KRAHINAT ETNOGRAFIKE TĖ KOSOVĖS551

KRAHINAT ETNOGRAFIKE TĖ KOSOVĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KRAHINAT ETNOGRAFIKE TĖ KOSOVĖS

Mesazh nga Dode Progni prej Tue 17 Aug 2010, 21:46

KRAHINAT ETNOGRAFIKE TĖ KOSOVĖS

Ndarja krahinore etnografike e njė vendi,ose e njė krahine mė tė gjėrė,shpesh herė parqet vėshtirėsi mė tė mėdha se sa ndarja gjeografike e tij. Kjo pėr arėsye se zonat gjeografike janė tė pėrcaktuar nga elementėt e ndryshme natyrore,kėshtu ndarja e tyre ėshtė fare e qartė dhe e pėrhershme,ndėrsa ndarja krahinore etnografike varet kryesisht nga faktorėt e ndryshėm shoqėror,nga karakteristikat e veēanta tė kulturės materiale e shpirtėrore,tė cilat janė tė dallueshme nga njė krahinė tek tjetra. Kėta faktorė mundė tė ndryshojnė mjaft shpejt,tė gėrshetohen ose tė bėhen tė ngjashėm me elemente tė kėtilla tė krahinave kufitare,ndonjėherė ato mund edhe tė zhduken fare si tipare tė veēanta dhe tė njėsohen me pėrmasa mė tė gjera me vise tė tjera. Prandaj nė shumė raste,kufiri ndėrmjet krahinave etnografike nuk ėshtė i pėrcaktuar me njė vijė tė prerė,sidomos atje ku nuk ekzistojnė tėrėsi teritoriale fisnore,si edhe nė zonat fushore ku traditat gėrshetohen dhe zhduken mė lehtė se nė krahinat malore. Nė pėrcaktimin e krahinave etnografike kan rėndėsi tė posaēme elementėt etnografike: veshja,doket e zakonet,por edhe gjuha e disa elemete tė tjera (antropologjike,psikologjike etj.) Faktorėt gjeografikė,edhe me rastin e pėrcaktimit tė krahinave etnografike,luajn njė rol gjithashtu tė rėndėsishėm. Madje,shpesh herė,njė tėrėsi etnografike ėshtė njėkohėsisht edhe tėrėsi gjeografike,e pėrcaktuar para sė gjithash me karakteristikat e relievit dhe tė pozitės gjeografike nė pėrgjithėsi. Ndodh shpesh qė emri i njė zone mė tė gjerė etnografike ose gjeografike, tė pėrdoret nė komunikimin e pėrditshėm nė vend tė emrit tė njė krahine mė tė vogėl,por mė tė pėrcaktuar,qė ndodhet brenda saj,ose kufizohet me kėtė zonė mė tė gjerė. Kėshtu,p.sh,njeriu nga Drenica nė se shkon diku nė Dibėr,nė Ulqin,ose nė ndonjė vend tjetėr,ai nuk thotė se ėshtė nga Drenica,s’paraqitet si drenicak,por thotė se ėshtė nga Kosova,ose kosovar. Pėr mė tepėr,edhe shqiptari nga Maqedonia dhe Mali i Zi,nė se gjendet nė botėn e jashtme,ai zakonisht paraqitet si kosovar.Kėshtu Kosova si tėrėsi mė e madhe e mė e njohur gjeograqfike si dhe krahinė mė kompakte etnografike (ku rreth 75% tė popullsisė e pėrbėjnė shqiptarėt),ka marr kuptimin e njė krahine shumė mė tė gjerė nga kufijtė etnikė e gjeografikė. Ndarja administrative krahinore nė pėrgjithėsi ka mė tepėr karakter e qellim praktik,prandaj ajo nuk pėrputhet gjithmonė me kufijtė etnik e gjeografik dhe nuk ėshtė e qėndrueshme pėr njė kohė mė tė gjatė,sepse kjo iu pėrshtatėt nevojave tė kohės,megjithse edhe kjo ndarje mbėshtetet shpesh herė nė faktorė etnografikė e gjeografikė. Kosova ėshtė njė tėrėsi gjeografike e kufizuar nga Bjeshkėt e Namuna,Shtedimi,Mokna e Kopaniku nė prendim e nė veri,nėrsa nga Pashtriku,Koritniku,malet e Sharit e Karadaku ii Shkupit nė jug dhe nė juglindje. Nė lindje, Kosova kufizohet me kodrinat e rrethinave tė Preshevės e tė Bujanofvcit. Pėr tė diferencuar mė imtėsisht krahinat etnografike tė njė vendi,nevojiten studime dhe kėrkime tė posaēme mė tė hollėsishme nė terren,si edhe kohė e vend pėrkatės pėr t’i parashtruar kėto me ato pėrmasa me tė cilat jepėt njė pamje e qartė dhe komplekse. Mu nga mungesa e tė gjithė kėtyre elementėve,kėtu do tė pėrpiqemi t’i paraqesim krahinat mė tė dalluara etnografike tė Kosovės duke vėnė nė dukje tė paktėn karakteristikat e tyre kryesore natyrore – gjeografike dhe shoqėrore – etnografike. Ndarja krahinore e Kosovės nė disa botime gjeografike e etnografike,sidomos nė ato tė paraluftės,ėshtė mjaft e paqartė, madje nė disa raste dhe artificiale. Kėshtu p.sh.,edhe emėrtimi i disa tėrėsive gjeografike e etnografike ėshtė bėrė sipas dėshirės sė autorit pėrkatės,dhe jo ashtu si e quan popullsia vendin e saj. Nga ana tjetėr,janė trilluar emra tė rinj,fare tė panjohur qė nuk i pėrdor askush. Mirpo kėto gabime pėrsėriten vazhdimisht nė literaturėn shkencore dhe nė ditėt tona. Si shembull mund tė pėrmendim Llapin,pėr tė cilin popullsia e tij nuk njeh tjetėr emėr,mirėpo nė disa vepra,ose punime shkencore,kėtė e quajn “Kosova e Vogėl” (emėr ky fare i panjohur nė shtresat e gjera tė popullit). Gjithashtu edhe Shala e Bajgores shenohet nė punime tė tilla si “Shala e Vuēiternės” ose e Mitrovicės,emra kėta qė populli nuk nuk i pėrdor kurrė pėr tė pėrcaktuar krahinėn qė njihet vetėm si Shala e Bajgores. Raste tė ngjajshme ka shumė. Kėtu krahinat e ndryshme etnografike tė Kosovės do t’i shėnojmė ashtu si i quan vetė populli,e jo si janė tė shkruara nė disa vepra gjeografike.Kosova ndahet nė dy krahina kryesore: Fusha e Kosovės,nė lindje,dhe Rafshi i Dukagjinit,nė prendim. Krahina gjithashtu tė mėdha,por mė tė vogla se kėto,janė Drenica (ndėrmjet Kosovės e Dukagjinit) dhe Morava ndėrmjet Kosovės e Preshevės. Nė rrethinat e kėtyre krahinave kryesore ndodhen shumė zona ose krahina mė tė vogla,e,qė tė gjitha sė bashku,quhen Kosovė,sipas krahinės mė tė madhe e mė tė njohur nga tė gjitha tė tjerat.

Fusha e Kosovės ėshtė njė rrafshinė tektonike,e cila ndodhet nė njė lartėsi prej 500 deri 570 m. mbi nivelin e detit (nė pjesėn mė tė ultė tė saj). Ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohen kufijtė e saktė tė Fushės sė Kosovės,sepse kjo zonė fushore me disa lugina dhe zona tė tjera gjithashtu fushore,ndėrmjet tė cilave nuk ekzistojnė male mė tė dalluara,tė cilat zakonisht merren si kufi ndėrmjet krahinave tė ndryshme. As nė popull nuk mundė tė dėgjohet njė pėrcaktim i sigurtė i kėsaj krahine. Mirpo,pėrgjithėsisht pranohet se Kosova shtrihet prej Kaēanikut nė jug e deri nė Mitrovicė nė veri e prej maleve Caralevė,Golesh,e Qyqavicė nė prendim e deri nė malet Prugovė,Koznicė e Zhegocė nė lindje. E pėrcaktuar nė kėtė mėnyrė Fusha e Kosovės ėshtė e gjatė mė se 80 km. dhe e gjerė rreth 30 km.,me njė sipėrfaqe rreth 950 km2. Qendat kryesore e kėsaj krahine etnografike janė Prishtina,Mitrovica,Ferizaj, Kaēaniku,Lipjani dhe Vuēiterna (Vushtria). Kultura materiale e Fushės sė Kosovės dallohet deri diku nga ajo e Rrafshit tė Dukagjinit,sepse kushtet natyrore nė kėto dy tėrėsi gjeografike nuk janė tė njejta. Nė Kosovė klima ėshtė mė e ashpėr se nė Dukagjin. Lartėsia mbidetare e Kosovės ėshtė rreth 150 metro mė e madhe se ajo e Dukagjinit,rrjeti i lumemenjve mė i rradhė,por pasuritė nėntokėsore shumė mė tė mėdha.Edhe kėtu,si nė viset tjera tė Kosovės,nė strukturėn sociale,zotėron popullsia bujqėsore me mė se 50%,mirėpo minjerat e mėdha tė thėngjillit afėr Prishtinės dhe minjera shumė e madhe e plumbit nė Trepēė afėr Mitrovicės,angazhojnė me dhjetra e mijėra punėtor,ndėrsa nė Dukagjin,pėrveē minjerės sė vogėl tė kromit nė Devė,afėr Gjakovės,nuk shfrytėzohet asnjė minjerė tjetėr. Kjo ka domethėnje tė mėdha,jo vetėm nė jetėn ekonomike,por edhe nė lėmin e etnografisė,sepse,siē dihet,punėtori industrial,mė shpejt e mė lehtė,shkėputet nga prangat e traditės dhe pėrgjithėsisht nga zakonet prapanike,duke pranuar mėnyrėn e re tė jetesės,nėrsa bujku kalon jetėn vetėm nė rrethin e ngushtė tė pronės sė tij tė vogėl e tė varfėr. Pėrveē kėsaj,pėr arėsye tė faktorėve natyrorė qė i pėrmendėm,edhe struktura e bujqėsisė dallohet deri diku nga ajo nė Dukagjin. Nė Kosovė mbillen fare pak pėrime,ndėrsa edhe pemėt janė tė rralla. Prej drithėrave mė tepėr mbillet grurė se misėr,e nga bimėt industriale mė shumė lule dielli se panxharsheqeri (ndėrsa nė Dukagjin ėshtė e kundėrta). Shtėpia nė Fushė Kosovė ėshtė pėrdhese,ose nė kat. Ajo ka pėrmasa mė tė vogla se ajo nė Dukagjin.Kjo pėr arėsye se,edhe jeta familjare,nė kėto dy krahina ndryshon. Nė Kosovė,numri i pjestarėve tė familjes zakonisht ėshtė mė i vogėl,ndėrsa nė Rrafshin e Dukagjinit ende ekziston njė numėr i madh familjesh patriarkore me nga 20 e deri nė 50 pjesėtarė. Materiali ndėrtimor nė Fushėn e Kosovės zakonisht ėshtė qerpiēi,ose tulla,por kjo mė rrallė. Guri pėrdoret fare pak pėr kėtė qellim,sepse malet janė larg nga fshatėrat e kėsaj fushe. Veshja ėshtė njė element etnografik i cili,pas luftės sė dytė botėrore ka ndryshuar shumė edhe nė fshatėrat e Kosovės nė pėrgjithėsi,sidomos ajo e burrave. Deri vonė,veshja ka qenė shenjė e sigurtė qė tregonte krahinėn etnografike tė bartėsit tė saj. Tani,ajo ka humbur gati kudo kėtė domethėnje tė dikurshme. Megjithatė,veshja tradicionale e grave ruhet mjaft mirė nė disa krahina,ndėrsa me rastin e dasmės nusja vishet me shumė kujdes vetėm me kostumin tradicional tė vendit.Gjithashtu edhe varrimi i grave,sidomos i atyre tė moshuara,bėhet vetėm me veshjen kombėtare qė ka karakteristikat e krahinės pėrkatėse. Mirėpo,nė kėtė rast mundė tė pėrmendim vetėm tiparet kryesore tė veshjes sė pėrditėshme tė sotme shqiptare nė krahinat e ndryshme etnografike,e cila ėshtė njė pjesė karakteristike e kuturės kombėtare. Nė Kosovė ekziston njė begati e madhe e kėsaj kulture,e cila kėrkon studime tė posaēme,pėr ta ruajtur tė paktėn nė kėtė mėnyrė kujtimin dhe kuptimin e saj pėr brezat e ardhshėm dhe pėr historinė e kuturės sonė popullore. Veshja e meshkujve sot nė Fushė Kosovė,si edhe nė krahina tė tjera etnografike,ėshtė shumė e thjeshtė dhe e ngjajshme me veshjen e qytetit. Burrat veshin pantollona dhe xhaketė stofi,kėmishė e tė mbathura pėlhure,tė pambukta,nėn xhaketė kan njė triko leshi,tė mbaruar nė fshat;gjithashtu ēorapet i kan tė leshta e opingat prej gome. Nė kokė mbajnė plisin e bardhė tė leshtė,por brezi i ri kėtė e pėrdor shumė mė pak,kėshtu qė djemtė shkojnė pa kapuē “kryeshtruet”,ose mbajnė beretė franceze,kasketė etj. Plisi,i cili nė popull quhet mė tepėr vetėm “kapuē” nė Kosovė ka formėn vezake. Ky ėshtė i vetmi element i veshjes me tė cilin sot nė Kosovė mundė tė pėrcaktohet pėrkatėsia kombėtare qysh nga pamja e parė;sepse pjesė tė tjera tė veshjes janė tė pėrbashkėta me ato tė kombėsive tė tjera. Veshja e grave ka mė shumė elementė me tė cilat dallohen krahinat etnografike. Mirėpo,pėrveē veshjes sė Rrafshit tė Dukagjinit,tė Rugovės dhe tė Hasit,tė gjitha krahinat tjera pak a shumė kan veshje tė ngjashme,sepse elementi kryesor janė dimitė,tė cilat nė kohėt e fundit,po pėrdoren gjithnjė e mė tepėr kudo,nė Kosovė,pėrveē nė kėto tri krahina etnografike qė i pėrmendėm. Dimitė nė fshatrat e Kosovės kan filluar tė futen nė pėrdorim nga ndikimi i qytetit,prandaj ato nuk janė element i vjetėr nė veshjen kombėtare. Dihet se dimitė janė pėrhapur nė Ballkan nėn ndikimin e kulturės orientale islamike edhe nė qytete,ndėrsa nė fshatra,deri vonė nuk janė pėrdorur fare. Gratė veshin kėmishė tė bardhė ose me vija,me mėngė tė ngushta,ose tė gjėra,sipas moshės dhe krahinės. Pėrmbi kėmishė kan mitanin e pambukėt,ose trikėn e leshit,ndėrsa dimėrit pėrmbi kėtė veshin njė xhaketė tė shkurtėr. Kur shkojnė nė rrugė,pėrjashta fshatit tė tyre,zakonisht vėnė nė kokė,pėrmbi shami,njė lloj shalli tė gjėrė e ta gjatė me ngjyrė tė zezė,i cili bije deri nė brez. Kėtė shpeshherė e lidhin nė brez,kėshtu qė deri diku luan rolin e ferexhesė sė dikurshme. Ky element i veshjes mund tė shihet zakonisht te gratė e reja,tė cilat me kėtė shall e mbulojnė edhe njė pjesė tė ballit e tė fytyrės. Fusha e Kosovės,si thamė mė parė,ka disa krahina tė tjera etnografike,ose gjeografike,nė rrethinat e saj,qė janė shumė mė tė vogla se kjo,dhe tė cilat nga aspekti etnografik janė shumė tė ngjajshme me kėtė. Fare nė jug,nė kufi me Maqedoninė,shtrihet Gryka e Kaēanikut,e njohur shume mirė sivend strategjik nė historinė tonė kombėtare,ku,kosovarėt treguan shumė herė heroizmin e tyre nė luftė tė pėrgjakshme e tė pabarabartė kundėr zaptuesve turq ( Kaēanikut i raftė pika / Shtatė sahat luftoj me thika”...) Nė fillim tė Grykės sė Kaēanikut,aty ku bashkohen lumi Lepenc e Nerodimje,ėshtė Kaēaniku,njė lokalitet me fabrikėn e gėlqeres,qendėr e komunės me mė se 25000 banorė(nga tė cilėt 98% shqiptarė,sipas regjistrimit tė vitit 1971) me rreth 25 fshatėra qė shtrihen nė shpatet e maleve tė Sharrit dhe tė Karadakut tė Shkupit nė tė dy anėt e grykės deri nė lokalitetin Han i Elezit nė jug,nė dalje nga kjo grykė. Kjo krahinė etnografike nė veri nuk ka njė kufi tė pėrcaktuar sa duhet,sepse nė kėtė anė gershetohet me fshatrat fushorė,tė cilat mundė tė bėjnė pjesė edhe nė krahinėn etnografike tė Fushė Kosovės. Kaēaniku si krahinė etnografike nukdallohet nga krahinat e tjera kufitare nė mėnyrė tė veēantė. Megjithatė,bije nė sy njėfarė kompaktėsie etnike e kėtyre fshatrave,ku pjesa dėrmuese e popullsisė janė me fis Krasniq(mė se 350 shtėpi),Berishė (230) e Thaē (135),ndėrsa fshatrat e Kosovės nė kėtė pikėpamje janė mjaft heterogjeė. Njė numėr fshatrash ndėrmjet Kaēanikut e Ferizajt,dhe rrėzė maleve tė Sharrit nga prendimi quhen me njė emėr tė pėrbashkėt Obicė. Siriniqi ėshtė njė krahinė e vogėl etnografike,nė luginėn e ngushtė tė rrjedhjes sė sipėrme tė Lepenicit,rrėzė maleve tė Sharrit (me 15 fshatra). Poullsia ėshtė serbe e shqiptare dhe merret mė tepėr me blegtori. Shtėpitė e kėsaj krahine janė prej druri e guri,shpesh tė mbuluara me kashtė ose me dėrrasė. Klima kėtu ėshtė mė e ashpėr se nė Fushėn e Kosovės,prandaj dimrit veshin zhgun,tė cilin e mbarojnė vetė. Fshatti mė i njohur nė Siriniq ėshtė Shtėrpca, afėr tė cilit ndodhet pushimorja e njohur Brezovicė. Karadaku i Shkupit ėshtė njė krahinė malore qė shtrihet nė lindje tė Grykės sė Kaēanikut deri nė Preshevė,nė formė vargmalesh.Edhe kėtu popullsia ėshtė e pėrzjer,po mė tėpėr ka shqiptar e kroatė. Kėta tė fundit kan ardhur kėtu gjatė mesjetės si minatorė. Fshatrat mė tė njohur janė Letnica,Stublla,Binēa etj. Edhe kjo ėshtė njė krahinė blegtorale,me pak tokė bujqėsore. Nė veshjen e grave zotėron kėmisha e bardhė e lirit,dimitė ose pshtjellakėt e leshit; dimrit veshin triko leshi dhe xhaketė tė shkurtėr prej zhguni ose shajaku. Kokėn e lidhin me shami,ose me njė marhamė tė gjerė pėlhure tė punuar nė vend. Nė fshatra tė kombėsisė kroate,gratė mė tepėr mbajnė fund stofi tė leshtė,ose fund pėlhure qė mbarojnė vetė. Veshja e mėshkujve nuk ka ndonjė karakteristike tė posaēme,pėrveē te pleqtė tė cilėt veshin xhamadan zhguni.

Morava ėshtė njė krahinė mjaft e madhe, nė lindje tė Fushės sė Kosovės dhe nė veri tė Karadakut tė Shkupit. Kjo ėshtė njė zonė fushore kodrinore nė pellgun e lunit Moravė. Gjilani ėshtė kryeqendra e kėsaj zone. Nė drejtim tė lindjes,Morava shtrihet deri afėr Bujanovcit,ndėrsa nė veri,kufizohet me krahinėn etnografike tė quajtur Gollak. Tani Morava pėrfshinė 3 komunė me mė se 150000 banorė (prej tė cilėve mė se 100000 shqiptarė,50000 serbė etj.) Nė kėtė komunė pėrfshihen edhe fshatėrat e Karadakut e tė Gollakut,nė pjesėn mė tė madhe,Morava ėshtė krahinė pjellore,ku pėrveē tė tjerash kultivohen disa bimė industriale,sidomos duhani,kerpi e luledielli. Nė veshjen e popullsisė,pėlhura e vendit e mbaruar prej kėrpit e lirit deri vonė ka zotėruar nė krahasim me rrobat e blera nė qytet. Nė fashtrat shqiptare edhe kėtu zotėrojnė dimitė,ndėrsa nė ato serbe kėmisha e bardhe dhe dy pshtjellakė,ose fundi i leshtė me rrudha (qė e blejnė).

Gollaku shtrihet nė veri tė Moravės. Ky ėshtė njė zonė kodrinore,njė krahinė etnografike e vogėl,por mjaft e diferencuar,mė tepėr nga relievi se sa nga faktorė tė tjerė. Nė kėngėt popullore,Gollaku quhet edhe Gallap (“Mbledh nė Llap e Gallap”) Popullsia merret mė tepėr me blegtori e bujqėsi,por edhe me shfrytėzimin epyjeve.

Llapi ndodhet nė luginėn e lumit Llap,nė veri tė Prishtinės,duke filluar diku rreth fshatit Besi e deri nė qafėn e Prepollcit nė veri (ku ka qenė kufiri i vjetėr turko-serb). Kryeqendra e Llapit ėshtė lokaliteti Podujevė.

Shala e Bajgores ėshtė njė krahinė etnografike e pėrcaktuar si e tillė nga pikėpamja gjeografike. Kjo shtrihet ndėrmjet Llapit e Mitrovicės,nė shpatet e malit Kopanik dhe rrėzė tij. Nė pikėpamje ekonomike ėshtė njė zonė mjaft pasive,kėshtu qė shumė banorė tė kėsaj treve punojnė nė minjerėn e Trepēės. Kėtu janė rreth 40 fshatra kryesisht tė fisit shalė. Fshatrat mė tė njohur janė Bajgora,Kaēanolli etj.

Koloshini ėshtė krahinė e vogėl etnografike nė luginėn e gushtė tė Ibrit,nė veri tė Mitrovicės. Nė popull thuhet edhe Koloshini Plak.Shumica e fshatrave kan popullsi serbe,e cila ka ardhur kėtu gjatė shek. XVIII e XIX nga Koloshini i Malit tė Zi,pastaj nga rrethinat e Plavės e tė Gusisė. Nė fshatrat shqiptare,ose tė pėrziera,ka banorė tė fisit Hot,Kelmend etj. Shumė banorė tė kėsaj krahine janė shpėrngulur nė Mitrovicė (ku kan hyrė nė punė),ose nė Trepēė.

Drenica pėrfshin njė teritor kodrinor ndėrmjet Fushės sė Kosovės, nė lindje (prej Holeshit e Qiqavicės), maleve tė Caralevės nė jug,malit Mokna nė veri dhe Rrafshit tė Dukagjinit nė prendim. Kėtu pėrfshihen rreth 80 fshatra me mė se 63000 banorė (prej tė cilėve 61000 shqiptarė). Drenica ndahet nė dy pjesė: Drenica e Epėrme,nė veri,qė quhet dhe Drenicė e Kuqe,dhe nė Drenicėn e poshtme,nė jug (Drenica e Pashės). Megjithėse nė pikėpamje gjeografike Drenica paraqet njė tėrėsi tė caktuar dhe etnikisht ėshtė shumė homogjene,ng aspekti etnografik nuk dallohet shumė nga Fusha e Kosovės. Kushtet natyrore nuk janė tė volitshme pėr njė bujqėsi tė pėrparuar,prandaj shumė banorė nuk merren me punė bujqėsore,por punojnė,kryesisht si minatorė nė minjerėn e thėngjillit afėr Prishtinės ose nė Trepēė,nė minjerėn e plumbit e tė zinkut. Veshja nė Drenicė,ėshtė e ngjajshme me atė tė fshatrave tė Kosovės,por me disa nuanca lokale. Nė disa fshatra arkitektura popullore ka shumė elemente tė pėrbashkėta me atė tė Rrafshit tė Dukagjinit,sidomos pėrsa i pėrket shtėpisė sė tipit kullė. Nė Drenicė ka shumė fise,por mė tė pėrhapura janė fisetBerishė,Gash,Shalė,Krasniqe, Thaē etj.

Prekorupa shtrihet nė njė zonė kodrinore,nė anėn e majtė tė Drinit tė Bardhė,duke filluar nga lokaliteti Klinė,kufizohet me Drenicėn,nga veriu dhe lindja,dhe me Podrimėn nė jug. Lugina e lumit Mirushė ėshtė pjesa fushore e Prkorupės. Kjo ėshtė njė krahinė e vogel etnografike, e cila mban karakteristikat kryesore tė Drenicės,si nga aspekti ekonomik,ashtu edhe nga
ai etnografik.

Caraleva, nga pozita gjeografike,ėshtė e ngjajshme me Kaēanikun sepse,edhe fshatrat e kėsaj krahine tė vogėl etnografike,shtrihen gjatė Grykės sė Caralevės dhe nė shpatet e kėtyre maleve. Edhe gryka e Caralevės ka hyrė nė historinė tonė kombėtare dhe nė poezinė popullore,si ajo e Kaēanikut,pėr heroizmin e masave tė gjera tė popullit kundėr hordhive turke. Kėto fshatra janė mjaft pasive,sepse nė kėtė grykė te ngushtė nuk ka tokė pjellore,kėshtu qė popullsia merret mė tepėr me blegtori,dhe me shitjen e drurit. Shumė nga banorėt janė shpėrngulur nė vis tė tjera mė pjellore,kan gjetur punė nė qytete tė vendit ose nė botėn e jashtme. Disa fshatra merren edhe me prodhimin e gėlqeres ose tė qymyrit tė drurit. Caraleva,si tėrėsi gjeografike dhe etnografike,shtrihet nė luginėn e ngushtė tė lumit qė mban po kėtė emėr,prej Qafės sė Dulės nė prendim e deri afėr lokalitetit Shtimje nė lindje,prej ku fillon Fusha e Kosovės.

Rrafshi i Dukagjinit,si e cekėm mė parė,ėshtė njė krahinė e madhe etnografike,e cila pėrfshinė disa krahina tė tjera tė vogla brenda saj. Rrafshi i Dukagjinit kufizohet me malet e larta tė Bjeshkėve tė Nemuna,nė veri me malin Mokna,nė jugprendim me Pashtrikun e Koritnikun,nė jug me malet e Sharrit,ndėrsa nė lindje me Caralevėn,Prekorupėn e Drenicėn. Kushtet natyrore nė Rrafshin e Dukagjinit janė jashtėzakonisht tė volitshme pėr aktivitetein ekonomik tė njeriut. Rreth e pėrqark ngrihen male tė larta me pyje e kullota tė mira,ndėrsa brenda kėtij rrethi shtrihet fusha pjellore me shumė lumenj qė shfrytėzohen pėr ujitje. Kultivohen misėri,gruri,panxharsheqeri e luledielli, ndėrsa pemėt dhe vreshtat e kėsaj krahine janė nė zė prej kohėsh. Nga aspekti etnografik kjo krahinė ėshtė mė interesante se ēdo zonė tjetėr pėrgjithėsisht nė Kosovė. Arkitektura popullore dallohet me shtėpi tė mėdha prej tullash,guri,nė disa fshatra edhe prej qerpiēi. Kėtu bije nė sy kulla e bukur e Dukagjinit e pėrhapur kudo nė kėtė krahinė,por sidomos nė rrethinat e Pejės e tė Gjakovės. Ky tip kulle shqiptare ka luajtur rol pozitiv nė pėrleshjet e shumta tė shqiptarėve me ushtritė turke,siē e dėshmon edhe poezia popullore e kėsaj ane (“I kam kullat midis Juniku/ Kan temelin prej ēeliku”)... Veshja e grave tė Rrafshit tė Dukagjinit dallohet nga ajo e viseve tė tjera tė Kosovės. Kėmisha e bardhe ose me vija ngjyrė tulle zakonisht ėshtė prodhim i fshatit. Ajo mbėrrin deri nėn gju. Kėmbėzat e tė mbathurave janė prej njė lloj pėlhure tė trashė tė leshtė. Nė vend tė kėtyre mund tė jenė ēorapet e leshta,tė trasha deri pėrmbi gju. Gratė veshin pshtjellak tė qendisur anash me mjeshtėri.Pėrpara, lidhet pėshtjellaku i gjatė deri nė gju,ndėrsa mbrapa shumė mė i vogėl. Pėrmbi kėmishė veshin triko,ose (me parė) jelek e mitan. Nė kokė mbajnė “lidhce e marhamė”,ndėrsa opingat i kan prej gome ( mė parė i mbaronin vetė prej lekurės sė lopės). Nė Rrafshin e Dukagjinit ende jeton familja e madhe patriarkore,prandaj pranė kullės,zakonisht ndodhet shtėpia e gjatė me shumė kthina. Nė kėtė trevė ekziston njė pėrzjerje e madhe fisesh. Qendrat mė tė njohura nė Dukagjin janė Peja,Gjakova e Prizreni,pastaj Rahoveci,Deēani,Juniku dhe Suhareka nė pikėn mė jugore tė kėsaj krahine tė gjerė. Nė pjesėn fushore tė Rrafshit tė Dukagjinit dallohen disa tėrėsi tė vogla etnogjeografike,tė cilat kan tė pėrbashkėta tė gjitha elementėt e jetės shpirtėrore e tė kulturės materiale,me ndonjė nuancė tė vogėl nė zakonet e vendit,nė arkitekturėn popullore,ose nė shqiptimin e ndonjė fjale. Kėtu po pėrcaktojmė shkurtimisht kufijtė e kėtyre krahinave tė vogla fushore.

Lugu i Drinit fillon prej fshatit Ozdrim,afėr Llixhės sė Pejės,nga tė dy anėt e Drinit tė Bardhė,deri nė lokalitetin Klinė nė lindje.

Lugu i Leshanit shtrihet nė luginėn e Bistricės sė Pejės,duke filluar nga fshati Zahaq nė prendim e deri nė derdhjen e saj ne Drin nė lindje. Nė pjesėn qėndrore ndodhet fshati Leshan.

Lugu i Baranit shtrihet gjatė Bistricės sė Deēanit prej fashatit Lumabardh nė prendim deri nė derdhjen e Bistricės nė Dri afėr fshatit Kpuz nė lindje. Emrin e ka marr sipas fshatit Baran.

Dushkaja ėshtė njė krahinė etnografike kodrinore nepėrmjet Lugut tė Baranit nė veri,Drinit tė Bardhė nė lindje,fshatrave Bec,Janosh e Palabardh nė jug dhe Razniq e Ratishė nė prendim. Mes kėtyre kodrave tė mbuluara me pyje tė vogla (me dushk),ngihet Suka e Cermanit afėr fshatit Bec.

Reka fillon nga Bistrica e Deēanit dhe fshati Deēan,pėrfshinė fshatrat rrėzė Bjeshkėve tė Nemuna e kufirit shtetėror deri nė Gjakovė – Deēan. Me fjalė tė thera,Reka pėrfshin njė numėr tė madh fshatrash qė ndodhen nepėrmjet Deēanit,Isniqit e Bjeshkėve tė Nemuna nė prendim dhe Gjakovės nė lindje,ndėrmjet Dushkajės nė vri e kufirit nė jug. Brenda kėsaj krahine dallohen disa zona mė tė vogla: Reka e Mirė,Reka e Dushkajės,Vokshi etj.

Podrimja ėshtė nė tėrėsi etnografike mjaft e gjerė nė pellgun e Prizrenit,qė shtrihet prej Urės sė Fshajt mbi Dri nė prendim,gjatė anės sė majtė tė Drinit deri nė fshatin Landovicė afėr prizrenit,pastaj anės sė majtė tė rrugės Prizren – Prishtinė deri nė lokalitetin Suharekė,ndėrsa nga veriu kufizohet me Drenicėn e Prekorupėn. Kryeqendra e Podrimes ėshtė Rahoveci. Ėshtė njė nga zonat e njohura pėr vreshtari,me tė cilėn merret njė pjesė e mirė e popullsisė. Nė kostumin popullor tė Podrimes,shamia e kuqe ėshtė njė element me tė cilin ajo zonė dallohet nga viset tjera. Atė e pėrdorin meshkujt e gratė,qoftė rreth brezit,qoftė nė kokė. Rrafshi i Dukagjinit ka rreth e pėrqark disa krahina malore etnografike,siē janė Peja,Rugova,Hasi,Gora,Opoja dhe Podguri i prizrenit.

Podguri i Pejės shtrihet nė veri tė Rrafshit tė Dukagjinit,rrėzė Zhlebit e Moknės,prej burimit tė Drinit tė Bardhė afėr fshatit Radavec nė prendim deri nė fshatin Rudnik nė lindje,ndėrsa nga jugu kufizohet me lugun e Drinit.

Rugova ėshtė njė krahinė e vogėl nė Grykėn e Rugovės,nė Bjeshkėt e Nemuna,nė prendim tė Pejės,me 13 fshatra e me mė se 400 shtėpi (reth 3500 banorė,tė gjithė tė fisit kelmend). Rugova dallohet nga krahinat e tjera nga aspekti etnografik,nė ēdo pikėpamje – nė mėnyrėn e jetesės tė cilėn e imponon natyra e ashpėr e Bjeshkėve tė Nemuna,me organizimin fisnor,me kostumet popullore,ku vend tė posaēėm zė shalli karakteristik i rugovasve,prej pėlhure tė hollė,i cili ėshtė shumė i gjatė e lidhet rreth kokės dhe nėn mjekėr. Rugovasit kanedhe nė tė folur disa karakteristika tė veēanta,si p.sh. pėrdorimin e diftogut ua nė vend tė ue, qė pėrdoret nė viset tė tjera tė Kosovės. Rugovasit jetojnė nė njė zonė strategjike,e cola nė tė kaluarėn ėshtė shfrytėzuar shpesh herė pėr luftė vetmbrojtėse siē shihet edhe nga poezia e tyre e pasur popullore ( “Thuajmi krajlit ma sheh sherrin-/ ta thej postėn ta kputi telin/ Ta thej rrugėn,ta vras asqerin”...) Nga kushtet e vėshtira ekonomike etj.,popullsia e Rugovės nė kohėt e fundit gradualisht po shpėrngulet nė Rrafshin e Dukagjinit.

Hasi shtrihet nė viset kodrinore rrėzė Pashtrikut,nė anėn e djathtė tė Drinit,prej Gjakove deri nė kufirin shtetėror te fshati Gorozhup. Ky ėshtė njė vend shkėmbor, prandaj shumė hasjanė janė shpėrngulur nė Podrime e vise tė tjera,ose merren me zejtari nepėr qytete; kryesisht ata janė bukėpjekės,tė shpėrndarė nė shumė qytete tė Kosovės dhe pėrjashta saj. Nė veshjen e vendit bije nė sy rrethi tė cilin gratė e mbajnė nė bel,e pėrmbi tė veshin kėmishė e pshtjellakė,kėshtu qė duken nė bel tepėr tė gjera. Hasi ka rerth 40 fshatra thjeshtė shqiptare.

Gora ėshtė krahinė malore nė shpatet e Koritnikut pėrmbi prizren me nja 20 fshatra,me popullsi mė tepėr sllave e mė pak shqiptare. Popullsia merret kryesisht me blegtori,ose shkon nė mergim. Goranet janė tė njohur si ėmbėltorė,ashtu siē janė tė njohur hasjanėt si bukėpjekės.

Opoja shtrihet gjithashtu nė viset malore rrėzė Koritnikut e maleve tė Sharrit. Kjo ėshtė njė pllajė ndėrmjet Gorės e Prizrenit me rreth 20 fshatra (tė gjitha shqiptare), tė cilat ndodhen nė njė lartėsi mesatare mbidetare prej 1170 metra. Edhe kėtu blegėtoria ka rėndėsi tė dorės sė parė nė ekonominė e kėtyre fshatrave mjaft pasiv,tė cilat vazhdimisht drejtohen nė nėgim nė zonat fushore,ose nė qytete tė ndryshme. Opojasit janė tė njohur nė mbarė vendin si ėmbėltorė dhe gjellbėrės tė mirė.

Srecka ėshtė njė tėrėsi e vogėl etnografike nė luginėn e ngushtė tė rrjedhės sė sipėrme tė Bistricės sė Prizrenit,rrėzė maleve ta Sharrit e na shpatet e tyre,me popullsi serbe e shqiptare. Edhe nga kjo krahinė njerėzit vazhdimisht emigrojnė nė vende tė tjera ku merren kryesisht me ndėrtim.

Podguri i Prizrenit pėrfshin rreth 25 fshatra prej fushės sė Prizrenit deri nė Qafė tė Dulės nė anėn e djathtė tė rrugės automobilistike Prizren – Prishtinė rrėzė maleve ta Sharrit. Edhe kėtu shumė fshatra kan popullsi tė pėrzjer. Kėshtu qė 70% e popullsisė ėshtė shqiptare e 23% serbe. Shumica e popusllsisė janė tė fiseve Berishė,Gash,Krasniqe,pastaj ka Bytyē,Elshan, Kastrat,Morinė,Mazrek etj. Qė tė gjitha kėto krahina malore kan disa elemente tė pėrbashkėta nė kulturėn materiale e shpirtėrore. Kėshtu p.sh. nė veshjen e tyre gjithmonė ėshtė i pranishėm zhguni; shtėpitė i ndėrtojnė prej guri e druri, ndėrsa nė folklorin e tyre tė pasur ka shumė kėngė baritore,kėngė kurbeti etj. Ndarja e Kosovės nė krahina etnografike,si e vumė nė dukje qysh nė fillim, kėrkon njė punė sistematike e komplekse. Me kėtė rast dham vetėm konturet globale tė kėtyre krahinave,bėmė vetėm hapin e parė nė kėtė punė e cila,nė tė ardhmen,duhet tė japė njė pasqyrė mė tė plotė e mė tė qartė etnografike tė Kosovės.

Burimi: Akademik Mark Krasniqi,Konferenca Kombėtare e Studimeve Etnografike,Tiranė1977

Dode Progni
VIP

Shteti: Tirane
Postime: 78
Kyējet nė forum: 5386
Regjistruar mė: 09/04/2010
Profesioni: Historian-Pension

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi