14 Vjec Dhender
Faqja 1 e 1 • Share •
14 Vjec Dhender
Qė nga gushti i kėtij viti, Ēaknorris Mustafai, 14 vjeē, me banim nė lagjen 5 Maji nė Elbasan ėshtė i martuar me Floresha Mustafain, 13 vjeēe. Njohja nė bankat e shkollės, fejesa, martesa, jeta prej fėmijėsh dhe bashkėshortėsh, nusja qė mėson abetaren, dhėndri qė hipėn mbi ēati dhe fshihet sokakėve, pamundėsia pėr tu celebruar,pritja pėr tė lindur fėmijė dhe planet pėr tė ardhmen. E gjithė bota reale e ēiftit me moshėn mė tė vogėl nė Shqipėri nė njė rrėfim ekskluziv pėr gazetėn KorrieriAta janė ndoshta ēifti me moshėn mė tė vogėl nė Shqipėri. Ajo quhet Floresha dhe sapo ka mbushur 13 vjeē, ndėrsa ai mban emrin e njė artisti tė njohur nė Hollivud. E thėrrasin Ēaknorris Mustafai dhe ėshtė 14 vjeē. Qė nga gushti i kėtij viti banojnė tė vetėm nė njė shtėpi private nė lagjen 5 Maji. U njohėn, u dashuruan, u fejuan dhe u martuan si tė gjithė ēiftet e tjerė, ndonėse ligjėrisht tė pacelebruar. Por edhe me njė ndryshim tjetėr: janė tė mitur dhe ende tė paformuar mirė. Ēaknorris u bė burrė para tre muajsh. Familja organizoi dasmė tė madhe, ku u ftuan mjaft tė afėrm, shokė edhe miq. Ēaknorrisit nuk i pėlqen tė flasė pėr dashurinė dhe nusen e tij. Kur e pyet sesi lindi kjo histori dhe se ēdo tė thotė tė jesh burrė, ai ia mbath, duke u fshehur prapa sokakėve, del nga dritarja ose hipėn mbi ēati. Nusja 13 vjeēe qesh me veprimet e tij. Kėnaqet qė ai ėshtė ēapkėn, sepse edhe vetė do tė kishte dėshirė tė bėnte si ai. Edhe pse pak e ndrojtur, ajo fillon e tregon pėr dashurinė dhe burrin e saj.
Njohja dhe lidhja
U njohėm kur ishim nė shkollė. Unė shkoja nė shkollėn Xhaferr Kongoli, ndėrsa ai nė shkollėn Qemal Haxhihasani. Mė kishte ndjekur disa herė nga pas. Por unė i fshihesha gjithmonė. Njė ditė mė ndaloi nė rrugė dhe mė tha tė dua dhe mė pėlqen tė martohem me ty. Unė i thashė qė tė vinte tė mė kėrkonte nė shtėpi. Isha dhjetė vjeēe kur mė propozoi, tregon Floresha. Burri i saj bėhet xheloz, tenton ta ndalojė, e qorton, madje edhe e kėrcėnon. Por ajo kėnaqet dhe qesh, sepse i pėlqen ti kujtojė ēastet qė kanė kaluar para fejesės bashkė. Ēaknorris dėrgoi gjyshen, e cila takoi babanė tim, - vazhdon rrėfimin e saj Floresha, pa e vrarė mendjen pėr kundėrshtinė e tė shoqit. - Prindėrit e pėlqyen si rast, ndaj palėt ranė dakot. E prita me shumė dėshirė lidhjen me Ēakun. Nė tė njėjtin vit ndėrruam nishanet. Unė mėsova deri nė klasė tė katėrt. Kur u fejuam, mė sollėn shumė dhurata. Ēaknorris mė vuri unazėn dhe orėn. Kėshtu ishim tė fejuar. Nė krye tė vitit tjetėr ne u martuam. Bėmė dasmė dhe u kėnaqa shumė. Ishte dita mė e bukur e jetės sime. Qė nga ajo ditė ndjehem ndryshe. Mė duket vetja mė e madhe dhe mė serioze. Mė duhet tė kuvendoj me gra tė rritura dhe tė jap mendime tė pjekura. Nėse gaboj, nuk mė lejohet. Ēaknorris Mustafai ka njė shtėpi tė madhe, aq sa ai dhe nusja duken si kukulla brenda saj. Shtėpia ka korridorin e madh, kuzhinėn, dhomėn e pritjes dhe dhomėn e gjumit. Mė e kompletuar duket dhoma e gjumit. Brenda saj ndodhen tė gjitha takėmet e njė ēifti tė vėrtetė. Tė vegjlit janė tė destinuar ta pėrballojnė tė vetėm jetėn. Prindėrit Bukuroshe dhe Xhevdet Mustafai janė emigrantė nė Greqi. Atje kanė edhe dy djem mė tė vegjėl se Ēaknorrisi. Me Ēakun i mbaruan kusuret. Tani duhet tė punojnė qė tė fejojnė dhe martojnė dy djemtė e tjerė.
Jeta e ēiftit
Jeta e tė miturve nis qė herėt nė mėngjes. Ai duhet tė ēohet dhe tė vijė pėrqark me kollėn e thatė. Ndėrsa ajo rregullon krevatin dhe fillon nga punėt e shtėpisė. Pasi lahen dhe pastrohen, hanė mėngjesin bashkė. Kur nuk kanė pėr tė ngrėnė, blejnė nė dyqanet nė lagjen aty pranė. Nė orėn 8 Ēaknorris niset pėr nė punė. Merret me tregti rrobash. Rrobat i sjellin prindėrit nga Greqia. Pasi mbaron punėt e shtėpisė, nė treg shkon edhe Floresha. E ndihmon tė shoqin tė bėjė pazar, tė dijė tė flasė me klientėt dhe tė bėjė llogaritė. Shesin deri nė orėn 15:00, kohė kur mbyllet edhe tregu. Me tė hollat qė fitojnė, para se gjithash duhet tė ushqehen dhe tė mbijetojnė. Mė pas tė vishen dhe tė mendojnė pėr orenditė. Nė fakt, shtėpia e madhe duket ende e zbrazur dhe duhet mobiluar. Por ka kohė. Ata kanė tė paktėn edhe 70 vjet pėrpara. Ende nuk e vrasin mendjen pėr kursim dhe projekte, pasi duhet tė gėzojnė edhe fėmijėrinė. Floresha qėndron mė shumė nė shtėpi, pasi duhet tė lajė, tė pastrojė dhe tė gatuajė. Kur ka kohė tė lirė mėson edhe abetaren, pėr tė mos qenė analfabete. Pas njė dite tė lodhshme burri shtrihet nė krevat dhe nusja pas tij.
E ardhmja
Traditat e komunitetit rom duket se kanė ndikuar dukshėm nė jetesėn e dy minorenėve, megjithėse nė rastin e tyre dashuria duket shumė e fortė. Gjatė kėsaj kohe e kam dashur shumė Ēaknorrisin. Ai ėshtė ēapkėn. Unė e kuptoj qė mė do, ndaj i vij nga pas dhe ia plotėsoj tė gjitha tekat, thotė Floresha. Duke ditur zakonet e komunitetit tė saj, ajo e ka tė qartė mirė tė ardhmen e tyre: Kur tė mbush 16 vjeē, duhet tė lind fėmijė. Jemi tė pacelebruar, por pa problem. Nė kėtė moshė unė duhet tė lind, ndryshe rrezikoj tė jem bashkėshorte dhe nėnė. Ēaknorrisi edhe mund tė mė lėrė, nėse nuk bėhem nėnė. Sepse kėshtu janė traditat nė komunitetin tonė. Pavarėsisht moshės, unė ndjehem njė grua si gjithė tė tjerat dhe mė pėlqen tė administroj burrin dhe shtėpinė.
Gjyshi:Duam nuse qė ta rrisim vetė
Gjyshi i Caknorrisit quhet Enver Mustafai. Ai shprehet se ēifti i fėmijėve e pėrballon vetė jetėn, pasi prindėrit i kanė nė Greqi. Sipas tij, martesat nė moshė tė re janė nė traditėn nė komunitetin rom dhe kanė anėt e veta pozitive, pasi burrė dhe grua rriten bashkė dhe mėsojnė huqet e njėri-tjetrit. Edhe familja qė ata krijojnė ėshtė mė e konsoliduar. Vajza ėshtė e ndershme dhe burri largohet nga veset e kėqija. Martesat nė moshė tė vogėl i kemi pasur traditė ngaherė. Fėmijėt duhet tė martohen nė moshė tė tillė, nė mėnyrė qė tė rriten bashkė, tė mėsojnė huqet e njėri-tjetrit dhe tė kollondrisin jetėn. Martesat nė moshė tė tillė mendoj se kanė anė pozitive dhe negative. Unė them ti harrojmė, por tradita nuk na lejon. Mbushėn 10 vjeē, si djali, ashtu edhe vajza duhet tė martohen. Unė nuk kam guxim tu flas e tu them qė tė mos martohen, thotė Enveri. Ai e di fort mirė sė ligji i ndalon kėto martesa, pasi bashkėshortėt duhet tė kenė mbushur 18 vjeē, por nuk i duket ndonjė problem i madh. 65-vjeēari thotė se ēifti ende duhet tė presė qė tė lindė fėmijė. Kjo do tė ndodhė kur ata tė mbushin moshėn 16-17 vjeē. Mė pas nusja duhet tė lindė medoemos, ndryshe rrezikon tė mbetet edhe pa burrė. Tradita e kėrkon qė tė lindin shumė fėmijė, por edhe pse ka rastin e nipit, ai rekomandon qė tė kryejnė planifikim familjar, tė mėsojnė dhe tė integrohen nė jetė si gjithė shtetasit e tjerė. Duhet tė pėrballojnė tė gjitha sfidat e jetės. Zakonisht, kur martohen kaq tė vegjėl, gjėrat ecin mbarė. Nga eksperienca kam arritur nė pėrfundimin se martesat nė moshė tė vogėl janė mė tė qėndrueshme. Familjet rome duhet tė lindin shumė fėmijė. Edhe kjo ėshtė traditė. Fėmijėt janė gėzimi ynė. Ēiftet duhet tė lindin 6-7 fėmijė. Unė pėr vete kam 11 fėmijė. Tė gjithė janė shėndoshė e mirė. I kam tė martuar, kam nipėr dhe mbesa, madje edhe ata janė tė martuar. Gjithsesi, Enver Mustafai pohon se ēifti nuk mund tė bėjė celebrim nė bashki. Njė gjė tė tillė e ndalon ligji. Floresha dhe Ēaknorrisi duhet tė presin edhe 4-5 vjet qė tė njihen zyrtarisht burrė e grua. Edhe fėmijėt qė mund tė lindin para kėsaj moshe nuk mund tė regjistrohen nė gjendjet civile. Kėto janė probleme qė ende nuk kanė marrė zgjidhje. Por jeta e ēiftit tė fėmijėve vazhdon.

Majlinda- Moderator
- Postime: 155
Kyējet nė forum: 5284
Regjistruar mė: 12/10/2007
Profesioni: oficere
Vėrejtjet:
Re: 14 Vjec Dhender
Dhe ne shkollen time ka ndodhur dicka e tille .Ajo eshte vajze e vetme dhe s'i perket komunitetit rom ..Eshte nje budallellek me brinje te pakten keshtu mendoj

ermonela koleci- Anėtarė
- Lokacioni: durres
Postime: 7
Kyējet nė forum: 614
Regjistruar mė: 06/11/2011
Profesioni: nxenese
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi



» Miq vetem ne shtrat
» Virgjeria treguesi i kultures.........
» Seksi me partnerin e dashur ndryshon trurin
» Si ta bejme me ngjyre, apo foto "Quick replay".
» Scripts: Zgjidhe sfondin sipas shijes !
» Html tutorial pėr vizitore - Mire se erdhet!
» Nderrimi i ngjyrave (sfondi) ne tabela on mouse over!
» Pershendetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
» A ka ndonjė mėnyrė pėr tė kontrolluar statusin 'appear offline' nė msn?
» Kenaqem kur...
» HTML Code pėr kalkulator
» Rregullimi i sfondit ne kutine e postimeve !
» Rregullimi i Widgets-ve
» Sfondi i fundit te faqes
» Rregulloje dukjen e Legjendes !
» Fshihe informacionin me poshte ...
» Rregulloni pamjen e mesazheve ne faqen kryesore te forumit !
» Fshihe kutin e kerkimeve (search box)
» Rregulloni kutin e Kėrkimeve ( Search box ) sipas shijes suaj !