Shtatzania, gjithcka mbi nenen!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shtatzania, gjithcka mbi nenen!

Mesazh nga E Dashuruar prej Fri 28 Oct 2011, 10:53 pm

Shtatzania, cfare ndodh me bebin dhe nenen ne muajt e shatzanise bazuar ne javet e shtatzanise.

Tremujori I pare

Java 3

Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Kjo konsiderohet dita e pare e shtatzanise, prandaj duhet ta mbash mend. Veza eshte sa nji maje gjilpere dhe po merr rrugen per ne miter.

Java 4

Veza vendoset ne miter dhe fillon “zhvillimin”

Java 5

Embrioni eshte tashme 2-3 mm lungime, rreth tij eshte formuar shtresa mbrojtese.

Menstruacionet te jane vonuar, megjithese ke shenjat e ardhjes, dhimbje, zmadhim gjoksi dhe dhimbje koke


Java 6

Tani fillon te ndjesh qe je shtatzene, dallon ndryshimet ne trup.
Shfaqet perzjerja-me shpesh ne mengjes ose kur ndjen ere gatimi.
Ndihesh e lodhur sepse metabolizmi jot eshte shpejtuar per te perballuar ndryshimet ne organizmin tend. Mitra rritet dhe peshon mbi fshikzen e urines, duke I ulur volumin, keshtu qe ndjen nevojen per te shkuar ne tualet me shpesh.
Megjithese embrioni (bebi) eshte akoma I vogel, 4 dhomat e zemres se tij jane formuar, zemra I rreh me 180/min, gjithashtu eshte formuar tubi neural, nga I cili do zhvillohet truri dhe palca e shtylles kurrizore te bebit.


Java 7


Truri I bebit eshte ne zhvillim, fillon te formohet tubi tretes dhe gjymtyret. Koka eshte shume e madhe ne krahasim me pjesen tjeter te trupit dhe mbeshtetet ne kraharor.
Ti ndihesh gjithmone e me keq (te perzjera ne mengjes, te vjella, te cilat mund te zgjatin gjithe diten).

Java 8


Ne kete moment , embrioni (bebi) eshte 2,5 cm I gjate. Dallohet fytyra, maja e hundes, goja dhe dy vija ne vend te qepallave. Gjymtyret rriten ne vazhdim, organet kryesore kane zene vendin e tyre.
Barku jot rritet ngadale dhe ti fillon te kesh neps, hormonet do te ulin tensionin e gjakut, do ndjesh marrje mendsh nese do ngihesh pernjehere nga krevati.

Java 9


Embrioni (bebi) rritet shpejt dhe ka permasat e nje “luleshtrydhe”. Fillon ti zhvillohen syte, veshet, sistemi gjenital, urinar. Ne perfundim te kesaj jave bebi do kete qepalla, dhe mushkeri. Melcia e bebit fillon te prodhoje gjak (qeliza gjaku) dhe formohet kordoni ombilikal.

Ti ndjen trashje ne mes. Mishrat e dhembeve behen te ndjeshem (me te bute) dhe rrjedhin gjak, sidomos kur lan dhembet Kur je shtatzene eshte shume e lehte te besh infeksion ne mishrat e dhembeve, prandaj duhet te shkosh tek stomatologu per kontroll.


Java 10


Mitra jote eshte sa nji portokalle dhe ne brendesi te saj zhvillohet bebi qe tashme eshte sa nje kumbull. Kartilazhi qe formoi si fillim skeletin e bebit transformohet ne kocke. Gjymtyret zgjaten dhe shfaqen berrylat dhe gjunjet.
Ty te eshte zmadhuar gjoksi dhe sigurisht ke nevoje per recipeta me numer me te madh.

Java 11

Ne tre javet ne vazhdim bebi jot do dyfishoje dimensionet. Periudha delikate per zhvillimin e tij afersisht kaloi, ndersa rreziku per te humbur shtatzanine eshte me I vogel.
Sasia e pergjithshme e gjakut qe qarkullon ne trupin tend eshte rritur dhe do vazhdoje te rritet deri ne javen e 30. Per kete arsye floket tani kane me shume shkelqim dhe thonjte jane me te shendetshem.

Jave 12

Fillon te duket pak barku sepse mitra, e cila eshte zmadhuar shtyhet perpara. Tani mund te ndihet me mire nga mjeku. Kontrolli mjeksor duhet bere ne javen e 8 dhe ne javen e 12. Zemra jote punon me shume sepse duhet te pompoje nje sasi gjaku me te madhe se zakonisht; do djersitesh me shume dhe temperatura e trupit tend do rritet.

Bebi tani peshon afersisht 18 grame dhe eshte 6,5 cm I gjate. Gishtat e kembes I ka te ndara dhe fytyra eshte formuar komplet. Fillon te zhvillohen organet gjenitale te jashtme, do zgjase edhe pak para se te duken ne eko.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tetove
Postime: 2236
Kyējet nė forum: 7054
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtatzania, gjithcka mbi nenen!

Mesazh nga E Dashuruar prej Fri 28 Oct 2011, 10:55 pm

Tremujori i dyte


Java 13

Nuk e ndjen akoma, por bebi jot eshte I gjalleruar, ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit te pare, te gjitha organet e tij jane komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nji njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam.

Lajmi I mire per ty eshte qe tani shpeton nga te perzjerat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kane probleme me “daljen jashte” gjate kesaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi I sa me shume frutave dhe perimeve dhe te pish 2 liter uje pa gaz cdo dite.


Java 14

Ne tremujorin e dyte, shumica e femrave ndihen me mire. Placenta tani kujdeset per ushqimin dhe prodhimin e hormoneve, keshtu qe ti do shpetosh nga te perzjerat dhe pse jo do ndihesh me me energji.

Trupi jot peson ndryshime: lekura erresohet dhe nji vije ne ngjyre te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.
Bebi tani pergjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.

Java 15

Bebi jot tani eshte 10 cm I gjate. Pas cdo dite I qartesohen syte, veshet, buzet dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te kete refleksin e thithjes.

Ti ndihesh me mire! Lekura jote eshte e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.
Kockat e bebit fillojne te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj eshte e rendesishme te kesh diete me shume kalcium, per mos u konsumuar rezervat e tua..


Java 16


Gjymtyret e bebit jane formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kembes.
Ndjen levizjet e para-shume fine, si disa buleza gazi. Tani mund te shkosh per kontrollin e dyte tek mjeku, gjate se cilit do te te behet ekografi. Ekografia e pare eshte per te caktuar diten e lindjes, ndersa te tjerat ne vazhdim per te pare zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij.
Ti ke shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.

Java 17

Barku eshte gjithmone e me I dukshem. Per arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet e ke te zena dhe mund te kesh rrjedhje gjaku nga hundet. Floket behen me yndyre shume me shpejt se zakonisht.

Bebi tani eshte me I rende sesa placenta; eshte I gjate I dobet, ne kete periudhe lekura e gishtave ka marre rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.


Java 18


Trupi jot vazhdon te rritet; ke shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram dhe ndonjehere ke dhimbje ne vithe nga zgjatja e ligamenteve. Nuk fle dot mire, keshtu qe kthehu ne nje ane, e mbeshtetur ne jasteke. Sekrecionet vaginale jane me te shumta tani.
Je plot energji dhe mund te mendodh per te ndjekur kurse paralindjes.
Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do te jene shume te nevojshme gjate lindjes.

Bebi eshte 20 cm I gjate dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)


Java 19


Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Je ne gjysmen e rruges. Mund te kesh dhimbje kurrrizi sepse mitra eshte zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses. Shplodhu me kembet e ngritura dhe mundohu mos te ngresh pesha.

Bebi leviz shume dhe mund te ndjesh goditjen e pare.


Java 20

Bebi jot rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe eshte 25 cm i gjate. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne nje ane ne tjetren dhe ben akrobaci te vogla.

Per shkak te zmadhimit te barkut, mund te kesh djegje te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumesht dhe caj mente. Duhet te hash shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadale, kjo do te beje te ndihesh me mire.


Java 21

Lekura e barkut eshte zgjeruar shume dhe prandaj eshte e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhesh sa me shpesh me krem hidratant ose vaj per beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nese kruarja eshte ne te gjithe trupin duhet te shkosh tek mjeku.

Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti pergjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore per ti mbrojtur lekuren.

Java 22

Bebi jot eshte I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen kete. Qe ne kete moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kane vertetuar se veshet e bebit jane formuar komplet ne kete periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme. Gjithashtu mos hezito ti flasesh sa me shume, sepse bebi tashme ta njeh zerin.

Ti do vesh re ne fytyre ene gjaku te zmadhuara ndersa mishrat e dhembeve jane te enjtur.


Java 23

Bebi tani eshte si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nepermjet prekjes se barkut tend.
Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilet eshte familjarizuar.
Ti ke shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet I ke te fryra dhe mund te kesh plsje te venave, ndonjehere ndjen nji dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, jane muskujt te cilet zgjaten. Dhimbja kalon nese shplodhesh..


Java 24

Fillon te ndjesh kontaktimet Braxton Hicks. Keto jane kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjate shtazanise dhe ndihmojne trupin gjate lindjes.

Bebi eshte 33 cm I gjate dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit jane te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marre fryme” vete.
Nese do ta lindje tani, mundesia per te mbijetuar eshte e ulet.


Java 25

Bebi tani ka arritur peshen 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra eshte bere sa nji top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj do urinosh gjithmone e me shpesh.


Java 26


Bebi rritet me ritm te shpejte. Godet fuqishem dhe ne te shumten e rasteve ndodh atehere kur ti shplodhesh. Kycet e kembeve dhe fytyra te fryhen sepse trupi jot mban uje.
Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. Eshte koha te perdoresh nje krem special per te hidratuar lekuren.

Java 27

Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Per here te pare do hapi syte, qepallat nuk jane me te ngjitura.
Ti mund te besh lehte infeksione urinare ne kete periudhe, keshtu qe duhet te pish shume uje.
Mund te ndjesh tension ne gjoks I cili mund te te bezdise.


Java 28

Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi jot do prodhoje kolostru. Ky permban faktor imunitar te cilet mbrojne bebin sidomos ne kete periudhe kur sistemi I tij imunitar eshte I pazhvilluar.
Mjeku jot do te therrase per kontroll cdo dy jave dhe do te mase me shume kujdes tensionin e gjakut. Mund te kesh nxehtesi pas lodhjes fizike.
Truri I bebit rritet si permasa dhe behet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te kete edhe preferenca.

Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zerin.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tetove
Postime: 2236
Kyējet nė forum: 7054
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtatzania, gjithcka mbi nenen!

Mesazh nga E Dashuruar prej Fri 28 Oct 2011, 10:56 pm

Tremujori i trete


Java 29


Bebi jot peshon tani rreth 1100 gram dhe eshte afersisht 40 cm I gjate.
Gjate gjithe kohes zgjatet dhe te godet. Ndonjehere do ndjesh kontraktime te perseritshme (njera pas tjetres) ne bark, nuk ke pse shqetesohesh: eshte bebi te cilin e ze lemza sepse ka thithur me shume leng amniotik nga cduhet.

Per shkak te peshes te cilen mban, te dhembin kembet dhe mund te kesh probleme me ekuilibrin.


Java 30


Shumica e femijeve kthehen me koken poshte gjate kesaj jave, duke u pregatitur keshtu per lindjen.

Hapesira ne miter tani eshte e pamjaftueshme, nuk I le vend bebit per levizje te teperta.

Tani lodhesh me lehte dhe ke dhimbje kurrizi. Eshte koha per te filluar ushtrimet per forcimin e muskujve: kontraktimin dhe qetesimin e muskujve


Java 31


Bebi rritet ne peshe, tashme ai peshon 1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet.
Ti ke probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te besh disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.


Java 32


Bebi tani eshte I gjate 41 de cm.

Ti ke shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mire. Kthehu ne nji ane dhe mbeshtetu ne shume jasteke.


Java 33


Bebi eshte plot energji dhe godet fuqishem. Rritet edhe barku jot.

Urinon edhe me shpesh sesa deri tani.


Java 34


Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe eshte 44 cm I gjate. Truri dhe sistemi nervoz jane formuar komplet.
Me zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut tend ndryshon..


Java 35


Bebi jot I afrohet dimensioneve te nji bebi “gati per tu lindur”, peshon rreth 2500 gram.

Mund te fillosh pregatitjet per ngjarjen madheshtore

Java 36

Bebi eshte 2750 gram dhe 49 cm I gjate. Koka e tij I afrohet daljes dhe ti mund te marresh fryme me lehte.
Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines dhe mund te humbasesh urine nese teshtin apo kollitesh.

Duke filluar nga ky moment, kontrollet mjeksore duhet te jene javore


Java 37

Bebi mund te marre fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Ti ndjen mungese konforti te te shtohet cdo dite.


Java 38


Bebi jot eshte gati per te ardhur. Kohezgjatja mesatare e shtatzanise eshte 266 dite, dmth 38 jave qe nga momenti I krijimit.

Ti nuk do shendoshesh me teper se kaq. Bebi mund te marre fryme vetem, thonjte e tij ne duar edhe kembe forcohen cdo dite.


Java 39


Tani bebi jot do shtoj shume pak ne peshe, pesha mesatare ne lindje do jete rreth 3500 gram.
Kockat e kokes jane gati per lindje, per te kaluar me lehte ne vagin.

Qafa eshte paksa e hapur dhe ke kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.


Java 40


Koka e bebit zbret ne segmentin e fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen.
Bebi tani eshte 50 cm I gjate dhe eshte I papritur momenti kur do dale ne drite.

Pas pak kohesh do ta mbash ne krah per here te pare.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.

E Dashuruar
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tetove
Postime: 2236
Kyējet nė forum: 7054
Regjistruar mė: 20/05/2010
Profesioni: Frizer (Salon Sun Shine)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtatzania, gjithcka mbi nenen!

Mesazh nga Katilja prej Mon 15 Jul 2013, 12:09 pm

Cfare sasie te ujit duhet konsumuar gjate dites
Minimumi optimal i ujit te cilin shtatezena duhet konsumuar gjate dites eshte prej 1.8 gjer ne 2.5 l, ndersa duhet pasur parasysh qe nese ushtroni apo nese eshte kohe e nxehte duhet konsumuar sasi edhe me te madhe, sepse tani djersiteni me me shume, por edhe nese qendroni ne hapesire te nxehte ne te cilen ka ajer te thate. Per kete mos harroni gjithmone mbani nje shishe me uje me vete kudo qe te shkoni.
Nese keni ndonje problem, me veshke, shtypje te larte apo ngjashem, konsultohuni me mjekun tuaj, i cili do te ju keshilloje se cfare sasie te ujit duhet te konsumoni pa marr parasysh semundjen tuaj.
Sa shpesh duhet te pi uje
Me se miri do te ishte qe te beni ndarjen e sasise se lengjeve gjate dites, ne vend qe te pini sasi te madhe vetem disa here ne dite. Orientohuni ne numrin e vakteve dhe zemrave dhe gjate secilit pini nje gote apo dy me uje, apo mbushni sasine e rekomanduar ne shishe, sepse ashtu do te keni mundesi qe te kontrolloni se sa keni pire, por keni kujdes.
Mos prisni qe te keni etje, dhe pastaj te pini uje. Disa persona nuk ndjejne etje, madje edhe kur dehidrojne, ndersa tjeret e kane shenje te pare te dehidrimit.
A guxoj qe te pi uje edhe gjate nates
Shmangni konsumimin e ujit para se te fleni, sepse per kete do te ju duhet te zgjoheni gjate nates. Shkuarja ne toalet gjate nates eshte problemi kryesor lidhur me gjumit gjate shtatezanise.
Nese jeni mesuar qe te pini uje gjate nates, dhe nuk ju paraqet problem kjo, nese vazhdoni te pini dhe me tej, mos e teproni. Mjafton nje gote uje gjate tere nates.
A mund te zevendesojne ujin, lengjet, kafeja apo cajerat

Ne shtatezani me se miri eshte qe te pini uje, sepse asgje nuk mund ta zevendesoje, primare eshte qe nuk permban kalori te shprazeta, perderisa pijet te cilat permbajne kafein (i cili eshte diuretik) dhe sheqer do te duhej ti shmangni.
Nese deshironi qe te permiresoni shijen e ujit, shtrydhini ndonje fete limoni apoportokalli.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Aleatja Me E Mir Esht Koha sepse tgjith u larguan ndersa Ajo Me Hapi Syt Qe tshihja ate qka mrrethonte....
Nuk Marr Hak Thjesht Te Kthej Nderin...
Respekti Me Njerezit E Gabuar Defekti Qe Duhet Eliminuar.
..
Only Good Can Judge Me'And You Athers Fuck .....
(Mār'Gŭxīmīn Me'Godīt-Kŭnderšhtārīn Ńk'uhapźm-Ńrrug Po'iŃgrźj-Lapīdārin)

Katilja
Moderator
Moderator

Shteti: Burrel
Postime: 1157
Kyējet nė forum: 2559
Regjistruar mė: 17/02/2013
Profesioni: forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtatzania, gjithcka mbi nenen!

Mesazh nga Katilja prej Mon 15 Jul 2013, 12:10 pm

Anemia eshte mungese gjaku, respektivisht numri i vogel i rruzave te kuqe. Zakonisht shkaku i anemise eshte mungesa e hekurit ne organizem.
Hekuri eshte element me rendesi ne formimin e hemoglobines.
A paraqitet anemia cdo here ne shtatezani?
Anemia nuk paraqitet ne cdo shtatezani, por shpesh haset ne grate shtatezena keshtu qe mund te themi qe 20 % e shtatezenave kane anemine. Vjen deri te anemia per shkak se fetusit per ndertimin e qelizave dhe hemoglobines i nevojitet hekuri, te cilin e merr nga nena.
Shtatezenat zakonisht behen anemike ne tremujorin e dyte te shtatezanise, sepse atehere rritet nevoja e foshnjes per hekur.
Sa eshte e rrezikshme eshte anemia ne shtatezani?
Anemia e lehte nuk e rrit rrezikun per lindje te parakohshme, sepse natyra ka krijuar shume menyra se si ta mbroje foshnjen nga pasojat negative te anemise. Nese e zbuloni me kohe qe jeni anemike dhe filloni me terapine e pershkruar nga mjeku juaj per mungese hekuri, atehere nuk keni nevoje qe te shqetsoheni.
Megjithate, ne disa raste, kur eshte fjala per anemi te rende, mund te kete edhe komplikime:
- Lindje e parakohshme;
- Ndalim zhvillimi i fetusit/foshnjes;
- Perkeqesim i gjendjes ne humbjen e gjakut gjate lindjes, ku vjen deri te transfuzioni i gjakut,
- Rrit mundesine per infeksione gjate lindjes.

Cilat jane simptomet e anemise ne shtatezani?
Simptomat e anemise jane:
-Dobesim, marramendje, lodhje, ndjenje mungese ajri;
-Zbehje apo zverdhje e lekures;
-Aritmi
-Dhimbje koke dhe harrese
-Mundim
-Dhembje afer abdomenit
Megjithate, rrallehere mund ta vleresoni veten qe jeni anemike, sepse gjate shtatezanise keto simptome jane te evidentuara si shume normale. Ndonjehere shtatezena nuk ka asnje simptom. Per kete arsye nese dyshoni qe jeni anemike atehere duhet ti drejtoheni gjinekologut tuaj, i cili do t’ju udhezoje per analiza te gjakut.
Si sherohet anemija ne shtatezani?

Nese jeni anemike, atehere mjeku sigurisht do t’ju pershkruaj preparate hekuri, te cilat duhet t’i konsumoni cdo dite.
Hekurin duhet ta merrni me ushqim, sepse ashtu do ta parandalonit mundimin. Mos e konsumoni me qumesht, sepse kalciumi parandalon absorbimin e hekurit. Me se miri eshte ta konsumoni me ndonje leng portokalli apo leng tjeter me vitamin C.
Gjithashtu, hekurin do te duhej ta merrni ne kombinim me acidin folik.
Kam qene anemike edhe para shtatezanise…
Shume gra fillojne shtatezanine me anemi. Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet:
Mbajtja e  femijes, si pasoje e se ciles vjen deri te mungesa e vitaminave dhe mineraleve, dallimi ne mes dy shtatezanive me i shkurter se dy vjet, menstruacione jo te rregullta
Nese keni qene edhe para shtatezanise anemike, duhet t’i tregoni gjinekologut tuaj.
Krahas konsumimit te hekurit, do te duhej te konsumoni ushqime te ndryshme te cilat jane te pasura me hekur sic jane: spinaqi, brokoli, bizelet, fasulet, vezet, orizi, kumbullat e thata, leng vishnje.
A egziston ndonje paraqitje e anemise ne shtatezani?

Per ta parandaluar paraqitjen e anemise ne shtatezani, ndiqni keshillat ne vazhdim:
konsumoni ushqim te pasur me hekur: veze, peme, fasule
konsumoni ushqim te pasur me acid folik : fasule, gjalp nga kikiriki, kepurdha, brokoli, shpargull
konsumoni ushqim te pasur me vitamin C: limon, portokall, perime te fresketa (te pa ziera) te cilat ndihmojne ne absorbimin e hekurit
konsumoni rregullisht preparatet prenatale me vitamina e minerale te cilat ju pershkruan mjeku
mos perdorni kafeinen ( kafe, caj) sepse e veshtiresojne absorbimin e hekurit.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Aleatja Me E Mir Esht Koha sepse tgjith u larguan ndersa Ajo Me Hapi Syt Qe tshihja ate qka mrrethonte....
Nuk Marr Hak Thjesht Te Kthej Nderin...
Respekti Me Njerezit E Gabuar Defekti Qe Duhet Eliminuar.
..
Only Good Can Judge Me'And You Athers Fuck .....
(Mār'Gŭxīmīn Me'Godīt-Kŭnderšhtārīn Ńk'uhapźm-Ńrrug Po'iŃgrźj-Lapīdārin)

Katilja
Moderator
Moderator

Shteti: Burrel
Postime: 1157
Kyējet nė forum: 2559
Regjistruar mė: 17/02/2013
Profesioni: forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtatzania, gjithcka mbi nenen!

Mesazh nga Katilja prej Mon 15 Jul 2013, 12:11 pm

Acidet nė fyt, tė turbulluarit nė mėngjes, dėshirė e pakontrollueshme pėr pomfrit…kėto janė efektet anėsore tė shtatėzanisė pėr tė cilat tė gjithė flasin.
Ndoshta nuk keni dėgjuar qė disa gra kanė mall tė papėrshkrueshėm pėr pluhurin e ditėpėrditshėm (po, pėr pluhurin qė vjen nga toka!)ose kanė tajitje tė shtuar tė gjėndrave gojore dhe kanė nevojė tė pėshtyejnė tėrė kohėn.
Mėsoni mė shumė pėr kėto dhe pėr efektet tjera anėsore befasuese tė shtatėzanisė.
• P.i.c.a
A ju ndodh ndonjėherė qė tė ju marr mall i madh pėr gjėra jo ushqimore siē janė, akulli, shkumėsat, apo dhe pluhuri nga toka? Atėherė ju vuani nga P.I.C.A (ēregullim anėsor ku njeriu vuan nga dėshira pėr gjėra tė ēuditshme siē janė letra, plastika, material ndėrtimi, etj). Nuk dihet saktėsisht se pse ndodhin kėto ēregullime por duhet tė jėnė nė pyetje kombinimi i faktorėve biomekanik, psikologjik, kulturor etj.
• Hunda e zėnė
Vuani nga rrjedhja e hundės apo nga hunda e zėnė?Atėherė ju jeni njė nga 20 deri 30% e grave tė cilat vuajnė nga tė zėnurit e hundės gjatė tėrė shtatėzanisė sė tyre. Rhinitisi i shtatėzanisė siē e quajnė mund tė fillojė qė nga muaji i dytė i shtatėzanisė dhe mund tė vazhdojė gjer tė lindja, bile dhe disa javė pas lindjes.
• Tajitja e theksuar e gojės
A keni nevojė tė theksuar pėr tė pėshtyer?Ekspertėt ende nuk e dinė se pse ndodh kjo gjė aq shpesh tek nėnat e reja gjatė shtatėzanisė, ndryshimet hormonale dhe nausea (ēregullim nė pjesėn e epėrme tė stomakut i pėrcjellur me vjellje) mund tė jenė shkaktarė.
• Tė humburit e frymėmarrjes
A ndiheni sikur e humbisni frymėmarrjen hap pas hapi?Nuk jeni tė vetmuar. Eshtė gjė e zakontė tė humbisni frymėmarrjen edhe kur prisni qė tė lindni, bile edhe g jatė stadiumeve tė hershme tė shtatėzanisė.
• Marramendja
Ndjeni marramendje apo ndjeni se do tė alivanoseni tani qė jeni para lindjes?Gjatė gjithė shtatėzanisė, sistemi i juaj kardiovaskular dhe shtypja e gjakut kalojnė nėpėr plot ndryshime. Nganjėherė trupi juaj nuk mund tė ju bėjė balle, dhe kjo ju shkakton alivanosje.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Aleatja Me E Mir Esht Koha sepse tgjith u larguan ndersa Ajo Me Hapi Syt Qe tshihja ate qka mrrethonte....
Nuk Marr Hak Thjesht Te Kthej Nderin...
Respekti Me Njerezit E Gabuar Defekti Qe Duhet Eliminuar.
..
Only Good Can Judge Me'And You Athers Fuck .....
(Mār'Gŭxīmīn Me'Godīt-Kŭnderšhtārīn Ńk'uhapźm-Ńrrug Po'iŃgrźj-Lapīdārin)

Katilja
Moderator
Moderator

Shteti: Burrel
Postime: 1157
Kyējet nė forum: 2559
Regjistruar mė: 17/02/2013
Profesioni: forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtatzania, gjithcka mbi nenen!

Mesazh nga Katilja prej Mon 15 Jul 2013, 12:11 pm

• Vertetoni shtatzanine nepermjet testit apo ekzaminimit ekografik
• Vizitoni rregullisht mjekun gjate shtatzanise
• Mos u brengosni shume per ankesat qe keni, shtatzania eshte nje ndryshim normal ne jete.
• Ushqehuni me rregull dhe me ushqim te begatshem me lendet e nevojshme ushqyese si dhe merni multivitaminat shtese.
• Kujdesuni per higjenen personale
• Mundohuni qe veshja juaj te jete sa me e pershtatshme
• Mos perdorni barna pa konsultim te mjekut
Mundohuni te mos pini ose te zvogeloni konsumin e duhanit apo alkolit
• Mos perdorni helmet dhe lendet e tjera kimike (gjate sperkatjes apo pastrimit)
• Lajmerohu tek mjeku menjehere nese ke ndonje nga shenjat e meposhtme te rrezikut si: gjakderdhje, presion te larte te gjakut, enjtje te duarve dhe kembeve.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Aleatja Me E Mir Esht Koha sepse tgjith u larguan ndersa Ajo Me Hapi Syt Qe tshihja ate qka mrrethonte....
Nuk Marr Hak Thjesht Te Kthej Nderin...
Respekti Me Njerezit E Gabuar Defekti Qe Duhet Eliminuar.
..
Only Good Can Judge Me'And You Athers Fuck .....
(Mār'Gŭxīmīn Me'Godīt-Kŭnderšhtārīn Ńk'uhapźm-Ńrrug Po'iŃgrźj-Lapīdārin)

Katilja
Moderator
Moderator

Shteti: Burrel
Postime: 1157
Kyējet nė forum: 2559
Regjistruar mė: 17/02/2013
Profesioni: forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi