DHJETĖ DITĖT E FUNDIT TĖ RAMAZANIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

DHJETĖ DITĖT E FUNDIT TĖ RAMAZANIT

Mesazh nga E Dashuruar prej Sun 05 Sep 2010, 2:09 pm


Es-Selamu alejkum!

Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet tona qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokėt dhe pasuesit e tij!
Xhematlinjė tė nderuar!
Ndonėse Allahu e zgjodhi dhe dalloi muajin e Ramazanit prej muajve tjerė, e nderoi atė me pėrzgjedhjen e tij si muaj i zbritjes sė Kur’anit, megjithatė, edhe vet pėrbrenda Ramazanit, Allahu pėrzgjodhi ca ditė, tė cilat janė mė me vlerė se sa ditėt tjera. Ėshtė fjala pikėrisht pėr kėto dhjetė ditėt e fundit, qė ne sonte veē po shėnojmė tė parėn prej tyre. Vlera e tyre ėshtė, sigurisht, mė e madhe se sa vlera e 20 ditėve tė para ngase pikėrisht nė kėto dite ka filluar zbritja e Kur’anit, siē thotė Allahu:

185. (Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra).. .".
(el-Bekare, 185)
Nė kėto dhjetė net, besimtarė tė nderuar, ėshtė edhe Nata e Kadrit, e cilėsuar si mė e mirė se 1000 muaj, e cila para sė gjithash, pėr ne ėshtė njė shans jetik pėr tu pastruar nga mėkatet dhe gabimet. Thotė Allahu:

3. Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!".
(el-Kadr, 3)

Kėshtu ėshtė nė ligjin e Allahut, zgjedh e dallon me urtėsinė dhe bujarinė e Tij ēka tē dojė!

68. Zoti yt krijon ēka tė dojė dhe zgjedh kė tė dojė...".
(el-Kasas, 68)
Vėllezėr muslimanė!
Si ishte gjendja e Muhammedit, alejhi’s selam nė kėto ditė? Ēfarė bėnte dhe si vepronte? A shtonte adhurimin dhe lutjet apo ishte si zakonisht?
Jo, Muhammedi, alejhi’s selam nė kėto dhjetė ditė ishte mė aktiv nė adhurime se kurrė mė parė, ishte mė i freskėt nė lutje se sa kurrė mė parė; falej, lutej, lexonte Kur’an e edhe zgjonte familjen tė faleshin me tė. Aisheja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, rrėfen pėr Muhammedin, alejhi’s selam e thotė:

„كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَجْتَهِدُ فِي الْعَشْرِ الْأَوَاخِرِ مَا لَا يَجْتَهِدُ فِي غَيْرِهِ
Pejgamberi alejhi’s selam angazhohej nė dhjetė ditėt e fundit (me ibadet dhe vepra tė mira) jo sikurse nė ditėt tjera (por shtonte dhe pėrpiqej mė shumė)". (Muslimi)
„انَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا دَخَلَ الْعَشْرُ أَحْيَا اللَّيْلَ وَأَيْقَظَ أَهْلَهُ وَجَدَّ وَشَدَّ الْمِئْزَرَ
Pejgamberi alejhi’s selam kur vinte dhjetėshi i fundit i Ramazanit, i ngjallte netėt (me ibadete), zgjonte familjen e tij prej gjumi, pėrpiqej (pėr ibadet tė shumtė), dhe shtrėngohej (pėr ibadet)". (Muslimi)
Nė njė transmetim tjetėr po ashtu nga Imam Muslimi, Allahu e mėshiroftė, qėndron edhe kjo shtesė: "..si dhe largohej nga marrėdhėniet seksuale me gratė (e veta)”.
Ja kėshtu ishte Muhammedi, alejhi’s selam nė kėto dhjetė ditė.
Edhe shokėt e Muhammedit, alejhi’s selam dhe tė tjerėt pas tyre iu kushtonin rėndėsi tė madhe kėtyre dhjetė ditėve. Ata, madje edhe nė veshje, pėrgatiteshin special pėr kėto dhjete dite duke blerė rroba tė veēanta.
Ftese pėr llogaritje tė vetes sonė
Muslimane tė nderuar!
Kaluan 20 ditė dhe tani shtegut pėrfundimtar tė Ramazanit veē po i afrohemi. Ėshtė zakon qė atleti mundin e tij mė tė madh ta jap nė fund tė maratonit kur ėshtė afėr cakut final, por si ka qenė puna jonė gjatė pjesės sė parė tė maratonit. A kemi qenė prej atyre qė kemi vepruar drejt e me menēuri apo kemi qenė prej dembelėve qė si nė fillim po edhe nė fund tė muajit jemi tė ngjashėm. Nėse do, ja disa nga gjėrat qė duhet ta llogarisėsh veten pėr to pėr tė parė nėse ato ta mundėsojnė fitoren dhe tė japin fuqi tani nė fund tė shtegut, apo anashkalimi i tyre tė ka lėnė mbrapa.
Keni dėgjuar shumė herė se Muhammedi, alejhi’s selam ka thėnė pėr namazin nė Ramazan:
„ من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush falet nė Ramazan me besim dhe sinqeritet (vetllogari) i falen mėkatet e mėparshme".
Enesi transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thėnė:
„إن لله ملكا ينادى عند كل صلاة ، يا بني آدم قوموا إلى نيرانكم التي أوقدتموها فأطفئوها
Allahu ka njė melek, i cili thėrret pėr ēdo namaz: O bijtė e Ademit, ngrihuni pėr tek zjarret tuaja qė i keni ndezur dhe fikni-shuani ato". ([1])
E vėrtetė, por ēfarė namazi ke bėrė ti gjatė kėtyre 20 ditėve? A ka qenė namazi yt nė pėrputhje me udhėzimet fetare apo ke qenė prej atyre qe Muhammedi, alejhi’s selam, siē transmeton Imam Ahmedi, i ka quajtur hajnat mė tė kėqij nė tokė.
„أسوأ الناس سرقة الذي يسرق من صلاته قالوا : يا رسول الله : كيف يسرق من صلاته ؟ قال : لا يتم ركوعها ولا سجودها
Hajni mė i keq prej njerėzve ėshtė ai qė vjedh nė namazin e tij. Si mund tė vjedh njeriu nė namaz?- pyetėn disa. Tha: Nuk kryen siē duhet rukunė dhe sexhden e namazit ".
A je ngitur ta shuash zjarrin tėnd apo ke fjetur ndaj kohėve tė namazit dhe kėshtu atė zjarr vetėm sa e ke ndezur mė shumė?
Allahu e ka obliguar agjėrimin nė kėtė muaj tė shenjtė por me thuaj se ēfarė agjėrimi ke bėrė? Agjėrim tė cilėsuar me devotshmėri apo vetėm je larguar nga ushqimet por jo edhe nga fjalėt e punėt e kėqija? Muhammedi, alejhi’s selam ka thėnė:
"Ai qe nuk braktis fjalėt e kėqija (ēfarėdo qė tė jenė) dhe veprimin sipas tyre, ai nuk ka shpėrblim pėr agjėrimin e tij ngase Allahu nuk ka nevojė qė njeriu tė mos hajė dhe pijė”.
Allahu e ka zbritur Kur’anin nė kėtė muaj, mė thuaj sa e ke lexuar dhe si e ke lexuar atė. Imam Ahmedit i kishin rrėfyer pėr njė nxėnės tė tij, i cili falej dhe lexonte tėrė Kur’anin brenda njė nate. Imami deshi ta mėsonte se si nė tė vėrtetė duhet tė lexohet Kur’ani me meditim e studim kėshtu qė shkoi tek ai dhe i tha: Mė kanė informuar se ti bėn kėshtu e kėshtu...Tha: Po o Imam.
Mirė, shko sonte dhe vepro siē ke vepruar por kur tė lexosh Kur’an bėhu sikur lexon nė prezencėn time e pastaj nesėr mė informo se si kalove natėn- sugjeroi Imam Ahmedi.
Erdhi tė nesėrmen nxėnėsi dhe i tregoi se nuk ka mundur tė lexojė mė shumė se dhjetė pjesė (xhuza) tė Kur’anit.
Shko e sonte kėndo Kur’an dhe parafytyroje veten sikur kėndon nė prani tė Muhammedit, alejhi’s selam- rekomandoi pėr tė dytėn herė Imami.
Shkoi por kur u kthye tė nesėrmen rrėfeu se kėsaj radhe mė pak kishte lexuar. Pėrveē pjesės sė fundit, xhuz’it Amme nuk kishte mundur tė lexonte mė shumė.
Shko prapė sonte lexo Kur’an por parafytyroje veten se kėsaj radhe je duke lexuar Kur’an para Allahut tė Madhėruar- e porositi Imami. U ēudit studenti dhe shkoi. Kur u kthye tė nesėrmen erdhi i pėrlotur dhe nė tė vėreheshin shenjat e pagjumėsisė sė madhe.
Ēfarė bėre mbrėmė o biri im?- e pyeti Imami.
Pasha Allahun, as kaptinėn el-Fatiha nuk kam mundur ta mbarojė-tha studenti. ([2])
Allahu tė ka pėrkujtuar nė Kur’an se tė ka begatuar me pasuri, a e ke dhėnė zekatin e saj? A e di se Muhammedi, alejhi’s selam ėshtė urdhėruar t’i luftoj ata qė nuk e japin zekatin?
„Jam urdhėruar t’i luftoj njerėzit derisa tė dėshmojnė se nuk meriton tė adhurohet me tė drejte askush perveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij, ta falin namazin dhe ta japin zekatin..."- thoshte Muhammedi, alejhi’s selam.
Cila ishte sjellja jote me prindėr gjatė kėtyre ditėve tė Ramazanit. Pa mos kėrkuar pėrgjigjen prej teje po ta them njė hadith e ti thuaj ēfarė pėrgjigje tė duash. Derisa Muhammedi, alejhi’s selam ishte duke hipur nė minber tha tri herė "Amin”. O i dėrguari i Allahut, kjo gjė nuk ėshtė e zakonshme, na thuaj se ēfarė kuptimi ka kjo?- pyetėn disa nga shokėt e tij.
Derisa isha duke hipur mė erdhi Xhibrili dhe mė tha: O Muhammed, i poshtėruar ėshtė njė njeri qė prindėrit e tij e arrijnė pleqėrinė ndėrsa ai nuk e fiton Xhennetin prej tyre (pėr shkak tė arrogancės sė tij ndaj tyre). Thashė: "Amin” –sqaroi Muhammedi, alejhi’s selam.
Ke dėgjuar vėlla se Muhammedi, alejhi’s selam ka thėnė:
„Tėrė ummeti im janė tė falur pėrveē atyre qė bėjnė mėkate haptazi".
Si ishte gjendja jote? Bėje apo nuk bėje mėkate haptazi? A konsumoje duhan para syve tė njerėzve? A haje bukė para agjėruesve? Apo agjėroje siē duhet. A veprove qė mėkatet tua tė falen. Hadithin qė e shėnuam mė lartė na flet edhe pėr kėtė. "I poshtėruar qoftė njė njeri qė e pėrjeton Ramazanin ndėrsa nuk i falen mėkatet”- tha Xhibrili dhe e aprovoi me lutje Muhammedi, alejhi’s selam.
Ne folėm pėr vlerėn e namazit nė Ramazan por mė thuaj se si ishte gjendja jote me namaz nate? Allahu ka pėrshkruar robėrit e Tij tė sinqerte me namaz nate dhe ka thėnė:

64. Dhe qė pėr hir tė Zotit tė tyre natėn e kalojnė duke i bėrė sexhde dhe duke qėndruar nė kėmbė (falen)".
(el-Furkan, 64)
Muhammedi, alejhi’s selam e kishte zakon t’i pyeste shokėt nėse dikush kishte parė ndonjė ėndėrr apo jo. Abdullahu, i biri i Omerit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kishte parė se si dy burra e kishin kapur pėr krahėsh dhe e kishin dėrguar deri afėr Xhehennemit ku kishte parė njerėz qė i njihte. Thoja: O Zot, mė mbro nga zjarri i Xhehennmit! E pamė njė melek tjetėr, i cili mė tha: Pėrse nuk ke bėrė mė shumė adhurim? Ia tregova motrės sime, Hafsės, e cila ishte gruaja e Muhammedit, alejhi’s selam dhe ajo ia rrėfeu atij. Me atė rast Muhammedi, alejhi’s selam tha: "Sa njeri i mirė do tė ishte Abdullahu po tė falte namaz nate”.
Apo mos ndoshta i ke bėrė mėkat Allahut gjatė kėsaj kohe. Unė e lus Allahun qė ti tė mos e kesh bėrė njė gjė tė tillė. A e di pse? Ngase Muhammedi, alejhi’s selam ka thėnė:
„ لَأَعْلَمَنَّ أَقْوَامًا مِنْ أُمَّتِي يَأْتُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ بِحَسَنَاتٍ أَمْثَالِ جِبَالِ تِهَامَةَ بِيضًا فَيَجْعَلُهَا اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ هَبَاءً مَنْثُورًا قَالَ ثَوْبَانُ يَا رَسُولَ اللَّهِ صِفْهُمْ لَنَا جَلِّهِمْ لَنَا أَنْ لَا نَكُونَ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَا نَعْلَمُ قَالَ أَمَا إِنَّهُمْ إِخْوَانُكُمْ وَمِنْ جِلْدَتِكُمْ وَيَأْخُذُونَ مِنْ اللَّيْلِ كَمَا تَأْخُذُونَ وَلَكِنَّهُمْ أَقْوَامٌ إِذَا خَلَوْا بِمَحَارِمِ اللَّهِ انْتَهَكُوهَا
Disa njerėz nga ummeti im do t’i njoh nė Ditėn e Kijametit ngase vinė tė shndritur (bardhė) me sevape tė shumta sa kodrat e Tihames por Allahu i bėn hi e pluhur ato tė mira. Theubani, shok i Muhammedit, alejhi’s selam tha: O i dėrguari i Allahut, na i pėrshkruaj ata, na dėfto gjendjen e tyre qė tė mos jemi ne prej tyre nga padituria? Sa iu pėrket atyre, sqaroi Muhammedi, alejhi’s selam, ata janė vėllezėrit tuaj, janė prej lėkurės suaj, falen natėn siē faleni edhe ju por kur tė vetmohen me ndalesa tė Allahut i shkelin ato". ([3])
Shkaku se pėrse ky grup njerėzish do tė kenė veprat e shkatėrruara derisa ata, qė bėjnė mėkate fshehurazi, nuk do ta kenė njė statut tė tillė, ėshtė se kėta njerėz shtiren kinse janė tė devotshėm, janė burra tė ndershėm, janė tė moralshėm. Kėta njerėz bėjnė syefaqėsi, gėnjejnė, ndryshe, janė mėkatarė. Mu pėr kėtė, Ibni Haxher el-Hejthemiu nė librin e tij ez-Zevaxhir (pj. 2 / f. 763) mėkatin e 56-tė nė rėnditjen e mėkateve tė mėdha e ka llogaritur: "Shfaqja e devotshmėrisė nė masė tė gjerė dhe kryerja e mėkateve nė vetmi, qofshin ato edhe tė vogla”, e pastaj e pėrmendi kėtė hadith.
Vėlla turpėrohesh prej njerėzve ndėrsa nuk turpėrohesh prej Allahut, ke dro tė mos shikojnė njerėzit ndėrsa pėr Allahun nuk ke fare dert a tė sheh apo jo. A e di se Allahu i Madhėruar, ashtu siē i takon madhėrisė sė Tij, zbret nė pjesėn e tretė tė natės dhe ofron shans e mundėsi pėr falje mėkatesh: „A ka kush qė kėrkon falje e t’ia fali mėkatet", ndėrsa ti, nė vend qė tė kėrkosh falje mėkatesh, ti vetmohesh dhe bėn mėkate edhe mė shumė.
وإذا خلوت بريبة في ظلمة والنفس داعية إلى الطغيان
فاستحي من نظر الإله وقل لها إن الذي خلق الظلام يراني
Nėse vetmohesh me ndonjė gjė tė dyshimtė nė errėsirė dhe nefsi tė motivon pėr mėkat turpėrohu nga shikimi i Allahut dhe thuaj se Ai qė ka krijuar errėsirėn mė sheh Kėshtu nuk ishte gjendja e muslimanėve. Ata vetmoheshin, jo pėr mėkate, por pėr tė kryer adhurime. Njė natė Omer b. Hattabi doli vetėm qė tė mos e shihte askush dhe hyri nė njė shtėpi. Pastaj hyri nė njė shtėpi tjetėr. E pa njė burrė por Omeri nuk e vėrejti fare atė.
E pa Talhaja, i cili filloi tė dyshonte. Pėrse hyri nė kėtė shtėpi? Pėrse nė kėtė kohė dhe vetėm? Pėrse fshihet? Kur erdhi mėngjesi, Talhaja shkoi dhe hyri nė atė shtėpi por nuk gjeti asgjė pėrveē njė plake tė verbėr dhe tė paralizuar. Ē'ėshtė puna e kėtij njeriu qė vjen tek ti?- e pyeti Talhaja. Gruaja fare nuk e dinte se ai ishte Omeri, prijėsi i besimtarėve, kėshtu qė iu pėrgjigj: Ai ka kohė qė mė vjen, ma pastron shtėpinė dhe e rregullon atė…
Kėshtu kishte vepruar edhe Ebu bekri para tij, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė sahabet. Omeri vinte nė xhami dhe vetmohej, e qortonte veten e tij e thoshte: Mjerė pėr ty o Omer nėse Allahu nuk tė falė!
Imam Ahmedi kishte dėgjuar prej nxėnėsit tė tij njė poezi tė thėnė nga njė hoxhė:
Nėse vetmohesh ndonjė ditė
mos thuaj u vetmova por thuaj unė kam pėrcjellės
Mos mendo se Allahu ėshtė neglizhent
dhe se ajo qė ėshtė e padukshme Atij i fshihet
Imami hyri nė njė dhomė, e mbylli derėn dhe qau shumė!
Muslimanė tė nderuar! Nga gjėrat shumė tė preferuara nė kėto dhjetė dite ėshtė edhe I’tikafi. "Pejgamberi bėnte I’tikaf nė dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit deri nė kohėn kur vdiq”- qėndron nė njė hadith.
I’tikafi behet me qellim tė vetmisė me adhurim pėr Allahun e Madhėruar dhe largim nga problemet e pėrditshmėrisė sė dunjasė. Le tė pėrkujtojmė o vėllezėr se tė kėndosh Kur’an d.t.th.: tė flasėsh me Allahun, tė falėsh namaz d.t.th.: te jesh mysafir i Allahut, andaj tė vendosim se duam apo jo tė flasim dhe tė jemi mysafir tė Allahut?
wes selamu alejkum!


------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Administrator

Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi