PjetĖr Budi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

PjetĖr Budi

Mesazh nga shaban cakolli prej Sat 03 Nov 2007, 2:38 pm

PJETĖR BUDI(1566-1622)
Pjetėr Budi ka lindur mė 1566 nė fshatin Guri i Bardhė tė Matit.Shkollimin fillestar e bėri si autodiktat,kurse studimet i bėri nė Kolegjin Ilirian tė Lorentos nė Itali.Nė moshėn 21 vjeqare u shugurua prift dhe punoi meshtar nė Maqedoni(SHKUP1610) dhe nė Kosovė(nė Prokuplje 1617)Mė1599 EMėROHET VIKAR I PėRGJITHSHėM I SĖBISė,ku qėndroi 17 vjet.Pėr veq aktivitetit fetar Budi vazhdoj edhe njė aktivitet tė dendurkombėtar e krijues.Janė tė njohuira udhėtimet dhe aktivitetet qė i ndėrmori nė favor tė ēėshtjes kombėtare.Itillė ishte edhe udhėtimi i tij nė Romė mė1618,pastaj letra qė i dėrgonte me 1621 Kardinalit Gocadini pėrēėshtjen e ēlirimit tė SHQIPėRISė dhe Ballkanit.;ORGANIZIMI I NJĖ MBLEDHJE Tė KLERIKėVE KATOLIK SHQIPTAR(1622),ku u vendos qė tė mos prenohet asnjė peshkop me kombėsi tė huaj:Kur kihen tė gjitha kėto parasyshė,nuk mund tė quhet aksidentale vdekja e tij nė Drin mė 1622,por njė veprim i organizuar mirė nga armiqėt.Mė 1618 Budi botoi veprėn e tij tė parė"Doktrina ekrishterė" qė ėshtė njė katekizėm i pėrkthyar,nė tė cilėn janė pėrfshi edhe 10 vjersha fetare.Mė 1621boton tri vepra"Rituali roman";kush thotė meshė kėto kafshė i duhet me shėrbyem"dhe"Pasqyra e t“rrėfyemit".Veprat janė pėrkthime e pėrshtatje me karakter fetar.Mirėpo,brenda teksteve tė pėrkthyara,Budi ka futur faqe tė tėra tė prozės origjinale,si dhe rreth 3200 vargje,prej tyre edhe origjinale.Prandaj Pjetėr Budit i njihet merita qė tė kenė vėnė bazat e prozės origjinale e tė vjershėrimit shqip.Sa i pėrket vjershėrimit dijmė se letersia jonė para Budit njeh vetėm njė vjershė"Kėngė e pėrshpirtshme" e Lekė Matrangės,ndėrkaq Budi na la shumė vjersha dhe tema tė larmishme.

shaban cakolli
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjermani
Postime: 2762
Kyējet nė forum: 9300
Regjistruar mė: 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PjetĖr Budi

Mesazh nga Anna prej Tue 06 Nov 2007, 2:41 am

Pjetėr Budi ėshtė padyshim njė nga figurat mė tė shquara tė botės shqiptare pėr kohėn kur jetoi dhe krijoi. I pėrket atyre klerikėve, qė u dalluan pėr njė veprimtari tė dendur dhe shume te pasur atdhetare. Ishte organizator dhe udhėheqės i masave popullore nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, pėrkthyes dhe krijues origjinal nė fushėn e letrave shqiptare pėr tė mbrojtur identitetin etnik e kulturor tė pupullit tonė.

Pėr jetėn veprimtarinė dhe formimin e tij
intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta. Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin. Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit.
Nė kėtė letėr Budi pas hyrjes bėn edhe njė autobiografi tė shkurtėr , nėpėrmjet sė cilės mėsojmė dicka tė sigurt pėr jetėn e tij.

Lindi nė Gurė tė Bardhė tė Matit me 1566 nga njė familje e dėgjuar dhe e vjetėr. Mėsimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori nė vend, pranė disa ipeshkevet tė ndryshėm, deri nė moshėn 21-vjeēare. Mė 1587 u caktua meshtar dhe shėrbeu si famulltar i thjeshtė pėr 12 vjet nė Kosovė dhe me vonė 17 vjet tė tjerė si zėvendės i pėrgjithshėm i dioqezave tė Serbisė.

Gjatė viteve 1516-1522 bėri disa udhėtime nė Itali, kryesisht pėr qėllime atdhetare si dhe pėr tė botuar veprat e tij. U mbyt nė dhjetor tė vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atė e shkaktuan qarqet anti shqiptare, qė shikonin tek Budi njė atdhetar tė flaktė dhe njė nga organizatorėt e luftės sė popullit pėr ēlirim nga zgjedha e huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri aktakuza me tė cilėn hidhet nė gjyq personi qė thuhet se e shkaktoi kėtė vdekje dhe aktet e gjyqit pėrkatės. Nė kėtė mėnyrė Budi ėshtė njė nga martirėt e parė tė kulturės shqiptare.

Gjatė 29 vjetėve qė shėrbeu nė vise tė ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetėr Budi u shqua edhe pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ai gjithė jetėn dhe energjitė e tij ia kuhstoi ēlirimit tė vendit. Hartoi plane pėr dėbimin e pushtuesit dhe u pėrpoq tė siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende tė tjera. Ai bėnte pjesė nė atė shtresė tė klerikėve, qė u lidhėn me krerėt e fiseve shqiptare dhe iu kundėrvunė jo vetėm sundimit tė egėr osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptar. Clirimin dhe shpėtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarėsia e lirė, sidomos te malėsorėt, tė cilėt nuk u pajtuan asnjėherė me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qėndresėn e tyre.

Siē del nga letra qė i dėrgoi Gocadinit, misioni kryesor pėr tė cilin ai shkoi mė 1621nė Romė, ishte qė tė bėhej zėdhėnės i kėrkesave tė shqiptarėve dhe tė kėrkonte ndihma. Letra e tij ėshtė njė projekt i njė kryengritjeje tė armatosur qė njė klerik ia drejton njė kardianli dhe organeve tė administratės kishtare pėr tė kėrkuar ndihmė pėr popullin e tij, qė tė ēlirohej nga zgjedha e huaj.

Me kėmbėngulje dhe pėrpjekje tė mėdha arriti qė mė 1618 tė botonte nė Romė veprėn e parė "Doktrina e krishtenė„ dhe mė 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e tė rrėfyemit".
Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar. Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė. Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fhsehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare.

Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė. Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė.






  • Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve. Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari. Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale.

Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet. Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė„ e "leterotetė„ (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė…

Anna
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Zvicerr
Postime: 252
Kyējet nė forum: 7359
Regjistruar mė: 29/07/2007
Profesioni: amvise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PjetĖr Budi

Mesazh nga Anna prej Tue 06 Nov 2007, 2:42 am

Faqe me rėndėsi nė krijimtarinė e Budit pėrbėjnė vjershat e tij. Para tij njohim vetėm njė vjershė tė shkurtėr me 8 vargje, tė shkruajtur nga arbėreshi Matrėnga, kurse Budi na ka lėnė 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me tė drejtė ai mund tė quhet nismėtari i parė i vjershėrimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janė tė pėrshtatura nga latinishtja e italishtja, vetėm pak janė origjinale. Ėshtė e vėrtetė se nė hartimin e tyre nuk kemi njė frymėzim e teknikė tė lartė, por vihet re njė pėrpjekje serioze pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe edhe me krijime qė synojnė tė shprehin nė vargje tė bukurėn nė artin e fjalės shqipe.
Nė njėrėn prej tyre, nė formėn e njė pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjėn e trishtimit dhe tė kotėsisė qė e pushton kur mendon se tė gjithė njerėzit i rrėmben vdekja:






  • "Ku janė ata pleq bujarė,
    qė qenė pėrpara ne,
    e ata trima sqimatarė,
    tė shpejtė si rrufe?„


Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare. Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim.

Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte:





  1. edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe
  2. kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri.
  3. Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės, e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj. Rrjedhimet e kėtij vendimi tė guximshėm u dukėn shpejt. Forcat kundėrshtare u bashkuan nė njė front tė pėrbashkėt, duke pėrdorur si mjet valėt e rrėmbyeshme tė Drinit, pėr ta eleminuar Budin nė njė ditė tė dhjetorit tė vitit 1622.Jeta e Budit ėshtė njė jetė kushtuar fund e krye ēėshtjes shqiptare. Programi fisnik i gjithė kėsaj veprimtarie atdhetare mund tė pėrmblidhen nė kėto fjalė qė shkroi me dorėn e tij: "…aqė sa munda luftova me gjithė zemėr jo pėr qishdo lakmi e lavdi tė mrazėt, po me njė tė madh dėshirė pėr ndihmė tė patries e tė gjuhės sonė„ .
    Figura e Pjetėr Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetėmohimi pėr vendin dhe popullin e vet, duke u bėrė nė disa drejtime pararendės i rilindėsve

Anna
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Zvicerr
Postime: 252
Kyējet nė forum: 7359
Regjistruar mė: 29/07/2007
Profesioni: amvise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PjetĖr Budi

Mesazh nga Anna prej Tue 06 Nov 2007, 2:43 am

Letersia e Bejtexhinjeve



Hasan Zyko Kamberi
.
eshte padyshim nje nga perfaqesuesit me eminent i letersise shqipe. Tematika qė trajtoi ai nė vjershat laike, paraqet interes tė veēantė, sepse i bėri jehonė gjendjes shpirtėrore dhe pakėnaqėsisė sė masave fshatare mbi tė cilat rėndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytėzimi i egėr feudal.
Pėr jetėn e H.Z.Kamberit dihet pak.






  • Ishte nga fshati Starje i Kolonjės. Siē del nga ndonjė vjershė e tij, ka kaluar njė jetė tė varfėr e tė vėshtirė. Ka tė ngjarė tė ketė mėsuar nė ndonjė medrese. Mė 1789 mori pjesė si mercenar nė luftėn turko-austriake mbi Danub.

Nė kėtė fushatė jo vetėm qė s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumė, siē do e tregojė nė vjershėn "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore). Vdiq nė fillim tė shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare.
Rėndėsi tė veēantė kanė poezitė e tij me temė laike.
Ndryshe nga bejtexhinj tė tjerė, tė cilėt shpesh poetizuan zakone e mendėsi tė jetės orientale tė qyteteve e tė mjediseve feudale, H.Z.Kamberi nė kėto poezi pasqyroi jetėn e fshatit shqiptar tė shekullit tė XVIII, vuajtjet, pasigurinė dhe pakėnaqėsinė e fshatarėve.






  • Me nota realiste gjejmė nė tė edhe njė frymė tė theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmė dhembjen e poetit pėr gjendjen e njerėzve, qė s'u ecėn fati.
    Njė nga vjershat me tipike ėshtė "Bahti im„ , ku autori shpreh pakėnaqėsinė ndaj jetės dhe ankohet pėr fatin(bahtin), qė s'e ndihmoi pėr tė marrė prona e pozita, siē ndodhi me disa tė tjerė.

Zu Hasani e zihetė,
me baht e tij po prihetė,
vallė, ku rri e fshihetė,
qė s'punon, more bahti im.


Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore) shpreh po atė gjendje pakėnaqėsie e zhgėnjimi. Vėrtet kjo merr shkas nga pėrvoja e hidhur e vetė poetit nė fushatėn e vitit 1789, por, nė tė vėrtetė, nė tė zė vend njė shqetėsim mė i gjerė. Aty i bėhet jehonė pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme tė vegjėlisė nga fushatat ushtarake tė osmanėve, qė njerėzve tė thjeshtė u sillnin vetėm fatkeqėsi dhe mjerim, kurse fitimet i pėrvetėsonin feudalėt e mėdhenj dhe komandantėt ushtarakė.






  • Pėr jetėn e varfėr e tė rėndė tė vegjėlisė fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi tė hollė e humor therės pėr kėtė gjellė tė tė varfėrve, autori s'e fsheh dhembjen pėr mjerimin e tyre, pėr faktin brengosės se ishte lumturi kur arrinin tė shuanin urinė me trahana.

Tetė muaj gjithė ē'janė
Qė e zjejnė dhe e hanė
Fukarasė i mbanė hajanė(1)
Dritė kush gjeti trahanė

Notat e humorit, pėrzier me ankimin e poetit pėr fatin e tė rinjve, pėrshkojnė edhe vjershėn "Gjerdeku„. Nė tė cilėn pasqyrohen ēaste nga jeta dhe brengat e vajzave qė janė gati pėr martesė e qė s'e dinė ē'fat i pret, meqė i martojnė pa i pyetur. Por, veē kėsaj, ato i mundon edhe varfėria, ashtu siē i detyron edhe djemtė tė marrin rrugėn e kurbetit pėr tė siguruar tė hollat e nevojshme pėr martesė. Gjejmė nė tė edhe pėrshkrime zakonesh tė martesės, por mė tepėr shqetėsimin e tė rinjve dhe tė autorit pėr fatin e tyre.






  • Cupatė po bėjnė fiqiri(2)
    "Vallė, ku e kemi takdir(3)?„
    I martojnė me pahir

Kėto ide poeti is hfaq nėpėrmjet ironisė e sarkazmės therėse, qė godasin pa mėshirė gjithė piramidėn shtetėrore e shoqėrore, qė nga mbreti e veziri e gjer tek nėnpunėsi mė i thjeshtė.






  • Mbreti q'urdhėron dynjanė,
    qė ka vėnė taraphanė(5)
    e i presėnė paranė,
    ia di kimenė parasė.

Poeti nuk kursen as autoritetet mė tė larta tė fesė. Me sarkazėm tė guximshėm ai zbulon se prapa shenjtėrisė sė tyre tė shtirur fshihet njė shpirt i pangopur fitimi, qė i shtyn tė bėjnė padrejtėsi mė tė mėdha; e kanė ujdisur me djallin, siē shprehet poeti.
Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe mė tej, kur poeti zbulon se nė atė shoqėri tė shthurrur nuk ekzistonte as drejtėsia mė e vogėl, se njerėzit e ligjit, kadilerėt, e shtrembėronin kėtė nė mėnyrėn mė tė paturpshme, vetėm pėr tė shtėnė nė dorė sa mė shumė para.






  • Kadiu, t'i rrėfesh paranė,
    ters e vėrtit sherihanė(6),
    pėr para ē'e shet t'anė,
    ia di kimenė parasė.






  • Funksion tė dukshėm ideoartistik ka vargu "ia di kimenė parasė„. Qė pėrsėritet si refren nė fund tė ēdo strofe. Ai pėrforcon idenė se nė atė shoqėri ku merret nėpėr kėmbė ēdo virtyt, ku njerėzit robotizohen e vuajnė, paraja ėshtė epiqendra e jetės. Vjersha tingėllon si njė satirė e fortė qė shpreh zemėrimin e fshatarėsisė shqiptare kundėr shfrytėzimit tė saj nė kushtet e sistemit feudal nė shuarje e sipėr. Kuptohet qė protesta e poetit ėshtė spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie nė fatalizėm.

Vjershat laike tė H.Z.Kamberit patėn pėrhapje tė gjerė nė popull, se ato prekėn plagė shoqėrore tė kohės. Veē kėsaj gjuha e tyre ėshtė mė e pastėr se e poetėve tė tjerė bejtexhinj. Vargu qė pėrdor, ėshtė tetėrrokshi i poezisė popullore.
H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i ēmonin edhe rilindėsit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Nė mes tė vjershėtorėve tė Shqipėrisė ka zėnė kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
Me poezinė e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para tė realizmit nė poezinė shqiptare

Anna
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Zvicerr
Postime: 252
Kyējet nė forum: 7359
Regjistruar mė: 29/07/2007
Profesioni: amvise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PjetĖr Budi

Mesazh nga Anna prej Tue 06 Nov 2007, 2:44 am

Letėrsia Shqiptare e Rilindjes Kombėtare lindi dhe u zhvillua si pjesė e pandarė e lėvizjes politiko - shoqėrore e kulturore pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lėvizje, qė nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri nė vitin 1912, quhet Rilindje Kombėtare, prandaj edhe letėrsia e kėsaj periudhe quhet Letėrsi e Rilindjes Kombėtare. Kjo ėshtė kryesisht njė letėrsi patriotike me frymė demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria pėr atdheun dhe popullin, evokimi i sė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror.
Kushtet historike qė pėrcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundėr pushtuesve osmane, lufta pėr pavarėsi dhe pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit nga synimet grabitqare tė imperialisteve dhe tė qarqeve shoviniste fqinje.
Letėrsia e Rilindjes pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė thelbin e vet ajo ishte njė letėrsi romantike. Nė veprat mė tė, mira tė saj u shprehen ideale tė larta kombėtare, malli dhe dashuria e zjarrtė pėr Mėmėdheun, krenaria pėr tė kaluarėn e lavdishme tė Popullit Shqiptar dhe ėndrra pėr ta parė Shqipėrinė te lirė, tė pavarur e tė lulėzuar.
Figura mė e shquar e kėsaj periudhe ishte padyshim, Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsi i" "Historisė sė Skėnderbeut" dhe i shumė poezive tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė Jeromim De Rada, Andon Zako Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letėrsia e Rilindjes shėnon njė etapė tė re nė historinė e Letėrsisė Shqiptare. Ajo shėnon kalimin nga letėrsia me brendi fetare e ***akter didaktik, nė letersinė e re shqiptare, nė letėrsinė e mirfilltė artistike, duke hedhur nė tė njėjtėn kohė edhe bazat e gjuhės sonė letrare kombėtare.

Anna
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Zvicerr
Postime: 252
Kyējet nė forum: 7359
Regjistruar mė: 29/07/2007
Profesioni: amvise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PjetĖr Budi

Mesazh nga Anna prej Tue 06 Nov 2007, 2:45 am

  • Letersia e Rilindjes

  • Andon Zako Cajupi


  • Emri i tij i vėrtetė ėshtė Andon Ēako, nuk dihet pėr ē'arsye ai pėrdori edhe formėn Zako. Emri letrar Ēajupi ėshtė emri i njė mali tė vendlindjes, mallin dhe kujtimin e sė cilės e nguliti dhe e pėrjetėsoi nė pseudonimin e tij. Lindi nė Sheper tė Zagorisė mė 27 mars 1866. Mėsimet e para i mori nė vendlindje ku kreu dhe njė shkollė gjysėm tė mesme greke. Po shkolla mė e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes sė jetės dhe tė shpirtit tė popullit, tė gėzimeve dhe tė brengave tė bashkėfshatarėve tė tij. Rol tė madh nė formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ėma, i cili e futi nė botėn magjepėse tė pėrrallave, tė legjendave e tė kėngėve popullore, prej sė cilės poeti i ardhshėm nuk do tė ndahej mė kurrė.

    I ati i Ēajupit, Harito Ēakua, ishte kurbetēi nė Misir, ku qe aktivizuar nė lėvizjen atdhetare. Ai e tėrhoqi tė birin nga fshati pėr tė vazhduar studimet. Andoni ishte vetėm 15 vjeē, kur la shoqėrinė pėr tė ndjekurnjė kolegj francez nė Aleksandri, duke marrė me vete mallin e sė ėmės Zoicės, dhe tė gurėve e maleve tė Zagorisė. Nė kolegj mori njė kulturė tė mirė dhe u dallua ndėr tė parėt midis shumė nxėnėsve tė kėsaj shkolle qė vinin nga vende tė ndryshme tė Mesdheut. Me kėtė kulturė ai i kishte tė hapura dyert e universitetit, tė cilin e ndoqi nė vitet 1887-1893 nė Gjenevė, ku studjoi pėr drejtėsi. Kėtu u njoh me njė vajzė vendase Evgjeninė, e cila e bėri tė lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas njė vit martese, duke lėnė jetim tė birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellė poetin dhe i la vragė tė thellė.




    • Ajo u bė shkak qė, pas dhjetė vjetėsh, tė shkruante elegjinė "Vaje", njė nga elegjitė mė tė bukura dhe mė prekėse tė poezisė sonė.
      Mė 1883 me dokumentin e drejtėsisė nė xhep dhe me djalin nė krahė u kthye nė Misir dhe u vendos nė Kajro, ku nisi tė ushtronte profesionin e avokatit. Po prej kėtij profesioni hoqi dorė shpejt. Shkak u bė njė konflikt me autoritetet e vendit gjatė njė proēesi gjyqėsor ku avokati i ri mbrojti tė drejtėn dhe nuk u lėshoi pe pushtetmbajtėsve. Jetoi me pasurinė qė i kishte lėnė i ati, dhe iu kushtua tėrėsisht ēėshtjes atdhetare dhe krijimtarisė letrare.


    Ēajupi gjeti nė Misir njė lėvizje patriotike tė zhvilluar. Shqiptarėt e ngulimeve tė Egjiptit kishin organizuar njė shoqėri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqėrinė e Stambollit". Por kėtė lėvizje u munduan ta kthenin nė anėn e tyre disa rrethe grekomanėsh, tė cilėt intrigoni kundėr patriotėve tė vėrtetė dhe kundėr Ēajupit. Ai u bė shpirti dhe figura mė e njohur e kolonisė patriotike tė Misirit, Ēajupi mbrojti interesat e shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, tė grekomanėve dhe tė gjithė armiqve tė tjerė tė ēėshtjes sė kombėtare.




    • Emri i tij nisi tė njihej nė rrethet e atdhetarėve qė nė fund tė shekullit, kur botoi mė 1898 artikullin e gjatė "Duke kėrkuar njė alfabet", nė tė cilin spikat shqetėsimi i tij pėr unitetin e lėvizjes kombėtare dhe kulturore, pėr shkrimin dhe lėvrimin e gjuhės amtare pėrmes njė alfabeti tė njėsuar. Por vepra qė e bėri tė njohur nė mbarė botėn shqiptare ishte pėrmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku pėrfshiu komedinė "katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr". Me kėtė vepėr ai u bė poeti mė i njohur pas Naimit, figura qė zuri vendin qė mbeti bosh pas humbjes sė poetit kombėtar mė 1900.
      Vjershat patriotike dhe luftarake tė "Baba Tomorrit" frymėzuan ēetat e lirisė dhe kryengritjet e mėdha qė i sollėn pavarėsinė Shqipėrisė mė 1912.


    Kėtė ngjarje poeti e priti me gėzim, u duk se iu hap udha pėr t'u kthyer nė mėmėdhč, por, Lufta e Parė Botėrore dhe trazirat e mėvonshme e shtynė larg kėtė shpresė. Megjithatė ai i ndiqte nga afėr ngjarjet nė Shqipėri, duke mbetur gjithmonė nė krah tė forcave pėrparimtare e demokratike. Mė 1919 Ēajupi ishte nė ballė tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve tė Misirit, pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit shqiptar nė Konferencėn e Paqes qė mblidhej nė Paris. Ai dėnoi qeverinė e Durrėsit, qė ishte vegėl e fuqive imperialiste, ashtu siē dėnoi pėrpjekjet e feudalėve tradhėtarė pėr ta bėrė Shqipėrinė ēiflik tė tyre e pėr ta nxjerrė nė ankand sipas interesit. Me kėto qėndrime ai thelloi demokratizimin nė lėvizjen mendore dhe nė letėrsinė shqiptare. Kjo u shpreh nė frymėn antifeudale tė veprės sė tij dhe nė vendin qė ai u dha problemeve shoqėrore nė krijimtarinė e tij letrare e publiēistike. Nė kėto vite Ēajupi , si shumė atdhetarė tė tjerė, pėrjetoi krizėn e idealeve tė bukura tė Rilindjes.




    • Nė krye tė punėve nė Shqipėrinė e pavarur, nė vend tė atdhetarėve tė ndershėm po vinin njerėz qė i binin pas interesit tė tyre, pa menduar pėr fatet e kombit. "Nė Shqipėri, shkruan ai mė 1922 njė turkoman, njė grekoman, njė sllavoman, njė intrigant, njė tradhėtar, takon tė bėhet … regjent, ministėr, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
      Ēajupi ishte pėr demokracinė dhe qytetėrimin, prandaj e pėrshėndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924, frytet e tė cilit nuk arriti t'i gėzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetėn e shkurtėr dhe, nė vend tė saj, u rikthye pushteti i feudalėve me ardhjen e A.Zogut nė fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Ēajupi qė ishte nė krye tė "Shoqėrisė sė miqve", tė themeluar nė Kajro, i drejtoi Qeverisė sė Tiranės njė protestė, midis tė tjerave thuhej se koha e mbretėrve shkoi, "kurse edhe ata qė i kanė, po vėshtrojnė t'i pėrzėnė", Ky qėndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli pėrfundimisht poetit rrugėn pėr t'u kthyer nė Shqipėri, qė tė tretej nė "baltėn mė tė ėmbėl se mjalta" tė mėmėdheut. Vdiq nė Kajro mė 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar nė Shqipėri e kaloi vdekjen e tij pothuajse nė heshtje.


    La nė dorėshkrim pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij, poemėn "Baba Musa lakuriq", njė parodi e biblės, tragjedinė "Burri i dheut", qė u botua pas vdekjes mė 1935, komedinė "Pas vdekjes" qė u botua mė 1937, pėrmbledhjen poetike "Kėngė e vome", fati i sė cilės nuk dihet.
    Me gjallje, pėrveē "Baba Tomorrit" botoi Pėrrallat e La Fontenit (1921) pėrshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), njė tufė vjershash tė letėrsisė sanskrishte, nga artikujt e paktė qė botoi nė shtypin e kohės duhet pėrmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), njė nga kulmet e publiēistikės sė Rilindjes. Nė kėtė pamflet Ēajupi demaskoi demagogėt e xhonturqve dhe tė veglave tė tyre, qė kishin hyrė nė lėvizjen kombėtare pėr interesat e ngushta tė kastės sė bejlerėve turkoshakė e fanatikė, tė zellshėm pėr t'i zgjatur jetėn tė "sėmurit tė Bosforit", perandorisė sė kalbur tė sulltanėve

    Anna
    Anėtarė
    Anėtarė

    Shteti: Zvicerr
    Postime: 252
    Kyējet nė forum: 7359
    Regjistruar mė: 29/07/2007
    Profesioni: amvise

    Mbrapsht nė krye Shko poshtė

    Re: PjetĖr Budi

    Mesazh nga Anna prej Tue 06 Nov 2007, 2:47 am

    Letersija e Rilind[color=#105289]Sami Frasheri

    Sami Frashėri (Sami Bey Frashėri) (1 qershor, 1850, Frashėr, Shqipėri – 18 qershor, 1904)







    • Rilindės i shquar, ideologu kryesor i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Nė literaturėn e huaj ėshtė njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 1 qershor 1850. Mėsimet e para i mori nė fshatin e lindjes. Mė 1865 sė bashku me pesė vėllezėrit e tij dhe dy motrat u vendos nė Janinė. Kėtu sė bashku me Naimin, Sami Frashėri kreu shkollėn e mesme greke "Zosimea", ku pėrveē kulturės sė pėrgjithshme, pėrvetėsoi krahas greqishtes sė re e tė vjetėr edhe gjuhėn latine si dhe gjuhėn frėnge dhe atė italiane. Nga mėsuesit e medreseve tė Janinės mėsoi arabisht dhe persisht.


    • Mė 1872 u vendos nė Stamboll ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė patriotike pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe bashkėpunoi me pėrfaqėsuesit mė pėrparimtarė tė lėvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte njė ndėr organizatorėt kryesorė tė "Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

      Sami Frashėri drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi njė varg artikujsh. Pėr nevojat e shkollės shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhės shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhės shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronjė" (Gjeografia, 1888) nė gjuhėn shqipe. Nga veprat mė tė shquara tė kėtij mendimtari tė shquar, patriot, demokrat dhe iluminist ėshtė "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet", botuar mė 1899 pa emėr autori nė Bukuresht. Ky traktat u bė manifesti i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, vepra qė sintetizoi programin e lėvizjes, strategjinė dhe taktikėn e saj. Nė tė u shprehėn idealet demokratike tė zhvillimit politik e shoqėror tė vendit, tė zhvillimit tė arsimit, tė kulturės e tė shkencės. Sami Frashėri hartoi dhe njė fjalor tė gjuhės shqipe qė mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu nė dorėshkrim njė pėrmbledhje kėngėsh popullore shqiptare.


      Sami Frashėri me gruan e tij EminenėĒėshtjen shqiptare Sami Frashėri e mbrojti edhe nė organet e ndryshme tė shtypit qė drejtoi sidomos nė gazetėn turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashėri ėshtė autor i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke dhe arabe duke pėrfshirė kėtu edhe revistat e gazetat qė i drejtoi duke botuar vetė nė to.

      Ēėshtjen shqiptare dhe historinė e popullit shqiptar Sami Frashėri i trajton edhe nė veprat nė gjuhėn turke e sidomos nė artikujt e botuar nė shtypin e kohės, si edhe nė veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashėri dha kontributin e tij tė vyer nė disa fusha tė shkencės ku u dallua si pėrfaqėsues i mendimit tė pėrparuar materialist, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr vendet e Lindjes. Ėshtė autor i fjalorit normativ tė gjuhės turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerėn e vet tė madhe edhe nė ditėt e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"pėrmban mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore dhe ėshtė pajisur me njė parathėnie tė gjatė tė shkruar nga vetė Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e njė gjuhe letrare. Samiu ėshtė edhe autor i disa fjalorėve dygjuhėsh frėngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frėngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashėri nė gjuhėn turke ėshtė Enciklopedia e tij "Kamus-ul alām" (1900) nė 6 vėllime, ku Samiu u jep njė vend tė dukshėm botės shqiptare, figurave tė rėndėsishme qė ka nxjerrė populli shqiptar gjatė historisė sė tij. Nė enciklopedinė e Samiut gjenden njoftime pėr institucionet shtetėrore, arsimore, fetare etj., si edhe tė dhėna gjeografike jo vetėm pėr qytetet dhe qendrat administrative mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė, por edhe pėr fshatrat mė tė njohura.

      Si shkrimtar Sami Frashėri shkroi nė gjuhėn turke drama e romane. Vepra mė e rėndėsishme tregimtare Sami Frashėri "Besa", e botuar mė 1875 e ka marrė subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq nė teatrin perandorak nė Stamboll mė 1874, njė vit para se tė botohej.

      Pėr popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, tė ciat i pėrmblodhi nė "Bibliotekėn e xhepit", hartoi tekste tė ndryshme, botoi antologji me pjesė tė zgjedhura nga letėrsia botėrore dhe kryesisht orientale, ai la nė dorėshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhėsisė dhe e letėrsisė.

      Sami Frashėri ishte edhe njė gazetar i talentuar. Ai ka bashkėpunuar me shkrime dhe ka qenė redaktor dhe kryeredaktor nė disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mėngjezi" 1876), ku pėr njė kohė ishte kryeredaktor, "Hafta" ("Java") etj.

      Nė punėn krijuese tė Sami Frashėri njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe pėrkthimet, e kryesisht ato nga frėngjishtja. Ai shquhej pėr kulturėn e tij tė gjerė nė shumė fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vėllime.

      Pėr veprimtarinė patriotike edhe pėr frymėn pėrparimtare qė pėrshkon veprat e tij Porta e Lartė e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashėrin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar tė dilte nga shtėpia.
    • Atdhetari i shquar nderroi jete nė Stamboll.jes .[/color]

    Anna
    Anėtarė
    Anėtarė

    Shteti: Zvicerr
    Postime: 252
    Kyējet nė forum: 7359
    Regjistruar mė: 29/07/2007
    Profesioni: amvise

    Mbrapsht nė krye Shko poshtė

    Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi