Vellezrit Gervalla dhe Kardi Zeka552

Vellezrit Gervalla dhe Kardi Zeka

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vellezrit Gervalla dhe Kardi Zeka

Mesazh nga Jeta Love prej Sun 26 Sep 2010, 3:21 pm

28 vjet nga vrasja e Vėllezėrve Gėrvalla e Kadri Zeka

JUSUF GĖRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"
17 janari i vitit 1982, dita kur u vranė Vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zeka ėshtė njė datė e trishtė nė historinė e shqiptarėve. Edhe pse kanė kaluar 20 vjet (tani 26 vjet - Sh.B), ajo ditė mbetet pėrgjithnjė e freskėt me zinė e saj jo vetėm pėr familjet, por edhe pėr njė numėr njerėzish qė kanė qenė tė lidhur shpirtėrisht e organizativisht me ta. Fjala ėshtė pėr pjesėtarėt e brezit qė i vuri kazmėn Jugosllavisė sė fuqishme, vetėm me njė synim: tė ēlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare nė kėtė ish-shtet.
Nėse ju rastis tė vizitoni ndonjėrin prej kėtij brezi do tė shihni se nėpėr banesa akoma i mbajnė portretet e martirėve qė i vrau UDB-ja nė Untergruppenbach. Ato portrete prej kohėsh kanė statusin e ikonave. Pėr mė tepėr janė pjesė e rritjes, formimit dhe burrėrimit tė fėmijėve tė tyre. Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas kaq vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer nė mes tė Evropės, ka mbetur i pandriēuar, ndėrkohė qė nė inatet ndėrshqiptare pėrplot emra janė lakuar si vrasės tė mundshėm apo tė sigurt?

1. Njė Lėvizje e re pėrballė njė shteti tė vjetėr
Nė Kosovė, menjėherė pas demonstratave tė vitit 1981, pati filluar nė pėrmasa tė pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik qė nėnkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturėn dhe burgimin e gjatė. Shėrbimet jugosllave pėrmes arrestimeve i kishin dhėnė njė grusht tė rėndė Lėvizjes pėr pavarėsi, mijėra njerėz ndodheshin nėpėr burgje civile ose ushtarake; mbikėqyrej ēdo gjo gjė e ēdo kush. Elita politike duke qenė e papėrgatitur pėr kėto rrethana dhe e pėrēarė nuk mundi t'a pėrballojė presionin serb qė mėtonte nėnshtrimin definitiv tė shqiptarėve. Nė anėn tjetėr intelegjencia duke qenė krejt e papėrgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kėshtu qė politikėn e shqiptarėve filluan ta bėjnė tė rinjtė, qė ende ishin me njėrėn kėmbė nė fėmijėri. Dhe kjo nuk ishte njė politikė e madhe: aty kėtu ndonjė trakt, ndonjė parullė, ndonjė revoltė e shkruar nė letėr, nė mur ose nė asfalt, po qė pėrēonte njė measazh tė fuqishėm: kurrė nuk do tė mund tė na nėnshtroni!
Nė kėto rrethana mėrgata shqiptare pėrbėnte njė eshalon tė veēantė tė Lėvizjes pėr pavarėsi. Pėrparėsia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit tė drejtpėrdrejtė tė aparatit shtetėror, ishte prezente nė vend, sepse njė pjesė e madhe e mėrgimtarėve qarkullonin rregullisht brenda e jashtė, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė prag, gjatė dhe pas demonstratave tė vitit '81 pėrmes shtypit qė pėrgatitej jashtė dhe shpėrndahej brenda, pėrmes krijimit tė rrjetit tė organizimit etj.
I vetėdijshėm pėr rėndėsinė e mėrgatės shqiptare sektori i kryesisė sė Jugosllavisė qė koordinonte aktivitetin e gjithė sistemit tė shėrbimeve informative civile e ushtarake, e qė atėherė udhėhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u pėrcaktua pėr njė grusht shkallmues qė do t'i jipej mėrgatės, nė mėnyrė qė ajo tė shfaktorizohej njėherė e mirė.
Nė kėtė vijė u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės. Atentati u krye nė kohėn kur krejt aparati shtetėror i Jugosllavisė ishte pėrqėndruar nė Kosovė dhe nė territoret e tjera shqiptare; atėherė kur Kosovės po i dėrrmoheshin njėra pas tjetrės tė gjitha tė drejtat dhe institucionet vetanake qė ishin fituar me shumė pėrpjekje e flijime.
Atentati pati pasoja tė rėnda sepse u krye kur shumė prijės tė Lėvizjes pėr pavarėsi, qė vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundėr tyre ishin kryer ose pėrgatiteshin proceset politike. Veē tė tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje tė mėdha edhe pėr faktin se u krye nė njė periudhė destabilizimi e krize tė thellė politike nė gjithė hapėsirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovės nė Shqipėri patėn efekt tė drejtpėrdrejtė, sepse ēuan deri te konflikte tė pėrgjakshme nė vetė udhėheqjen e shtetit pėr politikėn qė ishte ndjekur apo qė do tė ndiqej aty e tutje. Kėto trandje madje ndikuan nė fundin tragjik tė kryeministrit tė atėhershėm Mehmet Shehu.
Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati nė Gjermani ishte edhe pėrballje e organeve tė shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse nė rrethanat qė ishin krijuar nė Kosovė pėr politikėn e Shqipėrisė viktimat e atentatit ishin gurė me peshė nė luftėn politike e diplomatike qė do tė bėhej aty e tutje.

2. Mozaiku politik i mėrgatės shqiptare nė fillimvitet tetėdhjetė
Nė atė kohė nė mėrgim vepronin shumė organizata. Qė nė krye duhet nėnvizuar se mėrgata e vjetėr ishte rraskapitur madje edhe dėrrmuar nė pėrballjet e shėrbimeve jugosllave me ato shqiptare qė ishin bėrė brenda saj. Por objekt i kėsaj trajtese do tė jenė ato grupime qė mund tė kishin njė ndikim nė rrjedhėn e ngjarjeve nė Kosovė. Atėherė nė Evropėn Perėndimore, konkretisht nė Gjermani e Zvicėr vepronin:
Besėlidhja Kombėtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Mė 10 tetor 1981 UDB kishte vrarė nė Bruksel, bashkėpunėtorin e tij tė ngushtė Vehbi Ibrahimi, nėnkryetar i Besėlidhjes, ndėrsa nė Fraknfurt kishte plagosur rėndė bashkėpunėtorin tjetėr, Rasim Zenelin. Ky ishte njė grupim politik me orientim tė djathtė dhe bashkėpunonte me mėrgatėn kroate.
Grupi komunist "Zėri i Kosovės", njė qerthull qė drejtohej nga Riza Salihu.
Fronti i Kuq Popullor, udhėhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetėn "Bashkimi" (janė botuar 3 numra). Kjo gazetė shpėrndahej edhe nė Kosovė.
Organizata Marksiste Leniniste e Kosovės qė nxirrte gazetėn "Liria" (janė botuar 6 numra). Kėtė organizatė nė mėrgim e udhėheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistėt e saj nė Zvicėr.
Lėvizja Nacional ēlirimtare e Kosovės dhe e Viseve tė tjera Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ), tė cilėn nė Evropėn Perėndimore e ka udhėhequr Jusuf Gėrvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetės "Bashkimi", pastaj ka nxjerrė gazetėn "Lajmėtari i Lirisė" (gjithsej tre numra), sė fundi filloi tė nxirrte si organ tė LNĒKVSHJ-sė gazetėn "Zėri i Kosovės".
Pas shpėrthimit tė demonstratave tė vitit '81 u bėnė pėrpjekje pėr bashkimin e disa prej kėtyre organizatave, konkretisht mes atyre qė kishin udhėheqje politike brenda, pra OMLK-sė dhe LNĒKVSHJ-sė.
Pėrpjekjet pėr bashkim janė bėrė nė Kosovė dhe nė mėrgim. Bisedimet pėr bashkimin e organizatave janė vonuar e vėshtirėsuar pėr shkak tė veprimit nė ilegalitet dhe tė rrethanave qė u krijuan pas arrestimeve tė mėdha gjatė gjithė vitit tė demonstratave. Njė takim i mbajtur nė Stamboll, nė tetor tė vitit 1981, e nė tė cilin kishin marrė pjesė nė njė anė, Kadri Zeka si pėrfaqėsues i OMLK-sė, dhe nė anėn tjetėr Sabri Novosella e Bardhosh Gėrvalla, si pėrfaqėsues tė LNĒVSHJ-sė kishte dėshtuar jo vetėm pėr shkak tė dallimeve konceptuale. Bisedimet pėr bashkim tė kėtyre organizatave nuk mund tė pėrjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dėshtimeve nė pėrballjet me shėrbimet jugosllave, pėrpiqeshin ta konsolidojnė apo thėnė mė mirė ta kontrollojnė Lėvizjen e Kosovės pėr pavarėsi. Nė treshin qė u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rėndėsishme tė mbajtjes gjallė tė qėndresės nė Kosovė.
Megjithatė aktivistėt e kėtyre dy organizatave jashtė, konkretisht Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka kanė bashkėpunuar ngushtė nė nxjerrjen e gazetave, nė organizimin e demonstratave dhe manifestimeve tė ndryshme. Sipas burimeve tė besueshme nė prag tė vrasjes janė bėrė pėrpjekje fort serioze pėr bashkim dhe ai duhet tė ketė qenė shumė afėr.

3. Uniteti i veprimit
Jusuf Gėrvalla dhe Kadri Zeka janė takuar pėr herė tė parė nė mėrgim, nė fillim tė vitit 1981. Prej atėherė dhe gjer nė vrasjen e tyre ata kanė vepruar bashkė nė shumė drejtime: nė pėrgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht tė gazetės "Liria", nė organizimin e manifestimeve dhe demonstratave nė mbėshtetje tė kėrkesave tė Lėvizjes Studentore nė Kosovė.
Demonstratėn e parė e kanė organizuar nė Bernė tė Zvicrės mė 1 prill 1981, njė javė mė vonė njė demonstratė tjetėr nė Zürich, mė 25 prill kanė organizuar njė demonstratė nė Stutgart. Me kėtė rast janė hetuar agjentėt jugosllavė duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistė tė udhėhequr nga Bardhosh Gėrvalla i kanė zėnė ata nė flagrancė dhe u kanė marrė aparatin. Nė mesin e "fotografėve" kishte qenė dhe njė shqiptar (BH), nėpunės i konsullatės jugosllave nė Stutgart, pėrndryshe gjatė viteve shtatėdhjetė inspektor i UDB-sė, i ngarkuar pėr mbikqyrjen e Qendrės sė Studentėve. Mė 9 maj kanė organizuar njė demonstratė nė Dusseldorf. Mė 13 qershor 1981, u organizua njė demonstratė nė Bruksel.
Me kėtė rast nė formė tė njė peticioni konkretizohen kėrkesat politike:
Kosovės t'i njihet statusi i Republikės nė kuadėr tė federatės;
Popullit tonė t'i njihet e drejta pėr vetėvendosje;
Tė lirohen pa kusht tė gjithė tė burgosurit politikė shqiptarė dhe tė kthehen nė Kosovė tė burgosurit e tjerė;
Tė mos plaēkiten pasuritė e Kosovės nga republikat jugosllave, por ato t'i shfrytėzojė Kosova pėr zhvillimin dhe pasurimin e vet;
T'i njihet e drejta e festimit tė festave kombėtare dhe e pėrdorimit tė lirė tė flamurit kombėtar, nga tė gjithė shqiptarėt nė Jugosllavi;
Kushte mė tė mira pune e jetese pėr nxėnėsit e studentėt kosovarė, trajtim tė barabartė me studentėt e universiteteve tjera tė Jugosllavisė;
Sigurimin e punės pėr tė papunėt dhe inkuadrimin e mėrgimtarėve nė vendlindje;
Lirinė e fjalės dhe shtypit;
Tė pezullohet vendimi pėr shtetrrethim dhe ora policore;
Tė tėrhiqen tė gjitha forcat policore e ushtarake tė sjellura nga jashtė;
Autorėt e krimeve tė shėmtuara tė nxirren para gjyqit tė popullit, pėr tė marrė dėnimin e merituar.
Krahas organizimit tė demonstratave Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka kanė vepruar edhe nė shtrirjen e rrjetit tė organizimit brenda dhe jashtė. Njė rėndėsi tė veēantė i kanė kushtuar shkatėrrimit tė klubeve qė kontrolloheshin nga pėrfaqėsitė jugosllave. Falė kėtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janė frekuentuar mė nga mėrgimtarėt shqiptarė. Veē klubeve janė prishur dhe diskredituar njė vistėr manifestimesh qė regjimi i organizonte jashtė me qėllim tė joshjes dhe manipulimit tė mėrgimtarėve shqiptarė.

4. Pse u krye atentati?
Veprimtaria e gjithanshme e Vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės pengonte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė shėrbimet jugosllave jashtė dhe brenda. Ata ishin njė trio e kompletuar, qė njė lėvizjeje atdhetare i duhet shumė kohė pėr ta krijuar: Jusufi ishte njė penė e fortė e me emėr nė Kosovė, Kadriu ishte jo vetėm gazetar i mirė, por sidomos organizator efikas me pėrvojė shumėvjeēare nė organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumė mirė gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar. Qė tė tre ishin tė rinj dhe tė mbrujtur me njė idealizėm e gatishmėri pėr ēdo flijim.
Mirėpo, pėrballė tyre ata kishin njė shtet tė fortė e me shumė mundėsi. Jugosllavia prej themelimit tė saj, pra qė mė 1918 e tutje, ka zhvilluar njė luftė tė pamėshirshme kundėr oponentėve tė kėtij shteti, konkretisht kundėr pėrfaqėsuesve tė popujve qė nuk kishin pranuar tė futen nėn tutelėn serbe. Prijėsit mė me peshė tė kroatėve, maqedonėve dhe shqiptarėve, qė i janė kundėrvėnė politikės serbe, janė ndjekur nė vazhdimėsi dhe janė luftuar me tė gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe.
Prej atėherė e gjer mė sot sektorėt mė tė pėrgatitura tė shėrbimeve informative serbe kanė qenė ato qė kanė luftuar kundėr mėrgatės kroate, shqiptare etj. Format e luftės kanė qenė tė nduarduarshme: pėrcjellje e pėrgjime hap pas hapi, intriga e pėrēarje, kėrcėnime dhe eleminime fizike. Kjo praktikė ka vazhduar edhe mė me kėmbėngulje pas Luftės sė Dytė Botėrore. Disa dhjetėra prijės kroatė janė vrarė nė atentate spektakulare nga mė tė ndryshmet dhe nga mė tė ēuditshmet. Struktura tė tėra tė shėrbimeve informative qė janė kontrolluar nga serbėt kanė funksionuar jashtė. Kėto struktura kanė pasur fonde marramendėse, pėrmes tė cilave kanė depėrtuar jo vetėm nėpėr "organizatat armiqėsore", por edhe nė struktura shtetėrore tė vendeve tė ndryshme dhe nė organizata e institucione ndėrkombėtare me peshė.
Shėrbimet serbe me dekada kanė vepruar tė papenguara nėpėr shumė vende perėndimore, ku pėrmes parave, femrave, shantazhit etj. kanė qenė fort tė pranishme edhe nė qendra themelore tė vendimmarrjes. Frytet e kėtij aktiviteti Beogradi do t'i korrė sidomos gjatė viteve nėntėdhjetė, kur pa ndonjė pengesė serioze do ta pėrgjakė keq Kroacinė, do ta masakrojė Bosnje e Hercegovinėn dhe pėrmes njė apartheidi tė hapur e brutal do ta mbajė Kosovėn nė zgripc tė ekzistencės. Ndikimi i nėndheshėm i Serbisė u rrėnua vetėm kur Beogradi, faqe tėrė botės, u pėrpoq ta asgjėsojė krejt popullin e Kosovės.
Nė kėtė kuptim pėrballja e mėrgatės sė re politike tė Kosovės (qė ishte pa asnjė mbėshtetje politike, qė nuk kishte arritur tė ketė as ndikimin mė tė vogėl nė mediat e fuqishme perėndimore, qė kishte njė gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shėrbimeve jugosllave ishte tmerrėsisht e pabarabartė. Lėvizja shqiptare kishte vetėm njė epėrsi: idealizmin e pakufishėm, i cili mund tė mbijetojė vetėm nė aspiratėn e pėrjetshme pėr tė qenė dhe pėr tė jetuar tė lirė.
Me njė fjalė, shėrbimet serbe kanė pėrcjellė gjithė aktivitetin e mėrgatės shqiptare nga brenda dhe nga jashtė, sepse ky ka qenė njė organizim qė posa kishte filluar tė vėrė rrėnjė dhe infiltrimi i provokatorėve nuk ka qenė i pamundshėm. Kėshtu qė pėrcjellja e Vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės nuk ka qenė ndonjė problem i madh pėr UDB-nė. Lėvizjet dhe aktivitetet e tyre kanė qenė publike:
28 Nėntorin, ditėn e Flamurit e kanė festuar nė rrethinėn e Ludwigsburgut. Aty Jusufi e Kadriu kanė pasur njė debat tė drejtpėrdrtejtė (pyetje-pėrgjigje) me bashkatdhetarėt.
Mė 2 janar ėshtė martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Nė dasmė kanė marrė pjesė rreth 50 aktivistė nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmė kanė qenė edhe vėllezėrit Gėrvalla.
Mė 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhėtuar me tren pėr Gjermani. Konkretisht nė Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer mė 16 janar. Po atė ditė ka udhėtuar pėr nė rrethinėn e Stutgartit, konkretisht nė Bernhausen, ku Vėllezėrit Gėrvalla kishin organizuar shfaqje tė filmave shqiptarė me njė rreth bashkatdhetarėsh. Aty kanė ndejtur deri pas mesnatės. Nė banesėn e Vėllezėrve Gėrvalla, nė rrugėn Habichthöhe, nr. 40, nė Untergruppenbach, qytezė afėr Heilbronn-it kanė arritur kah ora 3 e mėngjesit. Atė natė nuk kanė fjetur fare. Gjatė ditės kanė planifikuar aktivitetet e mėtejme. Nė mbrėmje kanė dalė nga ora 22:00 me veturėn e Bardhit, njė BMW 316 ngjyrė e gjelbėr me targė HN-CY 353.

5. Neve na vrau UDB-ja jugosllave!
Lagjja ku kanė banuar Vėllezėrit Gėrvalla ka qenė njė lagje e qetė e banuar kryesisht me mėsues, mjekė, inxhinierė. Nė njėrėn hyrje tė rrugės, nė anėn e majtė ka pasur shumė garazha, gjithashtu edhe pėrballė banesės dykatėshe tė familjes Gėrvalla ka pasur tė tilla. Ndėrkaq nė fillim tė kthesės atėherė ka qenė nė ndėrtim e sipėr njė shtėpi trekatėshe. Siē ėshtė konstatuar mė vonė, agjentėt e shėrbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndėrtese kanė pėrcjellė jo me ndonjė drojė tė veēantė banesėn e familjes Gėrvalla, hyrjet, daljet etj…Atė kohė ka pasur jo pak indikacione se po pėrgatitet eliminimi i Vėllezėrve Gėrvalla dhe i Kadri Zekės. Nata e 17 janarit 1982 ka qenė shumė ftohtė e me shumė borė. Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka kanė dalur nė atė kohė, siē i kanė thėnė shoqes sė Jusufit, Syzana Gėrvallės pėr ta bėrė njė telefonatė nga njė kabinė e njė fshati fqinj. Ndoshta pėr tė evituar pėrgjimin.
Nga shtėpia kanė dalė rreth orės 22:00. Kanė hyrė nė garazhė, kanė hipur nė veturė, tė cilėn e ka ngarė Bardhoshi. Pėr tė dalė nga garazha nė rrugė, vetura pėr shkak tė borės ėshtė dashur tė ngitet sė prapthi deri nė krye tė hyrjes sė rrugės, pra rreth 30 metra. Nė krye tė kthesės vetura ėshtė lakuar majtas pėr tė pasur hapėsirė pėr kthim dhe dalje nė rrugė. Ky manovrim ėshtė bėrė mu pėrballė shtėpisė nė ndėrtim, ku kanė qenė tė fshehur vrasėsit.
Kėta tė fundit kanė parė daljen e veprimtarėve shqiptarė nga banesa pastaj hyrjen nė garazh dhe janė bėrė gati pėr tė ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur sė prapthi pėrballė shtėpisė nė ndėrtim, vrasėsit kanė qenė prapa saj. Sipas dėshmitarėve kanė qenė dy vrasės, njėri ka eliminuar Bardhosh Gėrvallėn duke e qėlluar 6 herė, ndėrkaq tjetri ka vrarė Kadri Zekėn qė ishte nė ulėsen e pėrparme, nė anėn e djathtė. Pastaj e kanė plagosur pėr vdekje Jusuf Gėrvallėn qė ishte ulur nė ulėsen e prapme. Dhe janė larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndėrkaq vetura ka vazhduar tė ecė pėrpara gjersa ėshtė ndalur nė derėn e njė garazhi pėrballė.
( Faksimil i shkėputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vėllezėrve Gėrvalla, (→) Shtėpia ku kanė qėndruar vrasėsit dhe shigjetat nė rrugė tregojnė lėvizjen e makinės nga momenti i daljes prej garazhės e deri te pėrplasja e tij nė garazhėn tjetėr pas aktit tė ekzekutimit.)
Ndėrkohė njė fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gėrvalla pėr gjėmėn. Syzana Gėrvalla e ka gjetur tė shoqin gjallė, duke mbajtur plagėt me dorė. Ai e ka pyetur pėr Bardhin e Kadriun se a janė gjallė dhe i tregon se ka parė njė njeri tė gjatė qė ka shtėnė mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lėnė porositė e fundit gruas sė tij. Pas gjysmė ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronni. Pas intervenimit kirurgjikal, nė ora 3 tė mėngjesit tė datės 18 janar 1982 edhe Jusuf Gėrvalla jep shpirt. Por para se tė vdes Ai arriti t'i thotė policisė gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave! Kjo fjalė e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gėrvalla, e shqiptuar me frymėn e fundit do tė sfidojė gjithė makinerinė jugosllave tė dezinformimit.

6. Praktikat e ekzekutimit
Vendimi pėr ekzekutimin e kundėrshtarėve politikė, normalisht ėshtė marrė nė nivelin mė tė lartė tė vendit. Fillimisht shėrbimet informative kanė mbledhur tė gjitha tė dhėnat e mundshme pėr viktimėn e ardhshme: adresėn (vendi ku banon, kati, fqinjtė, zakonisht ėshtė pėrgjuar telefoni nė atė mėnyrė qė nė bodrum ose nė gypat ku janė vėnė telat e telefonit kanė instaluar mikrofonėt), sjelljen (ku dhe me kė rri, ku punon, me ēka udhėton, me kė praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Tė gjitha kėto tė dhėna janė konkretizuar edhe me vizatime ekspertėsh e fotografi.
Pasi ėshtė analizuar dosja ėshtė caktuar ekipi i atentatorėve dhe i mbėshtetėsve pėranash, shlyerėsit e gjurmėve tė mundshme. Krahas kėsaj janė pėrgatitur edhe dezinformatat, tė cilat i ka pėrhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Nė kėtė veprimtari pėrfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqėsore, mediave dhe personaliteteve tė ndryshme. Synimi ėshtė qė jo vetėm tė fshehen gjurmėt, por edhe tė futet konfuzion sa mė i madh dhe krimi politik tė paraqitet si qėrim hesapesh nė mes rivalėve politikė apo si qėrim hesapesh nė mes pėrfaqėsuesve tė nėntokės etj. etj.
Kėshtu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundėr Vėllezėrve Gėrvalla e Kadri Zekės. U ngrit njė pluhur i tillė dezinformatash sa qė nuk errėsoi vetėm mėrgatėn por edhe krejt Kosovėn. Ky pluhur vazhdon tė ndotė ambientin politik shqiptar edhe sot pas njėzet vitesh nga atentati. Lakohen emra njerėzish, kryesisht shqiptarė. Nė kėtė ka ndikuar edhe bashkėfajėsia e organeve gjermane pėr kėtė rast, sepse ato menjėherė pas atentatit madje edhe pėrmes shtypit nxorėn dhe arrestuan si tė dyshmitė kryesor pėr atentatin njė refugjatė shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar nė media edhe fotografinė e tij, gjė qė dėshmon se sektori i UDB-sė pėr dezinformim, kishte kryer punėn nė mėnyrė tė pėrkryer.

Kopja: Gazeta"Heilbronner Stimme" - 30.01.1982
Riza Salihu, njė refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandės, krahas aktivitetit atdhetar ka qenė i angazhuar, si jo pak tė rinj tė Kosovės, edhe nga ana e Ambasadės shqiptare nė Vjenė, ku ishte qendra e sigurimit tė shtetit pėr Evropėn Perėndimore, pėr tė propaganduar politikėn e shtetit shqiptar dhe pėr tė informuar pėr ēdo gjė qė sheh e qė dėgjon, jo vetėm nė mjediset e mėrgatės shqiptare nė Gjermani.
Nė kėtė veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenė edhe mė tepėr si i pėrpiktė e i pėrkushtuar. Shkas pėr arrestimin e tij ka qenė fakti se ai gjoja i ka hapur kutinė postare (Postfachun) Jusuf Gėrvallės, pėr ta kontrolluar dhe pėr tė informuar Qendrėn e Sigurimit shqiptar nė Vjenė. Jusufi gjoja e ka kuptuar kėtė dhe i ka informuar shokėt e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me njė rast dhe i ka gjetur njė revole… Se Riza Salihu mund tė ketė pasur konflikte me grupet e tjera politike nė mėrgim kjo nuk ėshtė pėr t'u ēuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe pėrēarjeve nė mėrgatė ka qenė njė metodė klasike e sigurimit shqiptar pėr ta kontrolluar edhe mėrgatėn e Kosovės, e cila ditė e mė tepėr fitonte nė peshė me rolin dhe mundėsitė e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtėn nė burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenė i implikuar nė vrasjen e vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, ai mė tepėr ka rėnė viktimė e veprimeve speciale tė UDB-sė gjatė fshehjes sė gjurmėve tė krimit nė Untergruppenbach.
Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi njė komision special ku duhet tė kenė qenė tė angazhuar rreth 40 persona. Qė nė ditėt e para policia publikoi pėrshkrimin e mundshėm tė vrasėsve duke premtuar edhe njė shpėrblim prej 10 mijė DM pėr dėshmi tė besueshme. Nė kėrkesėn e policisė pėr bashkėpunim jipen edhe kėto tė dhėna:
„Tė dielen, mė 17 janar 1982, rreth orės 22 h15 i kanė vrarė vėllezėrit Gėrvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekėn. Gjatė daljes sė tyre nga garazhi dy persona kanė shtėnė me armė mbi ta. Ka tė dhėna tė besueshme se vrasėsit janė sjellur nėpėr Untergrupenbach tė paktėn prej datės 10 janar 1982. Ata duken si mė posht: I dyshimti i parė: Rreth 30 vjeē, i gjatė 180-183 cm. I fuqishėm. Ka nė kokė njė kapelė tė kthyer nė majė. Pallto tė shkurt ngjyrė kafe me jake tė mbylltė, pantollona tė kuq e tė ngushtė, ēizme tė gjata me njė rreth leshi tė bardhė lart. I dyshimti i dytė: ka rreth 25 vjet, ėshtė mė i thatė dhe mė i vogėl se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrė tė mbylltė. Nė kokė kishte njė kapulaēė tė leshtė me njė topth nė majė.“
Krahas kėtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinė e veturės me tė cilin mund tė jenė arratisur vrasėsit. Fjala ėshtė pėr njė Citroén CX2000 ngjyrė tė ēelur. Pėr dėshmitarėt e mundshėm ishte dhėnė edhe telefoni i policisė: 07131 104 2205. ( Shiko kėrkesėn e policisė KETU )
Pas nėntė muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vėllime dokumentacion, por asnjė tė arrestuar me akuzė tė argumentuar, autoritetet gjermane vetėm mund tė pohojnė se "kjo ėshtė njė vrasje politike e kryer nga vrasės profesionistė dhe se dyshohet se njė apo mė shumė shėrbime tė fshehta drejtpėrdrejt apo tėrthorazi kanė marrė pjesė nė tėrheqjen e kėmbėzave tė revoleve tė kalibrit 7.65 mm" (Heilbronner stimme, datė 1 tetor 1982).

7. Kush i vrau Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zekėn?
Ėshtė e njohur se UDB-ja si armė pėr atentate ka pėrdorur revolet "Bereta" tė kalibrit 7.65mm. Pas vdekjes sė Titos kupola e shėrbimeve informative, ka qenė e pėrqėndruar nė duart e Stane Dollancit, anėtar i Kryesisė sė RSFJ-sė. Ministėr i Punėve tė Brendshme ka qenė gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombėsi kroate. Me ardhjen e Dollancit nė Kryesi, shėrbimet informative ndryshojnė dukshėm metodat e veprimit. Njėra prej ndryshimeve ėshtė ajo se UDB fillon tė angazhojė nėntokėn jugosllave, shtyllat e mafisė, pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė jashtė.
Sipas shumė burimeve del se atentatin nė Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkėn Arkan. Ky ishte bir i njė oficeri tė lartė tė KOS-it (Shėrbimi ushtarak i kundėrzbulimit) me kombėsi malazez. Ai qė krejt i ri u mor aktivisht me delikuencė: rrahje, vjedhje, plaēkitje, pėrdhunime. Duke qenė nė vuajtje tė dėnimit ai ikėn nga burgu dhe del jashtė, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin tė ikė nga burgjet mė tė njohura tė Suedisė, Belgjikės dhe Zvicrės. Nga kriminel me renome ndėrkombėtare Arkani, me insistimin personal tė Stane Dollanc-it bėhet oficer me ndikim tė fortė i shėrbimeve serbe.
Ka indikacione se nė kėtė krim ka qenė i implikuar edhe krimineli tjetėr, pėrndryshe bosi i mafisė sė Frankfurtit, Ljubo Zemunac. Kėta tė dy, njė vit mė vonė, e kanė ekzekutuar afėr Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatė. Gjatė viteve nėntėdhjetė Arkani do tė jetė grushti i hekurt i regjimit serb kundėr popullsisė civile nė Kroaci, nė Bosnje dhe nė Kosovė. Ai ka udhėhequr njėsitė e ushtrisė qė kishin nė pėrbėrje kriminelėt mė tė regjur e mė katilė tė nėntokės serbe. Edhe sot, pas kaq vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin nė Untergruppenbach. Gjykata e kėtij vendi tė madh evropian akoma nuk ka nxjerrė nė bankė tė zezė organizatorėt, vrasėsit apo pjesėmarrėsit e ēfarėdo niveli nė kėtė atentat.
Por nuk duhet harruar se shėrbimet informative gjermane, duke qenė ndėr mė seriozet e mė profesionalet nė botė dhe mė depėrtueset nė Evropėn Juglindore e dijnė saktėsisht gjithė zinxhirin dhe gjithė personat e implikuar nė kėtė vrasje tė shumėfishtė, e cila e qiti nė tė dy gjunjtė Lėvizjen e Kosovės pėr Pavarėsi.
Ėshtė udhėheqja politike gjermane ajo qė bart pėrgjegjėsinė pse nuk ka ngritur kurrė zėrin pėr kėtė krim tė shėmtuar. Eshtė vetėm njė pėrjashtim: menjėherė pas atentatit njė deputet i partisė Socialdemokrate, aso kohe nė opozitė, pati shtruar njė pyetje nė parlamentin federal se a qėndrojnė shėrbimet serbe prapa kėtij atentati. Asgjė mė shumė. Pėr mė keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gėrvalla, qė kishte kėrkuar strehim politik nė kėtė vend, me njė telegram ngushėllimi.
As mediat gjermane nuk i kushtuan rėndėsinė qė pritej atentatit nė Untergruppenbah. Bėn pėrjashtim vetėm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjėherė pas vrasjes botoi njė artikull, nė tė cilin pa asnjė hezitim drejtoi gishtin drejt burimit tė kėtij krimi, duke e ngarkuar me pėrgjegjėsi UDB-nė jugosllave. … Dhe dihet se nė kėtė organ diabolik kanė punuar dhe jo pak shqiptarė dhe ka nė mesin e tyre qė e dijnė saktėsisht se si dhe kush i ka vrarė Vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zekėn, se si dhe kush e ka vrarė Rexhep Malėn e Nuhi Berishėn, se si ėshtė qitur nė kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinė dhe Fahri Fazliun…, qė e dijnė se cilėt kanė qenė urithėt e policisė politike nėpėr organizatat ilegale tė Kosovės jashtė dhe brenda… etj., etj. Por deri mė sot asnjėri prej tyre nuk e ka ēelur thesin. Dhe kjo flet shumė, flet pėr mungesė ndėrgjegjeje, madje edhe pėr bindje se kanė vepruar drejt… Flet pėr shoqėrinė kosovare, e cila ka mbamendje kaq tė cekėt, flet pėr elitėn politike shqiptare dhe pėr moralin e saj tė dyshimtė… Sepse ajo nė bėrrylimet pėr pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes nė Untergruppenbach dhe detyrimin e saj qė nė njėrin prej shesheve kryesore tė kryeqytetit t'u ngrisė njė pėrmendore tė pėrbashkėt atyre qė ishin ndėrgjegja e kombit, atyre qė u flijuan pėr kėtė ditė tė madhe… Dhe njėherit tė rezervojė dy pėllėmbė toke te varrezat e dėshmorėve e t'i vendosė aty eshtrat e kėtyre Burrave qė nderuan Kombin.

· Ky shkrim pėr herė tė parė ėshtė botuar nė revistėn „Pasqyra“ - Viti IV, janar 2002.


Edituar pėr herė tė fundit nga Arjeta nė Sun 26 Sep 2010, 3:33 pm, edituar 1 herė gjithsej

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Na fal zot fajet tona ashtu si i falim ne fajtoret tan


pale 323232 pale

Jeta Love
Anėtarė
Anėtarė

Postime: 199
Kyējet nė forum: 4732
Regjistruar mė: 14/08/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vellezrit Gervalla dhe Kardi Zeka

Mesazh nga Jeta Love prej Sun 26 Sep 2010, 3:32 pm

Vellezrit Gervalla jan me origjin nga Palci Merturit, e them ket pasi qe dua ta nderlidh me temen e Dodė Prognit "QENDRESQA POPULLORE E KODRĖS SĖ PALĒIT DHE QAFĖS SĖ AGRIT KUNDĖR EKSPEDITĖS NDĖSHKIMORE TĖ TURGUT PASHĖS,KORRIK 1910, - NGJARJE E SHĖNUAR NĖ HISTORINĖ E POPULLIT TONĖ" http://www.nasergashi.com/historia-e-popullit-shqiptare-f26/qendresqa-popullore-e-kodres-se-palcit-dhe-qafes-se-agrit-kunder-ekspedites-ndeshkimore-te-turgut-pasheskorrik-1910-ngjarje-e-shenuar-ne-historine-e-popullit-tone-t4084.htm#145884
Gjithmon ka pas dhe ka djem Merturi!

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Na fal zot fajet tona ashtu si i falim ne fajtoret tan


pale 323232 pale

Jeta Love
Anėtarė
Anėtarė

Postime: 199
Kyējet nė forum: 4732
Regjistruar mė: 14/08/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vellezrit Gervalla dhe Kardi Zeka

Mesazh nga albi prej Sun 26 Sep 2010, 5:18 pm

lavdi per vllezrit gervalla dhe kadri zeken alb

albi
Moderator
Moderator

Shteti: linc te austris
Postime: 3190
Kyējet nė forum: 7875
Regjistruar mė: 09/07/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vellezrit Gervalla dhe Kardi Zeka

Mesazh nga Naki prej Wed 25 May 2011, 10:11 pm

Vrasės tė panjohur i vranė nė afėrsi tė Heilbronnit tre shqiptarė. Pėr autoritetet shtetėrore gjermane kjo masakėr ėshtė kulminacion i ri nė luftėn e fshehtė, nė tė cilėn agjentė tė sigurimit jugosllavė dhe kundershtarė tė pushtetit luftojnė mes tyre. Pas kroatėve nė ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftė tė pėrgjakshme shqiptarėve nė ekzil qė vijnė nga Republika e Kosovės.
“BMW”-ja e gjelbėrt 316 dilte nga garazha. Shoferi nuk donte ta kthente veturėn nė borė dhe vazhdon tė vozisė deri te udhėkryqi duke vozitur sė prapthi diku rreth 40 metra. Kur ndalet vetura del njė njeri nga njė vend ndėrtimi nė anėn e djathtė tė veturės dhe gjuan nga njė distancė 3m. nė veturė. Njė njeri i dytė gjuan gjithashtu dhe shikon pastaj nė veturė pėr t`u bindur se a ia kanė arritur qėllimit. Fqinj tė frikėsuar nga krismat i shohin dy burra duke ikur.
Vetura e tipit BMW "316" nė tė cilėn u vranė Atdhetarėt
Faksimil i shkėputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vėllezėrve Gėrvalla, (→) Shtėpia ku kanė qėndruar vrasėsit dhe shigjetat nė rrugė tregojnė lėvizjen e makinės nga momenti i daljes prej garazhės e deri te pėrplasja e tij nė garazhėn tjetėr pas aktit tė ekzekutimit.
Ishte shqetsuese ajo qė kanė parė banuesit e komunės sė "Untergruppenbach"-ut te Heilbronni: Vetura vazhdonte tė uturinte sepse shoferi e kishte kėmbėn ende nė pedalen e gasit. Pastaj ai e lėshon si duket freksionin dhe vdes. Kėshtu qė vetura vazhdon tė ecėn deri sa i mėshon njė garazhe pėrballė. Vetura ndalet, motori fiket dhe mjedisi qetėsohet.Policia ka gjetur nė veturė: Shoferin Bardhosh Gėrvalla, 31 vjeq, jugosllav, i goditur nga 6 plumba, qėndronte i vdekur pas timonit, Bashkudhėtarin e tij, Kadri Zekėn, 28 vjeē, i vrarė nga 2 goditje me plumba nė trup, dhe Vėllain e shoferit, Jusuf Gėrvallėn, 36 vjeē, gjithashtu i plagosur rėndė nga 2 goditje me plumba.Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit edhe drejtimi i tyre politik: jugoslavė nė ekzil qė i takonin kombėsisė shqiptare nga provinca e Kosovės nė jug tė shtetit ballkanik, dhe qė tė tre veprimtarė kundėr qeverisė sė Beogradit. Edhe pėr autorėt e vrasjes pati shėnime.
Nė vendin e ngjarjes Jusuf Gėrvalla, i cili mė vonė vdes, i kishte pėshpėritur policisė: "Ka qenė UDB-ja"- policia sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti). Dymbėdhjetė herė ishte gjuajtur mbi tė tre burrat nga pistoleta tė kalibrit 7,65, dhjetė goditje kishin qėlluar zemrėn, mushkėritė dhe qafėn.Njė polic nė vendin e ngjarjes thotė: "E tėra dukej si pas njė ekzekutimi". Ėshtė metodė qė pėrdoret nga shėrbimi sekret, siē thotė snajperisti dhe instruktori i policisė nga Stuttgarti Siegfried Hübner - duhet qėlluar me katėr plumba "tre pėr ta mbėrthyer viktimėn nėse ajo qėndron ende, pra pėr ta rrėzuar dhe pėr ta bėrė tė paaftė pėr kundėrvėnie, dhe pastaj rigjuajtja e katėrt e domosdoshme dhe vdekjepruese". Edhe kjo flet pėr UDB-nė." Qe shumė vjet grinden shėrbimi sekret jugosllav dhe kundėrshtarėt e regjimit nė botėn e jashtme. Nė shumė raste, jugosllavėt nė ekzil i kanė sulmuar ambasadat, konsullatat dhe pėrfaqėsuesit e qeverisė sė tyre. Beogradi reagonte nė krim dhe terror gjithmonė me tė njėjtėn mėnyrė. Skenė e Shoot-out-it ballkanik ka qenė kohė pas kohe Republika Federale e Gjermanisė dhe policia ka qenė deri mė tash e pafuqishme pėr t`i dhėnė fund kėsaj veprimtarie. Ndėrsa pėrgjegjėsit janė dal nė shesh. Beogradi ua ka frikėn grupeve nė ekzil, tė cilat janė vatėr trazirash nė shtetin shumėnacional - dhe i lufton ato. Sidomos kroatėve qė janė jashtė ua kanė drejtuar pistoletat vrasėsit e shėrbimit sekret. Nė shumė raste krimesh kundėr kroatėve nė ekzil ėshtė dėshmuar pjesėmarrja e Beogradit. Pėr shembull: Kur shkėputet kroati Franjo Goreta nga shėrbimi sekret jugosllav me detyrė pėr vrasje nė Republikėn Federale Gjermane dhe e vranė njė oficer udhėheqės, Beogradi e nis njė komando menjėherė pėr ta likuiduar atė. Ende se kishte kryer dėnimin Goreta , kur njerėz tė UDB-sė ndėrmorėn njė atentat, nė tė cilin Goreta shpėtoi pėr pak.
Nė procesin e kėtij akti gjyqtari dėrgoi njė apel deri mė tash tė kotė drejt Bon-it. "Nuk mund tė lejohet qė nė vendin tonė tė kryhen vrasje tė shteteve tė huaja pėr t`i zgjidhur problemet e tyre tė brendshme". Krahas kroatėve tashmė nė shėnjestėr tė shtetit jugosllav janė edhe shqiptarėt. Qė nga pranvera e fundit kur shqiptarėt rezistuan nė provincėn jugosllave nė Kosovė, ku u bėnė trazira tė pėrgjakshme, Beogradi i ka zbuluar shkaktarėt jashtė vendit: Prej shtetit shqiptar fqinj dhe prej shėrbimeve besnike komuniste dirigjohet konflikti, mirėpo edhe nga Republika Federale Gjermane, siē thonė politikanėt e Beogradit.

Faksimili i artikullit tė botuar mė 25.01.1982 nė "Der Spiegel"
Nė fakt vetėm nė Baden-Württemberg jetojnė diku 2000 shqiptarė, shumica prej tyre me strehim politik. Lidhur me aktivitetet e tyre shpeshherė u ankua konsullata e pėrgjithshme nė Stuttgart. Pėr shembull, nė pranverėn e 1981-shit demonstruan shqiptarėt nė njė demonstratė jo tė rėndėsishme, nė tė cilėn ata kėrkuan ndarjen e Kosovės nga Jugosllavia. Ndėrkohė demonstruasit e diktuan se dikush nga njė shkollė jugosllave po i fotografonte, hynė disa brenda dhe pos fotografistit ata e takuan edhe konsullin e pėrgjithshėm jugosllav Branko Dimitrijevic. Ata au morėn filmin, tė cilin mė vonė u detyruan ta dorėzojnė nė polici. Kjo mund ta ketė lidhur njė zingjir vdekjeprues, se njėri prej tė cilėve kishte hyrė nė atė shkollė dhe tė cilin me siguri e kanė fotografuar, ishte Bardhosh Gėrvalla, ngarėsi i veturės, i vrarė te Heolbronni. Gėrvallajt kanė qenė tė njohur nė skenėn e jashtme. Vėllai Jusufi i cili para pak kohe i kishte dhėnė njė intervistė njė gazete ditore, nė tė cilėn thoshte se ishte pėr luftėn e armatosur kundėr shtetit jugosllav, ka qenė sipas njoftimeve tė policisė edhe redaktor i gazetės "Zėri i Kosovės" nė ekzil. Bardhosh Gėrvalla kshte ardhur nė Gjermani mė 1974. Ai punonte si kėshilltar pėr punėmarrėsit jugosllavė, nė Solitudestraße 44, nė Ludwigsburg. Bardhoshi i martuar, dy fėmijė ka qenė aktiv sidomos nė legjislacionin e punės pėr bashkėkombėsit e tij.
Koka politike e vėllezėrve ka qenė si duket Jusuf Gėrvalla. Sidomos ai fajsohej nga konsullata e pėrgjithshme jugosllave tė jetė antar udhėheqės i "Fronti tė kuq" qė luftonte kundėr qeverisė jugosllave. Kjo organizatė ishte aktive, deri mė tash, vetėm nė Jugosllavi dhe po aq pak, si grupe tė tjera kosovare u shfaqte nė raportin vjetor tė ministrisė federale pėr mbrojtjen e kushtetutės.
Jusufi, i martuar, tre fėmijė, duhet tė ishte bashkėbotues i gazetės sė ndaluar nė Jugosllavi "Zėri i Kosovės", pėr tė cilėn ai punonte nga vendbanimi i tij. Kadriu, gjithashtu gazetar, ishte bashkėpuntor kompetent i tė njėjtės revistė.
Nė murin e jashtėm tė shtėpisė sė vėllezėrve nė "Auf der Habichtshöhe 40" e kishin varur, nė shenj pikėllimi, njė flamur nė gjysmėshtizė tė kuq me njė shqiponjė dykrenare dhe njė yll - ngjyrat e Kosovės dhe njėherit flamuri kombėtar i Shqipėrisė.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8636
Kyējet nė forum: 14115
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vellezrit Gervalla dhe Kardi Zeka

Mesazh nga Naki prej Wed 25 May 2011, 10:20 pm

  • DĖSHMOHET INVOLVIMI I SHĖRBIMIT SEKRET JUGOSLLAV
    Ēfarė rėndėsie kanė aktivitetet e shqiptarėve nė ekzil pėr Beogradin nuk e dėshmon vetėm masakra nė Heilbronn. I ngjashėm ishte edhe njė aksion i madh i shėrbimit sekret serb nė fillim tė vitit, kur bashkėkombėsi, Rasim Zenelaj u mor nė shėnjestėr. Zenelaj ka qenė njė antar udhėheqės i "Besėlidhjes Kombėtare Shqipėtare".Me gjuajtjet nga pistoleta nė kundėrshtarin e qeverisė Zenelaj, i cili e mbijetoi edhe pse i lėnduar rėndė i shpėtoi atentatit, u dėshmua pėr herė tė parė drejtimi i ri i shėrbimit sekret jugosllav.
    Rasim Zenelaj
    Pėr ta mėnjanuar Zenelajn Beogradi kishte kurdisur plane tė kushtueshme. Kishte nisur disa agjentė, madje kanė rrezikuar edhe dikė nga zyrtarė tė konsullatės dhe kanė eksponur ndihmėsit e heshtur. Megjithatė plani dėshtoi dhe pjesėmarrėsit u zbuluan: Nė procesin e nisur atė kohė kundėr pėrgjegjėsve tė atentatit qartėsohet edhe mė shumė implikimi i zyrtarėve jugosllavė nė ndjekjen e emigrantėve me metoda drastike.
    Kah fundi i 70-tave ishte ngritur njė agjent i mėhershėm nė gradė tė konsullit. Me emrin Salih Salihi ai u shfaq mė vonė me shėrbim diplomatik pėr vendin e tij nė Republikėn Federale Gjermane, sė pari nė konsullatėn e pėrgjithshme nė Hamburg dhe pastaj nė konsullatėn e pėrgjithshme nė Frankfurt. Atje u vendos i pajisur me njė dokument identifikimi si zyrtar me nr. 6750 nė cilėsinė e rojes. Nė Frankfurt vepronte edhe njė kolegė tjetėr i shėrbimit sekret, si zyrtar i lartė i konzullatės me dokument identifikimi nr. 6322, i firmuar me emrin Svetozar Mirjaqiē, i quajtur "Tozo". Njė besnik me rang tė lartė i kėtyre dy shėrbyesve ishte Rade Surla, njė partizan i hershėm, qė kohėt e fundit punonte nė njė ndėrmarrje ndėrtimi nė Frankfurt.
    Agjentėt jugosllavė: Surla, Salihu dhe Mijaēiq
    Surla i vizitonte shokėt e konzullatės dhe i informonte ata pėr veprimtaritė e njerėzve nė ekzil. Njėherė, siē i kujtohet shoferit tė tij, e vizitoi dikush vetė Surlan. Mysafiri kėrcėnues (Surla shoferit: "Duhet me ju ruejt kėtij njeriu") ishte gjenerali i shėrbimit sekret Milan Shashiē.
    Nė mars tė vitit 1981, menjėherė pas shpėrthimit tė trazirave nė Kosovė, filloi tė veprojė treshi nė Frankfurt. Salihi gjurmonte shprehitė e jetės sė Zenelajve dhe i dėrgonte Tozos informacione. Edhe Surla filloi tė veprojė, kur u pėrfundua plani konkret i vrasjes. Disa gjurmė dhe dėshmitarė dokumentojnė se me sa pėrkushtim kanė vepruar agjentėt.
    Agjenti i parė tė cilin e caktuan pėr Zenelajn ishte njė kroat nė ekzil, por ai demaskoj urdhėrdhėnėsit nėpėrmes deklaratave tė tij nė procesin gjygjėsor. As agjenti i dytė nuk e mbajti fshehtėsinė. Ante Kujundzic ishte rekrutuar nga Tozo si vrasės, kur iu hap shokėve tė tij kroatė nė ekzil. Sė shpejti policia gjermane i dinte hollėsitė e pėrgatitjeve pėr atentat.
    Organet gjermane nuk kishin vepruar nė mėnyrė tė kujdesshme. Kroatit Ante Kujundzic i kishte folur njė bashkėkombas i panjohur nė prill tė vitit 1981, nė stacionin e trenit nė Frankfurt. I kishte thėnė me e thirrė njė "person me rėndėsi" dhe t'i paraqitet me emrin "Studenti i muzikės". Pastaj i kishte dhėnė njė numėr tė telefonit - 21 77 01 - dhe e kishte udhėzuar qė kur tė thirrte secilėn shifėr ta mbledhte me numrin dy.
    Nė lidhjen telefonike 43 99 23 ishte lajmėruar konsullata e pėrgjithshme jugosllave. Kėshtu ishte vendosur kontakti me Tozo-n. Kujundzic-in e kishin urdhėruar pėr ta gjurmuar shqiptarin Zenelaj. Si shpėrblim atij Tozo i ofronte para, dokumente tė reja dhe pėrkrahje pėr ta fituar azilin politik nė Republikėn Federale Gjermane.
    Nė njė takim tjetėr Tozo ia dha njė pasaport, pėr ēdo rast, nėse duhej ta lėshonte vendin shpejt. Kujundzic: "E pata tė kjartė se me siguri duhej ta vrisja dikė". Agjenti hoqi dorė nga ky plan dhe i informoi autoritetet gjermane. Si rrjedhim, policia e mori nė mbrojtje tė rrezikuarin Zenelaj.
    Pėr t`ua treguar komplotistėve kėtė, policėt gjermanė e dėrguan Zenelajn demonstrativisht pėr tė shėtitur para konsullatės jugosllave. Njė herė tjetėr duke shėtitur nė njė kopsht zoologjik, Zenelajn me pėrcjellėsit e tij e vėzhgonin agjentėt jugosllavė dhe kėshtu ata u vėrejtėn edhe njėherė nga gjermanėt. Zenelaj ra nė rrezik me mendjelehtėsinė e vet: Ai kishte treguar nė rrethin shoqėror se ishte i mbrojtur dyfish, d.m.th. edhe me njė jelek antiplumb. Njėri qė e kishte dėgjuar kėtė ishte nėn shėrbimin e Surla-s. Kėshtu jugosllavėt e planifikuan njė plan, qė kundėrshtarin e tyre ta manovronin nė njė situatė, qė ai tė detyrohet ta zdesh jelekun e tij antiplumb. Njė grua duhej ta kryente kėtė punė dhe pastaj ta godiste me pistoletė.
    Zorica Aleksiē
    Si ndihmėse u gjet shpejt bjondina serbe Zorica Aleksic. Ajo jetonte pa tė ardhura dhe pa punė nė afėrsi tė Darmstadt-it. Nėpėrmjet kėrcėnimeve si dhe nėpėrmjet premtimit se do t`ia japin 2000 DM e bindėn atė. Ishte aranzhuar njė takim me gruan dhe viktimėn e saj. Rasim Zenelaj e kishte marrė agjenten nė apartamentin e tij. Kur doli gruaja me pistoletė nga banja, Zenelaj e kishte zdeshur jelekun antiplumb. Prej pesė goditjeve nė afėrsi tė zemrės, Zenelaj falimentoi. Autorja kishte ikur dhe nė hyrjen e shtėpisė e kishin pritur Surla me shoferin e tij. Zorica Aleksic ua kishte kthyer armėn dhe i kishte marrė paratė bashkė me njė tiketė pėr Beograd. Me njė Volvo ishin nisur menjėherė pėr nė aeroportin e Frankfurt-it. Mirėpo serbja nuk mundi ta lėshonte vendin. Fqinjtė, e alarmuar nga krismat, i kishin lajmėruar policinė menjėherė. Rastėsisht e kishin dėgjuar kėtė lajm nė radiolidhje edhe policėt tė cilėt ishin tė ngarkuar me mbrojtjen e Zenelajt. Njė gjurmim i shpejtė nė rrethin shoqėror tė viktimės i ēoi policėt te Zorica, e cila pak mė vonė u arrestua nė aeroport.Zyrtarėt e konsullatės Tozo dhe Salihi janė urdhėruar tė kthehen nė Jugosllavi. Surla mundi tė ikte qė nė ditėn e atentatit. Surla u paralajmėrua me anė tė telefonit dhe ishte pėrgjigjur: "nė rregull". Pastaj shoferi, i cili ishte dėshmitar i kėsaj telefonate, e kishte dėrguar me ngut pėrtej kufirit, nė Strasburg nė hotelin Holiday Inn. Aty humbėn gjurmėt e tij.Dėshtimi, si duket, nuk e ka dėshpėruar UDB-nė. Njė vėrtetim ėshtė 10. tetori 1981nė Bruksel: Atje ishte vrarė njė shqiptar me emrin Vehbi Ibrahimi nė rrugė para banesės sė tij, me njė pistoletė tė kalibrit 7.65.
    Gruaja e tij e cila ishte me tė ishte lėnduar rėndė nga goditjet. Ibrahimi ka qenė nėnkryetar i "Besėlidhjes shqiptare". Organet shtetėrore gjermane tash, pas atentateve nė Zenelajn dhe Ibrahimin duhej ta mbronin kryetarin, Emin Fazlija. Ai banonte te Göppingen-i dhe ka qenė i njohur te fqinjtė si "njė burrė i vjetėr dhe i rrespektuar". Policėt kompetentė ishin tė brengosur se "mos do ta vrasin edhe atė". Qė prej atėherė, Fazlija ėshtė nėn mbrojtje dhe nuk lajmėrohet mė nė lidhjen telefonike tė mėparshme. Policėt nuk gjejnė gati fare pėrkrahje politike nė luftėn kundėr kėsaj lufte ilegale. Nė tė vėrtetė ekziston njė marrėveshje nė mes tė Bonn-it dhe Beograd-it pėr tė pėrkrahur njėri-tjetrin nė rast atentati. Herėpasherė ndėrrohen informata pėr ardhjen e lėndėve shpėrthyese ose tė ndonjė arme. Mirėpo sa pak rėndėsi ka kooperimi nė mes dy shteteve pėr palėn serbe e vėrtetojnė atentatet.Zyra federale kundėr krimit ka regjistruar se kur janė bėrė atentate nė kroatėt nė ekzil, nė shumicėn e rasteve UDB-ja ka pėrdorur pistoleta tė cilat gjuajnė me rrotullim djathtor rreth boshtit, edhe pse shumica e pistoletave tė kėtij lloji gjuajnė me rrotullim majtor rreth boshtit. Organizatorėt e atentateve as qė e kanė pa tė arsyeshme ta maskojnė kėtė dallim.
    Kur ranė nė rrjetin e policisė jugosllave katėr anėtar tė RAF-it gjerman, jugosllavėt prezentuan njė listė me kroatė qė lypeshin urgjentisht pėr t`i ndėrruar ata. Zyrtarėt gjermanė e refuzuan kėtė dhe Beogradi i lėshoi anėtarėt e RAF-it. Nėse mund tė flitet pėr bashkėpunim nė mes tė policisė gjermane dhe asaj jugosllave, ana gjermane ankohet. Nė vend qė t`i pėrciellin shkakėtarėt, jugosllavėt japin vetėm kėshilla nė kėrkesėn e motiveve: "grindje pėr ēėshtje nderi", "grindje pėr femra", "hakmarrje pėrreth stacionit tė trenit" ose "tregti armėsh" janė konfliktet e vėrteta.Politikanėt jugosllavė e mohojnė katgorikisht implikimin e policisė sekrete jugosllave nė kėto raste. Lidhje me kėtė ka bisedime tė rregullta nė mes tė ministrisė sė brendshme gjermane dhe kolegėve beogradas. Ministri i punėve tė brendshme Franjo Herljevic, njė gjeneral i vjetėr partizan dhe bshkudhėtar i Titos, i demanton gjithmonė dhe deklaron se policia sekrete jugosllave nuk ėshtė duke vepruar nė Republikėn Federale Gjermane.Kur kishte pyetur deputeti i CSU-sė Fritz Wittmann nė vjeshtė tė vitit 1981, se cilat janė reagimet e Bonn-it lidhur me sjelljet e Beogradit, e mori njė pėrgjigje tė shmangshme. Bonn-i shprehet lidhur me kėtė, thoshte ministrja Hildegard Hamm-Brücher, vetėm atje ku ėshtė e arsyeshme dhe e dobishme. Krahas proceseve gjyqėsore ka aty-kėtu edhe vetėdėshmi pėr veprime tė UDB-sė. Nė ambasadėn jugosllave ka qenė njė diplomat bashkėbisedues i policisė gjermane, Tomo Renac, i cili pyetjet vetėm i pėrcillte pėr Beograd dhe kurr nuk pėrgjigjej. Nė shumicėn e rasteve vetėm i rrudhte krahėt. Arsyen pėr kėtė stil tė mbajtun gjermanėt e nuhatėn, kur ra nė duar tė tyre njė letėr qė Renac e kishte dėrguar nė Beograd.Aty Renac, si njė agjent i ofenduar ankohej se: "Po mundohen me masa propagandistike dhe penale pėr t`i bėrė tė pamundura aktivitetet e sigurimit tė shtetit jugosllav nė RF tė Gjermanisė. Nė njė pritje shefi i policisė sė Bonn-it ka tėrhequr vėmendjen se kishte fakte se diplomacia jogosllave ėshtė tepėr aktive nė RFGJ. Kjo na detyron tė vimė nė pėrfundim se puna nė RF tė Gjermanisė ėshtė bėrė shumė e komplikuar".Hetuesit gjermanė nuk prisnin shpėrblim nga shėrbimet jugosllave. Kur para pak kohe njė prokuror i Frankfurtit paralojmėroi se nė rastin e shqiptarit Zenelaj sė shpejti do tė fillojė me marrė "hetime nė Jugosllavi", nuk deshi askush t`i jepte zemėr. Njė mbrojtės i shtetit nė Bonn tha: "Lidhur me kėtė ne vetėm kemi qeshur".

  • ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
    Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

    Naki
    WebMaster
    WebMaster

    Shteti: Republika e Kosovės
    Postime: 8636
    Kyējet nė forum: 14115
    Regjistruar mė: 29/05/2007

    Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

    Mbrapsht nė krye Shko poshtė

    Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi