Mitologjia shqiptare

Faqja 6 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Fri 06 Nov 2009, 10:42 am

Rituali pas vdekjes sė fėmijės

Edhe sot e kėsaj
dite nėpėr disa fshatra tė trevės sonė besohet se po tė ndodhė tė vdesė
foshnja apo fėmija derisa ėshtė nė gji, atė natė qė e varrosin, nėnėn e
tij e largojnė nga shtėpia qė ta kalojė natėn larg shtėpisė sė saj.
Thuhet se po tė jetė nėna e foshnjės nė shtėpi, i vjen fėmija i vdekur
dhe thith qumėsht prej saj. Por, nė popull besohet se prej ēastit kur
fėmija vdes, qumėshti i saj ėshtė haram pėr fėmijėn e vet. Nėse foshnja
vdes menjėherė pas lindjes, duke filluar prej ditės sė parė e deri tė
shtatėn, ata qė e ēojnė nė varr, kur kthehen nė shtėpi i blejnė diēka
lehonės, si zakonisht sheqerka, mollė etj.
Siē duket, kjo bėhet pėr
tė vetmin qėllim qė ajo pėrsėri tė lind fėmijė. Kur i vdes fėmija i
parė, nėnės sė tij i japin njė mashė ta mbajė nė dorė qė t’i rrojnė
fėmijėt qė do t’i lind. Lehona i heq tė gjitha rrobat qė i ka pasur
veshur dhe vesh rroba tė reja. Nė kokė vėndon njė shami tė paushtuar
fare. Pasi t’i lind fėmija i parė qė do tė jetojė, atėherė kemi tė
bėjmė me disa ceremoniale tjera.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Sat 07 Nov 2009, 12:59 am

Per zanat kemi disa shenime edhe tek Legjenda e Beratit.
Mijera e mijera vjet me pare jetonte nje Zane shume e bukur. Nje dite ajo u takua me dy vellezer vigane, Tomorin dhe Shpiragun.
Sikurse ndodh shume here nder legjenda dhe shpesh ne te vertete, te dy vellezerit rane ne dashuri me Zanen e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat te dy vellezerve dhe kaq thelle u hyri grindja per te, sa qe shpertheu lufta vellavrasese.
Tomorri, duke pasur nje shpate te shkelqyeshme, i ra vellait te vet me te vogel brinjeve, ndersa ky i fundit, i armatosur me nje topuz shume te rende, iu turr me furi duke e goditur sa mundte me fort.
Zoti, qe shihte ēdo gje, u trishtua dhe u zemerua prej pamjes aq te dhimbshme, grindjes aq te pergjakshme midis vellezerve. Ata duheshin ndeshkuar per kete mynxyre qe shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtoret ne gur dhe i denoi te mbajne nder shekuj ne trup gjurmet e ketij luftimi te tmerrshem.
Qe nga ajo kohe e lashte e deri sot vellai i madh, Tomori, i tregon diellit hapesirat e veta gropa – gropa dhe plasa te panumerta. Ndersa, vellait te vogel, Shpiragut, kushdo qe kalon ne keto treva, i sheh brinjet e copetuara e te thelluara vija-vija.
Shkaktarja e kesaj mynxyre, Zana e bukur hirplote, nuk duhej t’i shpetonte zemerimit te Zotit, ndaj Ai e ktheu ne nje kodrineze shkembore, mbi te cilen nje dite filluan te vendosen gure mbi gure dhe u ndertua nje keshtjelle e madhe, e bukur, qe qendron edhe sot madheshtore mbi qytetin e Beratit.
Zana e bukur, qe i donte vellezerit, po jo zemerimin e tyre te derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa mase.
Ai lume, qe tani mban emrin Osum, sipas legjendes, nuk eshte gje tjeter veēse rrekeja e loteve, qe lagu gure e shkemb dhe u derdh mes dy vellezerve prej Zanes hyjneshe, per t’u treguar se dhimbja per kete fatkeqesi asnjehere nuk do t’i shtere lotet.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !


Naki
WebMaster

Lokacioni Lokacioni: Fshati Akllap
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 7515
Poenat Poenat: 9268
Regjistrimi Regjistrimi: 29/05/2007
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Gemini

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Dode Progni prej Wed 25 Aug 2010, 8:53 pm

MITOLOGJIA POPULLORE SHQIPTARE - GJURMĖ LASHTĖSIE

Mitologjia popullore nė kuptimin e saj mė tė pėrgjithshėm,ėshtė tėrėsia e miteve dhe gojdhėnave popullore me zanafill nga koha e lashtė. Ajo ėshtė pasqyrė e elementėve kulturorė tė periudhave tė ndryshme tė bashkėsisė primitive. Nė njė kuptim mė tė veēantė mitologji quhet shkenca qė merret me studimine miteve,si njė degė e veēantė e mė e ngushtė e etnografisė. Nė mite,me anė tė tregimeve fantastike,shpesh herė tė shoqėruara edhe me rite e besime tė lashta popullore,pasqyrohen pikėpamje tė njerėzve tė shoqėrisė primitive pėr botėn qė i rrethon,pėrpjekjet e tyre pėr tė shpjeguar dukuritė e pa kuptueshme tė natyrės dhe tė jetės shoqėrore. Miti ėshtė njė nga elementėt e ēdo feje. Por jo tė gjitha mitet lidhen me fenė,mandej ka nga ato qė i kundėrvihen botkuptimit fetar. Nė disa mitė pasqyrohen deshira dhe pėrpjekjet e njeriut pėr tė sunduar natyrėn,dija dhe besimi nė forcat e njeriut. Shumė mite,natyrisht nė mėnyrė fantastike e foshnjore, merren me shpjegimin e prejardhjes sė objekteve materiale e tė dukurive tė ndryshme qė verehen nė natyrė,nė Gjithėsi. Imagjinata popullore mitkrijuese ka shprehur si tė mirėqena qė nė lashtėsi dukuri,qė shkenca i ka zbuluar vetėm nė shek e XIX – XX. Mitet e lashta na flasin pėr fluturime tė njerėzve,nė hapėsisrė,pėr njė unazė magjike qė tė tregon se ē’bėhet nė anėn tjetėr tė botės,nė largėsi shumė tė mėdha. Natyrisht kėto mite kan lindur nga deshira qė kishte njeriu pėr t’i plotėsuar nevojat e tij me mjete sa mė tė lehta dhe me rrugė tė shkurtėra. Shkenca,nė fakt,me anė tė radios dhe tė aeroplanit,i vuri nė jetė kėto ėndėrra tė njerėzimit,tė thuash vetėm nga fillimi i shek. XX. Nė shumė raste pasqyrohen lufta dhe fitorja e sė resė kundėr tė vjetrės. Miti ndryshon nga pėrralla,se nė thelb tė tij ka arsyetime me shkaqe dhe pasoja e, si rrjedhojė,merr natyrė mė pėrgjithėsuese; po kėshtu ndryshon edhe nga gojdhėnat,e cila ka nė thelb tė saj njė ngjarje reale tė veēantė,por tė veshur artistikisht, ēka nuk ndodh te mitet. Mitologjia ka natyrė sinkretike,ajo ėshtė e shkrirė me dukuri nga mė tė ndryshmet tė etnografise e tė folklorit. Elementė tė saj i ndeshim nė doke e zakone,nė rite e besime popullore,nė fushat e dukuritė nga mė tė ndryshme tė kuturės materiale dhe tė asaj shoqėrore e shpirtėrore,nė pėrralla e gojdhėna,nė krijimtarinė poetike popullore,sidomos nė ato legjendare,si nė ciklin e kreshnikėve,nė baladat,nė artin popullorė tė zbatuar e kėshtu me rradhė. Mitologjia popullore shqiptare ėshtė shumė e pasur dhe e larmishme. Ajo flet shumė pėr rrugėn e zhvillimit etno-kulturor historik tė popullit tonė nė rrjedhė tė shekujve. Rrėnjėt e miteve tona i gjejmė tek ilirėt dhe nė marrjet e dhėnjet me popujt fqinjė tė lashtėsisė. Mitet tona mė tė shumta na kan ardhur nepėrmjet krijimtarisė folklorike,por edhe tė sinkretizuara me besime popullore,me rite,doke e zakone tė lashta vendase.Nga autorėt e vjetėr grekė tregohet miti,sipas tė cilit i pari mitik i ilirėve ka qenė gjarpėri. Prej kėtij u zhvillua etnosi ilir. Ky gjarpėr pati shumė bij e bija. Prej tyre rrjedhin fiset ilire. Gjurmėt e kėtij miti,natyrisht tė gėrshetuara dhe me kulte tė natyrės totemike,kan ardhur deri nė kohė tė re. Kultin e gjarpėrit si hyjni mbrojtėse e shtėpisė e e familjes do ta gjesh pothuaj se kudo nė vatrat familjare nė trojet arbėnore. Nė dyert e shtėpive,nė gurėt e vatrės,nė kėrrabat e barinjve do tė vėresh gjarpėrin tė gdhendur, me funksione tė qenjes sė mbinatyrshme mbrojtėse. Prapa kėsaj figure fshihet i pari mitik i stėrlashtė. Mitet e popullit tonė lidhen shumė me ato tė botės mesdhetare,si p.sh. me kultin e tokės e tė Nėnės sė Madhe,me kulte tė ndryshme bujqėsore etj. Por mitet tona kan edhe disa tipare tė veēanta. Nė njė mit popullor tė mbledhur nė Labėri tregohet se Dielli e Hėna kan qenė vėllezėr.Nė zėnje e sipėr,Dielli i ra me njė grusht Hėnės e i qorroi njėrin sy. Kėshtu mbeti hėna me dritė krejt tė zbehtė. Gjurmėt e kėtij miti i gjejm edhe nė vise tjera tė Shqiptare. Njė numėr mitesh tona vijnė nga degėzimet e miteve tė stėrlashta indoeuropiane. Kėshtu p.sh. disa tipare tė Mujit dhe Halilit tė cikėlit tė kreshnikėve,sipas tė dhėnave tė dijes shqiptare nė thelbin e tyre janė njė llojė i veēantė i tipit tė mitit grek tė vėllezėrve Dioskurė. Por nuk kemi tė bėjmė me huajtje drejtpėrsėdrjti; studiuesit kanė vėnė nė dukje se ėshtė fjala pėr njė degėzim mė tė lashtė indoevropian, dukuri qė shfaqet edhe nė popuj tė tjerė tė kėsaj familjeje. Mjaft mite janė tė lidhura me natyrėn shqiptare,me bujqėsinė,me blegtorinė,me mjeshtritė e ndryshme. Njė mit thotė se sorkallja dikur ka qenė njeri. Ėshtė e menēur si njeriu,i falet diellit tamam si njeriu,derdh lot si njeriu. Nė besimet popullore ekzistonte mendėsia qė ndalonte vrasjen e saj nga gjahtarėt. Ėshtė me interes tė vihet nė dukje qė kėtė banor tė pyjeve,kaq tė bukur, e kaq tė dashur e kaq tė respėktuar nga shqiptarėt, e kemi edhe atribut tė zanės iliro-shqiptare. Nė disa tregime popullore mitike flitet pėr bariun e shenjtė qė shetit pyjeve,qė mbron bagėtitė,po mbron edhe ujqit e pyllit,tė cilėve u takon edhe racionin e ushqimit. Kėto mite kan tė bėjnė me traditat blegtorale tė popullit tonė. Padyshim,me tradita tė lashta bujqėsore tė popullit tonė kan tė bėjnė mite tė tilla: njėri vodhi kashtėn e kumbarės dhe e fshehu. Kashtėn e mori era dhe e ngriti nė qiell. Kėtėj e ka zanafilėn“Kashta e Kumbarės” qė nė astronomi quhet Rruga e Qumėshtit. Njė tjetėr tregim mitik: njėri po punonte tokėn me qe. Nga njė mėkat qė kisht bėrė,iu gremis parmenda me gjithė qe. Kėta u ngitėn nė qiell. Prej kėtėj,thuhej nė popull e ka zanafillėn grupi yjor me emrin Parmenda. Kultet e lashta bujqėsore nė popullin tonė,me subjektet mitike tė tyre,na shfaqen dendur me rite e besime tė motmotit si brezni,festat e ekujnoksit tė pranverės,tė solsticit tė verės,nė festa e rite tė mbjelljes sė prodhimeve bujqėsore. Si popull me tradita ngultėsie tė hershme,kemi ruajtur plot kulte e tregime mitike,pėr vatrėn,pėr derėn e shtėpisė,pėr shtėpinė. Kėto mite na jepėn mė sė miri nepėrmjet figurės mitologjike tė nėnės sė vatrės (vitoria),tė hijeve e shprtėrave qė rrin nė vatėr. Nėna e vatrės, sipas mendėsisė popullore,pasi njerėzit kan rėnė pėr tė fjetur,vjen nė vatėr e punon lesh; ėshtė njė plakė me flokė tė thinjur... Nė pasurinė mitologjike popullorė bėjnė pjesė edhe tregimet pėr figurat,si ora,zana,dragoi,kuqedra,flokēa,shtriga etj. Zana ėshtė qenje e miteve dhe e besimeve popullore,figurė e folklorit. Nė zanafill ėshtė hyjni e natyrės,e bimėsisė dhe e maleve,e ujrave, e kafshėve tė egra, e gjuetisė. Dėshmohet qė tėk ilirėt dhe u trashegua deri nė ditėt tona. Pėrfytyrohej me pamjen e gruas sė bukur me veshje nusėrie tė krahinės qė tregon pėr tė. Ajo njihet si trimėreshė, si luftėtare: “trim si zana”.Zana ndihmon trimat,vėllanė nė luftė.Atributet e saj kan qenė: dhia e egėr,dreri,dosa,zogu etj. Zana ėshtė njohur edhe me emrat shtojzovalle,tė lumet e malit,tė mirat e malit etj. Kulti i zanės, mė shumė ėshtė i njohur nė viset e Veriut tė Shqipėrisė; nė Jug e tek arbėreshėt e Italisė e tė Greqisė njihet me tė njejtat tipare,por kjo paraqitet mė e zbehtė. Sipas pėrfytyrimesh popullore zanat banonin nė shpella mes pyjesh tė dendura; pushonin nė mrize,nė maja malesh,nė shkėmbej e pranė gurrave,ku laheshin e flladiteshin. Ndeshej njė zanė e vetme ose tri bashkė. Tė mirėn njeriut ja shpėrblenin; pėr dėmin e shkaktuar e dėnonin,duke e bėrė tė marrė ose sherbyes tė tyre,por duke e bėrė edhe gur e dru. Pėr kėte dėshmon edhe ky tregim: Muji natėn ndesh nė dy djepa fėmijėsh qė po qanin.I pajton dhe i ven nė gjumė; kishin qenė foshnjat e zanave. Pėr kėtė sherbim qė u bėri zanave ato i kėrkuan se ē’deshironte prej tyre. Muji kėrkon forcė. Atėherė zanat i japin qumėsht nga gjinjtė e tyre e Muji bėhet i fortė sa tė ngrejė gurin 1000 okėsh. Zanat pranė banesės sė tyre duan qetėsi, pėrndryshe tė zanojnė. Ora pėrfytyrohej si qenje e padukshme,mbrojtėse qė sjell mbarėsi. Sipas besimeve popullore ka orėn e vet ēdo njeri,ēdo grup etnografik i vogėl. Ajo njihet dhe ėshtė ruajtur mė gjatė nė Veriun shqiptar. Ndonse qenje e mbinatyrshme,vdes bashkė me atė qė ka nė mbrojtje. Nė raste tė veēanta,ora shėndrrohet nė njė gjarpėr,qė i del nė mbrojtje shtėpisė sė njeriut,tė cilit i rri gjithnjė afėr. Thuhej se kur njeriu bente ndonjė veprim tė keq,qė e poshtėronte,i nxihej ora. Ora e fisit a e rrethines etnografike qėndronte nė majen ma tė lartė tė teritorit dhe vrojtonte si roje: Ora e Shalės rrinte nė majen e Rrėshellit,ajo e Nikajve nė majen e Kakisė. Duke u pėrdor si figura poetike tė folklorit,ora ka marr disa tipare qė nuk ikishte nė zanafill: paraqitet si vajzė,si grua,nė disa raste e pavarur nga njerėzit e qė “u bėn keq” atyre, e afėrt me zanat. Dragoi pėrfytyrohej si qenje e mbinatyrshme me forcė tė pazakontė,mashkull qė mbron njė bashkėsi shoqėrore tė caktuar e bujqėsinė. Paraqitej zakonisht si njeri,po edhe si ka,dash,zog ,ferrės,kėndes. Sipas pėrfytyrimit popullor mund tė ishte njė njeri krejt izakonshėm ose njė njeri i pėrmendur. Dragonjtė luftojnė e vdesin shpeshherė nė pėrleshje me kuēedrat. Ata lindin me kėmishė nė trup dhe me fletė prapa sqetullave. Bėmat e tyre kryesore ishin tė lironin ujrat qė i kishte zėnė kuēedra,e tė ndalonin furtunat shkatėrruese. Kur ndeshet dragoi me kuēedrėn gjuan me rrufe. Dragonjėt luftonin edhe tė vetmuar,por mė shumė sė bashku,sidomos nė kohė furtunash tė mėdha. Mjetet e tyre tė luftės ishin topuzėt,shtizat (heshtat),shigjetat,gurėt me birė,,shpatat,po sidomos parmenda e zgjedha e parmendės. Me kuēedrat luftojnė edhe duke fluturuar nga njė mal nė njė tjetėr e duke shkulur drurė tė mėdhenj e shkėmbinj tė malit. Fėmija kėrthi (dragua) lufton me djepin e tij. Vetėm kau nuk shkėputet asnjėherė nga toka,ai gėrmon tokėn me kėmbė dhe me brirė. Kuēedra misheron forcėn e verbėr shkatėrruese nė natyrė e nė jetėn shoqėrore. Sipas tipareve tė saj, njihet edhe me emra tė tjerė si: fėrtonė,rrėmore,lamia etj. Pėrfytyrohej si njė gjarpėr shumė i madh me 3,7,9 ose 12 koka,qė mund tė vjellin zjarr dhe qė zakonisht nuk e sheh njeri. Zė vand pranė ujėrave e burimeve,ndalon ujin dhe i bėn njerėzit tė vuajn. Kuēedra mundė tė dal edhe nė trajtėn e gruas sė zakonshme mė rradhe dhe si ngjalė,brtkosė,breshkė e hardhucė. Thuhet se ajo e kishte kokėn nė maje tė maleve e bishtin thellė nė lum e det. Kuēedrat luftojnė me dragonjtw,armiqtė e pėrjetshėm tė tyre; ato janė shkaktare tė breshėrit e tė stuhive. Pėr tė lėshuar ujin, ajo kėrkon t’i bėhen kurban vajza,njė jehonė kjo e zakonit tė lashtė,kur forcave tė verbėra shkatėrruese u bėheshin kurbane. Kur takohen dragonjtė me kuēedrat,pėlcet rrufeja qė ėshtė njė nga mjetet e goditjes qė pėrdor dragoi kundėr tyre. Ato i mbytin dragonjtė duke i spėrkatur me qumėshtin e me “ujin” e tyre. Kuēedra pushon sė qeni e tillė po ta godas dragoi me parmendė e me zgjedhė. Pėr tė ngordhur i duhen prerė tė gjitha kokat,ndryshe dalin pėrsėri e kuēedra bėhet mė e rrezikshme. Kemi dhe mite tė marra nga popujt fqinjė,me tė cilėt kemi patur marrje e dhėnje kulturore. Te ne ndeshen gjurmė tė miti grek tė Odiseut,tė Ciklopit etj. Mitologjia popullore shqiptare ėshtė dėshmitare e rrugės historike nepėr tė cilėn ėshtė zhvilluar populli ynė gjatė shekujve; ėshtė pasqyrė e pasurisė kulturore tė lashtė tė popullit tonė dhe tė tipareve tė veēanta etnike tė tij. Nė qoftė se nė shek. XIX dhe fillim tė shek. XX mitologjia ishte ende e gjallė dhe vepruese nė popullin tonė,sot ėshtė shumė e zbehtė dhe ndeshet dhe ndeshet vetėm si shtresė e sinkretizuar e krijimeve folklorike tė herėshme,nė gojdhėnat popullore,nė pėrrallat dhe nė artet e zbatuara.
Burimi: Mark Tirta. “Shkenca e jeta”,Nr.5,1987

M

Dode Progni
Pena e Artė
Pena e Artė

Lokacioni Lokacioni: Shkoder
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 73
Poenat Poenat: 2240
Regjistrimi Regjistrimi: 09/04/2010
Profesioni Profesioni: Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 6 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi