NIKAJ - MERTURI, LĖVRUES BESNIKĖ TĖ FESĖ KATOLIKE
Faqja 1 e 1 • Share •
NIKAJ - MERTURI, LĖVRUES BESNIKĖ TĖ FESĖ KATOLIKE
NIKAJ MERTURI , LĖVRUES BESNIKĖ TĖ FESĖ KATOLKE
Feja e krishterė qysh nė fillimet e saj u pėrqafua nga ilirėt,u trashegua nga arbėreshėt dhe nė disa krahina tė Shqipėrisė, pėrfshirė edhe Nikaj-Merturin,vazhdoi pa ndėrprerje deri nė ditėt e sotme. Dokumentėt kishtar tregojnė se dioēeza e Pultit,nė tė cilėn bėn pjesė Nikaj-Merturi,e themeluar nė vitin 877,dhe ėshtė njėra nga mė tė vjetrat nė Shqipėri.1)Pėr gati dy shekuj,pultjanėt,si mbarė shqiptarėt,pėrballuan trysninė asimiluese tė pushtetit politik dhe kishės ortodokse serbe,duke ruajtur gjuhėn,kulturėn dhe fenė katolike si pjesė e rėndėsishme e identitetit kombėtar.
Nė fundin e shek. XV ,siē pohon Fan Noli,Shqipėria ishte nė shumicėn e saj katolike romane me 18 seli ipeshkvnore,disa prej tėcilave kishin histori tė pandėrprerė qė nga agimet e krishtėrimit.2)
Pushtimi turk i vendit,nė fundin e shek. tė XV,shėnoi fillimin e njė epoke tė vėshtirė pėr popullsinė dhe kishėn katolike shqiptare. Me masat shtypėse,politikėn e islamizimit dhe diskriminimin fetar turqit arritėn qė deri nė mesin e shek. tė XVII tė detyrojnė mė shumė se gjysmen e popullsisė shqiptare tė ndėrrojnė nė fenė e pushtuesėvė. Nė krahinėn malore tė Pultit,Dukagjinit,etj. turqit nuk arritėn asnjėherė tė vendosin pushtetin e tyre tė plotė,as tė imponojnė fenė islame,por valėt shkatėrrimtare osmane edhe kėtu goditėn rėndė kishėn katolike e besimin e krishterė.
Pėrpara pushtimit turk,Pulti vend 700 shtėpishė kishte pasur 78 kisha,nga kėto 23 famulltare,si dhe 5 manastire,ndėr tė cilėt ishte ai i Shėngjonit nė Vark dhe i Shėnsofisė nė Luzajė,por nė vitin 1628 tė gjitha ishin rrėnuar dhe pa asnjė rregulltar.3) Nė Pultin e viteve 20-30 tė shek. XVII kishte shumė katunde qė pėr 50 vjet,e diku qė kur kish hyrė turku,nuk kish shkel kėmbė prifti,ndaj popullsia kish ra nė mėkate. 4)
Rrenimi i kishave dhe mungesa e priftėrinjve pėr njė kohė tė gjatė kishin tronditur rregullimin kishtar e shoqėror,por nė shpirtin e malėsoėrve ende ruhej besimi tek Zoti e Krishti. Pulti thuhet nė njė relacion tė vitit 1628, -ka popullsinė besimtare shumė tė egėr kundėr tė pa feve,por ma shumė besnikė ndaj Selisė sė Shenjtė.5)Nė njė relacion tjetėr tė vitit 1634,thuhet se,nė Pult nga mungesa e priftėrinjve disa janė bam turq,por shumė pak...Pultjanėt bahen ma shumė se 20000 frymė tė krishtenė.Pak njerėz mendojnė se dinė atynėn,falemimrinė, besojmėn,por janė mbajt tė krishtenė. 6) Banorėt e Bjakes, - pohon Frang Bardhi nė vitin 1638, ishin tė varfėr,por tė pėrvuejtun e tė bindur ndaj ligjės sė Zotit.7)
Nė ato kohė tė vėshtiar pėr kishėn,kur katoliēizmi ishte nė tėrheqje nė Shqipėri e Ballkan,kur edhe nė malet e Pultit po depertonte vala e Islamit,Selia e Shenjtė,Vatikani, lėshoi rreze shprese duke formuar Kongregacionin e Propogandės Fide (Propogandės sė fesė),nė vitin 1622,dhe Misionin Franēeskan nė Shqipėri,nė vitin 1634. Franēeskanėt me veladon veshur e kryqin e Krishtit nė dorė u ngjitėn shpateve tė maleve,qafė nė qafė e shteg nė shteg nepėr malėsitė e Pultit e Dukagjinit,duke rrezikuar jetėn pėr tė ruajtur e forcuar besimin e krishterė tek malėsorėt,pėr tė rikthyer kishat nė pozitat e veta tė sherbimit fetar katolik,si dhe pėr organizimin e fuqizimin e qėndresės sė armatosur antiosmane. Nė vitin 1649,nė Gash,qendra mė e rėndėsishme kishtare e Pultit tė asaj kohe qe vendosur hospici (kuvendi i fretėrve franēeskan),i cili pėrfshinte Pultin e Epėrm,Iballen e gjithė Dukagjinin,Hasin,Spasin e deri nė Prizren. Ky ishte njėri nga 5 hospicet e Shqipėrisė dhe i vetmi nė malet shqiptare qė kishte mbetur pa u rrėnuar nga turqit.8) Pėr shkak tė sulmeve tė vazhdueshme qė vezirėt e Pejės ndėrmorėn kundėr Gashit kryengritės,nė vitin 1695,misioni apostolik detyrohet tė zhvendoset nga Gashi nė Shosh. Nė vitin 1696,P.Salvadore da Orsigliada themeloi hospicin e Toplanės,i cili bėnte sherbime edhe nė Mollė,Salcė,Nikaj,Palē,Bjake,Bujan,Kolgecaj,Kolmekshaj e deri nė Luzhė e Tropojė.9) Nė vitin 1705,nė Bjake (Mertur) dhe nė Gri (Krasniqe) themelohen dy hospice tė tjerė. Ky i fundit nuk pati jetė tė gjatė,sepse nė vitin 1708 sulmohet nga forcat turke,tė cilat rrahėn,torturuan e burgosėn misionarėt,shkatėrruan misionin dhe kishėn,duke mos lėnė nė kėmbė asnjė institucion katolik nė Gash e Krasniqe,gjė qė hapi rrugėn e islamizimit masiv tė kėtyre dy fiseve. 10) Islamizimi i Gashit dhe i Krasniqes,nė gjysmėn e parė tė shek. tė XVIII,e vuri Nikaj-Merurin nė ballė tė luftės antiosmane pėr ruajtjen e autonomisė vetėqeverisėse dhe tė krishtėrimit nė skajin verilindor tė dioēezės sė Pultit. Danielo Farlati nė veprėn Iliria e Shejtė thotė se, gjatė viteve 1690-1773 Salca, Toplana dhe Dushmani,si dhe Bjakja e gjithė fiset nė Pult besnikėrisht lėvronin fenė katolike.11)Deshmi e besnikėrisė sė nikaj-merturėsve ndaj fesė katolike janė kishat qė u ngritėn dhe u trasheguan nga banorėt e kėsaj krahine brez pas brezi.
- Kisha katolike e Bjakes,njėra nga mė tė hershmet nė Nikaj-Mertur,i pėrket fundit tė shek. tė XIII. Nė vitin 1638, Bjakja ishte njė njėsi famulltare me kishėn e bukur tė Shnaprėndes te mbulueme e tė paisur me prona,vreshta e peme gėshtėnje,si dhe njė kumbonė tė punuar 200 vjet pėrpara se turku tė merrte Shqipėrinė.Ajo ishte ngritur mbi njė koder pak larg nga katundi.Famulltari i saj Don Shtjefėn Jubani,i sherbente Bjakes dhe Gashit.12) Nė vitin 1671, kisha famulltare e Shnaprendes ishte mė e rėndėsishmja nė tė gjithė Pultin e Eperm.Don Shtjefni i sherbente edhe Nikajt,Palēit,Currajt tė Epėrm,Shalės e Planit.13) Pas njė sherbese mbi 38-vjeēare,nė Bjake si famulltar dhe nė Gash vicar apostolik.I ndritshmi Don Shtjefen Jubani ndėrroi jete nė vitin 1676. 14)Nė vitin 1705 kisha e Bjakes u bė rezidenca e misionit franēeskan qė administronte Merturin dhe Nikajt.15) Kisha famulltare e Shnaprendes permendet ndėr dokumenta pėr herė tė fundit nė vitin 1768,kur kish mbetur pa famulltar dhe Bjakja,Merturi e Bėtosha ishin bashkuar me famullinė e Rajės.16) Edhe sot,mbi njė kodrinė nė afėrsi tė fshatit Tetaj gjėndern rėnojat e kishės famulltare tė Shnaprendes.
-Famullia e Rajės,ėshtė nga mė tė vjetrat nė dioēezėn e Pultit.Kisha e Anēitit i pėrket periudhės paraturke.Nė vitin 1632-1634 ishte e mbulueme,me prona,vreshta,petka dhe dy kumbonė.Kėtu sherbente njė meshtar pėr 20 shtėpitė e Anēitit,10 tė Rajės dhe disa katundeve tė tjera pėrrreth. 17) Nė vitin 1649 nėn kujdesin e misionit franēesėkan tė Gashit,nė Rajė u ndėrtua kisha famulltare e Shnaprendes,e cila nė disa periudha i ka sherbyar gjithė Nikaj-Merturit.18) Nė vitin 1768,me famullinė e Rajės shkonin edhe Merturi,Bėtosha e Bjakja,gjithsejt 109 shtėpi me 1100 frymė.19)Nė vitin 1775 kjo bėhėt famullia kryesore ne krahinė,sepse me tė bashkohen edhe Salcė,Palē,Brisė,Kotec,Meruri i Gurit dhe Aprripa.20) Nga fundii shek. tė XVII kjo kishė shkatėrrohet nga turqit dhe u rindėrtua nė vitin 1835.21) Nga viti 1835 deri nė vitin 1967,kur regjimi ateist komunist ndaloi ushtrimin e fesė,ka sherbyar si kishė famulltare pėr Rajėn. Sot Raja vazhdon tė jetė njėsi famulltare e dioēezės sė Pultit,ka dy kisha funksionale tė ndėrtuara pas vitit 1993,pa famulltar rezident.Pėr katekizėm kėtu sherbejnė motrat franēeskane tė Zemrės sė Krishtit.22)
-Palēi, nė vitin 1634 ka patur kishėn e Shnaprendes,pa meshtar,tė zbuluar,pa prona e pa petka.23) Nė vitin 1768 kishte famullinė e vet,me tė cilėn ishin bashkuar Nikajt dhe Currajt e Epėrm,duke formuar njė njėsi famulltare me 213 shtėpi dhe 2213 frymė.24) Tre vjet mė vonė Palēi dhe Nikajt bashkohen me famullinė e Salcės ku ishte ndėrtuar kisha e Shėnmėrisė.25) Ndėrsa nė vitin 1775,Palēi,Salca e Brisa i bashkohen famullisė sė Rajės.Kisha famulltare e Palēit me pajtore Zojen e Papėrlyeme ėshtė ndėrtuar me 22.02.1911,nėn kujdesin e At Bernardin Llupit i cili ishte dhe famulltari i saj.26) Qė nga ajo kohė e deri sot Palēi,Salca dhe Brisa pėrbėjnė njė njėsi famulltare.
-Nikajt pėr shumė kohė nuk kan patur kishė,prandaj kan shkuar herė me njė famulli herė me njė tjetėr.Nga viti 1638 deri nė vitin 1671 kan shkuar me famullinė e Bjakes.27) Pjetėr Bogdani qė kish vizituar Nikajt tregon se nė vitin1676, kan kishėn e vet pa meshtar,me njė kumbonė por tė lėnė pas dore.28) Me 1768 i bashkėngjiten famullisė sė Palēit,dhe me 1771 asaj tė Salcės. Nė vitin 1779,Nikajt me 119 shtėpi e 849 frymė dalin mė vete nė pikėpamje dioēeziane,duke formuar famullinė e vet me famulltar Lekė Bardhin.29) Qė nga themelimi e deri nė vitin 1967 ka qenė famullia mė e rėndėsishme nė Nikaj-Mertur.E vendosur nė qendėr tė krahinės dhe e plotėsuar pėr shumė kohė mė prift famulltar,ka kryer sherbesa pėr gjithė krahinėn.
-Famullia e Curraj tė Epėrm ėshtė themeluar nė vitin 1897,me kontributin e Austrisė dhe nėn kujdesin e ipeshkvit tė Pultit Nikolla Markoni.Punėn pėr ndėrtimin e saj e udhėhoqi famulltari i Nikajt Pader Luigj Bushati,ndėrsa famulltari i parė i saj u emrua P.Leonard Shajakaj O.F.M.30) Nė vitin 1967,me kėmbėnguljen e popullit besimtarė tė Currajt tė Epėrm,ajo i shpėtoi valės shkatėrruese tė regjimit komunist,por doli jashtė funksionit kishtar duke i kthyar ambjentet e saj nė shtėpi kulture,zyra,shitore etje.Qė nga viti 1991 e deri sot ajo ėshtė rikthyar nė funksionin e saj tė mėparshėm pėr sherbesa kishtare,por ende pa meshtar.
Pėrveē kishave famulltare,pothuajse nė ēdo fshat tė Nikaj-Merturit ka pasur kapela (kishėza tė vogla pa prift),rrėnoja kishash ose toponime qė lidhen me kishat e herėshme. Ėshtė nė traditėn e Nikaj-Merturit qė kishat sado tė thjeshta tė ishin nė pikėpamje arkitektonike dhe tė paisjeve,madje dhe rrėnoja po tė ishin,gjithmonė janė adhuruar si objekte tė shenjta. Nė varrezat praėn kishave pushojnė eshtėrat e gjyshstėrgjyshėrvė. Aty pagėzohej fėmija dhe i ligjohej emir,vihej kurora e martesės,bėhėj bėja e vitit,lidhej besa,falej gjaku etje. Kishat ishin vende kuvendesh e besėlidhjesh midis burrave tė katundit ose tė fisit. Kėshtu ato pėrveē karakterit religjioz,kishin e dhe vlera historiko-shoqėrore. Pozita dhe roli i kishės si institucion shpirtėror,kurdoherė ka qenė i njė rėndėsie tė veēantė,gjė qė shihet edhe tek normat kanunore tė zbatuara nė kėtė krahinė ku kisha dhe frati kishin vėndin e tyre tė nderuar nė dallim me pėrsonat tjerė juridik nė Kanunin e Maleve.Lidhur me kėtė,nė Kanun midis tė terash thuhej:-Kisha gjėndet e vendosun nėn sundimin e tė Parit tė Fesė e jo nėn ligj tė Kanunit: prandej Kanuni smundė ti vėjė kurrnji barrė kishės,veēse e ka detyrė me i dal zot,kur kjo hup ndihmėn e tij.,-Kush dhunon Kishėn, dhunon famullin,Nderėn e Kishės e lyp famullija,Prifti asht ndorja e Famullis,Famulltari ka tagėr me mėsue e me qortue famullin e me i krye zyrėt e Fes gjith si ta lyp puna e shpirtit,e kurrkush i famullis ska pushtet me ju perzie ndėr detyrė tė Meshtaris. 31)etje. Pėr vėndin e rėndėsishėm qė zinte kisha nė botėkuptimin e nikaj-merturėsve tregojnė edhe betimet si,pasha atė kishė!,pasha rrasėn e kikishės!,pasha kishėn e Paplekajt,tė Luzajės,tė Nikajt,tė Palēit,tė Shėngjergjit,tė Shnandout,tė Shėnkollit etje. Kėto ishin ndėr betimet mė tė rėndėsishme e mė tė pėrhapura tek popullsia e krahinės. Njė tregues tjetė i vėndit tė rėndėsishėm qė zinte kisha nė botkuptimin e nikaj-merturėsve ishte ēkishėrimi i cili aplikohej kundėr pėrsonave qė kishin shkelur rėndė urdhėrimet e Zotit,qė kishin mėkatuar dhe nuk ishin penduar nė mėnyrė demonstrative. Njė pėrsoni tė ēkishėruar kisha nuk i kryente asnjė llojė sherbese fetare,madje as kur vdiste i ēkishėruari nuk mundė tė varrosej nė dhč kishe d.m.th. nuk lejohej tė varrosej nė varrezat katolike tė lagjes,fshatit apo tė krahinės.Kjo do tė thoshte se njė person i ēkishėruar, ashtu si pėr sė gjalli dhe pėr sė dekuri pėrjashtohej - ndahej nga komuniteti katolik i fshatit dhe i krahinės.Kjo masė konsiderohej shumė e rėndė,madje mundė thuhet se ishte ekstreme pėr besimtarin katolik,prandaj ata e kishin shumė frikė ēkishėrimin. Ky koncept lidhur me ēkishrimin u trashegua dhe u ruajt tek malesoret nikaj-mertures nė tė gjitha epokat e historisė sė tyre.Madje edhe nė shekujt XVI-XVII e me pas kur autoriteti i kishės ishte lekundur seriozisht dhe besimi katolik po kalonte momente teper tė veshtira, si pasoje e trysnise sė pushtuesėve osman mbi popullsisne e krishterė tė kėtyre krahinave. Njė gjė tė tillė dėshmon F.Bardhi,nė vitin 1637,i cili kur flet pėr besimtarėt katolikė tė malėsive thotė se ata kan frikė shumė tė madhe nga ēkishrimi,aq fort sa nuk besoj tė ketė nė botė njė komb qė tė ketė frikė kėtė censurė (ndėshkim) sa shqiptari. 32 )
Kremtimi i datave tė shėnuara tė krishtėrimit ėshtė njė shprehje tjetėr e besimit katolik tė nikaj-merturėsve qė u trashegua nga brezi nė brez.Nepėrmjet festave e riteve fetare,besimtarėt nė mėnyrė festive nderojnė Jezu Krishtin dhe shnjėtorėt mbrekullibėrės tė krishtėrimit. Nikaj-merturėsit e kan konsideruar besimin kristjan katolikė dhe festat qė lidhen me tė edhe si element tė qėnjes sė tyre kombėtare. Besimi katolik,festat e ritet fetare ishin trasheguar nga paraardhėsit,ēka pėrbėnte dhe njė arėsye mė shumė pėr ti ruajtur e kthyer ato nė traditė popullore. Kalendari i pasur i festive fetare njihej e respektohej me saktėsi e pėrkushtim.Kėto priteshin me gėzim nga tė gjitha moshat. Pėr kremtimin e tyre nė mėnyrė sa mė tė gėzueshme secila familje pėrpiqej tė siguronte mjetet e nevojshme materiale. Nė rradhė tė parė sigurohej dylli i bletėve pėr pregatitjen e qirinjėvė. Ndezja e tyre ishte riti mė i rėndėsishėm e momenti mė solemn i festave katolike. Ata shėmbėllejnė Krishtin i cili ėshtė drita e botės. Ky veprim simbolikisht i drejton njerėzit nga tempulli i qiellit,nga lumnia e shelbimit.33) Disa nga kėto festa zgjasin tre ditė;nata e festės,dita dhe ditori. Natėn e festės,qė vlerėsohej si mė e rėndėsishmja,ndizeshin qirinjtė dhe piqėj fėrliku. Nė tė kremtet e rėndėsishmė bėhėj nga njė qiri pėr ēdo pjesėtar tė familjes. Qiriu i zotit tė shtėpis,qė simbolizonte familjen e bashkuar rreth Zotit dhe Krishtit,bėhej disa here mė i gjatė se tė tjerėt,prandaj qėndronte i ndezur tre ditėt e festės.Pasi shtrohej sofra e darkės,afroheshin reth saj tė gjithė pjestarėt e familjes;burra,gra e fėmijė,dhe me qėndrim nė kėmbė ndizeshin qirinjtė,bėnin kryq dhe thonin uratė.Zakonisht thuheshin pjesė nga rruzarja si, Ati ynė dhe Falemimri-nė Nė kohėn kur ndizeshin qirinjtė dyert e shtėpisė hapeshin. Besohej se shpirtėrat e tė vdekurve,ish-pjestarė tė familjes,hynin brėnda e bėheshin pjesėmarrės tė ceremonisė festive.Ky ėshtė njė rit i trasheguar qė nga mesjeta dhe lidhet me kultin e shpirtėrave.34) Pas rruzares fillonte darka me raki e meze. Nė fillim i zoti i shtėpisė,mė pas tė tjerėt rradhazi,me gotėn e parė tė rakisė uronin:Koftė livdue Krishti!,Shyqyr qė kjo natė na ka nxanė shėndosh!,Kjo natė e madhe na nimoftė e na ruejt! etje. Pas rakisė vinte buka dhe ferliku i pjekur.Gjatė tre ditėve tė festės ndėrpritej puna,me pėrjashtim tė barinjve.
Tė krėmtet kryesore qė festoheshin nė Nikaj-Mertur ishin:
- Kshndellat (festa e tlemit tė Krishtit),me datė 25 dhjetor. Kjo quhej edhe festae buzmit,sepse nė mbrėmjen e 24 dhjetorit dhe tė nesėrmen me 25 dhjetor bėheshin ritet e buzmit. Nė orėt e para tė datės 25 dhjetor,tė gjithė pestarėt e familjes laheshin dhe visheshin me rroba tė lara.Nė drekėn dhe darkėn e organizuar me kėtė rast ndizej qiriu dhe thuheshin uratė. Perveē ushqimeve tė tjera pėr Kshndella nuk mungonte asnjė herė lakrori me arra qė ishtė dhe ushqimi karakteristik e tradicional i kėsaj feste.
- Zoja e Frorit ose Zoja e Qirave, festohej me 2 shkurt.Me kėtė rast ndizej nga njė qiri pėr ēdo pjestar tė familjes qė kishte vdekur,prandaj quhej edhe Zoja e qirave ,thuheshin uratė nga gjithė familja nė bashkėsi dhe shtrohej darkė me raki,meze e mish tė zier.Jo vetėm me rastin e kėsaj feste qė quhet Zoja e Qirave,po nė tė gjitha festat katolike thuheshin uratė nga gjithė familja dhe ndizeshin qira tė bėrė nga dylli i bletve. Ndezjen e qirave, siē predikon kisha katolike,bėhet sepse ata shėmbėllejnė Krishtin i cili asht drita e botės. Ky veprim simbolikisht na drejton kah tempulli i qiellit,kah lumnia e shelbimit.
-Pashka (dita e ringjalljes sė Jezu Krishtit).Ėshtė e kremte me datė tė lėvizėshme brėnda muajve mars e prill tė ēdo viti. Festohej dy ditė;e djela dhe e hėna e pashkėve. Festohej nė familje,por nuk mungonin edhe vizitat brenda fshatit tek shokėt e kumbarėt. Urimet mė tė zakonshme tė kėtij rasti ishin:Me shėndet Pashka!,Me shėndet tkoftė edhe ty!,Shyqyr qė ju ka nxan shėndosh! etje. Ushqimi karakteristik me kėtė rast ishte lakrori me vezė. Pashka simbolizon triumfin e jetės mbi vdekjen,ringjalljen e natyrės dhe ardhjen e pranverės me tė gjitha tė mirat e saj. Ėshtė njė nga festat mė popullore dhė tė gėzueshme pėr tė gjithė. Ditėn e pashkės,pas ngrėnjes sė mėngjesit dhe pasi binte dielli,fėmijėt, djem e vajza tė veshur me rroba tė reja vendosnin curulinė - litar qė varej pėr tu luhatur,mbi njė degė peme qė lulėzonte e bėnte fruta,dhe curuliteshin (lėkundeshin) mbi tė duke kėnduar: Pashkė!Pashkė!a po del jashtė?,-Jashta jam e gaz po kam. - A e ke pa verėn kėrkund?.35)
- Me 13 qershor festohet Shnandou-shejt, i cili kish lindur nė Lisbonė me 13 qershor tė vitit 1195. Ky ishte shquar pėr veti tė jashtėzakonshme nė fushėn e dijes dhe tė fjalės. Pėr dije e zotėsi e meritoi tė thirrej Arka e Testamendit dhe Maji i heretikėve,ēka e dau nė shenjė dhe e bani tė nihej gjithkund pėr mrekullitė e panumėta qė kreu sa ishte gjallė. U shque si bamirės i njerzimit e posaēėrisht i tė varfėrve. Vdiq afėr Padovės me 13 qershor 1231,dhe pa mbushur njė vit u shpall shėjt nga Papa Gregori IX. Besimi tek shejti Shnandue vazhdon tė jetė mjaft i fuqishėm nė Nikaj-Merturė dhe nė mbarė popullsinė katolike tė Shqipėrisė dhe tė botės. Ai adhurohet pėr pėrkushtimin e tij ndaj krishtėrimin, si bamires i njerzimit dhe posaqėrisht i tė varfėrve. Nė Nikaj-Mertur nata e festės bėhej duke ndezur qirinjė,thuheshin uratė,nė bashkėsi gjithė familja,shtrohej darkė me ferlik tė pjekur,me raki e meze. Si nė tė gjitha drekat ose darkat e festave fetare, edhe ne kėtė rast gotėn e parė tė rakisė e ēonte i zoti i shtėpisė.Ai dhe pjestarėt tjerė tė familjes pėrpara pirjes bėnin urimin mė tė rėndėsishėm e mė tė zakonshėm;Koft i livduem Krishti!,dhe mė pas tė tjera urime si:Kjo natė na nimoftė ė na ruejt!,Na nimoftė shejti Shnandue!,Tnimoftė Zoti e shejti i Shnandue!,Qofshim ndor tė Shnandout.etje.Si shumė shqiptar katolikė dhe tė besimevė tė tjera,nikaj-merturėsit besojnė tek shejti Shnandue mrekullibėrės dhe tek kisha e tij qė gjėndet nė Laē. i drejtohen asaj me lutje pėr ti ndihmuar nė raste sėmundjesh dhe fatkeqėsishė.Nė mesin e mijėra pelegrinėve qė shkojnė tek Kisha e Laēit pėr ēdo 13 qershor gjenden edhe shumė nikaj-merturės. Adhurimi pėr kėtė kishė shprehet edhe me betimet;Pasha Kishėn e Laēit. Ose Pasha Kishėn e Shnandout. qė pėrdorėn mjaft shpesh nga banorėt e kėsaj krahine.
- Shnaprėndja, virgjėreshė,shejtneshė e martire qė nderohe nė tė gjithė krahinat katolike tė Shqipėrisė. Pėr nderė tė saj janė ngritur mbi 53 kisha.36) U martirizua dhe ju pre koka nė vitin 160. Populli e mori trupin e saj dhe e varrosi me nderime tė mėdha. Vorri i saj u bė njė vend i rėndėsishėm peligrinazhi ku ndodhėn shumė mrekulli. Edhe nė Nikaj-Mertur ka patur disa kisha kushtuar Shnaprendes.Festa e saj kremtohej me 26 korrik tė ēdo viti. Me kėtė rast ndizeshin qirinjė,djath, Thuheshin uratė dhe shtrohej darkė festive me raki,meze,mish ose maze kos etje. Veēanarisht pėr fisin e Shalės kjo konsiderohej si njėra nga tė kremtet mė tė rėndėsishme tė vitit.
- Shėnmėhilli-kryeėngjull, dalzotės i miqve tė Zotit e mbrojtės i popullit tė tij,qė sėbashku me engjejt e tij nė njė luftė tė ashpėr qiellore kish mundur shejtanin e dėbuar nga qielli. Kėshtu ai mbeti pėrsonifikimi i triumfatorit nė luftė me shejtanin. Prandaj me besim tek fuqia e Shejtit Shėmhill,njerėzit i luteshin atij pėr tė larguar djallin prej tyre.Veēanarisht nė rastet kur dyshonin se pranė tyre ishte afruar shejtani i maskuar dhe i transformuar nė forma tė sofistikuara,siē e kishte zakon ai, luteshin:Tė vraftė shėjti i Shėmhill !, Vrafte i Shėmhilli ! etje. Festa kushtuar kėtij shejti kremtohej me 29 shtator tė ēdo viti,me qirinjė e uratė. Nė darkėn e organizuar me kėtė rast nuk mungonte ferliku i pjekur, rakia dhe mezet e shumėllojshme.
- Dita e tė Shumėve (dita e tė vdekurve),kremtohej me 1 nentor tė ēdo viti. Sipas mėsimeve katolike,tė vdekurit mund tė ndihmoheshin pėr tė dalė nga Purgatori e me u kap nė lumninė e amshueme (nė parajsė) me uratė,lutje,pėndesė,lėmoshė e vepra tė mira. Mendohej gjithashtu se shpirtat kan nevojė edhe pėr tu ushquar.Prandaj nikaj-merturėsit ditėn e tė Shumėve shkonin tek varrezat me bukė,kuleqė,djathė,maze,kos tė kulluar,mollė, gėshtėnja (zakonisht te vargezuara),tlyen,raki etje,tė cilat faleshin pėr shpirtin e tė vdekurve. Secila familje shkonte pranė varrezave tė tė afermve tė saj. Nė fillim ata ndiznin nga nje qiri, benin kryq,dhe e vendosnin atė tė digjej tek koka e varrit ku ishte vendosur kryqi. Prane varrezave qendronin disa orė,dhe gjatė kėsaj kohe,prisnin edhe vizita nga bashkefshataret e tyre, falnin ushqimet qe kishin sjell dhe benin ndonje vizite tek varrezat e kusherinjve,kumbarve dhe dashamiresve te tyre,te cilve u jepnin doren dhe i uronin:Paēin drite!ose Paēin drite e diell! Paē shendet!- ishte pergjigja e ketij rasti. Personat qe merrnin ushqimin e falur uronin dhuruesin:Te shkofte per shpirtin e tyne! ,Paēin drite e diell!etj. Nė pėrmbyllje te ketij ceremonjali,zakonisht buzė mbrėmjes,kur kishin mbaruar te falurat dhe vizitat, kryhej njė nga ritet me interesante dhe me tė rėndėsishme tė kėsaj dite. Njė grup njerėzish nga fshati merrnin nga nje tufė qirinjėsh tė ndezur,dhe mė ta nė dorė silleshin disa herė rreth varrezave duke thėnė korazi dhe me zė tė lartė nė gjuhe latine dhe shqipe lutjet: Epjau Zot pushimin e pasosun,e i ndritė drita e pambarueme Pushofshin nė paqė! Ashtu koftė! 37)Ditėn e Tshumėve bėhej dhe beja e vitit,me tėcilen kryefamiljarėt e njė fshati nė emėr te gjithė pjesėtarve tė familjes betoheshin solemnisht mbi rrasen e kishės se do tė respektonin rregullat e bashkėjetesės.
- Shėnkolli, kremtohej me 8 maj dhe 6 dhjetor tė ēdo viti. Quheshin edhe Shėnkolli i pranverės dhe Shėnkolli i vjeshtės. Ky adhurohej dhe konsiderohej si shejt mrekullibėrės,simbol e hyjni i bamirėsisė dhe bujarisė. Ky ndihmonte lundėrtarėt, vozitėsit,shtegtarėt, barinjtė, skamnorėt,l ypsit e tė sėmurėt. Kur vozitėsit hynin nė ujė pėr tė kaluar ndonjė lumė bėnin kryq dhe luteshin me zė: Nimo shėjti i Shėnkoll!. Besohej se i Shėnkolli gjėndej pėr ēdo va (vend i pershtatshėm pėr kalimin e njė lumi).Edhe pėrpara reziqeve tė tjera njerėzit i luteshin Shėnkollit me shpresėn se ai do ti ndihmonte. Adhurimi pėr kėtė shėjtor ishte aq i madh tek nikaj-merturėsit saqė,edhe gjaksi po tė kėrkonte tė falur natėn e Shėnkollit,duhej falur. Festohej me qirinjė e uratė. Si nė shumė festa tė tjera uratėt-lutjet mė tė zakonshme ishin:Atyna, Falemimria dhe Shejtjamria, tė cilat thuheshin nė bashkėsi nga tė gjithė pjestarėt e familjes.Pas uratėve shtrohej darka me ferlik,raki, meze etje. Bagėtia e therur pėr Shėnkoll duhet tė ishte dash ose dele.
- Tė kremtet tradicionale tė fiseve: Nikajt dhe Merturi,ashtu si fiset tjera katolike tė Shqipėrisė sė veriut, e kishin zakon tė trasheguar brez pas brezi, tė festonin tė kremtet e fisit tė tyre tė cilat lidhen me pajtorėt e kishave mė tė vjetra tė tyre.
Nė Nikaj festohej Shmasjani (Shėn Sebastjani) me 20 janar tė ēdo viti.Ky isht njė shejt qė rreth vitit 289 u martirizua per mbrojtjen e krishtėrimit. Megjithse ju kėrkua nga perandori Diokleciani qė tė hiqte dorė nga besimi i krishterė ai nuk pranoi. Per kėtė arėsye perandori urdhėroi qė ta rrihnin me shkopinjė deri nė vdekje dhe pastaj ta hidhnin nė njė kanal tė nėndheshėm qė tė mos e gjėnte askush. Njė Zonjė besimtare romake e quajtur Luēina e zbuloi vendndodhjen e kufomės sė Sebastjanit me anė tė njė ėndrre,e nxori nga kanali dhe e varrosi me nderime nė katakombet e krishtėna,ku edhe sot ndodhet bazilika me emrin e ketij shejti.
Ndėrsa Merturi feston Tlemt e Zojės me 8 shtator. Nė kėtė ditė leu Maria,e cila ushqehet e rritet per tu bėrė nėna e Mbretit tė shekujve. Kjo festė konsiderohet dhe si kufiri midis Testamentit tė Ri dhe atij tė vjetėr; tėrhiqet terri i natės,fillon e duket agimi i ditės sė re qė na bjen lirinė nė vend tė robnisė sė ligjit tė vjetėr. Kjo ėshtė festa simbol e bashkimit dhe e paqės.
Pėrkatėsia fisnore e kėtyre festave ishte aq e cilėsuar,saqė ish bėrė zakon,i cili ruhet edhe sot e kėsaj dite, qė kėto festa tė emertohen edhe Zoja e Merturit e Shmasjani i Nikajt.Nė ndryshim me festat tjera tė vitit,kėto festoheshin me miq tė ardhurardhur nga fiset tjera si,nipa,bija, dajė,teze,halla,kushėrinjė, tė njohur dhe dashamirės tė tjerė.Gjatė ditės miqtė bėnin vizita ndėr tė afėrm tė ndryshėm,ndėrsa nė darkė secili shkonte tek ajo shtėpi qė dėshironte ti bėjė nderim tė veēantė. Natėn e festės ndizeshin qirinjtė,bėhėj kryq e thuhej rruzarja nga pjestarėt e familjes dhe nga miqtė. Nė darkėn e shtruar me kėtė rast ferliku i pjekur nuk mungonte asnjė herė,ashtu si dhe rakia dhe vera qė pihej pas ngrėnjes. Rakia zakonisht qitej me ibrik qeramike dhe gotėn e parė e ēonte i zoti i shtėpisė,i cili pasi levdonte Krishtin ju uronte miqve mirėseardhjen me shprehjet e zakonshme qė thuheshin nė kėto raste;-E pishim me nderė e mirėse ju ka pru Zoti! - Kjo natė e madhe na nimoftė!-Paēi faqen e bardhė! etje. Edhe miqtė pėrpara gotės sė parė tė rakisė thoshin: - Koftė i livdue Krishti!-E pishim me nderė!-Mirėse tkem gjet!-Festėn e lutsh me zėmėr tmirė!-Shyqyr qė u ka nxan shėndosh! etje. Bisedat,shakatė,kėngėt me ēifteli e lahutė krijonin njė atmosferė tė gėzuėshme qė zgjaste disa orė.Pas pirjes sė rakisė,e cila shoqėrohej me meze tė shumėllojshme,hahej buka me djathė,mish ferliku,mazė tė zier,kos,dhe nė fund pihej vera.Edhe pėrpara pirjes sė verės gjithmonė e nga secili thuhej: Koftė i livdue Krishti! Pas darke pėrsėri vazhdonte atmosfera e gėzueshme me lojra tė ndryshme. Mė tradicionalja ishte loja e kapuēave qė shoqėrohej me kėngėt humoristikė qė quheshin kėngė kapuēash.Festimi,ose siē thuhet nga banorėt e kėsaj krahine,lutja e kėrtyre tė kremteve me miq,i bėri ato mė popullore e mė tė rėndėsishme. Edhe shpendėzimet pėr to ishin mė tė mėdha. Rėndėsia qė u jepej dhe mėnyra e festimit janė trasheguar qė nga mesjeta. Ato lidhen me nderimin e veēantė qė fiset malėsore kishin pėr shenjėtorėt-pajtorė tė kishave tė veta.Lidhur me kėto festa Fra Cerubini nė vitin 1638,vinte nė dukje se malėsorėt kan bindje se janė tė detyruar ti bajnė festat,tue i mbajt shumė. 38 ) Ndėrsa F.Bardhi po nė vitin 1638 thotė:Fesat bėheshin tre ditė me shpendėzime tė mėdha e me shumė miq qė shkonin deri nė 200 vet.39)Kėto festa,pėrveē anės religjioze,kishin rėndėsi edhe pėr ruajtjen e forcimin e lidhjeve midis tė afėrme e dashamirėsve. Largėsia gjeografike,puna dhe jeta e vėshtirė ndėr male i vėshtirėsonin mundėsitė e komunikimit midis njerėzve. Festat me miq ishin njė rast i mirė,nxitės e obligues pėr tė shkuar nė festė qė tė takosh njerėzit e afėrt dhe tė festosh sė bashku me ta. Nga ana tjetėr,kėto festa ndikonin nė ruajtjen e identitetit dhe krenarisė sė fisit. Gjatė festave me miq,secili pėrpiqej tė nderojė veten, po dhe fisin,duke demostruar nivel tė lartė bujarie e mikpritje.Nė kėtė kuptim kremtimi i tyre sa mė i mirė konsiderohej,jo vetėm si detyrim religjioz,po edhe fisnor. Pėr shkak tė shpendėzimeve tė mėdha,qė nuk pėrputheshin me nivelin e ultė ekonomik tė malėsorve,shpesh herė janė marr vendime e bėrė usulle pėr ti ndaluar festat me miq,por nuk ėshtė arritur gjė deri nė vitin 1967,kur regjimi ateist komunist i ndaloi, ashtu siē ndaloi tė gjitha festat e ritet tjera fetare. Qė nga viti 1991 e kėtej nikaj-merturėsit u rikthyen nė traditėn e kremtimit tė festive fetare,por tashmė nė kushte tė reja dhe nė mėnyra tė reja. Miqtė janė mė tė paktė,disa rite janė lėnė pas dore,por mė kryesoret si,ndezja e qirinjėve,bėrja e kryqit,thėnja e uratėve,dhe darkat e drekat e shtruara me raki,verė,meze,ferlik e ushqime tjera,ku mbizotėron atmosfera festive, ruhen edhe sot.
- Kryqi - shėnja e kryqėzimit tė Krishtit ėshtė simboli mė i pėrhapur nė popullsinė e Nikaj-Merturit. Kryqi pėrbėhet nga dy elementė (prej druri,guri ose metali).Njėri vertikal dhe tjetri horizontal.Elementi vertikal ka kuptimin e lidhjes sė Zotit me popullsinė e tokės.Nėrsa horizontali ka kuptimin e krahėve tė hapur qė shprehin lidhjen me dashuri midis njerėzve. Nikaj-merturėsit e adhurojnė dhe e pėrdorin shumė kryqin. Ata, me shėnjėn e kryqit janė ēuar prej gjumi e kan shkuar pėr tė fjetur,kan marr sakramendet e krishtėrimit,kan filluar e mbaruar punėn,nis e krye ngrėnjen.Kryqin e kan vendosur nė shtėpia,ara kopshtie,vreshta,varreza,nė qafa malesh e nė vėnde pushimi pranė krojeve,rrugėve e mrizeve. Ky ėshtė gdhendur nė harqe dyersh e dritaresh,nė tavane sobash,djepe,furka e vegla muzikore.Qendisej nė qilima e rroba,bėhėj tatuazh e vizatohej mbi bukė etje.Njė nga stolitė mė tė perferuara tė nuseve ishte kryqi,sepse me anė tė tij ajo,jo vetėm stoliste qafėn,por dhe pasuronte shpirtin.
Kur flasim pėr besimin dhe kishėn ktolike tė Nikaj Mertur,kurrsesi nuk mun tė anashkalohen fretnit,famulltarė e rregulltar qė ndėr shekuj kan dhėnė kontribut shumė tė ēmuar nė pėrhapjen e ruajtjen e besimit katolik nė kėtė krahinė.Historia e kishės katolike tė kėsaj krahine ėshtė e lidhur ngusht me klerikėt katolikė,qė me pėrkushtim e sakrifica tė panumėrta i kthyen kishat nė vatra tė edukimit fetar dhe atdhetar. Fretnit ishin ata sherbėtor tė devotshėm tė fesė e tė shqiptarizmit qė u gjėndėn pranė malėsorve nė vitet mė tė vėshtira tė historisė sė tyre. Ata punuan me mish e me shpirtė pėr tė ringritur kishat e shkatėrruara nga turqit,e mė pas nga komunizmi,dhe pėr ti vėnė ato nė pozitat e veta tė sherbimit fetar. Nuk kursyen asgjė pėr ringjalljen shpirtėrore tė njerėzve,duke ēuar tek ata fjalėn e Zotit e tė Krishtit. Pa dritėn e praninė e Zotit nė zėmrat njerėzore,shqetėsimet,dhimbjet e vuajtjet nė ato vėndė dhe kohė tė vėshtira do tė shtoheshin deri sa tė arrihej nė dėshpėrim. Predikimet e fretėnve me mėsimet e doktrinės sė krishtėrė,fjala e tyre e thjeshtė,e ėmbėl,e zgjuar e bindėse mbajti nė besimin e shėnjtė katolik atė krishtėrim tė trasheguar brez pas brezi pėrmes dallgėve tė historisė.
Nė kohėn kur turqit lėshonin tėrbimin e papėrmbajtur kundėr krishtėrimit,shkatėrronin kishat,diskriminonin besimtarėt katolikė, detyronin ndėrrimin e fesė dhe nė kėtė kuadėr frymėzonin anarkinė e egėr,misionarėt apostolikė ishin ata sherbėtorė tė Zotit qė u ngjitėn maleve tek malėsorėt e Nikaj-Merturit,Shalės.Shoshit etje.pėr tu forcuar atyre besimin tek Zoti e Krishti.Ndėr tė parėt misionar qė mori rrugėn pėr nė malet e Pultit ishte guximtai e predikuesi i palodhur,ipeshkvi i Lezhės Benedikt Orsini.Ky,nė vitin 1628,u gjėnd pranė besimtarve nė Bukmirė, Xhan,Pog,Kir e deri nė Brisė e Salcė,Palē,Nikaj,Bjake e Gash,ku ēoi meshė e krezmoi rreth 3276 vetė.40) Ky ishte misionari i parė katolik,qė nga hyrja e turkut,qė kreu sherbesa fetare; meshė,rrėfime, kungime e krezmime nė Nikaj-Mertur.Pas kėti,tė tjerė misionarė apostolik,kryesisht franēeskanė tė devotshėm,do tė gjėndeshin pranė malėsorve,duke ngritur kisha e famulli,duke meshuar e predikuar. Don Shtjefėn Jubani- famulltar i Bjakės qysh nė vitin 1634,Vikar apostolik i Gashit e krejt Pultit,shkriu jetėn nė sherbimin shpirtėror tė nikaj-merturėsve. Ky,pėr afro 40 vjet me radhė sakrifikoi gjithēka nga mendja e zėmra e vet pėr Fe e pėr Atdhe. Frang Bardhi,Pjetėr Mazrreku,Gjec Bardhi,Shtjefėn Gaspėri,Pjetėr Bogdan,Lekė Bardhi,Gjon Logoreci,etje. kan lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e kishės sė Nikaj-Merturit.Kėta me guxim e vendosmeri tė pashoqe,kaluan katund nė katund e fis nė fis,dhe sėbashku me malėsorėt kthyen Nikaj-Merturin nė barirė tė pakalueshme pėr turqit osmanė,duke i vėnė fré depertimit tė valės islamizuese nė thellėsi tė krahinės sė Pultit.Ishte mėndja e ndritur dhe puna e palodhur e kėtyre vullnetarėve tė devotshėm qė rivendosi lidhjet midis provincės franēeskane tė Pultit dhe Selisė sė Shėnjtė-Vatikanit. Duke jetuar midis malėsorve,fretėrit njohen psikologjinė,doket zakonet,hallet e vėshtirėsitė e tyre,qė nė pėrballjen e gjatė me natyrėn e egėr tė maleve e armiqtė e shumtė,kishin arritur tė mbijetojnė si shqiptarė dhe si katolikė. Pėr tė shmangur anarkinė shkatėrrimtare,pėr tė rregulluar bashkėjetesėn e forcuar unitetin e malėsorve,ata me autoritetin e misionarit tė urtė e tė pėrkushtuar, zbutėn shpirtėra e pajtuan gjaqe,shuan konflikte e frymėzuan paqė e mirėkuptim midis njerėzve e midis fiseve. Famulltari ishte njė rregulltar i famullisė e i fisit tė vet qė luftonte me tė gjitha energjitė e tij pėr tė mbajt gjallė ato virtyte etnike qė ishin tė nevojshme pėr burrat shqiptar. Frati-siē vinte nė dukje At Bernardin Palaj ishte nė ato kohė anarkie njė president shteti nė fisin e vet. Ai pėrdorte energjinė e vet pėr me vu ligje e kanune tė drejta nė mbrojtje tė familjes e tė fisit tė tij,por tuj ja mbajt gjallė ato virtyte etnike qė ishin tė nevojshme. 41 )Fretnit kan merita tė veēanta edhe nė fushėn e studimeve,tė historisė,gjuhės,dokeve e zakoneve,folklorit e kėngės sė malėsisė. Me mendjen e ndritur prej shkencėtari dhe me shpirt e zėmėr shqiptare u lan brezave hulumtimet e studimet,veprat e tyre pa tė cilat historia e kėtyre krahinave dhe ajo kombėtare dotė ishte e mangėt. Famulltarėt e Palēit At Bernardin Llupi e Bernardin Palaj dhe i Currajt tė Epėrm At Donat Kurti i patėn kthyer qelat e kishave nė qėndra hulumtimesh e studimesh shqiptare mbi kulturėn tradicionale materiale,artistike, shoqėrore e shpirtėrore tė malėsisė sė Nikaj-Merturit e krejt veriut tė Shqipėrisė. Bernardin Palaj e Donat Kurti mė mirė se kushdo tjetėr, moren nga burimi popull, kėngėt e kreshnikėve,kėngėt e motēme tė epikės historike,mblodhėn e sistemuan doke e zakone,eksploruan Nikaj-Merturin dhe gjithė veriun e Shqipėrisė,pėr tė zbuluar e mbledhur visaret e ēmueshme tė gjuhėsisė,historisė dhe kulturės shqiptare,tė cilat ua lan trashegim tė pėrhershėm breznive tė ardhėshme.Nė vitin 1917,famulltari At Nikollė Kolaj,nė qelėn e kishės Nikajt,do tė hapte shkollėn e parė shqipe pėr Nikaj-Merturin e krejt Malėsinė e Gjakovės.Nė kujtesėn historike tė kėsaj krahine kan mbetur tė pashlyeshme shumė ngjarje qė kan patur kontributin P.Luigj Bushatit, P.Leonard Shajakajt,B.Llupit e deri tek P.Dionis Makaj.Tre tė parėt ishin ndėr organizatorėt e pjesėmarrėsit e disa luftėrave tė krahinės kundėr pushtuesve turqė e serbo-malazezė. Ndėrsa D.Makaj ishte njėri nga organizatorėt kryesor tė qėndresės antikomuniste tė Qafės sė Kolēit nė nėntor tė vitit 1944. Fretnit ishin njerėz tė mėdhėnj me shpirtė,zemėr e veprim. Ata se ndanė kurrė dashurinė deri nė flijim pėr fenė e tė parėve tanė tė krishterė dhe Atdheun,me tė cilat u ushqye e u mbajt gjallė zingjiri i brezave.
Nikaj-merturėsit janė mbėshtetur kurdoherė nė binomin domethėnės Fe dhe Atdhe.Lidhur me kėtė ata pėrdorin betimin:Pasha tokė e qiell! tė cilin e konsiderojnė mjaft tė rėndėsishėm sepse toka ishte Atdheu dhe me qiellin nėnkuptonin Zotin qė rri nė qiell. Ėshtė i padyshimtė fakti se nė edukimin atdhetar tė nikaj-merturėsve njė rol mjaft tė rėndėsishėm ka luajtur edhe krishtėrimi,kisha katolike dhe prelatėt e saj. Njė gjė tė tillė vinte nė dukje At Shtjefėn Gjeēovi kur thoshte: Doktrina e krishtėrė manifeston dhe predikon se pikėrisht dashuria e madhe pėr Atdheun ėshtė njė detyrė po aq e zjarrtė nė zėmrėn e njė njeriu,dhėnė kjo nga vetė krijuesi i gjithėpushtetshėm Krishti.42 )Tė ushtruarit e fesė kristjane katolike malesorėt e Nikaj-Merturit e kan konsideruar edhe si ruajtje tė identitetit komėtarė tė tyre. Siē pohonte P.Marin Sirdani: Feja katolike konsiderohej de facto feja e shqiptarve. Tuj ruej fenė katolike,-shtonte ai,ruhej dhe kombėsia, prandaj nacionalistėt e pėrdorėn atė pėr tė shpėtue prej vėrshimeve sllave,greke etje. 43) Besimi i krishtėrė qė u ruajt dhe u trashegua nga nikaj-merturėsit brez pas brezi si njė nga vlerat e mėdha shpirtėrore e morale,kisha katolike dhe klerikėt u goditėn pa mėshirė nga regjimi ateist komunist. Sherbėtorėt mė tė zellshėm tė atij sistemi me ideologjinė e tyre antikrisht dhe antizot u vėrsulėn barbarisht mbi kisha,kryqa e fretėn. Burgosėn e pushkatuan fretnit,shkatėrruan kishat,e ndaluan besimin fetar pė rreth 40 vjet.Vala e tyre shkatėrrimtare shkoi deri aty,sa edhe kryqet ndėr varreza i shkulėn . Por Zoti i kishte parė,dhe i ndėshkoi! Nė vitin 1990 mrekullisht u shėmb ai regjim i mallkuar dhe filloi ringjallja e kishave, fretenve,dhe besimi i njerėzve qė ndėr shekuj kishin skalitur nė ndėrgjegjen e tyre binomin e pashlyeshėm, Fé dhe Atdhe.
Nga Dodė Progni (Libri Nikaj Merturi,fq.99-111)
Referenca bibliografike:
1.-Baldacci,Antonio,LAlbania,Roma,1930,fq.304-305;Leka,Shkoder,1932,fq.195
2.-Noli,Fan, Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1405-1468)
3.-Relacine mbi gjendjen e Shqiperise Veriore nė shek.XVII,I,1963,fq.297,383
4.-
5.-
6.-
7.-Bardhi,Frang,Relacione ...,II,1965,fq.151-155
8.-Relacione...,II,1965,fq.395,399
9.-Cordignano,Fluvio,Albania,I,fq.93-97
10.-Armao,E. Localita,chiese,fiumi,monti e toponimi varli di unantica dellAlbania setenttrionale,Roma,1933;-Hylli i Drites,1942,fq.258-265
11.-Farlati,Danielo,Iliria e Shejtė,Vėll.II,1917
12.-Relacione...,II1965,fq.151-153
13.-Gasperi,Shtjefen,Hylli i Dritės,1930,fq.493-494
14.-Bogdani,Pjetėr, Letra dhe Dokumenta,Shkodėr,1997,fq.319-320
15.-Armao,E. Vepėr e cituar,fq.38[/size]
16.-Onufri,O. Hylli i Dritės,Nr.5-10,1942,fq.297
17.-Relacione...,I,1963,fq.161
18.-Armao,E.Vepėr e cituar,fq.140-143
19.-Hylli i Dritės,Nr.5-10,1942,fq.297
20.-Bardhi,Lekė,Hylli i Dritės,1943,fq.75
21.-Armao,E. Vepėr e cituar,fq.143
22.-Ashta Robert,Dy fjalė pėr dioqezėn e Pultit,Kumbona e sė diellės,Nr.3,1997
23.-Relacione,I,1963,fq.416
24.-Onufri,O.Hylli i Dritės,1942,fq.256
25.-Logoreci,Gjon,Hylli i Dritės,1942,fq.307
26.-Zani i Shnandout,1916,fq.204-205
27.-Gasperi,Sh. Hylli i Dritės,Nr.5-10,1942,fq.257
28.-Bogdani,Pjetėr,Vepėr e cituar,fq.277,319,320
29.-Hylli i Dritės,1941,fq.75:Hylli i Dritės,1942,fq.307
30.-Kurti,Donat,Hylli i Dritės,VIII,1932,fq.357
31.-Gjeēov,Shtjefėn,Kanuni i Lekė Dukagjinit,1933,fq.2-5
32.-Bardhi,Frang,Relacione...,II,1965,fq.53
33.-Katekizmi i Kishės Katolike,Pult,1995,fq.126
34.-Nopēe,Franc,Pikėpamje fetare dhe zakone nė Shqipėrinė Veriore,Arkivi I Institutit tė Historisė,E.I-39,pėrkthimi shqip
35.-Papleka,Ndoc,Kulte,rite,magji,nė traditėn orale,1999,fq.94-95
36.-Katekizmi i Kishės Katolike...fq.142-143
37.-
38.-Relacione...,II,1965,fq.115
39.-
40.- ,I, 1963,fq.385
41.-Palaj,Bernardin,Hylli i Dritės,Nr.5-10,1942,fq.151
42.-Gjeēovi,Shtjefėn,Citimi nga Klaid Kapinova Me kryq dhe pendė,1997,fq.103
43.-Sirdani,Marin,Hylli i Dritės,Nr.4-5,1941,fq.110

Dode Progni- Pena e Artė
- Lokacioni: Tirane
Postime: 75
Kyējet nė forum: 3651
Regjistruar mė: 09/04/2010
Profesioni: Historian-Pension
Vėrejtjet:
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

» Martesa, garanci pėr tė jetuar mė gjatė?
» Pershendetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
» Nese jeta juaj do te ishte nje liber, ke titull do ti vinit?!...
» Unė e dua, e ai as nuk mė vėren!
» Cfar keni te perbashket me te dashurin (en ) tuaj
» Vetmia eshte...
» Deshira momentit...
» Thoni Diēka!
» Dua te Them..
» Ēfarė do t'i thuash tani personit tė Zemres !?
» Pse merremi kaq shumė me thashetheme?
» Ngjallet i vdekuri
» Muslimanėt dhe konteksti i ri evropian
» Lidhja e personave tė besimeve tė ndryshme
» Barcoleta
» Vetmia tė jep mundėsinė?
» Po Kerkoj...