Katolikėt e islamizuar nuk u shkombėtarizuan 5 5 2

Katolikėt e islamizuar nuk u shkombėtarizuan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Katolikėt e islamizuar nuk u shkombėtarizuan

Mesazh nga E Dashuruar prej Sat 13 Nov 2010, 5:02 pm

Katolikėt e islamizuar nuk u shkombėtarizuan

Skender Riza
Shqiptarėt katolikė, tė cilėt kalonin nė fenė islame, relatorėt katolikė shqiptarė i quanin turq me kombėsi shqiptare, do me thėnė, nuk i konsideronin tė islamizuarit si shqiptarė tė zhdukur, tė shkombėtarizuar. Shkaku i islamizimit qėndronte ne faktin se mot moti nuk kishte pasur prift thotė Kerubini. Prandaj, ky relator i propozon kongregacionit tė Propagandės nė Romė qė tė emėrohej misionar shqiptari Andrea Bogdani, i cili dinte shqipen, serbishten, italishten dhe turqishten.
“Nė qoftė se Shqipėrisė nuk i jep ndihmė Venediku, shqiptarėt (katolikė – S.R.) nėn presionin e “turqve” do tė pėrqafojnė fenė islame dhe kėshtu do tė bėhen armiqtė mė tė flaktė tė krishtėrimit”, thotė Kerubini
Nė vitin 1662 Pjetėr Bogdani thotė: ‘Pėr shkak tė presionit tė turqve (shqiptarėve tė besimit musliman S.R.), misionarėt kanė ikur nga Hąsi, kurse 20 shtėpi katolike, qė t’u shpėtonin detyrimeve tė rėnda, kanė kaluar nė fenė islame. Vetėm gratė dhe vajzat kanė mbetur nė fenė katolike, sepse nuk paguanin xhizjen dhe detyrimet e qera”.
… Mė 10 gusht 1670 i ankohet Kongregacionit arkipeshkvi i Shkupit, shqiptari Andrea Bogdani, se si shqiptarėt katolikė mė shumė vuajnė nga skizmatikėt (ortodoksė) sesa nga vetė turqit (muslimanė – ‘S.R.) (paganndo al patriarche di Pech una notabile pecunia all’anno). Kjo ėshtė gjė shumė e rrėzikshme, sepse, tek e fundit, tė gjithė katolikėt do tė kalojnė nė skizmė.
Kalimi nga feja e krishterė nė atė muslimane bėhej me njė ceremoni. Pėrqafohej feja islame nga kryefamiljari apo nga tė,gjithė anėtarėt pėrnjėherėsh, ose vetėm nga njė anėtar i familjes, qoftė mashkull apo femėr, varėsisht nga vullneti i njeriut. Personit tė cilit i mbushej mendja tė kalonte nė fenė islame duhej tė siguronte, nė radhė tė parė, disa dėshmitarė muslimanė nga radha e njerėzve tė ndershėm tė asaj ane, tė cilėt e njihnin mirė. Kandidati pėr fenė islame, sė bashku me dėshmitarėt, shkonin te kadiu i vendit. Para kadiut kandidati deklaronte se vullnetarisht dhe pa pasur kurrfarė presioni prej askujt dėshironte tė kalonte nė fenė e vėrtetė dhe tė hiqte dorė nga feja e tij e vjetėr.
Dėshmitarėt, po ashtu, duhet tė dėshmonin pėr sinqeritetin e kandidatit dhe pėr ndėrshmėrine e tij. Atėherė kadiu e shtinte kandidatin tė bėnte betimin (shahadet). Pas kėsaj, emri i ri i kandidatit regjistrohej nė protokollin (sixhil, turq.sicil) e kadiut; pėr shembull, Pjetri, i biri i Markut, bėhet Ali i biri i Abdullahut.


Pse shqiptarėt e pranuan islamizimin pas boshnjakėve?
Vallė pse shqiptarėt e pranuan islamizimin pas boshnjakėve dhe mė me shpejtėsi prej popujve tė Evropės? Arsyen duhet ta kėrkojmė nė rrethanat politike, kulturore, ekonomike dhe shpirtėrore qė mbretėronin nė atė kohė. Shqiptarėt i ishin nėnshtruar sundimit tė shtetit serb tė Nemanjiqve me dhunė. Ky shtet despotik shqiptarėve liridashės pėrherė u solli vetėm shfrytėzim, madje nė ēdo pikėpamje. Pra, nė kėtė shtet u krijua antagonizmi i madh politik, fetar, etnik dhe kulturor nė mes tė popujve tė nėnshtruar. E shqiptarėt nė mėnyrė tė veēantė, ishin tė shfrytėzuar. Pėr kėtė arsye ishin fare tė pakėnaqur me gjendjen e tyre. Ata prisnin vetėm ēastin pėr t’u ēliruar nga kjo e keqe e gjithanshme.
Madje shqiptarėt ishin tė detyruar ta pranonin ortodoksizmin me anė tė ‘inkuizicionit tė shtetit serb”. Ortodoksizmi, si ideologji e klasės sunduese serbe, u solli shqiptarėve fe tė re, e cila nuk punonte nė tė mirė tė tyre. Shqiptarėt u detyruan tė pagėzoheshin me emra serbė, tė flisnin serbishten, tė bėnin meshėn nė kishė nė serbishte dhe tė punonin vetėm nė punė tė rėnda fizike. Madje, shqiptarėt, para ligjeve tė shtetit serb konsideroheshin si kategori e fundit e asaj shoqėrie feudale.
Shqiptarėt, edhe gjatė sundimit serb, pakėnaqėsinė e tyre e kanė manifestuar nė forma tė ndryshme. Fenė ortodokse vėrtetė e kishin pranuar, por mė shumė sa pėr sy e faqe. Sė bashku me turmat popullore serbe, tė pakėnaqur me shfrytėzimin feudal laik dhe shpirtėror serb, shqiptarėt e pranuan edhe bogumilizmin si fe e si ideologji. Por si tė gjithė dėnoheshin me metodat mė tė vrazhda, karakteristike pėr mesjetėn, nga “inkuizicioni i shtetit serb’. Shqiptarėt u pagėzuan me emra ortodoksė (greko-serbė), por ata emra, nė tė shumtėn e rasteve i shqiptarizuan. Kėshtu, jovani – bėhej Gjon, Georgius bėhej Gjergj. Ose atyre emrave jo shqiptarė u jepnin sufiksin e shqipes. Forma mė karakteristike e rezistences sė “qetė” ishte mbajtja e mbiemrit ‘Arbanas”. Edhe pse “Arbanas” ishte formė sllave, e nė atė kohė ndryshe nuk ka mundur tė shprehet shqiptari, me tė shqiptari ėshtė distancuar etnikisht dhe kombėtarisht nga serbi, me tė cilin kishte fe dhe emėr tė pėrbashkėt.
Shqiptarėt (spahijtė, jeniēerėt apo raja) nė fazėn e parė tė sundimit osman, edhe pse kaluan nė fenė islame dhe u pagėzuan me emra arabė (Hasan, Muhammed, etj.), si mbiemėr tė tyre zakonisht mbanin emrin ‘Arnavut’. Kėshtu ata distancoheshin kombėtarisht nga turqit apo tė islamizuarit e qetė. Nga kjo hoqėn dorė kur feja islame e kaploi popullsinė shqiptare dhe ajo u bė fe e shumicės, do me thėnė, kur nėnkuptohej Hysein Hasani, apo Mustafa Muhammedi duhet tė ishin shqiptarė. Megjithatė, shpeshherė edhe emrat arabė (muslimanė) shqiptarizoheshin. Pėr shembull, Hysein bėhej Cen, jusuf – Cuf, Ramadan – Dan, Muhamet – Met, Ibrahim – Brahim ose Brah, Ibushi – Bushi, etj., etj..
Raja krishtere nuk kaloi nė fenė islame as pėr t’i shpėtuar taksės , siē pohonin disa nga relatorėt katolikė tė shekullit XVII, sepse taksa, nuk ishte e rėndė, e padurueshme, pėr tė krishterėt. Ajo u bė e rėndė kur filluan shpėrdorimet nga tagrambledhėsit. Atėherė u keqėsua jo vetėm pozita e rajasė sė krishterė, por edhe e asaj muslimane. Prandaj, si njėra, ashtu edhe tjetra kategori e rajėsė, i bėri rezistencė shfrytėzimit osmąn. Sė paku shpėtimi nga xhizja nuk ishte faktori i dorės sė parė i islamizimit tė shqiptarėve katolikė. Madje katolikėt kalonin nė fenė ortodokse dhe nuk shpėtonin nga xhizja.
Kisha dhe kleri ortodoks nė pėrgjithėsi luajti rol negativ kundrejt interesave tė popullit shqiptar. Kėshtu, shqiptarėt gegė ortodoksė, kuptohet, ata qė mbetėn pa u islamizuar, apo shqiptarėt katolikė tė ortodoksuar, u serbizuan dhe u malazezuan, ndėrsa shqiptarė toskė ortodoksė u greqizuan dhe u maqedonizuan nė njė masė tė konsiderueshme.
Hoxhallarėt, si misionarė tė fesė islame, nė viset shqiptare ishin krejtėsisht shqiptarė. Ata bėnin ēmos qė shqiptarėt ortodoksė t’i muslimanizonin. Po ashtu pėrpiqeshin t’i muslimanizonin edhe shqiptarėt katolikė, tė cilėt, nė rrethana tė kohės, nuk ishin nė pozita tė lakmueshme. lshin tė rrezikuar nga kisha ortodokse e nuk kishin kurrfarė ndihme nga bota katolike e Evropės.
Nga ana tjetėr, priftėrinjtė katolikė shqiptarė, duke i ngashnjyer shtetet katolike (Spanjėn, Venedikun, Austrinė, etj.) me pasuritė e madha natyrore tė Shqipėrisė, kėrkonin ndėrhyrjen e tyre dhe pushtimin e Shqipėrisė nga ata, me shpresė se nė atė mėnyrė do tė shpėtonin popullin shqiptar nga skizmatizmi dhe nga shfrytėzimi osman.
Kėshtu, nė fund tė shekullit XVII (1689/90), kur erdhi ushtria austriake nė Kosovė, pjesa mė e madhe e popullsisė shqiptare, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare (muslimanė, ortodoksė, katolikė), duke bashkėpunuar edhe me serbėt e vllehet, krijuan njė ushtri vullnetarėsh prej 20 000 burrash tė pushkės e udhėheqės zgjodhėn arqipeshkvin e Shkupit, shqiptarin Pjetėr Bogdanin, edhe pse, nė atė kohė, nė dioqezėn e Shkupit (nė Kosovė), nuk kishte mbi 2000-3000 katolikė, madje-madje, mė shumė gra e fėmijė se sa burra.

“Serbėt e shqiptarizuar” nuk ishin tjetėr veē shqiptarė tė fesė ortodokse
Nė fund duhet hedhur poshtė teoria cvijiējane apo haxhivasiljane mbi tė ashtuquajturit “serbėt e shqiptarizuar” (poarbanasani srbi) apo “arnautasani” nėpėrmjet islamizimit.Kjo ‘teori” sa ėshtė pa baza shkencore, aq ėshtė jo e logjikshme, sepse, si ėshtė e mundur qė serbėt “duke u islamizuar tė shqiptarizohen”, derisa dihet se shqiptarėt nuk erdhėn si pushtues nė kėto vise, e as qė feja islame ishte e tyre. Prandaj, deri sa dihej se pushteti osman dhe feja islame ishin tolerante ndaj kombeve dhe gjuhėve kombėtare, pse serbėt duke u “islamizuar” ta pranonin shqipen, e cila jo vetėm qė nuk ishte gjuhė e fesė islame, por as e administratės dhe e kulturės osmane-islame. Pėrkundrazi, administrata osmane u lejoi tė gjitha kombeve tė tjera (serbėve, grekėve, vllehėve, ebrenjve, eq.), veē shqiptarėve, ta pėrdorin gjuhėn e tyre nė shkolla, kisha dhe nė institucione tė tjera kulturorearsimore. Si qe e mundur qė ’serbėt e shqiptarizuar’ me tė pėrqafuarit e fesė islame t’i pranonin tė gjitha tiparet kombėtare shqiptare, – veshjen, doket zakonet – e mos tė turqizoheshin (kombėtarisht) apo tė arabizoheshin, sepse gjuha dhe kultura islame ishte gjuhė dhe kulturė arabe. Pėrkundrazi, gjatė tėrė sundimit osman, serbėt, grekėt, ebrenjtė, vllehėt, ishin kombe tė privilegjuara nė pikėpamje kombėtare. Ata gėzonin tė drejtėn e shkollimit nė gjuhėn e tyre kombėtare, gėzonin tė drejtėn ta kenė edhe kishėn e vet. Ndėrkaq shqiptarėt kėto tė drejta nuk i gėzonin fare. Librat shqipe, pas Skėnderbeut, u zhdukėn. Tė prirė nga Skėnderbeu, ata ishin tė vetmit nga popujt evropianė qė e kundėrshtuan me armė zgjerimin dhe fuqizimin e pushtuesit osman dhe pse sulltanėt duke i islamizuar shqiptarėt dhe duke u dhėnė pozita mė tė larta nė administratėn osmane, synonin ta shfrytėzonin vitalitetin e tyre nė zgjerimin dhe forcimin e pushtetit tė vet. Kėshtu, duke e shfrytėzuar fuqinė morale, fizike, intelektuale dhe psikike tė shqiptarėve, sulltani lehtėsisht i frenoi ata. Shqiptarėt, tė cilėt kishin shpirt revolucionari, duke mos pasur tė drejtė t’i kenė librat dhe shkollat kombėtare, bėheshin domosdo mė tė frenueshėm, mė tė kapshėm dhe mė tė pėrdorshėm.
Por e vėrteta ėshtė diku tjetėr. “Serbėt e shqiptarizuar” nuk ishin tjetėr veē shqiptarė tė fesė ortodokse, tė cilėt mbanin emra greko-serbė dhe i takonin kishės ortodokse serbe para se tė islamizoheshin. Ata, si imperativi i kohės, me tė pėrqafuar fenė islame, vetėm sa ndėrronin emrin, nė vend tė emrit greko-serb tė fesė ortodokse, pagėzoheshin me emra arabė tė fčsė islame. Mirėpo, nė atė rast, ruanin traditėn, gjuhėn, doket dhe zakonet kombėtare shqiptare. Vetėm femrat serbe, tė martuara me shqiptarė tė fesė islame, duke u ismamizuar edhe ato, janė shqiptarizuar. Ndoshta ka ekzistuar ndonjė rast qė mashkulli serb, duke u islamizuar, ėshtė shqiptarizuar. Por, raste tė tilla duhet tė mbesin vetėm si raste, e kurrsesi dukuri. Ato raste janė bėrė jo pėr shkak tė islamizimit por pėr shkak tė simbiozės, ose pėr arsye se rrethi i njerėzve ku kanė jetuar ka qėnė rreth i shqiptarėve tė islamizuar. Prandaj, serbėt, duke e Pėrqafuar fenė islame, nuk ka qėnė e mundur nė asnjė mėnyrė tė “shqiptarizohen’, nėse nuk ka pasur shqiptarė nė shumicėn absolute nė trevat nė tė cilat po fiasim.
Lidhur me islamizimin e shqiptarėve ortodoksė na flet edhe tradita popullore. Sipas traditės, kisha e Deēanit ėshtė mbrojtur nga vojvodėt. Demukaj e Deēanit, shqiptarė tė besimit musliman; kurse Patrikana e Pejės, nga familja Nikqi – Kėlmendi tė Rrugovės, shqiptarė tė islamizuar. Vallė, cilėt janė motivet e kėtyre shqiptarėve muslimanė qė t’i ruanin kishat “serbe?! Pėrgjigjen mund ta gjejmė nė faktin se kėto kisha nuk ishin vetėm tė serbėve, por, me shekuj, edhe tė shqiptarėve. Kėto institucione fetare u takonin tė parėve tė kėtyre familjeve shqiptare, nė njė tė kaluar jo fort tė largėt. Nė tė mirė tė kėtij fenomeni flasin edhe burimet e vendit. Mė 1962, nė shtėpinė e Muhamet Lanit – Demukaj, vojvod i kishės sė Deēanit gjeta shumė dokumente osmane tė cilat ia dorėzova Arkivit tė Kosovės dhe janė tė regjistruara nė fondin: Muhammed Lani – Dukaj. Nga njė dokument prej tyre, i datės 2.Vll.1716 (13 shaban 1128 H.) dedikuar kufizimit tė tokave, shihet qartė se shumė familje shqiptare tė Deēanit, Carabregut dhe Lloqanit pra dhe familja Demukaj, ishin islamizuar mu nė fillim tė shekullit XVIII, sepse, nė dokumentin e cekur pėrmenden edhe kėta kryefamiljarė: Ali Marku, Mehmet Prenēi, Ahmet Kola, Ali Mark Gjina, Mehmet Vata, Ali Vesku, etj./Fakti/

------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Administrator

Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi