Si te sillemi me femijet pas nje divorci
Faqja 1 e 1 • Share •
Si te sillemi me femijet pas nje divorci
Tė rrisėsh fėmijė tė lumtur pas njė divorci nuk ėshtė aspak e lehtė, por nuk ėshtė edhe e pamundur. Ja disa kėshilla qė mund tua lehtėsojnė punėn ish-bashkėshortėve nė misionin e pėrbashkėt tė lumturisė sė fėmijėve tė tyre edhe nė kushte tė ndryshme nga ato tė mėparshmet. Fillimisht dhe mbi tė gjitha duhet shumė ndershmėri dhe konsiderata pozitive pėr prindin tjetėr...
Tė rrisėsh fėmijė tė lumtur nė pėrgjithėsi ėshtė e vėshtirė pėr ēdo familje dhe kjo detyrė vėshtirėsohet edhe mė nė rastin kur prindėrit janė tė divorcuar. Kur kėta prindėr pėrballen me vėshtirėsitė e komunikimit pas njė drame personale, apo familjare duhet ta dinė se fatura e njė marrėdhėnieje qė nuk funksionoi u shkon fėmijėve. Nė momente tė tilla ata duhet vetėm qė tė pėrqendrohen tek ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme: shėndeti dhe lumturia e fėmijėve dhe tė lėnė pas tė gjitha shkaqet dhe sherret e sė shkuarės. Dhe tu japėsh fėmijėve prioritet ėshtė shumė e vėshtirė nė kushtet e njė divorci. Por gjithsesi, nuk ėshtė njė betejė e pamundur dhe e dėshtuar qė nė fillim. Me kėshillat dhe drejtimin e duhur edhe prindėrit e divorcuar do tė dinė se do tė sillen nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme me fėmijėt e tyre duke e normalizuar sa mė shumė situatėn. Ka raste kur divorci ėshtė shkatėrrimtar pėr njė familje, por ka edhe raste tė tjera kur ėshtė zgjidhja e mirė e mundshme pėr njė situatė konfliktuale dhe tė trazuar. Ja disa nga kėshillat qė mund tė ndjekin prindėrit e divorcuar pėr tė rritur fėmijė tė qetė dhe tė lumtur.
1. Qėndro larg gjykatės
Tė ripėrcaktosh marrėdhėnien nė njė familje pas njė tėrmeti nuk ėshtė ēėshtje qė i takon gjykatės. Gjykata jep njė zgjidhje mbi ēėshtjet ligjore, mbi pasuritė dhe mbi personin qė do tė kujdeset pėr fėmijėt, por nuk mund tė merret kurrsesi me zgjidhjen e problemeve intime mes pjesėtarėve tė njė familjeje, apo tė problemeve personale. Prindėrit e sapodivorcuar duhet qė nė radhė tė parė dhe mbi tė gjitha tė bėjnė njė plan pėr funksionimin e lidhjes me fėmijėt dhe marrėdhėnies me ta. Kurrsesi nuk duhet qė nė mosmarrėveshjet e pronėsisė nė gjykatė tė pėrfshijnė fizikisht fėmijėt e tyre qoftė edhe nė ndonjė seancė tė vetme. Gjykata ėshtė shumė e rėndė pėr njė fėmijė dhe ka njė ndikim mė negativ nga sa mund ta mendojmė. Nė vend qė tė shpenzojmė kohėn nė gjykatė duhet qė tė gjejnė mėnyrėn qė tė rrinė sa mė shumė me fėmijėn qė nė kėtė moment tė vėshtirė ka nevojė tė jashtėzakonshme pėr praninė e prindėrit.
2. Informojini fėmijėt
Ai qė pėr dy tė rritur, nė kėtė rast pėr dy prindėr mund tė jetė njė ndryshim i vogėl, pėr njė fėmijė mund tė jetė ndryshimi i jetės sė tyre. Zakonisht fėmijėve u jepet shumė pak informacion nė lidhje me situatėn e vėrtetė tė marrėdhėnieve familjare veēanėrisht kur ėshtė fjala pėr divorcin. Fėmijėt janė shumė tė aftė qė tė perceptojnė tė gjitha llojet e tensioneve mes prindėrve dhe nėse ata nuk do tė dinė qė ti shpjegojnė kėto tensione do tė krijojnė probleme me veten dhe mbi tė gjitha do tė krijojnė ide tė gabuara pėr prindėrit qė mund tė jenė larg tė vėrtetės. Mbi tė gjitha mund tė arrijnė qė tė gjykojnė veten, pra ta quajnė veten shkaktarė tė situatave tė rėnda.
Fėmijėt nė radhė tė parė kanė tė drejtė qė tė dinė se nė ēfarė mėnyre situata e re e ndarjes, apo divorcit do tė ndikojė nė jetėn e tyre se si do tė jenė marrėdhėniet e prindėrve me ta dhe kjo ėshtė e domosdoshme pėr tė shmangur zhgėnjime tė panevojshme. Tė marrim pėr shembull rastin e njė ēifti qė ishte i divorcuar qė prej njė viti, por qė nuk u tha gjė nė lidhje me kėtė fėmijėve. Fėmijėt nuk e dinin se prindėrit ishin ndarė edhe pse jetonin veē nga babai dhe njė ditė kur e panė mamanė e tyre nė shoqėrinė e njė mashkulli tjetėr e gjykuan keq, sepse kujtuan se ishte duke tradhtuar babanė. Mbi tė gjitha, fėmijėt kanė gjithmonė shpresėn se prindėrit e tyre mund tė kthehen sėrish bashkė.
3. Krijoni njė jetė tė parashikueshme
Divorci pėr nga vetė ndryshimet qė mbart sjell njė pėshtjellim tė rutinės me tė cilėn fėmijėt kanė qenė mėsuar deri nė atė moment. Pėr ta do tė ishte shumė mė mirė nėse do ta dinin paraprakisht se cili do tė jetė ndryshimi i radhės dhe ēfarė do tė ndodhė. Kėshtu pėr shembull nėse pėr shkak tė divorcit fėmija juaj do tė ndjekė njė shkollė tė re nė njė vend tjetėr nuk i duhet thėnė ditėn e fundit, por nė momentin qė merret vendimi i ndryshimit, sepse vėnia pėrballė tė papriturės do ta shokonte dhe trazonte. Nėse do ti thuhet fėmijės paraprakisht atėherė gjithēka do tė kalojė pa shumė trauma. Nė njė mėnyrė mė tė thjeshtė mund ti bėhet njė kalendar me shumė ngjyra nė tė cilin do tė shėnohen ditėt qė ai do tė kalojė me mamin dhe ditėt qė do tė kalojė me babin. Prindėrit qė i parapėrgatitin fėmijėt e tyre pėr ndryshimet me tė cilat do tė pėrballen i pėrgatisin mbi tė gjitha psikologjikisht pėr tu pėrballur me situata tė reja qė nėse do tė vinin pa pritur do tė ishin tė rėnda dhe jo gjithmonė lehtėsisht tė pėrballueshme nga fėmijėt.
4. Ndihmojini fėmijėt qė tė ndihen nė shtėpi
Gjuha ligjore qė ka tė bėjė me divorcin mund tu krijojė probleme fėmijėve nė jetėn e pėrditshme. Pėr shembull, asnjė fėmijė nuk dėshiron qė tė ndihet si njė vizitor nė shtėpinė e babait, apo nėnės. Fėmijėt pėrfitojnė mė shumė kur ndihen tė lidhur me tė dy vendbanimet. Pra, nė njėfarė mėnyre, nė secilėn prej shtėpive tė prindėrve tė divorcuar fėmija duhet qė tė ketė tė paktėn kėndin e tij nė mos dhomėn ku tė vendosė sendet personale dhe ta dijė qė ato nuk preken nga askush dhe janė tėrėsisht tė tijat.
5. Rikrijim i ndjesisė familjare
Ndėrsa prindėrit ndahen ose divorcohen fėmijėt mbi tė gjitha frikėsohen dhe shqetėsohen nė lidhje me faktin se nuk do tė kenė mė njė familje. Ndaj shumė e rėndėsishme nė rrethanat e menjėhershme pas njė situate tė tillė ėshtė qė tu krijosh fėmijėve idenė e vazhdimėsisė sė jetės familjare, sepse kjo i bėn qė tė pėrjetojnė njė sens stabiliteti. Por kjo nuk ka tė bėjė vetėm me situatėn menjėherė pas divorcit mes dy prindėrve tė divorcuar, por edhe me tė gjitha situatat e tjera qė do tė vijnė nė tė ardhmen, pra me lidhjet e reja qė do tė kenė prindėrit me tė tjerė partnerė. Kur nga lidhjet ka shumė fėmijė ėshtė edhe mė mirė, sepse fėmijėt gjejnė dhe plotėsojnė njėri-tjetrin dhe kjo i bėn qė tė ndihen mė mirė.
6. Shihi ndryshimet nga kėndvėshtrimi i fėmijės
Njė nga pikat mė tė forta tė lidhjes mes prindėrve tė ndarė ėshtė paraja, pra dhėnia dhe marrja e saj dhe mbajtja e fėmijėve. Zakonisht ata qė janė detyruar qė tė paguajnė mendojnė gjithmonė se janė duke paguar mė tepėr nga sa ėshtė e nevojshme dhe nė tė kundėrt ata qė marrin para mendojnė se po marrin mė pak nga sa ėshtė e nevojshme. Prindėrit nė kėto raste kėshillohen qė tė gjitha sfidat ti shohin me sytė e fėmijėve tė tyre dhe kjo aplikohet veēanėrisht edhe nė ēėshtjet financiare. Kėshtu pėr shembull, fėmijėt ēmojnė mė shumė kohėn qė u kushtojnė prindėrit sesa paratė qė shpenzojnė pėr ta.
7. Komunikoni me ish-in tuaj
Shkėmbimi i informacionit mund tė jetė i vėshtirė pėr dy njerėz pas divorcit, por imagjinoni se ēfarė situate tė rėndė mund tė pėrjetojė njė adoleshent nėse ka prindėr tė cilėt nuk i drejtojnė asnjė fjalė njėri-tjetrit dhe i kanė prerė mes tyre urat e komunikimit. Pėr fėmijėt kėto janė kohė shumė tė vėshtira. Nė kėto raste kėshillohet qė prindėrit tė pėrpiqen nė tė gjitha mėnyrat qė tė gjejnė mėnyra komunikimi qofshin kėto tė vogla fare pėr hir tė shėndetit shpirtėror tė fėmijėve dhe pėr hir tė komunikimit.
8. Flisni pozitivisht pėr ish-in tuaj
Fėmijėt natyrshėm qė e ndiejnė veten gjysmė tė mamasė dhe gjysmė tė babait. Njė pjesė e madhe dhe e rėndėsishme e vetėvlerėsimit tė fėmijėve vjen pikėrisht pėr shkak tė prindėrve dhe sjelljes qė kanė ata me fėmijėt e tyre. Ndaj kur prindėrit kritikojnė njėri-tjetrin nė thelb janė duke kritikuar fėmijėt e tyre. Ndaj ėshtė e kėshillueshme qė prindėrit e divorcuar tė mos shajnė apo kritikojnė njėri-tjetrin nė sy tė fėmijėve tė tyre dhe nė rastin mė minimal tė paktėn tė mos flasin fare.
9. Fli mirė, ha mirė do tė jesh prind mė i mirė
Nuk mund tė jesh prind i mirė nėse nuk ke kujdes pėr veten tėnde. Mirėqenia e prindėrve ėshtė shumė e rėndėsishme nė vetė mirėqenien e fėmijėve. Fėmijėt marrin shumė energji dhe shembuj nga prindėrit e tyre. Nėse mami dhe babi janė tė stresuar edhe fėmijėt do tė jenė tė tillė dhe do tė ndihen tė ēorientuar. Ėshtė e vėshtirė qė kur divorcohesh je i ezauruar nga nervat dhe mbi tė gjitha je shumė i zėnė me punė, por edhe tė rėndėsishme qė tė kujdesemi pėr veten duke e filluar nga gjėrat e vogla e nga njė kohė e shkurtėr. Ndryshe do tė ndihemi gjithmonė se shkojmė nga njė krizė nė tjetrėn.
Burimi i keti shkrimi ..Shqiperia .Com
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi




» Ēfarė ėshtė Dashuria ?
» Miq vetem ne shtrat
» Seksi me partnerin e dashur ndryshon trurin
» Scripts: Zgjidhe sfondin sipas shijes !
» Html tutorial pėr vizitore - Mire se erdhet!
» Nderrimi i ngjyrave (sfondi) ne tabela on mouse over!
» Pershendetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
» A ka ndonjė mėnyrė pėr tė kontrolluar statusin 'appear offline' nė msn?
» Kenaqem kur...
» HTML Code pėr kalkulator
» Rregullimi i sfondit ne kutine e postimeve !
» Rregullimi i Widgets-ve
» Sfondi i fundit te faqes
» Rregulloje dukjen e Legjendes !
» Fshihe informacionin me poshte ...
» Rregulloni pamjen e mesazheve ne faqen kryesore te forumit !
» Fshihe kutin e kerkimeve (search box)
» Rregulloni kutin e Kėrkimeve ( Search box ) sipas shijes suaj !
» Sfonde per background te menus