Gorreja, njė vendbanim i lashtė i Bregut tė Matit-Kurbinit
Faqja 1 e 1 • Share •
Gorreja, njė vendbanim i lashtė i Bregut tė Matit-Kurbinit
Kur dikush bėnte njė studim pėr Gorrenė e Lushnjes mė 1937, botuar ne H.D., shkruante se emėrvendi Gorre` kishte kuptimin e njė pylli. Nė frėngjisht afėrsisht mė ka rezultuar me prejardhje nga pyll me lepuj, rrugė karrosh apo vend ku ndertohen qerre, por nė Francė kishtė rreth nėntė Gorre`. Nė botė ka disa Gorre` ose me rrėnjė emrin Gorre`, p.sh. Gorre`, Comune di Rittana, Piemonte,Gorretto ( Itali ), etj. Duke u nisur nga emri i kishės, pjesė e famullisė sė cilės ishte Gorreja e pėrkthyer nė italisht Zoja e kėshillit tė Mirė, (Si)Njora.., kjo jashtėkllapave mund tė japė (si)Gjorra apo Gorre`, sepse malėsorėt e kanė mė lehtė tė pėrdorin nj se gj dhe ketė tė fundit e preferojnė g, psh, Shėn Gjon-in e thėrrasin Sh` Njoni , Shėn Gjergjin, Sh` Njergj dhe Shėn Gjinit(Lezhė) Sh` Njin, i gjelm, me shumė krypė, i njelm ( pėr ujin e detit),g`juha pėr gjuha, g`juni pėr gjuri, etj. Nė tė folmen e vendasve zgorrē ėshtė njė dru I zgavruar nga dekompozimi, i korroduar, zgavėra=z+gaura= z+garr, Gurė+z. Nė veri Gorre-ja kufizohet me lagjen Rroxga tė Gurėzit dhe ndoshta me njė metatezė tė gjatė mund tė ketė dhėnė Garro-s. Shpesh Gorreja pėrshkohej nga rruxhajt, shtretėr tė pėrkohshme gjatė pėrmbytjeve tė lumit tė Matit para vitit 1960 12-Th. Ippen pėrmend bjeshkėn e Kastratit nė Veleēik me emrin Goraj dhe kėshtu e shkruan edhe Gorrenė tonė (Nė vendin antik Apoloni, Fier, Agoraja ka kuptimin e portės). Nė njė gjuhė tė njė fqinji malėsorėt quhen gornjakė, ndėrsa banori quhet gorexhij, (si neglaxhij, fushkuqexhij, talexhij, vermoshaxhij, dukagjinj ), ku prapashtesa xhij,gjin, gjens= fis pėrshtatur nė rastin tonė nė banorė. Gorreja ndodhet nė zemėr tė fushės nėn Mat apo nė fushėn perėndimore, nė Mazhe`, fshati fushor, Garreja e Krygjes, vend i shenjtė, varrezė adhtu si nė Francė, Gorreja ndodhet (n) ga erre ( t ). Nė Shqipėri pėrdoret shumė si patronim, sidomos nga rrethi i Lushnjes, psh Arqile Gorreja. Njė dromonim besoj se vlen tė pėrmendet si Rruga e Shtrazes , dhe duke ju referuar termit kishtar, Engjėlli Shtrazėtar= Engjėlli i Rojes, ndoshta kemi mė saktė Rruga e Rojes bregdetare, pyllit etj. Toponime tė vogla janė Stomi i Gorresė, Kodra e Madhe, Bregu i Gorresė, Gjinazesi,Gjoli i Zi, Stanet e Kosovarėve, Tinat e Qymyrit, T`lamet e Kocae, Rrethet e Tom Nikae, Plepishta, pastaj simbas tokave tė fiseve. Hidronime si Trapakeqi, Gorga e Groshit, Gorga e Barbullushit, Vija e Palit, Lymi i Keq, Vija e Ferrave, etj.
Gjeveri, dasmoresha dhe kėnga majėkrahu
Dasmat karakterizohen pėrafėrsisht si nė tė gjitha pjesėt veriore tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė. Vajzės i ndahej rogu, leēitej nė kishė (shpallje para martesės),pėr arsye qė mos tė bėnte ndonjė vaki , nusja e dhėndėrri binin gjė njėri me tjetrin, pra mos kishin lidhje gjaku. Paja kryesore ishin 5-7 xhubleta, sixhade etj. Dasmorėt priteshin me respekt tė madh dhe kur zinin vend njė nga shtėpia ua fillonte kėngėn, si kangė majėkrahu, lahutė, por zakonisht e para. Nė menun kishte edhe petulla me mjaltė. Krushqit sillnin, dorėzonin rakinė dhe e shkėmbenin me familjen e nuses. Nė organikėn e dasmorėve bėnte pjesė edhe gjeveri dhe njė dasmoreshė. I pari ishte njė pėrfaqėsues I fisit tė dhėndrit, qė merrte nė dorėzim nusen. Ishte njė mashkull jo jetim, i suksesshėm, pra qė kishte fat dhe sillte mbarsi pėr ēiftin e ri. Njė pėrfaqėsues i shtėpisė sė nuses i thoshte kur kjo i kishte kaluar nė dorė gjeverit : udha e mbarė, dhe kthe nė krah tė djathtė !. Kjo ishte njė provė qė konsiderohej e vėshtirė pasi vinte nė provė inteligjencėn dhe emocionet e nuses. Nusja rrotullohej djathtas, ngrinte duvakun e kuq 3 herė dhe kėtė ushtrim e pėrsėriste edhe dy herė tė tjera pasi pėrparonte 3 gjurmė. E dyta , dasmoresha ishte shoqėruesja mė e afėrt e nuses. Dasmorėt ishin me pushkė dhe pa pushkė si tė ndodhnin. Rrugės me kuaj, nėse ndodhte edhe njė karvan dasmorėsh ( pėrvoja kishte treguar edhe ndeshje nė radhėn e kalimit, qė ishte kthyer nė tragjedi), ndėrrohej itinerari I udhėtimit dhe ishte rregull qė rruga tė ndryshohej nė kthim. Te shtėpia e dhėndrit pritej me kėngė pritėse tė nuses, shtinin me armė dhe hidhej molla e nuses nga mbrapa shtėpisė , mbi kulmin e saj nė drejtim tė oborrit ku ndodhej turma e tė pranishmėve, qė priste hedhjen e mollės. Rrėmbyesi I mollės, fituesi shpėrblehej prej nuses me njė palė ēorape. Nusja drejtohej pėr nė dhomėn e saj nė tė cilėn nuk ishte i pranishėm dhėndri, ndėrsa dasmorėt uleshin me tė ftuarit e tjerė nė sofra tė rrumbullakėta e t`paēa e t`daēa, Tungjatjeta, t`baftė mirė ajo e tjetra!, ku m`pe t`paftė e mira pa mbarim. Pėr fėmijėt caktohej njė sofėr e veēantė dhe njė kujdestar.

Veshje karakteristike e nuseve tė Bregut tė Matit
Rezervat i gjallė etnologjik, arkeologjik...
Pėr kėtė rast shėrbente thirrėsi. Trupi I tė ndjerit ruhej ( i bėhej roje, hatėrimi). Pėr kėtė rast tė afėrmit shtrojnė njė darkė pėr shpirtin e tė ndjerit pas mesnate. Nė ceremoninė mortore pėrfshihej britja ( vajtimi burrnor) nė rastin e burrit dhe vajtimi, ndėrsa pėr gratė vetėm vajtimi. Nisjen nga shtėpia , gorrexhinjtė e bėjnė nga ora 11-12:00. Herėt i dėrgonin nė sup deri nė varrezė, mė vonė me qerre me qe`, tani si gjithė bota e qytetėruar me makinėn e shėrbimit funeral. Fjala e rastit pėr ngushėlluesin drejtuar tė afėrmeve tė tė ndjerit ėshtė : Zoti ju ,tė dhashtė kivet !, Zoti tė forcoftė!. Pranuesi I ngushėllimit ia kthen : paē kivet !, Zoti tė ndihmoftė ! Mbas tri ditėsh ndodh momenti i tė parit, tė pamėt, pėr kryeshnosh ! ose si njė ngushėllim pėrforcues. Tė afėrm shkojnė pėr vizitė te varri. Nė fund thuhet dhe : pėr tė mirė mbas sotit !
Pėr tė vėrtetuar vazhdimėsinė e njė vendi dhe njė popullsie veē dokumenteve historike, etimologjisė, ėshtė i nevojshėm edhe kėrkimi arkeologjik. Nė jug tė Gorresė, nė kufi me pyjet e Bushneshit, mes livadheve tė Kol Gjonit dhe Dod Mashit ishin vėrejtur mure tė vjetra tė mbuluara me ferrė, me volum tė korridorit 4m x 2m x 2m. Edhe unė i kam parė kėto mbetje, kam gjetur qeramika, tjegulla, orendi prej dheu dhe ua kam dėrguar veē e veē arkeologėve tė institutit tė Tiranės, gjatė gėrmimeve nė Lezhė, tė gjithė mė kanė thėnė se kėto i pėrkasin periudhės 100 vjet para Krishtit deri 100 vjet pas Krishtit. Nuk janė tė vendit, por janė tė sjella. Dom Nikoll Gazulli ( 1894 -1946 ), famullitar i Shkrelit, ne fjalorin e tij toponomastik kur pėrmend Gorrenė shkruan pėr njė lagje tė saj: Gjinazesi me trojet e kishės sė Shėn Mėrisė.
Gorreja kufizohet nga veriu nga Trojet e kishės sė Shėn Gjergjit , qė pėrfaqėsoheshin deri pas erozionit tė Matit me disa varreza shumė tė vjetra, ēka tregon se popullsia kėtu vazhdonte tė jetonte edhe pėrpara pushtimit osman. Nė perėndim pėrmendet porti i Shufadasė, viti 1393. Ndėrsa fusha pėrmendej qė nė shekullin XII XIII ku shquhet edhe njė emblemė e vitit 1355 e njėsisė nėn lumin Mat. Nga lindja shtrihej Rruga e Telit, qė ishte ndėrtuar rreth Luftės sė Parė Botėrore, 1916-17 nga Austro-Hungaria sipas vijės Bregu I Gorresė, simbas bregut perėndimor tė kėnetės sė Laēit. Nė jug kufizohej nga ferrovia Mamurras -Fushkuqe 1929-1942.
Autor Ndue Hoti
Burimi Bota Sot
------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi






» Scripts: Zgjidhe sfondin sipas shijes !
» Html tutorial pėr vizitore - Mire se erdhet!
» Nderrimi i ngjyrave (sfondi) ne tabela on mouse over!
» Pershendetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
» A ka ndonjė mėnyrė pėr tė kontrolluar statusin 'appear offline' nė msn?
» Kenaqem kur...
» HTML Code pėr kalkulator
» Rregullimi i sfondit ne kutine e postimeve !
» Rregullimi i Widgets-ve
» Sfondi i fundit te faqes
» Rregulloje dukjen e Legjendes !
» Fshihe informacionin me poshte ...
» Rregulloni pamjen e mesazheve ne faqen kryesore te forumit !
» Fshihe kutin e kerkimeve (search box)
» Rregulloni kutin e Kėrkimeve ( Search box ) sipas shijes suaj !
» Sfonde per background te menus
» Rregulloje Sfondin e forumit tuaj !
» CSS to customize the header for phpbb3
» Gjithmonė