Perse disa vajza Shqiptare nuk flasin gjuhen e nėnės?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Perse disa vajza Shqiptare nuk flasin gjuhen e nėnės?

Mesazh nga Naki prej Tue 31 Jul 2007, 5:24 pm

Po hap kete teme ngase dje pata rastin te takoja ne nje restaurant nje vajze ( e aferme e imja) qe kishte ardhur nga Colorado ne pushime verore dhe nuk e fliste shqipen por vetem gjuhen angleze.Shoqeria me te cilen ajo rrinte nuk e njifnin dhe une ktheva shpinen ne tavolinen tjeter dhe degjoja nje anglishte te percurdur te saj e aq me shume me la te habitur kur ju tha " Me falni se nuk di shqip " e ne fakt kjo "shqiptare" iku nga Kosova me refugjat nga Stankoveci (mosha e saj kur iku ishte 20 apo 21 vjeqe). Ne ate bote kjo ka ditur vetem nje "hello" apo "what is your name" ne anglisht qe sigurisht e ka ka mesuar nga TV!!!???
Mendimi im personal: tipat e kesaj per mua jane pa edukat familjare,nuk e dine veten cka jane,Thjesht nje qenje (edhe pse eshte e aferme e imja) pa identitet kulturor e kombetar.

Te nderuar anetar dhe forumista nuk kam qellim te nencmoj identitetin tone shqiptar por do doja nje mendim te juajin keni pasur ju raste te tilla dhe si do ndiheshi ne ato qaste.
Ju faleminderit


Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
Fondator
Fondator

Lokacioni: Kosovė
Postime: 8278
Kyējet nė forum: 12079
Regjistruar mė: 29/05/2007
Vėrejtjet:

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Perse disa vajza Shqiptare nuk flasin gjuhen e nėnės?

Mesazh nga Vizitor prej Tue 31 Jul 2007, 6:44 pm

Naki ndodhia qe ti sapo ke hasur eshte bere nje fenomen shume i zakonshem kohet e fundit.Ne si vendi me perqindje me te larte emigrimi ne Europe,ndeshim cdo dite persona te sapo kthyer ne atdhe dhe nese i pershendet,ta kthejne ne gjuhen e vendit ne te cilin kane jetuar per disa kohe.
Eshte vertet per te ardhur keq sesi fjalet e gjuhes sone po harrohen dhe po zvendesohen me fjale te huaja.
Kam degjuar shume njerez qe thone:"Nuk me kujtohet si eshte fjala e duhur ne shqip, per kete"
Une personalisht jam kundra shtremberimit te gjuhes shqipe.Gjenerata e re po ben nje gabim te pafalshem, ne rrjedhshmerine e gjuhes meme.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Perse disa vajza Shqiptare nuk flasin gjuhen e nėnės?

Mesazh nga bovari prej Thu 02 Aug 2007, 10:56 am

Tek pjesa e shqiptareve qe jetojne jasht trojeve shqiptare per nje kohe te konsiderueshme nuk mund ti akuzojme per humbjen e gjuhes nese ata nuk flasin me dialekt te theksuar apo nese nuk mund te dine termat e gjuhes se avancuar.Gjuha nuk humbet por mbetet e pa pasuruar dhe ky eshte sa faj i kohes po aq edhe i individeve.Une vete jetoj jasht po nese une qe kam ikur ne moshe te vogel flas shqip nuk ka qene vetem deshira ime por kembngulja e prinderve per te bere te mundur te mos harroj se nga jam dhe kush jam.
Vella ka ikje dhe ikje.Ata njerez qe u detyruan te largoheshin ata e ruajne gjuhen e ata qe kan ikur per tu bere me privilegj ne shqiperi ose per tu bere te kohes nuk e ruajne pasi per ta humbur kan ikur!
Ndersa une po jap shembull 4 shembuj duke numeruar edhe veten.
Ne te njejtin gjimnaz ishim 3 vajza te ardhura qe dihej se ishim te huaja une dhe nje nga kosova ne nje profil dhe njera nga jugu i shqiperise dhe ne profilin e shkenca shoqerore.por jam habitur kur ajo qe ishim ne nje klase nuk me drejtohej shqip pasi ishim ne ambient ku flitej gjuhe tjeter dhe ishte perulje qe te flisnim nje gjuhe qe te tjeret nuk na kuptonin(me komike qe edhe kur ndodhte te mbeteshim vetem nuk fliste shqip) por nje dite kur na ishin dhene emrat per thyerje disiplinore nje nga shoket sa doli nga drejtoria mu drejtua e me tha shqip te ja hidhja fajin atij.U habita dhe kur u ktheva ne klase e pyeta ku e dinte shqipen pasi 3 vjet ne nje klase nuk e mesova qe dinte shqip.Dhe me tha qe gjyshja e tij kish qene nga kosova e martuar me turk por ajo ia kish mesuar gjuhen djalit te saj ku dhe e kish martuar me shqiptare dhe si pasoje dhe ky nga familja e kish trasheguar.Pa shkuar asnjehere ne shqiperi fliste shume sakt pamvarsisht nga dialekti dhe ish habitur qe shqiptaret nuk flisnin shqip.Ja pra nje realitet i dhimbshur kur dihet qe nena ia meso gjuhen femijes.

bovari
GlobalModerator

Lokacioni: Istanbul
Postime: 690
Kyējet nė forum: 6540
Regjistruar mė: 03/07/2007
Profesioni: me libra ne dore akoma

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Perse disa vajza Shqiptare nuk flasin gjuhen e nėnės?

Mesazh nga Enya prej Sat 04 Aug 2007, 11:16 pm

Naki kjo qe pershkruan me ka nndodhur shume e shume here dhe sa here me ndodh me ngrihn floket perpjete nga acarimi Smile
Nuk e kuptoj se si nje njeri mund te harroje gjuhen e nenes e te mos dije ta jo vetem ta flasi por edhe ta shkruaje shume mire ate.
Jam shume dakort me ty Naki persa i perket cilesimit e vleresimit qe i jep ketyre personave (fatkeqesisht kam edhe une disa specimene te tille ne familjen time).
Kur mbmberritem ne France im ate shprehu deshiren qe te flisnim frengjisht edhe ne shtepi ne menyre qe ta mesonim gjuhen sa me shpejt e sa me mire (ai dinte shume mire ta fliste kete gjuhe). Une si adoleshente "rebele" qe isha Smile i thashe "ne asnje menyre!!! nuk mund te flas ne gjuhe tjeter me prinderit e mi!" ... dhe edhe sot e kesaj dite qe u bene mbi 15 vjet qe jam ketu gjithnje shqip kam folur ne shtepi dhe s'me ka penguar per te folur shume mire gjuhen e vndit ne te cilen jam. Te flisja gjuhe te huaj do me dukej sikur do genjeja vehten e jo me te tjeret sepse do te thote qe te humbesh identitetin tend.
Me duket e pamundur te mos arrij te mesoj femijet e mi nje dite ne te ardhmen te flasin gjuhen e prinderve te tyre e te identitetit te tyre. Gjuha e vendit do te jete gjuha e tyre por shqipja shpresoj te jete e te ngelet gjithnje gjuha e nenes, gjuha e zemres.




Enya
Anėtarė

Lokacioni: France
Postime: 129
Kyējet nė forum: 6624
Regjistruar mė: 04/06/2007
Vėrejtjet: Realiteti eshte shume here i hidhur per te tjeret ... kur tek ta mbizoteron cmiresia dhe ligesia ... mjere ata/ato qe jane te grryer perbrenda nga cmira qe kane ...

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Perse disa vajza Shqiptare nuk flasin gjuhen e nėnės?

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 10 Aug 2007, 11:37 pm

Vasha per te cilen flisni ju NAKI,nuk ka shkuar adoloshente nga Atdheu.Ajo ka shkuar ne moshe te pjekur dhe nuk ka mundur te harroj gjuhen e nenes.Ndryshe ne moshen mbinjezet vjeqare nuk mvaret nga edukimi i prinderve,ajo nuk ka edukate personale,per mua ajo eshte nje mbeturine,e cila duke u munduar te shihet me e priviligjuar
se shoqet,mohon se din gjuhen e nenes.Sikur te ishte adoloshente,lehte do te kishte mundur te asimilohet dhe per kete do te me dhimbsej,por ajo eshte mendje madhe.

shaban cakolli
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjermani
Postime: 2796
Kyējet nė forum: 8415
Regjistruar mė: 11/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kush nuk do veten e tij, gėnjen qė i do tė tjerėt

Mesazh nga Adem Berisha prej Sat 11 Aug 2007, 11:43 am

Unė nė kėtė temė vetėm do tė deshiroja tė citoj disa vargje te tė Madhit At Gjergj Fishta me pėrkushtimin pėr tė mos bastardhuar origjinalitetin e tyre i cili edhe mund tė mė ndodhi nga se nuk po kopjoj nga origjinali i poezisė sė tij "Gjuha shqype".
...Mallkue qoftė ai bir shqiptari
qė kėtė gjuhė tė pėrendisė
trashėgim qė na e la i pari,-
trashėgim s'ia len ai fėmisė.
Edhe atij iu thaftė po goja
qė braktisė kėtė gjuhė hyjnore
qė nė gjuhė tė huaj kur s'ėshtė nevoja flet
e tė veten e len pas dore...
Zoti e bekoftė gjuhen e ėmbel shqipe e cila gjatė tė folurit tė saj ashtu si duhet tė flitet, tė kėnaq veshin e shpirtin dhe tė duket se dėgjon muziken mė tė bukur nė botė.


Firmė autoriale:
“Dy tė pashpirt, i treti pa krye".
"Sa mė shumė qė njoh njerėzit, aq mė tepėr i dua kafshėt".


Adem Berisha
Anėtarė

Lokacioni: Rahovec-Republika e Kosovės
Postime: 525
Kyējet nė forum: 6643
Regjistruar mė: 30/05/2007
Profesioni: punėtor administrate

Shiko profilin e anėtarit http://ademgjurgjeviku.shqipo.com ; http://ademgjurgjeviku.multi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Perse disa vajza Shqiptare nuk flasin gjuhen e nėnės?

Mesazh nga Anna prej Fri 24 Aug 2007, 10:24 am

Une njoh shume vajza ketu ne zvicerr qe nuk e flasin gjuhen shqipe .Por faji eshte i prinderve jo i tyre.Une di te flas per veten time qe bera 27 vite jashte, femijet e mi flasin gjuhen shqipe,ēdo dite e shikojne televizionin e kosoves dhe te shqiperise prandaj une them se faji eshte tek prindi.Sepse gjuha nuk harrohet asnjeher ku do qe je dhe femijet e mi u linden ketu dhe shkollimin e filluan ketu qe nga parashkollorja por asnje here une si nene nuk i lejova as se bashku te komunikojne ne gjuhen e vendasve.Dhe sot mburrem me ta edhe kur dal me shetit ne rruge apo dyqan une flas me ta gjuhen shqipe jo gjermane.
Gjuha jone sa e mire sa e bukur sa me vlere .Po dukem se po mburrem ndoshta por ju them te drejten,eshte per tu mburrur,nje shembull konkret:vajza ime sjell shoqe shqiptare tek une nga gostivari ,tetova ,struga por edhe nga viset tjera shqiptare dhe kur flas me to ne gjuhen shqipe bejne sikur nuk po kuptoj,filloj ju bej nga nje ligjerate dhe keto ngrejne supet sepse vetem thone mami im nuk ka shkoll ose babi pra gjejne nje arsyetim per tu mbrojtur .Uroj qe secili nje dite ta kuptoje se sa vlere ka gjuha e nenes dhe guri rende peshon ne vend te vet..

Anna
Anėtarė

Lokacioni: Zvicerr
Postime: 266
Kyējet nė forum: 6459
Regjistruar mė: 29/07/2007
Profesioni: amvise

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi