Namazi i teravive, simbol i ramazanit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Namazi i teravive, simbol i ramazanit

Mesazh nga E Dashuruar prej Sat 21 Aug 2010, 12:04 pm

Namazi i teravive ėshtė sunnet pėr burrat dhe pėr gratė. Fjala teravi ėshtė shumėsi i fjalės “tervihatun”, e cila rrjedh nga fjala “rahatin”, qė do tė thotė ēlodhje, pushim. Imam Fejjumi nė “Misbahul munir” dhe Imam Ibn Mendhuri nė “Lisanul arab” shpjegojnė se namazi i teravive ėshtė quajtur kėshtu ngaqė muslimanėt e gjeneratės sė parė, kur falnin namazin e teravive, pushonin pas ēdo dy selamesh, pra pas ēdo katėr rekatesh. Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se pėr vleftėn e kėtij namazi Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Kush ēohet pėr t’u falur nė ramazan (teravitė) me besim tė plotė dhe duke llogaritur shpėrblimin tek Allahu, do t’i falen tė gjitha mėkatet e mėparshme.” Namazi i teravive falet pas namazit tė jacisė dhe para namazit tė vitrit nė xhami dhe me xhemat, por mund tė falet edhe vetėm nė shtėpi. Prej sunnetit ėshtė tė falen 8 rekate, duke dhėnė selam pas ēdo dy rekatesh. Aishja r.a. thotė: “Pejgamberi a.s. nuk ka falur mė shumė se 11 rekat si nė ramazan ashtu dhe jashtė ramazanit.” [Transmeton Buhariu] Pra, 8 rekatė teravi dhe tre rekatė namaz vitėr. Shumica e dijetarėve tė mėdhenj, si Imam Ebu Hanifja, Imam Maliku, Imam Shafiu, Imam Ahmed bin Hanbeli, Imam Sufjan Thevri, Imam Ibn Mubareku etj., janė tė mendimit se namazi i teravive mund tė falet mė shumė se 8 rekate, pasi kjo gjė ka qenė e njohur te tabiinėt (pasuesit e sahabėve), tė cilėt i kanė falur teravitė dikush 20 rekate, dikush 36 rekate, dikush mė shumė e dikush mė pak. Imam Kemal bin Humami, njėri nga dijetarėt mė me famė tė medh’hebit hanefi, thotė: “Prej sunnetit ėshtė qė tė falen 8 rekatė, ndėrsa 12 rekatet e tjera (sa tė plotėsohet 20 rekatėshi) janė mustehab (vepėr e pėlqyeshme).”

Namazi i teravive ėshtė i mundshėm edhe pėr gratė. Edhe pse namazi mė i mirė pėr gruan ėshtė nė shtėpinė e saj, siē ka ardhur nė njė hadith qė e transmeton Ebu Davudi, kjo s’do tė thotė se namazi i saj nė xhami nuk ka vlerė, aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr namazin e teravive, i cili ėshtė njė namaz i veēantė. Por dalja e gruas nga shtėpia natėn pėr tė shkuar nė xhami ka kushtet e veta. Ajo duhet tė jetė e shoqėruar nga pjesėtarėt e familjes sė saj, tė jetė e mbuluar, tė mos zbukurohet pėr njerėzit e huaj dhe tė mos parfumohet me erėra tė mira. Ėshtė e pėlqyeshme qė pėr namazin e teravive tė merren edhe fėmijėt qė kanė mbushur moshėn 7 vjeē, qė ta praktikojnė kėtė namaz me xhemat nė muajin e ramazanit dhe qė tė marrin pjesė nė begatitė dhe mirėsitė qė Allahu i Lartėsuar zbret nė kėtė muaj tė madhėrishėm. Allahu na bėftė prej adhuruesve tė Tij dhe na pranoftė adhurimet!

------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Administrator

Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi