ka lexuar vetem pak historine e popullit shqiptar dhe nuk eshte fanatik, atehere nuk do te ngurroje ta pranoje se kombi peshone me shume.Disa nuk kan lexuar aspak, e hicen se kane lexuar, e disa te tjere kane lexuar por megjithate kjo nuk u pershtatet fantazmit te tyre qe kane dhe kur pergjigjen e japin mendimin e tyre personal duke aluduar ne ate te pergjithshmen!!!

Nje shembull:

"Ademi dhe s'kishte lere,
Kerthiza s'i ishte prere,
Nga te gjithe te paret,
Erdhen ne bote shqiptaret."

Sipas Faik (bej) Konices, Naimi me siper ka vrare shpirtin e besimtarit duke vene ne loje profetet dhe duke qeshur me Zotin!
Dhe ne fakt dikush dikush i ka dhene te drejte kesaj alamet kritike dhe ta kete perkrahur(fantatiket kuptohet), deri tek reagimi i fuqishem i Nonda Bulkes, i cili duke diskredituar me te drejte "naivitetin" tendicioz te Konices, i kujton se Naimi nuk ben as matematik e as astronomi.Por ai ben poezi, e ne poezi shume gjera lejohen, vecmas dashuria per popullin dhe lufta per te drejtat e tij.
Naimi shkroi ne kohen kur populli i tij me gjithe luften shekullore per liri, kishte mbetur nje nga popujt me te perbuzur ne evrope.Sepse i mungonte liria shpirterore e politike, gjuha me misionin e saj te vertete, kultura.Dhe ne ate momente cfar do duhej te dukej poezia e Naimit! Mos ndoshta do duhej qe te vraponte rratheve te ferrit e te parajses pas Dantes! Ku do mbetej atehere liria e popullit, kush do te duhej te luftonte per te, nese jo edhe me poezi???

Adonisi
Anėtarė

Lokacioni: Ne zemer te shqiptaris
Postime: 971
Kyējet nė forum: 4803
Regjistruar mė: 03/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja, kombi dhe shqiptarėt....!

Mesazh nga Arjana prej Fri 09 Jul 2010, 3:49 pm

FEJA PESHON NJE GRIMEZ.
KOMBI ASE NJE KOKERR FARE....


NE SHTIREMI SE GJOJA E DUAM KOMBIN E NON STOP PUNOJME NE TE KUNDERTEN, KOMBIT SJA QAJME NENEN HIC AMA HIC........................

Arjana
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: diku e humbur
Postime: 3754
Kyējet nė forum: 8290
Regjistruar mė: 26/09/2009
Profesioni: Studente
Vėrejtjet:

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja, kombi dhe shqiptarėt....!

Mesazh nga Dode Progni prej Thu 18 Nov 2010, 9:55 pm

TĖ NDERUAR KOLEGĖ! MIQ TĖ DASHUR! VĖLLEZĖR DHE MOTRA!

Po ju drejtohem kryesisht atyre qė me tema dhe diskutime jan kyēur tek kategoria “Nye fetare“. Me qenė se jam me i moshuari nė ketė forum,dhe i deklaruar me emerin dhe foton time origjinale,besoj se do tė pranoni njė keshillė dhe njė kujtesė krejt dashamirėse prej meje.
Sė pari,secili nga ju, jeni nė tė drejten tuaj tė besoni ose tė mos besoni nė fe.Te shfaqni ose te mos shfaēni mendimet tuaja lidhur me fenė kudo qė tė deshironi,qoftė dhe nė faqet e kėtij forumi.Por as kurkush prej nesh nuk ka tė drejtė tė sjellė shkrime ose tė bėjė diskutime qė fyejn fenė e tjetrit,madje as ateizmin e te tjerve. Lidhur me kėtė tė fundit dua t’u kujtoj se,bazuar nė realitet e religjionit nė botėn e sotme shumė teologė,midis tyre dhe Papa Gjoni-Pali II pat deklarua: Sot nė botė ka vetėm dy fe:- ata qė besojnė, dhe – ata qė nuk besojnė.Pra,duhet respektuar dhe ata qe nuk besojne.
Nėrsa lidhur me raportet qė shqiptarėt kan vendosur ndėr shekuj midis kombit tė vet dhe fesė,pa hyrė tek rilindasit si Pashko Vasa etj. kisha me ju rekomanduar tė lexoni shkrimin e studiuesit tė njohur Skender Riza,publikuar nė faqet e kėtij forumi,me titull: “Katoliket (shqiptar D.P.) tė islamizuar nuk u shkombėtarizuan“.Ai me fakte historike ka argumentuar se,shqiptarėt katolikė tė gjėndur pėrpara dy problemeve ndryshueshmėrie thelbėsore pas shek. XV: - tė ndryshojė fenė dhe kombin,ata pranun ndryshimin e fese,por jo tė kombit.Ēka do tė thotė se tek shqiptarėt peshoi mė tepėr kombi se sa feja.E kjo bėri qė tė mos asimilohemi nga tjerėt,po tė jemi ky komb shqiptar qė jemi sot. Lidhur, po mė raportet: komb – fe,unitetin dhe tolerancen fetare tė shqiptarve, deshiroj tė ju kujtoj edhe njė fragment nga fjalimi i klerikut,mendimtarit dhe atdhetarit tė shquar At Anton Harapi, i cili 74 vjet mė parė,nė vitin 1936,me rastin e pėrcjelljes sė eshtėrave tė patriotėve Mustafa Qullit dhe Ēerēiz Topulli nga Shkodra pėr nė vendlindjen e tyre Gjirokastėr pat thėnė:
”Por para se tė niseni, eni kėtu, e mbi kėta eshtėn, shembllesė ideali, forcė dhe bashkimi, t’i shtrījmė dorėn shoqishojt, Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e me besėn e burravet, me besėn shqiptare, tė lidhemi pėr t’i a mbajtė shqiptarit tė paprekun nji Zot tė vėrtetė, nji atdhé tė lumtun, pėr ta bām Shqipnin e re, tė fortė e tė madhnueshme, tė denjė pėr Skanderbén. T’i diftojmė, po, botės se shqiptarėt janė njimend burra; se mund tė jemi Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e njiheri shqiptarė tė njimendėt.”

FALEMNDERIT PĖR MIRĖKUPTIMIN

Dode Progni
Pena e Artė

Lokacioni: Shkoder
Postime: 73
Kyējet nė forum: 2558
Regjistruar mė: 09/04/2010
Profesioni: Historian-Pension
Vėrejtjet:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja, kombi dhe shqiptarėt....!

Mesazh nga Naki prej Thu 18 Nov 2010, 10:19 pm

Dode Progni shkruajti:TĖ NDERUAR KOLEGĖ! MIQ TĖ DASHUR! VĖLLEZĖR DHE MOTRA!

Po ju drejtohem kryesisht atyre qė me tema dhe diskutime jan kyēur tek kategoria “Nye fetare“. Me qenė se jam me i moshuari nė ketė forum,dhe i deklaruar me emerin dhe foton time origjinale,besoj se do tė pranoni njė keshillė dhe njė kujtesė krejt dashamirėse prej meje.
Sė pari,secili nga ju, jeni nė tė drejten tuaj tė besoni ose tė mos besoni nė fe.Te shfaqni ose te mos shfaēni mendimet tuaja lidhur me fenė kudo qė tė deshironi,qoftė dhe nė faqet e kėtij forumi.Por as kurkush prej nesh nuk ka tė drejtė tė sjellė shkrime ose tė bėjė diskutime qė fyejn fenė e tjetrit,madje as ateizmin e te tjerve. Lidhur me kėtė tė fundit dua t’u kujtoj se,bazuar nė realitet e religjionit nė botėn e sotme shumė teologė,midis tyre dhe Papa Gjoni-Pali II pat deklarua: Sot nė botė ka vetėm dy fe:- ata qė besojnė, dhe – ata qė nuk besojnė.Pra,duhet respektuar dhe ata qe nuk besojne.
Nėrsa lidhur me raportet qė shqiptarėt kan vendosur ndėr shekuj midis kombit tė vet dhe fesė,pa hyrė tek rilindasit si Pashko Vasa etj. kisha me ju rekomanduar tė lexoni shkrimin e studiuesit tė njohur Skender Riza,publikuar nė faqet e kėtij forumi,me titull: “Katoliket (shqiptar D.P.) tė islamizuar nuk u shkombėtarizuan“.Ai me fakte historike ka argumentuar se,shqiptarėt katolikė tė gjėndur pėrpara dy problemeve ndryshueshmėrie thelbėsore pas shek. XV: - tė ndryshojė fenė dhe kombin,ata pranun ndryshimin e fese,por jo tė kombit.Ēka do tė thotė se tek shqiptarėt peshoi mė tepėr kombi se sa feja.E kjo bėri qė tė mos asimilohemi nga tjerėt,po tė jemi ky komb shqiptar qė jemi sot. Lidhur, po mė raportet: komb – fe,unitetin dhe tolerancen fetare tė shqiptarve, deshiroj tė ju kujtoj edhe njė fragment nga fjalimi i klerikut,mendimtarit dhe atdhetarit tė shquar At Anton Harapi, i cili 74 vjet mė parė,nė vitin 1936,me rastin e pėrcjelljes sė eshtėrave tė patriotėve Mustafa Qullit dhe Ēerēiz Topulli nga Shkodra pėr nė vendlindjen e tyre Gjirokastėr pat thėnė:
”Por para se tė niseni, eni kėtu, e mbi kėta eshtėn, shembllesė ideali, forcė dhe bashkimi, t’i shtrījmė dorėn shoqishojt, Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e me besėn e burravet, me besėn shqiptare, tė lidhemi pėr t’i a mbajtė shqiptarit tė paprekun nji Zot tė vėrtetė, nji atdhé tė lumtun, pėr ta bām Shqipnin e re, tė fortė e tė madhnueshme, tė denjė pėr Skanderbén. T’i diftojmė, po, botės se shqiptarėt janė njimend burra; se mund tė jemi Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e njiheri shqiptarė tė njimendėt.”

FALEMNDERIT PĖR MIRĖKUPTIMIN
per te deshmuar shkrimin me larte qe na solli z. Dodė Progni e ndjej obligim qe te ua sjell dhe statistiken e Dr. Skender Riza. Nje permbledhje si deshmi e shkrimit te z. Dodė Progni.
Mbasi permbledhja eshte pak e gjate mos ta sjelli ne copy paste por ja ku mund te lexohet KLIKO KETU

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !


Naki
WebMaster

Lokacioni: Kosovė
Postime: 7928
Kyējet nė forum: 10327
Regjistruar mė: 29/05/2007
Vėrejtjet:

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi