Namazi i natės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Namazi i natės

Mesazh nga E Dashuruar prej Sat 21 Aug 2010, 12:01 pm

Namazi i natės nė Kur’an:


Muxhahidi dhe El Hasani kanė thėnė se ėshtė pėr qėllim namazi i natės. Gjithashtu edhe Ibni Kethiri ka thėnė se me kėtė ajet ėshtė pėr qėllim namazi i natės, lėnia e gjumit.
Allahu i ka pėrmendur nė Kur’an ata tė cilėt bėjnė ibadet natėn thotė: "Ata qenė tė cilėt pak flinin natėn. Dhe nė syfyr (kah mbarimi i natės) ata kėrkonin falje pėr mėkate.” (Edh Dharijat: 17-18)

Allahu i Lartėsuar thotė: "(A jobesimtari e ka gjendjen mė tė mirė) apo ai qė kohėn e natės e kalon nė adhurim, duke bėrė sexhde, duke qėndruar nė kėmbė, i ruhet (dėnimit tė) botės tjetėr dhe shpreson nė mėshirėn e Zotit tė vet” (Ez Zumer: 9)

Namazi i natės nė sunet

I Dėrguari i Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, ka nxitur pėr kijamul lejl ka thėnė: "Bėni kijam ai ėshtė traditė e salihinėve para jush, afrim te Allahu, t’i shlyen mėkatet, ėshtė pengesė nga mėkatet, largon sėmundjen nga trupi." (Ahmedi dhe Termidhiu)

Argument qė namazi i natės ėshtė i zgjedhur, janė fjalėt e tė Dėrguarit tė Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, i cili ka thėnė pėr Abdullahun: "Sa njeri i mirė ėshtė Abdullahu, vetėm edhe tė ngritet natėn edhe tė falet.” (Muttefekun Alejhi)
Salim i biri i Abdullahut ka thėnė se Abdullahu pas kėtyre fjalėve flinte vetėm njė pjesė tė shkurtėr tė natės.

Namazi i natės sė tė Dėrguarit tė Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė.

E ka urdhėruar Allahu i Lartėsuar tė Dėrguarin e Tij me kijam, Allahu i Lartėsuar thotė: "O ti i mbėshtjellė! Ngrihu pėr falje natėn, pėrvec njė pjese tė vogėl tė saj. Gjysmėn e saj ose dic mė pak se gjysmėn. Ose thote dic prej saj dhe Kura’nin lexoje me vėmendje" (El Muzemmil: 1-4)
Dhe thotė: "Dhe njė pjesė tė natės zgjohu me tė (me Kuranin – namazin), ėshtė e sigurt se Zoti yt do tė ngrisė ty nė njė vend tė lavdishėm" (El Isra: 79)
Aishja Allahu qoftė e kėnaqur me tė ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut falej natėn derisa i enjteshin kėmbėt, i thashė atij: Pse e bėn kėtė o i Dėrguari i Allahut, e Allahu ta ka falur tė kaluarėn dhe tė ardhmen? Ka thėnė: A nuk duhet tė jem rob falenderues? (Muttefekun Alejhi)

Kjo argumenton se falenderimi nuk ėshtė vetėm me gjuhė, por ėshtė me zemėr me gjuhė dhe me gjymtyrė.

Hudhejfe ibn El Jemani ka thėnė: "U fala me tė Dėrguarin e Allahut paqja dhe shpėtimi i Zptit qofshin mbi tė njė natė, kur ai filloi leximin e sures El Bekare. Dhe unė thashė me vete: Ai do tė bėjė ruku kur ta pėrfundojė, por ai vazhdoi pas saj suren En Nisa dhe e kėndoi tė tėrėn, pastaj filloi suren Ali Imran dhe e kėndoi tė tėrėn. Ai kėndonte ngadalė, kur vinte nė ajetin ku madhėrohet Zoti, e madhėronte Zotin, sa herė qė vinte nė ajetin e lutjes ndalonte dhe bėnte lutje, dhe kur kalonte te ajetet nė tė cilin kėrkohet mbrojtje, ndalonte dhe kėrkonte mbrojtje Allahut…" (Muslimi)

Ibni Haxher ka thėnė se nė kėtė hadith ka argument se qė i Dėrguari i Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė ėshtė pėrcaktuar pėr zgjatjen e namazit tė natės. Ibni Mes,udi atėherė ishte i fortė dhe ishte i pėrkushtuar nė pasimin e tė Dėrguarit tė Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, por me siguri nuk do t’i shkonte ndėrmend tė ulej sikur i Dėrguari i Allahut tė mos kishte qėndruar jashtzakonisht gjatė nė kijam.


Faktorėt lehtėsues pėr kryerjen e namazit tė natės:

Ebu Hamid El Gazali i ka cekur faktorėt e jashtėm dhe tė brendshėm tė cilėt lehtėsojnė namazin e natės.


Faktorėt e jashtėm janė:
Tė mos hahet dhe pihet shumė, sepse njeriu nuk i bėn dot ballė gjumit dhe i rėndohet namazi i natės.
Tė mos lodhet shumė gjatė ditės nė atė qė nuk i bėn dobi.
Tė flejė gjate dites (pas namazit te drakes) sepse kjo e ndihmon pėr zgjuarjen ne namazin tė natės.
Tė mos veprojė mėkate gjatė ditės, sepse bėjnė qė tė humbet namazi i natės.

Katėr faktorėt e brendshėm janė:
Pastrimi i zemrės nga zilia ndaj muslimanėve, nga risit dhe kurreshtjet e panevojshme tė kėsaj bote.
Frika dhe shpresat e shkurtėra.
Tė kuptuarit e vlerės sė namazit tė natės.
Dashuria ndaj Allahut dhe imani i fortė.

Perktheu: Merita Rexha


------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Administrator

Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi