Intelektualizmi islam 5 1 1

Intelektualizmi islam

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Intelektualizmi islam

Mesazh nga E Dashuruar prej Tue 09 Nov 2010, 1:12 pm

Murad Vilfred Hofman

Ėshtė shumė e rrezikshme tė predikosh tė ardhmen, aq mė pak tė bėsh ashtu pa shikuar sė pari tė kaluarėn. Ėshtė nga modelet dhe leksionet e historisė se mundemi tė bėjmė supozime rreth sė ardhmes. Duke qenė se ėshtė kėshtu, mund tė bėhen disa deduksione me vlerė nga historia islame.



Teza e parė:

Historia islame gjithmonė ka pasur komponentėn intelektuale. Nė Kur’an, Allahu i Lartėsuar udhėzon njerėzit pėr tė vėshtruar, pėr tė menduar, pėr tė reflektuar dhe pėr ta pėrdorur arsyen me qėllim qė ta kuptojnė botėn dhe pozitėn e tyre nė tė. Kur’ani ėshtė libri i vetėm “i shenjtė” qė bėn njė thirrje tė atillė dhe, rrjedhimisht, Islami ka qenė kryesisht fe racionale.

Teza e dytė:

Islami, qė nga fillimi, inkurajonte dhe kėrkonte aktivitet intelektual dhe trajnim. Islami ėshtė fe e jo filozofi, dhe Pejgamberi Muhamed, alejhi selam, ishte i dėrguar e jo profesor teologjie. Asgjėmangut, Islami kėrkonte dhe kėrkon aktivitet intelektual. Mė herėt, kėto aktivitete kryesisht merrnin trajtėn e grumbullimit, shqyrtimit dhe sistematizimit tė Shpalljes dhe Traditės pejgamberike – Sunetit. Nė kėtė kontekst, Hasan el-Basriu, Malik ibėn Enesi, ibėn Is’haku, Buhariu, Taberiu e tė tjerė zhvilluan historiografinė, linguistikėn e jurisprudencėn nė nivele tė pashembullta.

Nė civilizimin islam tė Damaskut, Bagdadit, Lahores, Kordobės, Sevilės, Granadės, el-Fustatit, Hajranit e Fesit, muslimanėt u bėnė kujdestarėt e mrekullisė intelektuale greke. Pėr mė tepėr, ata zhvilluan e pėrtėrinė trashėgiminė klasike, mė nė fund pėr tė prodhuar traditėn e tyre unike intelektuale. Aktet heroike intelektuale evropiane tė Renesansės do tė ishin tė papėrfytyrueshme pa ibėn Sinain, ibėn Ruzhdin, el-Birunin, el-Havarizmin, er-Raziun, ibėn el-Hejthemin, ibėn Batutėn e ibėn Haldunin.

Do tė ishte gabim tė pohohej se njerėz si ibėn Hanbeli, el-Esh’ariu, ibėn Hazmi e ibėn Tejmije nuk qenė intelektualė pėr shkak se arritėn nė konkluza e mendime ortodokse. Ibėn Hanbeli u pėrpoq me ngulm pėr ta mbrojtur doktrinėn islame nga filozofia greke. El-Esh’ariu, nėpėrmjet kritikės sė tij radikale tė epistemologjisė, nuk pranonte realizueshmėrinė e deduksioneve metafizike. Ibėn Hazmi mohonte pėrdorimin e kijasit (analogjisė) dhe tefsirit (komentimit tė Kur’anit) nė disa situata. Ibėn Tejmije neveritej pėr shkak se neoplatonizmi e gnosticizmi patėn arritur pikėmbėshtetje nė Islam pėrmes qarqeve sufite. Sidoqoftė, qė tė gjithė ata pėrdorėn analiza intelektuale pėr tė arritur te konkludimet e mendimet e tyre, kėshtu duke pėrjetėsuar traditėn intelektuale tė Islamit.

Orientalistėt perėndimorė janė gabim kur hedhin fjalėn se Islami gjithnjė ishte monolitik. Nė fakt, ai ishte pluralistik nė praktikė dhe nė rrafshin e mendimit intelektual. Me pėrjashtim tė tevhidit (doktrinės sė njėshmėrisė sė Zotit) dhe pėrfundimit tė Shpalljes sė Zotit, pothuaj gjithēka, duke pėrfshirė kėtu edhe trajtat e zbatimit tė katėr shtyllave tė tjera tė Islamit, ishte e hapur pėr diskutim. Brenda jurisprudencės islame, jo vetėm qė u zhvilluan pothuajse dhjetėra medhhebe (shkolla juridike), por edhe mėsoheshin nė tė njėjtėn kohė, si, pėr shembull, nė Mekė – njė akt ky intelektual heroik i panjohur nė asnjė sistem tjetėr tė sė drejtės.

Nocioni i taklidit (pasimit tė verbėr) – nė vetvete joracional – shkaktoi dėm tė konsiderueshėm duke ndrydhur qitjen e risive madje edhe qė s’kishin tė bėjnė me akiden, ibadetet dhe muamelatet. Sidoqoftė, edhe pėrgjatė dominimit tė taklidit, bota muslimane nuk ndaloi sė zhvilluari intelektualisht, siē mund tė ilustrojmė me shembullin e Arabiut, shejh Velijullahut e Muhamed Abdulvehabit.

Nė filozofi, betejat intelektuale qenė tė forta, po ashtu. Kjo qartėsohet kur lexohet kritika themelrrėnuese tė Gazaliut mbi filozofinė (Et-Tahafut ’ul-felasife / Vetėshkatėrrimi i filozofėve) dhe me replikėn e njėjtėtrajtshme nė mendim nga Rushdi (Et-tahafut ’ut-tahafut / Vetėshkatėrrimi i vetėshkatėrrimit). Sa flladitės dhe qetėsues ėshtė diversiteti nė mendim, sikurqė Pejgamberi ynė e vlerėsoi, ėshtė bekim. Nuk ėshtė me aq rėndėsi pėr t’u thėnė, por, nėse Rushdi do tė kishte jetuar sot dhe tė kishte shkruar, me Emrin e Allahut, njė musliman fanatik bashkėkohor do t’ua merrte jetėn pikėpamjeve tė tij.

Teza e tretė:

Mungesa e pluralizmit do tė thotė dekadencė. Islami gjithmonė ka qenė pluralist. Konfliktet nė mes Aishes e Aliut, Muaviut e Aliut, dhe Aliut e harxhitėve qenė jo vetėm tė llahtarshme, po edhe tė pėrgjakshme. Tė kėtilla qenė edhe konfliktet nė mes emevitėve e abasitėve, mu’tezilitėve e esh’aritėve, sunitėve e shi’itėve etj., pėr tė mos e pėrmendur shtypjen e pėrgjakshme tė ekstremizmit sufit nė rastin e el-Hal-laxhit. Kėto pėrpjekje pėr ta bėrė Islamin monolitik rezultuan nė jo vetėm pothuaj pluralizmin intelektual, por edhe futėn nė njė fazė dekadence prej sė cilės ne vetėm se kohėve tė fundit kemi filluar tė zgjohemi.

Dekadenca muslimane rezultoi edhe nga shkaktarė tė tjerė, po ashtu, duke pėrfshirė edhe rrėnimet kulturore tė bėra nga sulmi mongol dhe rekonkusita katolike nė Spanjė. Pasiguria politike dhe ekonomike ēoi muslimanėt nėn dhe. Feja u privatizua, u vullgarizua dhe u kategorizua si e ashpėr nė detajet mė anėsore. Nė kėtė drejtim, Islami arriti tė mbijetojė nga kolonializimi perėndimor dhe ai sovjetik. Ky ėshtė lajmi i mirė. Megjithėkėtė, lajmi pėr tė tė ardhur keq ėshtė se nė kėtė mėnyrė si mbrojtės u bė politikisht jorelevant dhe pothuaj talmudik nė pėrtejligjėsimin e vet. Nė tėrė kėtė proces, edhe sufizmi u degjenerua nė kategori tė thjeshtė e Islamit, spiritualizmi origjinal i tė cilit u ritualizua.

Faktor tjetėr me rėndėsi ndaj dekadencės islame ishte tirania politike. Despotizmi dhe dhunimi i kritikės fetare u bė dhe mbeti rregull nė botėn islame. Duke zhvilluar tė drejtėn e tyre penale administrative (et-ta’zirin), sundimtarėt u vetemancipuan, jo vetėm nga ulematė e tyre, por edhe nga vetė Sheriati. Cenzura u shndėrrua nė varėsi deri nė maksimum; nė shekullin XX, ulematė qenė refuzuar nga lėvizjet rinore islame.

Duke qenė se kjo ėshtė e kaluara, si ėshtė e tashmja, pra?

Pėr tė parėn herė, bota bashkėkohore ėshtė kolonializuar nga njė civilizim i vetėm – Oksidenti. Ky proces, sipas rrugės sė Renesancės sė mėvonshme, gjeti lidhjet e veta me Ndriēimin evropian, qė njihet edhe si Projekti i Modernitetit. Duke pasur origjinėn nė Evropė, e pėrjetimin nė Amerikė, mendimi oksidental, teknologjia, produktet dhe shumė gjėra tė tjera dominojnė nė kėtė glob. Bota ėshtė duke pėrdorur njė gjuhė – anglishten. As greqishtja, as latinishtja e as arabishtja nuk mbėrritėn ndonjėherė deri nė kėtė shkallė.

Meqė civilizimet e mėdha gjithnjė shtrihen, ky nuk ėshtė aq i pazakontė, pėrveē se nė horizont, nė tė parė. Ajo qė ėshtė e pazakontė, gjė qė ėshtė shkatėrruese, ėshtė se ideologjia oksidentale, pėrndryshe ideologjia nė origjinė e bazuar nė supozime ateiste, ėshtė duke u bėrė globale. Kritika e Kantit mbi metafizikėn dhe ēmontimet e tij tė dėshmive tė Zotit, shpifjet e Marksit se feja ėshtė opium pėr njerėzit dhe social-darvinizmi i pėrhapur nga Niēe tanimė janė monedhė e zakonshme, siē ėshtė dėshmuar nga katastrofat e Luftės sė Parė Botėrore, stalinizmit, Holokaustit, Luftės sė Dytė Botėrore, maoizmit dhe spastrimit etnik.

Sidoqoftė, skena bashkėkohore karakterizohet edhe me fizikėn postnjutoniane tė futur nga Planku (Planck), Ajnshtajni, Hahni (Hahn) dhe Hajzenbergu (Heisenberg); matematika e re e futur nga Frege; medicina dhe mikrobiologjia e re; dhe teknologjia e re e komunikimit. E duke qenė se ėshtė e tashmja, cila ėshtė ardhmėria e Islamit nė shek. XX?

Supozimi i parė:

Me t’i dhėnė revolucionin e komunikimit, Islami, sikurqė gjithnjė ka pasur pėr qėllim tė jetė universal, do tė bėhet universal.

Supozimi i dytė:

Anglishtja do tė bėhet gjuha kryesore e Islamit pėr thirrje (davet).

Supozimi i tretė:

Dijetarėt muslimanė do tė shpėrngulen nė Perėndim. Shkencėtarėt gjithmonė kėrkojnė ambiente tė favorshėm pėr hulumtimet e tyre dhe kjo u jep pėrparėsi tė madhe vendeve ku liria akademike ėshtė e garantuar dhe aty ku nuk persekutohesh pėr botim pikėpamjesh jo tė mirėseardhura. Vetėm se ka ndodhur njė eksod i shkencėtarėve tė kualifikuar muslimanė nė Evropė, nė SHBA dhe nė Kanada. Nė vitin 1999, Ēmimi i parė Nobėl nė shkencat natyrore i qe dhėnė njė muslimani suni, njė egjiptiani qė punonte nė Gjermani dhe nė SHBA.

Supozimi i katėrt:

Intelektualėt laikė do tė bėhen gjithnjė e mė shumė mė tė rėndėsishėm. Nė tė kaluarėn, korruptueshmėria e ca dijetarėve dhe bashkimi i ngushtė i tyre me qeveri shpiu nė dominim tė reformatorėve laikė. El-Afganiu, Hasan el-Bena, Sejid Kutbi, Muhamed Asadi, Muhamed Ikballi, ebu A’la el-Mevdudi, Absa Madani dhe liderė tė tjerė tė lėvizjeve islame nuk ishin prodhim i ndonjė trajnimi tradicional prej dijetari. Ky trend ėshtė gati tė rritet, duke ia restauruar Islamit idealin e njė feje jashtė klerit tė shenjtė dhe “kishės” sė institucionalizuar.

Supozimi i pestė:

Muslimanėt do tė prodhojnė “oksidentalistė”. Nė kohėn e Pejgamberit Muhamed, alejhi selam, muslimanėt kishin qasje te ēifutėt dhe te tė krishterėt dhe njohuritė rreth feve tė tjera monoteiste ishin nė dispozicion nė plan lokal. Mė vonė kjo ndryshoi, dhe se Oksidenti dhe Orienti u zhvilluan ndaras. Orientalistėt e krishterė, duke filluar nga Xhoni nga Damasku, filluan tė diskretitojnė Islamin. Muslimanėve u mungonin specialistėt e krishterė deri nė shekullin XX, kur tė krishterėt nė masė tė madhe filluan tė konvertohen nė Islam.

Supozimi i gjashtė:

Muslimanėt do t’i rreken ēėshtjes sė Sunetit (traditės pejgamberike). Muslimanėt nuk kanė problem sa i pėrket Kur’anit, por pėr sa i pėrket Sunetit po. Goldziheri, Margoljuthi (Margoliuth) dhe Shahti (Schacht) nuk qenė justifikuar nė tė qenėt skeptikė nė mėnyrė tė vrullshme, por megjithatė kishin tė drejtė kur pohonin se disa pjesė tė trupit tė haditheve tė Pejgamberit Muhamed, alejhi selam, janė tė diskutueshme. Dr. Fazlur Rahman, nė librin e tij “Metodologjia islame nėpėr histori”, identifikoi njė faktor tė madh sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje kur nxirrte nė pah faktin se qė nga koha e imam Shafiut muslimanėt ndjenin obligim tė projektonin tėrė Sunetin ekzistues deri nė kohėn e Pejgamberit Muhamed, alejhi selam. Tanimė tė pajisur me metodologji tė reja pėr kritikė me bazė historike, duke pėrfshirė kėtu edhe analizat linguistike-gjuhėsore me kompjuter, intelektualėt muslimanė tė shek. XXI duhet tė jenė tė aftė tė rivendosin autenticitet nė maksimum pėr pjesėn mė tė madhe tė Sunetit.

Supozimi i shtatė:

Nėse haset nė sfidė rreth Sunetit, intelektualėt muslimanė do tė prodhojnė modele bindėse, tė tilla qė do tė ngėrthenin tė drejtat njerėzore dhe tė drejtat e grave, pėr njė ekonomi dhe shtet islam. Qėkur Pejgamberi Muhamed, alejhi selam, diktoi Kushtetutėn e Medines, muslimanėt jo aq shpesh duheshin tė bėjnė pėrpjekje intelektuale pėr t’iu dalė mbanė ēėshtjeve tė shtetit dhe qeverisjes. El-Mavardi dhe Nizam el-Mulku janė raste qė dėshmojnė. Intelektualėt e kohės sė sotme pėrballen me njė sfidė tjetėr. Ata duhet tė zhvillojnė, qė nga fillimi, baza teorike tė njė demokracie islame, qė do tė thotė qė nuk ėshtė teokraci si nė kuptimin shi’it, as monarki e as komunitet pa sheriat. Ata duhet ta ndalin sfidėn e integrimit tė nocioneve perėndimore tė tė drejtave tė njeriut nė kornizėn e jurisprudencės islame. Njė pjesė nga kjo sfidė ngėrthen restaurimin e tė drejtave tė grave nėpėr gjithė globin dhe riinterpretim tė Kur’anit, veēanėrisht tė pjesėve: 4:3, 4:34 dhe 2:228.

Supozimi i tetė:

Intelektualėt muslimanė do tė pėrpunojnė udhėzim pėr muslimanėt dhimij. Prezenca e miliona muslimanėve nė vende joislame ėshtė problem i ri nė historinė islame. Veēanėrisht India, nėn sundimin britanik, pėrjetoi problem me kėso pėrmasash. Muslimanėt e kėtillė, nėn kėto rrethana pra, kanė nevojė tė dinė si tė sillen kur janė nėn ligj joislam, posaēėrisht nė ēėshtjet e martesės, shkurorėzimit, trashėgimisė, varrosjes, therjes hallall dhe kamatės. Pra, na duhet tė paktėn njė medhheb pėr muslimanėt dhimij.

Supozimi i nėntė:

Intelektualėt muslimanė perėndimorė do tė prodhojnė mėnyra tė reja tė thirrjes nė fe. Pėr 200 vite, bota islame ka pėrjetuar pasojat ushtarake, industriale e komerciale tė Epokės sė Arsyes, porse pa e kuptuar racionalizmin, shkencėtarizmin e pėrparimin evropian. Sot, pėr shkak tė edukimit kolonial dhe imigrimit tė muslimanėve nė Perėndim, kemi numėr rritės tė intelektualėve muslimanė qė mund ta kuptojnė ideologjinė perėndimore nė sfondin e vet dhe me anė tė vetė normave tė saj. Kėta intelektualė janė tė pajisur t’i ēmontojnė mashtrimet fundamentale tė racionalizmit ndriēues tė mendjes dhe besimin e tyre tė pėrtejmė nė racionalizėm, pjekuri dhe pavarėsi tė njeriut. Me fjalė tė tjera, nėpėrmjet tė kuptuarit e ideologjisė perėndimore, ata mund ta heqin nga froni njeriun suprem dhe t’ia riinstalojnė besimin nė Zot nė pajtim tė plotė me supozimet themelore tė filozofisė dhe shkencės moderne. Intelektualėt muslimanė do tė duhet tė nisin nga Dekarti, Kanti, Hume e Komte, por t’i shmangen sė arrituri te Marksi, Darvini, Frojdi e Niēe. Detyra e tretė ėshtė t’ia rijapin bazat besimit duke e vėnė nė dukje iracionalizmin e ateizmit, ambivalencėn e agnosticizmit dhe konceptin e rastėsisė e gjasės sė ekzistencės sė Zotit, pra racionalizmin e besimit.

Supozimi i dhjetė:

Intelektualėt muslimanė do tė ndalen sė vepruari nė mėnyrė apologjetike. Domosdoshmėrisht kjo parasupozon ekzistencėn e, qė rrjedhimisht do tė prodhojė, intelektualėve muslimanė qė janė tė sigurt dhe proaktivė, nė vend se apologjetikė e reaktivė.

Supozimi i njėmbėdhjetė:

Intelektualėt muslimanė kanė nevojė tė jenė intelektualė. Ata duhet tė luajnė njė rol tė veēantė, por kjo nuk do tė thotė se tė gjithė do tė duhet tė bėhen aktivistė. Pėrkundrazi! Do tė paraqiste njė kontribut tė madh nė funksion tė pėrhapjes sė Islamit nėse njė intelektual musliman hiē mė shumė se nė mėnyrė tė qetė do tė dėshmonte se mund tė jetė njė akademik i suksesshėm dhe, nė tė njėjtėn kohė, musliman i bindur dhe praktikant. Rėndėsia e kėsaj dėshmohet nga reagimi i zakontė qė e pranoj unė dhe muslimanė tė tjerė: “Si mundet qė njėri prej nesh, siē duket qartė se ėshtė mirė i edukuar dhe jo i marrė, ta zgjedhė atė fe!?”

Supozimi i dymbėdhjetė:

Islami do tė bėhet feja dominante e shek. XXI. Nėse njėmbėdhjetė supozimet e mia tė para janė tė sakta, supozimi im i fundit ėshtė se, nė dashtė Allahu, falė tė ndikimit tė intelektualėve muslimanė, nė mėnyrė shumė tė sigurt Islami mund tė bėhet feja dominante e shek. XXI, pak sė paku nė Amerikėn Veriore dhe nė pjesė tė Evropės, me reperkusione (jehonė) tė mėdha pėr tėrė pjesėn tjetėr tė globit.




Pėrktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi

------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Administrator

Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi