SYRI DHE VESHI AGJĖROJNĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SYRI DHE VESHI AGJĖROJNĖ

Mesazh nga E Dashuruar prej Sat 21 Aug 2010, 12:03 pm

Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė).
Tė nderuar agjėrues!
Agjėrimi i syrit ėshtė ndalimi i shikimit tė haramit. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Thuaju besimtarėve qė tė ulin shikimin (nga tė vėshtruarit e gjėrave tė ndaluara) dhe t’i ruajnė vendet e trupit (nga shikimi, veprimet e paligjshme imorale). Kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. Vėrtet qė Allahu ėshtė i Mirėnjohur pėr ēfarė veprojnė ata. Thuaju edhe besimtareve tė ulin shikimin (nga tė vėshtruarit e gjėrave tė ndaluara) dhe t’i mbrojnė vendet e trupit tė tyre.” (Nurė, 30-31).
Muhammedi (Lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė) thotė:
”Allahu ka pėrcaktuar hisen e njeriun nė imoralitet (zina), ai do tė bjerė nė tė domosdo. Syri bėn zina, kurse zinaja e syrit ėshtė shikimi.” (Shėnon Buhariu).
Shikimi i pakontrolluar shkakton depozitimin e atyre pamjeve nė kujtesė, pa marrė parasysh a janė tė gjalla, fotografi tė shtypura nė revista ose pamje qė lėvizin nė filma. Shikimi i herėpashershėm i tyre shkakton lehtėsimin e rikthimit tė kėtyre pamjeve dhe rikthimi i kėtyre pamjeve shkakton parafytyrimin e tyre nė forma tė caktuara. Kjo zgjon epshin, kurse njeriun zemėrsėmurė e kaplon stresi i madh.
Ulja e shikimit sjell shumė dobi nė jetėn e kėsaj bote, si:
-Zbatimi i urdhrit tė Allahut, qė ėshtė kulmi i lumturisė sė njeriut nė jetėn e kėsaj bote dhe nė ahiret;
-Pengon depėrtimin e gjurmėve tė shigjetave tė helmuara;
-Shkakton gėzim tė zemrės me Zotin dhe i tėrė potenciali i njeriut pėrqendrohet tek Allahu, sepse shikimi i pakontrolluar shkakton shkapėrderdhjen e zemrės, largimin e saj nga Zoti. Gjėja mė e dėmshme pėr njeriun ėshtė shikimi i pakontrolluar, i cili sjell egėrsi mes njeriut dhe Zotit tė vet;
-Forcon zemrėn dhe e gėzon, ashtu sikurse shikimi i pakontrolluar e dobėson dhe e mėrzit;
-I jep zemrės dritė, ashtu sikurse shikimi i pakontrolluar i jep errėsim.
Tė nderuar agjėrues!
Edhe veshi ka pėrgjegjėsi para Allahut tė Lartėsuar. Tė dėgjuarit i nėnshtrohet agjėrimit atėherė kur veshi nuk dėgjon haramin, fjalėn e ndytė dhe tė keqe, muzikėn e shejtanit. Mos harroni fjalėn e Allahut tė Lartėsuar:
“Dhe mos ndiq (o njeri! Mos fol, mos bėj) atė gjė pėr tė cilėn s’ke dijeni. Me tė vėrtetė qė tė dėgjuarit, tė shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do tė pyetet (nga Allahu nė Ditėn e Llogarisė).” (Israė, 36).

Zemra qė nuk e kupton tė vėrtetėn, syri qė nuk sheh realitetin dhe veshi qė nuk e dėgjon kėshillėn, tė gjitha kėto e ulin njeriun nė nivel dhe shkallė shumė tė ulėt. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Dhe vėrtet qė Ne kemi krijuar shumė nga xhinėt dhe njerėzit pėr xhehenem. Ata kanė nė vete zemra, me tė cilat nuk kuptojnė, ata kanė nė vete sy, me tė cilėt nuk shohin, ata kanė nė vete veshė, me tė cilėt nuk dėgjojnė. Ata janė si bagėti. Jo, akoma mė keq. Ata! Ata janė krejt tė pamend e tė hutuar.” (A’rafė, 179).
Tė nderuar agjėrues!
Nėse prishet dhe ēoroditet syri, prishet dhe ēoroditet edhe zemra e bėhet si vend mbeturinash, ku grumbullohen ndyrėsirat dhe mbeturinat. Kjo zemėr nuk ėshtė mė e pėrshtatshme qė nė tė tė banojė njohja e Allahut, dashuria ndaj Tij, pendimi tek Ai, gėzimi me Tė dhe me afėrsinė e Tij, por nė tė banojnė gjėrat e kundėrta.
Allahu im! Ruaji sytė tanė nga harami!
Allahu im! Ruaje dėgjimin tonė nga ēdo gjė qė ėshtė e ndaluar!

------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Administrator

Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SYRI DHE VESHI AGJĖROJNĖ

Mesazh nga albi prej Sat 21 Aug 2010, 12:06 pm

i lumi aj si i rrespekton urrnat e zotit

albi
Moderator

Postime: 2101
Kyējet nė forum: 4211
Regjistruar mė: 09/07/2010
Vėrejtjet:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi