Kur fillojne pergatitjet e vajzes per martese?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kur fillojne pergatitjet e vajzes per martese?

Mesazh nga Arjana prej Mon 02 Aug 2010, 2:38 pm

Si ta realizosh stabilitetin sentimental dhe qetesine shpirterore ne jeten bashkeshortore?

Dasma karakterizohet nga urime te shumta dhe gjithe pjesemarresit buzeqeshin optimiste duke uruar ciftin per sukses dhe lumturi.

Keshtu, nusja e bukur kalon disa dite te gezuara dhe e ndjen veten teper te lumtur e me pas kalon ne nje faze tjeter, ku ka shume pergjegjesi dhe detyra. Pra, asaj i bie mbi shpatulla nje rol teper i rendesishem, per te cilin ndoshta eshte e papergatitur.

Pas marteses, asaj i bien ne sy shume gjera qe mund te jene te panjohura per te dhe shpesh drejtohet dhe pyet nenen e saj: Si tia bej me kete e ate? Ku ta vendos kete? Si...?

Pra, nusja ne ditet e para te marteses, ne vend qe te jetoje disa dite e qete dhe e lumtur ne shtepine e re ku duhet te mbizoteroje stabiliteti sentimental dhe qetesia shpirterore, ajo eshte teper konfuze dhe ne merak te vazhdueshem duke pyetur per cdo gje te re qe has.




E dashur!
Pergatitjet per martese nuk fillojne vetem ne kohen e dasmes, por vajza duhet te njihet me pare mbi pergjegjesite e saj per te qene e gatshme dhe te jete vete e zonja per ti perballuar vete problemet e saj.

Persa i perket kesaj ceshtjeje, per te qene vajza e pergatitur dhe te kete nje eksperience te mjaftueshme per jeten bashkeshortore, pyetem nje grup vajzash. Me poshte po japim mendimet e tyre ne lidhje me kete teme.




Ndjenja e pergjegjesise
Nje vajze 20 vjecare mendon se ajo vajze qe eshte e zgjuar njihet me ceshtjet shtepiake pas marteses duke pasur parasysh natyren e saj femerore dhe domosdoshmerine e ndjenjes se pergjegjesise.




Eksperienca te humbura
Rregullimi i puneve shtepiake eshte celesi i suksesit per te mos e ndier veten ngushte perpara bashkeshortit dhe familjes se tij.

Nje vajze tjeter thote se, edhe nese nuk ekziston eksperienca dhe kultura e duhur per jeten bashkeshortore, ajo eshte e sigurte se keto probleme nuk jane aq te veshtira, perkundrazi ato jane te lehta, vecanerisht nese gjendet fryma e mirekuptimit me bashkeshortin dhe ndihma paraprake e nenes. Pra, ne kete menyre te gjitha problemet do te gjejne zgjidhjen e duhur.

Momentet e veshtira mund te shnderrohen dhe ne momente kenaqesie dhe clodhjeje

Nusja duhet qe te ambientohet shpejt ne shtepine e re, dhe te dy bashkarisht me burrin duhet te marrin pjese ne ato momente qe ne pamje te pare duken te veshtira, duke i shnderruar momente te tilla ne momente gazmore dhe clodhese. Ajo duhet ta ndjeje se eshte pjese e asaj bashkesie dhe te gjitha ato pune per te cilat po flasim nuk jane aq te rendesishme per ecurine e jetes se lumtur bashkeshortore, vcanerisht kur ndermjet tyre nderthuren dashuria dhe respekti reciprok.

Nga ana tjeter ka pasur disa opinione te kunderta me ato qe u parashtruan




Elementet paresore ne jete
Nje nder te intervistuarat ishte e mendimit se eshte e domosdoshme qe vajzat te mesojne elemetet paresore te jetes, sidoqofte puna nese ne te ardhmen mban pergjegjesi te familjes apo jo. Pra, vajza duhet te mesohet per ekonomine e shtepise, administrimin e saj, racionimin e kohes, formimin e lidhjeve shoqerore dhe nga ana tjeter mesimin e artit te gatimit dhe ceshtje te tjera shtepiake.




Gjykimi jepet per momentet e para
Nje vajze tjeter mendon se nusja nuk duhet te jete indiferente ndaj ketyre ceshtjeve duke reaguar ne menyre negative, por ajo duhet te jete e mireinformuar dhe te dije ti drejtoje punet e shtepise perpara se ajo te martohet. Kjo duhet bere qe ajo te mos bjere ne ndonje pozicion te ngushte para burrit, familjes apo miqve te tyre.

Momentet e para, pozitive apo negative, jane ato qe formojne nje imazh, qe nuk shuhet lehte.

Ka gjera qe ne jeten praktike konsiderohen si thelbesore dhe vajza duhet ti perfeksionoje ato, vecanerisht kur ajo eshte ne prag te jetes bashkeshortore. Nder to jane pritja e mysafirit, njohja e detyrave shoqerore, sjellja ne menyre te kendshme me familjaret, interesimi per anetaret e familjes qe nuk jane te pranishem etj. Po ashtu, ka disa ceshtje te tjera qe jane te dores se dyte, te cilat ajo i meson pas marteses me kalimin e kohes.




Largimi nga monotonia
Vajza duhet ti mesoje prioritetet e jetes bashkeshortore dhe keshtu ajo eshte me e qete, i pershtatet me mire kerkesave te burrit te saj dhe duhet te perpiqet qe te permiresohet duke mesuar sa me shume gjera te reja per ta larguar sa me teper monotonine nga jeta e saj bashkeshortore.




Jeta bashkeshortore nuk eshte fushe me lule
Martesa nuk eshte rruge e shtruar me trendafila dhe as perjetim i endrrave te muajit te mjaltit. Nuk eshte se do te veshesh cdo gje te modes se fundit apo gjithmone shetitje dhe udhetime te kendshme. Nuk eshte periudha qe do te blesh cte te shohin syte. Martesa, mbi te gjitha, eshte pergjegjesi dhe detyrat qendrojne mbi te drejtat e individit. Per kete, vajza duhet te pergatitet per kete periudhe me njohuri te mjaftueshme, duke marre njefare pervoja nga nena e saj dhe duke u munduar te perfitoje sa me shume nga motrat e saj apo nga shoqet, per cdo nevoje qe ka.

Problemi qendron se pjesa me e madhe e vajzave nuk e ndiejne kete pergjegjesi. Pergjithesisht, vajzat ne periudhen paramartesore kane prioritet pergatitjen e pajes dhe pergatitjen per ceremonine e marteses, duke harruar nga ana tjeter pergjegjesite e tyre pas marteses.

Prandaj, eshte detyre per vajzat qe te planifikojne nje pjese te kohes se tyre per te mesuar gjerat kryesore te jetes bashkeshortore, te cilat do tu vlejne me vone. Per kete ato koknsultohen me teper me nenat e tyre, te cilat kane pervoje te gjate ne jeten bashkeshortore dhe kane se cfare tu mesojne femijeve te tyre. Vete nena luan nje rol te rendesishem dhe e ka per detyre qe ta mesoje vajzen e saj per cdo gje qe ajo di , duke e nxitur dhe duke i dhene keshilla. Kjo e ndihmon vajzen te fitoje keto njohuri me heret dhe vete nena eshte me e qete kur vajza ua ka marre doren me mire ketyre ceshtjeve.

Nga: Suzana Tafa

Arjana
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: diku e humbur
Postime: 3754
Kyējet nė forum: 8290
Regjistruar mė: 26/09/2009
Profesioni: Studente
Vėrejtjet:

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi