Shpella e Kaurit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shpella e Kaurit

Mesazh nga sevi prej Sun 29 Apr 2012, 5:04 pm

Mbi tė tatėpjetėn “thikė” qė zbret nė brigjet e Liqenit tė Komanit nė Pukė, ndodhet njė prej shpellave mė tė veēanta nė Shqipėri, pėr sa i pėrket historisė sė saj. Ndonėse vetėm 40 minuta larg nga qyteti verior i Pukės, Shpella e Kaurit ishte thuajse e panjohur pėr banorėt e zonės.
Historia e saj e ēuditshme, qė zė fill nė kohėn e pushtimit nga hordhitė e para otomane e qė lidhet me fenė, bėri qė askush nga banorėt e fshatit Buzhalė e tė fshatrave tė tjerė tė Komunės sė Qelzės tė mos flisnin pėr tė. Madje brezat e rinj nė kohėn e diktaturės, nuk e dinin se ekzistonte Shpella e Kaurit.
Mė tė moshuarit qė kishin dėgjuar pėr kėtė shpellė, nuk guxonin tė flisnin pėr tė. Ky vendstrehim natyror e qė tė mahnit me misteret e saj, u “zbulua” vetėm 7 vjet mė parė. Mė nė fund banorėt e trevės thyhen “heshtjen” e misterin qė mbarte kjo shpellė, duke provuar tė hynin nė brendėsi tė saj e tė shuanin kuriozitetin.
Ndėrsa kėto vitet e fundit Shpella e Kaurit ka befasuar dhjetėra turistė tė huaj, kryesisht amerikanė. Dikur e panjohur, Shpella e Kaurit, njė objekt ky me vlera tė rralla, kohėt e fundit ka ngjallur interesimin e shumė studiuesve.
Tė huajt shtangen nga pamja qė ofron ky vendstrehim shekullor, por edhe me bukuritė e rralla tė natyrės qė tė shoqėrojnė deri nė vendin ku ndodhet shpella. Pėr tė mbėrritur tek Shpella e Kaurit duhet tė udhėtosh fillimisht me makinė e mė pas me varkat e banorėve tė zonės, me tė cilat i afrohesh vendit ku gjendet ajo, nė buzė tė Liqenit tė Komanit.
Qė nė hyrje tė shpellės gjenden shumė gjurmė tė krishterimit, ndėrsa nuk mungojnė edhe disa prej almisēeve (vegla dhe enė prej guri tė pėrdorura nga banorėt e zonės).

sevi
Anėtarė

Postime: 54
Kyējet nė forum: 6036
Regjistruar mė: 23/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi