Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:29 pm

Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Zgjedhim quhet teresia e formave te shtjelluara qe merr folja sipas vetes, numrit, menyres e kohes, si edhe e formave te pashtjelluara.

Zgjedhimi ne gjuhen shqipe eshte dy llojesh: vepror dhe jovepror. Format e ndryshme, qe merr folja gjate zgjedhimit te saj, jane sintetike dhe analitike.

Format sintetike te foljes ndertohen:

1. Me ane te mbaresave vetore, p.sh.: la-j, la-n, la-jme, la-ni...
2. Me ane te nderrimeve fonetike, qe peson tema e foljes, p.sh. njoh : njeh.
3. Njeherazi me ane mbaresash vetore dhe nderrimesh fonetike, p.sh.: dal - dol-a.
4. Me ane prapashtesash temeformuese te plotesuara ndonjehere edhe me mbaresa vetore, p.sh.: la-fsh-a.
5. Me ane te supletivizmit, te plotesuar edhe me mbaresa vetore ose me prapashtesa temeformuese, si p.sh.: jam - qe-she, qe-ne.
6. Me ane te perngjitjes, p.sh.: qen-kam, qen-kesha.


Format analitike te foljes ndertohen:

1. Me ane te foljeve ndihmese kam dhe jam, p.sh.: kam lare, kisha lare, pata lare, paskam lare, paskesha lare..
2. Me ane te pjesezave formante, p.sh.: te laj, te laja, duke lare, pa lare..


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:29 pm

Foljet e rregullta te se shqipes se sotme ndahen ne tri zgjedhime:

- Ne zgjedhimin e pare pėrfshihen foljet me teme ne zanore ose tog zanoresh, qe ne veten e pare njejes te kohės se tashmė narrin mbaresen -j, si: puno-j. Ky zgjedhim perfshin shumicen e foljeve.

- Ne zgjedhimin e dytė pėrfshihen foljet me teme ne bashketingellore, si: hap. Ky zgjedhim ka pushuar se qeni prodhimtar.

- Ne zgjedhimin e tretė pėrfshihen foljet me teme ne zanore, qe ne te tri vetat e njejesit te kohės se tashmė te mėnyrės deftore dalin me mbarese zero, si: ve, ze,di. Ky zgjedhim perfshin njė numer te vogėl foljesh dhe nuk ėshtė prodhimtar


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:30 pm

Zgjedhimi i parė

Ndahet ne dy grupe:

1. Foljet qe ne dy vetat e para njejes te se kryeres se thjeshtė marrin tingullin kundėr hiatit - v - midis temės dhe mbareses vetore.

Ky grup ndahet ne dy nengrupe:
Grupi 1:
a) Foljet me teme me zanore - o - ose -e -, qe ne shumesin e se kryeres se thjeshtė si edhe ne pjesore e zberthejne zanoren fundore te temės ne njė tog zanoresh: -ua, -ye, si:
puno-j puno-v-a / punua -m punua-r
rrefe-j rrefe-v-a / rrefye-m feefye-r

b) Foljet me teme me tog zanoresh -ua-, -ye-, qe ne njejesin e se kryeres se thjeshtė e mbledhin atė ne -o-, perkatesisht -e-, si:
shkrua-j shkro-v-a / shkrua-m shkrua-r
lye-j le-v-a / lye-m lye-r


Grupi 2: Foljet me teme me zanore, qe nuk e zberthejne kėtė ne tog zanoresh as ne te kryeren e thjeshtė e as ne pjesore, si:
la-j la-v-a / la-me la-re
fshi-j fshi-v-a/ fshi-me fshi-re


2. Ato folje qe e zgjerojne temėn ne te kryeren e thjeshtė dhe ne pjesore.

Ky grup ndahet ne dy nengrupe:
Grupi 1: Foljet, qe ne te kryeren e thjeshtė dhe ne pjesore e zgjerojne temėn me prapashtesen -t- : arri-j, gjė-j, mba-j. P.sh.:
arri-j arri-t-a arri-t-a
gjė-j gjet-a gjet-u-r
mbaj-j mbajt-a mbajt-ur

Grupi 2: Perfshin foljet bėj dhe hyj e ndonjė tjetėr, qe ne te kryeren e thjeshtė (vetėm ne njejes) dalin me teme te zgjeruar me - r - .
be-j ber-a ber-e
hy-j hyr-a hyr-e


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:30 pm

Zgjedhimi i dytė

Zgjedhimi i dytė ndahet ne dy grupe:

Grupi 1: Perfshihen ato folje, qe dalin me te njėjtėn teme ne tė ardhmėn, ne te kryeren e thjeshtė dhe ne pjesore, si: vendos vendos-a vendos-r

Grupi 2: Perfshihen ato folje, qe pesojne nderrim zanoresh ne te tashmen ose ne te kryeren e thjeshtė, ose ne te dyja kėto kohe.

Ky grup ndahet ne tri nengrupe:
1. Foljet qe ne te kryeren e thjeshtė pesojne ndėrrimin -e- : -o- ose -je-: -o-, perkatesisht -a-: -o-, si:
heq hoq-a heq-ur
dal dol-a dal-e

2. Foljet me teme te zgjeruar te tipit perkas, qe pesojne ndėrrimin zanor -a-: -e-, ne veten e dytė e te tretė njejes te kohės se tashmė te mėnyrės deftore dhe qe ne te kryeren e thjeshtė dalin ose me teme te pazgjeruar ose edhe me temėn e zgjeruar te se tashmes duke pėsuar ndėrrimin -e-: -i-. P.sh.:
flas/flet fol-a fol-ur
trokas/troket troki-t-a trokit-ur
therras/thėrret therr-a/therrit-a thirr-ur

3. Foljet shkas, ngas dhe gergas, te cilat pesojne ndėrrimin -a-: -e-, ne veten e dytė e te tretė njejes dhe ndėrrimin -e-: -i-, ne veten e dytė shumes te se tashmes, ndera ne te kryeren e thjeshtė dhe ne pjesore dalin me teme ne zanore, d.m.th. nuk e kanė tingullin fundor te temės se kohės se tashmė. Foljet e kėtij grupi marrin mbaresa vetore tė njėjta si ato te nengrupit 2 te grupit 1 te zgjedhimit tė parė. P.sh. ngas/nget, nga-va, nga-re.


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:31 pm

Zgjedhimi i tretė

Ky zgjedhim ndahet ne tri grupe:

Grupi i 1: Perfshihen ato folje, qe ne kohėn e tashmė dalin me teme ne zanore, kurse ne te kryeren e thjeshtė (vetėm ne njejes) dalin me teme te zgjeruar ne -r-. Kėtu hyjne foljet vė, zė, pėrzė dhe nxė, te cilat ne te kryeren e thjeshtė nderrojne edhe zanoren -ė- ne -u-, si:
vė vur-a ve-ne
zė zur-a ze-ne

Grupi i 2: Perfshihen ato folje, te cilat ne kohėn e tashmė dalin mė me teme ne zanore, kurse ne te kryeren e thjeshtė dalin me teme ne bashketingellore. Kėtu hyjne foljet di, fle dhe ngre, qe ne te kryeren e thjeshtė dhe ne pjesore e zgjerojne temėn me prapashtesen -e-, si:
di dit-a dit-ur
fle fjet-a fjet-ur
ngre ngrit-a ngrit-ur

Grupi i 3: Ne kėtė grup pėrfshihen foljet pi dhe shtie, te cilat ne dy vetat e para (njejes) te se kryeres se thjeshtė marrin tingullin -v- para mbareses vetore:
pi piva pi-rė
shtie shti-v-a shtė-nė


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:31 pm

Foljet e parregullta

Foljet e parregullta ndahen ne dy grupe kryesore: supletive dhe josupletive

1. Foljet e parregullta supletive:
ja-m qe-shė qe-nė
ka-m pat-a pas-ur
bie prur-a prur-e
bie ra-shė rė-nė
ha hėngr-a ngrė-nė
jap dha-she dhė-nė
rri ndenj-a ndenj-ur
shoh pa-shė pa-rė
vi-j erdh-a ardh-ur


2. Foljet e parregullta josupletive
the-m tha-shė thė-nė
dua desh-a dash-ur
lė la-shė lė-nė
vdes vdiq-a vdek-ur
vete vajt-a vajt-ur


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:32 pm

Kuptimet kryesore te formave gramatikore te foljes


Mėnyra deftore
Me anė te kėsaj mėnyrė, folesi e paraqit si te vėrtetė veprimin e emertuar nga folja. E, kur folesi deshiron ta mohoje ose te shprehe pasiguri pėr kėtė vertetesi, atėherė e shoqeron foljen e mėnyrės deftore me pjesezen e mohimit nuk a s', perkatesisht me pjesezen e dyshimit ndoshta, mbase, kushedi etj. Mėnyra deftore i ka te tri kohėt themelore: te tashmen, te shkuaren dhe tė ardhmėn.



Mėnyra habitore
Me anė te kėsaj mėnyrė, shprehet ne pėrgjithėsi modaliteti i vertetesise, i shoqėruar edhe me ndjenjen e habise se folesit pėr njė veprim te papritur, qe ėshtė kryer ne te shkuaren ose qe kryhet ne castin e ligjerimit. Anasjelltas, kur folesi shpreh habine pėr moskryerjen e njė veprimi ne te shkuaren ose ne castin e ligjerimit, atėherė i shoqeron format e mėnyrės habitore me pjesezen e mohimit nuk ose s': -- C'ju paska ngjare? Dhe unė s'paskam ditur gjė! Nepermjet mėnyrės habitore folesi mund te shprehe edhe dyshimin ose mospajtimin e tij ndonjėherė edhe ironi lidhur me njė thėnie a pohim te njė tjetri: -- Tė ju o folka shumė e s'u punueka gjė! Mėnyra habitore pra ka dy kohe kryesore: te tashmen dhe te shkuaren.



Mėnyra lidhore
Me anė te kėsaj mėnyrė, shprehet kryesisht modaliteti i mundesise. Ne disa perdorime ajo shpreh edhe modalitetin e deshires ose te detyrimit. Pra, me anė te mėnyrės lidhore folesi e paraqit si te mundshme, perkatesisht te deshirueshme ose te detyrueshme kryerjen e veprimit te emertuar nga folja: -- Duhet te pėrpiqemi gjithnjė pėr te miren e vendit tonė: ta ndertojme dhe ta rindertojme, ta zbukurojme atė. Mėnyra lidhore ka dy kohe: te tashmen dhe te shkuaren.



Mėnyra kushtore
Me anė te kėsaj mėnyrė shprehet modaliteti i mundesise. Folja e perdorur ne mėnyrėn kushtore tregon njė veprim qe mund te kryhej, po tė vertetohej njė kusht i caktuar. Kushti zakonisht shprehet me anė te njė fjalie te varur kushtore, kallezuesi i se cilės ėshtė njė folje ne te pakryeren e lidhores ose ne me se te kryeren e saj. Por, mund te shprehet edhe me anė te ndajfoljes ndryshe, ose me anė te njė togu te ndertuar nga parafjala me ose pa dhe njė emėr: -- Po pse cuditesh? Tė isha unė ne vendin tėnd, ē'do tė beje ti? Pa ndihmėn tėnde, s'do t'ia kisha dalė mbane kėsaj pune. Po te kisha ato para qe ke ti, do tė ndihmoja kombin tim. Ndryshe, s'po bėhet gjė. Mėnyra kushtore ka dy kohe: te tashmen dhe te kryeren.



Mėnyra deshirore
Me anė te kėsaj mėnyrė shprehet modaliteti i deshires ne formė urimi ose mallkimi: -- U befsh atdhedashes! Mėnyra deshirore ka dy kohe: te tashmen dhe te kryeren.



Mėnyra urdherore
Me anė te kėsaj mėnyrė shprehet modaliteti i deshires ne formė urdhėri, kėrkesė, kėshillė, porosie, lutjeje, grishjeje, lejimi etj. Ne fjalite me kuptim mohor para urdherores vendoset pjeseza e mohimit mos: -- Lini fjalėt, bėni pune! Mos u percan


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:32 pm

Formimi i foljeve
Foljet e gjuhės shqipe mund te jenė fjale te parme, te prejardhura, te perbera ( te perngjitura).


Folje te parme
Janė ato folje, qe nuk janė formuar nga ndonjė fjale tjetėr me anė ndajshtesash ose me anė konversioni. P.sh.: rrefej, mesoj, hap, mbyll, heq etj.

Nuk merren si folje te parme:
- foljet qe formojne cifte antonimike te tipit: ngarkoj:shkarkoj, ngul:shkul etj. Foljet e kėtij tipi, te tė cilat kuptimi antomik del nga kundervenia e parashtesave perkatese, merren si fjale te prejardhura.
- foljet e huazuara qe ne gjuhėn shqipe mund te analizohen, pasi krahas tyre pėrdoren edhe fjalėt e parme, prej te cilave ato janė formuar. Tė tilla janė foljet e tipit: autorizoj (autor), neutralizoj (neutral) etj..
- foljet e tipit gezoj, lemoj, levdoj etj., te tė cilat zanorja e temės fjaleformuese ėshtė reduktuar ne -ė- gaz, lime, lavd.


Foljet e prejardhura
Janė ato folje te formuara kryesisht nga emrat, nga vete foljet si edhe nga mbiemrat e ndajfoljet. P.sh.: pėr-dor, z-bukuroj, pėr-hap, pun-o-j etj..

Foljet e prejardhura formohen:
- me anė te prapashtesash: pun-o-j, uj-it
- me anė te parashtesash: pėr-hap, pėr-dor.
- me anė prapashtesash e parashtesash njekohesisht: pėr-gjithė-so-j, z-bukur-oj.


Foljet e perbera
Foljet si fjale te perbera ne gjuhėn shqipe janė te pakta. Midis tyre vendin kryesor e zėnė kompozitat percaktuese te tipit ndajfolje + folje. Por ka edhe ca folje te pervera nga njė emėr dhe njė folje. Me te shumta janė raste kur si gjymtyre e pare e foljes se perbere sherben ndajfolja bashke ose para, si: bashke-bisedoj, bashke-punoj, para-ndaloj, para-shtroj etj.

Ka edhe formime te tjera te kėtij tipi, ne te cilat gjymtyra e pare ėshtė njė ndajfolje tjetėr (mirė, keq, tej), e cila percakton mėnyrėn e kryerjes se veprimit te shprehur nga gjymtyra e dytė e fjalės se perbere. Tė tilla janė foljet: mirepres, mirembaj, keqkuptoj, keqperdorur, tejkaloj etj.

Ne foljet e perbera: buzeqesh, duartrokit etj., gjymtyra e pare sherben pėr te percaktuar veprimin e shprehur nga gjymtyra e dytė. Kėshtu, buzeqesh "qesh me buzė".


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:32 pm

Format e shtjelluara dhe te pashtjelluara te foljes

Ne baze te mundesise ose te pamundesise pėr te ndryshuar sipas vetes e numrit, format gramatikore te foljes ndahen ne dy grupe: te shtjelluara dhe te pashtjelluara.

Tė shtjelluara: hyjne format e ndryshme gramatikore te kohėve, te menyrave deftore, habitore, lidhore, kushtore, deshirore dhe urdherore.
Tė pashtjelluara: hyjne format e ngurosura te pjesores: lare, te percjellores: duke lare, te formes se pashtjelluar mohore: pa lare, si edhe format e pashtjelluara te tipit pėr te lare e me te lare.

Format e shtjelluara dhe te pashtjelluara te foljeve kalimtare kanė nga dy pale trajta: njė pale pėr zgjedhimin vepror dhe njė pale pėr zgjedhimin jovepror.


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:33 pm

Kategoria gramatikore te vetes tek folja

Shpreh lidhjen midis folesit dhe kryefjales te fjalise. Kategoria gramatikore e vetes shprehet me anė mbaresash te posacme.

Folja ka tri veta:
Veten e pare: kur kryefjala e fjalise pėrfaqėson vete folesin
Veten e dytė: kur kryefjala e fjalise pėrfaqėson bashkebiseduesin
Veten e tretė: kur kryefjala e fjalise pėrfaqėson njė a disa frymore a sende, qe s'marrin pjesė ne bashkebisedim.

Kemi edhe dy grupe tjera te kėsaj kategorie gramatikore:
a) Foljet njevetore
b) Foljet pavetore

Foljet njevetore: qe mund te kenė njė kryefjale te shprehur ose te nenkuptueshme.

Tė tilla janė:
- foljet qe emertojne veprime karakteristike pėr kafshet dhe qe, si rrjedhim pėrdoren vetėm ne veten e tretė: kukarit (pula)
- foljet qe tregojnė dukuri atmosferike ose natyrore: bleron (livadhi etj)
- foljet e tipit: (s'mė) besohet, (me) duket etj.
- disa folje kalimtare, si: di, lejoj, them etj.
- edhe foljet: jam, vij, shkoj, dal etj., ne shprehje te tilla: (s') ėshtė mirė - mė vjen mirė

Foljet pavetore: qe nuk kanė kryefjale te shprehur, as te nenkuptueshem.

Tė tilla janė:
- disa folje ose shprehje foljore qe emertojne dukuri atmosferike: vetetin, bubullin etj.
- foljet me vlerė module: duhet dhe do
- folja kam ne veten e tretė njejes, kur pėrdoret me kuptimin e foljeve: ndodhet, ekziston.
- disa folje jokalimtare ne formė joveprore te shoqeruara ose jo me njė pjesez mohimi. s'shkohet, s'rrihet etj.


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 19 Jan 2011, 11:33 pm

Folja

-Foljet janė fjalėt qė tregojnė njė veprim ose gjendje p.shpunoj,lexoj,vallėzoj etj.
-Foljet janė fjalė tė ndryshme dhe kanė trajta tė llojllojshme.
-Trajtat e tyre foljt i marrin sipas vetave,numrave,sipas diatezave,mėnyrave dhe siapas kohėve.
Foljet ndahen nė dy klasa tė mėdha:
1.Foljet kalimtare
2.Foljet jokalimtare
-1.Foljet kalimtare janė ato folje veprimi i tė cilave i kalon njė personi ose sendi tjetėr,d.m.th qė pranojnė njė kundrinor.
P.sh.Beni cdo ditė lexon gazetėn.
-Pra foljet ndahen nė folje me kuptim tė plotė p.sh(shkruaj,laj etj).
-Foljet ndihmėse p.sh.(kam,jam).
-Foljet janė gjysmėndihmėse(duhet,lypset etj).
Foljet ndihmėse janė ato qė shėrbejnė pėr tė formuar format e pėrbėra tė foljes.
Foljet gjysmėndihmėse janė:
1.Kėpujore
2.Modale
3.Aspektore
Foljet kėpujore-janė p.sh jam,emėroj,shpall,dukem etj. lidhim pjesėn emėrore tė kryefjalės me kallėzuesorin e kryefjalės.
Foljet modale-janė p.sh mund,duhet,lypset,do,kanė etj, shėrbejnė pėr ta paraqitur veprimin e shprehur nga folja qė e ndjek,si tė mundshėm,tė lejueshėm,tė detyrueshėm ose tė domosdoshėm.
Foljet aspektore-qė shėnojnė fillimin p.sh:filloj,nis,zė,bėj,marr dhe mbarimin e njė veprimi p.sh mbaroj,pushoj etj.


Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Shteti: Durres
Postime: 6659
Kyējet nė forum: 13551
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi