“Taxh Mahalli”, mrekullia e ndėrtuar nga njė shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Taxh Mahalli”, mrekullia e ndėrtuar nga njė shqiptar

Mesazh nga Naki prej Sun 14 Aug 2011, 3:16 am


Nė Indi njė nga mrekullitė arkitekturore tė botės, projektuar e ndėrtuar nga shqiptari prej Oparit tė Korēės, arkitekti kryemjeshtėr Mehmet Isaja. Nga fundi i viteve 80, albanologu i shquar Ramadan Sokoli zbuloi me burime arkivore arkitektin shqiptar qė projektoi e ndėrtoi njė nga mrekullitė e dashurisė dhe besnikėrisė bashkėshortore, “Taxh Mahallin.
Usta Mehmet Isaja
Gjurmėt e krijimtarisė sė mjeshtėrve shqiptarė janė hetuar deri nė Indinė Veriore, ku gjatė gjysmės sė parė tė shekullit XVII udhėhoqi punimet pėr njėrėn nga kryeveprat e arkitekturės: konkretisht “Taxh Mahallin” e Agras nė bregun e lumit Jumna. Atje ishte themeluar nė shekullin XV dinastia e mogulėve nga pasardhėsit e Tamerlanit dhe tė Xhengiz Khanit. Kjo dinasti me gjithė luftėrat dhe kryengritjet, me gjithė grindjet e pareshtura nė gjirin e familjes perandorake arriti kulmin e fuqisė politike dhe lulėzimin mė tė madh artistik nė kohėn e shah Xhahanit, i cili ishte prototipi i sundimtarėve mogulė. Ambicia e tij arriti deri nė atė pikė sa tė ngrinte krye kundėr babait tė vet, Jahanxhinit, vetėm sepse i lakmonte fronin, prandaj e rrėzoi nga froni dhe e burgosi. Shan Xhahani pėrpiqej ta zbukuronte jetėn e tij tė zymtė me vepra artistike. Nė kurtin e tij gėlonin poetėt, muziktarėt, dramaturgėt, piktorėt etj. Udhėtimpėrshkruesi venecian Nikolo Manuci, i cili pati vajtur nė kurtin e mogulėve, tregon se shah Xhahani organizonte vit pėr vit nga njė panair 8-ditėsh nė Pallatin Perandorak, ku merrnin pjesė femrat mė tė bukura, tė cilat zgjidheshin nga njė komision ekspertėsh. Nė kėtė klimė “dashurie” lėngonin vetėm princeshat e familjes mbretėrore, tė cilat thjesht pėr njė “strategji” tė shahut nuk mund tė martoheshin, sepse dhėndurėt lakmitarė mund tė sillnin ngatėrresa, pėrēarje e pjesėtim tė pasurisė. Rrjedhimisht, princeshat e gjora veniteshin e mbeteshin lėnesha tė shah Xhahanit, i cili ishte dhėnė veēanėrisht pas ndėrtimeve, siē dėshmojnė ndėrtesat e bukura e me shije tė stėrholluar qė u ndėrtuan nė kohėn e tij. Por gjithė ai shkėlqim i sipėrfaqshėm nuk e mbulonte dot dhunėn dhe mjerimin, as nuk e fshihte dot shtypjen dhe shfrytėzimin e masave tė gjėra popullore nga njė pakicė feudalėsh apo tregtarėsh tė pasur.
Nė vitin 1629 shah Xhahani u prek thellė nga humbja e bashkėshortes sė tij (Mumtaze Mahall), e cila vdiq lehonė. Shahu mendoi ta pėrjetėsonte kujtimin e saj nėpėrmjet njė pėrmendoreje madhėshtore, qė tė mishėronte bukurinė e bashkėshortes, prandaj ftoi nė Agra arkitektėt mė tė pėrmendur tė asaj kohe. Midis mjeshtėrve qė shkuan atje nga vendet e ndryshme ishte dhe oparaku usta Mehmet Isaja bashkė me bashkatdhetarėt e tij, usta Ahmetin dhe lulishtarin Ismail Rumi. Kėta mjeshtėr me pėrvojė nė teknikėn e ndėrtimeve ishin anėtarė tė shoqatės sė arkitekteve nė Stamboll. Tė gjithė mjeshtrit qė vajtėn nė Agra i paraqitėn shahut projektet e tyre. Pasi u shqyrtuan njė nga njė projektet e ndryshme, shah Xhahani zgjodhi pikėrisht atė tė usta Mehmet Isasė, tė cilin e ngarkoi me drejtimin e punimeve.

Njėzet mijė veta: zejtarė, punėtorė tė zgjedhur nga tė katėr anėt, punuan plot 20 vjet rresht (d.m.th. nga viti 1630 deri nė vitin 1650) pėr realizimin e kėsaj vepre nėn mbikėqyrjen e vazhdueshme tė kryemjeshtrit Mehmet Isaja, i cili kontrollonte zbatimin e projektit. Edhe lėnda e ndėrtimit: mermeri, gėlqerja, rėra e kuqėrremtė, korali, sedefi, kristali, u sollėn nga tė katėr anėt. Pėr tė gjitha kėto u shpenzuan disa miliona rupi.

“Taxh Mahalli” u ndėrtua mbi njė tarracė nė bregun e lumit Jumna, dy km larg Agras. Planimetria e kėsaj pėrmendoreje ka trajtėn e njė katrori me qoshe tė prera. Tė katra faqet i ka tė njėllojta. Nė tė katra skajet e bazamentit ka nga njė minare prej mermeri tė bardhė. Pėrveē kėtyre nė krahėt e “Taxh Mahallit” janė dhe dy godina: faltorja dhe bujtina pėr pelegrinėt, ndėrtuar me zhur tė kuqėrremtė dhe tė mbuluar me kube prej mermeri tė ndritshėm. Pėrpara mauzoleut shtrihet parku i bukur me pellgje e shatėrvanė. Tėrė ky ansambėl monumental me plane tė pėrpjesėtuara e tė drejtpeshuara ėshtė realizuar nė mėnyrė tė pėrsosur. Gjerėsia dhe lartėsia e mauzoleut nė reliev ėshtė 57 metra, kurse lartėsia e pėrgjithshme e “Taxh Mahallit” nga niveli i tokės deri nė majėn e kubesė qendrore arrin 74 metra. Kjo kube qendrore ėshtė e rrethuar nga katėr kube mė tė vogla. Gjithashtu brendia e kėtij mauzoleu tė ndarė nė katėr kthina tė mėdha tė mahnit me harmoninė e pėrpjesėtimeve, trajtave e ngjyrave. Nėpėrmjet dritareve tė daltuara nė mermerin e kubesė qendrore depėrton pėrbrenda njė dritare kaltėroshe, qė tretet me tonet e zbukurimeve tė mozaikut, agatit, koralit etj. Qivuret e dy bashkėshortėve janė vendosur pas njė ndarėseje tė lahurishme. Njė nga ēuditė e kėtij mjedisi ėshtė dhe cilėsia akustike: aty ēdo zė e ēdo tingull kumbon gjatė pėr disa sekonda.
Kryemjeshtri gjenial i kėsaj vepre eklektike ka ditur tė ujdisė pėrvojat dhe stilet e mjeshtėrve tė ndryshėm, bashkėpunėtorėve nė njė tėrėsi tė harmonishme. E me tė vėrtetė, duke soditur pamjen e “Taxh Mahallit” tė pushton njė mbresė harmonie dhe qetėsie: ajo ndėrtesė mermeri, qė zbardhėllen midis qiparisave tė lulishtes, ka diēka tė mahnitshme nė pėrpjesėtimet sqimatare tė vijave nga baza e saj deri te maja e kubesė qendrore. Me tė drejtė ky mauzole vlerėsohet jo vetėm si pėrmendorja mė e shkėlqyer e Agras, por madje admirohet si njė ndėr kryeveprat mė tė bukura tė historisė sė arkitekturės botėrore. Jo mė kot u mbiquajt “pėrmendore e mrekullueshme e dashurisė dhe besnikėrisė bashkėshortore”.
Vlerat artistike tė “Taxh Mahallit” nuk qėndrojnė vetėm nė drejtpeshimin e pėrmasave tė harmonishme apo nė hijeshinė dhe begatinė e zbukurimeve, por qėndrojnė njėkohėsisht nė mjeshtėrinė e pėrsosur tė realizimit dhe nė unitetin e mendimeve: aty janė shkrirė mė sė miri pėrvoja e lartė shkencore me prirjen artistike dhe me frymėzimin poetik.
Trajtat arkitektonike me pastėrtinė dhe me qartėsinė e linjave pėrkatėse e nxjerrin edhe mė nė pah zbukurimoren e stėrholluar, qė e vesh ndėrtesėn me njė bukuri tė pashoqe. Vetė cilėsia e lėndės sė ndėrtimit ndikon nė mbresat qė ushtron pamja e kėsaj kryevepre: ngjyrat e ėmbla tė mermerit me ndryshimet e nuancave sipas kohės i japin trajtave tė kėsaj pėrmendoreje njė lehtėsi tė veēantė e, si tė thuash, tė ajrishme. “Taxh Mahalli” duket veēanėrisht tėrheqės pasditeve, kur bie vapa e kur mermeri nxjerr nė pah disa nuanca tė kėndshme nė ngjyrė trėndafili, por edhe mė tėrheqės duket netve me hėnė tė plotė: atėherė ka njė pamje pėrrallore. Soditja e kėsaj kryevepre lė mbresat e dėgjimit tė njė muzike tė papėrsėritshme. Bukuria e kėtij mauzoleu kurorėzohet nga natyra me kushtet qė e rrethojnė.
Pėr sa i pėrket jetės sė kryemjeshtrit tė kėsaj kryevepre hėpėrhė kemi fare pak njoftime. Pasi krijoi kėtė kryevepėr tė amshuar, rrezikoi tė pėsonte fatin e sa e sa arkitektėve tė mbuluar nga anonimia. Historianėt e artit kanė shfaqur mendime dhe hamendėsime tė kundėrta pėr kombėsinė e tij gjoja persiane, indiane, bizantine, italiane etj., por sipas tė dhėnave dokumentare, qė u zbuluan vitet e fundit, del se usta Mehmet Isaja ishte shqiptar nga Opari (malor i krahinės sė Koēės), sipas bashkėkohėsit tė tij (tė usta Mehmet Isaja) Xhaferr Ēelebiu, nė njė dorėshkrim turqisht me titull “Broshura e arkitekturės”, e cila ndodhet nė thesarin e bibliotekės sė pallatit “Top-kapi” tė Stambollit. Me sa duket, “Taxh Mahalli” ėshtė vepra e fundit e kėtij mjeshtėri - usta Mehmet Isaja. Gojėdhėna tregon se, kur e pa shah Xhahani kėtė vepėr tė pėrfunduar, u kėnaq shumė dhe u mburr se njė pėrmendore kaq tė pėrsosur, njė parajsė e kėtillė mund tė ndėrtohej vetėm nė Agra, ku ēmoheshin artistėt sė bashku me veprat e tyre... (kėtu e mė pas trepikėshi i autorit). Pastaj thuhet se shahu e paska pyetur usta Mehmet Isanė nėse mund tė ndėrtonte prapė njė tjetėr vepėr si kjo. Kur kryemjeshtri iu pėrgjigj: “Po, ndoshta edhe mė tė bukur”, shah Xhahani u turbullua nga kjo pėrgjigje e si shpėrblim pėr gjithė kėtė punė dha urdhėr tė burgosej menjėherė kryemjeshtri fatkeq dhe tė verbohej. Kėshtu, usta Mehmet Isaja nuk do tė kishte mė asnjė mundėsi tė ndėrtonte prapė diēka tė bukur.
Mė vonė, nė shtator tė vitit 1657, kur u hap lajmi se shah Xhahani ishte sėmurė rėndė, njėri nga djemtė e tij, gjakėsor e bir gjakėsori, i cili priste me padurim ditėn pėr ti zėnė vendin nė fron, sulmoi Agran, e pushtoi me forcė dhe, pasi e shfronėsoi tė atin, e burgosi nė kėshtjellėn e atij qyteti, ku ngrysi jetėn e tij me gjithė ambicien dhe shijen e hollė artistike... duke soditur nga dritarja e burgut me orė tė tėra “Taxh Mėhallin”. Vetėm kur vdiq shah Xhahani, pas tetė vjetėsh (mė 22.01.1666) ia nxorėn kufomėn nga burgu dhe e varrosėn nė “Taxh Mahall” pranė bashkėshortes sė tij.
Usta Mehmet Isaja nuk ėshtė i pari dhe as i vetmi artist shqiptar qė punoi e krijoi larg atdheut, por ėshtė njė ndėr sa e sa mjeshtrit e dalė nga gjiri i popullit tonė, qė pasuruan fondin ndėrkombėtar me kryevepra.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !


Naki
WebMaster

Lokacioni: Kosovė
Postime: 7928
Kyējet nė forum: 10327
Regjistruar mė: 29/05/2007
Vėrejtjet:

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi