Mitologjia shqiptare 5 5 2

Mitologjia shqiptare

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Mon 28 Jul - 12:53

1.Ku qendron per ju ndryshimi midis zanave dhe oreve

Ju lutem jepni shembuj vargjesh

2. Tek de Rada permendet nje varg ku permenden zarave???

martin mato
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tirane
Postime: 96
Kyējet nė forum: 7167
Regjistruar mė: 07/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Mon 28 Jul - 14:45

Nė gojėn e popullit, kur pėrmendėn Zanat dhe Orėt, thuhet Shtojzovallet, qė do tė thotė Shtojua, o Zot, vallet. Zanat dhe Orėt janė qenie mitologjike, ndėrsa fjala “Shtojzovallet” vjen si eufemizėm pėr Zanat dhe Orėt ose pėr tė dyja sė bashku.

Ky ligjėrim ishte i pėrgjithshėm nė kapėrcyell tė shek.XIX-XX kur ngjizej Lahuta e Malcis, ndėrsa sot nė ligjėrimin e shkruar ndodh tė pėrdoret eufemizmi Shtojzovallet, sikur tė bėhej fjalė pėr qenie mitologjike, pavarėsisht nga Zanat dhe Orėt. Nė popull thuhet edhe Zanat e Malit, ēfarė nėnkupton se vendqėndrimi tyre ka qenė pėrgjithėsisht mali, prandaj gjinorja “e malit” ėshtė identifikim: Zana e Veleēikut (Zana e Malit tė Veleēikut), Zana e Miliskaut
(Zana e Malit tė Miliskaut). Pėr Orėt thuhet: Ora e Shalės ose Orėt e Dukagjinit dhe Ora e Shtėpisė ose Ora filanit me kuptimin pėrkujdestarja misterioze e krahinės, e shtėpisė apo e aksh individi. Pėr kėtė arsye mund tė arrijmė nė pėrfundimin se funksioni i dallon Zanat prej Orėve. Me fjalė tė tjera, Zana ėshtė njė qenie mitologjike, ndėrsa Ora ėshtė njė Zanė me “detyra” tė pėrcaktuara. Pėr mė tepėr Zana ėshtė trime, sepse nė popull thuhet: Filani ėshtė trim si Zana, ndėrsa ky krahasim zakonisht nuk vjen pėr Orėt. Zana ėshtė shumė e bukur, prandaj thuhet: E bukur si Zanė. Orėt mund tė jenė ose jo tė bukura.Si Zanat ashtu edhe Orėt, pra Shtojzovallet, zotėrojnė edhe njė fuqi tė mistershme: aftėsinė pėr tė shituar njerėzit. Zakonisht shitojnė burrat qė guxojnė t’i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nėn dritėn e hėnės, apo kėdo qė i trazon gjatė ekstazės sė tyre tė vallėzimit. Folja “me shitue” ka tė bėjė me njė veprim tė mistershėm qė e zotėrojnė vetėm Shtojzovallet, tė cilat, kur zemėrohen me njerėzit, i shitojnė ata, dmth, i lėnė pa mend nė kokė pėr tėrė jetėn, tė paaftė pėr t’i dalė zot vetes; i ngrijnė nė vend, i bėjnė kallkan. Zanat dhe Orėt shitojnė kėdo, burrė apo grua, plak a tė ri me timbrikėn e hatashme tė tingujve qė prodhojnė gjatė tė kėnduarit ose me vallet e magjishme e mjete tė tjera, ashtu si edhe shėrojnė apo u japin fuqi tė mbinatyrshme me qumėshtin e gjirit cilitdo qė ka fituar simpatinė e tyre.
E bėmė kėtė hyrje, sepse gjykojmė se Fishta nga ky pėrfytyrim popullor u nis kur iu drejtua Zanave dhe Orėve nė veprėn e tij madhore, Lahuta e Malcis. Madje mund tė thuhet me plot gojė se vepra e tij ka ndikuar nė ngulitjen e mėpastajme tė pėrfytyrimeve pėr Zanat dhe Orėt, tanimė jo thjeshtė si besime popullore, por tė rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbėrore.
Nisur nga vargu “Pėr mjedis mue m’plastė lahuta”, qė Fishta e ka vėnė si betim nė gojėn e njė Zane, mendojmė se edhe vetė titulli i veprės Lahuta e Malcis ka tė bėjė mė tepėr me mitin e Zanave kėngėtare se sa me instrumentin e lahutės, me tė cilin shoqėroheshin pėrgjithėsisht vargjet epike tė folklorit shqiptar.
Nė veprėn e Fishtės metonimia “lahuta e malėsisė” shėnjon bėmat e malėsorėve, historinė e shkruar dhe tė pashkruar tė shqiptarėve ndėr shekuj, mbartur ndėr mitet e tyre tė trashėguara qysh nga parahistoria e etnogjenezės ilire qė na shpie te pellazgėt, popullimet paraindoeuropiane tė kontinentit tonė. Lahuta ėshtė simbol identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurėn e Zanės sė Frymėzimit, me tė cilėn kėndoi pėr 35 vjet rresht nė veprėn e tij epope. Mė tej ai modeloi personazhin e Orės sė Shqipėrisė, njė Zanė qė u jep fuqi tė mbinatyrshme heronjve shqiptarė; skaliti figurėn e Zanės sė Madhe, qė lufton fyt a fyt me Orėn thepe tė Malit tė Zi etj. Fishta kėndoi nė Lahutė tė Malcis “Panteonin” e munguar tė Shtojzovalleve dhe tė disa figurave tė tjera mitologjike nė letėrsinė shqiptare. Edhe pėr kėtė kontribut Lahuta e Malcis “ėshtė pėrpjekja ma vigane,- si shprehet Ernest Koliqi,- qi Shqiptari bani deri tash per t’ia zbuluem vetvetes boten e vet”
Zanat dhe Orėt zėnė vendin mė tė madh tė lėndės mitologjike nė Lahutė tė Malcis. Veēanėrisht Zana e Frymėzimit, qė na shfaqet qė nė blenin e parė (“Marash Uci”, shkruar mė 1902), e identifikuar si Zana e Veleēikut. Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur prej Fishtės qė nė ngjizje tė poemės si njė alter autor, duke e bėrė kėshtu njė element funksional tė strukturės pėrmbajtėsore dhe narrative tė veprės.
Duhet thėnė qė nė fillim se Zanat dhe Orėt (dhe pėrgjithėsisht figurat mitologjike) nuk vijnė nė veprėn e Fishtės si mite tė gatshme, si mund tė mendohet sot kur etnologėt kanė arritur tė studiojnė mitologjinė shqiptare dhe ta krahasojnė atė me mitologjinė ballkanike e mė gjerė. Mitet nė veprėn e Fishtės nuk janė as ndikim i modeleve tė njohura letrare tė penave tė shquara, si janė shprehur disa studiues kur kanė krahasuar poetin e Lahutės sė Malcis me Homerin, Virgjilin, Miltonin a ndonjė tjetėr. Aq mė pak, Zanat dhe Orėt e Lahutės sė Malcis shėmbėllejnė me Vilat e mitologjisė sė sllavėve tė Ballkanit, pėr tė cilat, gjithashtu, ka pasur studiues qė kanė gjetur pėrvijime pa u thelluar sa duhet.
Nė kohėn kur jetonte Fishta, Zanat dhe Orėt ishin njė realitet, ta quajmė, fantastik shqiptar. Ditėn malėsorėt gjallonin me pushkė nė krah, natėn mbylleshin nė kullat e tyre pėr t’ua lėshuar trojet pėrreth qenieve mitike, tė cilat kishin nė dorė fatin e njerėzve, mbarėvajtjen e gjėsė sė gjallė, shumimin e bereqetit. Secili person ose ēdo gjė e gjallė kishte Orėn e vet tė bardhė ose tė ligė. Ēdo fis a krahinė kishte Zanėn e vet qė ishte e bukur “me tė verbue”, trime “me tė ēartė”. Edhe nė qytete (veēmas nė njė qytet si Shkodra) fantazia mitologjike ishte e gjallė. Netėve me hėnė tė plotė Zanat dhe Orėt e maleve kėndonin dhe hidhnin valle zabeleve mė tė bukura buzė ujėrave, ashtu si ditėn malėsorėt mblidheshin nė log duke u argėtuar me kėngė e valle.
Duke qenė edhe vetė pjesė e kėtij realiteti, Fishta e thėrret Zanėn e Veleēikut pėr tė kėnduar sė bashku me tė nė Lahutė tė Malcis bėmat e kėtyre njerėzve, shpirtin e tyre. Sikur tė mos kishte vepruar ashtu, dmth, po tė mos e thėrriste njė Zanė Mali pėr tė kėnduar sė bashku me tė jetėn e malėsorėve, zor se malėsorėt do ta pranonin kėngėn e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutės sė Malcis, duke u mėsuar pėrmendsh edhe nga njerėz qė nuk dinin shkrim e kėndim. Sepse ndėr shqiptarė ka edhe njė kult tė kėngės, njė kult tė fjalės sė bukur qė vjen vetėm si frymėzim i magjishėm prej qenieve mitologjike, si kudo nė trevat e Mesdheut. Kur duan ato, Shtojzovallet, ia vėnė dikujt nė dorė lahutėn dhe ia rreshtojnė fjalėt. Jo kushdo mund ta bėjė kėtė punė, pėrveē tė zgjedhurve prej Zanave. Fishta qė kur zu fill Lahuta e Malcis ndihej i zgjedhur prej Zanės sė vet tė Frymėzimit:
“Se pa ty, besa, moj Zanė,
Vėshtirė se ‘i fjalė unė muj me e thanė”

do tė shkruajė ai mė vonė.
vargjet e Fishtės, gjithnjė nga bleni i parė, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis pėr tė mallkuar armikun (“Lum, oj Zana e Veleēikut
qė m’ia lėshon ti namet anmikut”);

pėr tė nxitur malėsorėt nė mbrojtje tė trojeve tė veta (“Qė m’i uron djemtė e Malcis”); pėr tė mbajtur zgjuar ndėrgjegjen kombėtare edhe nė kushtet mė tė pafavorshme (“Qė m’ia qan hallin Shqipnisė”). Por, pavarėsisht asaj qė komunikon autori, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis, jo vetėm si njė alter autor, por edhe si njė alter ego. Fishta vė nė pingrimėn e Zanės krahas lavdisė sė tė kaluarės (“nė tė bardhat kohė qė kanė prendue”) edhe dhimbjen e vet pėr gjendjen e rėndė ekonomiko-sociale tė shqiptarit tė robtuar:
Pėr me mbrojtė njė grue te shpia,
Tė cilės bukė i lypin fėmija
Edhe i len, ndoshta, me qa
Pėrse e mjera bukė nuk ka

(Kėnga XIII, v.30-34)
Vargje tė tilla, qė rreth njė ēerek shekulli mė vonė do tė karakterizonin veprėn e Migjenit, nuk mund tė zinin vend ndryshe nė njė vepėr epike qė ishte e orientuar nė lartėsimin e bėmave heroike tė kombit. Kemi parasysh kėtu rregullat e ngurta tė klasicizmit qė nuk e pranonte kategorinė e sė ulėtės (vulgares) nė njė vepėr epike. Por Fishta, qė i ka njohur mirė kėto rregulla, ka ditur edhe t’u shmanget atyre, duke i lėshuar rrugė spontanitetit tė vet poetik pėrmes pingėrimės sė Zanės sė Frymėzimit. Zana e Frymėzimit, si njė alter ego, shpreh nė ndonjė rast edhe nervozizmin qė i shkaktohej poetit prej njė realiteti herė-herė aspak epik, si dhe nevojėn pėr t’u ēliruar prej mllefeve asfiksuese pėr shkak tė politikės sė atėhershme tė Evropės nė Ballkan, e cila ishte fare pak qytetėruese si pretendonte tė ishte. Nė shpėrthime tė tilla autori ka pėrdorur edhe njė gjuhė tejet vulgare, si nė vargjet:
Uh, Evropė, ti kurva e motit,
Qė i re mohit Besės e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisė,
Me nda tokėn e Shqipnisė,
Pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė?

(XIII, v.40-44)
Njė dimension tjetėr i Fishtės, tė cilin na duhet ta theksojmė qė nė krye tė kėtyre shėnimeve pėr Zanat dhe Orėt nė Lahutė tė Malcis, ėshtė fakti se ai ishte njė frat i shkolluar qė njihte mirė mitologjinė greko-romake e biblike. Fishta njihte mirė edhe letėrsinė e shkruar qė ishte mbėshtetur nė atė mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orėve nė Lahutė tė Malcis nuk duhet marrė si aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe tė mjeshtėrve klasikė si Homeri e Virgjili. Aq mė pak tė mendohet se Zanat dhe Orėt janė muzat dhe nimfat e Olimpit apo se Zana e Frymėzimit tė Fishtės ėshtė muza Kaliopi qė nė mitologjinė greke paraqitet me lahutė nė dorė dhe simbolizon epikėn. Fishta e krijoi vetė figurėn mitologjike tė Zanės sė Frymėzimit sipas lėndės mitologjike qė gjallonte nė popull. Zana e tij e Frymėzimit nuk ėshtė as Diana e romakėve qė identifikohet me Artemidėn e grekėve, sa do qė nė thelb ka diēka tė pėrbashkėt me tė, sepse simbolizon mbrojtjen e natyrės sė virgjėr. Ēabej qė e ka lidhur origjinėn e fjalės “Zana” me Dianėn e romakėve, ka theksuar se “kulti i fortė i Dianės nė Shqipėri e pėrveē kėtij vendi nė mbarė Gadishullin e Ballkanit tė kohės antike sikundėr shihet nga dėshmia e mbishkrimeve (…) na bėn tė pranojmė qė te kjo Diana kemi tė bėjmė me njė “interpretatio latina” tė hyjnive epikore (vendase) pararomake.” Ka edhe njė shpjegim tė A.Meyerit, qė vėren se “tek emri ilir Thana… mund qė tė ruhet njė shkallė e vjetėr e shqipes Zana”, tė cilėn e lė tė kuptuar edhe Ēabej si tė pranuar. Nė kėtė rast kemi tė drejtė ta lidhim edhe me kuptimin e foljes me thanė (ai thot-ė), pra, me simbolikėn e Thot-it, njė nga perėnditė mė tė lashtė tė Egjyptit me origjinė pellazge (iliro-shqiptare), siē e klasifikon prof. Katapano nė veprėn e tij, “Thot-i fliste shqip”.
Nė blenin e dytė tė Lahutės sė Malcis, nė episodin e Vraninės (botuar mė 1907) Zana e Frymėzimit (ajo nuk identifikohet mė si Zana e Veleēikut) zė vend mė dukshėm nė strukturėn pėrmbajtėsore dhe narrative tė atij cikli. Nė njė farė mėnyre mund tė thuhet se Zana e Frymėzimit, gjithnjė si njė alter autor, “pėrzihet” nė konfliktin e ēetės shqiptare tė Oso Kukės me cubat e sirdarit tė Malit tė Zi. Me tė narracioni fiton njė pėrmasė tė re, tepėr origjinale, sepse dialogu i saj me autorin zbulon nė njė farė mėnyre intrigėn e atij konflikti tė ashpėr tragjik midis shqiptarėve dhe fqinjėve tė tyre.
Nė blenin e tretė tė Lahutės sė Macis Zana nis tė na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimė ėshtė “Ora e Shqipnisė”. Duhet tė risjellim ndėr mend se bleni i tretė “Lidhja e Prizrenit” (shkruar dhe botuar sė pari mė 1920-1922) zė vend nė Lahutė tė Macis fill mbas episodit tė Oso Kukės (bleni i dytė), me tė cilin hapet vepra. Kur shkruheshin dhe botoheshin tė pesė kėngėt e episodit “Lidhja e Prizrenit”, Shqipėria ishte bėrė shtet i pavarur, ishin vendosur kufijtė dhe kishin filluar tė funksiononin institucionet. E kaluara nuk ishte mė njė tregim mitologjik pėr fisin apo njė kėngė folklorike trimėrie. E kaluara tashmė ėshtė histori. Marash Uci dhe Oso Kuka janė njė pjesė e saj. Fiset e malėsorėve qė u pėrballėn me shovinizmin malazias, gjithashtu, njė pjesė e saj. Madje e gjithė Shqipėria dhe Ballkani ishin pjesė e konflikteve historike tė perandorive tė kohės dhe tė Fuqive tė Mėdha. Ashtu si sot dhe dje, nė vitet ’20-‘30, kur vazhdonte tė shkruhej Lahuta e Malcis, Fishta ishte ndėrgjegjėsuar se po shkruante epopenė e fisit dhe tė kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar i kishte rrėnjėt deri thellė nė mitet e veta. Zana e Frymėzimit do ta shoqėrojė autorin si nė dy blenet e para. Por tashmė Fishta ėshtė bėrė intim me tė. Ai i drejtohet me shprehje tė tilla, si:
“Deh, moj Zanė, ty, t’qofsha true”.
Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe:
“Ndertue kem ‘i pomendare,
Rrfe as mot mos m’e dėrmue”.

Tė pathemelta mbetet argumentimet e disa studiuesve qė te kjo Zanė vazhdojnė tė kėrkojnė njė figure “qė del nė literaturėn tonė si substitut i Perėndive tė literaturės antike greke”. Ajo ėshtė thjeshtė njė krijesė e poetit qė i shton rrėfimit epik notat e “tipizimit lirik”. Mė kot janė munduar edhe zėra tė tjerė qė kanė kėrkuar te kėto Orė dhe Zana tė Lahutės sė Malcis analogji apo diēka tjetėr me Vilat e epikės sllave. Mund tė ishte e kundėrta.
Fakti qė figurat mitologjike shqiptare vijnė fuqishėm nė letėrsinė e shkruar shqiptare kaq vonė, nė fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “njė fenomen i vonuar nė letėrsi”, krahasuar me letėrsinė e vendeve tė zhvilluara, pėrfshirė, psh, letėrsinė dhe kulturėn gjermane me Richard Wagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e tė cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veēanėrisht, tė eposit tė Nibelungėve. Mund tė kujtojmė kėtu se nė vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutės sė Malcis nė Evropė vlerėsohej me Ēmimin Nobel italiani Karduēi (1835-1907), qė nė vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik. Nė njė kėndvėshtrim mė tė guximshėm, pėr shfrytėzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve tė letėrsisė gojore, mund tė shtonim se ai ishte nė tė njėjtėn paralele me zhvillimet estetike evropiane tė kohės sė tij. Autori i Lahutės sė Malcis ishte nė vazhdėn e atyre shkrimtarėve romantikė, pėr tė cilėt ėshtė thėnė se “nė krijimtarinė e tyre pati gjallėrim edhe njė lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist”.
Kėnga e fundit
Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dėrmue”.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8631
Kyējet nė forum: 13932
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Sat 2 Aug - 19:47

Meqe Naki i qendron me kembengulje futjes se ketej punimi qe ka bere diskush per Fishten guke bere nje amlagam gjerash atehere mund ta pranoj vtem ne sapektin qe do te duhet te ndajme mitologjine shqipatere ne letersine dhe ne folklor

Pra ka nje mitologji shqiptare ne letersi dhe nje ne folkor

I Lutem Nakit te beje ndarjen brenda mitologjise shqiptare..

te fala Martini

martin mato
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tirane
Postime: 96
Kyējet nė forum: 7167
Regjistruar mė: 07/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 29 Oct - 10:05

[size=29]Meqe interesi per mitologji te mirefillete eshte ne ngjitje e poshte sa per nxemje sa per te filluar serisht mendoj ta nisim me RITET E MOT MOTIT


ME SIGURI QE DINEINDONJE DY VARGSH PER TO

TE FALA MAR-TINI [/size]

martin mato
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tirane
Postime: 96
Kyējet nė forum: 7167
Regjistruar mė: 07/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 29 Oct - 10:07

Hej

kam nje pyetje

kush e ben etnologjine si lende ne Universitetin e prishtines po te Tetoves

a ka libra apo dispenca per to.

te fala martini

martin mato
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tirane
Postime: 96
Kyējet nė forum: 7167
Regjistruar mė: 07/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 29 Oct - 10:09

Mundet qe kjo gje trajtohet edhe ne lenden folklor

keshtu qe pyetjet mbeten po ato


madje ne unin e munihut apo edhe te jene s ka profesore qe e trajtojne kete lenden madje japin edhe leksione te fotokopjuara

per shend martini

martin mato
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tirane
Postime: 96
Kyējet nė forum: 7167
Regjistruar mė: 07/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 29 Oct - 10:11

Does any other University techs albaninan folklore or albanien mythologie !!!

martin mato
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tirane
Postime: 96
Kyējet nė forum: 7167
Regjistruar mė: 07/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Thu 27 Nov - 18:05

Fragmente Nga Mitologjia Shqiptare
Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane. Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne... Ilirėt besonin nė trupat qiellorė dhe nė fuqitė natyrore, tė cilat ndikonin pėr tė mirė ose pėr tė keq mbi jetėn e veprimet e tyre tė pėrditshme. Mitologjia e tė parėve tanė tė lashtė, pra, nuk ka qenė e ngarkuar me shtriga, lugetėr, magji, etj., tė cilat u shfaqėn ndėr ne shumė mė vonė...

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8631
Kyējet nė forum: 13932
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Ylliks prej Fri 28 Nov - 16:40

I L L I R I S T I K A
REALJA E MYTHIT

ETHYMOLOGJIA E EMRIT - MITOLOGJIA
Me shume Lexo Ketu


Ylliks
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: USA
Postime: 722
Kyējet nė forum: 6665
Regjistruar mė: 21/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Thu 11 Dec - 22:04

Si shume kot ia kishin futur ne ate forumin tjeter. Nuk mundet qe te ngaterrojme balten me mjalten....

Mitologjia do pare mire me lupe te holle..

Psh ne se pretendojme se te bardhat jane nje lloj shtoj zavalle atehere del pytja nga i dallojme shtojzavallet.
Per mua si te bardhat ashtu edhe shtojzavvallet nuk jane gje tjeter vetem se epitete, ose me thjesht emar me te cilat i kane lavderuar nga firka se mos inatoseshin po ti therrisninme emer. Por ne fakt nuk e kemi sot emrin. te fala Martin Mato

martin mato
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tirane
Postime: 96
Kyējet nė forum: 7167
Regjistruar mė: 07/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga vistor2 prej Wed 20 May - 23:01

I lexova me shumė kujdes keto mite rreth zanave dhe disa tė tjera. Mė lejoni ti shkruaj disa fjalė dhe unė.Mitet janė rrėfime me bazė historike, por janė tė ndėrthurura me elemente mitike…Mitet krijohen, por edhe ndryshohen.Ndryshohen nė periudha tė vrullshme historike, kur identitetet hyjnė nė faza kritike. Nė periudha tė tilla kohore, mitet janė si me thėnė disa prej mjeteve, instrumenteve, nė lindjeve tė identiteteve.
Dielli, Oret, Zanat, e Shtoi-zo-Vallet, Gjarpni, Shqiponja (Dietite e Epikės) ose tė jem mė e kjartė janė simbolet e Epikes por edhe vetė mitologjisė (mbase mund tė gaboj por do kisha dėshirė ta mė bindni me argumente). Disa nga simbolet e Epikes dhe Mitologjisė janė:
Njė prej simboleve mė kryesore nė kanget e epikes ėshtė edhe Tamli i Gjinit. Sigurisht keni dėgjuar kėngėn "Fuqia e Mujit". Ne kete kange Muji, adoleshent nė moshe, pajton femijet e Zanave tė cilet ai i gjene duke qarė. Pėr shpėrblim Zanat i japin Mujit force qė ai me qenė i afte me mujte shoket e vetė tė cilėt e tundonin. Kėtė Zanat e arrijnė nėpėrmjet tamlit tė gjinit. Pėr shqiptarėt Tamli i Gjinit ka randėsi tė madhe sepse vetė Kalaja e Rozafatit ka nė themel tė saj nji grua qė kerkon me ja lėne jashte gjinin e djathte me ushqye feminė e saj. Na kala tė Rozafatit del nji uje i bardhe tė cilin shum njerez e konsiderojne sherues. Se a asht sherues apo jo "uji i bardhe" nuk ka randesi. Ajo qė ka randesi asht lidhja nepermjet tamlit tė gjinit e Rozafes, gruas se murosun nė kala, me Zanat qė fuqizojne Mujin. ( kam degjuar shumė se futet ne mitologji).
Nji simbol tjeter i Kangeve tė Epikes Shqiptare ėshtė edhe Dhia e Egėr, zakonisht tė permendura si tri dhitė e egra me brina ari. Zanat e marrin fuqin prej ketyne dhive. Dhia e egėr ka domethanje themelore nė mitologjine, historine, shpirtin e kulturen shqiptare. Para s'gjithash Dhia e Eger, simbas Malcoreve e Rugovasve, ėshtė e paprekėshme. Ajo zotron nji fuqi magjike qė e bane ate imune ndaj forcave tė djallit. Keshtu edhe Zanat arrrijne me mposhte forcat e erreta tė natyres ēka i ban ato edhe e kunderta e shtoi-zo-valleve tė cilat perfaqesojne forcat e errėta dhe misterioze tė natyres. Ma e randesishme ėshtė se vetė Heroi yne Kombėtar Gjergj Kastrioti e ka perdore Dhine e Eger si simbol tė principates sė tij.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Duhet tė shkruajmė e tė flasim me zemėr tė pastėr, me sinqeritet, me vetėdije kombėtare, me ndėrgjegje njerėzore, me mendje tė kthjellėt dhe me logjikė tė shėndoshė. Vetėm kėshtu thuhet e vėrteta dhe triumfon drejtėsia.

vistor2
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Kosovė
Postime: 260
Kyējet nė forum: 7803
Regjistruar mė: 16/11/2007
Profesioni: Juriste

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga vistor2 prej Wed 20 May - 23:23

Shtoi-Zo-Vallet (Tė lumet ose Tė Bekuemet) e kalojne jetėn nė orgji sensuale, pėrrreth tryezave e burimeve, duke pirė, kėnduar e vallėzuar. Ato i gjymtyrojnė njerėzit, i ēmendin ata, i kthejnė nė gurė, i truejnė, i vrasin... me fjalė tė tjera i shitojnė. Ushqimi i tyre ėshtė i pėrafėrt me atė te zotave grekė, esencė lulesh, mjalte, vene, etj.
Fjala Shtoi-zo-vallet conoton dy gjėaa:
1) Natyrėn e tyre orgjiake, dhe
2) Frikėn se mos tė shitojne.
Thėrriten shtoi-zo-vallet, te lumet, dhe te bekuemet, nga frika se mos tė ndėgjojnė sepse ato janė kudo, dmth. me ju bė qefin sepse ato janė tė padukėshme dhe mund te jenė duke pėrgjue. Me i sha Shtoi-zo-Vallet ėshtė njėlloj sikur me pėrmendė emrin e disa pėrsonazheve nė filmat horror, ngase, edhe ato rrinė tė mshefura dhe ndigjojnė e vrejnė se ēka bajnė njerzit. Shtoi-zo-vallet nuk janė vetėm femra. Ato mund tė jenė edhe djem tė ri, ose edhe krijesa tė ndryshme nga njerzit. Njerėzit nuk e dinė sesi janė shtoi-zo-vallet me u pa, spese ata qė i shohin ato, i shohin vetėm njiherė...at'herė kur kanė shkelė nė territorin e tyre dhe marrin dėnimin. Nuk duhen ngatėrrue me Zanat dhe Orėt. P.sh. ėshtė e pakonceptueshme qė nji shtoi-zo-valle t'a ketė ndihmue Gjeto Basho Mujin me marrė fuqi. Mirėsia dhe frymėzimi nuk janė nė natyrėn e shtoi-zo-valleve. Gjithashtu, tė-lumet, nuk kanė nevojė pėr dhitė e egra me brina ari me u dhanė fuqi sepse fuqia e tyre ėshtė e pashterrėshme.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Duhet tė shkruajmė e tė flasim me zemėr tė pastėr, me sinqeritet, me vetėdije kombėtare, me ndėrgjegje njerėzore, me mendje tė kthjellėt dhe me logjikė tė shėndoshė. Vetėm kėshtu thuhet e vėrteta dhe triumfon drejtėsia.

vistor2
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Kosovė
Postime: 260
Kyējet nė forum: 7803
Regjistruar mė: 16/11/2007
Profesioni: Juriste

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Wed 20 May - 23:27

Vjollca me lexove mendimin, po mendoja te hyja ne kete teme.
Kur ma thane e mendova si nje legjende dhe nuk e di ca me nxiti ta sillja ketu si nje mit ose Zotin si nje tregues se egzistences i treguar ne vite.
Kur njerezit menduan te ngrinin vendet e shenjta i piketuan ato dhe cuan njerez te shumte per te ndertuar shtepite e Zotit.Cuan gure te shumte dhe per habine e te gjitheve ne mengjes guret e cuar nje dite me pare ishin ne ane te kundert te vendit ku u vendosen.Kjuo gje ndodhi disa dite me radhe njerezit conin guret dhe i gjenin ata ne nje vend tjeter.Vendosien te linin nje roje naten per te pare kush kishte aq fuqi te mbinatyrshme te levizte guret dhe me ac qellimi i zhvendste ne anen e kundert.Kur nata zbriti roja pa pellumba te bardhe qe ju afroheshin gureve dhe guret ktheheshin ne fije bari dhe keshtu i zhvendosnin deri sa zbriste agimi.
Tashme kjo tregohet si legjende.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Thu 21 May - 11:54

Emra shqipetare nga mitologjia per ne edhe jane me intersante, jane ato me prejardhje iliro-shqiptare, siē jane Andini (hyj dardan mbrojtes i familjes), Anzotika (hyjneshe e bukurise dhe e dashurise tek fisi ilir i liburneve, e cila identifikohej me Afroditen), Arsa (nga emri ilir i krijuar sipas emrit te nje keshjtelle ne Dardani), Bardha (emer nga mitologjia shqiptare e ngjashme me zanat dhe shtojzovallat), Bind (hyj ilir i ujerave), Brikena (vajza e mbretit Bardhyl), Bubulina (me prejardhje arvanitase), Dardan (nga fisi ilir i dardaneve), Darsen (nga fisi ilir bregdetar), Doruntina (ne Sicili paraqitet ne kete trajte, ne Kalabri ne trajten Garentina, ndersa nė Shqipri tė jugut Dhoqina), Donika (derivat nga emri grek Andronika, te cilen e beri te famshme Donika e Skenderbeut), Epikad (vėllai i mbretit ilir Gent), Etleva (gruaja e Gentit), Gjeraqina (nga emri i njė lloj shpeze),Gent (nga emri i mbretit ilir, trajta mė e shpeshtė e tė cilit ėshtė Genc), Glauk (sipas mbretit tė Taulantėve), Ilirbind (i kompozuar nga emrat Ilir dhe Bind), Iria (hyjneshė istriane e bukurisė), Jutosika (hyjneshė e bukurisė tek Liburnėt, e ngjashme me Anzotikėn), Latra (hyjneshė ilire), Noar (sipas njė lumi nė Iliri), Redon (hyj i ujėrave tek fisi ilir i Labeatėve), Rudina (sipas fisit ilir), Shota (sipas njė lloji shpeze),Thana (sipas emrit tė hyjneshės ilire),Vitore (sipas gjarpėrit me brirė tė artė, mbrojtės i shtėpisė nė mitologjinė popullore shqiptare), Uk (emėr i vjetėr shqiptar-nga ujk), dhe njė varg emrash tė tjerė tė lashtė, si dhe emrat e krijuar nga emrat dhe mbiemrat e pėrgjithshėm tė gjuhės shqipe:Era, Jeta, Lule, Mira,Vesa etj

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Wed 17 Jun - 15:29

Nė besimet popullore, thotė Ēabej, ruhen shumė figura tė moēme, tė cilat nė mitologjinė tonė paraqiten me emėr tė ri dhe me disa ndryshime kuptimore. Nė mitologjinė tonė shpesh pėrmenden "hijet", si figura mjaft tė papėrcaktuara, por gjithsesi me kuptimin e njė demoni, tė njė fantazme.

Nė Kosovė me fjalėn "hije", nė kuptimin mitologjik, mund tė pėrfshihen demonė tė ndryshėm, por para sė gjithash - bota "andej varrit", tė vdekurit, zakonisht shpirtra tė ligj. Balozi i detit pėrmendet nė folklorin tonė mjaft shpesh.

Nė Kosovė ka kuptimin e njė pėrbindshi. Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane. Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne.

Dragoi, kuēedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj., personazhe kėto mitologjike, tė njohura ndėr shumė popuj.

Kėtu po pėrmendim vetėm disa qenie tė tjera tė kėsaj sfere si i paraqet Ēabej, tė cilat nė Kosovė njihen pak ose aspak, tė paktėn me emrin pėrkatės. Kėshtu, p.sh., nė Kosovė nuk dėgjohet pėr Erretat e Sheut, tė cilat Ēabej i pėrmend sipas tė dhėnave tė albanologut gjerman Lamberc. Gjithashtu Dhamsuta ėshtė ndėr ne e panjohur.

Kėshtu u quajka nė viset tona veriore "njė pelė pėrrallore, me nė shpinė kalorėsin tė quajtur Dhevėshtruesi".

Tek arbėreshėt e Italisė ekziston Fata, e cila duhet t'i pėrgjigjet zanės ndėr ne. Nė gojėdhėnat e zonės sė Pėrmetit pėrmenden Floēkat, vasha tė bukura me flokė tė gjata, qė mendohej se rrinin nė ujėra e nė puse.

Edhe Kshetrrat ose Kshetzat, ishin tė ngjashme me Floēkat. Hyjrija e Detit ėshtė njė lloj sirene, pastaj Xhullitė e Judi, janė figura tė njohura nė zonat tona tė veriut, por edhe ndėr bullgarė e rumunė. Karakonxholli ėshtė figurė mitologjike ndėr ne, e ardhur nga mitologjia turke.

Nė Kosovė njihet me emrin "Kallakonxhė", e cila udhėtarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe nuk di tė orientohet nė hapėsirė. Gogu, Sanagogu ose Herri ėshtė njėlloj xhuxhmaxhuxhi, shkurtabiqi ose kokėrrmeli.

Figura mitologjike mė pak tė njohura janė gjithashtu Mėmėdreqja, lloj pėrbindshi nė bestytnitė e hershme ndėr shqiptarėt (arbėreshėt) e sicilisė nė Itali, kurse nė besimet e tyre nė Kalabri Manaqeli ka qenė njėlloj hijeje.

Nuset e Malit dhe Orėt e Malit kanė qenė lloj zanash, emri i tė cilave rrallėherė zihej nė gojė. Emri i tyre ishte tabu (i ndaluar), prandaj zėvendėsohej me emėrime, si p.sh., "Qofshin tė bardha", "Ato tė lumturat", "Ato tė mirat" etj., siē thuhet nė Kosovė. Nė viset e veriut Shurdhi ka qenė demon i rėndėsishėm.

Nė mitologjinė e trakėve tė vjetėr ky ishte hyjni e motit tė keq. Figurė e ngjashme me Shurdhin, nė veri ka qenė Verbti. Gjarpri i shtėpisė nė disa vise quhet Vitore.

Nė mitologjinė e shqiptarėve tė Ēamėrisė Vitoret ishin tri Fatitė qė mendohej se i vinin foshnjės te djepi natėn e tretė tė lindjes dhe ia caktonin fatin qė do tė kishte nė jetė.

Emri i vitores nė thelb ėshtė vejtore, "ajo qė end pėlhurė, endėse, emėr qė del edhe me trajtėn vektore", - pra, ato ishin endėse tė pėlhurės sė jetės. Zana - nė mitologji ėshtė simbol i njė vashe me bukuri tė pashoqe.
Ky emėr rrjedh prej hyjnisė romake Diana - hyjnia e pyjeve dhe e gjuetisė.

Huazimi i figurave mitologjike nė popujt e Ballkanit dhe mė gjerė ka qenė i ndėrsjelltė, duke bėrė edhe pėrshtatje tė ndryshme nė emėr, e disa raste edhe nė kuptim.
Kjo dukuri ėshtė qė nga koha antike. Kėshtu, p.sh., Zeusi, hyjnia kryesore helene (greke), ndėr shqiptarėt gjithashtu merrej si hyjni, ndoshta me mė pak rėndėsi se siē e kishte nė Greqinė antike, dhe me emėr tė vendit Zojz.

Edhe hyjnesha romake Diana ka qenė e njohur nė mitologjisė ilire dhe trakase, ndoshta mė me pak autoritet se te romakėt, por prapė me kurorė hyjnie.

Mitologjia jonė ėshtė tepėr e ngarkuar me figura e besime tė ndryshme.
Pėrkundrazi, ilirėt - tė parėt e shqiptarėve, duket se kanė qenė mė realė ose tė paktėn mė racionalė nė kėtė pikėpamje. Ata besonin nė fenomenet e natyrės. Pėr ta zot ka qenė, para sė gjithash, dielli, pastaj hėna, ujėt, rrufeja, bubullima, shiu, zjarri etj.

Pra, ilirėt besonin nė trupat qiellorė dhe nė fuqitė natyrore, tė cilat ndikonin pėr tė mirė ose pėr tė keq mbi jetėn e veprimet e tyre tė pėrditshme.
Mitologjia e tė parėve tanė tė lashtė, pra, nuk ka qenė e ngarkuar me shtriga, lugetėr, magji, etj., tė cilat u shfaqėn ndėr ne shumė mė vonė.

Profesor Ēabej ka botuar nė revistėn "Yllyria" njė studim tjetėr mbi zakonet dhe doket e shqiptarėve, ku, pėrveē tė tjerash, shpjegon edhe disa tė dhėna mitologjike, sidomos prejardhjen e figurave dhe dukurive tė ndryshme tė saj.
Mė vonė (mė 1942) ka botuar njė studim tė posaēėm me titull "Diana dhe Zana", dhe mė 1972 artikullin "Disa figura tė besimeve popullore shqiptare".
Ai, ndėr tė tjera, thoshte se qysh te Gjon Buzuku (shekulli XVI) pėrmenden nė "Mesharin" e tij "gjigantėt" - fantazma me shtat tė gjatė e natyrė luftarake.
Ai gjithashtu pėrmend fjalėn "hije" me kuptimin e njė fantazme tjetėr. Edhe nė veprat e Pjetėr Budit (1566-1622) ka elemente tė besimeve tona popullore. Nė veprėn e Pjetėr Bogdanit "Cuneus prophetarum" mė 1685, shfaqen zanat si figura mitologjike.

Nga fjala "gjigant", tė cilėn e pėrmend Buzuku, vjen fjala "vigan" qė ėshtė sot e pėrhapur nė gjuhėn tonė, me kuptim tė njeriut me shtat tė rritur, tė lartė, tė zhvilluar.

Nė Mirėditė, shkruan Ēabej, ekziston njė figurė mitologjike me emrin kuptimor "Dheveshtruesi", i cili "nė net pranvere vė veshin tek dheu, pėr tė dėgjuar a vjen njeri pėr sė largu dhe a gjėmon ujėt e nėndheshėm.

Ai gjithmonė shkon kaluar nė vithe tė "Dhamsutės", njė pelė e pagojė qė kalon nėpėr male e dete dhe shpie larg e larg atė qė do tė shpėtojė me anė tė saj".

Nė Dukat tė Vlorės, nė malėsitė e Labėrisė, besohej nė njė lloj zane shtatgjatė, tė cilėn e quanin Suta "drenusha" dhe pėrfytyrohej nė trajtėn e njė lope.

Ndėr shqiptarėt e jugut, nė Toskėri, mali i Tomorrit (2418 m) ka kuptim mitologjik dhe mbahej mal i shenjtė. Nė majė tė tij jetojnė gjallesa mitologjike, njė zog i shenjtė, hyjni tė ndryshme.

Njerėzit bėnin be mbi kėtė mal si nė njė gjė mė tė shenjtė e mė tė shtrenjtė "pėr Baba Tomorrin", "pėr tė mirin Tomorr". shumėkush, nga frika e respekti, as emrin nuk ia pėrmend, por thonė "ai" dhe bėjnė be "pėr atė ēukė".

Figura, personazhe mitologjike ndėr ne ka shumė, siē shihet edhe nga kjo qė u tha mė sipėr, por besimet dhe ritet magjike nė kuadėr tė mitologjisė, gati qė as nuk mund tė numėrohen, sepse ēdo krahinė, ēdo zonė, bashkėsi etnike, fisnore, fshatare, familjare, etj., mund tė kenė disa veēori, disa besime e bestytni, disa "bidate" ose zakone, tė cilat nuk i ka tjetėrkush.

Madje, edhe njeriu si individ mund ta ketė botėn e tij vetjake nga sfera e magjisė dhe e mitologjisė nė pėrgjithėsi. "Tim pėr shpi, adet pėr njeri", thotė populli.

Mitologjia ėshtė pus pa fund, tė cilit nuk i shteret kurrė ujėt. Prandaj, si u tha mė parė, edhe me kėtė rast mund tė japim vetėm fragmente nga kjo fushė e gjerė e kulurės shumė tė lashtė, mė tė lashtė se ēdo religjion dhe ēdo normė tjetėr morale tė kodifikuar, nė ēfarėdo mėnyre, qoftė nga ēfarėdo bashkėsie tė shkallės primitive ose tė pėrparuar kudo nė botė.

Zakonet e ndryshme me ceremonial tė caktuar, veprimet magjike, nė shumicėn e rasteve lidhen me stinė tė motit, me festa, me ditė tė shėnuara, me pjesėn e caktuar tė ditės, pastaj me vend ose me objekt tė caktuar.

Disa "adete" bėhen nė pranverė, disa tė tjera nė vjeshtė, disa ditėn e ndonjė feste, tė tjerat ditėn e martė, tė premte, etj., kurse disa paradite ose nė mbrėmje, sepse "ashtu duhet", disa zakone lidhen me njė kodėr, me njė lis, me varre, me vende tė shenjta ose tė nderuara, dhe kėshtu me radhė.

Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shumė punėve

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Fri 6 Nov - 10:42

Rituali pas vdekjes sė fėmijės

Edhe sot e kėsaj
dite nėpėr disa fshatra tė trevės sonė besohet se po tė ndodhė tė vdesė
foshnja apo fėmija derisa ėshtė nė gji, atė natė qė e varrosin, nėnėn e
tij e largojnė nga shtėpia qė ta kalojė natėn larg shtėpisė sė saj.
Thuhet se po tė jetė nėna e foshnjės nė shtėpi, i vjen fėmija i vdekur
dhe thith qumėsht prej saj. Por, nė popull besohet se prej ēastit kur
fėmija vdes, qumėshti i saj ėshtė haram pėr fėmijėn e vet. Nėse foshnja
vdes menjėherė pas lindjes, duke filluar prej ditės sė parė e deri tė
shtatėn, ata qė e ēojnė nė varr, kur kthehen nė shtėpi i blejnė diēka
lehonės, si zakonisht sheqerka, mollė etj.
Siē duket, kjo bėhet pėr
tė vetmin qėllim qė ajo pėrsėri tė lind fėmijė. Kur i vdes fėmija i
parė, nėnės sė tij i japin njė mashė ta mbajė nė dorė qė t’i rrojnė
fėmijėt qė do t’i lind. Lehona i heq tė gjitha rrobat qė i ka pasur
veshur dhe vesh rroba tė reja. Nė kokė vėndon njė shami tė paushtuar
fare. Pasi t’i lind fėmija i parė qė do tė jetojė, atėherė kemi tė
bėjmė me disa ceremoniale tjera.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Sat 7 Nov - 0:59

Per zanat kemi disa shenime edhe tek Legjenda e Beratit.
Mijera e mijera vjet me pare jetonte nje Zane shume e bukur. Nje dite ajo u takua me dy vellezer vigane, Tomorin dhe Shpiragun.
Sikurse ndodh shume here nder legjenda dhe shpesh ne te vertete, te dy vellezerit rane ne dashuri me Zanen e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat te dy vellezerve dhe kaq thelle u hyri grindja per te, sa qe shpertheu lufta vellavrasese.
Tomorri, duke pasur nje shpate te shkelqyeshme, i ra vellait te vet me te vogel brinjeve, ndersa ky i fundit, i armatosur me nje topuz shume te rende, iu turr me furi duke e goditur sa mundte me fort.
Zoti, qe shihte ēdo gje, u trishtua dhe u zemerua prej pamjes aq te dhimbshme, grindjes aq te pergjakshme midis vellezerve. Ata duheshin ndeshkuar per kete mynxyre qe shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtoret ne gur dhe i denoi te mbajne nder shekuj ne trup gjurmet e ketij luftimi te tmerrshem.
Qe nga ajo kohe e lashte e deri sot vellai i madh, Tomori, i tregon diellit hapesirat e veta gropa – gropa dhe plasa te panumerta. Ndersa, vellait te vogel, Shpiragut, kushdo qe kalon ne keto treva, i sheh brinjet e copetuara e te thelluara vija-vija.
Shkaktarja e kesaj mynxyre, Zana e bukur hirplote, nuk duhej t’i shpetonte zemerimit te Zotit, ndaj Ai e ktheu ne nje kodrineze shkembore, mbi te cilen nje dite filluan te vendosen gure mbi gure dhe u ndertua nje keshtjelle e madhe, e bukur, qe qendron edhe sot madheshtore mbi qytetin e Beratit.
Zana e bukur, qe i donte vellezerit, po jo zemerimin e tyre te derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa mase.
Ai lume, qe tani mban emrin Osum, sipas legjendes, nuk eshte gje tjeter veēse rrekeja e loteve, qe lagu gure e shkemb dhe u derdh mes dy vellezerve prej Zanes hyjneshe, per t’u treguar se dhimbja per kete fatkeqesi asnjehere nuk do t’i shtere lotet.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8631
Kyējet nė forum: 13932
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Dode Progni prej Wed 25 Aug - 20:53

MITOLOGJIA POPULLORE SHQIPTARE - GJURMĖ LASHTĖSIE

Mitologjia popullore nė kuptimin e saj mė tė pėrgjithshėm,ėshtė tėrėsia e miteve dhe gojdhėnave popullore me zanafill nga koha e lashtė. Ajo ėshtė pasqyrė e elementėve kulturorė tė periudhave tė ndryshme tė bashkėsisė primitive. Nė njė kuptim mė tė veēantė mitologji quhet shkenca qė merret me studimine miteve,si njė degė e veēantė e mė e ngushtė e etnografisė. Nė mite,me anė tė tregimeve fantastike,shpesh herė tė shoqėruara edhe me rite e besime tė lashta popullore,pasqyrohen pikėpamje tė njerėzve tė shoqėrisė primitive pėr botėn qė i rrethon,pėrpjekjet e tyre pėr tė shpjeguar dukuritė e pa kuptueshme tė natyrės dhe tė jetės shoqėrore. Miti ėshtė njė nga elementėt e ēdo feje. Por jo tė gjitha mitet lidhen me fenė,mandej ka nga ato qė i kundėrvihen botkuptimit fetar. Nė disa mitė pasqyrohen deshira dhe pėrpjekjet e njeriut pėr tė sunduar natyrėn,dija dhe besimi nė forcat e njeriut. Shumė mite,natyrisht nė mėnyrė fantastike e foshnjore, merren me shpjegimin e prejardhjes sė objekteve materiale e tė dukurive tė ndryshme qė verehen nė natyrė,nė Gjithėsi. Imagjinata popullore mitkrijuese ka shprehur si tė mirėqena qė nė lashtėsi dukuri,qė shkenca i ka zbuluar vetėm nė shek e XIX – XX. Mitet e lashta na flasin pėr fluturime tė njerėzve,nė hapėsisrė,pėr njė unazė magjike qė tė tregon se ē’bėhet nė anėn tjetėr tė botės,nė largėsi shumė tė mėdha. Natyrisht kėto mite kan lindur nga deshira qė kishte njeriu pėr t’i plotėsuar nevojat e tij me mjete sa mė tė lehta dhe me rrugė tė shkurtėra. Shkenca,nė fakt,me anė tė radios dhe tė aeroplanit,i vuri nė jetė kėto ėndėrra tė njerėzimit,tė thuash vetėm nga fillimi i shek. XX. Nė shumė raste pasqyrohen lufta dhe fitorja e sė resė kundėr tė vjetrės. Miti ndryshon nga pėrralla,se nė thelb tė tij ka arsyetime me shkaqe dhe pasoja e, si rrjedhojė,merr natyrė mė pėrgjithėsuese; po kėshtu ndryshon edhe nga gojdhėnat,e cila ka nė thelb tė saj njė ngjarje reale tė veēantė,por tė veshur artistikisht, ēka nuk ndodh te mitet. Mitologjia ka natyrė sinkretike,ajo ėshtė e shkrirė me dukuri nga mė tė ndryshmet tė etnografise e tė folklorit. Elementė tė saj i ndeshim nė doke e zakone,nė rite e besime popullore,nė fushat e dukuritė nga mė tė ndryshme tė kuturės materiale dhe tė asaj shoqėrore e shpirtėrore,nė pėrralla e gojdhėna,nė krijimtarinė poetike popullore,sidomos nė ato legjendare,si nė ciklin e kreshnikėve,nė baladat,nė artin popullorė tė zbatuar e kėshtu me rradhė. Mitologjia popullore shqiptare ėshtė shumė e pasur dhe e larmishme. Ajo flet shumė pėr rrugėn e zhvillimit etno-kulturor historik tė popullit tonė nė rrjedhė tė shekujve. Rrėnjėt e miteve tona i gjejmė tek ilirėt dhe nė marrjet e dhėnjet me popujt fqinjė tė lashtėsisė. Mitet tona mė tė shumta na kan ardhur nepėrmjet krijimtarisė folklorike,por edhe tė sinkretizuara me besime popullore,me rite,doke e zakone tė lashta vendase.Nga autorėt e vjetėr grekė tregohet miti,sipas tė cilit i pari mitik i ilirėve ka qenė gjarpėri. Prej kėtij u zhvillua etnosi ilir. Ky gjarpėr pati shumė bij e bija. Prej tyre rrjedhin fiset ilire. Gjurmėt e kėtij miti,natyrisht tė gėrshetuara dhe me kulte tė natyrės totemike,kan ardhur deri nė kohė tė re. Kultin e gjarpėrit si hyjni mbrojtėse e shtėpisė e e familjes do ta gjesh pothuaj se kudo nė vatrat familjare nė trojet arbėnore. Nė dyert e shtėpive,nė gurėt e vatrės,nė kėrrabat e barinjve do tė vėresh gjarpėrin tė gdhendur, me funksione tė qenjes sė mbinatyrshme mbrojtėse. Prapa kėsaj figure fshihet i pari mitik i stėrlashtė. Mitet e popullit tonė lidhen shumė me ato tė botės mesdhetare,si p.sh. me kultin e tokės e tė Nėnės sė Madhe,me kulte tė ndryshme bujqėsore etj. Por mitet tona kan edhe disa tipare tė veēanta. Nė njė mit popullor tė mbledhur nė Labėri tregohet se Dielli e Hėna kan qenė vėllezėr.Nė zėnje e sipėr,Dielli i ra me njė grusht Hėnės e i qorroi njėrin sy. Kėshtu mbeti hėna me dritė krejt tė zbehtė. Gjurmėt e kėtij miti i gjejm edhe nė vise tjera tė Shqiptare. Njė numėr mitesh tona vijnė nga degėzimet e miteve tė stėrlashta indoeuropiane. Kėshtu p.sh. disa tipare tė Mujit dhe Halilit tė cikėlit tė kreshnikėve,sipas tė dhėnave tė dijes shqiptare nė thelbin e tyre janė njė llojė i veēantė i tipit tė mitit grek tė vėllezėrve Dioskurė. Por nuk kemi tė bėjmė me huajtje drejtpėrsėdrjti; studiuesit kanė vėnė nė dukje se ėshtė fjala pėr njė degėzim mė tė lashtė indoevropian, dukuri qė shfaqet edhe nė popuj tė tjerė tė kėsaj familjeje. Mjaft mite janė tė lidhura me natyrėn shqiptare,me bujqėsinė,me blegtorinė,me mjeshtritė e ndryshme. Njė mit thotė se sorkallja dikur ka qenė njeri. Ėshtė e menēur si njeriu,i falet diellit tamam si njeriu,derdh lot si njeriu. Nė besimet popullore ekzistonte mendėsia qė ndalonte vrasjen e saj nga gjahtarėt. Ėshtė me interes tė vihet nė dukje qė kėtė banor tė pyjeve,kaq tė bukur, e kaq tė dashur e kaq tė respėktuar nga shqiptarėt, e kemi edhe atribut tė zanės iliro-shqiptare. Nė disa tregime popullore mitike flitet pėr bariun e shenjtė qė shetit pyjeve,qė mbron bagėtitė,po mbron edhe ujqit e pyllit,tė cilėve u takon edhe racionin e ushqimit. Kėto mite kan tė bėjnė me traditat blegtorale tė popullit tonė. Padyshim,me tradita tė lashta bujqėsore tė popullit tonė kan tė bėjnė mite tė tilla: njėri vodhi kashtėn e kumbarės dhe e fshehu. Kashtėn e mori era dhe e ngriti nė qiell. Kėtėj e ka zanafilėn“Kashta e Kumbarės” qė nė astronomi quhet Rruga e Qumėshtit. Njė tjetėr tregim mitik: njėri po punonte tokėn me qe. Nga njė mėkat qė kisht bėrė,iu gremis parmenda me gjithė qe. Kėta u ngitėn nė qiell. Prej kėtėj,thuhej nė popull e ka zanafillėn grupi yjor me emrin Parmenda. Kultet e lashta bujqėsore nė popullin tonė,me subjektet mitike tė tyre,na shfaqen dendur me rite e besime tė motmotit si brezni,festat e ekujnoksit tė pranverės,tė solsticit tė verės,nė festa e rite tė mbjelljes sė prodhimeve bujqėsore. Si popull me tradita ngultėsie tė hershme,kemi ruajtur plot kulte e tregime mitike,pėr vatrėn,pėr derėn e shtėpisė,pėr shtėpinė. Kėto mite na jepėn mė sė miri nepėrmjet figurės mitologjike tė nėnės sė vatrės (vitoria),tė hijeve e shprtėrave qė rrin nė vatėr. Nėna e vatrės, sipas mendėsisė popullore,pasi njerėzit kan rėnė pėr tė fjetur,vjen nė vatėr e punon lesh; ėshtė njė plakė me flokė tė thinjur... Nė pasurinė mitologjike popullorė bėjnė pjesė edhe tregimet pėr figurat,si ora,zana,dragoi,kuqedra,flokēa,shtriga etj. Zana ėshtė qenje e miteve dhe e besimeve popullore,figurė e folklorit. Nė zanafill ėshtė hyjni e natyrės,e bimėsisė dhe e maleve,e ujrave, e kafshėve tė egra, e gjuetisė. Dėshmohet qė tėk ilirėt dhe u trashegua deri nė ditėt tona. Pėrfytyrohej me pamjen e gruas sė bukur me veshje nusėrie tė krahinės qė tregon pėr tė. Ajo njihet si trimėreshė, si luftėtare: “trim si zana”.Zana ndihmon trimat,vėllanė nė luftė.Atributet e saj kan qenė: dhia e egėr,dreri,dosa,zogu etj. Zana ėshtė njohur edhe me emrat shtojzovalle,tė lumet e malit,tė mirat e malit etj. Kulti i zanės, mė shumė ėshtė i njohur nė viset e Veriut tė Shqipėrisė; nė Jug e tek arbėreshėt e Italisė e tė Greqisė njihet me tė njejtat tipare,por kjo paraqitet mė e zbehtė. Sipas pėrfytyrimesh popullore zanat banonin nė shpella mes pyjesh tė dendura; pushonin nė mrize,nė maja malesh,nė shkėmbej e pranė gurrave,ku laheshin e flladiteshin. Ndeshej njė zanė e vetme ose tri bashkė. Tė mirėn njeriut ja shpėrblenin; pėr dėmin e shkaktuar e dėnonin,duke e bėrė tė marrė ose sherbyes tė tyre,por duke e bėrė edhe gur e dru. Pėr kėte dėshmon edhe ky tregim: Muji natėn ndesh nė dy djepa fėmijėsh qė po qanin.I pajton dhe i ven nė gjumė; kishin qenė foshnjat e zanave. Pėr kėtė sherbim qė u bėri zanave ato i kėrkuan se ē’deshironte prej tyre. Muji kėrkon forcė. Atėherė zanat i japin qumėsht nga gjinjtė e tyre e Muji bėhet i fortė sa tė ngrejė gurin 1000 okėsh. Zanat pranė banesės sė tyre duan qetėsi, pėrndryshe tė zanojnė. Ora pėrfytyrohej si qenje e padukshme,mbrojtėse qė sjell mbarėsi. Sipas besimeve popullore ka orėn e vet ēdo njeri,ēdo grup etnografik i vogėl. Ajo njihet dhe ėshtė ruajtur mė gjatė nė Veriun shqiptar. Ndonse qenje e mbinatyrshme,vdes bashkė me atė qė ka nė mbrojtje. Nė raste tė veēanta,ora shėndrrohet nė njė gjarpėr,qė i del nė mbrojtje shtėpisė sė njeriut,tė cilit i rri gjithnjė afėr. Thuhej se kur njeriu bente ndonjė veprim tė keq,qė e poshtėronte,i nxihej ora. Ora e fisit a e rrethines etnografike qėndronte nė majen ma tė lartė tė teritorit dhe vrojtonte si roje: Ora e Shalės rrinte nė majen e Rrėshellit,ajo e Nikajve nė majen e Kakisė. Duke u pėrdor si figura poetike tė folklorit,ora ka marr disa tipare qė nuk ikishte nė zanafill: paraqitet si vajzė,si grua,nė disa raste e pavarur nga njerėzit e qė “u bėn keq” atyre, e afėrt me zanat. Dragoi pėrfytyrohej si qenje e mbinatyrshme me forcė tė pazakontė,mashkull qė mbron njė bashkėsi shoqėrore tė caktuar e bujqėsinė. Paraqitej zakonisht si njeri,po edhe si ka,dash,zog ,ferrės,kėndes. Sipas pėrfytyrimit popullor mund tė ishte njė njeri krejt izakonshėm ose njė njeri i pėrmendur. Dragonjtė luftojnė e vdesin shpeshherė nė pėrleshje me kuēedrat. Ata lindin me kėmishė nė trup dhe me fletė prapa sqetullave. Bėmat e tyre kryesore ishin tė lironin ujrat qė i kishte zėnė kuēedra,e tė ndalonin furtunat shkatėrruese. Kur ndeshet dragoi me kuēedrėn gjuan me rrufe. Dragonjėt luftonin edhe tė vetmuar,por mė shumė sė bashku,sidomos nė kohė furtunash tė mėdha. Mjetet e tyre tė luftės ishin topuzėt,shtizat (heshtat),shigjetat,gurėt me birė,,shpatat,po sidomos parmenda e zgjedha e parmendės. Me kuēedrat luftojnė edhe duke fluturuar nga njė mal nė njė tjetėr e duke shkulur drurė tė mėdhenj e shkėmbinj tė malit. Fėmija kėrthi (dragua) lufton me djepin e tij. Vetėm kau nuk shkėputet asnjėherė nga toka,ai gėrmon tokėn me kėmbė dhe me brirė. Kuēedra misheron forcėn e verbėr shkatėrruese nė natyrė e nė jetėn shoqėrore. Sipas tipareve tė saj, njihet edhe me emra tė tjerė si: fėrtonė,rrėmore,lamia etj. Pėrfytyrohej si njė gjarpėr shumė i madh me 3,7,9 ose 12 koka,qė mund tė vjellin zjarr dhe qė zakonisht nuk e sheh njeri. Zė vand pranė ujėrave e burimeve,ndalon ujin dhe i bėn njerėzit tė vuajn. Kuēedra mundė tė dal edhe nė trajtėn e gruas sė zakonshme mė rradhe dhe si ngjalė,brtkosė,breshkė e hardhucė. Thuhet se ajo e kishte kokėn nė maje tė maleve e bishtin thellė nė lum e det. Kuēedrat luftojnė me dragonjtw,armiqtė e pėrjetshėm tė tyre; ato janė shkaktare tė breshėrit e tė stuhive. Pėr tė lėshuar ujin, ajo kėrkon t’i bėhen kurban vajza,njė jehonė kjo e zakonit tė lashtė,kur forcave tė verbėra shkatėrruese u bėheshin kurbane. Kur takohen dragonjtė me kuēedrat,pėlcet rrufeja qė ėshtė njė nga mjetet e goditjes qė pėrdor dragoi kundėr tyre. Ato i mbytin dragonjtė duke i spėrkatur me qumėshtin e me “ujin” e tyre. Kuēedra pushon sė qeni e tillė po ta godas dragoi me parmendė e me zgjedhė. Pėr tė ngordhur i duhen prerė tė gjitha kokat,ndryshe dalin pėrsėri e kuēedra bėhet mė e rrezikshme. Kemi dhe mite tė marra nga popujt fqinjė,me tė cilėt kemi patur marrje e dhėnje kulturore. Te ne ndeshen gjurmė tė miti grek tė Odiseut,tė Ciklopit etj. Mitologjia popullore shqiptare ėshtė dėshmitare e rrugės historike nepėr tė cilėn ėshtė zhvilluar populli ynė gjatė shekujve; ėshtė pasqyrė e pasurisė kulturore tė lashtė tė popullit tonė dhe tė tipareve tė veēanta etnike tė tij. Nė qoftė se nė shek. XIX dhe fillim tė shek. XX mitologjia ishte ende e gjallė dhe vepruese nė popullin tonė,sot ėshtė shumė e zbehtė dhe ndeshet dhe ndeshet vetėm si shtresė e sinkretizuar e krijimeve folklorike tė herėshme,nė gojdhėnat popullore,nė pėrrallat dhe nė artet e zbatuara.
Burimi: Mark Tirta. “Shkenca e jeta”,Nr.5,1987

M

Dode Progni
VIP
VIP

Shteti: Tirane
Postime: 77
Kyējet nė forum: 4939
Regjistruar mė: 09/04/2010
Profesioni: Historian-Pension

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Edibe Osmani prej Mon 21 Jan - 21:56

martin mato shkruajti:Faleminderit Naki,

por mendoj se eshte nje pergjegjesi per te gjithe qe jemi ne forum qe te justifikojme mirebesimin.

Mendoj se do te duhet se paku qe seicili qe ndodhet ne kete liste te sjelle te pakten nga nje shembull ne vargje ku permenden zanat,oret, shtojzavallet etj.

Mendoj se nuk dueht ti kerkojme ne arkive por ne popull Arla.
Martini


Shkruan Edibe Selimi-Osmani
Folklori shqiptar si nė trojet tjera shqiptare ashtu edhe nė Tetovė e Gostivar, ėshtė njė pus pa fund.Do t i shkėpusim disa vargje ku pėrmendet Zana. Nė veprėn Epika Popullore /Mbledhur nė Tetovė,Gostivar me rrethinė autor Hafezat Osmani.
Nga cikli i kreshnikėve shkėpusim vargjet:...O ju bjeshkė un do t'ju nomi,/Rraft ni brimė ju brimoft,/Rraft ni breshėn ju captoft./-
N'ato male dul njo zon e malit./
-Amanet o gjal siret Halili/Haj de shkojm ne n'shtėpej/ Se ka dal derr Arapi i Zi,/Tė tan shpezėt n zandan i ka shti,/-Hajde Zanė tėm rrokish pėr dore,/ E tėm ēojsh te dera e zandanit,,./

Edibe Osmani
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tetove
Postime: 4
Kyējet nė forum: 1664
Regjistruar mė: 16/01/2013

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Tue 22 Jan - 18:03

Faleminderit znj.Edibe,
Zana e malit ėshtė krijesė mitologjike shqiptare me veti tepėr origjinale autoktone dhe e krahasueshme mė tepėr me figura tė kėtilla ballkanike dhe malore tė popullsive nė gadishullin ballkanik ėshtė mjaft larg e krahasueshme me Artemidėn e grekėve, Dianėn e romakėve. Vėshtire se mund tė shkohet nė njė krahasim deri te Thana e ilirėve. Sipas traditės, ato kanė dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikėt nė betejat e tyre, dhe karakteri idhnakė i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetėsia. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave. Zanat ruajnė territoret e veta me xhelozi edhe shitojnė ata qė ju prishin qetėsinė apo i befasojnė kur janė duke lozur nėpėr livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet nė mal ėshtė traditė tė bėhet zhurmė pėr ti njoftuar ato pėr afrimin e njeriut. Zana ėshtė edhe simbol i plleshmėrisė, prej nga rrjedh fjala shqipe shtatzėnė.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8631
Kyējet nė forum: 13932
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Edibe Osmani prej Tue 22 Jan - 20:26

Z,Naki! Ju uroj punė tė mbarė njė temė /Mitologjia shqiptare dhe nė veēanti zanat,kulshedrat,lugetėrit qė shumė pak ėshtė punuar por mund lirish tė them se nė zonėn ku jetoj unė dhe kam hulumtuar plot 3 dekada ka mjaft legjenda qė i kam tė shėnuara dhe besoj se njė ditė do ta shofin dritėn.Ju Uroj suksese.

Edibe Osmani
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tetove
Postime: 4
Kyējet nė forum: 1664
Regjistruar mė: 16/01/2013

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Lori prej Mon 4 Feb - 0:34

Pėr herė tė parė ėshtė botuar nė gazetėn “standard”, i pėrkthyer nė shqip, studimi i Arshi Pipės pėr mitologjinė shqiptare shkruar pėr Diksionerin francez tė Mitologjive tė botuar nė vitin 1981 nė Paris nga Y. Bonnefoy, vol. I ff. 5-7. Atėherė ēfarė paraqet si fizionomi tė vetėn, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare? – pyet Pipa nė pjesėn e mėposhtme, pasi hedh vėshtrimin mbi disa mite qė janė tė njohura edhe pėr disa popuj tė Ballkanit, duke dhėnė pėrgjigjen se mitologjia shqiptare dallon, se nuk ka zota dhe hyjnitė janė tė dorės sė dytė.

Mitologjia shqiptare nuk pėrbėn ende objektin e njė monografije, por subjekti ėshtė trajtuar nė shumė ese dhe artikuj tė gjuhėsisė, folklorit dhe etnografisė. Mund tė thuhet se kjo mitologji ėshtė e tipit pagan ballkanik. Fetė monoteiste qė i janė mbivendosur – katolike nė Veri, ortodokse nė Jug, islamike nė mbarė vendin – pak e kanė prekur natyrėn e saj. Historia e shqiptarėve, origjina e tė cilėve fillon qė nga migrimet e para indoeuropiane nė Ballkan, ėshtė njė vazhdimėsi pushtimesh nga ana e popujve qė i rrethojnė: romakė, gjatė Lashtėsisė, sllavė, grekė e italianė nė Mesjetė, turq, nė fillim tė erės moderne. Prandej pritet qė mitologjia shqiptare tė jetė mjaft sinkretike. Mund tė flitet pėr shtresa alogjene pėrgjatė boshtit tė njė konstanteje lehtėsisht tė identifikueshme qė ėshtė: kulti i karakterit (genit) tė racės.

Hyjnitė e kėsaj mitologjije janė thuajse tė gjithė paganė. Aty janė nuset e malit dhe kėshetat, por edhe shtojzavallet dhe zanat. Gjenden gjigantė tė kobshėm balozėt, katallajt, por edhe thopēat (xhuxhat qė argėtohen duke shpotitur njerėzit). Ndeshen edhe karkanxholėt dhe njė variant i kacilmicit. “Pėrbindshat janė me shumicė: gogolėt, kuēedrat, lubitė. Metamorfozat janė tė shpeshta: burri shndėrrohet nė dre, ujk, hut; gruaja nė nuse lale, qyqe, turtulleshė. Hyjnitė e shtėpisė mund tė kenė njė formė njerėzore si nana e votrės ose shtazore (vitore, njė lloj gjarpėri). Flijohen kafshėt (dikur femrat) mbi themelet e njė ndėrtese; Bėhen magjira (p. sh. pėr ta bėrė mashkullin impotent). Ka kėngė namatisjeje, tė tjera pėr tė sjellė shiun. Gjuhet me gurė hėna e eklipsuar pėr tė trembur ujqėrit qė e sulmojnė. Objektet magjike – pasqyrat, nuskat, unazat–luajnė njė rol tė madh. I besohet syrit tė keq, ėndrrave paralajmėruese. I besohet fuqisė sė gurėve, bimėve. Por kryesisht i besohet fuqisė sė heroit.

Kulti i heroit, i dėshmuar nga njė traditė e gjatė kombėtare qė pasqyrohet nė epopenė popullore si dhe nė tė drejtėn zakonore, ka ruajtur njė karakter mitik nė disa krahina tė Shqipėrisė sė Veriut. Tė mbrojtur nga male tė thepisur, banorėt e tyre kanė mundur t’u rezistojnė kolonizimeve romake dhe sllave dhe madje kanė mundur tė ruajnė njė lloj autonomije gjatė sundimit turk. Barinjtė e Veriut, nė pjesėn mė tė madhe katolikė, vazhdojnė te quhen Uk, Dash, Shpend, Sokol: ata adhurojnė zjarrin (ta pėshtysh ėshtė tabu), betohen pėr Qiell e pėr Tokė, vajtojnė tė vdekurit e tyre duke gėrvishtur fytyrėn sipas njė rituali qė ėshtė mbeturinė e njė valleje; u besojnė orėve tė vendit, shpirtrave, djajėve, magjistareve, vampirėve. Totemizmi dhe animizmi pėrzihen me mitet klasike dhe me legjendat mesjetare. Uliksi e Perseu i kanė ekuivalentėt e tyre. Polifemi shqiptar (KK5) quhet katallā, nė kujtim tė mizorive tė mercenarėve katalanas tė shek. XIV tė. Zana, mbrojtėsja e heroit, ėshtė deri etimologjikisht e afėrt me Dianėn (perėndesha romake shoqėrohet nga njė drenushė, kafsha e hyjnisė shqiptare ėshtė dhija e egėr), kurse pėr funksionet e saj ajo merr nga zana sllave, Vila. Vetė emri shtojzavalle ėshtė njė rast sinkretizimi pagano–kristian: Shtoj, Zo(t), vallet.

Shumė nga kėto besime pagane janė tė njėllojta pėr mė shumė se njė popull ballkanik, ndėrsa tė tjera janė me origjinė latine e ndoshta kelte. Atėherė ēfarė paraqet si fizionomi tė veten, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare?
Kjo mitologji nuk ka zota. Hyjnitė janė tė dorės sė dytė dhe nuk kanė emra tė pėrvetshėm, ose emri i tyre ėshtė kolektiv. Betohet pėr qiell e pėr tokė, thėrritet dielli e hėna. Por janė vetėm personifikime elementesh ose sendesh fizike, jo persona. Ndėrmjet elementeve toka ėshtė mbizotėruese. Cilėsia sipėrore e heroit, ose i heroinės tė ēon tek ajo: burri i dheut, e bukura e dheut. Beja mė gur ėshtė solemne. (Gjeēov $ 534). Kush betohet mbi gurė do tė ngurtėsohet nėse e shkel betimin e tij. (zanat e kanė fuqinė e vėshtrimit qė ngurtėson) Gjenden murana aty ku dikush ka qenė vrarė pėr gjakmarrje
(Ēabej 360). Dhe hidhen gurė pėr tė lehtėsuar lodhjen – (me lanė pritesėn).
Njė tjetėr tipar`dallues ėshtė mungesa e njė jete pėrtej –varrit. Qielli nuk ka asgjė qiellore, nuk ekziston ferri. Besimi te kukuthėt, lugetėrit, vurkullakėt ėshtė i pėrhapur; por kėta janė shpirtra tė munduar qė toka i flak jashtė pėr shkak tė ndonjė keqbėrjeje tė rėndė. Ky shpirt ėshtė njė hie ose njė abe njė mbėshtjellje trupore e pajisur me nje mbeturinė materialiteti (ai mund tė ngrejė pesha).

Mitologjia shqiptare me zana e me djaj, por pa zota e pa eskatologji dhe ku vetė konceptimi i shpirtit ėshtė plotėsisht negativ, ėshtė pra, krejtėsisht tokėsor. Ajo ėshtė organizuar rreth bipolaritetit etik tė sė mirės dhe sė keqes. Nga njėra anė ka njė monstėr – kulēedra ose kuēedra, mamadraga - e pėrfytyruar si njė gjarpėr me shtatė koka qė than ujrat dhe helmon ajrin. Nė anėn tjetėr ka njė hero mitik qė e pėrball nė shpellėn e tij dhe e mbyt. Nė Jug, ku pushteti i Sulltanit zėvėndėsoi atė tė Perandorit bizantin, shpesh ky hero ėshtė fisnik (djali i mbretit), ndėrsa nė Veri ai ėshtė njė bir i popullit i lindur drangue. Njeriu-drangu ka flatra nėn krahė, ai mund tė fluturojė. Kėtu njihet miti i Herkulit qė lufton Hydrėn, qė u bė pastaj ai i Shėn Gjergjit qė mbyt dragoin. Shėn Gjergji ėshtė shumė popullor nė Shqipėri, dhe festa e tij pėrket me ardhjen e pranverės. Gjergj ėshtė gjithashtu emri i njė heroi qė ēliron vendin e vet nga njė monstėr i zi i dalur nga deti, n’atė qė ėshtė, ndoshta, rapsodia mė e bukur shqiptare.

Mitologjia shqiptare, monumenti i sė cilės ėshtė cikli i rapsodive tė Veriut, ekzalton njė konceptim tė jetės heroike tepėr etnike. Heronjtė kryesorė tė kėtij cikli, Muji e Halili, kanė emra myslimanė, tė huazuar nga kėngėt epike boshnjake, nga tė cilat huazojnė edhe metrikėn (rapsoditė kėndohen nėn tingujt e lahutės). Por kėto elemente alogjene nuk e prishin aspak substraktin autokton tė kėngėve mitike. Muji ėshtė njė bari qė zanat e maleve, nė kėmbim tė njė shėrbimi qė ai u ka bėrė, e kanė pajisur me njė fuqi mbinjerėzore – ai mund tė shkulė me rrėnjė lisat (KK7). Njė rapsodi tjetėr ia atribuon kėtė fuqi talentit tė tij prej gjahtari: ai ka mundur tė kapė tri dhitė me brirė ari ku fshihet fuqia e zanave (KK1). Muji i masakron armiqtė e tij, sllavėt, por jo pa pėsuar dhe ai vetė. Njė rapsodi e tregon tė plagosur rėndė, tė shoqėruar nga shpirti i tij mbrojtės, ora, mes njė gjarpėri qė i kujdeset dhe njė ujku qė e ruan (KK23). Kur ai vdes, armiku vjen ta provokojė nė varrin e tij. Ai zgjohet dhe thėrret, me ndėrmjetėsinė e njė zogu, ndihmėn e Halilit, qė vret Sllavin dhe ēvarros vėllain e vet (KK32). Muji kthehet nė jetė. Njė ditė ai bėn mbi dorėn e vet provėn e plumbit. Kur e sheh dorėn e shpuar, ai e di qė koha e tij ka mbaruar. Ai zhduket atėherė nėn tokė, si Edipi nė Kolonė, pėr tė pritur, me durim, kthimin mbi tokė tė erės heroike (KK Parathėnie).

Vico e konceptoi histornė e njėrezimit si njė proces ciklik qė kalon nėpėrmjet tri fazave: teologjike, historike dhe njerėzore. Mendėsija mitologjike shqiptare e ka zbehur tė parėn, pėr t’u ndjerė e kėnaqur nė tė dytėn, duke refuzuar tė dalė jashtė saj. Muji nuk ėshtė i vetmi pėrfaqsues i kėsaj mendėsije. Njė shembull tjetėr ėshtė ai i vetė heroit kombėtar, Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skanderbeg (1405- 1468). Humanisti shiptar, Marin Barleti, qė ka shkruar tė parėn histori nė formė romani tė heroit, (v. 1510) tregon se nėna e tij ėndėrroi se po lindėte njė dragua, trupi i tė cilit mbulonte gjithė Shqipėrinė, dhe qė goja e tij shqyente turqit. Populli e kaq pėrpunuar kėtė mit, duke e bėrė Skandėrbeun njė titan qė mund tė shtrije pėrtokė “pesėdhjetė burra” dhe musteqet e tė cilit janė “katėr pėllėmbė”. Ai hjedh kundėr armiqve qė e rrethojnė shkėmbinj “tė mėdhenj sa njė shtėpi”, dhe ndalon me “njė tė rėnė tė kėmbės” ujrat e njė lumi pėr tė mos i lėnė armiqtė tė kalojnė. Ai ėshtė i pacėnueshėm mbasi “ka lindur me kėmishė” (d.m.th. i mbėshtjellur me placentėn). Kali i tij fluturon nga njė shkrep te tjetri, duke lėnė, kur prek tokėn, gjurmėt e patkojve tė tij – qė shihen edhe sot. Dhe kur Skanderbeu vdes, populli e ēvarros pėr tė bėrė me kockat e tij nuska (Ska. 113, 116, 113, 24,25, 127,206).

Lori
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Every-where
Postime: 64
Kyējet nė forum: 7643
Regjistruar mė: 14/09/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Edibe Osmani prej Wed 6 Feb - 17:49

I nderuari Naki!
Ju uroj pėr njė punė kaq madhore pėr Mitologjinė shqiptare nė pėrgjithėsi.
Nga ekspeditat e bėra nė fshatin Llakovicė tė Gostivarit,mėsova se edhe kėtu nė zonėn tonė brezi i moshuar tregon pėr /nonėn e votrės/.Kur e pyeta si mendon,si duket, ajo ma pėrshkruan; Ėshtė njė plakė me flokėt e gjata dhe tė thinjura qė flokėt i krefėn vetėm me krėher lini,ajo paraqitet vetė natėn kur flejnė njerėzit,rin pranė vatrės deri sa kėndojshin gjelat e parė tė mėngjezit pastaj zhdukej ikte nėpėr oxhak qė mendojmė se ėshtė vetėm njė mitologji . Gjithashtu sa herė qė ndonjė vajzė apo grua nuk i krefėn flokėt i themi; /Ēish je bo mi,si nona e votrės/.

Edibe Osmani
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tetove
Postime: 4
Kyējet nė forum: 1664
Regjistruar mė: 16/01/2013

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Wed 6 Feb - 19:11

znj. Edibe, po e kam lexuar dhe kėtė dhe po tė sjall njė shenim nga Fjalori i Mitologjisė dhe Demonologjisė Shqiptare
Nana e Votrės
Njė nga hyjnitė mė tė lashta tė mitologjisė shqiptare. Mendohet se ajo bart disa tipare tė zvetėnuara tė njė hyjnie shumė tė lashtė tė vatrės, me origjinė mga matriarkati. Fillimisht ajo ishte njė figurė positive. Madje, ngandonjėherė Nana e Votrės quhej edhe ”tė tretat e vatrės”, pra tri motrat qė paėrcaktojnė fatin e fėmijės, natėn e tretė pas lindjes. Mė vonė dhe, sigurisht, me fillimin e rendit tė patriarkatit, vetitė e saj ndryshuan. Ashtu siē pėrfytyrohet tani, Nana e Votrės u rrėfehet plakave qė rrinė shumė vonė natėn duke tjerrur li ose lesh. Ajo fanitet nė trajtėn e njė plake tė keqe flokthinjur qė rri gėrmuq bri vatrės. Ndodh qė, kur ngrihet nusja nė mėngjes pėr tė ngrohur ujė, sheh nė vatėr njė plakė qė kreh flokėt me krėhėr apo qė tjerr. Nusja kujton se ėshtė e vjehrra: i flet, por ajo s’pėrgjigjet. Kėshtu ajo e kupton se ėshtė Nana e Votrės. Po tė gjejė ndonjė fėmijė kur kreh flokėt, ajo e kap dhe i nxjerr sytė me krėhėrin e saj tė hekurt. Nė zona tė ndryshme njihet edhe si: E Ėma e Vatrės, Shtriga e Vatrės, Plaka e Vatrės (Mat), Shtriga, Shtrigat, Nėna e Vatrės (Tomorricė), Nėnat e Vatrės, Mėmat e Vatrės, Xhuxhet eVatrės (Myzeqe), Mėma e Vatrės (nė fshatrat e Vlorės), " nona e votres" nga ju Tetova...
etj.


------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8631
Kyējet nė forum: 13932
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Katilja prej Fri 13 Sep - 18:01


ZANAT DHE ORĖT

 

(Nė “Lahuten e Malcis” te At Gjergj Fishtes!)

 

          Zana ėshtė njė qenie mitologjike, ndėrsa Ora ėshtė njė Zanė me “detyra” tė pėrcaktuara. Pėr mė tepėr Zana ėshtė trime, sepse nė popull thuhet: Filani ėshtė trim si Zana, ndėrsa ky krahasim zakonisht nuk vjen pėr Orėt. Zana ėshtė shumė e bukur, prandaj thuhet: E bukur si Zanė. Orėt mund tė jenė ose jo tė bukura.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Aleatja Me E Mir Esht Koha sepse tgjith u larguan ndersa Ajo Me Hapi Syt Qe tshihja ate qka mrrethonte....
Nuk Marr Hak Thjesht Te Kthej Nderin...
Respekti Me Njerezit E Gabuar Defekti Qe Duhet Eliminuar.
..
Only Good Can Judge Me'And You Athers Fuck .....
(Mār'Gŭxīmīn Me'Godīt-Kŭnderšhtārīn Ńk'uhapźm-Ńrrug Po'iŃgrźj-Lapīdārin)

Katilja
Moderator
Moderator

Shteti: Burrel
Postime: 1133
Kyējet nė forum: 2820
Regjistruar mė: 17/02/2013
Profesioni: forumxhie

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi