Kur nuk pajtohemi me prindėrit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kur nuk pajtohemi me prindėrit

Mesazh nga Majlinda prej Sun 06 May 2012, 8:06 am

Mund tė duket shumė e ēuditshme, por debatet mes prindėrve dhe adoleshentėve mund tė kenė rezultate tė mira pėr tė ardhmen e kėtyre tė fundit. Sipas disa shkencėtarėve ata adoleshentė tė cilėt shprehin kėndvėshtrimin e tyre me qetėsi dhe me besim nė vetvete nė njė debat me prindėrit janė tė aftė qė kėtė gjė ta bėjnė edhe mes shokėsh.
Dhe pikėrisht kėta adoleshentė janė mė tė prirė mė shumė pėr tė kundėrshtuar edhe kur i ofrohet njė vepėr jo e mirė nga ana e shoqėrisė qoftė konsumimi i duhanit, alkoolit apo lėndė narkotike nė krahasim me ata adoleshentė tė cilėt nuk debatojnė kurrė me prindėrit e tyre.
Pjesa dėrrmuese e adoleshentėve tanė janė temperament dhe shumė prej tyre ua kthejnė fjalėn prindėrve. Sipas Egzona Zeqirit, bashkėbisedimi me prindėrit i ndihmon mjaft shumė, por nė tė shumtėn e rasteve kur debaton pėr njė temė tė caktuar nuk lėshon rrugė.
“Jam mėsuar qė me prindėrit e mi tė flas hapur pa dorėza, nė realitet shpeshherė biem edhe nė kundėrshtim kur debatojmė pėr njė ēėshtje tė caktuar. Me nėnėn natyrisht se jam mė e hapur, ndėrsa nga babai kam pak mė shumė frikė. Por, kur bėhet fjalė pėr njė vendim timin tė dėshiruar atėherė qoftė edhe me kėmbėngulėsinė time e realizoj”, thotė ajo. Egzona nuk e mohon faktin se nė disa raste e tejkalon kufirin, por e kaplon temperamenti andaj nuk e kontrollon veten. Por, kjo nervoz nuk i zgjat shumė, brenda pak minutash menjėherė qetėsohet dhe pendohet.
Sikurse Egzona ashtu edhe Petrit Syla ėshtė mjaft i vrullshėm nė bisedat me prindėrit. Megjithatė nė disa raste vendimet i merr babai, ndėrsa nėna nuk ia prish qejfin.
“Ka raste kur shpeshherė debatojmė me prindėrit dhe nuk na pėrputhen mendimet, mirėpo kjo mė ndodh me shumė me babin se sa me mamin. Ajo mundohet qė mos tė ma prishė dhe shumė herė mendimet e mia apo thėnė mė mirė propozimet e mia pėr njė vendim tė caktuar i pėlqejnė asaj. Ndėrsa babin e kam mė kundėrshtar”, thotė ai.
Nė ditėt e sotme frika nga prindėrit ėshtė shuar ēdoherė e mė shumė, tė paktė janė ata tė cilėt pyesin prindėrit pėr tė marrė njė vendim. Ndonėse mendimet e tė dy palėve nuk pėrputhen nė tė shumtėn e rasteve dhe kjo krijon njė situatė jo tė mirė mes raporteve prindėr fėmijė. Erxhina Ismajli ėshtė mjaft kėmbėngulėse dhe nė tė shumtėn e rasteve mundohet qė tė mos ua prishė prindėrve.
“Nganjėherė nuk mė pėlqejnė mendimet e prindėrve, por me dashje apo pa dashje mė duhet t’i pranoj. Por, nuk mund tė mohoj se nganjėherė ndodh qė edhe t’ua kthej fjalėn, sepse jam njė tip shumė kėmbėngulėse”, thekson ajo.
Prindėrit duhet tė pranojnė kur fėmijėt i kthejnė fjalėn nė njė debat, sidomos kur fėmijėt kanė tė drejtė apo kanė mendimin e tyre. Nėse adoleshentėt mendojnė se nuk ka kuptim tė kundėrshtosh prindin, atėherė ata nuk do tė kenė guximin pėr tė kundėrshtuar as shokėt mė tė mėdhenj qė i ofrojnė tė hyjnė rrugėve jo tė mira.
marre nga: /zeri.info/

Majlinda
Anėtarė

Postime: 327
Kyējet nė forum: 6717
Regjistruar mė: 12/10/2007
Profesioni: oficere

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi