Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Mesazh nga Sajmir_pasha prej Mon 11 Jun 2007, 3:20 pm

Shumė nga ne ndodhen larg Shqipėrisė. Arsyet e largimit janė te shumta,dikush ėshtė larguar pėr te studjuar,dikush pėr te punuar,dikush pėr njė te ardhme pozitive etj. Pyetja ime ėshtė si jeni ndjere dhe si e keni pėrjetuar ditėn/naten e nisjes tuaj drejt njė vendi tjetėr? Keni qenė te gezuar,optimiste,shpreseplote,apo te stresuar,te frikesuar nga e panjohura qe ju pret??? Na pershkruani pak momentet kur jeni ndare me njerzit e zemrės,momentet kur keni hipur ne avjon/traget/autobus (ēfarėdo qoftė) dhe momentet e para kur keni mberritur ne dhe tė huaj.
Pra me njė fjale pershkruani atė ditė/nate qe jeni larguar dhe ndjenjat tuaja apo te njerzve qe ju rrethonin

Sajmir_pasha
Anėtarė

Lokacioni: Rhodos-Greece
Postime: 36
Kyējet nė forum: 5428
Regjistruar mė: 11/06/2007

http://www.riniashow.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Mesazh nga Enya prej Wed 13 Jun 2007, 7:44 pm


Sajmir urime per temen, me mallengjeu sepse mu kujtuan momentet e fundit para se te largohesha nga vendi im.
Kam shume kohe qe kam ikur dhe kam qene e vogel, adoleshente dhe mund te them qe ka qene paksa e veshtire sepse largimi do te thoshte shkaputje nga shoqeria, nga vendet ku ke kaluar femijerine tende, nga njerezit qe ke hasur ne jeten tende deri me ate dite ... dhe nuk e di se ēfare te pret aty ku do shkosh ... vend i huaj, shoqeri e re per tu krijuar, gjuhe e re per te mesuar, ambjent i ri per tu adaptuar ...
Momenti qe me ka lene me shume mbresa dhe qe me prek shume kur e kujtoj eshte nja dy dite para se te niseshim, dhe mamaja kishte shitur aq sa mundi nga sendet e shtepise dhe isha vetem ne shtepi kur erdhi personi (qe kishte blere nje pjese te mire te tyre) per ti marre ... dhe kur iku u ula ne nje karrige e veshtrova shtepine gati bosh ... ishte moment teper i veshtire sepse aty realizova qe po nderroja komplet jete ...
Ja per mua pershtyepjet dhe gjendja emocionale para se te ikja ...
Vazhdim te kendshem.

Enya
Anėtarė

Lokacioni: France
Postime: 129
Kyējet nė forum: 5448
Regjistruar mė: 04/06/2007
Vėrejtjet: Realiteti eshte shume here i hidhur per te tjeret ... kur tek ta mbizoteron cmiresia dhe ligesia ... mjere ata/ato qe jane te grryer perbrenda nga cmira qe kane ...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Mesazh nga Sihana prej Fri 15 Jun 2007, 11:01 am

MĖRGIMTARI

Natė i ėshtė bėrė jeta larg Atdheut
I vuajtur, i rraskapitur
nė sofrėn e mallit ndan buėn e pikėllimit
pa familje, pa prindėr, pa atdhe

deri kurė do tė hajė vetėveten
sytė e tij dy burime tė shterrura
lumė i dhembjes gurgullon damarėve tė tij
dhe prapė i fortė qėndėron

KTHEHUNI

Vendlindja ju prźt
si foleja zogun shtegtar
kthehuni tė gjithė
kudo qė jeni mėrgimtar

Ju presin nėnat
tek pragu i shtė//
askund s`ka vend mė tė mirė
se toka e Arbėrisė.

KURBETI

Jetė pa jetė
pa kuptim, pa emėr
i nėnēmuar, pa zemėr.

Buka s`ėshtė si buka
as uji si ujė
e rėndė ėshtė jeta
nė dhe tė huaj.

Mbrėmjet vijnė tė zymta
malli shperthen vullkan
gjumi merr arratinė syri lotin s`e mban.

Per te gjith ju emigrant e kudo qe ndodheni.

Sihana
Anėtarė

Lokacioni: Rhodos-Greece
Postime: 273
Kyējet nė forum: 5432
Regjistruar mė: 11/06/2007
Profesioni: Laborant Dentar
Vėrejtjet: Ju faleminderit per ndihmen tuaj si Moderatore e Forumit te uroj suksese

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Mesazh nga bovari prej Thu 05 Jul 2007, 1:30 am

Hej hej te mos mbetem edhe une pa shkruar ne kete teme:)
eshte gje e keqe kur mbetesh pa gjumeeee...

Ne vitin qe jam larguar nga shqiperia ishte e modes te adhuroheshin ata qe braktisnin(largoheshin nga shqiperia)vendin.Dhe une si nje 14 vjeēare e pelqeja te dilja jasht shqiperise(do isha e priviligjar jaaa,gje koti)po vetem diēka ari ta kujtoj nga ai moment.
İshte dreke dhe babi mori ne telefon dhe tha beni ēanten gati dhe ikem.Ama duke qene femije qe veē probleme hap me thane qe do shkonim per pushime( pasi ish e pamundur te ndahesha nga gjyshi)dhe gjith qef hypa ne taksi qe u drejtua drejt shkupit, e pas nga aeroporti i shkupit ne stamboll.Ne fillim isha shume e lumtur se shetisja se e dija se kemi ardh per pushime e kjo zgjati pak se kur fillova gjimnazin e kuptova qe do jetonim ketu.Po kane kaluar vite dhe vertet jam ne gjendje te them se nuk eshte gje e mire mergimi, per ne qe erdhem te vegjel jo pasi ambjentohesh adaptohesh po per prinderit shume e veshtire.e rendesishme eshte te mos harosh origjinen dhe vendin tenddd....

bovari
GlobalModerator

Lokacioni: Istanbul
Postime: 690
Kyējet nė forum: 5364
Regjistruar mė: 03/07/2007
Profesioni: me libra ne dore akoma

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Mesazh nga clesiano prej Fri 20 Jul 2007, 10:35 am

Ishte 26.08.2005 ajo dite kur kam marre tragetin nga Vlora ne drejtim te Italise.

nje nate me pare nuk me merte gjumi, te gjithe kishin rene te flinin ndersa une vija verdall neper shtyepi eedhe ne oborr, mbase nuk pajtohesha dort me iden qe po ikja per nje pjese se jetes sime.Me pas kam zbrit poshte ne dhomen time dhe kam perfaqu vellain aq fort sa ai u zgjua i trembur nga gjumi edhe ja kemi bere nje dore te qarash aty....pas pak jam shtritur edhe se di por me kapi gjumi.

Te nesermen ne mengjes ishte me e veshtira, ne oren 9 vinte taksia te shpia per te me marre edhe te me dergonte ne Vlore.Me dukej sikur kisha filluar te isha i tepert ne shtepine time, vertet nje stres i madh.

te shihje fytyren e mamit edhe gjyshes qe buzeqeshnin me lote neper faqe nuk ishte gje e lehte, edhe pse mundohesha ti evitoja sadopak.

Te shtepi ishin mbedhur nja 12 vete, sikur po me conin nuse..ahhahaha....vjen ora qe duhet te largohesha. i kam p'remtu vetes qe nuk do leshoja asnje lot se nqs do qaja do e kisha me te veshtire si une eashtu edhe ffamijlaret e tjere, por eshte e mundur ti ndalesh lotet, mundesh me i then jo ndjenjes?

Fillova te pershendetesha me familjaret kur ne fund kishte ngel vellai edhe mami.Kur kam pershendet vellain se di por jam mbytur ne lote, nuk kisha me qufi ta perqafoja kur kam pershendet mamin se di por mendoja se do e kisha te veshtire te ndahesha nga mami im, por se di sesi por ajo me ka dhen shume forca.

Pasi pershendes familjaret e mi largohem me vrull sikur doja me u then qe nuk vonohem kthehem shpejt, kam mbyllur porten e shtepise me qellim qe te mos me shinin duke u larguar edhe jam nisur ne drejtim te Vlores.

Kur mberita ne Vlore kam ndalur ne nje bar me tim ate per tu qetesuar edhe te prisja sa te fillonte imbarkimi per ne traget.

Erdhi edhe ora qe duhej te pershendetesha me tim ate edhe xhaxhain tim qe kishte ardh me ne.

Pasi u pershendeta edhe me ta hypi ne traget.

Isha vetem, tamam si turist de......


Pasi mberij nga ora 11 e nates ne brigjet eitalise edhe dalim nga ambjentet e portit...aty ka fillu eksperiaca ime em e bukur......ku do shkoja une tash?

Naten e pare e kisha planifiku me fjet gjum ne stacion se treni qe do me conte ne qytetin ku do jetoja kishte ik tashme, kshuqe une duhet te prisja tjetrin ne oren 6 te mengjesit.

Duke u drejtuar per ne dalje te portin ku do merja taksin te shkoja ne stacion te trenit degjoj dike qe therret Klevis, Klevis....boh se kan me ma thashe ...kur te thirurat vazhdonin...aty se di por mendova se i kishin seriozisht me mua edhe ul hapat e mai edhe po shihja verdall, kur shoh burrin e tezes...me eshte dukur si diell ne 11 te nates per zotin......ec se ja hodha per sot thashe....

pas nje treoreve shkoj te shpia e tezes, ku kam qendru 4 dite.


Ne date 30 nisem prej ayt ne drejtim te Pavias ku jam edhe sot.


Eh cme ben te nxirja ca lot per zotin.

clesiano
Anėtarė

Lokacioni: itali
Postime: 30
Kyējet nė forum: 5397
Regjistruar mė: 21/06/2007

http://www.zemershqiptare.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Mesazh nga Vizitor prej Fri 20 Jul 2007, 11:18 am

Te gjitha postimet tuaja jane prekese dhe mua me eshte dashur te gjendem jashte kufijve te atdheut tim.Mbaj mend qe ishte nje mengjes i ftohte marsi.Jam larguar me autobuzin e pare qe nisej.Ne fillim mu duk shume e veshtire te ambjentohesha por ja qe ditet kalonin dhe une po mesohesha.Madje mendoja po me jepet mundesia te njof nje shtet me shume.Per nje gje ndjehesha krenare qe nuk mu desh asnjehere te fshihja kombesine time.Dhe nese me pyesnin pergjigjesha
-jam nga Shqiperia, ju besoj se keni degjuar shume per te keto kohet e fundit.
Fatmiresisht tani jetoj ne vendin tim.Megjithate nuk ka rendesi se ku jeton, rendesi ka te perfaqesosh ate cka je dhe nga je.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Mesazh nga Naki prej Fri 20 Jul 2007, 1:28 pm

Mua nuk me ka ndodhur nje gje e tille edhe pse kam jetuar shume jashte vendlindjes.
Ngjarjet makabre te Luftes se Kosoves 1998-1999 jane trishtimet me te medha qe nje komb mund ti kete perjetuar.
Personalisht perjetova kete neper male dhe skurre dhe shihja kolonat kur nje popull vetem pse eshte Shqiptar duhej te largohej nga vatra shtepi nga me te dashurit... nuk mundem te gjej fjale te pershkruaj keto dhimbje keto dhimbje qe akoma jane shume te fresketa dhe nuk largohen dot... kufomat qe gjeja te pavarrosura, femijet duke kerkuar nje luge qumesht, lindjen neper male, e cka jo...
Shume u larguan nga vendlindja jo me deshire por e kishin te imponuar....

Ju falenderoj per postimet keto jane edhe nje pjese e Historise sone kombetare

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !


Naki
WebMaster

Lokacioni: Kosovė
Postime: 7925
Kyējet nė forum: 10315
Regjistruar mė: 29/05/2007
Vėrejtjet:

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Mesazh nga Anna prej Sun 26 Aug 2007, 6:41 pm

Viti qe une u largova nga kosova ishte 28 tetor 1981 dhe as me valixhe e as me ēante,veē rrobat qe kisha veshur dhe pas 11 vjetesh takova nenen time per here te pare kur hyra ilegal ne kosove.Ajo nuk me njihte,me kujtonte te re siē isha per here te fundit. Qendrova 5 dite dhe u ktheva nga kisha shkuar me mall te madh,nuk me njihte njeri por edhe une vetem te vjetrit dhe pas 18 viteve hyra ne kosove e rregullt.E kisha te ndaluar kosoven per 18 vite me radhe e padeshiruar nuk mund te shkruaj me shume sepse ashtu ishin kushtet dhe sot harrohet historia.Tani jam nene kam femijet,mbi te gjitha keta linden ketu jasht por gjuhen traditen dhe te ndihen krenar qe jane shqiptare dhe historine kurr nuk ju a fsheha por ju a tregova.Dhe une jam krenare si nene me ta qe femijet e mi ndihen shqiptare dhe flasin shqip edhe pse jane rritur ne vend te huaj shume vite pa qene ne kosove. .

Anna
Anėtarė

Lokacioni: Zvicerr
Postime: 266
Kyējet nė forum: 5283
Regjistruar mė: 29/07/2007
Profesioni: amvise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Mesazh nga Leta prej Fri 29 Oct 2010, 9:23 am

Mua personalisht nuk me kujtohet ajo Dite se si ka qene kur , jam Nis per ne Mergime... Hapat e pare te jetes time i kam mesu te heci ne Mergime..kam hy n'shkoll , kam be rrethin time, shoqror, te ati Vendit dhe nacionalitete te Ndryshem... Vetem qe me Kujtohet dita e fundit e Pushimit ne Kosove, se sa e veshtire ishte qe t'i lem tek Dera Gjyshin dhe Gjyshen me Lote perfaqe... qe na percjellnin per rrugen e Mergimit, thjshte jan Emocione te pa Pershkruar mbase nje muaje Pushime ne atedhe dita e Fundit ishte dita me e rend e Pushimit.. me Duket qe ne ate dite dhe Dielli nuk rrezonte si kur Diteve tjera... Mbizotronte nje heshtje e madhe tek te Gjithe antaret e Familjes... shume here kam Ardh dhe me Autobuss, Gjate ardhjes ne Kosovo tek te gjithe Bashkeudhetaret u vrejke Gezimi i tyre...Kurse kur iknim per ne Mergime te secili Shqiptar u vrejke ajo Ndjenja melankolike qe Mbizotronte tek ata njete ka qene dhe tek mua! me kene s'kishin then Pleqt Guri peshon veq ne Vendin e vete... dhe une Plotesishte pajtohem me kete Thenje... Pavarsisht pse rritesh ne Mergime neve si Kosovar jemi shume te Lidhur me vendin tone, per dallim me Nacionalitet tjera te cilet jetojn ne vendet tjera te Evropes... Po flas nga provoja ne kete Raste! Pastaj t'uj e pas Parasysh qe Kosova ka qene e Okopuar Prinderit cdo here me kan Fole per Kosoven kan dasht qe te ma Mbjellin ne koke edhe pse Jeton e ketu , e intergruar ne shoqerin e vendit , Vendelindja eshte ne Kosove dhe eshte ndjenje e pa Pershkruar kur te Flasin per vendin tend... Mallin per Kosove qe Kishim ne ate kohe mbas Pushimit , ngushllimin e gjejshim tek Vidiokasteta e Humorit .perderi sa cdo dite degjojshim dicka jo njerzore qe Ndodhte ne kosove nga Serbet , Filluan vrasjet e Ushtarve ne Armaten Yugoslave , Shkollat e mbylleshin etj Vitet 98-99 Kan qene vitet me te Veshitra te secilit Mergimtar... Mallkimi me i madhe eshte te ia bejsh nje Njeriut e pafsh vendlinjden tende ka Kallet, njerzit e tu ka Vriten... gjeja me e Keqe per mua ne Mergime kan qene keto vite 98-99 JO vetem per mua po per te gjithe Shqiparet ne Mergime... Kafshat qe s'kaberdihet eshte Mergimi dhe ne ditet e Sotit.

Leta
GlobalModerator

Postime: 383
Kyējet nė forum: 2190
Regjistruar mė: 08/10/2010
Profesioni: Amvise
Vėrejtjet:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi