Nė doni tė njihni kosovarėt
Faqja 1 e 1 • Share •
Nė doni tė njihni kosovarėt
Valeria DedajNė ato ditė tė vėshtira vazhdimisht kujtonte poetin Rami Kamberi nga Tetova. Ndėr tė tjera shkruante: nė doni tė njihni kosovarėt lexoni gjeografinė e varreve, nė doni tė njihni kosovarėt lexoni udhėn e durimit. Nė kėtė rrėfim pėr Shekulli ortopedi kuksian Shaqir Shehu sjell kujtime tė trishta:
Tė vrarė nė trup dhe nė shpirt
Thonė se krimin nuk ka peshore qė ta mas. Njė ushtri e armatosur deri nė dhėmbė qė masakron civilė tė ēarmatosur tė bėn tė urresh. Qindra tė plagosur vinin nga Kosova nė Kukės, asokohe madje edhe pėrpara se tė formohej UĒK-ja. Tė gjitha repartet e spitalit tė Kukėsit mbusheshin asokohe me tė plagosur nga Kosova; ata vuanin nga sėmundje tė ndryshme si dėmtime, ftohje, infeksione turbekulare etj. Shumė pacientė kėto sėmundje i vuanin pėr shkak tė qėndrimeve tė gjata nė male, e shumė tė tjerė ishin dėmtuar nga ushtarėt serbė, tregon mjeku kuksian pėr Shekullin. Por plagėt nė trup dhe rraskapitja e rrugės ishin e keqja mė e vogėl. Sepse kėtyre u shtohej trauma psikologjike, e ardhur nga shqetėsimi pėr pjesėtarėt e tjerė tė familjes qė i kishin lėnė nė Kosovė dhe nuk dinin ēfarė po u ndodhte.
Nė sallė operimi edhe pa anestezi
Ishin tė shumtė ata qė pranonin tė hynin nė sallėn e operimit edhe pa anestezi pėr shkak tė mungesės sė ilaēeve nė spital. Pas disa kohėsh nė spital erdhėn edhe disa mjekė nga spitali Ushtarak dhe ai Nr.1 i Tiranės, tė cilėt dhanė kontributin deri nė mbarimin e eksodit thotė doktori, duke shtuar: Si koleg dhe si kuksian smund tė le pa pėrmendur disa emra mjekėsh si Bardhyl Guēe, Ardit Duni, Sokrat Berdufi, Edmond Ēeliku, Ismet Hasko, Qamil Komi, Edmond Vata etj. Personazh shumė kurioz i asaj periudhe ka qenė mjeku amerikan Uillard Noys i cili ėshtė shpallur dhe qytetar nderi nė qytetin e Kukėsit pėr kontributin qė ka dhėnė gjatė asaj periudhe. Doktor Shaqiri tregon: Ēdo ditė me tė kemi shkuar pėr tė vizituar tė plagosurit qė qėndronin nėpėr kampet e ngritura nga italianėt nė qytet. Plagėt qė mjekonim ishin nga mė tė ndryshmet, nė njė rast, njė pacienti i kemi hequr nga trupi njė copė predhe 250 gram. Nė kėtė rast asistuan televizione gjigante si CNN e BBC dhe e pėrdorėn si shembull pėr tė demonstruar masakrėn serbe mbi popullsinė civile tė Kosovės. Shumė prej tė plagosurve tė asaj dite kishin dėmtime trupore nė kocka me fraktura tė hapura te duarve tė kėmbėve apo djege trupore nga mė tė rėndat.
Pacienti i parė dhe pacienti i fundit
Doktor Shehut ndoshta nuk do ti dilte koha tė kujtonte tė gjithė tė plagosurit e asaj periudhe aq tė vėshtirė, por kujton tė parin dhe tė fundit. Kujton se pacienti i parė ka qenė nga fshati Piran i rrethit tė Prizrenit, njė i plagosur nė tė dyja kėmbėt dhe duart. Ai ka qenė i pari qė kam shtruar nė sallėn e operimit. Nė Prizren kishte lėnė pas katėr fėmijėt dhe gruan. Nuk e dinte qė fėmijėt ishin masakruar nga predha nė oborrin e shtėpisė. Pas kėsaj u kthye pėrsėri nė Kosovė me shpresėn qė mund tė gjente gjallė tė shoqen, tė vetmin person qė i kishte mbetur nė kėtė jetė.
Ndėrsa e plagosura e fundit ka qenė njė grua nga Vuēiterna. Dr.Shehu tregon: Quhej Fate Velshiqi. Asaj nėne tė urtė trupmadhe ia plotėsonte portretin kostumi popullor. Ishte njė nėnėmadhe e vėrtetė, ndoshta dhe personifikimi i Kosovės martire
Dr.Armando Mata (radiolog):
Nė vjeshtėn e 1998-ės nė spitalin e qytetit e Kukėsit filluan tė shtohen tė lėnduarit e parė nga lufta e Kosovės. Sė bashku me ortopedin Shaqir Shehu u kemi shėrbyer tre ushtarėve tė plagosur tė UĒK-ės, gjithashtu jemi marrė dhe me ekzaminimin e ilaēeve qė duhet tė pėrdornin tė sėmurėt. Ndėrsa nga marsi i 1999-ės fluksi i tė dėbuarve shtohej pėrditė. Mbaj mend rastin e dy grave nga Mitrovica, njėra prej tyre Zyra Alia qė kishte thyer kėmbėt duke mbrojtur mbesėn e saj nga ushtarėt serbė dhe dy vajza qė ishin tėrėsisht tė traumatizuara; mbi to ishte ushtruar dhunė fizike.
Bio
I diplomuar pėr mjekėsi nė 1978-ėn, Dr. Shaqir Shehu deri nė 1981 ushtroi profesionin e mjekut tė pėrgjithshėm nė dy zona tė rrethit tė Kukėsit nė Topojan dhe nė Bicaj. Vitet e para si mjek, kanė qenė tė ngarkuara edhe emocionalisht; u ka shėrbyer vetėm fėmijėve zero deri nė gjashtė vjeē. Mė pas iu dha e drejta e specializimit pėr ortopedi traumatologji. Sot e konsideron veten me fat qė fillimet i ka pasur nė zonat e thella tė Kukėsit, sepse i kanė shėrbyer jo vetėm pėr tu rritur profesionalisht, por edhe sepse mirėnjohja e njohur e banorėve tė asaj zone ndaj mjekut ka qenė motivuese pėr vitet mė pas. Deri nė 2005-ėn punoi nė spitalin e Kukėsit pėr tu zhvendosur mė vonė nė Tiranė.
Tri fotot e eksodit pas masakrės nė fshatin Meja
Tre fėmijė nė Kukės nė 1999 disa orė pasi paramilitarėt serbė kanė ekzekutuar babanė e tyre nė fshatin Meja nė Kosovė
Njė grua ngushėllon veten dhe fėmijėn e saj nė Kukės nė 1999, ku ka mbėrritur pasi paramilitarėt serbė kanė ekzekutuar bashkėshortin e saj nė fshatin Meja
Dy banorė tė Kukėsit duke ngushėlluar njė vajzė tė mitur, babai i sė cilės ėshtė ekzekutuar nga paramilitarėt serbė nė fshatin Meja
Fotot: Corbis
Eksodi 99
Prej 13 vitesh, njė aktivitet i njohur si Eksodi 1999 ėshtė kthyer nė njė traditė, ku qindra shqiptarė tė Kosovės marshojnė drejt qytetit verilindor tė Kukėsit. Marshimi pėrkujton ardhjen e shqiptarėve tė Kosovės nga dogana e Morinit, dėbuar nga trojet e tyre nga ushtritė serbe, eksod qė pati muajt mė tė vėshtirė prill-majin e vitit tė trishtė 1999 Shekulli

Jam fisnike kam zemeren gure
Si Shqiponja ne flamure
Mburrem dhe jam krenare
Qe kam lindur Shqiptare
nga do qe te jem me ndjek fati
se jam vajze Pogradecare hesapi!!

Arjana- Anėtarė i Avancuar
- Lokacioni: diku e humbur
Postime: 3768
Kyējet nė forum: 9494
Regjistruar mė: 26/09/2009
Profesioni: Studente
Vėrejtjet:

Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi



» A ėshtė gabim tė jesh e(i) sinqert?
» Sa rendesi i kushtoni veshjes?
» C'far jeni duke ber ne keto momente .... ?
» Nje dhurate antarit/antares te forumit...
» Sinqeritet pa rezerva, i barabarte me mendjelehtesi?
» Xhelozia
» Te kuptuarit ate qe don ti
» Te jesh i afte
» Thėnie pėr Jetėn dhe Vdekjėn!
» Ti Vlersojm Antart e Forumit...
» Menēuria apo bukuria
» Cilin tipar te karakterit te njeriut ēmoni me teper?
» Biondet puthen,Zeshkanet martohen/ Bjonde apo brune!!!!
» " Zgjohu "
» Prano....refuzo....
» Dua ta dish...
» Nuk dua....!