NATA E KADRIT 5 1 1

NATA E KADRIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

NATA E KADRIT

Mesazh nga E Dashuruar prej Sun 05 Sep 2010, 2:02 pm

All-llahu thotė (pėrkthim i kuptimit):



1. Ha, Mimė. [Kėto shkronja janė prej mrekullive tė Kur’anit dhe askush tjetėr pos All-llahut (tė Vetmit) nuk e din kuptimin e tyre.]

2. Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)!

3. Ne e zbritėm ate nė njė natė tė bekuar (nė natėn e Kadrit). Ne dėshiruam t’u tėrheqim vėrejtjen,e njerėzit tė jenė tė gatshėm.

4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēshtje nė mėnyrė tė prerė.

5. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. S’ka dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar.

6. (E zbritėm) Nga Mėshira e Zotit tėnd; Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6]

All-llahu dėrgoi Kur’anin nė kėtė natė tė cilėn Zoti e ka pėrshkruar si tė bekuar. Transmetohet prej njė grupi tė Selefit – duke pėrfshirė Ibn ‘Abbaas, Kutaadah, Sa’iid ibn Xhubejr, ‘Ikrimah, Muxhahid dhe tjerė – se nata nė tė cilėn ėshtė shpallur Kur’ani ka qenė Lejlet ul-Kadr.

Shprehja Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēshtje nė mėnyrė tė prerė don tė thotė, nė atė natė fati i tė gjitha krijesave vendoset pėr vitin e ardhshėm. Nė atė natė shkruhet se kush do tė jetojė, kush do tė vdes, kush do tė shpėtohet, kush do tė mallkohet, kush do tė paracaktohet pėr nė Xhennet, e kush do tė paracaktohet pėr nė Xhehenem, kujt do ti dhurohet nderi, kush do tė turpėrohet, ku do tė paraqitet thatėsia dhe uria, dhe ēdo gjė tjetėr tė cilėn e dėshiron All-llahu atė vit.

Ajo qė nėnkuptohet me idenė se fati i tė gjitha krijesave shkruhet nė Lejlet ul-Kadr ėshtė – e All-llahu e din mė sė miri – se nė Lejlet ul-Kadr ato barten prej el-Lauh ul-Mafhuuz. Ibn ‘Abbaas tha: "Mund tė shifni njė njeri i cili furnizon shtėpinė e tij ose e punon token e tij, dhe ai ėshtė prej atyre tė cilėt do tė vdesin,” dmth., ėshtė urdhėruar nė Lejlet ul-Kadr se ai ėshtė njėri prej tyre tė cilėt do tė vdesin (nė vitin e ardhėshėm). Dhe poashtu ėshtė thėnė se nė kėtė natė, fati i njerėzve ju tregohet melaikeve.

Kuptimi i "Kadr” ėshtė nderim ose respektim, dmth. ajo ėshtė natė e cila nderohet pėr shkak tė karakteristikave tė saja tė veēanta, dhe pasi qė personi i cili rrin i zgjuar gjatė kėsaj nate bėhet njeri i nderit. Dhe ėshtė thėnė se Kadr don tė thotė shtrėngim, nė kuptimin se dituria kur ėshtė saktė kjo natė, ėshtė e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thėnė: ėshtė quajtur Lejlet ul-Kadr pasi qė bota shtrėngohet nga numri i madh i melaikeve nė kėtė natė, dhe Kadr don tė thotė shtrėngim. All-llahu thotė (pėrkthim i kuptimit):

"Por, kur pėr ta sprovuar ia pakėson furnizimin (e varfėron) [fe kadara ‘alejhi rizkahu]…” [el-Fexhr 89:16], dmth., duke shtrėnguar ose zvogėluar furnizimin e tij.

Dhe ėshtė thėnė se Kadr don tė thotė Kadar, dmth., se nė kėtė natė vendosen urdhėrat pėr vitin e ardhshėm, siē thotė All-llahu (pėrkthim i kuptimit):

"Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.” [ed-Duhaan 44:4]

dhe pasi qė urdhėrat e All-llahut vendosen dhe shkruhen nė kėtė natė.

Ashtu qė All-llahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, pėr shkak tė vlerės sė madhe tė saj dhe statusit tė lartė me All-llahun, dhe pasi qė aq shumė mėkate falen dhe aq shumė tė meta fshehen gjatė kėsaj nate. Pasi qė ajo ėshtė nata e faljeve, siē ėshtė pėrcjellur nė el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: "Kush e falė natėn e Kadrit me besim dhe shpresim i falėn mėkatet qė i ka bėrė mė parė” (el-Buhaari, 1910; Muslim, 760).

All-llahu i ka dhėnė kėsaj nate karakteristika speciale tė cilat e bėjnė ate unike:

ثshtė nata nė tė cilėn ėshtė shpallur Kur’ani, siē pėrmendėm mė lartė. Ibn ‘Abbaas dhe tė tjerėt kanė thėnė: "All-llahu dėrgoi Kur’anin nė njė kohė prej el-Leuh el-Mahfuuz nė Bejt el-‘Izzah nė qiellin e parė, dhe mandej ju shpall tė Dėrguarit tė All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) nė periudha sipas ngjarjeve gjatė njėzet e tre vjetėve.” (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)

All-llahu e ka pėrshkruar atė duke qenė mė e mire sesa njė mijė muaj, siē ka thėnė Ai (pėrkthim i kuptimit): "Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!” [el-Kadr 97:3].

All-llahu e ka pėrshkruar si tė bekuar, siē ka thėnė Ai (pėrkthim i kuptimit): "Ne e zbritėm ate (kėtė Kur’an) nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė Kadrit)” [el-Duhaan 44:3].

Nė kėtė natė, melaiket dhe Shpirti [er-Ruuh] zbresin, "dmth., shumė melaike lėshohen poshtė nė kėtė natė pasi qė ėshtė shumė e bekuar, dhe melaiked zbresin poshtė kur bekimi dhe mėshira e All-llahut vijnė poshtė, posikur atėherė kur recitohet Kur’ani, dhe ato i rrethojnė qarqet e dhikrit (tubimet ku pėrkujtohet All-llahu), dhe ato me respect ndaj atij, i rrahin krahėt e tyre pėr atė i cili sinqerisht kėrkon dituri.” (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti [er-Ruuh] ėshtė Xhibrili (alejhi selam), i cili veēanėrisht pėrmendet nė kėtė mėnyrė si shenjė respekti ndaj tij.

Kjo natė pėrshkruhet si paqė, dmth., ėshtė e sigurtė, pasi qė Shejtani nuk mund tė bėn asnjė tė keqe ose tė shkakton dėm nė kėtė natė, siē ka thėnė Muxhaahid. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Nė kėtė natė, shumė njerėz shpėtohen prej dėnimit pėr shkak tė veprave tė tyre pėr tė adhuruar All-llahun, Qoftė i lartėsuar.

"Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.” [ed-Duhaan 44:4 – pėrkthim i kuptimit], dmth., punėt e atij viti dėrgohen prej el-Leuh ul-Mahfuuz melaikeve tė cilat shėnojnė urdhėrat; e atyre tė cilėt do tė jetojnė, dhe atyre tė cilėt do tė vdesin, ēfarė furnizimi do t’ju jepet, ēka do tė ndodhė deri nė fund tė vitit, ēdo ēėshtje e paracaktimeve urdhėrohet, dhe ajo nuk mund tė ndryshohet apo tė ndėrrohet. (Shif Tafsiir Ibn Kathiir, 4/137, 138). E tėra kjo i ėshtė e njohur All-llahut para se ajo tė shenohet poshtė, por Ai ja bėn tė njohur melaikeve se ēka do tė ndodhė, dhe i urdhėron tė kryejnė atė pėr tė cilėn janė besuar. (Sherh Sahiih Muslim li’l-Neueui, 8/57).

All-llahu i falė gabimet e mėparme tė atij i cili qėndron i zgjuar dhe falet gjatė natės me besim dhe shpresė pėr ta pėrfituar shpėrblimin nga Ai. Transmetohet nė hadithin e Ebu Hurejres (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij) se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: "Cilido qė agjėron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tija tė mėparme do tė falen, dhe cilido qė rrin i zgjuar gjatė Lejlet ul-Kadr nga besimi dhe shpersa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tija tė mėparme do tė falen.” (Buhaari, Muslim). Shprehja "nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim” don tė thotė, besimi nė premtimin e All-llahut pėr kėtė vepėr, dhe kėrkimi i shpėrblimit, pa asēfarė synimi ose qėllimi tjetėr, siē ėshtė kryerja e saj me qėllim qė tė tjerėt tė shofin, etj.” (Fet’h el-Beeri, 4/251).

All-llahu ka shpallur njė sure qė ka tė bėn me kėtė natė e cila do tė pėrsėritet deri nė Ditėn e Ringjalljes, nė tė cilėn Ai pėrmend nderin dhe vlerėn e madhe tė kėsaj nate. Kjo ėshtė sureja nė tė cilėn Ai thotė (pėrkthim i kuptimit nė gjuhėn shqipe):





إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ(1)وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ(2)لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ(3)تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ(4)سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ(5)



"Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dijsh se ē'ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit”. (El-Kadėr: 1-5).

I dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) e kėrkonte kėtė natė, me shpresė se do tė pėrfiton tė mira prej kėsaj nate, dhe ai ėshtė shembull pėr kėtė Ummet.

ثshtė mustehabb qė tė kėrkohet ajo gjatė Ramazanit, e sidomos gjatė dhjetė netėve tė fundit tė muajit.

Lejlet ul-Kadr ėshtė nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Sa’iid tė pėrmendur mė lartė, dhe siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e ‘Aa’ishes, dhe nė hadithin e Ibn ‘Umar i cili ka thėnė se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: "Kėrkoni natėn e Kadrit nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit”.

ثshtė mė e mundėshme tė jetė njėra prej netėve me numėr tek, pėr shkak tė hadithit tė ‘Aa’ishes e cila ka thėnė se i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: "Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit.” (el-Buhaari, 4/259)

Duhet sidomos ta kėrkojmė nė netėt me numėr tek, dmth., me njėzet e njė, njėzet e tre, njėzet e pesė, njėzet e shtatė dhe njėzet e nėntė. Transmetohet nė el-Sahiihejn se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: "Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit.” (rrėfyer nga el-Buhaari, 1912, shif poashtu, 1913. Poashtu e rrėfyer nga Muslimi, 1167, shif poashtu 1165).

Nė Sahiih ul-Buhaari rrėfehet se ‘Ubaadah ibn es-Saamit ka thėnė: se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) doli tė na tregon se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr, dhe dy prej muslimanėve grindeshin. Ai tha: "Dola tė ju tregoj se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr, ndėrsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo [dituria se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr] u morr prej mua. Ndoshta kjo ėshtė mė mirė pėr ju. Pra kėrkojeni me tė nėntin dhe tė shtatin dhe tė pestin” (el-Buhaari, 1919), dmth., nė netėt me numėr tek.

Ky hadith tregon se sa keq qė ėshtė tė grindet dhe tė pėrleshet, e sidomos me ēėshtje tė cilat kanė tė bėjnė me fenė, dhe se kjo ėshtė shkak pėr largimin dhe fsherjen e tė mires.

Lejlet ul-Ladr ėshtė mė e mundėshme tė jetė nė shtatė ditėt e fundit. Ibn ‘Umar (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij) tregon se njė njeri prej shoqėruesve tė Dėrguarit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka pare Lejlet ul-Kadrin nė ėndėrr, dhe se ajo ka qenė njėra prej shtatė netėve tė fundit. I Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) tha: "Si duket ėndėrrat e tua janė dakorduar se ėshtė njėra prej shtatė netėve tė fundit, ashtu qė kush dėshiron ta kėrkon, le ta kėrkon nė shtatė netėt e fundit.” (rrėfyer nga el-Buhaari, 1911; Muslim, 1165).

Mė e mundėshmeja ėshtė qė tė jetė nė natėn e njėzet e shtatė. ثshtė transmetuar nė njė hadith tė rrėfyer nga Ahmed prej Ibn ‘Umar, dhe njė hadith tė rrėfyer nga Ebu Davuud prej Mu’aauija, se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: "Lejlet ul-Kadr ėshtė nata e njėzet e shtatė.” (Musned Ahmed dhe Sunen Ebu Davuud, 1386).

Kėndvėshtrimi se ėshtė nata e njėzet e shtatė ėshtė mendimi i shumicės sė Sahabeve dhe shumicės sė dijetarėve, dhe Ubejj ibn Ka’b (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) e kėrkonte, duke mos thėnė "inshaAll-llah”, se ėshtė nata e njėzet e shtatė. Zurr ibn Hubejsh tha: Unė thash: اka tė bėn ta thuash kėtė, O Ebu’l-Mundhir? Ai tha: sipas shenjave me anė tė cilave i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) na tregoi: se dielli lind nė atė mėngjes pa rreze tė dukshme. (Rrėfyer nga Muslim,2/268).

Fakti se zakonisht ajo ėshtė nata e njėzet e shtatė – e All-llahu e din mė sė miri – nuk don tė thotė se ky ėshtė gjithmonė rasti. Mund tė jetė nata e njėzet e njė, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Se’iid, ose mund tė jetė e njėzet e treta, siē ėshtė pėrmendur nė rrėfimin e ‘Abd-Allaah ibn Unejs (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė). Sipas njė hadithi tė rrėfyer nga Ibn ‘Abbaas (All-llahu qoftė i kėnaqur me te), i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: "Kėrkojeni nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, atėherė kur kanė mbetur nėntė ditė, dhe kur kanė mbetur shtatė ditė, dhe kur kanė mbetur pesė ditė.” (Rrėfyer nga el-Buhaari, 4/260).

All-llahu ka fshehur kėtė natė ashtu qė robėrit e tij do tė pėrpiqen ta kėrkojnė, dhe do tė pėrpiqen nė adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orėn e xhum’asė, e ashtu me rradhė. Ashtu pra besimtari duhet tė pėrpiqet me kėmbėngulėsi gjatė ditėve dhe netėve tė kėtyre dhjetė ditėve, duke kėrkuar Lejlet ul-Kadr-in dhe duke pėrcjellur shembullin e tė Dėrguarit tone (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), dhe ai duhet tė pėrpiqet tė bėn du’a dhe tė kėrkon afrimin ndaj All-llahut.

Transmetohet se ‘Aa’isheja ka thėnė: "Unė thash, ‘O i Dėrguar i All-llahut, ēka mendon nėse e dėshmoj-pėrjetoj Lejlet ul-Kadr, ēka duhet tė them?’ Ai tha:





اللَّهُمَّ إِنَّكَ عُفُوٌّ كَرِيمٌ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي





"All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fe’fuanni”

‘"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.’” (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij ėshtė sahiih).

E treta: vlerė mė e madhe i pėrvishet I’tikaaf-it nė kėtė natė nė dallim prej tė gjitha netėve gjatė vitit.

Nuk ėshtė thelbėsore pėr atė i cili e "zenė” Lejlet ul-Kadr tė din se e ka "zėnė”. Qėllimi ėshtė tė pėrpiqet shumė dhe tė jetė i sinqertė nė adhurimin e tij, pa marrė parasysh se a e din ai se a e ka "zėnė”. ثshtė e mundur qė disa prej tyre tė cilėt nuk e dinė kėtė mund tė jenė mė mirė me All-llahun dhe nė pozitė mė tė lartėsuar sesa ata tė cilėt dinin se cila ėshtė kjo natė, pasi qė tė parėt u pėrpoqėn shumė. Ne lusim All-llahun tė pranojė agjėrimin tone dhe namazin tone gjatė natės, dhe tė na ndihmon tė pėrkujtojmė Atė dhe tė falėnderojmė Atė dhe tė adhurojmė Atė ashtu siē duhet. All-llahu e bekoftė tė Dėrguarin tone Muhammedin.

marrur nga: http://www.islam-qa.com/topics/lasttendays/last_ten_days.shtml
perktheu dhe redaktoi: Albislam


------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Administrator

Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NATA E KADRIT

Mesazh nga Jeta Love prej Sun 24 Oct 2010, 12:28 pm

A mund te me shpjegoj dikush pse nata e kardit (nata e madhe) nuk asht ne te njejten datė gjdo vit?
Zakonisht gjdo gje festohet kur te behet 1 vit, si ditlindja si raste ndodhije e tjera...
Pytja ime asht pse ramazani dhe nata e kadrit nuk jan me te njejten dat me qfar teorije mund te ma shpjegoni FLM per mirkuptim!

Jeta Love
GlobalModerator

Postime: 199
Kyējet nė forum: 2194
Regjistruar mė: 14/08/2010
Vėrejtjet: Na fal zot fajet tona ashtu si i falim ne fajtoret tan!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NATA E KADRIT

Mesazh nga Interesant prej Sun 24 Oct 2010, 3:45 pm

Arjeta

Ke pyetur a ka teori qe e shpejgon pse nata e kadrit dhe ramazani nuk jane gjithehere ne naten e njejte sikur ditelindjet ??? - Ke kerku teori te madhe, ku pergjigjja eshte shume e thjeshte, sepse si ramazani si nata e kadrit maten apo fillojne me kalendarin henor, e kalendari henor dallon nga kalendari qe ne posedojme, dhe ky eshte ai ndryshimi.

Ramazani eshte emer i nje muaji ne kalendarin henor, dhe ramazani fillon gjithmone ne kete muaj sipas ati kalendari dhe nuk ndryshon asnjehere, dhe kalendari henor ka 29 ose 30 dite, e asnjehere nuk ka as 28 apo 31 , per ate ne cdo vit ramazani fillon 10 dite para duke e matur me kalendarin tone. ( Mendoj se as tani nuk do kesh mundesi te hasesh ne ndonje kontradike qe ti pretendon te gjesh )

Interesant
Webmaster

Lokacioni: Pejė
Postime: 4197
Kyējet nė forum: 7170
Regjistruar mė: 02/03/2008
Profesioni: Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NATA E KADRIT

Mesazh nga Jeta Love prej Sun 24 Oct 2010, 5:24 pm

Mir po nese asht keshtu ateher viti ne islam i paska 9 muaj ?!
Sepse gjdo 9 muaj agjerohet ramazani !!!
??? ku asht logjika ???

Mendej faliminderit qe mi keni shly artikullin ''a mund te jet i ndryshur kurani''
E keni shly sepse jo ju ketu por as kush nuk mund te jep pergjigje bindese kundraj asaj qe ka ken e shkruar!!!!!!!

Jeta Love
GlobalModerator

Postime: 199
Kyējet nė forum: 2194
Regjistruar mė: 14/08/2010
Vėrejtjet: Na fal zot fajet tona ashtu si i falim ne fajtoret tan!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NATA E KADRIT

Mesazh nga Interesant prej Mon 25 Oct 2010, 7:58 am

Arjeta

Logjika yte ka nevoj per perpunim, sepse po ta llogarisesh si duhet i bie qe cdo 12 muaj apo nje vit eshte muaji i ramazanit.

Ndersa sa i perket asaj teme qe kerkon, me te vertete po ta them me plot bindje se cdo e dyta fjale eshte genjeshter dhe trillim, nuk dua ta teproj te them cdo fjale, edhe pse po te shikohet mire nuk ka shkronje qe nuk eshte trillim ne ate qe ti ke shkruar, sepse ke shkruar apo ke kopjuar nga dikush dicka cfar eshte regulluar nga vetja e tij apo e juaja, e nuk perkon me ate cfar gjindet ne Kur'an, sepse ju ne jeten tuaj jam i bindur qe jo qe se keni lexuar ndonjehere Kur'anin , por nuk ma merr mendja qe se paku ta keni pas ne dore nje here gjate jetes suaj, dhe kerkon qe te te figuron nje teme e juaja me budallakirat tuaja dhe genjshtrat qe keni shkru kunder Kur'anit !

Nese deshiron te shkruash dicka rreth Kur'anit, atehere duhet t'i sjellesh me emer te kaptines , me versetin ku gjindet, e jo te shkruash tekst ironik te perpunuar nga injorantet dhe kudnershtaret e fes islame.

Dhe sa per dijeni , nese je e einteresuar per debat teologjie, jo vetem rreth fes islame po edhe rreth feve te tjera si Krishtere, Ortodokse apo Jehude, jam i gatshem 24 ore te bejme debat, jo vetem me ty por me te gjithe kush eshte i interesuar, por me nje kusht: Qe te sjell argumente nga feja perkatese me baze , e jo vetem fjale koti sic ke sjell ne at teme qe ti kerkon .

Interesant
Webmaster

Lokacioni: Pejė
Postime: 4197
Kyējet nė forum: 7170
Regjistruar mė: 02/03/2008
Profesioni: Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi