Rreth fjaleve arabo-islame ose me prejardhje arabo-islame ne ligjerimin fetar islam

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rreth fjaleve arabo-islame ose me prejardhje arabo-islame ne ligjerimin fetar islam

Mesazh nga E Dashuruar prej Sat 20 Nov 2010, 4:06 pm

Prof. Dr. Hajri Shehu

“Ai (Musai) tha: (O Zot!) Ma zgjero gjoksin tim…/Ma zgjidh nyjėn e gjuhės sime,/Qė ta kuptojnė fjalėn time!/Mė cakto njė ndihmėtar nga familja ime,/ Harunin, tim vėlla,/ Qė tė ma forcosh fuqinė time,/Bėma atė shok nė punėn time!” (Kur’an, 20:25-32) (Nėnvizimet janė tonat – H.Sh.) Siē shihet, ajeti ka tė bėjė me ligjėrimin, me gjuhėn e gjallė kur e flasim a kur e shkruajmė, domethėnė, me gjuhėn e hytbeve e tė vazeve tona, tė pėrkthimeve e tė komentimeve tė Kur’anit, tė teksteve mėsimore islame, tė gazetave e tė revistave islame, tė librave islamė etj.



A ka vend pėr ta forcuar fuqinė tonė, pėr ta bėrė mė tė kuptueshme fjalėn tonė, siē thuhet nė Kur’an? Besojmė se ka. Pa mėtuar tė kemi bėrė vėzhgime pėr ligjėrimin fetar islam, kemi vėnė re qė hytbet e vazet, librat islamė e gazetat islame etj. po bėhen gjithnjė e mė tė mira edhe nė punė tė gjuhės. Por, nėse kemi parasysh qė shoqėria i ka vėnė vetes synimin ta pėrsosė gjuhėn deri nė nivelin e kohės sė vet, atėherė edhe ligjėrimi fetar islam, si pjesė e kulturės sė gjuhės duhet tė pėrsoset mė tej.

Nė kėtė kontekst, vėshtrimi mė i parė ka tė bėjė me zgjedhjen e fjalėve. Pėrse? Sepse Kur’ani ėshtė libri epokėbėrės. Ta pėrkthesh e ta komentosh Kur’anin, e nė pėrgjithėsi, tė mbash hytbe e vaze e tė shkruash pėr Islamin, duhen edhe pėrqasje e shpjegime filologjike, ndėr to, pėrqasje e shpjegime pėr kuptimin e fjalėve, pėr formimin e tyre etj., shkurt, duhet tė merresh shumė me fjalėt. Brenda kėsaj zgjedhjeje, kanė vendin e tyre edhe fjalėt arabo-islame ose me prejardhje arabo-islame.

Natyrisht, si ēdokush tjetėr, edhe ne jemi tė preokupuar pėr pastėrtinė e gjuhės sonė, ēka do tė thotė se jemi kundėr shpėrdorimit tė huazimeve arabo-islame. Por, nėse do ta shembullsonim mendimin tonė, ēėshtja do tė ishte kėshtu: Unė kam mollė nė kopshtin tim, por mollėt e fqinjit janė mė tė mira. E, nė qoftė se ai mė jep ndonjė kokėrr, a tė mos e marr? Ky ėshtė edhe thelbi i kėtij shkrimi. Ne nuk mėtojmė tė formulojmė ndonjė parim pėr huazimet arabo-islame, por vetėm tė paraqitim disa argumente pėr pėrdorimin ose pėr mospėrdorimin e tyre.

1.Nė rrafshin gjuhėsor-terminologjik: Islami e brenda tij, Kur’ani i pėrket njė fushe tė caktuar tė veprimtarisė shoqėrore. Ēdo fushė (le tė themi, matematika, biologjia, filozofia etj.) ka termat e vet, pa tė cilėt nuk mund tė shprehen konceptet e saj. Atėherė, pa termat sure, ajet, xhuz, hadith, Sheriat, Miraxh, Zekat, hytbe, kible, ezan etj. nuk mund tė flitet pėr Islamin e pėr Kur’anin, madje, as pėr jetėn e pėrditshme fetare islame. Ata janė huazime arabo-islame, por ne jemi tė detyruar t’i pranojmė. Nė njė kuptim mė tė gjerė: Islami ėshtė njė realitet i fuqishėm social-kulturor. Ky realitet social-kulturor ka institucionet e veta social-kulturore. Domosdo atėherė, ka edhe fjalė tė shtresės social-kulturore qė janė specifike pėr institucione tė tilla social-kulturore. Janė specifike pėr besimin islam, pėr kulturėn islame. Nėse do tė pėrshkruash Haxhin a rrugėn pėr nė Haxh, nuk mund tė mos pėrmendėsh haxh, ihram, tavaf etj. Potencialisht, nė komunikimin ndėrkulturor, kėto mund tė krijojnė probleme komunikative. Por, siē dihet, ka mėnyra e mjete pėr dekodimin e tyre.
2.Koncepti islam mund tė shprehet me fjalėn arabo-islame, edhe kur mund tė ketė nė gjuhė fjalė sinonime tė ligjėrimit fetar tė njė feje tjetėr. Krahaso Allah dhe perėndi, hyj, hyjnķ. Fjala Allah shėnon konceptin islam tė Zotit – ėshtė Njė dhe vetėm Njė e pėr kėtė arsye, gramatikisht nuk ka numėr shumės, siē kanė fjalėt perėndi, hyj, hyjni. Atėherė, logjikisht e gjuhėsisht, te fjalėt e radhės sė dytė marrėdhėnia term-koncept islam prishet. I njėjti dallim pėr term-koncept mund tė bėhet nė ēiftin Haxh dhe pelegrinazh, xhihad dhe luftė (pėrpjekje) etj. Haxhi nuk ėshtė ēdolloj pelegrinazhi, por “pelegrinazhi nė Mekė, me rregulla e me rite tė pėrcaktuara islame”. Xhihadi nuk ėshtė ēdolloj lufte, por luftė e pėrpjekje nė rrugėn e Zotit, madje edhe brenda vetes sonė, ėshtė luftė e pėrpjekje pėr t’u bėrė gjithnjė e mė i mirė e pėr t’u afruar gjithnjė e mė shumė te Krijuesi. Kjo do tė thotė atėherė, qė, le tė themi, vaizi nuk duhet t’i pėlqejė fjalėt perėndi, pelegrinazh, luftė; as fjalėn hyjnor “qė ka tė bėjė me hyjin a me hyjninė” (pėrveēse nė tekste e kontekste letrare), tė cilėn, pėr fat tė keq, e kemi hasur jo rrallė nė pėrkthime islame; ajo mund tė zėvendėsohet me gjinoren: i (e) Allahut.
3.Tė gjithė myslimanėt nė botė janė njė bashkėsi. Uniteti i kėsaj bashkėsie tipizohet nga Kibleja. Edhe nga gjuha e pėrbashkėt nė falje. Por, edhe nga terma tė pėrbashkėt arabo-islamė. Termat arabo-islamė janė pėr koncepte islame ndėrkombėtare. E, siē dihet, njė sistem terminologjik i pranuar ėshtė ai sistem termash qė pėrputhet me sistemin e vetėm, tė njėsuar ndėrkombėtar tė koncepteve nė njė fushė tė caktuar tė veprimtarisė njerėzore a tė dijes. Kjo ėshtė edhe njė ndėr arsyet qė terma arabo-islamė kanė zėnė a mund tė zėnė vend edhe nė gjuhėn shqipe.
4.Gjuhėsisht, huazimi (si proces) ēon nė lindjen e njė zinxhiri tė gjerė paralelesh. Kėto paralele krijojnė varėsi ndėrgjuhėsore dhe njė qėndrueshmėri relative, e cila bėn tė mundur qė ato tė ruajnė etimologjikisht origjinėn e tyre. Nė kėtė mėnyrė, tė tilla huazime fitojnė statusin e ndėrkombėtarizmave (fjalė ndėrkombėtare), tė cilat, mė sė shumti janė tė papėrkthyeshme. Ato janė njėsi kulturore (kible, hadith etj.), njėsi me lidhje historike (hixhri), njėsi tė pėrdorimit tė pėrditshėm (xhemat, misvak etj.). Siē dihet, njėsi tė tilla huazohen e asimilohen mė shpejt e mė shpesh[1].
5.Siē dihet, terminologjia ose fjalori terminologjik i njė fushe kėrkon fjalė e jo togfjalėsha, ndėr tė tjera, edhe pėr ekonomi tė gjuhės. Termat arabo-islamė e pėrmbushin zakonisht kėtė kėrkesė; krahaso, p.sh., ezan dhe parafrazimin e mundshėm thirrja e myezinit ose thirrja pėr falje, Mahsher dhe Tubimi i Madh, Miraxh dhe Ngritja (Ngjitja) nė qiell/Udhėtimi brenda natės nė qiej etj.
6.A ka kufi ndarės midis termave arabo-islamė dhe gjuhės sė zakonshme? Pėrgjithėsisht, nuk ka. Pėrse? Sepse ligjėrimi fetar islam i ēon fjalėt arabo-islame drejt ligjėrimit bisedor, tė pėrditshėm (edhe nėse ato janė librore ose speciale) pėr arsye tė pėrdorimit tė vijueshėm nė veprimtaritė ose nė ritualet e pėrditshme fetare. Ėshtė njė vijimėsi, njė kontinuum qė mbėshtetet nė realitetin jashtėgjuhėsor. Krahaso, p.sh., paguaj (jap) zekatin, kthehem nga kibleja/edhe nė kuptim tė figurshėm “bėhem njeri i mirė, bėhem fetar”, u thirr ezani, dėgjoj ezanin, bėj gusul, ishte mahsher “kishte kaq shumė njerėz”, s’ka iman dikush s’e ka frikė Zotin, s’ka fe e besė, ėshtė melek ai “ėshtė shumė i sjellshėm e i urtė” etj. Kjo do tė thotė qė huazimet arabo-islame i kanė tejkaluar ose mund t’i tejkalojnė kufijtė e ngushtė tė pėrdorimit[2] dhe kanė hyrė a mund tė hyjnė nė pėrdorim tė pėrgjithshėm, duke u bėrė kėshtu pjesė e shtresės sė pėrgjithshme tė gjuhės standarde (si, haxh, ezan, imam, myezin, zekat etj.) ose, sė paku, e gjuhės sė letėrsisė artistike (din, hallall, haram etj.)[3].
Ėshtė thėnė qė nė krye se bėhet fjalė pėr huazime e huazimet, sidoqoftė, nuk janė tė kėndshme. Atėherė, cili do tė ishte kriteri i pranueshmėrisė sė tyre? Huazimi lidhet zakonisht me domosdoshmėrinė pėr tė marrė njė nocion a koncept tė ri, dija e tė cilit na ka munguar. Pra, fjala hyn bashkė me sendin a me nocionin qė shėnon (kujtojmė pėrsėri ezan, kible, hytbe, xhind etj.). Parakusht pėr marrjen dhe rrėnjosjen e huazimit ėshtė popullarizimi i gjerė i objektit, i dukurisė, i nocionit etj. Kjo do tė thotė qė njė huazim gjuhėsor paraprihet nga huazimi jashtėgjuhėsor. Shembujt e mėsipėrm (ezan, kible) e huazime tė tjera arabo-islame nė gjuhėn shqipe edhe nė gjuhė tė tjera flasin pėr kėtė. Pra, e thėnė mė qartė, kriteri themelor i pranueshmėrisė sė fjalės sė huaj – nė rastin tonė, i fjalės arabo-islame – ėshtė vlera e saj nė sistemin e gjuhės marrėse. Nė qoftė se fjala e huaj shėnon nocion tė ri a dukuri tė re (domethėnė, gjuha marrėse nuk e ka fjalėn e saj), a saktėson njė nocion a dukuri, ajo mund tė zėrė vend nė kėtė a nė atė gjuhė. Njė shembull do tė mjaftonte: hadith. Hadith ėshtė fjalė arabe, me kuptimin “traditė”. Por ajo nuk ėshtė traditė nė kuptimin e pėrgjithshėm. Hadith ėshtė thėnie e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!). Pra, fjala traditė “zakon qė shkon nga brezi nė brez” nė shqipe (gjithashtu, e huazuar) nuk e jep nocionin e hadith-it. Le ta ēojmė mė tej – nė gjuhėn angleze. Nė gjuhėn angleze, tradition (= traditė) ka edhe kuptime tė tjera: a) mėsimi gojor i J. Krishtit dhe i apostujve; b) ligjet e farisenjve qė iu dhanė Moisiut (Musait) nga Zoti; etj. Kjo do tė thotė qė ne “jemi tė detyruar” (si ne, “janė tė detyruar” edhe anglezėt) tė pėrdorim hadith e jo traditė sa herė flasim pėr thėnie tė Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!).

Nė qoftė se fjala e huaj nuk shėnon nocion tė ri a dukuri tė re, a nuk e saktėson diēka, ajo zakonisht nuk hyn nė gjuhė. Edhe po tė depėrtojė, do tė jetė thjesht dysor (dublet), sinonim i fjalės shqipe pa asnjė dallim kuptimor. Dysorėt janė zakonisht tė pjesshėm, mė pak pėrndryshues (modifikues), mė pak shprehės, janė nė anėrrugė (periferi) tė gjuhės (ose si fjalė librore ose si terma shumė tė ngushtė, ose si pjesė tė shtresės pasive tė fjalorit (leksikut) tė gjuhės); krahaso falje ose edhe huazimin e mėhershėm e me traditė pėrdorimi – namaz dhe salat, foltore dhe minber). Rritja subjektive e numrit tė tyre (tipi salat, minber) do tė ishte thyerje e standardit. Kjo thyerje, natyrisht nuk ėshtė e kėndshme. Atėherė, huazimet arabo-islame duhet t’i pėrkasin, mė sė shumti llojit tė parė. E, kėtė dallim duhet ta bėjė imami, pėrkthyesi, redaktori etj., qė tė mos e rritim pa nevojė pėrdorimin e fjalėve tė huaja nė kumtimin tonė, nė hytbet tona, nė leksionet tona, nė pėrkthimet tona etj. Kujdesi pėr gjuhėn tonė na takon tė gjithėve.

Ėshtė e vėrtetė qė huazimet arabo-islame kanė tė bėjnė me tė ashtuquajturat orientalizma. Brenda pėrpjekjeve pėr ta pastruar gjuhėn letrare kombėtare shqipe nga fjalėt e huaja tė panevojshme, mjaft orientalizma kanė qenė konsideruar tė huaja. Por, tani qė feja dhe ushtrimi i fesė nuk ndalohen me ligj, orientalizma qė janė terma islamė, kanė tė drejtėn e rivlerėsimit pėr arsyet qė u dhanė mė lart. Ato nuk mund tė konsiderohen mė si ekzotizma, as si fjalė tė huaja tė panevojshme, por si pjesė integrale e fjalorit (leksikut) fetar tė shqipes. Bashkohemi me mendimin e prof. Xh. Lloshit se “pėr gjuhėn shqipe letrare nevojitet koncepti i gjuhės sė hapur dhe i dinamizmit” (nėnvizimi ynė – H.Sh.) (Xh. Lloshi, Gjuha shqipe letrare pėrmes kontestimit, “Studime”, 8-9, Prishtinė, 2001-2002, fq. 115).

Besojmė se nuk ka arsye tė kihet frikė se mos dėmtohet pastėrtia e shqipes. Sė pari: nuk bėhet fjalė pėr vėrshim arabizmash. Sė dyti, nga pikėpamja sinkronike, huazimi ėshtė i tillė (=ėshtė huazim) pėrderisa ai ruan karakteristikat si fjalė e huaj, mė sė pari, fonografinė (shqiptimin e shkrimin) e tij, sidomos shkrimin. Gjuha shqipe ka aftėsi t’i amtarizojė fjalėt arabe ose me prejardhje nga arabishtja edhe pėr nga shqiptimi, edhe pėr nga shkrimi, edhe pėr nga gramatika morfologjike, pra ato nuk ndihen si fjalė tė huaja (krahaso, p.sh., kible, jasin, hadith, imam etj.). Sė treti, huazimi ėshtė, siē dihet, tregues i ndikimit tė huaj. Por tregues i njė shkalle tė lartė tė ndikimit tė huaj nė gjuhė do tė ishte futja e karakteristikave strukturore, kuptimore dhe sintaksore tė gjuhės dhėnėse nė gjuhėn marrėse, me fjalė tė tjera, futja e mjeteve fjalėformuese, e gjedheve fjalėformuese, e strukturave kuptimore tė njė klase fjalėsh, e gjedheve strukturore sintaksore etj. Pa dyshim, pėr arsye gjuhėsore dhe jashtėgjuhėsore qė dihen, mund tė vėrtetėsohet se huazimet arabo-islame nuk kanė ndikuar e nuk mund tė ndikojnė nė kėtė shkallė nė gjuhėn tonė.


------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Administrator

Lokacioni: Tetove
Postime: 2247
Kyējet nė forum: 4974
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)
Vėrejtjet: Bukuria e njeriut eshte bukura e fjalve qe flet.!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi