Femra shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Femra shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Thu 16 Aug 2007, 10:59 pm

Perse po qajne keto male?Perse kenges e nuk po ja merr me bilbili?Pse dielli fshihet pas reve te zeza?Pse toka po cahet?Pse femra jeton e mbyllur?
Femra shqiptare nje heroine e maleve te larta,zonje e shkembinjve te thepisur.Pse koken ka ulur dhe po qan vajtueshem?Pse s'e con zerin dhe ta flak tej mantelin e zi qe ja kane veshur?Pse vajton djalin pa e
degjuar kush?
Ndoshta eshte ai!?
Kanuni i Lek Dukagjinit!
Dhe sa do na duhet te jetojme roberine?
Ka ardhur koha qe te degjoni,te shikon duart e saj si dridhen dhe zerin qe e mbyt frika, se mos ndoshta thyen rregullat qe jane vendosur nga koha e lashte dhe e legjendave?
Ja si e perkufizojne meshkujt femren shqiptare:
Nje nene e mire qe i duhet te kujdeset per cdo gje qe ka lidhje brenda mureve te shtepise se per punet e jashtme, eshte mashkulli ai qe di te veproje.
Aspak nuk jam dakord, sepse shof femra qe jane te denja per jeten familjare dhe gjithashtu te shpetojne jete njerezish, te menaxhojne biznese.Ta thone te verteten pavaresisht sa embel apo hidhur te tingellon ke veshi.Te drejtojne institucione, dhe te emigrojne.
Rastesisht hyj ne nje chat te huaj dhe sigurisht qe pershendeta dhe me pershendeten.Njeri me pyet nga je?
Shqiperia- them une.
Une nga Italia- ma kthen zoteria
Shqipria ka nje thesar qe merr fryme me thote ai, dhe pse i mungon oksigjeni.Kam njofur shume femra dhe fati po ma sjell qe te njof dhe femren shqiptare ketu ne vendin tim.
Eshte e rralle,por shume e nenshtruar, nje nene e mire po jo e vleresuar, nje grua puntore po pa lek ne darke.
NESE fati do tregohej i mire me mau qe une te njifja nje femer shqiptare nuk do hezitoja ti riktheja buzqeshjen qe besoj se e ka pasur vetem ne femijeri- thote zoteria.

Bota na kane ziline, bejini qe dhe te na admirojne.
Faleminderit!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Fri 17 Aug 2007, 12:58 pm

Pershendetje Arla se di pse si qmojm te arriturat tona pse na duken njerezit e huaj zoterinj grat tona i quajm te mallkuara me vaj gjithmon, skemi ne gra te perparuara "skemi gra qe e udheheqin vendin" te flas per kohen e fundit ku gruaja shqiptare gezon te drejtat e barabarta me burrin po flas per kete kohe gruaja nuk eshte rob, sot diskriminimi gruas behet per shkak te frikes nga konkurenca se grat tona jane shum me te afta e me te zonja ne krahasim me shum gra te shteteve tjera dhe me nuk jan rob po vet punojn vet e udheheqin familjen nuk jane te nenshtruara kan lek se punojn vet jane zonja ne dit te sotit me plotkuptimin e fjales ne Prishtine 1/4 e vozitesve jan femra para 10 viteve kan qen ndoshta vetem 10 .
Sa per te ashtuquajturin "zoteri" italian te pakten un i njoh fort mire italianet ai mund tia rikthej buzeqeshjen nje gruaje por shqipetares se vertet kurr sa i perket ndjenjave jemi te paret ne bote qe e duam njeri tjetrin per ket me se shumti shikoni luften e fundit qe u be ne Kosove sa leku eshte derdh neper fondet e formuara gjate luftes ne dim te duam dim te dashurojm dim te vleresojm ne perjashtim te nje pakice qe i cmojn vlerat e huaja i ulin tonat .

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Naki prej Fri 17 Aug 2007, 2:30 pm

Nuk eshte cudi se Italianet jane me te "kulturuar" dhe dine si rrespektohet femra shqiptare. Po te isha femer do i ipja nje rast ketij " Italiani" te shof si duhet te rrespektohet femra se ne nuk dime si duket?

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8636
Kyējet nė forum: 14133
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Fri 17 Aug 2007, 4:35 pm

Me vjen mire qe kjo teme, ngjalli tek ju ndjenjen e shqiptarit qe ishte vrazhdesuar.
Besoj se jeni te vetedijshem, sesa mund i eshte dashur femres shqiptare qe te arrij aty ku eshte sot.Madje pjesa derrmuse e tyre as nuk e cojne neper mend.Sepse dhe kur mendojne te tilla gjera eshte u eshte thene qe eshte mekat.
Naki, mos u merzit per italianin se ka femra italiani, shqiptare.
Aty i ka cdo dite.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Naki prej Fri 17 Aug 2007, 5:15 pm

Very Happy Very Happy Very Happy arla,
kemi mesuar dhe lexuar per Teuten, Shote Galicen,Nene Tereza,....mos ti them te gjitha me emer. Ishin me trime se burrat.
kemi lexuar edhe per dashurin ne romain "sikur te isha djal", "Pse" aty eshte shume mire e shprehur dinjiteti dhe virtytet e larta te femres Shqiptare. Ne disa tema tjera jane keto te thena me heret. femra Shqiptare eshte shembull i moralit dhe nene me e perkryer ne bote. E kane thene kete shume njerz me te mdhenj se ne dhe eshte shume reale.

Nje nene i shkruan djalit te saj ne mergim qe e kishte harruar nenen e tij duke u mashtruar pas nje vajze ne nje vend te huaj. Ja letra: Me dorėn qė mė dridhet po tė shkruaj kėto rreshta. Eh, sa vjet kisha pa shkruar! Por dashuria pėr fėmijėn kthen edhe malet pėrmbys. Ēdo shkronjė e kėsaj letre peshon njė mal malli. Jam nėna jote bir, tė cilėn me pėrkėdhelje thėrrisje dikur “mamush”, e rendje tė mė puthje me dashuri nė faqe duke thėnė me zėrin e ėmbėl: “Ti je nėna mė e mirė nė botė”.Nėna tė pret dhe me stinėt plaket. E nėse njė ditė do tė kthehesh e nuk do tė mė gjesh, dije se nė ēdo lule ėshtė buzėqeshja ime pėr ty e nė ēdo rreze dielli janė duart e mia qė tė pėrkėdhelin.
Tė puth me mall:
Nėna jote.

Kete leter jam me se i sigurt se asnje nene ne bote perveq asaj Shqiptare sdo dinte ta shkruante.
Edhe kjo nene ka qene femer Shqiptare dhe une kam njohur shume te tilla. Pra askush nuk e mohon femren shqiptare por duhet te udhezojme. Gabimet jane te mundshme por prano ato kur ndodhin dhe thuaje "e bera valla se bej me ose ndodhi me iku...."nese e arsyeton gabimin dhe nuk don te pranosh se ke gabuar valla ndodh se perfundon tek Italiani, Gjermani apo tjetri.... ste kan faj vellezrit e as cunat Shqiptar.
Ju faleminderit

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8636
Kyējet nė forum: 14133
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Naki prej Fri 17 Aug 2007, 5:19 pm

Poezia e nje nėne SHQIPTARE

Ku je ?

Ku je ti ėndėrr e mėrguar
nė ē’skuta ke ndaluar vallė
A gjete dot ē’kishe kėrkuar
atje ku je a ndjehet mall?

Me krahėt e shpresės fluturove
zemra e vuajtur nuk njohu frikė
Lotin dhe syrit s’ia tregove
Dhimbja nė shpirt filloj tė mbij.

Kaloi njė vit, dy, tre, sot katėr
E minuti i pritjes kaq ngadalė shkon
Nėna qė le tė re, tė qeshur
Mbi flokėt e saj sot ka rėnė borė.

Ēdo dallėndyshe qė shikon
Ėshtė syri im bir, tė kėrkon
Ēdo pikė shiu qė bie mbi qerpik
Ėshtė loti i mallit qė mė zhurit.

Ku je ti lulja e gėzimit
Ku je, o prehja e shpirtit tim
Sa larg ke shkuar qė dot s’mė flet
Vetėm njė fjalė qoftė keq a mirė?!

Nė ke gabuar e sot ndien turp
E dot s’ma thua jeta ime
Dije se pritja pa pėrgjigje
Rėndon sa bota mbi zemrėn time.

Gjithė pasuria e kėsaj bote
Nuk vlen pėr zemrėn e njė nėne
Gjithēka qė kisha do ta shpenzoja
Tė shihja njė herė fytyrėn tėnde.

Tė puthja duart, ball, sy e gushė
Tė pėrkėdhelja flokėt e zez,
Tė ngopem njė herė me erėn tėnde
Tė tė ndiej pranė pastaj tė vdes!

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8636
Kyējet nė forum: 14133
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Naki prej Fri 17 Aug 2007, 5:21 pm

Poezia e Djalit
Larg vendlinjes i pa shpi,
i pa shpres, dhe pa shoqeri.
Eci rrugve si i humbur,
zemer thyer, jo i lumtur.

Me djeg malli per vendlindjen,
me djeg malli per nenen time.
Qe e lash me duar ne gji,
tu i rrjedh loti, si femi.

Fjala e fundit rruga e mbar,
mos me harro, te kam djal.
Te kam djal, e me ke nene,
te qoft hallall gjirin qe ta kam dhene.

Te qoft hallall o biri i im,
ty t'ka nena t'vetmin trim.
Me perqafo edhe nje here,
mbeta vetem, dhe e mjere.

Ne at qast u largova,
ni vend te humbur une mbarova.
I pa njohur per q'do njeri,
i pa jete, pa ardhmeri.

Ulem n'sofer per te ngren,
me merr malli per te thirr nene.
Pikon loti pa u ndal,
nuk harroj, me ke djal.

S'hahet buka, s'kalon dita,
kur te lash nuk e dita,
ah sa shume u merzita.
U merzita per te pare,
nuk harroj, te kam nene.

Kalojn muaj, kalojn vite,
nena ime, si me prite.
DHasht ALLAHU te gjej gjalle,
e ta shuaj kete mall.
Te takoj edhe nji here,
te perqafoj, si ateher.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8636
Kyējet nė forum: 14133
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Fri 17 Aug 2007, 5:36 pm

Jane nje kryveper qe te dyja poezit.
Te pergezoj!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A THUA VĖRTETĖ "FAJI ĖSHTĖ JETIM"?

Mesazh nga Adem Berisha prej Fri 17 Aug 2007, 9:27 pm

E nderuara arla,
edhe mbrėmė desha tė postoj njė shkrim lidhur me shkrimin tuaj nė temen Femėra shqiptare por disi nuk mė lejohej. Po provoj pėrsėri tė jap edhe unė ca pikėpamje tė mia lidhur me kėtė duke shpresuar se do tė mė mirėkuptosh edhe pėrkundėr disa mospajtimeve tė mia.

"Eshte e rralle,por shume e nenshtruar, nje nene e mire po jo e vleresuar, nje grua puntore po pa lek ne darke".
Nuk e dij sa ka qenė i sinēertė ky zotėri kur i thot kėto fjalė por e nderuara arla unė nuk mund tė pajtoj plotėsisht nė kėtė rast me ty.
Nuk mė duket edhe konstatim i drejtė ky qė thoni:

"Ja si e perkufizojne meshkujt femren shqiptare:
Nje nene e mire qe i duhet te kujdeset per cdo gje qe ka lidhje brenda mureve te shtepise se per punet e jashtme, eshte mashkulli ai qe di te veproje".


Femren shqiptare shumė bukur e keni pėrkufizuar dhe vėrtetė ėshtė ashtu siē thoni. Unė ndihem krenar me femrat tona tė mrekullueshme, natyrisht se ka edhe pėrjashtime si ēdo ku tjetėr por nė pėrgjithėsi duke iu referuar historisė dhe traditės, krahasuar me tė kaluaren jo tė largėt, femra e jonė ka arritur shumė, nė rradhė tė parė duke i falenderuar vetė vetės sė saj.
Mirėpo, nuk dua tė marr nė mbrojtje mėshkujt por mė duhet tė konstatoj se edhe ata janė transformuar mjaft dhe nuk janė mėshkujt e tė kaluarės. Sukseset dhe tė arriturat e femrės nuk mund tė shikohen ndaras nga mėshkujt sepse edhe ata kanė meritat e veta nė transformimin e femrės.
Tash kemi mėshkujt e shekullit 21, natyrisht jo tė gjithė, por shumica janė shumė tė dashur pėr femėrat, shumė tė sinēertė, shumė tolerantė dhe tė gatshėm pėr sakrificė.
Mė duket se diku tek Dashuria nė forum diē kam thėnė rreth kėsaj, po e pėrsėris "duaje gruan, duaje burrin
duaje detin, duaje lumin,
duaje malin, duaje gurin,
duaj gjithėēka qe tė rritė nurin".
Siē e vėren, nė rend tė parė kam vėnė gruan edhpse ka pasur mundėsi rreshtimi tė fjalėve edhe ndryshe. Lexo ca mendime qė kam thėnė lidhur me dashurinė tek kategoria "Dashuria"
Tė shikohen gjėrat krejtė realisht, pa paragjykime, largė interesave tė ngushta, pa hipokrizi e mos tė lodhi mė tej, patjetėr rezultati do tė na del tjetėrfare.
Unė kerkoj falje pėr kėtė mendim paksa tė kundėrt por kam pėrshtypjen se kam edhe tė drejtė pėr ate qė flas gjithėsesi duke rrespektuar sė pari femren edhe pėrkundėr dobėsive eventuale qė mund tė ketė ajo, sepse nganjėherė ndonjėra
"Tė miren nuk e njeh si tė mirė
dhe nuk di ta vlerėsojė,
ate e kėthen me tė keqe,
ē’dreq kėshtu e mėsoi ?!"

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Firmė autoriale:
“Dy tė pashpirt, i treti pa krye".
"Sa mė shumė qė njoh njerėzit, aq mė tepėr i dua kafshėt".


Adem Berisha
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Rahovec-Republika e Kosovės
Postime: 517
Kyējet nė forum: 8016
Regjistruar mė: 30/05/2007
Profesioni: punėtor administrate

Shiko profilin e anėtarit http://ademgjurgjeviku.shqipo.com ; http://ademgjurgjeviku.multi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Resi prej Fri 17 Aug 2007, 11:02 pm

Naki dhe z. Adem Berisha, jam shume dakort me thenjet e juaja. Naki kjo letra e nje nene flet mjaft per moralin dhe karakterin e nje femre Shqiptare qe mire thua asnje femer ne bote ska mundesi ta shkruante kete.

Arla, mendoj se ke nencmuar femren shqiptare me repliken " ka italiani sa te duash shqiptare" dhe me ket replik vete demantove shkrimin tend ate biseden e chatit me italianin." Shqipria ka nje thesar qe merr fryme me thote ai, dhe pse i mungon oksigjeni." keshtu sipas teje ka thene italiani apo jo? Po ti si ju pergjigje arla?
Me gjase i ke thene ate oksigjenin ua keni marre ju duke i poshtersuar duke ju marr moralin e dashurin per atedheun. Neser ky italian shkon ne kafe dhe bindu se thote " hey amigo pata nje shqiptare ...." . Mendoj se je edukatore valle si ke lexuar historit fashiste te Italise?

Mendoj se nuk ka hidherime kur postohet tema prit replikat por para se te postsosh mendo cfar shkruan

Resi
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: All over !
Postime: 83
Kyējet nė forum: 8077
Regjistruar mė: 03/06/2007
Profesioni: Informatika

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Sat 18 Aug 2007, 6:06 pm

SHtysa ime primare qe me beri te shkruaj rreth femres ka qene se ka persona se femra shqiptare nuk eshte ajo qe portretizohet.Por ka dhe shume zakone qe ruhen me fanatizem ne zonat e thella malore qe jane ne kundershtim me keto qe ju keni permendur.
Une e respektoj mendimin tuaj,madje dhe e mbeshtes,por nese ju bie rruga te bujtni ne nje shtepi ne Malesine e Madhe.Kur te hyni ne shtepi do jene burrat ata qe do ju mirepresin, ndersa grate sapo te mesojne se dikush ka ardhur si mysafyredo mbyllen ne nje dhome.Vetem ne mbremje vone do shfaqet nje nga nuset me legen ne dore.Detyra e saj eshte qe te gjithe antareve te familjes t'iu laj kembet dhe te rri zgjuar deri sa te sigurohet se te gjithe kane fjet.
Gjate gjithe dites duhet te punojne rreth shtepise dhe brenda saj.
Dhe kur ju duhet te lindin, asnjera nuk e merr rrugen e spitalit, ose mund te them qe jane shume te pakta ato qe e bejne kete.Nese ndodh qe ndonjera shkon ne spital vetem, atehere kesaj gruaje i ngtelet turpi,s'ka me moral.
Kur lind vajze konsiderohet si turp, nuk shkon njeri ti thote nje fjale te mire , ose ta uroj,Babai e ul koken dhe ndihet fajtor.Kur lind cun i pari i shtepise shtie me arme dhe nga vjen krisma kuptohet qe ajo shtepi u be me djale, dhe te gjithe shkojne ta urojne.
Nje vajze mungon vetem dy ore ne mbremje dhe babai nuk mendohet dy here por e vret, sapo ndien hapat e saj ne
oborr.
Dhe ne sallen e gjyqit deklaron se coi nderin e familjes ne vend.
Pra ka akoma femra qe po jetojne nen zgjedhen e zakonit.
Shqiptari nuk e prish zakonin.
Resi:
italianit i thash,kurr nuk e arrin dot rrushin thua qe ishte i papjekur.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Resi prej Sat 18 Aug 2007, 7:45 pm

E ktu mire i paske thene arla si ajo dhelpra " qenka i tharte rrushi kur se ka arrit" .
Ndersa ato qe i ceke me larte per femrat e Malsise se madhe jane te verteta por edhe ato zakone nuk jane per tu nenqmuar sepse i kan ruajtur moralin femres Shqiptare. Deri ne kete kohe Shqiptaret skan ditur cka eshte sida apo smundjet tjera qe vijne nga sgfrenimet seksuale sot ku jemi? Nuk eshte mire te themi mos te ecim me kohen por tema ka te beje me nje titull FEMRA SHQIPTARE dhe kjo ka shume domethenje. Ne kemi femra Shqiptare Bisnismene te njohura, artiste, akademike, qeveritare....kemi pasur siq tha Naki shoten, nene Terezen, Teuten ....
Te kemi kujdes me termin femer shqiptare se eshte nje nder me te pasterta si loti i syrit. Normal qe ka edhe te tilla qe nuk vlen te shkruhet por siq thote populli " ska mal pa derra".
Ju faleminderit

Resi
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: All over !
Postime: 83
Kyējet nė forum: 8077
Regjistruar mė: 03/06/2007
Profesioni: Informatika

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Naki prej Sun 11 Nov 2007, 11:54 am

Adem Berisha shkruajti:"Tė miren nuk e njeh si tė mirė
dhe nuk di ta vlerėsojė,
ate e kėthen me tė keqe,
ē’dreq kėshtu e mėsoi ?!"

baca Adem nuk kam koment

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8636
Kyējet nė forum: 14133
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Dukagjini prej Sun 11 Nov 2007, 12:30 pm

Very Happy Very Happy Very Happy Very Happy

Dukagjini
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Peja-Kosovė
Postime: 178
Kyējet nė forum: 7530
Regjistruar mė: 10/11/2007
Profesioni: Speaker-Dj

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga shaban cakolli prej Sun 11 Nov 2007, 2:46 pm

Shumė gjėra rreth jetės sė femrės shqiptare sot kanė ndryshuar.Sot femra shqiptare nė njė pėrqindje tė lartė ėshtė e emancipuar.Ajo hapėron nė qdo hap me mashkullin deri nė institucionet mė tė larta shtetėrore.Edhe shumica e meshkujve e kanė shporrur mentalitetin e vjetėr.Duhet pranuar se nė disa zona tė thella malore,ende mbahen kanunet e vjetra.Unė vet jam mėrgimtarė,por kohėn kur kam shkuar nė atdhe,kam vėrejtur shumė pėrparime tė femrės tonė.Me keqardhėje duhet tė them edhe njė gjė,edhe pse e hidhur!Kam vėrejtur se disa femra te ne kanė njė liri mė tė tepruar se kudo nė shtetet e Evropės,dhe kjo nuk ėshtė e keqe,sikur femra tė jetė aktive,intelegjente,.........Po fatkeqėsisht unė po flas pėrnjė numėr tė vogėl femrash pasive,qė nuk punojnė,nuk shkollohen,qė bredhin rrugėve,mirren me thashethėne,dhe janė tė ulėta nga morali,ato kanė keqpėrdorur qdo liri tė ofruar.Ndryshe njė numėr jo i vogėl i femrave tona janė shumė tė qmuara,te ngritura dhe po hecin nė hap me kohėn.

shaban cakolli
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjermani
Postime: 2762
Kyējet nė forum: 9783
Regjistruar mė: 11/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga bovari prej Sun 11 Nov 2007, 5:29 pm

Jam e mendimit qe femra shqiptare e ka vendin e saj dhe lirine qe i duhet. Tani ka edhe nga shtresat qe nuk jane te formuara dhe ne pergjithesi keto shtresa jane ne shenjester te te gjithe etiketimeve qe ndodhin ne periudhen e tranzicioneve dhe pershtatjes se kohes.
Persa i perket malesise se madhe mire e keni cekur por dua te them qe veshtire do gjenit ndonje qe jeton ne vendet e zhvilluara te shqiperise dhe te shkoje me shume se nje dite ne malesi dhe te flasi me ate popullate te denuar nga opinioni i shtreses qe kan veshur nje kostum "Armani" apo Versace" dhe te gatshem te flijohen ne ēdo konflikt shteteror apo individual ne luften per kolltuk,tani a mundet ndonjeri te tregoje realitetin prapa kamerave dhe large mikrofonit?
Pozita gjeografike qe mund te quhet laboratori i tekave te shteteve dhe qeverisjeve ben te mundur qe kjo popullate te kete braktisur ndjenjen e sigurise qe u kane servirur pushtetet e larta dhe te jene lidhur me kanunet e mehershme te perdorura ne kohen kur ata ishin shume me funksionale por qe sot keta kanune duhet te zbehen dhe te zevendesohen me ligjet mbrojtese aktuale.Nese verehet kanun eshte fjale e huazuar dhe ne shqip do te thote "ligj" dmth te njejtin funksion kane por kanuni eshte rrugezgjidhja qe popullata e ka pranuar per te mbijetuar dhe mbrojtur.Persa i perket femrave edhe ata kan qene dhe jane te mbrojtura por thjesht duhet te fillojne ti peshtaten kohes me hapa te sigurta gje qe ka ndodhur dhe po ndodh pasi ka shume femra nga keto zona qe sot jan te sukseshme ne jete dhe qe renditen ne radhet e femrave te formuara dhe te mara shembull ne viset jashte shqiperise.
Dhe realiteti nuk eshte ajo qe tregohet ne medijan e shkruar apo ate televizive pasi media se pari si detyre kryesore ka qe nje dukuri ta zmadhoje,ti japi permasa nga me te cuditeshmet per te perfituar nga ana materiale dhe per ti sherbyer fuqise e cila e ushqen ate.Dhe drejt ka edhe prekje te lirise se femres por nese ndodh nje rast nuk do te thot qe te gjithe ata femra qe jetojne ne ate zone te jene ne ate gjendje,por duhet qe ne rastin qe ndodhi te nderhyje ligji i cili ne zonat e """thella"""(ose ne gjuhen e shekullit quhet ""e harruar"") siē eshte perdorur me larte te konkuroje kanunin..

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
"""Jemi njerez te thjeshte ne kete bote,,kemi hyr ne rradhe ne kohen e duhur por presim kot,,se biletat ua kemi shitur te tjereve per nje shishe vodk""

bovari
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Istanbul
Postime: 685
Kyējet nė forum: 7917
Regjistruar mė: 03/07/2007
Profesioni: me libra ne dore akoma

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femra shqiptare

Mesazh nga Naki prej Mon 12 Jan 2009, 11:23 pm

Te drejtat e njeriut garantohen cdo qenjeje njerezore ne bote pa marre parasysh racen, religjionin, ngjyren, perkatesine kombetare, anet se a vjen nga jugu apo veriu, lindja apo perendimi pa marrė parasysh strukturen e moshes ose gjinise. Aksush nuk gezon privilegjin ekskluziv ne te drejtat e njeriut.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8636
Kyējet nė forum: 14133
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi