Vikena Kamenica: Udhėtim dimri, edhe pėr jetėn aktuale nė Shqipėri
Faqja 1 e 1 • Share •
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumiTema Fundit
Kush ėshtė nė linjė
77 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 77 vizitorė :: 2 BotsAsnjė
Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 275 mė Thu 08 Mar 2012, 3:48 pm
Statistikat
Forumi ka 2306 anėtarė tė regjistruarAnėtari mė i ri vilsoni
Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 146980 artikuj v 3495 temat
Kėrko

dhe tė kompozitorit Schubert (1797-1828), tė cilėt nuk u takuan asnjėherė, janė si gurėt e njė mozaiku qė pėrcjell shtegtimin e pafat tė njeriut nė njė botė tė ftohtė, shuarjen e ėndrrave plot ngjyra mes zhgėnjimeve tė miqėsive dhe dashurisė sė papėrmbushur. Kėnga e fundit ėshtė Lypėsi me organet, mbi njė personazh qė rrotullon krejt pa kuptim, ashtu siē ėshtė edhe jeta e poetit, dorezėn e instrumentit tė tij. Muller dhe Schubert, dy krijues tragjikė por edhe rebelė tė epokės sė romantizmit, me thellėsinė lirike dhe ėmbėlsinė e Kėngėve tė dimrit kanė mbėrritur tė freskėt deri mė sot. Liderėt e tyre janė tė pėrhershme jo vetėm nė skenat e vendeve tė gjuhės gjermane, por nė gjithė botėn. Ata vijnė pėr herė tė parė si tekste nė shqip dhe si krijime tė kompozitorit tė madh austriak, nė Teatrin e Operės dhe Baletit. Kėngėt do tė interpretohen nga sopranoja Vikena Kamenica, nė piano luan Merita Tėrshana-Rexha. Poezitė u shqipėruan nga Ardian Klosi dhe do tė paraqiten shqip-gjermanisht ditėn e shfaqjes, si botim mė vete. Aktorja Ema Ndoja, e cila jeton nė Berlin, pas njė mungese 20-vjeēare nga skenat e ekranet shqiptare, do tė interpretojė nė kėtė mbrėmje disa nga poezitė e ciklit Udhėtim dimri.

-Do tė ngjiteni nė skenėn e operės me shfaqjen Udhėtim dimri, e cila do tė jetė ndryshe nga ato qė jemi mėsuar tė shohim zakonisht nė TKOB, pasi ajo do tė vijė kėtė herė mes poezive. Ēfarė mund tė na thoni duke qenė se kjo ėshtė dhe shfaqja e parė pėr kėtė vit?
Pjesėmarrja ime ėshtė njė nga sfidat personale qė artisti kėrkon nga vetja e tij dhe pse jo njė cikėl i plotė kur je vetėm ti nė skenė. Ėshtė shumė e bukur dhe shumė e vėshtirė, sepse ėshtė njė orė e 10 minuta vetėm nota muzikore. Kjo e ka njė peshė tė vetėn, ka njė emocion goxha tė madh, por ishte dėshira shumė e mirė e bashkėpunimit me pianisten Merita Rexha. Ishte ajo qė ma sugjeroi kėtė rast, duke mė thėnė: Vikena nė kėtė ēast tė jetės tėnde do tė ishte shumė bukur njė cikėl i kėtij lloji. Normalisht artisti kur kėrkon sfidat ndaj vetes thotė po, ndėrkohė ishte dėshira pėr tė bėrė diēka dhe mė tepėr, pėr ti dhėnė dhe fjalėn shqip. Publiku ynė nuk ėshtė gjermanfolės dhe ne si artistė e bėjmė diferencėn e publikut qė kėrkon mė shumė vepra qė i kupton. Atėherė pėr tė sjellė kėtė vepėr mė mirė ishte i rėndėsishėm dhe bashkėpunimi me zotin Ardian Klosi, ku edhe ai nuk kurseu dėshirėn pėr tė qenė pjesė e kėtij projekti. Ai solli poezitė nė gjuhėn shqipe, madje vijoi dhe mė tej ambicia pėr ta sjellė kėtė nė njė libėr, i cili do tė ketė premierėn e tij ditėn e koncertit dhe mė pas sigurisht qė do tė jetė dhe nė treg. Udhėtim dimri ka njė peshė romantike tė bukur, qė ne na mungon herė pas here nė atė qė dėgjojmė.

-Si u krijua bashkėpunimi me aktoren Ema Ndoja?
Ėshtė njė bashkėpunim i veēantė me aktoren Ema Ndoja, dhe kjo ėshtė njė gjetje qė ne e kemi bėrė pėr tė sjellė sa mė afėr me publikun fjalėn shqip, emocionin direkt tė poezisė dhe ardhja e Ema Ndojės nuk ėshtė e rastėsishme, sepse ajo ėshtė larguar qė prej 20 vitesh nga Shqipėria dhe jeton nė Gjermani prej kaq vitesh. Gjithashtu dhe si njė njohėse e mirė e kulturės gjermane ajo do tė mundohet ti japi atė vlerė tė vėrtetė qė ka kjo vepėr, por dhe bashkėpunimi me zotin Klosi them se do tė jetė diēka e veēantė. Ėshtė menduar pėr njė gjetje goxha klasike dhe shumė intime. Nuk mund tė flasim pėr njė lojė tė madhe regjisoriale dhe aktoriale, sepse vepra nuk ta lejon. Kjo ėshtė njė vepėr e muzikės sė dhomės, por ama ne do tė sjellim Shubertin me ciklin mė tė bukur tė tij, ėshtė nga veprat e fundit qė ai ka shkruar, por kjo do tė vijė nė njė dimension tjetėr e ndėrthurur bukur.

-Me Udhėtim dimri ju vini nė njė interpretim tjetėr nga sa jemi mėsuar tju shohim nė opera, si do tė jetė ai?
Edhe kjo pėr mua qėndron si njė sfidė personale. Do mundohem ta menaxhoj mirė, gjithmonė duke pasur parasysh dhe mundėsitė. Para ēdo koncerti ose vepre unė them gjithmonė shpresoj, sepse unė shpresoj pėr mė tė mirėn. Artisti gjithmonė nuk ėshtė i kėnaqur, dhe kur del nga skena mendon se mund tė kishte bėrė dhe diēka tjetėr. Unė pas ēdo shfaqje kam pasur kėrkesa mė shumė nga sa unė kam dhėnė nė skenėn operistike, kėshtu qė unė uroj tė jap mė tė mirėn dhe tė jap maksimumin duke pasur parasysh edhe provat qė janė realizuar, pasi janė dhe kushtet atmosferike, ėshtė dimėr. Doja tė thosha qė nė kėtė datė qė do tė zhvillohet koncerti ynė ka nė vetvete njė trishtim, i cili ėshtė pėr publikun shqiptar, pėr vetė shqiptarėt me situatat qė ndodhėn dhe mbase ėshtė njė ndjesi e pėrgjithshme e asaj qė ne po jetojmė. Ėshtė njė Udhėtim dimri dhe tė mbetet njė udhėtim edhe pėr jetėn aktuale nė Shqipėri. Tė jetė njė udhėtim dhe tė mbyllet, pasi ne mezi presim pranverėn.Gjatė vitit qė ne lamė pas ju u vlerėsuat dhe nė shumė skena tė botės. Si ndiheni nga kjo, njė artiste shqiptare qė arrin suksese tė tilla?
Ndjehem mirė nga kjo. Unė jam rritur kėtu, jam pjesė e shkollės shqiptare, jam rritur nga publiku ynė artistikisht dhe vlerėsimet i kam marrė direkt nga publiku ynė. Pėr mua publiku shqiptar ėshtė shumė i shenjtė. Jeta ime ėshtė ndėrtuar kėtu dhe artisti gjithmonė kėrkon mė shumė nga vetja. Unė i kam kėrkuar kėtu dhe gjithmonė artisti kėrkon mė shumė gjėra nga vetja. Unė i kam kėrkuar dhe vazhdoj tė kėrkoj, por ardhja nė Shqipėri mbart njė vlerė tė vėrtetė emocionale.

-E ndėrkohė si ka qenė pėr ju viti qė lamė pas, sa ju ka lodhur pasi keni qenė aktive nė skenėn operistike?
Ka qenė njė vit qė mė ka shtuar vetėbesimin artistikisht dhe kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė. Unė kam realizuar vepra qė kanė qenė shumė tė forta pėr repertorin tim si mezosoprano dhe ndryshimet e karaktereve nė pak kohė pėr mua ka qenė njė grafik, i cili mė ka lėnė njė gjendje shumė tė mirė.

-E ndėrkohė, si do tė jetė pėr ju ky vit?
Ky vit ka peshėn e tij, janė gjėra tė reja qė mua mė emocionojnė shumė, por kėtė do tia lemė momenteve kur tė shpallen datat e veprave. Mund tė them se e kam profesionin shumė tė kėndshėm, pasi ėshtė njė zanat qė jep kėnaqėsi dhe e transmeton atė.

Intervistoi: Julia Vrapi

<div class=)

» Scripts: Zgjidhe sfondin sipas shijes !
» Html tutorial pėr vizitore - Mire se erdhet!
» Nderrimi i ngjyrave (sfondi) ne tabela on mouse over!
» Pershendetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
» A ka ndonjė mėnyrė pėr tė kontrolluar statusin 'appear offline' nė msn?
» Kenaqem kur...
» HTML Code pėr kalkulator
» Rregullimi i sfondit ne kutine e postimeve !
» Rregullimi i Widgets-ve
» Sfondi i fundit te faqes
» Rregulloje dukjen e Legjendes !
» Fshihe informacionin me poshte ...
» Rregulloni pamjen e mesazheve ne faqen kryesore te forumit !
» Fshihe kutin e kerkimeve (search box)
» Rregulloni kutin e Kėrkimeve ( Search box ) sipas shijes suaj !
» Sfonde per background te menus
» Rregulloje Sfondin e forumit tuaj !
» CSS to customize the header for phpbb3
» Gjithmonė